Aurora

Babai i Ermal Mamaqit feston ditëlindjen, gjesti special me 500-she lejla habiti këdo

Babai i aktorit dhe moderatorirt te njohur Ermal Mamaqit kishte ditëlindjen sot dhe mbush 66- vjeç.

Familja e ka surprizuar atë me një tortë e cila mbart një simbolikë mjaft të veçantë.

Ermiri, vëllai i Ermalit ka postuar në “Instagram” foto të tortës ku krahas urimit të ditëlindjes shihet një makinë llogaritëse dhe disa prerje të monedhës 500 Euro.

“Tu shtofshin vitet e bukura bab me familjen dhe ato lejlat sjanë keq me shtu” -ka shkruar Ermiri.

auto_27583153_10210559721131191_515502735_n-600x6611517508963

Babai i Ermal Mamaqit feston ditëlindjen, gjesti special me 500-she lejla habiti këdo Read More »

E gjithë bota u gënjye me videon e “miut duke bërë dush”, e vërteta është tjetër

Videoja e një miu që po bënte dush duke u larë me sapun, u përhap gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Miu sillej si një njeri duke fërguar veten në ujin me sapun.

Ka pasur shumë teori rreth videos së pabesueshme që treguan brejtësit duke mbajtur një qëndrim të ekuilibruar në këmbët e pasme. Në fakt e vërteta mund të jetë krejt ndryshe.

Kafsha e vogël që lahet nuk është një mi, por një brejtës tjetër që jetonte në Amerikën e Jugu.

Njerëzit u mashtruan duke parë shkumën, por harruan të shihni këmbët e krijesës së vogël.

Një mi nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe nuk është sjellje normale e tij.

Por, ky qëndrim është shumë më i zakonshëm për një pacarana, një brejtës kafe që gjendet në Peru.

Pacarana është një brejtës i rrallë që gjendet në pjesë të Perusë, Brazilit dhe Kolumbisë. Pesha mesatare e tij është rreth 15 kg është si një Wombat më i vogël në Amerikën Latine. Është shumë e ngjashme, por i së njëjtë familje është një brejtës tjetër më i madhi në Amerikën Jugore, i quajtur si Paca.

“Të d,  pacas dhe pacaranas janë disa nga speciet e mia të preferuara për janë të çuditshme, prandaj e kam njoftuar këtë post sot”, tha Dallas Krentzel, një biolog evolucionist i specializuar për brejtësin në Universitetin e Çikagos për Newsweek .

z. Krentzel vuri në dukje shumë video të cilat tregojnë pacaranas në qëndrime të drejta në këmbët e tyre të pasme.

E gjithë bota u gënjye me videon e “miut duke bërë dush”, e vërteta është tjetër Read More »

Masakruan me hanxhar studentin shqiptar në Bruksel, si u zbuluan shokët e tij

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel ka nisur të mërkurën prezantimi i akuzave në lidhje me vrasjen e studentit shqiptar 22 vjeçar, Xhuliano Brahimllari, ngjarje e ndodhur verën e vitit 2015.

Nën akuzë janë dy persona, miq të shqiptarit, përkatësisht Vincent Debruycker dhe Denis Nikolovska, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim dhe të qëllimshme.

“Vincent De Bruycker shkoi vetëm më 4 qershor 2015 tek Brico Basilix. Ai ka blerë pajisje në vlerën e rreth 80 eurove, duke përfshirë një sharrë hekuri, kasetë, një maskë pluhuri, syze mbrojtëse dhe sende të tjera“, thuhet në dosjen hetimore.

“Ne gjithashtu kemi gjetur në portofolin e tij gjatë arrestimit më 25 qershor, 2015, një listë të shkruar me dorë të emrave të”zbardhur”,” dritare “,” kanavacë “,” kasetë “,” thes “dhe”fitil “. Gjithashtu u vu re se kur Vincent De Bruycker ndodhej në Brico, telefoni i tij celular ishte në kontakt të përhershëm me Denis Nikolovska. Kishte rreth 20 shkëmbime SMS mes tyre“, thanë hetuesit.

Debruycker dhe Nikolovska duhet të përgjigjen për vrasjen e Brahimllarit,, i cili ishte student i drejtësisë në universitet dhe ka jetuar në Forest.

Në fillim të qershorit të vitit 2015, zhdukja e Xhulianos ishte raportuar nga të afërmit dhe më pas, policia federale shpërndau njoftimin për gjetjen e tij.

Më 9 qershor 2015, trungu i zbërthyer i një trupi njerëzor u zbulua nga punëtorët komunalë në kufirin midis Jette dhe Wemmel. Shpejt, policia kuptoi se ishte Xhuliano, bazuar në një tatuazh. Pjesë të tjera të trupit të viktimës u gjetën më vonë në vende të tjera.

Hetimi u përshkallëzua tek Vincent De Bruycker dhe Denis Nikolovska, miq të viktimës, bazuar në përgjimet telefonike. Ata u arrestuan në qershor dhe korrik 2015. Sipas hetimeve, të dy burrat kishin planifikuar disa ditë më parë për të vrarë Xhuliano Brahimllari dhe më pas për ta prerë atë, për shkak se kishin blerë pajisje të ndryshme, si hanxhar, etj, të cilat u gjetën në banesën ku ndodhi krimi.

Sipas të pandehurit, Xhuliano Brahimllari u vra me hanxharë, ndërsa ishte ulur në shtrat në apartamentin me qira nga Vincent de Bruycker, në Koekelberg. Të dy të akuzuarit dhe viktima kishin një plantacion kanabisi atje.

Ata kishin shitur substancën e kultivuar në mënyrë të paligjshme duke marrë përfitime të mëdha, të cilat u ndanë më pas midis tyre.

Por, Vincent Debruycker dhe Denis Nikolovska akuzojnë njëra-tjetrën si autor që i shkaktuan vdekjen  22 vjeçarit natën midis 06-07 qershorit 2015.

Megjithatë, ata kanë pranuar se kanë copëtuar trupin dhe e kanë shpërndarë më pas në vende të ndryshme si në Bruksel dhe Flemisht Brabant.

Masakruan me hanxhar studentin shqiptar në Bruksel, si u zbuluan shokët e tij Read More »

Kush është Nezar Seiti?! Profili i “financierit” të grupit të Habilajve

Pas operacionit në Babicë të Vogël ku u sekuestrua 4 ton kanabis në tetor të vitit të kaluar, policia me urdhër të prokurorisë ushtroi kontrolle edhe në zona të tjera të Vlorës.

Sipas burimeve, Seiti ishte arrestuar pasditen e së enjtes 19 tetor, në një zonë periferike të qytetit bregdetar ndërkohë që në dosjen voluminoze të prokurorisë së Catanias, Seiti, përmendet në disa episode.

Nisur nga përgjimet ambientale, por edhe telefonike rezulton se Nezar Seiti lëvizte shpesh nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas dhe kishte detyra të siguronte ambiente dhe pjesën logjistike të grupit të Habilajve. Në një bisedë me një anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj në janar të 2017-ës Seiti thotë se bashkëpunimi me policinë nuk po shkon mirë.

“nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme, se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit ”, janë disa prej frazave të përdorura.

Në dosjen e prokurorisë së Catanias janë të evidentuar 12 shtetas, 4 prej italianë, të cilët rezultojnë të implikuar por përmenden edhe persona të tjerë mes tyre edhe femra që merreshin me kultivimin dhe paketimin e kanabisit.

Kush është Nezar Seiti?! Profili i “financierit” të grupit të Habilajve Read More »

Lindita Nikolla jep dorëheqjen si ministre kur…

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se do të dorëhiqej nga posti i ministres së Arsimit nëse dështonte nisma ”Tri lëndë në gjashtë orë”. Kjo nismë ka nisur të aplikohet nga dita e sotme në arsimin parauniversitar.

”Nga raportimet e shkollave u kërkua adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator”, tha Nikolla, duke sqaruar sepse u ndërmorr ajo.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse nisma në fjalë do të ketë ose jo sukses dhe nëse ministrja e Arsimit do t’i përmbahet deklaratës për dorëheqje në rast dështimi.

Lindita Nikolla jep dorëheqjen si ministre kur… Read More »

Skandaloze:Deputetët e PS, femrave të PD: Hajde me ha k…; ik se po të q…!

Parlamenti shqiptar është kthyer në një vend fyerjesh, sharjesh, ngacmimesh seksuale si dhe me fjalor të cilin as rrugaçët me të poshtër nuk e përdorin.

Nëse do të kishit dëgjuar sot se çfarë fyerjesh kanë lëshuar deputetët e mazhorancës kundër deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se kodi i etikës ka mbaruar për t’i lënë vendin kodit të luftës dhe atij të ngacmimit seksist.

Edhe deputetët e opozitës shanë dhe bërtitën kundër kryeministrit Rama si “Kriminel, hajdut!”, dhe iu binin tavolinave me grushte. Nuk lanë gjë mangut në fyerje edhe deputetët e opozitës, por fjalori i tyre shkonte deri tek Edi Rama. Por nga mesi i sallës dhe deri në fund ku janë deputetët, kur po fliste deputeti i Beratit Fadil Nasufe, pati replika mes deputetëve të opozitës dhe PS, fjalor i cili ishte shumë i ndyrë. As rrugaçët nuk mund të flasin ashtu, sikurse disa deputetë të PS iu drejtuan femrave deputete të opozitës, aqsa në disa raste u desh ndërhyrja e gardës.

Deputetja e LSI-së, ish zv/ministre e Arsimit, Nora Malaj duke folur jashtë ambienteve të parlamentit, ku këtë të enjte pati një sërë momentesh tensioni, ajo ka deklaruar se shumë deputetë të majtë kanë ofenduar në terma fyes dhe seksistë deputete zonja të opozitës, gjeste këto që sinjalizojnë një alarm serioz për parlamentin shqiptar. “Kuvendi është vendi i fjalës. Nëse duam të kalojmë dhe të japim alternativa që janë për tekste falas për nxënësit askush nuk ka të drejtë as të fyejë dhe të ndalojë. Parlamenti është i të gjithë atyre që kanë vendosur deri në fund kauzën e së drejtës. Ky oborr dhe salla në parlament duhet te jenë foltorja për të zgjidhur problemin dhe jo për të qenë pjesë e problemit. Nëse do kishit dëgjuar sot se çfarë fyerjesh iu bënë deputetët e pozitës, deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist në Parlamentin shqiptar.”- tha Nora Malaj.

Deputetë të PD tregojnë se fjalori ishte jashtëzakonisht fyes dhe duhej të kishte kërcitur druri në sallë. Pati momente ku deputetët e PS iu drejtoheshin deputeteve femra të opozitës me fjalor rrugaçësh si “Hajde me ha k…; ik se po të q… këtu në sallë!”. Por Garda e Republikës u tregua e shpejtë dhe korrekte duke ndaluar rrahjen masive pas këtyre fjalëve të meshkujve deputetë të PS kundrejt femrave deputete të opozitës.

 

Skandaloze:Deputetët e PS, femrave të PD: Hajde me ha k…; ik se po të q…! Read More »

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse opozita ishte sot aq e tërbuar në Kuvend. Shkëlzen Berisha duhet të paraqitej në Prokurori për skandalin e CEZ

Opozita sot ishte shume e shqetësuar sot në seancën plenare. Aq shumë binte në sy ky fakt, saqë e treguan edhe duke bllokuar foltoren që askush të mos hapte gojë në parlament.

Por, është zbuluar edhe  arsyeja e vërtetë pse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim  ishin aq agresivë në seancën parlamentare të ditës së sotme.

E vërteta është se ky agresion nuk ka ardhur si pasojë e ekstradimit të Nazer Seitajt, as për tekstet shkollore  apo përjashtimi i kryetarit të grupit të PD, Edmond Spaho, që opozita shfaqi si pretendime teksa bllokoi foltoren.

Opozita ishte e shqetësuar sepse sot në orën 10:00 Shkëlzen Berisha duhet të paraqitej në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për super aferën e ÇEZ, pas kërkesës së para pak ditëve që organi akuzës lëshoi ndaj tij.

Por, edhe pse nuk dihen arsyet, ajo që dihet është se Shkëlzen Berisha nuk është paraqitur sot pranë Prokurorisë për të dëshmuar për këtë aferë.

Me siguri, të mësuar edhe më parë me truqet dhe hilet e përdorura nga Basha dhe të pranuar nga anëtari i gjykatës kushtetuese që dje dha dorëheqjen nga frika e vettingut, edhe Shkëlzeni sot me gjasë do të nxjerrë të njëjtin justifikim për t’i bërë bisht drejtësisë. Pra, njëlloj siç ishte ‘i sëmurë’ Basha kur u akuzuar për vjedhjen e mbi 230 milionë eurosh në rrugën e Kombit.

Kjo shpjegon edhe arsyen pse opozita dhe Sali Berisha ishin në atë gjendje që ishin.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë; pavarsisht se sot Shkëlzen Berisha, njëlloj si Basha dje nuk paraqitet në Prokurori  dhe tenton t’i bëjë bisht drejtësisë me pretekstin se është sëmurë duke dorëzuar raporte mjekësore, ai nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë. Ai do të duhet të shkojë me hir apo me pahir në Prokurori për të dëshmuar sepse ajo që ka ndodhur nuk harrohet kurrësesi nuk mund të falet.

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse opozita ishte sot aq e tërbuar në Kuvend. Shkëlzen Berisha duhet të paraqitej në Prokurori për skandalin e CEZ Read More »

Bëhet llogaria nga koka tek këmbët e boses së Top Channel, do mbeteni me gojë hapur nga shifra

Për momentin ajo është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjete sociale. Po flasim për një nga trashëgimtaret e Top Medias, Lori Hoxhën.

Siç të gjithë e dimë, Lori është një dashamirëse e modës dhe padyshim që edhe e markave të njohura.

Mjafton të shikosh profilin e saj në Instagram dhe fotot e Lorit flasin vetë për “bella vita-n” që bën.

lori1

Faqja e modës “whattheywearin” në Instagram në një nga fotot tregon se çfarë ka veshur Lori.

“@chanelofficial Lambskin Quilted Medium Boy Flap in Dark Red (4,440€) , @gianvitorossiPiper Leather Ankle Boot (805€) , @gucciAC/DC print tie-dye T-shirt (595€) and @zaraShort Coat (80€) #lorihoxha #chanel#gianvitorossi #guçi #zara”, shkruhet në faqen e modës në Instagram.

lori

lori2

lori3

Bëhet llogaria nga koka tek këmbët e boses së Top Channel, do mbeteni me gojë hapur nga shifra Read More »