Aurora

Erion Veliaj e pagoi Ardit Gjebrenë 80 mijë dollarë

Rreth 22 orë më parë një e-mail nga Bashkia e Tiranës ka mbërritur në të gjithë listën e adresave të redaksive në Shqipëri. Përmbajtja e tij kishte të bënte me mbjelljen e pemëve nga kryebashkiaku Erion Veliaj nën shoqërinë e dy personazheve të njohur: Genti Sala i AMA-s dhe Ardit Gjebrea i të ‘Dielës Shqiptare’.

Shkruan stafi i Veliajt:

‘…kantautori e prezantuesi i dashur për publikun, Ardit Gjebrea, iu bashkuan aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 pemëve të reja pranë liqenit të Farkës, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital.

“Ndoshta, jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por siç thoshte Nënë Tereza, mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Të jam shumë mirënjohës për faktin që, si në skenë, si jashtë skene, mbetesh një artist model dhe më vjen mirë që falë këtij shembulli, edhe shumë të tjerë, ata që të ndjekin, apo shumë prej qytetarëve që kërkojnë mesazhe pozitive, do na bashkohen me këtë nismë”, nënvizoi Veliaj.’

Vazhdon më tej stafi i Veliajt për Gjebrenë:

‘’Sa herë që kam udhëtuar me makinë për në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, po ta keni vënë re, gjithmonë është si e prerë me thikë: Pjesa jonë është pa pemë, pjesa e tyre është me pemë dhe ti ndjen një keqardhje e thua: Çfarë ka ndodhur? Por, gjithmonë e kam parë, e kam konstatuar, por asnjëherë nuk e kisha marrë lopatën për të dhënë një kontribut. Pra, nuk duhet vetëm të themi: Pse ne kështu? Por, merr lopatën dhe bëje”, tha Gjebrea.’

Gjebrea nuk është vetëm i së ‘Dielës Shqiptare’ por edhe i ‘Këngës Magjike’, festival që e realizon përvit, çdo dhjetor.

Edhe vitin që shkoi, kështu ndodhi. Gjebrea bëri të ditur për publikun se qe Bashkia e Tiranës që po e mbështeste Këngën Magjike. Por ekspozimi i Bashkisë së Tiranës nuk mbeti me një falenderim ‘të thatë’, ai ishte ‘qepur’, batuta pas batutash edhe për kreun e saj, kryebashkiakun.

Sipas të dhënave të marra nga ‘Spending Data’, Veliaj e ka paguar Gjebrenë 87 milionë lekë (rreth 80 mijë dollar) për festivalin ku doli në skenë dhe bëri ca biçim batutash.

Gjebrea e ka marrë pagesën nga kryebashkiaku hokatar në 6 shkurt të këtij viti nëpërmjet transaksionit me ‘Shoqatën Jon Music’.

Buxheti vjetor i Teatrit Kombëtar në Shqipëri është 100 mijë dollarë, ndërsa PR-i i bashkisë te Kënga Magjike kushtoi 80 mijë dollarë./Hashtag.al

Erion Veliaj e pagoi Ardit Gjebrenë 80 mijë dollarë Read More »

“Hapja e portës së Ferrit”, revista prestigjioze tregon arsyet e rrezikut të shkëmbimit të territoreve të Kosovës

Ditët e fundit në mediat vendase dhe të huaja është diskutuar shumë tema e shkëmbimeve të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Liderët e të dy vendeve e kanë mohuar këtë gjë, por siç duket diskutimi nuk është i kotë, pasi në zë shumë të tjerë e kanë pohuar.

Sot më anë të një artikulli prestigjiozja “The Economist”, ka trajtuar këtë temë duke dhënë disa arsye pse shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës është e rrezikshme.

Shkrimi i plotë i “The Economist”

Dhjetë vjet më parë Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Shqiptarët, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë, po festojnë. Por serbët, shumica e të cilëve jetojnë në vëri nuk kanë festuar. Serbia nuk e njeh Kosovën, e cila dikur ishte provinca e saj jugore dhe serbët e Kosovës ende e konsiderojnë veten shtetas të Serbisë. Situata është tipike për Ballkanin, ku kufijtë, sinqerisht, janë rrëmujë. Pra, ka serbë që jetojnë në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ku kanë republikën e tyre (Republika Srpska), shqiptarët dhe boshnjakët (myslimanët) që jetojnë në Serbi dhe grekët që jetojnë në Shqipëri. Kohët e fundit autoritetet serbe propozuan një diskutim rreth një shkëmbimi të territorit me homologët e tyre shqiptarë të Kosovës. A është kjo ide e arsyeshme?

Në 1923, Greqia dhe Turqia ranë dakord të shkëmbyen rreth 2 milionë njerëz. Kryesisht qytetarë ortodoksë grekë folës të Turqisë u dërguan në Greqi dhe muslimanët nga Greqia u dërguan në Turqi. Ishte një zhvendosje brutale, por, vini re mbrojtësit e saj, Greqia dhe Turqia nuk kanë luftuar një luftë që nga ajo kohë. I vetmi vend ku grekët dhe turqit kanë luftuar është Qipro, ku popullatat e tyre mbetën të përziera. Kjo ka frymëzuar nacionalistët në Ballkanin perëndimor. Mes viteve 1918 dhe 1950, shumë muslimanë u inkurajuan të largoheshin nga Jugosllavia për Turqinë. Por në kohën e rënies së Jugosllavisë në vitet 1990 ajo ende përmbante një përzierje të plotë të popujve. Udhëheqësit në ato luftëra jugosllave panë spastrimin etnik si mënyra më e mirë për të krijuar shtete të reja kombëtare të pa përfshira nga pakicat problematike. Deri në vitin 1995 rajonet historikisht të populluara nga serbët e Kroacisë ishin të zbrazëta dhe qindra mijëra serbë, kroatë dhe boshnjakë ishin dëbuar në mënyrë të ngjashme nga shtëpitë e tyre në Bosnje. Por vendet që dolën nga implikimi nuk i rrethuan mirë serbët, shqiptarët, kroatët e kështu me radhë. Serbët e egër mund të kenë ikur nga Kosova pas luftës së saj, por mbeten rreth 120,000 të tjerë.

Autoritetet serbe duan të diskutojnë për marrjen e pjesës veriore të Kosovës, me regjionet e banuara me shqiptarë të Serbisë që shkojnë në Kosovë në këmbim. Përkrahësit e një “hartimi të tillë” thonë se shtetet multietnike kanë dështuar në Ballkan. Por ata injorojnë faktin se, sapo qeveritë të fillojnë këtë rrugë, procesi nuk ka fund të dukshëm dhe nuk i kushton vëmendje të drejtave të njeriut të të gjithë të përfshirëve. Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë bisedime serioze rreth një rivendosje të kufijve të tyre, ndikimi në komunitetet e Ballkanit, përveç atyre në pjesët e prekura të Kosovës dhe Serbisë, mund të jenë të thella. Krerët serbë boshnjakë do të mbajnë një referendum mbi të ardhmen e Republikës Serbe; Kroatët e Bosnjës do të ndiqnin shembullin; dhe boshnjakët pastaj do të luftonin për të parandaluar ndarjen e vendit të tyre të përbashkët. Përtej kufirit Serbia do të shtypte nacionalistët boshnjakë në Sanxhak, të cilët ëndërrojnë të përfshijnë atë rajon në një Bosnje të Madhe. Ndërkohë shqiptarët në Maqedoninë perëndimore dhe Malin e Zi do të kërkonin të bashkoheshin me një Shqipëri të Madhe. Përkrahësit e kësaj ideje do të dëshironin gjithashtu të përfshijnë pjesë të Greqisë veriore, ndërsa nacionalistët grekë do të kërkonin një pjesë të Shqipërisë së Jugut.

Një ironi prapa shkëmbimit të dyshuar është se shumica e serbëve të Kosovës jetojnë aktualisht në veri e në jug të Kosovës. Pra, marrëveshja nuk do t’i linte ata të jetonin në Serbi, dhe ndoshta do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre ose të largohen. Por zyrtarët serbë mund të jenë më pak të brengosur për bashkatdhetarët e tyre sesa për ndërmarrjen e hapave drejt njohjes së Kosovës dhe duke e bërë më të lehtë hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian (BE). Mund të mos u përket atyre që një shkëmbim territoresh në Ballkanin Perëndimor mund të ketë pasoja të mëdha. Në fund të fundit, nacionalistët hungarezë mbeten të pakonfirmuar me humbjen e Transilvanisë në Rumani dhe nacionalistët rumunë do të dëshironin të rivendosin kufijtë e tyre për të marrë në Moldavi. Ka një arsye që “Ballkanizimi” ka një emër të keq. Ashtu si në BE në përgjithësi, zvogëlimi i rëndësisë së kufijve kombëtarë do të dukej e mençur sesa ri rregullimi i tyre dhe, sipas fjalëve të një zyrtari të lartë të BE-së, “hapja e portës në ferr”.

“Hapja e portës së Ferrit”, revista prestigjioze tregon arsyet e rrezikut të shkëmbimit të territoreve të Kosovës Read More »

Skandali/ Një person vdes në aksident në rrugën Levan-Tepelenë, eksperti nxjerr fajtor “Zotin”

Një denoncim i ardhur në redaksinë e emisionit Boom ka nxjerrë në pah një ngjarje sa tragjike, aq edhe absurde dhe abuzuese me drejtësinë. Vetëm pesë muaj më parë në aksin Levan Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi I Cakranit ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e 46 vjeçarit Ajet Yzeiraj, i cili udhëtonte në bashku me një shokun e vet në makinën mercedez benz me targa AA564LS.

Ata janë përplasur nga mjeti Land Rover me targë AA007RB që drejtohej nga shtetasi Arben Avduli. I plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe shtetasi Alket Mehmetaj që ndodhej në makinën e Avdulit. Vëllai I viktimës, Dashnor Yzeiraj ngre shqetësimin se provat po manipulohen. Sipas tij i vëllai po ecte me shpejtësi tepër të ulët 28km ne orë, ndërsa makina qe e përplasi me 150 km në orë. Këtë pretendim, e dëshmon në fakt edhe personi që ishte atë ditë në makinën e aksidentuar. “Ne po vinim nga Fieri dhe pamë që një makinë e bardhë po ecte në drejtim të çrregullt dhe po vinte drejt nesh. Ajeti ishte me shpejtësi shumë të ulët dhe tha: ‘Mos se na vrau’ dhe sa mbaroi fjalën, shoferi I Range doli nga korsia e tij dhe na goditi përballë. Ajeti ngeli i vdekur në vend.

Pasi makina na goditi dhe na hodhi në kanal, vazhdoi të ecte edhe 80 metra derisa goditi derën e një subjekti privat.
Në sipërfaqen e rrugës nuk kishte shumë ujra dhe makina që na goditi për mendimin tim e kishte shpejtësinë rreth 150 km në orë. Këtë e kam dëshmuar dhe në prokurori”, thotë ai.

Por ç’ndodhi? Si u lirua brenda 24 orëve personi që shkaktoi aksidentin? Ka dy ekspertiza. Një nga oficeri i policisë gjyqësore që thotë se në vendngjarje ka pasur “rreshje të imta shiu” dhe raporti tjetër, nga eksperti I Prokurorisë së Përgjithshme Edmond Kazazi që shkruan se “Rënia e shirave ishte me intensitet të lartë”.

Por pavarësisht përpjekjes për t’ia lënë shkakun e aksidentit faktorëve të jashtëm, gazetarja e Boom në vengjarje ka vërejtur se rruga nuk mban lagështi, pasi është e formës kurriz peshku si dhe anash rrugës ka kanale kulluese. Po ashtu, nëse marrim të mirëqenë se shpejtësia e automjetit Land Rover ishte 72 km orë sipas ekspertizës, ka pasur të gjithë mundësitë të manovronte dhe frenonte, aq më tepër një shpejtësi e tillë nuk mund të katandisë një benz gati 2 tonësh gati tërësisht të shkatërruar. Vëllai i viktimës kërkon veç drejtësi, sepse me atë raport auto-teknik që fajëson “Zotin”, është e vështirë të përfitohet siguracioni i jetës. Familja kërkon nga prokuroria që të pranojë kërkesën e familjarëve për ri inspektim dhe nga trupi gjykues të shohë faktet siç janë.

Skandali/ Një person vdes në aksident në rrugën Levan-Tepelenë, eksperti nxjerr fajtor “Zotin” Read More »

Po i falin detin Greqisë, Meta kërkon të kthejë mbrapsht negociatat, dhe i kërkon Bushatit të zbulojë detajet

Çështja e detit midis Greqisë dhe vendit tonë ka ngjallur debat në politikë dhe jo vetëm, kohët e fundit pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Marrëveshja u përfol se i dhuronte fqinjit 12 milje nga deti ynë, duke shkelur kështu të drejtat kombëtare të vendit, konform ligjeve ndërkombëtare.

Mirëpo sipas gazetës Koha Jonë presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë, nëse nuk përmirësohen disa nga problematikat e konstatuara në shkresën që një javë më parë iu drejtua kreut të shtetit.

Gazeta shkruan se presidenti Meta pasi u konsultua me gjithë ish-presidentit e shtetit shqiptar si Berisha, Mejdani, Moisiu, Topi dhe Nishani, si dhe me kryetaren e komisionit të politikës së jashtme Mimi Kodheli dhe zv/kryetarin Tritan Shehu me sa duket ka vendosur t’ia kthejë kërkesën ministrisë së jashtme për plotësime. Ata i kanë zugjeruar që qeveria të bëjë transparente negociatat me palën greke.

Ai i ka shkruar një letër ministrit Bushati ku i shpreh problematikat e konstatuara në kërkesën e bërë një javë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë.

Në këtë shkresë, kreu i shtetit do t’i kërkojë ministrit Bushati që të saktësojë emrat e negociatorëve që do të negociojnë për marrëveshjen e re me Greqinë. Dhe është krejt normale, pasi Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë një shkresë dhe emrat të plotësohen nga qeveria. Emrat duhet parë, seleksionuar, kaluar në skaner dhe me pas vendoset.

Konsultimet e zhvilluara me paraardhësit e tij e kanë shtyrë Presidentin e Republikës që në shkresën, që do t’i dërgojë Ministrisë së Jashtme, të kërkojë edhe transparencë për të gjithë negociatat që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me palën greke.

Kjo transparencë do të konsiderohet e nevojshme për kreun e shtetit, në një kohë që në median greke, përfaqësues të lartë të qeverisë kanë deklaruar se kanë përmbyllur marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

Kryetari i Shtetit ka përgjegjësinë kushtetuese që të mos firmosë asgjë që prek interesat e kufinjtë e shtetit shqiptar.

Po i falin detin Greqisë, Meta kërkon të kthejë mbrapsht negociatat, dhe i kërkon Bushatit të zbulojë detajet Read More »

Rama provokoi në Kosovë, ministri serb kërcënon: Nëse bota nuk ndal Shqipërinë e madhe, do e ndalim ne

Idetë që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet dhe ta kenë në president janë dëshmi se të Shqipërisë së madhe dhe ato duhet të ndalen, thotë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin. “Shqipëria e madhe është kërcënimi më i madh për paqen në Ballkan”, ka thënë Vulin.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria e Kosova duhet ta kenë një politikë të jashtme e të sigurisë dhe një kryetar, Vulin thotë se zgjerimi i Shqipërisë së madhe duhet të ndalet Kosovë.

“Mu për këtë arsye kam propozuar dhe propozoj që kufiri ndërmjet nesh e Shqipërisë së madhe duhet të përcaktohet në Kosovë ku zgjerim i saj duhet të ndalet”, ka thënë Vulin.
“Nëse këtë bashkësia ndërkombëtare s’e ka guximin ta thotë këtë, e themi ne”, tha ai.

“Çdo kush duhet ta dijë e ta kuptojë se nëse shqiptarët flasin se do ta kenë një politikë të jashtme e një president, do të jetë shumë vështirë t’iu tregohet, sidomos serbëve, pse ata s’e kanë një president ose një politikë jashtme marrë para sysh se edhe ne jetojmë në disa shtete në hapësirën e Ballkanit”, ka theksuar Vulin duke shtuar se “Shqipëria e madhe duhet ndaluar”.

Rama provokoi në Kosovë, ministri serb kërcënon: Nëse bota nuk ndal Shqipërinë e madhe, do e ndalim ne Read More »

Supe pule me arra dhe hudhra:E ngrohte plot shendet

E lehtë në shije dhe me një aromë të mrekullueshme që të tërheq menjëherë drejt tryezës është supa e pulës me arra dhe hudhra.

Receta e kësaj supe është pjesë e traditës së nënave shqiptare. Dikur ajo gatuhej në raste të veçanta, sidomos kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë.

Nuk ka fjalë për të përshkruar shijen fantastike të kësaj supe, përbërësit e të cilës kombinohen në mënyrë të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

Mishi dhe lëngu i pulës kombinuar me arrat është një mrekulli për shijen, por mbi të gjitha për shëndetin falë vlerave të larta ushqyese që ka.

Kjo supë është ideale për ditët e ftohta. Jo vetëm që të kënaq nepsin dhe oreksin me shijen e saj fantastike por ndihmon dhe mbron organizmin gjithashtu nga virozat, e ftohura dhe gripi.

Ndiqni më poshtë recetën e vjetër të Supës me Arra dhe Hudhra, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt.

Përgatitja e Supës me Arra dhe Hudhra

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)

Një pulë mesatare

3-4 lugë vaj ulliri

Pak gjalpë i freskët

1 filxhan çaji me arra të thërrmuara

2 lugë miell gruri

2 thelpinj hudhër

Lëng limoni i freskët

Kripë

Piper

Përgatitja

Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën dhe e ndajmë në copa.

Vendosim një tenxhere në zjarr, shtojmë copat e pulës dhe vajin e ullirit.

I kaurdisim për pak dhe më pas shtojmë ujë derisa copat e mishit të mbulohen tërësisht.

Pasi pula të ketë zierë, vendosni një tigan në zjarr, shtoni pak vaj ulliri dhe miellin, kaurdiseni derisa mielli të marrë një ngjyrë të artë.

Në këtë moment largojeni tiganin nga zjarri. Merrni pak lëng nga tenxherja ku ka zierë pula, shtojeni tek mielli dhe kaurdiseni derisa masa të behet e trashë, e njëtrajtshme.

E shtojmë këtë masë tek tenxherja ku kemi pulën me lëngun e saj. E vendosim në zjarr dhe e trazojmë në mënyrë që të mos bëhen kokërriza dhe supa të nisë të trashet.

Në fund shtojmë arrat e thërrmuara, hudhrat e shtypura, kripën, i lëmë të ziejnë për pak minuta dhe supa është gati.

Kur e shërbejmë i shtojmë piper, disa pika lëng limoni të freskët.  Nëse dëshironi, për më shumë shije mund t’i shtoni edhe disa pika gjalpë të shkrirë.

Kjo supë shoqërohet në mënyrë të mrekullueshme me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, bukë të thekur por edhe byrekë të ndryshëm.

Supe pule me arra dhe hudhra:E ngrohte plot shendet Read More »

Kivi : Zbuloni ndikimin e forte ne organizem

Fruti i kivit është i pasur me ushqyes dhe ka pak kalori, madje së fundmi, kivi po kultivohet edhe në Shqipëri.

Në vendin tonë kivi ka qenë pothuajse i panjohur si frut për konsumatorët deri pas viteve ’90.

E vërteta është se disa pemë të kivit janë mbjellur gjatë viteve 70’ në kopshtin eksperimental të Institutit të Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë.

Mënyrat se si kivi i vjen në ndihmë organizmit tonë janë të panumërta.

Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit, të cilat janë të dobishme dhe të pazëvëndësueshme për shëndetin tonë.

Lexuesit  e dinë tashmë që vitamina C ka aftësi të stimulojë jo vetëm funksionin por edhe prodhimin e qelizave të bardha të gjakut (leukocitet) të cilat janë pjesë e sistemit tonë imunitar dhe në veçanti të neutrofilit që shkatërron substancat, viruset dhe bakteret që shkaktojnë sëmundje.

Cilat janë vlerat shëndetësore të vitaminës C?

Vitamina C rrit nivelet e antitrupave, proteina të prodhuara nga qelizat e bardha të gjakut.

Vitamina C ndihmon edhe në parandalimin e trombozës.

Nëse konsumoni dy kivi në ditë, atëherë do të përfitoni 259/mg vitaminë C. Kjo dozë e nevojshme e vitaminës C, jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë sëmundjet e zemrës dhe do t’i japë lëkurës tonalitet dhe gjallëri.

Qeniet njerëzore kanë nevojë për vitaminën C që të rrisin natyralisht nivelet e gjakut të plotë (pa përfshirë këtu plazmën), të pastrojnë gjakun dhe të rigjallërojnë zemrën dhe arteriet.

Fruti i kivit ka një nga sasitë më të larta të vitaminës C që gjenden në një frut.

Vlerat e kaliumit

Çdo frut është i pasur me kalium, një elektrolit dhe mineral thelbësor.

Në organizëm gjendet një sasi e vogël enzimash që kanë nevojë për kalium që të funksionojnë siç duhet.

Enzimat janë të domosdoshme dhe të rëndësishme për ruajtjen e niveleve të rregullta të kimisë së qelizave në trup.

Parandalimi i sëmundjeve kronike kërkon nivele të rregullta dhe të rregulluara të kaliumit.

Ky mineral ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve të kohëve moderne siç janë:

• Osteoporoza
• Goditjet në tru
• Tensioni i lartë i gjakut
• Gurët në veshka

Vlerat e bakrit që gjendet tek Kivi

Marrja e bakrit nëpërmjet ushqimeve është e rëndësishme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe përthithjen e hekurit.

Hekuri mbështet transportin e oksigjenit, funksionet biologjike dhe prodhimin e energjisë.

Pamjaftueshmëria e hekurit është një nga simptomat që prek shumë njerëz në mbarë botën. Kjo simptomë shkakton anemi.

Fruti i kivit ka një përqindje të lartë bakri dhe konsumi ditor i këtij fruti është i rekomandueshëm për përthithjen e një sasie të domosdoshme të bakrit në sistemin tonë endokrin.

Cilat janë vlerat e tjera të shtuara nga konsumi ditor i kivit?

Një ritual i pasur dhe i shëndetshëm ushqimor që përfshin kivin do të ndihmojë për:
1. Gjumë të mirë dhe të qetë
2. Rritjen e niveleve të kolagjenit në lëkurë
3. Uljen e rreziqeve të sëmundjeve të zemrës
4. Ekuilibrimin dhe rregullimin e funksionit të zorrëve
5. Pastrimin e mëlçisë
6. Rikthimin e energjisë, duke ju ndihmuar të ndiheni të gjallëruar, të rifreskuar dhe plot dëshirë për jetën.

Mënyrat për konsumimin e kivit janë të panumërta dhe përfshijnë: lëngjet, kombinimet me perimet, sallatat dhe shumë të tjera.

Kivi : Zbuloni ndikimin e forte ne organizem Read More »

Musaka me presh:Nga gatimet speciale te tradites

Kuzhina shqiptare është e pasur në receta e gatime speciale për çdo perime.

Gjellë e supa të shijshme, tava të ndryshme furre etj, i ofrojnë shije të mrekullueshme tryezës në çdo stinë.

E tillë është edhe receta e përgatitjes së musakasë me presh.

Një traditë e vjetër e kuzhinës shqiptare, që thuhet se ndikimin e ka nga kuzhina e vendeve të Lindjes.

Pavarësisht se musakaja tipike është ajo e njohur gjerësisht e përgatitur me patate, ka dhe shumë receta të tjera të përgatitjes së musakasë siç është ajo me presh, me patëllxhanë apo edhe kunguj.

Më poshtë receta e përgatitjes së musakasë me presh, një gatim special, tejet i shijshëm ideal për një vakt të plotë dreke.

Përgatitja e Musakasë Me Presh

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)

1.5 kg presh

2 filxhanë kafeje me vaj ulliri

200-300 gr mish të grirë

2 kokrra qepë

1 lugë gjelle salcë domatesh

2 gjethe dafine

Kripë

Piper

Majdanoz

Për salcën beshamel 

3 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

2 deri 3 gota qumësht

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

Kripë

Përgatitja

Për kimën: Për përgatitjen e kimës kaurdisen qepët e grira imët me mish të grirë, hidhet salcë domatesh, kripë, piper dhe dafinë.

Për beshamelën: Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.

Përgatitja e Musakasë

Si fillim preshi pastrohet me ujë të rrjedhshëm, gjethet e sipërme preferohet që të hiqen.

Pritet në copa të pjerrëta me gjatësi 3-4 centimetra.

Më pas, skuqen lehtë u hidhet pak kripë dhe ndahen në dy pjesë.

Gjysma e tyre shtrohet në një tavë ku më parë kemi shtuar vaj ulliri dhe galetë (bukë e thekur e thërrmuar imët).

Sipër tyre hidhet një shtresë me kimë  dhe mbulohet me pjesën tjetër të preshve.

Sipër i hidhet salca beshamel, e cila sheshohet në të gjithë sipërfaqen e tavës me ndihmën e një luge të lyer me qumësht.

Më pas, tava vedoset në furrë përreth 30-40 minuta.

Musaka me presh:Nga gatimet speciale te tradites Read More »