Aurora

Kokëdhima: Rama, do ketë fatin e Esat Pashë Toptanit!

Kreu i Partisë “Zgjidhja” dhe ish-miku i afërt i Kryeministrit Edi Rama, Koço Kokëdhima akuzon Edi Ramën se po dëmton interesat e Shqipërisë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Në një reagim publik, Kokëdhima shprehet se Edi Rama duhet të bëjë publike gjithë bisedimet me palën greke. Ai paralajmëron se nëse Rama cënon qoftë edhe një centimetër nga territori shqiptar do të ketë fatin e Esat Pashë Toptanit. Deklarata e Kokëdhimës është një kërcënim i hapur dhe i paprecedentë. Kujtojmë se Esat Pashë Toptani u akuzua për shitje të territoreve të Shqipërisë dhe u vra nga Avni Rustemi.

Kjo thënie publike e Koço Kokëdhimës ka nevojë të merret seriozisht në konsideratë nga Policia e Shtetit, sepse ka kërcënuar me vrasje kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Deklarata e plotë e Koço Kokëdhimës:

Edi Rama, edhe në politikën e jashtme dhe për çështje madhore kombëtare, po vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë; pazare të fshehta dhe pa u konsultuar me askënd, sikur ta ketë Shqipërinë çifligun e tij. Ajo që po ndodh së fundmi mes vendit tonë dhe Greqisë është një turp dhe papërgjegjshmëri totale, e kësaj qeverie. Që nga takimi 3 ditor (10-12 Nëntor 2017) i Kretës “kokë më kokë”, mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias dhe deri te ai më i fundit i Korçës, shqiptarët po mësojnë se për çfarë është biseduar e vendosur, vetëm nga pala greke dhe mediat e tyre. Kështu ndodhi me çështjen e kërkimeve dhe varrezat e ushtarëve grekë, njësoj po ndodh edhe me çështjen e detit.
ZGJIDHJA e paralajmëron qeverinë se po luan me zjarrin! Urgjentisht duhet të bëjë publike të gjitha detajet rreth bisedimeve me Greqinë dhe çfarë ka ndërmend të firmosë Edi Rama me kryeministrin Tsipras, në takimin e paracaktuar këtë pranverë.
Qytetarët shqiptarë, parlamenti, presidenti dhe të gjithë faktorët politikë në vend janë në errësirë të plotë. Edi Rama po sillet me çështjet fondamentale të Shqipërisë, si me plaçkën e gjetur në rrugën e pushtetit të tyre. Urgjentisht, edhe sipas kushtetutës, ata duhet të bëjnë transparencë të plotë për këtë “marrëveshje historike me Greqinë”, siç e quan Rama; Për kufirin detar, për çështjen çame dhe për çfarëdolloj gjëje tjetër që është biseduar, apo është lënë në “harresë”.
Ministri grek i jashtëm, Niko Kotzia deklaroi se territori grek, në marrëveshjen me Shqipërinë, është zgjeruar 12 milje nga bregu.
Në çdo rast nuk është kryeministri dhe ministri i jashtëm që llogarit miljet dhe kufijtë detarë. Janë ekspertët dhe institucionet e shtetit që e bëjnë këtë gjë, përmes komisioneve shtetërore dypalëshe e më vete, sipas rregullave, ligjeve dhe procedurave ndërkombëtare të mirëpranuara.
Nëse kjo qeveri do dëmtojë qoftë edhe një milimetër hapësirat detare dhe tokësore të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do jetë Esat Pashë Toptani i ditëve tona dhe do të ketë fatin e Esat Pashë Toptanit!
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Mimi Kodheli, u deklaroi gazetarëve se nuk dinte asgjë rreth kësaj teme dhe mund të pyesnin Ditmir Bushatin. Të njëjtën gjë konfirmuan edhe të gjithë deputetët e shumicës!
Pra duket hapur, se kemi të bëjmë me një pazar të Edi Ramës, në përpjekje për të siguruar votën e Greqisë në procesin e hapjes së negociatave me BE-në, i duhet një “po” së shpejti, sepse e sheh si të vetmen mënyrë për të mbuluar zullumin kriminal dhe korruptiv që ka gatuar brenda vendit.
ZGJDHJA e paralajmëron Edi Ramën në emër të shumicës së popullit shqiptar të papërfaqësuar në parlamentin e partive të vjetra, të mos guxojë të lëshojë sovranitetin e Shqipërisë për asnjë arsye. Në Europë duhet të shkojmë vetëm në një mënyrë; me dinjitet dhe si një vend me sovranitet të plotë.
“Zgjidhja” i bën thirrje presidentit Ilir Meta, që, ashtu siç e parashikon edhe Kushtetuta, të kërkojë urgjentisht nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm, dosjen e plotë të bisedimeve me Greqinë. Ta bëjë atë transparente dhe objekt diskutimesh për specialistët dhe ekspertët e fushave përkatëse. Gjithashtu i kujtojmë opozitës parlamentare, të thërrasë urgjentisht në parlament kryeministrin, për të zbuluar se çfarë ka ndërmend të firmosë me kryeministrin e Greqisë së shpejti.

 

Kokëdhima: Rama, do ketë fatin e Esat Pashë Toptanit! Read More »

Rama ‘vë në lojë’ PD-në, i filmon kur po e shanin,Salianji pa pikë turpi i tregon gishtin e mesit

Gjatë tensionimit të situatës në Parlament, kryeministri Rama ka marrë telefonin dhe ka nisur të regjistrojë protestën e opozitës, e cila kishte dalë në foltore dhe thërriste “hajdut, kriminel”.

Por siç duket edhe në video, në një moment deputeti demokrat, Ervin Salianji ia ka ‘prishur’ filmimin kryeministrit, duke “e përshëndetur” siç tha ai me gishtin e mesit.

Rama ‘vë në lojë’ PD-në, i filmon kur po e shanin,Salianji pa pikë turpi i tregon gishtin e mesit Read More »

Dhimbje e thellë për Genën, humb njeriun e tij të zemrës

Prej kohësh është kthyer në një këngëtar shumë të dashur për shqiptarët dhe muzika e tij është tepër e veçantë.

Mirëpo, edhe ai është njëri si gjithë të tjerët dhe herë pas here kalon edhe momente dobësie apo tepër të trishta, siç është ky i humbjes së nënës.

Kështu, ditën e djeshme, Gena ka humbur të ëmën, një person mjaft të shtrenjtë për të. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, duke publikuar në rrjetet sociale një foto me një shkrim prekës.

Dhimbje e thellë për Genën, humb njeriun e tij të zemrës Read More »

A do të dënohen Berisha dhe Meta? Ndërhyjnë ekspertët e FBI-së dhe BE-së djhe zbulojnë problemin

FBI dhe ekspertët e BE janë më se të bindur se me Besim Hajdarmatajn në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të nuk mund të dënohen peshq të mëdhenj. Në këtë këndvështrim, FBI dhe ekspertët e BE kanë kërkuar me insistim gjetjen e të gjithë rrugëve ligjore për largimin e Hajdarmatajt dhe gjithë kupolës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga drejtimi i këtij institucioni të rëndësishëm të akuzës.

Burimet bëjnë me dije se kanë kërkuar nga kryeprokurorja Arta Marku që Hajdarmatajn dhe bashkëpunëtorët e tij të politizuar nuk i duan nëpër këmbë. Aq më tepër që tashmë dosjet e ish kryeministri Berisha dhe djalit të tij si dhe të Presidentit aktual Ilir Meta dhe gruas së tij Monika, dosjet e ish ministrave dhe minitrave të PD, LSI e PS janë thuajse të kopsitura. Dhe për këtë arësye, nuk mund t’ua besojnë hetimin e këtyre “peshqve ntë mëdhenj” prokurorëve që varen shpirtërisht dhe politikisht prej vetë “peshqve të mëdhenj”.

Ndaj FBI dhe ekspertët e BE kërkojnë  nga Arta Marku gjetjen e një mënyrë ligjore dhe kushtetuese për t’i larguar nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasi të gjitha dosjet e “Peshqve të mëdhenj” aty do kalojnë. Ndaj ka një acarim të fortë mes Kryeprokurores Arta Marku dhe kreut të Propkurorisë së Krimeve të rënda Besim Hajdarmataj dhe mbështetësve të tij. Deri më tani preteksti kanë qënë përplasjet për ekstradimin e Seitit, i cili ishte kapur nga policia shqiptare për llogari të drejtësisë italiane. Ndërkohë që prokuroria shqiptare e krimeve të Rënda ka ngritur akuza ndaj grupit të Habilajve vetëm për ato fakte që ka prokuroria italiane, madje me përkthimet e dokumentacionit të Prokurorisë së Katanjës të botuara në media. Ndaj pritet që shumë shpejt kupola e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të zëvendësohet. FBI dhe ekspertët e BE nuk i duan nëpër këmbë.

A do të dënohen Berisha dhe Meta? Ndërhyjnë ekspertët e FBI-së dhe BE-së djhe zbulojnë problemin Read More »

Berisha publikon videon: Rama tani është në besë të Tom Doshit

Kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë në faqen e tij në Facebook një video të Neës 24 jashtë Kuvendit kur Rama po qëndronte me deputetin Tom Doshi.

“Ne bese tende Tom Doshi!”, shkruan Berisha në statusin e postuar në Facebook.

Dikur shumë të afërt bashkë, Edi Rama e përjashtoi Doshin nga grupi parlamentar socialist në vitin 2014 kur ai akuzoi Ilir Metën, në atë kohë kryetar Kuvendi, se kishte përgatitur një skenar për ta vrarë.

Në zgjedhjet e fundit Doshi u bë fut sërish në Kuvend në qarkun e Shkodrës me Partinë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit dhe gjatë gjithë këtyre muajve vota e tij ka qenë pro Qeverisë.

 

Berisha publikon videon: Rama tani është në besë të Tom Doshit Read More »

Prekëse! E quajnë përbindësh nënën me 6.000 tumorë. Nuk përqafonte dot as vajzën derisa një ditë…

Ne të gjithë kemi diçka që nuk na pëlqen apo që na bën të turpërohemi dhe thjesht nuk ua tregojmë të tjerëve. Por kjo nuk ishte aq e lehtë për Libby Huffer.

Në moshën 5-vjeçare ajo u diagnostikua neurofibromatozën ose sëmundjen e Von Recklinghausen. Kjo është një sëmundje gjenetike që prek qelizat nervore dhe karakterizohet nga prania e tumoreve të mirë në lëkurë.

Këto tumore të vogla mbulonin plotësisht trupin e Libby-t nga koka deri te këmbët. Për më tepër, ajo vazhdimisht jetonte në dhimbje.

Ajo u tall dhe u tall për pamjen e saj dhe gjatë viteve të adoleshencën e fyenin me fjalë të tmerrshme si “përbindësh”.

Kur Libby mbeti shtatzënë me vajzën e saj, gjendja e saj u përkeqësua shumë për shkak të hormoneve. Në fund, ajo kishte rreth 6.000 tumore që mbulonin tërë trupin e saj dhe dhimbja ishte pothuajse e padurueshme.

Për të lehtësuar simptomat, asaj i duhej të përdorte trembëdhjetë lloje të ndryshme të ilaçeve. Vetëm përqafimi i vajzës së saj i shkaktonte dhimbje të pabesueshme.

Libby, për shkak të gjendjes së saj, nuk mund të qëndronte pa u vënë re. Ajo as që mund të shkonte në një dyqan pa e parë të tjerët me habi ose pa e pyetur se çfarë kishte ndodhur me fytyrën e saj.

Vetëbesimi i saj ishte aq i ulët sa ajo mori vendimin drastik që të mos dilte më kurrë nga shtëpia.

Në vitet në vijim, Libby-t iu desh t’i nënshtrohej 10 ndërhyrjeve për të hequr tumoret. Por kjo nuk solli ndonjë përmisërim, sepse ata u kthyen sërish shumë shpejt.

Libby, vitin e kaluar, vendosi të ndalonte fshehjen dhe më në fund të tregonte trupin e saj me shpresën e marrjes së ndihmës financiare. Dhe kështu ndodhi, gruaja arriti të mblidhte paratë e nevojshme për t’iu nënshtruar një terapie shumë të shtrenjtë, por me të cilën ajo arriti të përmirësonte qartë gjendjen e saj.

“Nuk mendoj se njerëzit më shohin ashtu si më parë. Po, fëmijët ndonjëherë e bëjnë atë përsëri. Por unë duhet të them se kam vënë re një ndryshim të madh “, thotë Libby në “The Sun” dhe vazhdon të thotë:

“Tani nuk kam kaq shumë tumore në fytyrën time dhe falë kësaj, vetëvlerësimi im është përmirësuar shumë pas operacionit”.

Në video mund të shihni transformimin e jashtëzakonshëm:

A nuk mendoni se Libby ishte me të vërtetë e guximshme që u paraqit në publik për ndihmë? Na lini një koment dhe mos harroni të ndani këtë transformim të pabesueshëm me miqtë tuaj

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FLNbqTIpKCs]

Prekëse! E quajnë përbindësh nënën me 6.000 tumorë. Nuk përqafonte dot as vajzën derisa një ditë… Read More »

Plas sherri në Kuvend ,Ruçi-Bashës: Ulu poshtë, mos bëj si alabak, po ju paralajmëroj

Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka pasur konfrontime mes kreut të Partisë Demokrate, Lulzim Basha dhe kreut të Kuvendit.
Ka qenë Basha ai që është ngritur dhe i është drejtuar foltores, menjëherë pas përfundimit të fjalës së deputetit Edmond Spaho.

Spaho ka nisur të flasë për përfshirjen e ministrisë së Drejtësisë në ekstradimin drejt Italisë të financierit të Habilajve.

Kryeparlamentari Ruçi i ka tërhequr disa herë vëmendje dhe i ka kërkuar që të rikthehet në vendin e tij, por Basha dhe demokratët janë ngritur të gjithë në këmbë e i janë afruar foltores.

Teksa fjalët e Bashës nuk dëgjoheshin, Ruçi ka thënë:

Mos u bëj alabak. Bëj liderin. Po ju paralajmëroj. Mos prek punonjësit e shërbimit”.
Dhe më tej ka ndërprerë seancën.

Plas sherri në Kuvend ,Ruçi-Bashës: Ulu poshtë, mos bëj si alabak, po ju paralajmëroj Read More »

Shoferi nga Tirana transportonte i dehur nxënësit, nuk pranon testin e alkoolit, por policia e arreston menjëherë

Ne kuader te planit te masave për kontrollin e automjeteve të transportit publik, e në veçanti të atyre të transportit të specializuar për nxënës shkolle, policia ka kapur mat nje shofer qe transpoetonte nxenes ne gjendje te dehur.

“Nga kontrolli i ushtruar në disa zona në Tiranë, ka rezultuar se disa automjete të transportit publik transportonin fëmijë e nxënës në shkelje flagrante të rregullave të Qarkullimit Rrugor, si pa kontroll teknik, pa licencë transporti, pa vendosur rripin e sigurimit, pa Leje Qarkullimi, nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, etj”- njofton policia.

Sipas saj, nga kontrollet e ushtruara ndaj mjeteve të shërbimit publik, kryesisht mjetet e transportit të specializuar për nxënës shkolle, në zonën e Unazës së Re ka rezultuar se një drejtues autobusi shkolle që transportonte nxënës drejtonte mjetin pa leje qarkullimi, pa kontrollin teknik të mjetit, pa certifikatë transporti për nxënës, në gjendje të dehur, si dhe debitor, pasi ishte ndëshkuar edhe disa herë të tjera për mospërdorim të rripit të sigurimit.

“Nga verifikimi me aparatin Drager ka rezultuar se shtetasi Isuf B., drejtonte autobusin në gjendje tej mase të dehur, ku testi i parë rezultoi 1.38 mg/l dhe testi i dytë 1.47 mg/l”- njofton policia.

Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Isuf B., 56 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale të “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Gjithashtu është bërë bllokimi i mjetit si dhe është përpiluar masa administrative për shkeljet e gjetura gjatë kontrollit.

Policia Rrugore e Tiranës, do të vijojë kontrollet edhe ditët në vijim dhe gjen rastin t’ju bëjë apel prindërve dhe mësuesve, por edhe vetë nxënësve, që të mos pranojnë të qarkullojnë me automjete që vënë në rrezik sigurinë e jetës së fëmijëve, si dhe të sinjalizojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, për çdo problematikë të hasur në këtë drejtim

Shoferi nga Tirana transportonte i dehur nxënësit, nuk pranon testin e alkoolit, por policia e arreston menjëherë Read More »