Aurora

A mund te konsumohen qepet me filiza?

Qepa është perimja që konsumohet më shumë në vendin tonë.

Qepa është pjesë e familjes botanike Allium. Kjo perime ka qenë në krah të njerëzimit prej 5000 vitesh.

Prej shumë vitesh, qepët janë përdorur për vlerat e shumta mjekësore.

Si e tillë, çdo konsumator shqiptar mund të ketë hasur të paktën një herë në jetë fenomenin e qepëve me filiza.

Sa herë që kjo ndodh, mëdyshjet janë të paevitueshme: duhet përdorur qepa që ka lëshuar filiza apo duhet hedhur në plehra ose duhet mbjellë në saksi?

Ja  përgjigjet për shumë pyetje lidhur me qepët me filiza.

A mund të hahet një qepë e tillë? 

Ndoshta. Nëse qepa ka lëshuar rrënjë dhe filiza të vegjël, ndoshta mund të jetë akoma e ngrënshme.

Disa njerëz e pëlqejnë shijen e qepës që shpohet tej për tej nga filizi i gjelbër.

Vegjetarianët adhurojnë qepë të tilla për shkak të nivelit të lartë të proteinës) ndërsa disa të tjerë shprehen se shija është shumë e hidhur.

Ndodh që filizat nuk janë gjithnjë të gjelbër. Shpesh ato janë të bardhë.

Nëse përballeni me një situatë të tillë, prijeni qepën në gjysmë dhe hiqeni filizin.

Kontrolloni nëse ka zënë myk ose ka filluar të kalbet, sidomos në rastet kur qepa ka qëndruar për më shumë se një javë.

Nëse vini re pak myk, prijeni pjesën e prekur dhe konsumojeni atë të mbetur.

Nëse qepa është e qullët hidheni menjëherë në kosh.

Qepët duhen ruajtur në një temperaturë të freskët, në të kundërt ato do të fillojnë menjëherë të lëshojnë filizat.

Këta të fundit tregojnë se qepa është thjesht e vjetër dhe jo që ajo mund të jetë e kalbur ose e prishur.

Përdorimi i filizave

Filizat e qepëve mund të hiqen dhe të përdoren në sallata dhe në supa. Filizat mund t’i hiqni duke e prerë qepën për së gjati.

Nëse ju pëlqejnë filizat, atëherë qepën vendoseni në një enë me ujë (nga ana e rrënjës) që të inkurajoni çeljen e më shumë filizave dhe përdorimit të tyre nëpër sallata.

Në rast se qepa nuk ka filiza por është e lagësht në pjesën e rrënjës, atëherë ajo ka nisur të kalbet.

Ruajtja e qepëve

Qepët mund t’i ruani në një vend të ajrosur mirë dhe larg nxehtësisë dhe dritës.

Kjo perime nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer, përveç se në rastet kur keni blerë qepë të njomë.

Mund të zgjidhni një kosh kashte ose një rrjetë, të cilat garantojnë një qarkullim optimal ajri.

Qepët mund të qëndrojnë deri në një muaj, nëse i mbani në kushtet optimale.

Qepët e njoma kanë një jetëgjatësi më të shkurtër. Nëse i ruani në frigorifer, ato qëndrojnë për një javë.

Mos harroni të mbani qepët larg patateve sepse ato përthithin gazin dhe lagështinë e qepës dhe prishen më shpejt.

A mund te konsumohen qepet me filiza? Read More »

Magjia e loteve per mireqenien e organizmit

Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët.

Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.

Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes.

Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia.

Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.

Studimet  kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.

Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

E qara largon stresin

Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë.

Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.

Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.

Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.

Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

Lotët shuajnë dhimbjen

Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.

Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.

E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.

Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij  është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.

E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.

E qara përmirëson humorin

Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.

Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.

Çështjet psikosomatike

Nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.

Truri është si një thikë me dy presa.

Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.

Njërëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.

Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.

Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

E qara përmirëson shikimin

Lotët lubrifikojnë membranat e syve.

Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.

Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:

  • Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë
  • Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve
  • Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.

Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.

E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.

Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore.

Magjia e loteve per mireqenien e organizmit Read More »

Pasta flora:Per te embelsuar ditet e ftohta

Pasta Flora është një ndër ëmbëlsirat më të preferuara të shqiptarëve.

E thjeshtë për t’u përgatitur, fantastike për t’u shijuar me një filxhan kafeje apo çaji në çdo kohë të ditës.

Është ëmbëlsira ideale për të pritur miqtë dhe për të ëmbëlsuar më të dashurit në familje.

Kjo ëmbëlsirë është shndëruar tashmë në një traditë të kuzhinës shqiptare.

Pasta Flora në fakt është një tartë e përbërë nga një petë brumi e shkrifët e mbushur me reçelra të ndryshëm.

Shija e kësaj ëmbëlsire është si ajo e një biskote të shkrifët të kombinuar me reçel.

Sidomos në këto ditë festash, përgatitja e kësaj ëmbëlsire do të shtonte edhe më shumë atmosferën festive duke e shijuar në familje apo mes miqsh.

Më poshtë receta tipike të përgatitjes së pastës Flora në shtëpi.

Përgatitja e Pastës Flora në Shtëpi

Përbërësit

2 gota ujë me miell

5 lugë gjelle sheqer

2 filxhanë kafeje margarinë

1 kokërr vezë

Gjysmë luge kafeje me sodë

5 lugë gjelle me kos

Një tas mesatar me reçel (lloji i reçelit zgjidhet sipas preferencës)

Përgatitja

Në një tas të madh rrahim si fillim vezën, më pas shtojmë sheqerin dhe sodën, i përzjejmë dhe shtojmë kosin.

Vijojmë përzjerjen derisa masa është bërë homogjene.

Në vijim, masën e përgatitur e shtojmë nga pak tek mielli që kemi vendosur në një tas dhe përgatisim brumin me dorë.

Pasi brumi është shndërruar në një masë të njëtrajtshme e hapim në tavolinën e punës në formën e një pete të trashë, e cila nuk duhet të jetë më e trashë se një centimetër.

Para se të hapim petën kujdesemi që mënjanë të lëmë një masë brumi më vete, të cilën do ta përdorim për shiritat që do vendosim mbi tartë.

Petën e përgatitur e vendosim në një tavë. Sipër saj shtrojmë masën e reçelit. Në fund marrim brumin që kemi lënë mënjanë, e ndajmë në shirita të hollë dhe e vendosim në formën e rombave (si në foto) mbi reçelin që kemi shtruar.

Shiritat nëse dëshironi mund t’i lyeni me vezë me ndihmën e një furçe kuzhine.

Piqet në furrë, derisa shiritat e sipërm të marrin ngjyrë të artë në të kuqërremtë përreth 40 minuta.

Pritet në pjesë dhe serviret kur është e ftohtë.

Pasta flora:Per te embelsuar ditet e ftohta Read More »

Ndjeni fryrje?Mesoni cilat produkte e shkaktojne

Perimetri i belit është padyshim një nga njësitë matëse të shëndetit tuaj.

Sigurisht, ngrënia e tre byrekëve nuk i bëjnë shumë favore belit tuaj.

Por nuk është vetëm byreku fajtori. Lajmi i ri është që as tre pjata plot brokoli nuk kanë efektin e mirë për shëndetin.

Ja pse: Ushqime të caktuara njihen si ‘marrës të frymës’.

Kjo do të thotë se ata do të rritin fryrjen e trupit dhe do të dukeni më të rëndë dhe të shëndoshë se sa jeni në të vërtetë. Kjo deklarohet nga Instituti Middleberg Nutrition në New York City.

Ja katër produktet ushqimore që sjellin fryrjen e habitshme të organizmit:

Perimet lakërishte të gjelbëra

Brokoli, lulelakra, lakra e brukselit, kale janë nga zarzavate më të bukura të kësaj stine.

Por ato janë edhe fryrësit më të mëdhenj të stomakut, në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave.

Ushqimi nga këto perime është shumë i nevojshëm pasi janë shumë të shëndetshme.

Një sasi ditore prej 300-400 gramë perimesh të tilla janë shumë të nevojshme, por mos ekzagjeroni t’i konsumoni pa limit.

Mjaftohuni me sasi normale të konsumit të tyre, veçanërisht në fundjavë pasi të hënave do të vini re vështirësi të hyni prapë në rrobat e zakonshme të punës.

Produktet e përpunuara të kripura sjellin fryrje

Patatinat, krakerat, ushqimet e konservuara përmbajnë sasi të mëdha të kripës.

Nga ana tjetër, pas konsumit të kripës organizmi kërkon ujë me shumicë. Sa më tepër kripë të keni marrë gjatë ditës, aq më shumë ujë do të mbajë trupi brenda vetes.

Rezultati është që do të ndjeheni të fryrë në mënyrë të pabesueshme dhe krejtësisht artificiale.

Edhe një qese e vogël me patatina kontribuon fuqishëm në fryrjen e trupit tuaj.

Pijet e sheqerosura me gaz sjellin fryrje

I keni parasysh ato flluskat që i bëjnë pijet freskuese aq tërheqëse për shijen megjithëse krejt të pashëndetshme?

Kur i gëlltitni ato flluska, në fakt po dërgoni në organizëm sasi jo të vogla ajri, që përfundojnë rrugën e tyre në stomakun tuaj.

Këto sasi ajri në stomak e ngrenë ushqimin lart dhe ngatërrojnë organizmin që kërkon edhe më tepër ushqim.

Pini ujë, por jo pije të gazuara që të mos lejoni grumbullimin e mbipeshës dhe problemeve që ajo sjell.

Sheqeri Artificial dhe Ushqimi Dietetik

Në përgjithësi, trupi juaj nuk pajtohet me produktet ushqimore artificiale. Në veçanti produktet me ëmbëlsues artificialë ju shkaktojnë fryrje të organizmit.

Produktet që përmbajnë ëmbëlsues kimikë përfshijnë çamçakëz pa sheqer, koset me shije artificiale frutash dhe një listë pafund të gjatë të tjerash.

Duhet të tregoni kujdes kur lexoni në përbërjen e produkteve që blini të substancave si sukralozë, aspartam, mjaltë industrial, glukozë misri dhe çdo produkt tjetër të panjohur në etiketa.

Kënaquni me ushqime të vërteta dhe të thjeshta.

Ajo kanë shije më të mirë dhe për sa kohë që konsumoni në moderim dhe si pjesë e një ushqimi të shëndetshme, ato nuk ndikojnë në belin dhe mbipeshën tuaj.

Ndjeni fryrje?Mesoni cilat produkte e shkaktojne Read More »

Rrëfehet biznesmeni: Si e zbuloi familja se isha “gay”… babai u trondit, ja ç’më tha

I ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ishte biznesmeni i njohur Elton Ilirjani i cili pak ditë më parë u komentua shumë pasi deklaroi publikisht në “Opinion” se ishte gay. 

I pyetur nga Rudina Magjistari si e mori vesh familja, si ka qenë përballja me ta, Ilirjani tregoi se familja e kishte marrë vesh orientimin e tij seksual nga një letër e cila kishte bërë bujë.

“Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momentin babi im më pyeti: Çishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati. Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: Kjo që ke nisur të bësh është zgjedhja më e vështirë në Shqipëri.

Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndjeja. Kushërira ime në fshat Brunilda ka qenë mbështetje e madhe dhe kur rrija me të isha krejtësisht i qetë”, tregoi Ilirjani.

Rrëfehet biznesmeni: Si e zbuloi familja se isha “gay”… babai u trondit, ja ç’më tha Read More »

Shenjat më të favorizuara për muajin Shkurt sipas astrologe Merit

Është dita e parë e muajit Shkurt dhe jemi shumë kuriozë se si do jetë për ne ky muaj. E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu do të bëjë renditjen e shenjave më me fat për këtë muaj.

E ftuar në studion e “Rudina”, Meri foli për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj, po ashtu edhe për shenjat më pak të favorizuara.

Ndërkohë në një përshkrim të shkurtër lidhur me muajin Shkurt, Meri tha se do të ndriçojë anët e errëta në jetët e secilit.

Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:

12- Luani do të zbulojë anët e errëta të tyre, pasi ata pëlqejnë dritën. Puna e përditshme e tyre do të ecë mirë.

11- Binjakët do të kenë zhgënjime dhe skandale. Kujdes me eprorët dhe jetën personale.

10- Dashi duhet të ketë kujdes nga shkëlqimi dhe afrimitetet e tepërta, jo çdo gjë e bukur mund të jetë e vërtetë.

9- Demi, do të fitojë forca dhe do të ketë njohje të reja. Data 15 do të jetë ditë me fat për ta.

8- Peshorja, në datën 15 hëna do t’i japë rrugë të re dhe famë. Kofidencat e peshoreve do të fillojnë të prishen pak nga mesi i muajit.

7- Virgjëresha do të kenë periudhë të vrullshme bashkëpunimi. Marrëdhëniet do t’i lodhin pak. Duhet të kenë kujdes në datat 17 dhe 25.

6- Shigjetari, me eklipsin në shenjën e diellit ndriçojnë, por mund të ketë momente kur gabojnë. Në familje do kenë më shumë gjëra për të bërë. Në shtëpinë e tyre do të futen edhe paratë.

5- Bricjapi, do të ketë pak probleme me shëndetin dhe punën. Do vijnë momente të mira ekonomike dhe do të kenë marrëveshje pune gjatë kësaj periudhe.

4– Gaforrja, do të jenë të lumtur pas datës 11 Shkurt. Do kenë bashkëpunime. Hëna e re i jep fat në punë gaforreve.

3– Akrepi, do të krijojnë talente dhe do të kenë romanca fantastike.

2- Peshqit, do të futet Afërdita në shenjën e tyre përfundimisht. Inatet e tyre do të zbuten dhe do jenë të adhurueshëm. Data 15 do jetë shumë e rëndësishme për ta.

1- Ujori, janë tipa të veçantë. Afërdita është në shenjën e tyre dhe Dielli gjithashtu. Pas mesit të muajit do të shpërblehen edhe ekonomikisht për punën që kanë kryer.

Shenjat më të favorizuara për muajin Shkurt sipas astrologe Merit Read More »

21-vjeçarja nga Vlora në hotel me burrin e fejuar, e shoqja e ndalon por më pas e pëson keq

Një 21-vjeçare nga Fieri ka tentuar të shkojë në hotel me një 38-vjeçar të fejuar. Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” vajza deklaronte shpesh se i pëlqenin burrët në moshë të madhe, por shoqja e saj e ka ndaluar të shkojë me 38-vjeçarin.

Gazetari raporton se kur burri ka marrë vesh se shoqja e ka penguar i ka dalë në bulevard dhe e ka tupëruar duke e sharë dhe ofenduar vajzën në mes të njerëzve.

Një vajzë 21-vjeçare kishte vendosur të shkonte në hotel me një 38-vjeçar, por shoqja e saj e ka ndaluar duke i thënë: Thirri mendjes, ai është shumë më i madh se ty dhe i fejuar. Por 21-vjeçares nuk i interesonte dhe deklaronte se i pëlqenin të rriturit. Por shoqja ia ka dalë ti mbushmendjen. Sapo ka marrë vesh 38-vjeçari se shkak është bërë shoqja e saj e ka ndaluar atë në bulevard dhe e ka ofenduar rëndë dhe e ka turpëruar” tha gazetari./Klan

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0CqD_AXtxhM]

21-vjeçarja nga Vlora në hotel me burrin e fejuar, e shoqja e ndalon por më pas e pëson keq Read More »

12 milje det Greqisë, Rama: Deklaratat e Kotzias janë korrekte

“Deklaratat e ministrit të Jashtëm grek janë korrekte”. Është ky konfirmimi i kryeministrit Edi Rama, i cili në studion e “Real Story” në Vizion Plus, pohon se pretendimi i palës greke në negociatat me qeverinë shqiptare për një zgjerim të territorit ujor grek me 12 milje nga deti shqiptar.

Kryeministrin Rama mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

 

12 milje det Greqisë, Rama: Deklaratat e Kotzias janë korrekte Read More »