Ajo është përpjekur të jetë pjesë e çdo gjëje por, ka diçka për të cilën Rozana nuk i është krenare.
E ftuar këtë javë në “Thumb”, Rozana tha se, pavarësisht eksperiencës së fituar në shumë fusha, këngëtare, skenariste, moderatore të cilat, pa dyshim, e bëjnë të ndihet krenare me veten, ka diçka që e ka peng:
“Ndihem krenare që çoj publikun në këmbë në Pallatin e Kongreseve, që bëj këngë me mesazhe të forta, por nuk ndihem krenare vetëm për një gjë: që nuk jam aktore në Teatrin Kombëtar. Ndoshta dikush ka menduar se një i patalentuar do zërë vendin tim,” – tha ajo për “Thumb”.
Ka kaluar vetëm një javë nga triumfi i Ermal Metës dhe Fabrizio Moro-s në Sanremo dhe gjatë këtyre ditëve, dy artistët kanë qenë gjithandej nëpër media.
Shkrime, ftesa, komente, intervista – gjithçka që flet për këngën, por edhe jetën e tyre.
Jeta private e Ermal Metës, jo vetëm në Shqipëri, por gjerësisht është komentuar edhe në mediat italiane. Një fëmijëri aspak e thjeshtë dhe një adoleshencë jo më pak e tillë. Thuajse çdo notë e çdo varg të këngëve të tij, Ermali e ka shkruar duke u nisur pikërisht nga jeta reale. Dhe jo më kot është kthyer në burim frymëzimi e force për shumë njerëz në periudha të vështira jete.
Mbrëmjen e kësaj të shtune, Ermali dhe Fabrizio Moro kanë qenë të ftuar në me programin “C’è Posta per Te” në “Canale Cinque” për të qenë “dhurata” e një të sëmuri. Pasi ka kaluar luftën e gjatë me sëmundjen, Giuseppe ka shprehur dëshirën për të surprizuar bashkëshorten dhe vajzat dhe për t’u kërkuar falje.
Meqë Ermali dhe Fabricio ishin dy këngëtarët e preferuar të së bijës, Giuseppe u kërkoi ndihmë dhe ata pranuan menjëherë. Pasi dëgjuan historinë e tij, Ermali dhe Fabricio, të emocionuar, i dhanë kurajë familjes që kishte kaluar vite me këtë vuajtje: “Historia e babait tuaj na dha shumë forcë dhe na bëri të kuptojmë se jeta duhet të merret më lehtë”,- tha Fabrizio duke iu drejtuar vajzave.
“Ky ishte një mësim shumë i bukur dashurie dhe jam i sigurt që do të bëhet këngë” – tha Ermali pas kësaj historie, duke vlerësuar familjen e Giuseppe-s dhe mbështetjen që ata i kanë dhënë njëri-tjetrit.
Dy profesorët e Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi dhe Ibrahim Berisha kanë dalë kundër idesë së Edi Ramës për një President të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë.
Krasniqi e ka quajtur Kryeministrin e Shqipërisë aventurier, të pabesë dhe përçarës derisa Berisha ka thënë se udhëheqja e Kosovës nuk duhet të nënshtrohet para matrapazve qeveritarë nga Shqipëria.
“Edi Rama është aventurier. Është përçarës. Është i pabesë. Të tilla i ka të gjitha iniciativat e deritashme në drejtim të Kosovës. Të tillë e pati propozimin edhe sot në Prishtinë. (Sapo BE-ja e ka veçuar nga Serbia rrugën e Kosovës drejt integrimit, ky tipi synon ta mjegullojë e të mbulojë atë rrugë me dilema të tjera.Synon të frikësojë BE-në, me gjoja “qëllimet e fshehta” të Kosovës!!!) Pra, iniciativat e tij kanë vetëm një qëllim: të dobësojnë shtetin tonë e të inkurajojnë armiqtë e tij. Qaq. Prandaj askush nuk duhet ta marrë seriozisht, asnjë propozim të Ramës. As këtë të fundit, sepse edhe ky është hileqar”, ka shkruar Krasniqi, në një reagim, pas propozimit të Ramës.
Edhe profesori i Sociologjisë, Ibrahim Berisha ka thënë se përpos matrapazëve qeveritarë nga Shqipëria kujdes duhet patur edhe nga dinakëve nacionalistë të Serbisë.
“Shoqëria, shteti i Kosovës, meriton qeveri dhe udhëheqje të dinjitetshme që nuk është inferiore dhe e nënshtruar ndaj matrapazve qeveritarë të Shqipërisë dhe dinakëve nacionalistë qeveritarë të Serbisë”, ka shkruar Berisha,
Edhe Partia më e madhe në Kosovë, LDK, ka dalë kundër një ideje të tillë. Madje, Avdullah Hoti e ka quajtur një mosrespket ndaj Kosovës një ide të tillë të ardhur nga udhëheqësi i Shqipërisë.
“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka shkruar Hoti, në një reagim në FB.
Ndërkohë, avokati Dastid Pallaska, Avokati Dastid Pallaksa ka reaguar ndaj idesë së Edi Ramës për një President kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë si ide e cila mund të realizohet në dhjetë vitet e ardhshme.
Por, Pallaska thotë se Kosova dhe Shqipëria në dekadën e ardhshme mund të krijojnë vetëm një institucion që mund t’i pensiononte patriotët e karrierës. Pastaj të njëjtit të përfundonin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyzë ose në Burrel.
“Të vetmin institucion të përbashkët që munden me e kriju Kosova dhe Shqipëria në 10 vitet e ardhshme është një “dhomë e lartë e dy parlamenteve” ku do të kishin mundësi me u pensionu të gjithë patriotat e karrierës nga të dy vendet. Për seli mundemi me bisedu. Është Dyzi por edhe Burreli nuk është vend i keq”, ka shkruar Pallaska.
Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.
Këto dy propozime, Rama i ka bërë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij, shkruan Gazeta Express.
E ka pranuar se një ide e tillë nuk është e realizueshme tash po ka thënë se edhe dicka që ëndërrohet mund të realizohet.
“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar ai.
Çfarë pamë këtë fundjavë të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës? Pamë, sërish, se si kjo klasë sunduese dhe eksploatuese politike ka arritur ta degradojë gjuhën. Ta zhvlerësojë atë. T’ia humb kuptimin.
Nga foltorja e parlamentit dhe nga studiot televizive sunduesit flasin për qeverisje të mirë dhe qytetarëve para syve u shfaqen hotelet e shtrenjta në St. Moritz, këta flasin për prosperitet ekonomik dhe qytetarët i shohin aferat korruptive, këta flasin për barazi sociale dhe qytetarët i shohin (edhe në Instagram) pinjollët e sundimtarëve të Kosovës nëpër pista skijimi në Zvicër dhe plazhe të Floridës, këta flasin për demokraci dhe qytetarët shohin degradimin institucional, këta përbetohen se «tani do të qeverisim vërtet në interes të qytetarëve» dhe qytetarët këtë e përjetojnë si fyerje, sepse tashmë i kanë parë që nga viti 1999 se çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë, kur këta thonë «kemi ndërtuar një shtet demokratik, funksional, efektiv» qytetarëve u kujtohen njerëzit me muskuj që kurdisin tenderë me fjalët «Mshoj gjanarski jarani jem» ose «Kqyre se s’mujta me të thirrë… m’u ka zbraz krejt fyti…».
Zhvlerësimi i gjuhës është pasojë e korruptimit të sistemit. Nuk kemi të bëjmë vetëm me politikanë të korruptuar, por me sistem të infektuar nga korrupsioni dhe me jo pak qytetarë të gatshëm të bashkëjetojnë me këtë sistem dhe ta shohin atë si kësmët, jo si kiamet. Kësisoj gënjeshtrat e pushetit janë shndërruar në hata parazitare, të cilat gërryejë e shkatërrojnë besimin dhe ia humbin gjuhës karakterin komunikues.
2. Rrëmuja retorike e Ramës
Gjatë fundjavës nuk pamë vetëm zhvlerësues të gjuhës, pamë edhe një mjeshtër të retorikës si Edi Rama, i cili talentin e tij e keqpërdorë për mesazhe populliste.
Ndërsa vendi i tij që nga viti 1945 ka nënshkruar pothuaj çdo akt ndërkombëtar që garanton kujfijtë në Ballkan dhe që nga viti 1990 me devotshmëri ka pranuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan (Daytoni, Rambouillet, Ohri, Vjena), kryeministri i Shqipërisë kur vjen në Prishtinë ose kur jep intervista përherë sillet si njëfarë «babai i kombit» – pa mandat. Dhe çka duhet pritur nga baballarët e kombit?
Natyrisht gjëra të mëdha. Edi Rama po sillet si inxhinier që cakton kufijtë dhe manipulon me ndjenja kombëtare. Këtu nuk dallon shumë nga popullistët e tjerë ballkanikë, të cilët po ashtu ëndërrojnë të ndajnë Kosovën. Është një retorikë tashmë bajate: «Do të kemi një president të përbashkët», «do të jemi bashkë», «kemi një ëndërr».
Ndërkohë që te Kukësi lopët ende dalin në korzo në autostradë, sepse shteti nuk është në gjendje të rregullojë atë pjesë të autostradës, ndërkohë që revista gjermane si «Stern» e përshkruajnë Shqipërinë si vend në duar të bandave të drogës dhe si shtet ku baronët e drogës me pëlqimin dhe përkrahjen e politikës shndërrohen në pronarë të bashkive, zonave turistike, hoteleve, ndërkohë që qindra shqiptarë po ikin nga parajsa e Edi Ramës dhe paraardhësve të tij në post dhe me javë të tëra po presin në tenda në fshatra të Spanjës për t’u futur në kamionë dhe kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe. Në paradën e tij për vizatim të kufijve Rama nënçmon secilin.
Politikanët e Prishtinës? Lopë e loparë! Vjen në parlamentin e Kosovës, mban fjalim dhe nuk e përmend ideatorin e shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Pastaj ka kosovarë, si ndonjë këshilltar të kryeministrit kosovar, që e humbin kontrollin dhe e quajnë Edi Ramën jo më pak se të droguar – një akuzë që e ka dëgjuar shpesh edhe nga Sali Berisha.
Kështu vërtet jemi një: vokabulari politik po harmonizohet. Ndërkohë që klanet ekonomike dhe oligarkët i favorizojnë prodhimet e Serbisë në tregun e Kosovës – të asaj Serbie që ka vrarë së paku 10 mijë shqiptarë, shumica civilë.
E bllokuar mbetet edhe linja e interkoneksionit. Kush po e bllokon? Beogradi. Kush po hesht? Sundimtarët e Tiranës dhe Prishtinës.
3. Himni
Albin Kurti sot ishte në seancën solemne të Kuvendit – ndonëse sipas dëshmitarëve ai erdhi me vonesë, me gjasë për të pritur derisa të intonohet himni i Kosovës. A keni parë këso situatash absurde në ndonjë vend të botës?
Opozitari që dëshiron të bëhet kryeministër nuk vjen me kohë për shkak se nuk i pëlqen himni. Sepse ai çohet në këmbë vetëm kur intonohet himni i Shqipërisë!
Disa mbështetës të Kurtit madje nuk u panë fare në seancë. Ndoshta kanë shkuar në zonat e tyre elektorale në Skrapar, Kurvelesh e Mallakastër për të përgatitur kandidaturat për Kuvendin e Madh Kombëtar.
Çdo tendencë e Vetëvendosjes për të bojkotuar shtetin e Kosovës mund t’i kthehet asaj si bumerang. Sepse shteti kurrë nuk duhet ngatërruar me kusarët e cubat që mund ta sundojnë. Nuk është Kosova projekt i përkohshëm.
Mund të shndërrohet nëse ka pajtim shoqëror në Kosovë për ta shkatërruar atë dhe për ta ndarë territorin mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Ndërkohë që Shqipëria si anëtare e NATO-s ka garantuar kufijtë dhe këtë po e bën çdo ditë në procesin e integrimit në BE. Njerëzit në Kosovë nuk janë budallenj.
Duan të jetojnë të qetë, pa konflikte dhe të pashqetësuar nga Serbia dhe nga përrallat për bashkim kur shteti i Kosovës për shkak të zhvillimeve gjeostrategjike nuk është konsoliduar ende dhe me këto telashe do të ballafaqohet edhe në të ardhmen.
Si të bindet një shtet të pranojë Kosovën kur ka politikanë që këtë shtet e shohin si diçka të përkohshëm?
Deri dje u zhvillua loja me flamur, sot lojërat me himn. E Kosova ka halle tepër më të mëdha. Por ndoshta pas një kohë edhe Albin Kurti e kupton se pavarësia e Kosovës e forcon Shqipërinë.
Titulli është i redaksisë. Titulli origjinal “Mirëdita, Absurdistan!
Rita Ora është këngëtarja shqiptare që mbrëmë i dha vulë koncerteve të saj duke krijuar një atmosferë të paharruar në Prishtinë. Ajo jo vetëm ka zërin melodioz, drithërues dhe miklues, por edhe trupin që lë pa mend cilindo mashkull në botë.
Performanca e saj unike bëri që shumë fansa të këndojnë dhe të brohorasin me të njëkohësisht, e sidomos tek vallja “Shota”. Përveç koncertit madhështor me mbi 300 mijë të ftuar, Rita Ora shkëlqeu me paraqitjen e zjarrtë dhe dukjen e mrekullueshme. E pas përfundimit ajo u nis menjëherë në Japoni për të realizuar një spot reklamues, megjithatë nuk hezitoi të shfaq 3 fotografitë më seksi me të cilat thyen edhe rrjetet sociale.
Rita Ora mbetet një yll që shkëlqen me zë e me trup. Mjafton të shikoni edhe fotot e Rita Orës gjatë koncertit në Prishtinë.
Aromë gatimi… Jemi tek Dandy, Bar-Restaurant-Lounge në zemër të Bllokut –
<p>
Intervistoi: Eglantina Nasi </p>
Trëndafil në pjatë… Një detaj krejt i vogël në dukje, por që pas të cilit fshihet një aromë sekretesh. Aromë gatimi… Jemi tek Dandy, Bar-Restaurant-Lounge në zemër të Bllokut. Aty ku klasi, shërbimi ekselent dhe mjedisi mjaft atraktiv, ndërthuren hijshëm tek njëri-tjetri, për t’u finalizuar në një kënaqësi unike që vetëm ai arrin t’u falë gjithë frekuentuesve të tij. Thonë se dashuria vjen nga stomaku. Pse jo, klientët e Dandy-t e duan atë edhe për kuzhinën e tij. Për aromat e saj të veçanta, guximin në të eksperimentuarit me elementët që e formësojnë gastronominë si të tillë, por edhe gjetjet aspak të zakonta që i befasojnë shpesh. Të cilat, në fakt e kanë një autor: Ai quhet Moris Moko! Një shef kuzhine që suprizon në vazhdimësi e që në këtë rrëfim të tij për “Koha Jonë” arrijmë t’i “vjedhim” disa nga sekretet e profesionit. Por edhe të magjisë që mbart arti i gatimit…
Kush është shefi i kuzhinës së “Dandy” Bar-Restaurant-Lounge?
Quhem Moris Moko, një shef kuzhine që krahas punës që ushtroj këtu e kam edhe pasion. Që në moshë të vogël, 13 vjeç pothuajse e nisa këtë punë e tani mbas një eksperience 15-vjeçare kam arritur aty ku unë dëshiroja. Pra të gatuaja dhe eksperimentoja jo vetëm me kuzhinën shqiptare, por edhe ato të huaja.
Koncepti juaj për kuzhinën, përtej konturimit të saj thjesht si një vend gatimi. Çfarë ndjesish ju lindin, teksa nisni të përgatisni për klientët?
Kuzhina për mua është një art më vete dhe si e tillë nuk e shikoj vetëm si një vend ku gatuhet për klientelën, por edhe si një mundësi për të provuar gjëra të reja, duke sjellë edhe specialitete individuale. Çdo ditë mundohem të përgatis pjata të realizuara më së miri dhe patjetër me shumë shije për çdo klient. Pjesa tjetër, varet edhe nga shijet e tyre, pasi klienti për ne është “mbreti” dhe si i tillë ai duhet të ndahet gjithmonë i kënaqur nga kuzhina. Kjo është edhe motoja e “Dandy-t”!
Një trëndafil, apo dizenjo të çuditshme, shpesh në brendinë e pjatave që ju servirni… Ç’sinjifikojnë për ju elementë të tillë?
Ky është arti i kuzhinës e siç thonë “pjatën e ha syri”. Një pjatë e bukur, me dekore, estetikisht bën diferencën. Ndërsa kur vjen puna tek trëndafili, ky detaj simbolizon të bukurën në tërësi, por është edhe një sinjal që fton nëpërmjet aromës së mirë të ushqimit. Tek trëndafili ka shumë buzëqeshje e mirësi, por edhe dashuri brenda, sepse siç thoni ju, dashuria vjen nga stomaku!
Të eksperimentosh në kuzhinë. A guxoni shpesh dhe deri ku arrin imagjinata juaj?
Idetë dhe imagjinata e bëjnë këtë profesion më të organizuar dhe joshës. Personalisht gjithmonë kam ide dhe guxoj çdo ditë, duke bërë gjëra të reja. Mendoj se ia kam dalë.
Si njohës i mirë i gastronomisë, cili është sipas jush evoluimi që po pëson së fundmi kuzhina tradicionale shqiptare? A mendoni se ajo po humbet gjatë rrugës, apo po përsoset teksa fiton elementë të rinj nga kuzhinat e tjera?
Jo mendoj se kuzhina shqiptare nuk po humbet, sepse ajo është traditë e gjatë e popullit tonë, pra e trashëguar, e cila ruhet nga çdo familje shqiptare, por ashtu sikurse në çdo aspekt tjetër edhe në kuzhinë futen përbërës të rinj, por pa humbur në esencë.
Nga kuzhinat e huaja, cila është më e prefeuara për ju? Ku e gjen ti më mirë veten?
Në kuzhinën italiane e gjej veten më shumë, pasi atje e mora këtë profesion, ku edhe u diplomova për kuzhinier, por duke lëvizur në vende të ndryshme njoha dhe kuzhinën zvicerane dhe atë franceze.
Si është kultivuar sipas jush shija e klientelës sonë në tërësi? Çfarë kërkojnë tashmë shqiptarët më shumë?
Kuzhina në Shqipëri ka përparuar shumë. Ndërthuret midis tradicionales dhe modernes. Kam parë që tek ne pëlqehet kuzhina greke, italiane, por pa humbur edhe elementët e kuzhinës sonë, ku në një ditë festive organizuar në familje ushqimi është tradicional.
Pjata më ekstra që ke përgatitur ndonjëherë, apo di të bësh?
Janë shumë të tilla, por them fileto peshkaqeni me salcë haviar dhe avocado. Një gatim mjaft i shijshëm, por që nuk mund ta gjesh kudo.
Mund të përgatisësh pjatën më të mirë, por në fund është klienti ai që vendos, nëse është e tillë apo jo. Sipas jush, cili është “kodi” i fshehur që e lidh një shef kuzhine dhe pritshmërinë e atij që konsumon produktin e tij?
Kuzhina të do në këmbë, të përqendruar, pasionant dhe të përkushtuar. Çdo klient ka shijet e veta, por klientët e mi kanë ngelur gjithmonë të kënaqur dhe tek unë kjo ka ndikuar që të ec përpara. Kjo mendoj se vërtetohet edhe nga klientela e Dandy-t, e cila përveçse është shtuar në numër, është edhe e rregullt, me personazhe VIP dhe qytetarë të thjeshtë, por me shije.
</div>
” data-medium-file=”” data-large-file=”” />
Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur një prej kërkesave të liderit të opozitës të vendosur pak ditë më parë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha mes 5 kërkesave tha se mazhoranca duhet të miratojë brenda shtatorit ligjin për dekriminalizimin.
Rama duke iu përgjigjur Bashës në intervistën “5 pyetjet nga Babaramo” shprehet se nuk pranon afate të vëna nga opozita si dhe nuk është njohur me propozimin e opozitës për këtë iniciativë.
“Nuk e njoh projektin e opozitës dhe nuk pranoj afate të vëna nga opozita. Sigurisht që opozita është e mirëpritur të bashkëpunojë jo vetëm për këtë projekt por për cdo projekt tjetër. Për sa na takon ne nuk flasim as shumë por bëjmë shumë më tepër seç flasim dhe besoj që edhe opozitës i takon të shikojë mirë radhët e veta të mos bëj as prokurorin as gjykatësin. Dhe për më tepër atyre që në krye të opozitës bëjnë prokurorin dhe gjykatësin i takon që të reflektojnë mbi faktin që janë objekte dhe subjekte të drejtësisë pavarësisht se në Shqipëri drejtësia ende është e munguar në këtë aspekt”, u shpreh Rama.
I pyetur për arrestimin e Armando Prengës, Rama shprehet se, “në Shqipëri ka filluar një kapitull i ri ku pandëshkueshmëria e famshem që e bëri Shqipërinë turpin e botës ka marrë fund”.
Lidhur me akuzat dhe kërkesën e opozitës për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Rama u përgjigj se, “ministri i Brendshëm ka jo vetëm mbështetjen por ka dhe të gjithë respektin dhe admirimin tim për vendosmërinë e tij në këtë luftë jo vetëm me krimin por dhe me politikën që bëhet me krimin”.
Ndërsa për 155 milionë euro që mungojnë në buxhetin e shtetit në 7 muaj, Rama tha se “është e gjitha rezultat i një sërë faktorësh, që nga njëra anë kanë të bëjnë me konjukturat ndërkombëtare”.
Kurse për akuzat e ish-oficerit të policisë Dritan Zagani, kryeministri tha: “Çfarë prisni ju të thotë një njeri që arratiset në shkelje të vendimit të gjykatës dhe që është i akuzuar për dekonspirim të operacioneve të policisë kundër drogës, përvecse të bëjnë atë që bëjnë të gjithë hajdutët kur kapen dhe thonë kapni hajdutin.”
Rama komentoi edhe deklaratën e Vuçiç "unë jam një lider lokal, ndërsa Rama është lider botëror.” “Ka qenë një batutë shumë dashamirëse dhe më ka bërë mjaft për të qeshur”, tha Rama.
Intervista e plotë e kryeministrit Edi Rama në "5 Pyetjet nga Babaramo"
Do doja ta nisinim bisedën nga ngjarja e fundit më e rëndë që ka ndodhur në vend që është arrestimi i deputetit Armando Prenga. Brenda dy vjetëve kemi tre deputetë të kësaj shumice qeverisëse që janë të arrestuar. janë tre dhe nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar por kemi të bëjmë me një fenomen. Përse jeni detyruar t’i drejtoni edhe botës së nëndheshme për të fituar zgjedhjet?
Unë nuk i jam drejtuar as një adrese të nëndheshme. Ata që janë vendosur në listën e deputetëve të PS dhe flasim këtu për dy deputetë që sot janë pa imunitet, janë vënë në listë falë kontributit që kanë dhënë në grupin parlamentar, në zgjedhje si deputetë të PS. Thënë kjo, nga ana tjetër dua të besoj që shqiptarët janë majftueshmërisht të arsyeshëm për të kuptuar një gjë shumë thjesht: Ne nuk njohim asnjë dallim tjetër përveç dallimit mes kujtdo respekton ligjin dhe kujtdo e shkel atë, qoftë nga të tyret qoftë nga tanët, qoftë nga ata që nuk janë as të tyrët as tanët. Këto ndarje që deri dje diktonin sjelljen e pushtetit dhe që e degjeneruan pushtetin ekzekutiv në Shqipëri në një organizatë që merrte në mbrojtje cdo shkelës të ligjit në anën e vet janë trashëgimi që i përket të shkuarës. Ka filluar në Shqipëri një kapitull i ri ku pandëshkueshmëria e famshëm që e bëri Shqipërinë turpin e botës ka marrë fund.
Po flitet nga të gjithë për një dekriminalizim të politikës. Mendoni se është i mjaftueshëm projekti që ka paraqitur së fundi opozita në Parlament dhe për të cilin ka vënë edhe një afat.
Nuk e njoh projektin e opozitës dhe nuk pranoj afate të vëna nga opozita. Sigurisht që opozita është e mirëpritur të bashkëpunojë jo vetëm për këtë projekt por për cdo projekt tjetër. Për sa na takon ne nuk flasim as shumë por bëjmë shumë më tepër seç flasim dhe besoj që edhe opozitës i takon të shikojë mirë radhët e veta të mos bëj as prokurorin as gjykatësin. Dhe për më tepër atyre që në krye të opozitës bëjnë prokurorin dhe gjykatësin i takon që të reflektojnë mbi faktin që janë objekte dhe subjekte të drejtësisë pavarësisht se në Shqipëri drejtësia ende është e munguar në këtë aspekt. Ne do ta cojmë përpara programin tonë, ne do të çojmë përpara edhe këtë proces ashtu sic jemi zotuar me një projektligj të standardeve ndërkombëtare që do të bëjë të mundur që persona të dënuar. Ndërkohë që asnjëri nga dy deputetët që kemi përjashtuar nga PS për këto veprime që bien ndesh krejtësisht me normat e bashkëjetesës sonë dhe me ligjin nuk ka qenë i dënuar, dhe do ta shtrijmë këtë jo vetëm në nivelin politik por në të gjithë administratën. Nuk do të lejojmë më që në administratë të ketë vend për njerëz që janë dënuar për krime të ndryshme sidomos për korrupsion.
Një miku ynë i përbashkët thotë që janë disa zona të vendit ku të dyja partitë kanë kandiduar njerëz me master, dhe me këtë nënkuptonte jo kontribute në shkencë apo dije, por me një bacground kriminal. Përse në këto zona duhet të kandidohen këta njerëz të fortë?
Së pari në asnjë parlament të Europës nuk janë të gjithë shkencëtarë. Parlamentet janë shprehje e përfaqësimit të zonave, të traditave të individëve që gëzojnë respekt dhe kanë influencë në zona të caktuara. Së dyti ky është një proces, Shqipëria është një vend që ka një demokraci të re dhe në këtë proces ka vend për reflektim dhe përmirësime të mëdha por askush sot nuk mundet të bëjë akuzuesin sepse faktikisht jam shumë krenar ta them që ne jemi në krye të një beteje reale për të emancipuar politikën dhe për t’i dhënë asaj një dimension shumë cilësor, edhe në pikëpamjen e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet.
Të kthemi tek projekti që ka paraqitur opozita
Nuk e njoh projektin dhe nuk kam si të komentoj një projekt që nuk e njoh. Por ju siguroj që duke pasur parasysh faktin që ne i jemi referuar praktikës ndërkombëtare dhe kemi marrë për bazë ligjin që na është dukur më i përshtatshëm dhe më agresiv ndaj këtij fenomeni, që është ligji "Severino" në Itali gjë që opozita e ka konsideruar si një pikë referimi të rëndësishme, do të mundohemi të gjejmë përputhshmëri sa më shumë mes qasjes sonë dhe të tyre. Por nuk mund të komentoj më shumë se nuk e njoh draftin.
Disa elemente janë bërë publike, që nga afati kohor që duhet të aprovohet brenda shtatorit, që deputetët në momentin e betimit duhet t’i nënshtrohen testit të drogës, apo që të inkriminuarit menjëherë humbasin mandatin.
Po them edhe njëherë nuk e njoh draftin.
Po këto klauzola i pranoni?
Nuk do të doja të spekluloja mbi këtë fakt. Unë kam një standard pune që unë di parimin dhe unë udhëheq mbi bazën e parimeve ndërkohë që gjithë zbërthimin e parimit dhe transformimin e tij në një mekanizëm ligjor e bëjnë njerëzit që ne kemi dhe nuk i kemi të pakët, që janë profesionist në atë punë. Të njëjtën gje kemi ndjekur edhe me reformën në drejtësi.
Një tjetër avion me drogë është kapur gjatë ditëve të fundit i nisur nga Shqipëria në Itali. E pranoni që keni dështuar në luftën kundër narkotikëve?
Jo vetëm që ne nuk kemi dështuar por të gjitha rezultatet shembullore flasin për faktin që ky fenonen i kthyer në një kancer në trupin e vendit dhe të shoqërisë sonë ka filluar të luftohet seriozisht vetëm pas ardhjes sonë në qeveri dhe fakti që ne jemi shumë aktiv në kapjen e trafikantëve, në kapjen e sasive që tentohen të trafikohen, në kapjen dhe eliminimin e të gjitha atyre prodhimeve të paligjshme në territor bën që çdo ditë të ketë lajm për këtë punë. Por lajmi është që kapen, asgjësohen, kështu që kjo është një luftë që vazhdon dhe nuk është një luftë e mbyllur përfundimisht.
Të dyja rastet e avionëve, një trafik me përmasa të mëdha, brenda një jave dy avionë janë kapur nga policia italiane jo nga ajo shqiptare.
Së pari, më lejoni të them që kjo është një gënjeshtër sepse operacioni i kapjes së trafikantëve që tentuan të bëjnë trafik me avion ishte një operacion i koordinuar plotësisht mes të dy policive dhe rezultatet e larta në këtë betejë janë rezultat i faktit që ka filluar një koordinim intensiv operacional qysh se ne kemi ardhur në qeveri me autoritetet italiane që kishin hequr dorë nga cdo përpjekje për të bashkëpunuar me policinë shqiptare pasi cdo gjë dekonsiprohej. Do të doja shumë të ishim seriozë dhe të vërtetë. Ne nuk jemi magjistarë, nuk kemi një fuqi të mbinatyrshme për të zhbërë fenomene dhe metastaza të një kanceri të ushqyer për vite të tëra në të gjithë sektorët, por ne kemi kurajon dhe vullnetin dhe padyshim vizionin e duhur për të bërë që Shqipëria të shërohet nga gjithë këto fenomene. Dhe ne do ta shërojmë Shqipërinë le të thonë çfarë të duan ata që janë shkaktarë apo thjesht spektatorë që merret me këto çështje.
Është fakt që Lazarati u mbyll nuk mbillen më plantacione hashashi…
Lazarati u mbyll por Lazarati nuk përbënte më lajm për askënd nga ju, dhe përbënte lajm vetëm për mediat ndërkombëtare. Të gjithë këtu ishin pajtuar me faktin që Lazarati ishte një republikë autonome e drogës se jo vetëm politika por askush tjetër nuk kishte cfarë të bënte.
Por ndërkohë Lazarati është zëvendësuar nga Lumi i Vlorës, Tepelena apo Dukagjini?
Kultivim të paligjshëm të kanabisit nuk ka pasur vetëm në Lazarat por në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dhe duke e goditur në mënyrë intensive e kemi nxjerrë atë në pah ndërkohë që deri para dy vjetësh as nuk luftohej as nuk goditej. dhe ky është fakt.
Cili është qëndirmi zyrtar i kësaj shumice qeverisëse, nëse kemi parasysh se një nga deptuetët e rëndësishëm të kësaj shumice zoti Kokëdhima i cili së fundi u bë dhe koordinator i PS-së për jugun kërkon legalizimin e hashashit?
Së pari, juve nuk keni asnjë autoritet (jo juve personalisht) dhe asnjë mandat për të komentuar se si organizohet së brendshmi PS për sa kohë nuk jeni anëtar të PS. Së dyti duke thënë kryeministër i jugut, koordinator i jugut ju bëni një spekulim shumë të madh sepse faktikisht ne jemi organizuar në funksion të fushatës së zgjedhjeve në parti dhe të fushatës për hapjen dhe zgjerimin e radhëve të parisë me anëtarë të rinj dhe në bazë të tij kemi vendosur 6 drejtues të cilët kanë një përgjegjësi më shumë dhe nuk kanë ndonjë post, ndonjë vlerësim dhe aq më pak ndonjë detyrë kryeministrore me tendencë për të sunduar në ndonjë krahinë të vendit. Debati për kanabisin mjekësor është një debat që bëhet lirisht në të gjithë planetin, një debat që në vende të ndryshme është kthyer edhe në legjislacion. Sot për kanabisin ka një përplasje shumë të madhe opinionesh, dhe nuk ka asgjë të keqe që edhe këtu opinione të cilat shkojnë në favor të shfrytëzimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe sigurisht pastaj me impakt të rëndësishëm ekonomik siç ndodh në SHBA apo sic po ndodh në shumë vende të tjera. Dhe që një apo disa deputetë të kenë ide alternative, t’i shprehin dhe të diskutojnë për to s’ka asnjë faj dhe asnjë krim.
Ju i mbështesni ato?
Fakti që ka deputetë të cilët edhe brenda shumicës kanë idetë e tyre dhe sigurisht duke respektuar plotësisht kornizën e bashkëjetesës së PS, nuk do të thotë që idetë do të gjejnë me cdo kusht mbështetje. Ne kemi qenë shumë të qartë dhe unë kam qenë i bindur që debati për kanabisin si një burim i shëndetshëm ekonomie dhe si një burim për farmaceutikën është shumë i parakohshëm për Shqipërinë në kushtet kur ne duhet ta luftojmë atë dhe të asgjësojmë të gjithë pjesët e rrjetit kriminal që e tregton atë në mënyrë të paligjshme. Kështu që kjo është fare e qartë dhe nuk duhet të habitemi pse ka dikush një ide alternative. Ndërkohë që e keqja nuk na vjen nga idetë alternative, e keqja na vjen nga besoj unë, nga shfaqjet e protagonizmit anarkik apo nga sjelljet tërësisht jo kompatibël me rregullat tona të bashkëjetesës dhe me domosdoshmërinë e kompaktësi së të gjithë PS shumicës në funksion të programit tonë të reformave.
Si i gjykoni akuzat që ka bërë një ish-oficer policie nga Italia për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e akuzuar se të afërm të tij me mjetet në pronësi të ministrit ushtrojnë aktivit të paligjshëm trafik narkotikës?
Nuk është aspak anormale që kriminelë apo njerëz që i arratisen ligjit të përpiqen të krijojnë alibira, aq më tepër kur në rastin konkret kanë paraqitur dhe kërkesë për azil politik mbasi i kanë ikur edhe detyrimit ligjor për paraqitje duke thyer vendimin e gjykatës. Bota është e mbushur me kriminelë çfarëdolloj që edhe kur shfaqen si të penduar shpeshherë çorodisin dynjanë për të fituar diçka për vete dhe për të fituar edhe bashkëpunimin me drejtësinë që ka qenë një temë shumë e diskutuar edhe në Itali se jo pak prej tyre shfrytëzuan pozicionin e të penduarit për të çorientuar luftën ndaj krimit. Unë habitem si mund të befasohet gjithë ky milet, por mileti nuk ka faj, përgjegjësia është e përçuesve të informacionit që në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë qëndrim analitik bëhen promotor të opinioneve të një njeriu që është i kërkuar nga drejtësia. Çfarë prisni ju të thotë një njeri që arratiset në shkelje të vendimit të gjykatës dhe që është i akuzuar për dekonspirim të operacioneve të policisë kundër drogës, përveçse të bëjnë atë që bëjnë të gjithë hajdutët kur kapen dhe thonë kapni hajdutin. Është për të ardhur keq, por s’ka më çfarë të na vi as keq, se na ka shteruar gjithë kapaciteti i keqardhjes me PD, që ky zotëri me një vendim qeverie është bërë pronar i një objekti shtetëror të Ministrisë se Brendshme. Pra është tërësisht i pabesueshëm dhe i paragjykuar.
Ju vetë jeni i kënaqur me punën e ministrit Tahiri?
Ministri i Brendshëm është në krye të një beteje që pa as më të voglin ekzagjerim unë e quaj historike kundër krimit dhe të gjithë atyre shfaqjeve të veprimarive kriminale të mëdha apo të vogla që e bënë Shqipërinë të zvarritej deri kur shqiptarët vendosën të na besojnë ne qeverisjen e këtij vendi. Dhe nëse juve apo të tjerëve nuk i bën përshtypje fakti që këtë vit falë punës intensive të bërë kemi 50 % më pak vrasje në Shqipëri sesa krahasuar me cdo vit të këtij tranzicioni për mua ky është suksesi i parë i madh dhe i prekshëm i Policisë së Shtetit. A është Policia sot trupa që ne kemi ambicien të krijojmë? Ende jo. Ne duam të bëjmë një polici Shteti shembull sipas standardeve evropian dhe që të arrijë që ne të krahasohemi jo me të shkuarën por me rajonin në radhë të parë dhe pastaj me BE.
Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, ai e gëzon ende mbështetjen tuaj?
Opozita ka punën e vet, puna e saj është të flasë, fol fol se dicka do të mbetet, ndërsa ne flasim me punë. Ministri i Brendshëm ka jo vetëm mbështetjen por ka dhe të gjithë respektin dhe admirimin tim për vendosmërinë e tij në këtë luftë jo vetëm me krimin por dhe me politikën që bëhet me krimin. Janë dy anë të një medalje që me ose pa dashje i shërbejnë njëra-tjetrës, si ata që merren me veprimtari kriminale, si ata që kriminelët i kthejnë në heronj të ditës e deri në monumente që janë dëshmi e censurës në Shqipëri. Turp!
PD ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit. Ju zotit Meta cfarë do t’i këshillonit?
Unë nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë kryetarit të Kuvendit sepse ashtu si edhe në raste të tjera opozita nuk ka asnjë besueshmëri dhe mbi të gjitha është e qartë që cdo lloj mundësie sado të vogël apo të pamundur kërkon ta kthejë në një alibi për të kërkuar dorëheqje, për të filluar revolucione demokratike. Parafytyroni që tentoi ta bënte këtë duke shfrytëzuar një fantazi të jashtëzakonshme si ajo e përgatitjes së atentatit për dy deputetë. Turp!
Të kthemi te skandali që është denoncuar së fundi lidhur me CEZ. Ju cfarë informacioni keni, është i përfshirë zoti Meta në këtë histori?
Ne kemi publikuar përgjigjen e studios së avokatëve dhe përgjigja ka qenë shumë e qartë, kështu që unë nuk kam asnjë koment për të shtuar për këtë gjë. Ata që kanë marrë përsipër të gërmojnë dhe të nxjerrin në dritë të vërtetën duhet të gërmojnë më shumë se deri tani nuk kanë sjellë asnjë provë për të justifikuar kërkesën për dorëheqje të kryetarit të Kuvendit. Ata nuk janë avokatë të paguar nga qeveria, janë avokatë të kompanisë të marrë më parë sesa ne të vinim. Por mbi të gjitha janë një studio me reputacion ndërkombëtar dhe nuk janë avokatët e Kristalit që mund të përdorin për të lëshuar mesazhe në drejtime të gabuara dhe të mund të miklohen për interesa banale të provincës sonë.
Në raportin e tyre thuhet një ish-kryeministër, ju kanë informuar se kush është ky ish-kryeministër?
Kompania nuk është e qevrisë shqiptare, është kompani e pajtuar nga kompania e Shpërndarjes se Energjisë përpara se ne të vinim në qeveri. Dhe ajo kompani është pajtuar për të bërë mbështetjen juridike të të gjithë proceseve që ka pasur nevojë kompania jonë e Shpërndarjes, kështu që ata nuk kanë asnjë detyrë të më informojnë mua përveçse në rastin kur për t’iu përgjigjur një pyetje të një gazete, nëpërmjet zyrës së Avokaturës Përgjithshme të Shtetit ne kërkuam sqarim mbi atë citim jo korrekt mesa duket që i bëhej atyre, dhe ata u përgjigjën në mënyrë shumë korrekte.
U aludua në korridoret e politikës se kishit dhe ju pak dorë për ta mbajtur nën kontroll Metën…në media…
Ata që rrinë në korridore edhe lodhen dhe kanë nevojë të argëtojnë njëri-tjetrin për të shtyrë kohën nga mungesa e lajmeve me të cilat ushqehen dhe ndërkohë kanë nevojë që atyre që s’janë as në korridor tju hiqen si të rëndësishëm dhe të sajojnë telenovela nga ato me të cilat jemi mësuar 20 e kusur vite në këtë vend. Kështu që unë thjesht dhe vetëm i mirëkuptoj, bëjnë dhe ata punën e tyre, paguhen dhe ata për atë punë, është profesioni që kanë zgjedhur. Por sidoqoftë korridori është i lodhshëm.
Si po shkon koalicioni me LSI, Meta është një partner i domosdoshëm për qeverisjen tuaj, apo i bezdisshëm?
Këto janë diskutime që mund t’i bëni në korridor me bashkëkolegët dhe bashkëvuajtësit e kolegut, nuk janë diskutime për mua.
Edhe si vëzhgues i jashtëm, konstatojmë që ka dicka që nuk shkon…
S’e di unë thjesht kam vetëm merak për ju që merreni me gjëra që janë anësore dhe që në fund fare nuk kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është që ne jemi të angazhuar në një proces shumë të rëndësishëm reformash. Unë vetë personalisht nuk e kam fare mendjen se çfarë thashethemoni e cfarë sintetizoni me burime në aspektin jo si e ka marrëdhënien ky me këtë, kur do ndahen, me kë do martohet ky, sepse ne jemi të angazhuar në një front të vështirë, atë të luftës kundër informalitetit pasi në aspektin e hapësirë ekonomike dhe tregtare Shqipëria prej 25 vitesh është në gjendje lufte. Dhe ne duam të vendosim në këtë hapësirë paqen ku cdokush të fitojë atë që meriton. Këto janë cik si ato të spiunëve, kasketave që shkonin nga Liqeni për të përgjuar ciftet.
Nuk u përgjigjët, Meta është partner i domosdoshëm apo i bezdisshëm?
Ne jemi në koalicion, koalicioni funksion. Sigurisht që ne ndeshemi me problematika të rënda të trashëguara, një ndër to është një administratë disfunksionale që do të duhet mund, kohë dhe padyshim shumë vendosmëri për ta ndërtuar dhe sigurisht nuk do të kursejmë askënd. Sigurisht sfidat tona janë të shumë mëdha por ju siguroj që nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje as koalicionin, as marrëdhëniet mes meje dhe kryetarit të Kuvendit. Ne të dy drejtojmë këtë koalicion.
A keni një plan për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe në marrëveshje me PD të bëni një ligj elektoral me proporcional me prim që ai që del i pari merr dhe një si bonus me 10-20 mandate?
Mbi bazën e raportit të ODIHR në bashkëpunim me PD sigurisht, do të gjejmë rrugën për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. Kur them bashkëpunim me PD, kam parasysh atë si forcë parlamentare e opozitës se vetëm kanë mbetur mesa kam parasysh dhe ne si shumicë do të bëjmë realitet premtimin që do të implementojmë çdo rekomandim të raportit OSBE/ODIHR.
Këto ndryshime do të bëhen me apo pa pëlqimin e LSI, jeni të gatshëm t’i bëni edhe pa pëlqimin e LSI?
Ne jemi një koalicion dhe koalicioni ngrihet mbi një partneritet strategjik. Përderisa deri tani cdo gjë e kemi bërë bashkë. Unë nuk kuptoj nga ka ardhur nevoja për të ngritur pyetje të tilla…vera ka mbaruar, pushimet kanë mbaruar, kampingu në Jalë është mbyllur, jemi në punë dhe nuk ka më kohë për të humbur kohë prandaj zgjohuni dhe vëruni punës. Edhe ne edhe LSI kemi pasur në Jalë veprimtari me rininë. Gjatë verës ju ishit keq për lajme se ndryshe nuk do ishit kuturisur në gjithë atë fantazi lidhur me krisjen e koalicionit. Unë kam qenë aktiv sepse kanë qenë pushimet e para me Zahon dhe Zaho është një burim i madh motivimi dhe aktivizimi, sigurisht edhe Iliri ka qenë aktiv se ka qenë aje me gjithë atë mas të rinjsh dhe kemi qenë të detyruar të ndërhyjmë kur kemi parë që ndërkohë që Shqipëria votoi në drejtimin e duhur juve ju kaloi vera në drejtimin e gabuar.
Ju dhe z.Meta u përpoqët që të qetësonit opinionin publik…
Ne nuk u përpoqëm që të qetësonim opinionin publik se opinion publik ishte me pushime për qejfin e vet, por ne thjesht u përpoqëm që t’u qetësojmë juve (mediat)
T’i qëndrojmë metaforës së verës, për shumë çështje të rëndësishme nuk ishit në të njëjtën barkë. Përshembull tek reforma në drejtësi, ju thatë që nuk do presim opozitën, ndërsa z.Meta u shpreh në mënyrë taksative që nuk ka reformë pa opozitën
Ne do ta bëjmë reformën në drejtësi me ose pa opozitën. Sigurisht që në jemi shumë të prirur që ta bëjmë bashkë me opozitën, por opozita s’ka asnjë shans të marri peng reformën në drejtësi.
Jeni konsultuar me z.Meta për këtë se ky është një detaj shumë i rëndësishëm?
Po kërkon qimen në vezë, kalojmë në çështje më të rëndësishme se këto janë skorjet e një furrnalte vere.
A ju ka kërkuar z.Meta të ndryshojë ministrat e tij?
Jo, asnjëherë.
Pra nuk ka kërkuar ndryshime në qeveri?
Asnjëherë. Por edhe nëse kjo do të ndodhë, të jeni të sigurtë se kjo do të ndodhë në kuadrin e atyre që kemi thënë më parë. Pra do të ndodhë vetëm kur një ministër do të jetë përgjegjës për diçka që e pengon bashkëjetesën tonë.
Jeni i kënaqur me punën e të gjithë ministrave?
Unë jam i kënaqur me punë e të gjithë qeverisë. Po jam i kënaqur për faktin se jemi në ritmin e parapërcaktuar dhe kemi plotësuar ato objektiva që i kemi vënë vetes. Nuk po them që jam i kënaqur me atë çka ne duhet të arrijmë. Ka ende shumë punë për të bërë.
Një aleat i juaj parlamentar, Shpëtim Idrizi ka kërkuar ndryshime në qeveri dhe përfshirjen e PDIU-së në qeveri, do funksionojë koalicioni?
Qeveria nuk do ndryshojë. Qeveria është produkt i mandatit të zgjedhjeve të 2013 dhe është kontratë me popullin shqiptar. Nëse PDIU-ja do të jetë me ne në 2017, atëherë kjo do të jetë pjesë e diskutimit për kontratën e re që do të bëjme me shqiptarët.
Opozita thotë se gropa në buxhet është diku tek 150 milionë euro në 7 muaj, është shifër e saktë?
Është shifër e saktë. Është 155 milionë në s’gabohem dhe është e gjitha rezultat i një sërë faktorësh, që nga njëra anë kanë të bëjnë me konjukturat ndërkombëtare. Përshembull një pjesë e rënies së të ardhurave lidhet me rënien e çmimit të naftës e mineraleve në konjukturën ndërkombëtare. Ka të bëjnë edhe ndryshimet që kemi bërë për të stimuluar biznesin, pra nuk kemi marrë para në buxhet, ama ato para i ka përfituar biznesi, siç është heqja e TVSH-së për makineritë. Ka të bëjë me inflacionin që ka qenë më i ulët se sa kur u bë plani. Ka të bëjë me rimbursimin automatik të TVSH-së. Ka të bëjë me faktin që një pjesë energjie që e kishim parashikuar për import nuk e kemi realizuar. Ka të bëjë me cigaren, ku rritja e akcizës qëllimisht për të dekurajuar duhanpirjen ka pasur efektin e vet. Ndërkohë që kemi edhe 70% rritje të importit të letrës së duhanit sepse ka një rilindje të prodhimit të duhanit vendas, por që ka nevojë për formalizim. Të gjithë këta komponentë së bashku me metodën tradicionale të formalizimit, për të cilën ne punojmë së bashku me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Harwuard për ta modernizuar, kanë sjellë në një mos përputhje me çfarë kishim planifikuar me çfarë kemi marrë. Nga pikëpamja e subtacës ekonomia është stimuluar ndjeshëm se një pjesë të konsiderueshme të të ardhura që nuk kanë shkuar në buxhet, por kanë shkuar si lehtësi për sipërmarrjen.
Kuponin tatimor dhe kasat fiskale i keni kthyer në prioritetin numër 1 të qeverisjes aktuale, por a mendoni se evazioni nuk qëndron tek biznesi i vogël, por tek biznesi i madh?
Absolutisht kështu mendoj, por nga ana tjetër duhet kuptuar se biznesi i vogël që shet është pika fundore e një zinxhiri që zanafillën e ka tek biznesi i madh. Kuponi bllokon pikën fundore, pra nëse ne e marrim kuponin, atëherë gjithë zinxhiri i evazionit që e ka hallkën fundore tek shitësi me pakicë, faktikisht paralizohet. Kuponi është njëra anë por kemi edhe faturën tatimore për kompanitë e mëdha kështu që edhe penalitetet i kërkojmë të jenë më dy shkallë. Për kuponin do të jetë herën e parë penaliteti 5 milionë lekë të vjetra, ndërsa për grositët 100 milionë lekë të vjetra, pra 100 mijë dollarë do të jenë penalizimet nëse do të gjenden inventare të parregullta ku ka mall që kalon në zinxhirin e informalitetit. Kjo është arsye pse nuk mund të luftohen dot të mëdhenjtë që bëjnë evazionin pa pasur bashkëpunimin e qytetarëve që duhet të marrin kuponin për të bllokuar shfryrjen e atyre parave që duhet të vijnë në buxhet në xhepat e kompanive.
Cfarë ka që nuk shkon në ekonominë shqiptare, ende nuk ka dalë nga periudha e krizës së vazhdueshme?
Ekonomia shqiptare ka dalë nga kriza por do akoma kohë që të vrapojë. Sot jemi kthyer në ciklin e rritjes ekonomike. Kemi pasur një rritje ekonomike 2.88 në tremujorin e parë që prej vitesh nuk e kishim, por sigurisht që impakti i drejtpërdrejtë tek xhepat e konsumatorëve do të kërkojë kohë që të jetë plotësisht i ndjeshëm. Ndërkohë që shifrat e konsumit flasin qartë, kemi rritje të vazhdueshme të konsumit, shqiptarët konsumojnë më shumë. Ekonomia ka filluar të japë shenja rigjallërimi. Padyshim që na duhet ende shumë punë dhe këto reforma janë operacione të domosdoshme në luftën me një kancer sistemi në të gjithë organet e organizmit të ekonomisë dhe të funksionimit të shtetit tonë që kërkojnë kohë sipas një operacioni të rëndë për rehabilitim dhe pastaj në kthimin në jetën normale të një pacienti.
A mendoni duke qenë në këtë periudhë konvaleshence ekonomia…
Nuk është në periudhë konvaleshence ekonomia, ekonomia është në lëvizje të vazhdueshme në drejtimin e duhur. Sigurisht që ka ende punë për të arritur në një moment ku të gjithë do të ndjejnë vibrimin e ekonomisë.
Kjo ndërhyrje e fortë edhe me strukturat e Policisë në biznes, a ka fuqi e përballon dot biznesi? Deri tani kemi të bëjmë me një ekonomi gati informale gjysmë gri që është në gjendje embrioni që kërkon të rritetn. Nëse ndërhyhet në mënyrë drastike, mendoni se ju veni t’i merrni taksat dhe ata do e mbyllin?
Nuk e mbyll askush që pranon të fitojë atë që i takon. Kur do të fitosh dhe atë që s’të takon e do të futësh në xhep atë që i takon konsumatorit si qytetar nëpërmjet shërbimeve më të mira dhe investimeve të shtetit nëpërmjet uljes së taksave dhe rritjes së rrogave, sigurisht që kjo dhemb. Por është koha të kuptohet se epoka e këtij mashtrimi të madh ka marrë fund dhe sic e kemi bërë me energjinë do ta bëjmë edhe me informalitetin.
Ç’përshtypje ju lanë qepenët e mbyllur te "Myslym Shyri", tek "Rruga e Kavajës"?
Së pari, ne kemi bërë në dy vjet një punë kolosale ndaj informalitetit. Në 2013 në Prodhimin e Brendshëm kontributet e njerëzve nëpërmjet taksave dhe tatimeve kanë qenë më pak se 24%, këtë vit ne presim një rritje 27 % dhe kjo e gjitha është pjesë e formalizimit. Është koha ta ngrëmë administratën tatimore në një nivel më të lartë duke goditur të gjithë ata që nën uniformën e inspektorit të Tatimeve dhe në bashkëpunim me evazorët grabisin qytetarët. Për ketë arsye në paketën administrative do të ketë një ndëshkim të ashpër penal për fshehjen e aktivitetit ekonomik nga ana e inspektorëve të tatimeve apo për bashkëpunimin për t’i ikur detyrimeve tatimore. Ato qepena ishin një shenjë shumë pozitive e vetëdijes se koha e konkurrencës së pandershme, koha e të jetuarit duke ja hedhur atij tjetrit pranë që paguan tatimet ndërkohë që ti shet dhe nuk paguan asgjë, po perëndon.
Keni fiks dy vjet që keni hyrë në zyrat e qeverisjes dhe nuk kemi një investitor të madh që të ketë ardhur në Shqipëri, të paktën të dimë publikisht.
Investitorët e mëdhenj nuk vijnë si ata që shkojnë regjistrohen mbasi kanë mbyllur qepenin, por kërkojnë kohë, garanci dhe besim. Dhe Shqipëria që ne morëm kishte humbur çdo besim dhe nuk përbënte asnjë garanci për investitorët. Ajo që po bëjmë me Shqipërinë dhe imazhin e saj është një punë kolosale dhe kemi rezultate shumë të mira. Ne kemi sot një rritje të investimeve të huaja, të kompanive të huaja të vogla, kemi disa kompani të mëdha me të cilat po negociohet për të hyrë në sektorin e naftës që do të jenë më në fund emra të mëdhenj me reputacion ndërkombëtar dhe jo fantazma si ato që e kanë shkatërruar një pjesë të mirë të kësaj pasuri kombëtare dhe i kanë penguar shqiptarët të marrin atë që i takon nga kjo pasuri. Kemi në diskutime disa investime të rëndësishme, janë procese bindëse reciproke për të afruar investitorë të mëdhenj. Për herë të parë, kemi pasur në Financial Times lajmërimin për një zonë e parë realisht ekonomike dhe industriale të standardeve ndërkombëtare dhe nga ana tjetër pas një përgatitje shumë të gjatë me ekspertizë ndërkombëtare të jeni të bindur që aty do të kemi sukses dhe do të celim parkun e parë realisht industrial ku do të punësohen mijëra e mijëra njerëz dhe do të kemi shumë kompani që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e asaj zone ekonomike. Kemi investime po ashtu të rëndësishme edhe në energji, një pjesë janë në proces konsolidimi dhe pastaj realizimi. Jam i bindur që në fund të këtij remonti kapital do të jenë krijuar kushtet që Shqiëpria të kalojë në një fazë të re të zhvillimit të saj.
Por gjendja ekonomike është e tillë zoti kryeministër që Shqipëria ka një depresion social të tillë që pas Sirisë shqiptarët janë të dytët që kërkojnë azil…
Nuk po mundohem të mohoj që ka shqiptarë që mundohen të kërkojnë rrugë të tjera, askush nuk mund t’i pengojë njerëzit të kenë ëndrra më të mëdha se sa kufijtë e vendit të tyre. Po të shikoni trendin e ikjes nga vendet të atyre që janë futur më parë në BE, janë të qarta dhe natyrale. Bullgaria me statistika, përpara se të bashkohej në BE kishte vetëm 14 % të njerëzve që donin të jetonin aty. Flukset e ikjes nga Polonia, Republika Çeke, nga Sllovakia kanë qenë masive dhe të natyrshme. Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga i gjithë Rajoni. Sidomos në zona të vështira të rinjtë kanë të drejtë të thonë që "ç’të pres më unë këtu se duhen 10-15 vjet që unë të marr atë që mund të marr duke ikur diku tjetër. Por bëjnë gabimin e madh që këtë e kërkojnë nëpërmjet rrugës me shumë shpenzime dhe praktikisht me fund të palumtur që është ajo duke e kërkimit të azilit politik. Në numrin e Shqipërisë një masë shumë të konsiderueshme e kanë shqiptarët që kanë punuar për shumë kohë të gjatë në Greqi dhe tentojnë drejt Gjermanisë për të gjetur një vazhdimësi normale të jetës që i është ndërprerë nga kriza në Greqi. Të rinjtë duhet të kuptojnë që kanë një mundësi reale për tu punësuar në Gjermani si punonjës të ligjshëm nëse më parë i nënshtrohen një praktike profesionale në shkollat e edukimit profesional që ne po i transformojmë dhe kemi një projekt me gjermanët për t’i zgjeruar dhe fuqizuar, dhe mund ta realizojnë ëndrrën e tyre në rrugë të ligjshme. Rruga e azilit është e pamundur dhe e paligjshme.
Flasim pak për Samitin e Vjenës…Përse nuk u kërkua nga qeveria shqiptare ndërtimi i Korridorit të VIII?
Ne kemi punuar një vit për të përcaktuar rrjetin e konektivitetit dhe Korridori VII është pjesë e rrjetit. Por prioritetet janë vendosur në bazë të impaktit të vlerësuar me ekspertizën e Komisionit Evropain të atyre investimeve që lidhen drejtpërdrejtë me unionin. Pra nëse flasim për Korridorin e Kaltër që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë me Greqinë, që kur unë e kam hedhur si ide këtu të gjithë bënin humor dhe thonin do kalojë me motoskaf, është i BE-së që plotësohet dhe përmbushet dhe që ka një impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit tonë. Korridori VII është pjesë e paketës së projekteve pa dyshim.
A mendoni se kanë të drejtë ata që ju sulmojnë për Samitin e Vjenës se tentuat të bëni një show mediatik, ndërsa Vucic u tregua më pragmatist- të paktën arriti të realizojë ëndrrën e kancelarisë serbe për të dalë në Durrës..
Kjo është një marrëzi shqiptarësh të painformuar që i bëjnë kritikat nga buza e filxhanit të kafesë turke. Dy ishin projektet prioritare, Adriatiko-Joniani që është Shqipëria, Serbia s’është fare këtu dhe rruga Nish-Prishtinë-Durrës e cila do të bëhet e standardeve evropiane. Nëse mendoni se rruga Durrës-Kukës ka standarde evropiane po ju them që nuk merr dot certifikatën nga BE se ka pjesë të tëra të veta që janë të pambaruara. Kjo është një llogari shumë profane sepse nga interkonektiviteti fitojnë të gjitha palët; Serbia fiton mundësinë që të qarkullojë njerëzit dhe mallrat e veta më lirisht por dhe ne fitojmë mundësinë që të qarkullojmë njerëzit dhe mallrat tonë më lirisht. Por mos harroni që bilanci tregtar mes Serbisë dhe Kosovës është më i larti tregtar në Rajon mes vendeve të Rajonit. Si ju duk deklarata e Vucic "unë jam një lider lokal, ndërsa Rama është lider botëror?
Ka qenë një batutë shumë dashamirëse dhe më ka bërë mjaft për të qeshur. Do vijë për ta parë ndeshjen Vucic?
Do të vijë. Nëse nuk do të ketë ndonjë emergjencë të një natyre tjetër që nuk përjashtohet asnjëherë në punën e një kryeministri, do të vijë. Përse duhet të ndërhynte shteti në Kishën e Dhërmiut…u rrafshua një objekt kulti?
Ishte një projekt i bashkisë për të rrafshuar një garazh pa leje që përdorej për kishë fatkeqësisht për besimtarët, ishte ndërtuar mbi rrënojat e një monumenti me rëndësi kombëtare të historisë dhe të trashëgimisë sonë kulturore. Unë e di që ndërtimet e kësaj natyre i prish shteti. Do kërkoni bashkëpunimin e Kishës për ta ndërtua?
Nuk kemi asnjë problem me Kishën, dhe sa herë kisha kërkon bashkëpunim me ne jemi në dispozicion. Janë 38 kisha vetëm në Dhërmi, nëse duan një të 39, një të 40, të 45 patjetër bashkia do të bashkëpunojë me kishën ortodokse me të cilën marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Sigurisht që kemi pasur edhe ngacmime, por që shumë tretësore. Se një konflikt tjetër është bërë për atë gardhin e shëmtuar dhe krejtësisht pa asnjë sens urban rreth katedrales ortodokse. Pasi ne kemi ndërhyrë dhe ata i janë referuar prapë emocionalisht 67-ës sot janë të gjithë të lumtur me atë që po bëhet mes oborrit të PS dhe kishës. Këto cështje s’kanë të bëjnë fare me fenë, me marrëdhëniet e shtetit me kishën, janë cështje të administrimit të përditshëm. Pavarësisht dëshirës së mirë për të nderuar murgun që ka përhapur do të ishte më e udhës të kërkonit bashkëpunimin e Kishës, se është një territor në pronësi të Kishës.
Nuk është për të nderuar murgun kjo, kjo është për të nxjerrë në dritën e syve tuaj dhe të fëmijëve tanë një histori shqiptare të mrekullueshme që nuk e di asnjë njeri dhe që gjendet e varrosur nën peshën e një garazhi të ndërtuar pa leje. Kisha nuk e ka në pronësi, dhe nga kisha nuk ka ardhur asnjë shqetësim nga Kisha. Si e shpjegoni që kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare shqetësimin nuk e pasqyroi tek kryeministri shqiptar por tek ai grek?
Unë nuk e di çfarë ka folur me kryeministrin grek, unë dua t’i besoj atij kur thotë që "s’jemi marrë me këtë punë". Komunikim keni pasur pas rrafshimit të atij garazhi?
E kam takuar në takimin për lutjen për paqen, jemi takuar me një mall shumë të madh se kishim shumë kohë pa u parë dhe nuk kam ndjerë absolutisht asnjë problem sepse kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Për mua nuk ka asnjë problem në këtë marrëdhënie. Unë di vetëm kaq, koha kur fqinjët kujtonin ose vepronin sikur në hapësirën e besimit ortodoks kishin autoritet shtetëror dhe politik ka vdekur, ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë nuk janë grekë. Ortodoksët e minoritet grek, njësoj si ortodoksët shqiptarë kanë të gjithë lirinë e barabartë të ushtrimit të besimit të tyre. Por që forcë tjetër jashtë kornizës kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që të vijë të na tregojë ne se ç’duhet të bëjmë këtu me këtë dhe atë unë nuk njoh.
Padyshim që ka qenë një aksion tepër i pazakontë ai që ka zhvilluar Policia e Pukës në fshatin Berishaj të këtij rrethi.
Ai ishte një operacion jo për të kapur ndonjë të kërkuar, por për të liruar një shqiponjë.
Ky aksion policor mori shkas nga denoncimet në rrjetet sociale të ambientalistëve, të cilët kishin nxjerrë një video të një shqiponje të lidhur nga këmbët.
Pas denoncimit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi një grup të gatshëm të komisariatit të Pukës, që të verifikonte rastin në fjalë.
Pas mbërritjes së efektivëve në fshatin Berishaj u bë i mundur lirimi i shqiponjës, moment i cili është fiksuar në një video.
Ndarja e këngëtares Eneda Tarifa nga partneri i saj Erjon Zaloshnja, ishte një ndër temat më të përfolura të një muaji më parë. Këngëtarja nuk është prononcuar lidhur me këtë temë por as nuk i ka mohuar ato që janë thënë.
Disa ditë më parë në kryeqytet është mbajtur një koncert dhe Tarifa ka përlotur me historinë e një gruaje të dhunuar, që ka lexuar gjatë tij.
Ajo e ka publikuar historinë dhe në profilin e saj në Instagram, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar dhe e kanë vlerësuar me të vërtetë si një histori mjaft të veçantë.
Mirëpo disa media kanë abuzuar me historinë e lexuar nga Eneda, duke aluduar se historia e gruas së dhunuar ishte e saj dhe se shkaku i ndarjes nga bashkëshorti Erjon Zaloshnja ishte pikërisht dhuna.
Eneda iu është përgjigjur të gjithëve duke thënë se në fakt Zaloshnja, të cilin ajo akoma e quan bashkëshort, është një njeri shumë i qetë dhe intelektual.
Ajo ka shkruar në Instagram:
Para disa ditësh lexova një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda etj. Portalet e morën sikur po flisja për bashkëshortin tim Erjon Zaloshnjën që është një nga njerëzit më të qetë, më të përkushtuar dhe një intelektual i mirë i këtij qyteti. Ju lutem portaleve meqë janë kaq të padjallëzuar, të korrigjojnë titujt se i kanë gabim. Faleminderit për mirëkuptimin!” Mirëpo pak ditë më parë e pyetur në PopCulture ajo nuk e mohoi ndarjen me Zaloshnjën, madje tha vetëm që është abuzuar shumë me këtë histori.
Moderatorja e emisionit “Boom”, Fiori Dardha ishte së fundmi e ftuar në “Thumb” ku gjatë intervistës rrëfeu për marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe një rast kur i ka dërguar atij plot 118 mesazhe.
“Unë kam shpikur fjalën ‘bashkë-sherri’. E pyes: ‘Çfarë ke bërë? Ku ishe? Me kë ishe? Pse shkove? Pse s’më përgjigjesh? Po Abelin kush e do marrë nga shkolla?”, e shumë pyetje të tjera i bën Fiori bashkëshortit ndërsa ai reagon shumë qetësisht.
“Një ditë i kam dërguar pa ekzagjerim 118 mesazhe dhe pas mesazhit të 118 përgjigja e tij ishte: Po vij”, tregoi moderatorja.