Aurora

FBI ‘shqiptare’ nis punën me dosjet e para, struktura që pritet të ‘shkundë’ krimin në Shqipëri

Një ekip special përbërë prej 30 personash ka nisur punën zyrtarisht për zbardhjen e dosjeve të bujshme.

Kjo strukturë tashmë e vendosur në ambientet e ish-Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur nga puna dhe pritet që shumë shpejt të jap rezultatet e para.

Fokusi i kësaj strukture janë goditja e parave të përfituara nga aktivitet kriminale, trafiku i narkotikëve dhe zbardhja e dosjeve të harruara ku prej tyre ka dhe vrasje të bujshme.

Kjo strukturë pritet që javën e ardhshme të prezantohet dhe zyrtarisht nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndërsa anëtarët e saj janë përzgjedhur me konkurs dhe kanë kaluar fazën paraprake të kontrollit të pasurisë dhe integritetit moral e profesional.

FBI ‘shqiptare’ nis punën me dosjet e para, struktura që pritet të ‘shkundë’ krimin në Shqipëri Read More »

Lista sipas shteteve: Këta janë njerëzit më të pasur në botë

Në vitin 2017 themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ia kaloi Bill Gates me disa miliardë duke u bërë personi më i pasur në botë.
Më poshtë do u sjellim listën me 50 njerëzit më të pasur në botë, bazuar në kontinentin ku operojnë, sipas të dhënave nga “Bloomberg Billionaires Index”.

Ajo që vihet re është se 15 personat më të pasur janë nga SHBA-të.

Ndërsa, gruaja më e pasur në botë në vitin 2017 sipas Forbes ishte Liliane Bettencourt, me 39.5 miliard dollarë.

 

Lista sipas shteteve: Këta janë njerëzit më të pasur në botë Read More »

Marrëveshja është mbyllur, Kryeministri i Greqisë jep dritën jeshile. Por a do të zemërohet Turqia?

Mes Greqisë dhe Shqipërisë për përcaktimin e kufirit detar, duket se së shpejti do të ketë një marrëveshje pasi tashmë të dy shtetet kanë kërkuar zyrtarisht hapjen e negociatave.

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas këtyre burimeve, dy ditë më parë, kryeministri grek ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për minisitrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Mësohet se në Kretë, në Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe pak prej pikave me të cilat dy palët nuk kishin një pozicion përfundimtar. Top Channel ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike.

Lidhur me këtë, pala jonë ka bërë kujdes, me qëllim zbatimin e përpiktë të së drejtës ndërkombëtare, duke bërë kujdes që të mos “mërzisë” edhe aleatin e madh të Shqipërisë, Turqinë.

Marrëveshja është mbyllur, Kryeministri i Greqisë jep dritën jeshile. Por a do të zemërohet Turqia? Read More »

Qytetarët bëjnë “për ujë të ftohtë” Ramën: Shqipërisë i duhen burra

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në Facebook, mëngjesin e sotëm nëpërmjet një postimi mbi natyrën e bukur shqiptare por duket se situata i ka dalë jashtë kontrollit.
Rama ka publikuar një artikull të gazetës gjermane mbi rivierën e bukur shqiptare, por shumë prej komentuesve duket se kanë vërshuar me kritika.

Ata janë përgjigjur duke shkruar se në mediat gjermane në fakt flitet përditë për edhe për drogën që vjen nga Shqipëria dhe bandat e trafikantëve.

Të tjerë komentues i kanë kujtuar Ramës se Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, me bukuri të mëdha nëntokësore, por se problemi i saj më i madh janë politikanët.

Madje njëri prej tyre shkruan se vendit i duhen “burra me tope, jo me burra ku*va” si ata që kanë “zabtuar” parlamentin.

v

Qytetarët bëjnë “për ujë të ftohtë” Ramën: Shqipërisë i duhen burra Read More »

‘Sherri’ mes kryeministraash, flet Rama: Shpresoj që Haradinaj të bëjë gjënë e duhur, ja cfarë folëm

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që ndodhet në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe debatet me homologun e tij kosovar. Ai ka rrëfyer se darka me Haradinaj ishte planifikuar që para intervistës, ku e quajti shpikje të politikës kosovare çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Pas deklaratave të Ramës, Haradinaj reagoi duke i këshilluar kryeministrit të Shqipërisë të merret me shpikjet e tija.

Rama në një intervistë për TCH, tha se “janë 10 vjet me shumë arritje, sfida, me jo pak probleme por ajo që është e rëndësishme është se si gjithmonë kur ka një përvjetor jubilar dhe koha kthehet prapa atëherë pa dyshim që është një ditë për tu gëzuar, sepse në të gjitha rastet s’ka asnjë krahasim me ku ishim 10 vite më parë”.

Mund të kishte bërë më shumë Kosova, Shqipëria? Kam parasysh këtu dështimin për pak vota për t’u anëtarësuar në UNESCO që është një gjë shumë konkrete?
Gjithmonë mund të bëhet më shumë, ka gjithmonë arsye për të menduar se diçka mund të ishte bërë më mirë, por në fund e rëndësishme është që ajo çka është bërë është shumë më tepër se ajo që nuk është bërë.

Kosova pret shumë që të paktën këtë vit, nëse do të arrijë të përmbushë detyrimin e saj për demarkacionin me Mali e Zi të mund të marrë liberalizimin e vizave, ndoshta në fund të këtij viti. Por sot Shqipëria ka patur një rol të sajin, dhe ju keni ndikuar e keni bërë deklarata publike, presidenti Meta po ashtu. Mendoni se ka ardhur momenti që ky ngërç të zgjidhet? E keni thënë dhe mbrëmë në një intervistë televizive?
Unë jam shpresëplotë që janë momentet e fundit të ngërçit dhe uroj shumë që shpresat të realizohet me një votë ratifikimi në Kuvend për ta çliruar përfundimisht Kosovën nga pengesa e tmerrshme e pamundësisë për të lëvizur lirisht qytetarët e saj. Por jo vetëm kaq, por edhe për të rivendosur shtetin në një pozicion të respektueshëm pasi kjo e demarkacionit i ka shkaktuar kosto shumë të mëdha shtetit të Kosvoës, në raport me komunitetin ndërkombëtar, dhe miqtë dhe partnerët që janë kontributorët kryesorë të lindjes së shtetit të Kosovës.

U sqaruat me kryeministrin e Kosovës Haradinaj për këtë qëndrim tuajin, për atë deklaratë të bërë mbrëmë në intervistë e më pas pasuar nga një postim në Facebook. Sepse më pas keni pasur trokitje gotash. U kapërcye ngërçi?
Jo e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem.

Çfarë ishte batuta e parë që ju tha në momentin e parë që hytë në sallë?
Asnjë problem. Unë ashtu sikundër jam i drejt për drejtë kur flas, nuk e kam problem kur të tjerët janë të drejtpërdrejtë kur flasin. Nuk ka rëndësi fare, në fund fare se çfarë është thënë, rëndësi ka se çfarë do të bëhet. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron.

‘Sherri’ mes kryeministraash, flet Rama: Shpresoj që Haradinaj të bëjë gjënë e duhur, ja cfarë folëm Read More »

Dridhja e duarve,shkaqet dhe kurat natyrale qe funksionojne

Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.

Shkaku kryesor i këtij problemi ka të bëjë me ndërprerjen e një funksioni të trurit.

Megjithatë, dridhja e duarve mund të jetë një pasojë e tiroides apo një efekt anësor i ilaçeve kundër azmës, antidepresivët, lithiumit, e qetësuesve të ndryshëm.

Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të ndikojë sistemin nervor dhe të shkaktojë dridhje të duarve.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton dridhje të duarve, bashkë me heqjen dorë nga alkoli apo substancave të tjera që shkaktojnë varësi.

Stresi, ankthi dhe nervozizmi gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje duarsh.

Ky problem është serioz dhe mund të jetë paralajmërues i disa problemeve neurologjike që mund të jenë të rënda.

Dridhjet e duarve mund të ndalojnë dhe të kurohen me disa mënyra dhe hapa të thjeshtë .

Mbani Stresin Nën Kontroll

Stresi dhe ankthi janë një prej faktorëve që kontribuon në dridhjen e duarve.

Nëse dëshironi të jeni më pak të stresuar atëherë meditoni për t’i dhënë mendjes qetësi.

Frymëmarrja e thellë është një tjetër teknikë për të luftuar stresin.

Mjaftojnë 10 minuta duke marrë frymë nëpërmjet diafragmës dhe sistemi juaj nervor do të jetë më i qetë.

Pini Çaj Kamomil

Kamomili ka aftësi qetësuese dhe largon ankthin dhe stresin.

Ai zbut kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.

Pini dy deri në tre filxhanë me çaj kamomili në ditë ose bëni banjë me vaj kamomili për të qetësuar nervat.

Ushtrime për duart

Ushtrimet për duart jo vetëm i forcojnë ato por edhe parandalojnë ose zbusin dridhjet e duarve.

Përdorni toptha elastikë kundër stresit dhe shtrëngojini fort.

Mbajini për pesë sekonda dhe më pas qetësojini duart.

Përsëriteni këtë 10 herë dhe çdo ditë.

Një tjetër aktivitet që mund të bëni është joga e cila përveç të gjithave ju ndihmon të flini më mirë.

Çaji i Valerianës

Valeriana është një bimë qetësuese që largon stresin dhe tensionin, ndaj është e rëndësishme kundër dridhjes së duarve.

Ju mund të përdorni lëng nga ekstrakti i valerianës kundër dridhjes së duarve ose të pini çaj disa herë në javë.

Kjo bimë nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë ose ushqyerjes me gji.

Vitaminat e Kompleksit B.

Vitaminat e kompleksit B janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e nervave dhe muskujve të fortë.

Mungesa e këtyre vitaminave  shkakton humbje të koordinimit dhe ekuilibrave mes organeve.

Mund të merrni suplementë ose të konsumoni ushqime të pasura me këto vitamina si: të bardhat e vezës, fasulet, bizelet, barishtet, produktet organike të bylmetit dhe shpendët.

Amino Acidet

Acidet yndyrore Omega-3 janë mirëbërëse për sistemin nervor dhe rrjedhimisht për inflamacionin që mund të përkeqësojë dridhjen e duarve.

Konsumoni më shumë vaj peshku dhe ushqehuni me peshk, salmon, ton dhe sardele.

Mos hiqni dorë nga farat e linit, kungullit dhe arrat.

Magnezi

Magnezi shërben si një elektrolit dhe ndihmon në transmetimin e impulseve mes nervave dhe muskujve.

Nëse trupit i mungon magnezi, atëherë do të shfaqen kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.

Ushqimet e pasura me magnez janë farat e susamit, fasulet, arrorët, farat dhe barishtet.

Hiqni Dorë Nga Kafeina

Nëse ju dridhen duart atëherë mbani nivelet e kafeinës në minimum ose hiqni dorë plotësisht prej saj.

Sasitë e mëdha të kafeinës stimulojnë më tepër sistemin nervor dhe nxisin dridhjen e duart.

Kafeina e tepërt shkakton dhimbje koke, ankth dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës.

Hiqni Dorë Nga Alkoli Dhe Duhani

Duhani dhe alkoli kanë një ndikim të keq në sistemin nervor. Ato e dobësojnë atë dhe nxisin dridhjen e duarve.

Megjithatë, kini parasysh që dridhja e duarve mund të shfaqet edhe krahas shenjave të tjera të heqjes dorë nga alkoli.

Dridhja e duarve,shkaqet dhe kurat natyrale qe funksionojne Read More »

Kek shtepieme cokollate dhe arra:Embelsira qe gezon shpirtin

Çokollata është pa dyshim një nga ushqimet më të mira që na fal gëzim e qetësi, sidomos në një ditë plot stres.

Çokollata ka aftësi të përmirësojë humorin dhe të nxisë mendimet pozitive.

Studimet shkencore kanë konfirmuar se çokollata është shumë e mirë për zemrën, qarkullimin e gjakut dhe trurin.

Mendohet që ajo ka ndikim të mirë edhe kundër diabetit, mbipeshës dhe autizmit.

Por nëse e doni çokollatën vetëm për shijen e ëmbël që ka, atëherë ju rekomandojmë recetën e mëposhtme të kekut me çokollatë.

Përgatitja e Kekut me Çokollatë dhe Arra në Shtëpi

Përbërësit

200 gramë çokollatë të zezë

150 gramë gjalpë

80 gramë sheqer

5 vezë

1 lugë çaji me vanilje pluhur

50 gramë miell

1 bustinë me pluhur pjekjeje për ëmbëlsira (e gjeni në supermarkete)

40 gramë arra të thërrmuara

10 gramë kakao

100 ml krem qumështi (pana)

Përgatitja

Ndizeni furrën në 180°C.

Në një tenxhere shkrini 120 gramë nga çokollata e zezë bashkë me gjalpin.

Në një enë tjetër rrihni vezët dhe sheqerin deri sa të krjohet një masë e bardhë.

Tek tenxherja me çokollatën e shkrirë shtoni vaniljen dhe përziejeni.

Më pas shtoni miellin dhe të gjithë përbërësit e tjerë, arrat, kakaon, pluhurin e pjekjes.

Përziejeni mirë me lugë druri dhe më pas hidheni në tepsi për ta pjekur.

Ndërkohë që keku piqet, ngroheni kremin e qumështit në një tenxhere tjetër deri sa të dalë pak tym.

Shtoni pjesën e mbetur të çokollatës dhe përziejeni mirë.

Pasi keku të jetë ftohur hidheni masën e qumështit me çokollatë sipër dhe servireni.

Çokollata e zezë është e pasur me minerale mirëbërës siç është kaliumi, zinku dhe seleniumi.

Një sasi prej 100 gramësh e një çokollate 70% të zezë plotëson 67 përqind të nevojës ditore për hekur.

Për më tepër, çokollata përmban një substancë që është e njëjta me një kimikat të çliruar nga truri kur njeriu bie në dashuri.

Jo më kot çokollata cilësohet si një ushqim që i bën mirë shpirtit.

Kek shtepieme cokollate dhe arra:Embelsira qe gezon shpirtin Read More »

Funksionet e panjohura shendetesore te cajit te nenexhikut

Çaji i nenexhikut është i shijshëm dhe me vlera për shëndetin.

Ai përmirëson shëndetin në disa mënyra, duke ia nisur me tretjen, uljen e dhimbjeve dhe eliminimin e inflamacionit.

Çaji i nenexhikut ndihmon në qetësimin e trupit dhe trurit, heqjen e erës së keqe të gojës, rënien në peshë dhe forcon sistemin imunitar.

Ky çaj ka një ndikim të konsiderueshëm në sistemin tretës. Mentoli që gjendet tek ky çaj është pjesa më e vlefshme e gjithë strukturës organike të bimës.

Çaji i nenexhikut përgatitet thjesht nëpërmjet gjetheve të bimës të ziera në ujë. Emri shkencor i nenexhikut është Mentha Piperita, një shartim i mentes së ujit dhe mentes tradicionale.

Shqipëria është e bekuar në këtë aspekt. Në trojet tona nenexhiku rritet edhe në natyrë por edhe kultivohet gjërësisht. Le t’i hedhim një sy përdorimeve medicinale të çajit të nenexhikut .

Vlerat shëndetsore të çajit të nenexhikut

Ul temperaturën: Pirja e këtij çaji shumëfishon djersitjen ndërsa mentoli ul temperaturën brenda trupit.

Për më tepër, kjo betejë në dy fronte ul edhe inflamacionin dhe këputjen e trupit që shoqëron ethet.

Shëndeti i sistemit tretës: Vaji i nenexhikut dhe çaji i nenexhikut janë përdorur prej mijëra vjetësh për të zgjidhur dhe kuruar një sërë problemesh të sistemit tretës.

Studime arkeologjike kanë treguar se nenexhiku është përdorur prej më shumë se 10,000 vitesh si suplement ushqimor.

Çaji i nenexhkut shmang gazrat dhe i nxjerr ato jashtë trupit sapo akumulohen. Çaji stimulon dhe rrit efikasitetin e tretjes dhe promovon lëvizjet e shëndetshme të zorrëve.

Kundër të vjellave: Të vjellat janë simptomat më të vështira kur sëmuremi. Çaji i nenexhikut ul ndjeshëm gjasat e shfaqjes së të vjellave edhe në rastet kur ato shoqërojnë një simptomë ose kur jeni duke udhëtuar në traget ose fluturuar me avion.

Problemet me frymëmarrjen: Çaji i nenexhikut të çliron nga problemet me kollën dhe rrjedhimisht lehtëson frymëmarrjen.

Duke qetësuar muskujt e fytit dhe kraharorit, eliminimi i këtyre simptomave të të ftohtit ose gripit është i paevitueshëm.

Sistemi imunitar

Çaji i nenexhiktu është antibakterial dhe i rekomanduar kundër temperaturës, kollës dhe të ftohtit.

Kjo pije e shijshme parandalon sëmundjet dhe e mbron trupin prej tyre.

Ky çaj përmban vitaminë B, kalium, antioksidantë dhe kalcium që e ndihmojnë organizmin të luftojë sëmundjet dhe të kryejë funksionet e veta në mënyrë të shëndetshme.

Humbja në peshë: Aroma e pakrahasueshme e çajit të nenexhikut dhe disa prej përbërësve natyralë të tij ndihmojnë në mbajtjen nën fre të ushqyerjes së tepruar dhe rrjedhimisht parandalojnë obezitetin.

Ul stresin: Mentoli ka efekt qetësues dhe ul kontraktimet muskulare. Kjo e bën atë të dobishëm kundër stresit mendor.

Çaji ul tensionin e gjakut dhe temperaturën e trupit duke lejuar organizmin të qetësohet dhe të jetë në paqe.

Kjo është edhe arsyeja përse vaji i nenexhikut përdoret gjërësisht në terapitë aromatike, duke mos lënë pas edhe çajin e nenexhikut.

Kujdes: Mentoli mund të shkaktojë alergji dhe urth tek disa njerëz. Këto dy reagime janë të lehta, por sugjerohet të konsultoheni me një mjek për alergjitë e mundshme që mund t’iu kanosen.

Receta e çajit të freskët të nenexhikut

Për një filxhan me çaj ju nevojiten 7-10 gjethe nenexhiku dhe 250 ml ujë. Nëse dëshironi mund të shtoni, qumësht, mjaltë ose limon. Në disa raste të tjera mund të shtoni edhe akull.

Funksionet e panjohura shendetesore te cajit te nenexhikut Read More »