Aurora

Qumeshti i bletes:Sheruesi magjik i shume semundjeve

Përdorimi i qumështit të Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

Çdo pikë qumështi i bletës është jetë. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

I njohur ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë. Sot ai është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët shqiptarë krahas prodhimit të mjaltit.

Sipas të dhënave , vitet e fundit, qumështi i Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në minishishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla.

Sipas të dhënave  çmimi mesatar për vetëm një gram qumështi të bletës shkon deri në 1 mijë lekë (të reja).

Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletës ndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.

Kërkesa për qumështin e bletës në rritje

Bletarët shprehen  se kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje ndaj dhe ata janë duke i kushtuar vëmendje përherë e më të lartë nxjerrjes së këtij qumështi të artë.

Vjelja e qumështit të bletës kërkon një mjeshtëri të posaçme pasi i gjithë procesi është shumë delikat.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Vlerat kurative për shëndetin

Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj

Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Qumështi i bletës, nxit gjëndrat riprodhuese, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzanisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.

Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë.

Rekomandohet që kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, ndërkohë që dozat kurative duhet të ndërmerren sipas specifikimeve përkatëse.

Vlerësohet se asnjë ilaç nuk mund të zëvendësojë vlerat kurative të Qumështit të Bletëve.

Qumeshti i bletes:Sheruesi magjik i shume semundjeve Read More »

Reagon për herë të parë Salianji pas publikimit të videoskandalit me bisedat erotike

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për herë të parë që pas publikimit të videoskandalit erotic, ku u filmua duke komunikuar me një person G.D.

Salianji ka folur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, kur po diskutohej projektligji për Vettingun në Polici.

“Ju si mazhorancë se keni pranuar që policia ka pasur probleme të thella në lidhjet e saj me krimin. Duke qenë se përfshini në këtë vetting të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, a nuk mendoni se në këtë ligj duhej përfshirë edhe ministri i Brendshëm, për lidhjet e tij me krimin, pastaj të shtrihej në gjithë klasën politike. Ju thoni në relacion se legjislacioni i tanishëm nuk partashikon mjete apo procedura kontrolli që mund të konsiderohen si efektive.

Një shqetësim tjetër është; a ka pasur marrje kompetencash nga nga ILDKP-ja për t’ia kaluar ato një institucioni që do ngrihet nga qeveria”,ka thënë Salianji.

Përgjigjen nuk ia ka vonuar, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili i ka thënë se është i hapur për një process Vettingu në politikë, por që pjesë e tij patjetër duhet të jetë dhe Salianji.

“Nëse do isha punonjës i Policisë së Shtetit, i Gardës apo SHÇBA-së, do i isha nënshtruar vettingut. Nëse duhet një ligj i vettingut për politikanët jam i pari që do e votoja dhe të cilit do i nënshtrohen të gjithë politikanët, duke ju përfshirë edhe ju”,-ka thënë Xhafaj.

Reagon për herë të parë Salianji pas publikimit të videoskandalit me bisedat erotike Read More »

“Vdes aktori Sylvester Stallone”, lajmi i pabesueshëm që u përhap me shpejtësi në rrjet

Lajmi se Sylvester Stallone, ikona e kinemasë hollivudiane ka vdekur ka bërë për “ujë të ftohtë” fansat e aktorit.
Lajmi i rremë u përhap me shpejtësi ditën e sotme në internet.

Kjo nuk është hera e parë që Stallone bie pre e një lajmi të tillë, vetëm pak muaj më parë gjithashtu u raportua se ai kishte ndërruar jetë.

Kthimi i mashtrimit duket se është ndezur nga vetë aktori, pasi ai ka ndarë një postim nga filmi Creed II, një poster që ai e kishte ndarë nga fansi.

Të shumta ishin mediet që publikuan lajmin dhe e fshinë më vonë, ose iu desh që ta përgënjeshtronin.

Nga ana tjetër, të shumtë ishin dhe fansat që vazhduan të postonin dhe ngushëllonin familjen e aktorit.

 

“Vdes aktori Sylvester Stallone”, lajmi i pabesueshëm që u përhap me shpejtësi në rrjet Read More »

Ç’po ndodh? Rama plasi ‘bombën’ në Kosovë, vjen reagimi i fortë i Komisionit Europian

Pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama per nje president te perbashket per Shqiperine dhe Kosovesn, vjen “dushi i ftohte” i Komisionit Europian i cili ka reaguar permes sëdhënëses Catherine Ray, qe tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.

“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.

“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.

“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

Ç’po ndodh? Rama plasi ‘bombën’ në Kosovë, vjen reagimi i fortë i Komisionit Europian Read More »

Sa më shumë like në Instagram? Ja kur duhet t’i postoni fotot

Të gjithëve na ka ndodhur që në disa foto marrim shumë like në Instagram, e në disa të tjera “dështojmë” plotësisht. Por mos u shqetësoni, pasi nuk është as faji juaj, e as i fotos.

Një hulumtim i fundit që ka analizuar 61,000 postime në Instagram ka arritur në konkluzionin se orari kur hidhen fotot luan një rol kyç në suksesin e saj. Por më e çuditshmja është se në ditë të ndryshme, fotot duhen hedhur në orare të ndryshme.

Ditën e diel dhe të mërkurë momenti perfekt për të hedhur një foto është ora 17:00, ndërsa të hënën mund ta postoni në orën 19:00 ose 22:00. Të martën postoni gjithmonë foto ose në orën 15:00 ose në orën 22:00, ndërsa të premten në 13:00 dhe 20:00.

Ndërsa ata që pëlqejnë ta gdhijnë të shtunën në diskoteka, mund t’i postojnë fotot në 12 të drekës ose në 2 të mëngjesit.

Këtu është ndarja:

E hënë: 19:00-22:00
E martë: 15:00-22:00
E mërkurë: 17:00
E enjte: 07:00-23:00
E premte: 13:00-20:00
E shtunë: 12:00-2 të mëngjesit
E diel: 17:00

Sa më shumë like në Instagram? Ja kur duhet t’i postoni fotot Read More »

Shqipëria “thyen” një rekord, ja për çfarë zë vendin e parë në botë

Shqipëria përgjithësisht është nga fundi për çdo renditje, si p.sh. për të ardhurat për frymë, për cilësinë e ajrit, për keqqeverisjen, për ambientin për të bërë biznes e kështu me radhë.

Por, ka një renditje ku ne “shkëlqejmë”, atë të kafeneve, – që i gjen me shumicë dhe shpesh të mbushura plot në çdo cep të kryeqytetit dhe të Shqipërisë – për numër popullsie. Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë.

Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Deri një vit më parë, Shqipëria ishte në vend të dytë në botë pas Spanjës, por në Spanjë katër vitet e fundit janë mbyllur rreth 70 mijë bare e restorante për shkak të krizës, sipas mediave spanjolle (Spanja ka 47 milionë banorë).

Në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Në katër vjet 2013-2016, sipas të dhënave të INSTAT, janë hapur 4,569 bar-kafe dhe 1,160 bar-restorante të reja (shiko grafikun për tendencën e çdo viti), ndërkohë që popullsia është në tkurrje. Me krizë apo pa krizë, baret vazhdojnë të hapen, njerëzit vazhdojnë t’i frekuentojnë, duke bërë që të huajt të habiten me numrin e madh të tyre dhe kohën që shqiptarët shpenzojnë në to sidomos përgjatë ditës.

Nëse bëhet sërish një krahasim me Spanjën, baret atje janë të përhapura në zonat turistike, p.sh., në Gran Canaria, ka 547 pabe dhe kafe për vetëm 23,000 rezidentë – pra një për çdo 43 persona. Në Shqipëri janë në mes të qytetit dhe më shumë se gjysma në kryeqytet.

INSTAT raportoi se në Shqipëri ka gjithsej 108 mijë biznese aktive, dhe bar-restorantet përbëjnë rreth 17.5% të tyre. Kapaciteti total i gjithë bareve e restoranteve në Shqipëri është 726 mijë vende (28% e tyre në restorante), çka do të thotë që në gjithë baret e restorantet e vendit mund të ulet njëkohësisht më shumë se një e katërta e popullsisë së vendit.

Hapja e bareve e kafeneve ka qenë një alternativë e lehtë biznesi për këdo, pas viteve ’90. Të hapje një bar-kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Ndonëse shumë falimentojë, edhe më shumë hapen të reja.

Në Europë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë (edhe në Qipro ka pasur mbyllje për shkak të krizës).

Në fqinjin Itali, sipas FIPE (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë. Pjesa më e madhe e bareve e restoranteve përqendrohen në qendër të qytetit, ku është përqendrim i lartë i turistëve, por vështirë të gjesh një bar në çdo cep, siç ndodh në Shqipëri.

Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj.

Në botë, bar-kafetë po ndryshojnë përtej tradicionales, për t’iu përshtatur shijeve të reja të konsumatorëve. Shumë po ofrojnë mëngjes, lëngje frutash e perimesh dhe të kombinuara, produkte pa gluten, ushqim vegjetarian dhe vegan, xhin të specializuar, kokteje, birrë artizanale, etj.

Edhe në Shqipëri ka disa tendenca për të futur risi, si lokalet e ëmbëlsirave, apo yogurt, lëngjet e koktejet, lokale të specializuara për lëngje të freskëta, por në pjesën më të madhe ato mbeten tradicionale, ku produkti më i konsumuar është kafeja, që kushton mesatarisht 60-80 cent të euros, ndër më të lirat në Europë. Linjat e lokaleve me hapësira të mëdha, po zgjerohen gjithashtu, duke u bërë më të preferuara në krahasim me baret e vogla të lagjeve.

Shqipëria “thyen” një rekord, ja për çfarë zë vendin e parë në botë Read More »

Bashkimi kombëtar/ Pas deklaratës së Ramës, Princ Leka bën një tjetër deklaratë surprizë

Nje dite me pare, kryeministri Edi Rama ishte ne Prishtine ne nder te festimeve per 10 vjetorin e Kosoves si shtet i Pavarur, nga ku tha edhe se Shqiperia e Kosova do te kene nje president simbol te unitetit kombetar.

Kjo ide ka ngacmuar edhe pasardhesin e Lek Zogut te Pare.

Ja cfare shkruan ai ne rrjetet sociale:

Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.

princi-leka

Bashkimi kombëtar/ Pas deklaratës së Ramës, Princ Leka bën një tjetër deklaratë surprizë Read More »

Aktori i ‘Portokalli’ lë pa fjalë me urimin për bashkëshorten e tij

Aktori i njohur i “Portokalli” Marin Orhanasi është shquar gjithnjë për shprehjen e dashurisë ndaj bashkëshortes së tij Dorinës.

Edhe në ditën e ditëlindjes së saj nuk mund të mungonte në rrjete sociale një urim i veçantë dhe plot dashuri.

“Dor. Edhe 100 o bekimi im. O vajza me e bukur ne bote. Kam qe ne 00.01 te kesaj dite qe perpiqem te gjej fjalet me te bukura per te uruar ditelindjen dhe per Zotin jam bllokuar fare.

Nuk lashe poezi e proze pa kujtuar per te thene fjalet me te denja e me te bukura per ty dhe harrova qe me e bukura e çdo permbajtje tek une je ti. O shpirt, sot do doja te mos dija te lexoja e te shkruaja. Do doja te mos dija qe graviteti yt mbi mua eshte aq i forte, sa që kam qe kur ti me ben te te vij verdalle si sateliti yt, dal nga orbita.

Largohem per te te pare e per te shijuar lidhjen tone qe Zoti ma beri te mundur. Kthehem me shpejtesine e drites se pa ty jam i pambrojtur, fillikat. Te shoh e shtang. e them qe nuk ka mundesi te kesh nje zemer kaq te madhe. Ti me ruan, me ngroh, me jep jete, me largon te ftohtin, me ndez vullkanet, me zbardh te nxirat, me zhduk maloret dhe gropat e diagrames time te trazuar drejt te qënit sa gjysma jote. Dor.

Dita jote e lindjes me kujton qe Zoti te solli per mua ne menyre qe prania jote te me beje te ndihem gjalle. Por as ti nuk di dicka. Une te duaaaaaaaa deri atje ku numri i fundit(ne ekzistofte) ngjan si pike e cila zgjatet deri poshte fronit te Zotit. Faleminderit frymezimi im. TI qe je UNË edhe kur nuk e meritoj,”-përfundon Marini në Facebook.

Aktori i ‘Portokalli’ lë pa fjalë me urimin për bashkëshorten e tij Read More »