Aurora

Komshinj e ish-shokë të ngushtë, Juli tregon sërish arsyen pse s’flet me Gentin

Dikur ishim miq të ngushtë, madje perfomonin në të njëjtin grup humoristik në spektaklin “Portokalli”, por Julian Deda dhe Gentian Zenelaj duket i kanë dhënë fund miqësisë së tyre.

Nëse vite më parë ata ishin bashkë në një skene, sot aktorët mësohen se nuk kanë asnjë komunikim.

I ftuar në “Një kat më lart”, Juli deklaroi se ai është i vetmi që flet për marrëdhënin mes dy aktorëve dhe se ky ishte një problem i madh.

Ai madje u shpreh se kur ka intervista, Genti porosit gazetarët mos ta pyesin për Julin.

Teksojmë se dy ish-miqtë janë edhe komshinj por se nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.

I pyetur nëse ka diçka për t’i thënë, Juli shprehet se:

Ka një problem. Unë gjithmonë përgjigjem për Gentin. Ai i thotë më përpara gazetarëve mos më pyesni. E kam informacion nga brenda, ai refuzon”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ug3VgEQzUoA]

Komshinj e ish-shokë të ngushtë, Juli tregon sërish arsyen pse s’flet me Gentin Read More »

FBI ka zbuluar 5 miliardë euro pasuri të vjedhura/ Avokati plas ‘bombën’: Rama po kërkon ndihmën e Erdogan për ti shpëtuar embargos së SHBA

Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar sërish elitën politike duke theksuar se po bllokojnë integrimin e Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook’ Ngjela shënjestron Metën, Berishën për të cilët thotë se po i vinë qark e vërdallë për të gjetur mbështetje në Beograd dhe Athinë, e ndërsa për Ramën duke thënë se është lëshuar drejt Stambollit.

Ngjela gjithashtu bën me dije se sipas tij deri tani, FBI ka gjetur mbi 5 miliardë Euro e Dollarët të korrupsionit shqiptar; ajo ka identifikuar mijëra hektarë te grabitura me imponim shtetëror.

Postimi i plotë:

Midis kohës që vjen dhe kohës që ikën, është një veprim i dukshëm dhe me sukses shoqëror ai që e bën një njëri të panjohur të njohur.

Por, që koha të ndryshojë për një shtet a për një komb, në mënyrë që ky të dalë pastaj nga stanjacioni ekonomik: forca duhet të flakë njerëzit që e bllokojnë gjendjen me stanjacion të imponuar.

Shqipëria sot është në stanjacion, dhe ka njëzet vjet kështu.

Ç’duhet bërë?

l.

Korrupsioni ka bllokuar gjithçka. Është nivel i i ulët i intelektit politik shqiptar që ka sjellë këtë gjendje. Por, edhe pse sot, me ndihmë ndërkombëtare është formuluar juridikisht deri në një kushtetutë të re Reforma shqiptare, sërish ajo ka pengesa.

Pengesat vijnë nga pushtetarët e korruptuar, të cilët tani, edhe pse zihen në debate fyese me njëri-tjetrin, janë të bashkuar kundër Reformës.

Ata që nuk kanë pushtet ekzekutiv, Meta dhe Berisha, vinë qark e vërdallë për të gjetur mbështetje në Beograd dhe Athinë, kurse Edi Ramë është lëshuar drejt Stambollit, për të garantuar mjete financiare që, nëse do t’i vihet embargo nga Uashingtoni dhe Berlini për bllokimin e Reformës nga ai vetë, ky ta gjejë mundësinë e sundimit me paratë e Erdoganit.

Rama është jashtë çdo arsyeje politike, ai sot është një nën mediokër keqdashës që, në jerm, mendon se sundimi i tij është vlerë më e madhe se pasuria dhe jeta me mirëqënie e shqiptarëve.

Ja, kjo është gjëndja e sotme në Shqipërinë që po pret të reformohet.

Atëherë:

ll.

Pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: nëse Rama e thellon këtë rrugë për të bllokuar Shqipërinë dhe për të dalë jashtë doktrinës politike perëndimore të Shqipërisë postkomuniste, për të shkuar në Lindje, çfarë pritet të bëjë kundër tij politika amerikane?

Politika amerikanë tani e ka të zgjidhur se, duke pasur me vete e në mënytë krejt të qëndueshme edhe Prokuroren e Përgjithshme, edhe ministrin e Brendshëm, madje edhe Kryetarin e Kuvendit, e ka gjithçka të zgjidhur me procedurë ligjore, pasi korrupsioni duhet të goditet me arrestimin e personave të rangjeve të larta. Rama nuk ndërhyn dot këtu.

Plus kësaj, duhet që edhe organet e vetingut të eliminojnë me veprime drastike gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

lll.

Deri tani po kuptohet se nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar gjendjen veç aksiomës së famshme të Fushesë: Arrestoni !

Në fakt kjo ka qënë rruga e ndjekur edhe në Rumani, edhe në Bullgari, por edhe në Kroaci. Prandaj sigurisht që kjo duhet të jetë edhe rruga shqiptare

Menjëherë pas pastrimit të gjyqtarëve të korruptuar, dhe pas zëvendësimit të shpejtë të tyre, duhet të nisë goditja penale drastike bashkë me konfiskimin e parave dhe pasurive të korrupsionit.

Deri tani, FBI ka gjetur mbi 5 miliardë Euro e Dollarët të korrupsionit shqiptar; ajo ka identifikuar mijëra hektarë te grabitura me imponim shtetëror. Nga kërkimet deri tani janë të gatshme për t’u konfiskuar me ligj 5 miliardë dollarë dhe euro, të depozituara nëpër banka jashtë Shqipërisë. Por janë po kështu në rrugën e konfiskimit edhe mijëra hektarët e grabitur, shumica të rregjistruarë me emra të varfërish që befas iu ka mbirë te dera një pronë.

Sigurisht që, mbi të gjitha duhet të vihet sekuestro ndërkombëtare, se në fakt këto janë para të popullit shqiptar, dhe është provë e pakundërshtueshme që këta pushtetarë të mund të depozitojnë 5 miliardë Euro nëpër bankat e huaja, pa pasur lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Është e kuptueshme gjithashtu që ky proces do të fillojë bashkë me proceset penale të krimit të organizuar shqiptar, i cili është i vërtetuar që ka qenë në partnership me korrupsionin e lartë shtetëror të të dy krahëve të politikës Shqiptare.

Kurse, Uashingtoni duhet ta ketë qartë, dhe sigurisht që e ka të qartë, që, shqiptarët do ta presin me eufori, me shprese, me besim dhe me përkrahjen e tyre masive goditjen antikorrupsion të niveleve të larta shtetërore.

Në një vështrim historik, përsëri Uashingtoni po del çliruesi i shqiptarëve; sepse sot është mëse e kuptueshme që, shpëtimin nga korrupsioni banditesk shtetëror i niveleve të larta, shqiptarët do ta konsiderojnë si një çlirim nga një zgjedhë vdekjeprurëse, njëlloj si edhe çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga rreziku i genocidit serb.

Në të vërtetë, ky është gjykimi më i saktë për historinë e miqësisë strategjike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

FBI ka zbuluar 5 miliardë euro pasuri të vjedhura/ Avokati plas ‘bombën’: Rama po kërkon ndihmën e Erdogan për ti shpëtuar embargos së SHBA Read More »

A e kanë kërcënuar? Julian Deda flet hapur për mesazhin që “tundi” ekranin

I ftuari i kësaj jave në “Një kat më lart” ishte aktori shkodran i humorit Julian Deda.

Deda i cili përveçse na dhuron të qeshura çdo javë, bëhet pjese e diskutimeve online edhe për statuset e tij.E padyshim më i komentuara ka qenë ai rreth largimeve të aktorëve nga programi i humorit ‘Portokalli’, status që shkaktoi edhe reagime të emrave të tjerë të ekranit.

“Unë kam bërë një pyetje. Nga ajo kohe e deri me tani kanë ikur kaq aktorë. E kane fajin ata apo ke faj edhe ti. Dhe s’kam marrë akoma përgjigje”.-tha Juli.

Ermali ndërhyri duke i thënë nëse e pret përgjigjen nga regjisori Altin Basha, teksa me ironi thotë “po si mund  ta pres nga ai”.

A ka marrë ai pas kësaj deklarate mesazhe, kërcënime? Përse nuk e shikon më ai “Portokallinë”?

Të gjitha këto zbulojini pas minutës së 17-të, ndërsa mos humbisni intervistën e plote në “Një kat më lart”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ug3VgEQzUoA]

A e kanë kërcënuar? Julian Deda flet hapur për mesazhin që “tundi” ekranin Read More »

Babai i lutet të birit me lot në sy: Të lutem hiq dorë nga bixhozi dhe alkooli, po shkatërron familjen

Historia e parë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, te “E diela shqiptare”, ka sjellë në studio një baba të vuajtur, jeta e vështirë e të cilit i lexohet në portret. Kjo është historia e Halimit, babait i cili si çdo prind, nuk reshti kurrë së sakrifikuari për fëmijët e tij.

Në studio ai ka thirrur të birin, Flamurin, i cili është viktimë e vesit të bixhozit dhe alkoolit. Pavarësisht këmbënguljeve të shumta të Halimit, Flamuri i ka mëshuar edhe më shumë veseve të tij, duke lënë pas dore gruan, fëmijët dhe babain i cili shpreson dhe këmbëngul që jeta e të birit të marrë një rrjedhë tjetër, duke ia bërë publikisht këtë kërkesë.

Halimi: Unë jam Halim Kapri nga Pogradeci, lindur dhe rritur atje. Historia ime është pak e trishtë. Si fillim në vitin ’93, ndërtova shtëpi në fshat, me duart e mia për qejfin tim, për të jetuar atje.

Ardit Gjebrea: Shkonte gjithçka mirë…

Halimi: Në vitin 2005, një fatkeqësi për mua, një rrëshqitje masive e tokës, një hektarë e gjysmë, brenda natës, u gjenda nja 10 metra poshtë me gjithë shtëpi brenda. Zgjohem në mëngjes, nuk i besoja vetes, nuk po i besoja syve. Gjatë natës nuk ndjeva asgjë kur rrëshqiti toka. U detyrova erdha në Durrës, u rritën kalamajtë, dy djemtë. Vetë isha në punë, kam punuar gjithë kohën në ndërtim. U shpërngula nga Pogradeci në Durrës me duar në xhepa, s’kisha asgjë me vete. Në 2010, martova djalin e parë, i tretë nga fëmijët, Flamur e quajnë.

Ardit Gjebrea: Të cilin e ke thirrur sot këtu.

Halimi: E martova, për një shkak sepse filloi të merrej me lojra fati me alkool. Linte punën, ikte. Mua nuk më pëlqente sepse isha përpjekur t’i rrisja ndryshe. E shikoja që nuk ishte në rrugë të mbarë, i flisja, herë më kuptonte, herë s’më kuptonte, herë bënte sikur s’dëgjonte, herë ulte kokën…

Filloi edhe alkoolin, punonte një muaj të tërë pastaj e merrte paratë, i fuste atje, pas 24 orësh bëhej i gjallë.

Ardit Gjebrea: Ku i fuste paratë?

Halimi: Në loto. Luante bixhoz, filloi edhe alkoolin, ishin të dyja ato që unë urreja më tepër. Ka shpenzuar në loto rreth 35 milion lek që për mua janë shumë, jashtëzakonisht shumë. Për punëtor është një punëtor që s’ka shok, po ashtu edhe specialist. Nuk arrija ta shkëpusja dot nga ai ves, herë me të mirë, herë me të keq…

Nuk donte t’ia dinte as për nuse as për fëmijë, se u bë edhe me një fëmijë pas një viti.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ka Flamuri?

Halimi: Tani ka tre fëmijë, dy vajza, një djalë.

Ardit Gjebrea: Bashkëshortja i ka folur?

Halimi: Jashtëzakonisht i flet, madje që të jem i sinqertë, në korrik të vitit 2012, u shkëput nga nusja, u ndanë gjashtë muaj. Kisha shkuar në fshat, për të vjelë qershitë që kisha mbjellë vetë, vij në shtëpi marr vesh që janë ndarë.

Siç tregon edhe babai i tij, edhe sot e kësaj dite situata është po e njëjtë. Flamuri është ende viktimë e vesit të bixhozit dhe alkoolit, ndërkohë që ka lënë pas dore të shoqen dhe fëmijët. Halimi ka ardhur në studion e së dielës shqiptare t’i kërkuar që të heqë dorë nga veset e tij dhe të kujdeset për fëmijën e vogël që e ka edhe të sëmurë me sindromën down.

Mesazhi në studio:

Flamur, sido që kanë shkuar gjërat deri më tani, do t’ia lëmë së shkuarës. Sot nga ty unë kërkoj që të shkëputesh në mënyrë kategorike, nga lojrat një, nga alkooli së dyti, dhe të bësh letrat e Kempit për djalin e sëmurë. Asgjë nuk të kërkon babi tjetër, puno, jeto për vete.

Flamuri: Unë po mundohem shumë të siguroj letrat për djalin por e kam shumë të vështirë. Sa për alkoolin dhe bixhozin, si gjithë të tjerët, nuk është se e teproj…

Ardit Gjebrea: Kur është njeriu beqar, ndodhin gjëra dhe ikin me beqarinë, dhe në momentin që martohesh, ka një përgjegjësi njeriu, ndaj bashkëshortes, pastaj bëhesh me fëmije dhe disa gjëra duhet të ndryshojnë apo jo? Fillojmë nga gruaja që meriton kujdesin dhe gjithë dashurinë. Ato para që t’i bën i bën me gjak, por babait nuk i mbushen kot sytë me lot. Ai një ditë nuk do jetë më se ky është ligji i jetës, kështu do ta mbash mend…?

Pas ndërhyrjes edhe të moderatorit Ardit Gjebrea, duket se Flamuri u ndërgjegjësua për përgjegjësitë dhe situatën e familjes së tij. Ai premtoi se nuk do të konsumonte më alkool, do të braktiste vesin e bixhozit dhe do të kthente sytë nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët të cilët kanë aq shumë nevojë për presencën dhe rolin e babait në shtëpi./tvklan.al

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=pSUEGZStxYM]

Babai i lutet të birit me lot në sy: Të lutem hiq dorë nga bixhozi dhe alkooli, po shkatërron familjen Read More »

Kush është ministri shqiptar që u fëlliq publikisht në BE pasi nuk dinte asnjë fjalë anglisht

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë duket se ka kaluar një moment shumë të sikletshëm në një samit të BE-së, për shkak se nuk di asnjë fjalë anglisht.
Bajram Hasani ka promovuar ditë më parë turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së, por duket se ka dalë bllof me gjuhën angleze.

Ndërkohë po promovonte turizmin e Kosovës, samiti hasi një problem pasi nuk kishte përkthim nga gjuha shqipe dhe ministrit Hasani iu kërkua të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze ose ndonjë tjetër gjuhë zyrtare.

Por Hasani dukej se nuk dinte asnjë nga gjuhët zyrtare.

Në pamundësi të vazhdonte fjalimin e tij në gjuhën angleze, ministri vazhdoi në shqip derisa kolegu pranë tij mori përsipër të përkthejë në anglisht për të tjerët.

 

Kush është ministri shqiptar që u fëlliq publikisht në BE pasi nuk dinte asnjë fjalë anglisht Read More »

Gyshja Çame rrëfen masakrat e grekëve: Vëllain ma vranë në sy, shoqet m’i përdhunuan

Edhe pse politikanët shpesh i harrojnë vuajtjet dhe torturat e tyre, shqiptarët e Çamërisë vazhdojnë të ndjejë mbi supe peshën e rëndë të maskrave me të cilat janë përballur.

Halide Mergjyshi, e njohur nga të gjithë si gjyshe Mana, ka rrëfyer për herë të parë si i vranë të vëllanë dhe arratisjen drejt Shqipërisë për mos t’u kthyer më kurrë në shtëpinë ku u lind dhe ku kaloi 15 vitet e para të jetës.

Në një intervistë me Luela Myftarin, ajo ka treguar sesi ushtarët greke pushkatoni burrat dhe pamjet e tmerrshme të grave shtatzëna që hidheshin nga shkëmbinj për mos të rënë në duart e tyre.

Mban mend kur ke ardhur në Shqipëri?

Sigurisht, që e mbaj mend. Nuk është një kujtim që të largohet as duke shkundur kokën e as duke u plakur. Ishte nëntori i vitit 1944 kur kemi ardhur në Shqipëri, nga Saranda, në Qafë Botë. Mbaj mend si kemi ecur me këmbë zbathur, jo vetëm unë, por shumë si unë.

Datën e saktë nuk e mbaj mend. Kam qenë 16 vjeç dhe ditët e fundit në vendin ku linda dhe ku kisha kaluar deri atëherë jetën time kanë qenë të ngarkuara dhe me ngjarje të tmerrshme.

Kur mbërritëm në Shqipëri dhe duhet të regjistroheshim, shumë prej nesh, të mbijetuarve nuk mbanim mend as ditëlindjet tona.

Shumica e çamëve kanë një ditë lindjeje tjetër nga ajo e vërteta. Unë njoh shumë çamë që e kanë ditëlindjen për Vitin e Ri, më 31 dhjetor sepse kështu janë regjistruar, pasi nuk mbanin mend ditëlindjen e tyre.

Nuk është e thjeshtë të ikësh nga shtëpia me rrobat e trupit dhe të vetmen gjë që mund të marrësh nga vendi yt është një gur.

Unë as një gur nuk e kam nga vendi im, por shumë prej nesh e kanë marrë një gur nga strehëza e tyre.

Dikush merrte një grusht dhe, të tjerë puthnin tokën, gratë që ishin pa burra dhe fëmijë pranë qanin me ulërima sepse papritur e panë veten vetëm, ndërsa të tjerat që kishin pranë dikë nuk nxirrnin asnjë fjalë nga goja, por vetëm tundnin kokën. Unë nuk thoja asgjë, ashtu sikurse nuk mora dot asgjë. Thjesht kam ecur orë të tëra për të mbërritur në Shqipëri.

Si ju tradhtuan?

Mua më vranë vëllanë, përpara syve. Në mëngjes herët. Isha 16 vjeç, ndërsa ai ishte 21.

Nuk do ta harroj kurrë atë skenë, madje as shumë nga ato që pashë më pas, gjatë rrugës për në Shqipëri. Nuk i harroj ulërimat që atë ditë vinin nga kati i parë, kur ushtarët grekë kishin shqyer derën dhe kishin rrëmbyer gjërat më me vlerë.

Florinjtë që kishin në vath grave ua tërhoqën nga veshi duke i çarë. Ndërsa meshkujt i mblidhnin të gjithë bashkë për t’i pushkatuar në oborr. Mua vëllanë ma vranë brenda në shtëpi.

E ata që i vrisnin brenda shtëpi edhe i prisnin, përveçse i pushkatonin.

Sepse tortura ishte në sytë e familjarëve që e shihnin mishin të hidhej në zjarr. Që atë mëngjes që na zgjuan britmat, kam parë e dëgjuar histori që mendja e të rinjve sot mund edhe të mos i pranojë.

Histori të tjera të trishta kam dëgjuar edhe kur mbërrita në Shqipëri. Ashtu sikurse mua më vranë vëllanë përpara syve të tjerëve u kishin vrarë e prerë nënën, babanë, burrin e fëmijën, u kishin rrëmbyer florinjtë duke i premtuar se do t’i mbronin në bodrum dhe pastaj i kishin dorëzuar vetë te ushtarët grekë duke i tradhtuar.

Çfarë ke parë rrugës për në Shqipëri?

Gra shtatzëna që hidheshin nga shkëmbinj, hidheshin në humnera për t’i shpëtuar thikave dhe shpatave të atyre.

Ndonjëra që nuk vraponte dot, përjetonte… Ç’të të them, i kanë nxjerrë fëmijën nga barku vetëm me një shpatë të vogël.

Kam dëgjuar baballarë që i mbanin në kampe pas hekurave dhe shihnin vajzën që përdhunohej e ulërinte se nuk dinte ç’të bënte. Këto nuk harrohen lehtë. Por, sërish dëshiron të shohësh shtëpinë tënde.

Nuk më lejon kush të vete edhe një herë përpara se të vdes. E kam të ndaluar, thua se kam vrarë unë dhe jo më kanë vrarë ata.

Dëshiron vërtet të shkosh në një shtëpi ku ke vetëm kujtime të këqija?

Po, edhe një herë në tokën time, aty në oborrin ku mblidhnim ullinjtë, ku luanim… Edhe burri im kishte histori të tmerrshme në Çamëri dhe deri në fund të jetës së tij e kishte vendosur që të mos kthehej më kurrë aty, por unë jo.

Nuk e di nëse do të doja të jetoja aty, por ama të shkoj kam shumë dëshirë. Po ja që nuk më lejohet edhe tani pas 70 vjetësh. Kam lindur në një vend ku nuk mund të shkel dot.

Gyshja Çame rrëfen masakrat e grekëve: Vëllain ma vranë në sy, shoqet m’i përdhunuan Read More »

Rama nga Kuvendi i Kosovës hedh hapin për ‘Shqipërinë e Madhe’: Duhet të kemi një President simbol të unitetit kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka folur për një politikë të jashtme të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Duke mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku u mbajt një seancë solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë.

Kryeministri foli për një president simbol të përbashkët të të dy vendeve në të ardhmen.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo një President simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet“, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare foli ndër të tjera edhe për përmirësimin e unifikimit të arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për lehtësimin e procedurave doganore në kufi, shkëmbimet tregtare dhe turizmin.

Në këtë seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, ishin të pranishëm edhe Presidenti shqiptar Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Rama nga Kuvendi i Kosovës hedh hapin për ‘Shqipërinë e Madhe’: Duhet të kemi një President simbol të unitetit kombëtar Read More »

Politikanët shqiptarë të gjithë së bashku në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, Rama: Ma falni…

Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Te pranishëm në Prishtinë janë ish-kryeministri Sali Berisha, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse me kete rast.

“Ma falni shmangien e historisë në këtë fjalim përshendetës”, tha nder te tjera Rama.

Politikanët shqiptarë të gjithë së bashku në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, Rama: Ma falni… Read More »