Aurora

Rezarta Shkurta ‘sulmon’ Dalina Buzin: Ti më the nuk ishe e lumtur, se burri jot…

Fotografia e publikuar paraditen e djeshme nga Rezarta Shkurta, ku dukej vajza e saj dhe e veja e diktatorit Enver Hoxha ka nxitur debat.
Hera Hoxha në prehrin e Nexhmies dhe një mesash i dedikuar raportit të veçantë mes tyre, ka bërë që ne media të nisë një sherr i befasishëm.

Pas postimit të fotos, Rezarta me anë të dy postimve të njëpasnjëshme ka sulmuar vrullshëm gazetaren dhe drejtuesen e Anabel, Dalina Buzin, pas një shkrimi që kjo e fundit ka hedhur në portalin e saj ku shkruante se Shkurta i thur herëpashere lavde dashurie Enver Hoxhës.

Në letrën publike drejtuar Dalinës Rezarta nuk i ka kursyer disa ‘thumba’ si dhe sekrete familjare që i ka treguar vetë drejtuesja e ‘Anabel’.

Rezarta Shkurta ‘sulmon’ Dalina Buzin: Ti më the nuk ishe e lumtur, se burri jot… Read More »

Kërkoi para për të marrë pjesë në koncertin e Pavarësisë, babai i Dua Lipës sqaron gjithçka

Ka kaluar mes shumë polemika sa i takon të ftuarve në koncertin festiv për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku Rita Ora ishte e pranishme, por jo Dua Lipa.

Dua Lipa tashmë këngëtare me famë ndërkombëtare kishte krijuar pritshmëri që do ishte në Prishtinë, në shtëpinë e saj, mirëpo siç duket askush nuk e kishte ftuar Duan.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, babi i Dua Lipës, njëherësh edhe menaxher i saj është shprehur:

Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje.”
Dukagjin Lipa u referohet zërave që nxorën hipotezën që Dua nuk kishte pranuar të vinte në koncert për shkak se ka mosmarrëveshje me Rita Orën apo edhe për shkak të pagesës së lartë. Gjithsesi, mbeten zëra të mohuar nga njeriu më i afërt i Dua Lipës.

Kërkoi para për të marrë pjesë në koncertin e Pavarësisë, babai i Dua Lipës sqaron gjithçka Read More »

“Kush e gjen guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm?”, ish-drejtoresha e Jetimores na preki zemrën!

10-vjeçarja N.Preka, e cila u aksidentua ditën e dielë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë u nda sot nga jeta, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në aksidentin fatal. Ku makina me të cilën udhëtonte e gjithë familja e saj u përplas me një tjetër mjet, e për pasojë humbi jetën i ati i saj, Edmond Preka, motra 5-vjeçare dhe djali i familjes, vetëm 9 muajsh. Evisa Preka, nëna e fëmijëve, mbeti e plagosur.

Dhimbja për këto humbje të mëdha ka prekur shqiptarët, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e prekur nga kjo tragjedi.

Ish-drejtoresha e Jetimores në Shkodër, Anjeze Gjeluci përmes një statusi në Facebook ka prekur të madh dhe të vogël më fjalët e saj lidhur me këtë tragjedi që nuk ka shokuar vetëm Shkodrën, por mbarë vendin.

Ja statusi i plotë i Gjelucit në rrjete sociale:

Vdes dhe femija i tretë, nga aksidenti tragjik …

U shua një familje, e nana asht gjallë, kërkon fëmijët e nuk din se asnjeni prej tyre nuk jeton…

Ky asht momenti ku të gjithë ne bahena të vegjël, bahena të neveritshëm kur kujtojmë se ça kërkojmë : jo po kam fjete pak, jo po s’bleva këpucët, jo po nuk shëtita, jo po streset e punës, jo po lodhja, shqetësohemi pse na përflasin etj etj …

Kush e ka guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm e mjerë në këtë botë të egër, e hipokrite ?!

Po pret me shku me e pa bashkëshorti me fëmijet, që kurrë ma s’ka me i pa, e që akoma nuk e din !!!

Ajo kishte dashtë sot me kenë në nji barakë të vorfen, por e pasun me familjen e vet, mrend ngrohtë në këtë dimën, që nuk pati aspak mëshirë për të !!!

“Kush e gjen guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm?”, ish-drejtoresha e Jetimores na preki zemrën! Read More »

Shpërthejnë grekët: Presidenta Meta po bllokon marrëveshjen, ‘zjarr’ midis dy vendeve

Nje dite pas deklarates se forte te Presidentit Ilir Meta se nuk mund te firmose nje leter te bardhe, sa i takon negociatave mes Shqiperise e Greqise per kufirin detar, mediat greke jane hedhur ne mori akuzash.

Bombë” në kufijtë detarë greko-shqiptarë: Presidenti shqiptar bllokon negocimin. Me kete titull ka dale gazeta greke Eeleftheros typos

“Zjarr” në marrëdhëniet greko-shqiptare e vë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, pas refuzimit të tij të tanishme për të dhënë leje për bisedime të mëtejshme me Greqinë në kufijtë detarë, duke kërkuar më shumë informacion rreth asaj se si për të negociuar qeverinë.

“Kërkesa nuk përcakton qartë çështjen e negociatave për të cilat kërkohet autorizimi”, tha sot Ilir Meta në një konferencë shtypi. Dhe ai shtoi: “Qëllimi i presidentit nuk ishte dhe nuk është lojëra politike me një çështje aq serioze dhe delikate”.

Shpërthejnë grekët: Presidenta Meta po bllokon marrëveshjen, ‘zjarr’ midis dy vendeve Read More »

Zbulohet lidhja e re e dashurisë e Ema Andreas me partnerin, aktorja kapet duke u puthur në Tiranë

E ka thënë që zemrën këto kohë e ka plot, por vetëm kaq. Fjala është për Ema Andrean, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, për fotot e saj artistike dhe thuajse nudo, për përplasjen me aktorin Genti Kame dhe marrëdhënien prindërore me vajzën e saj, Sarën.

Këto janë disa prej ngjarjeve që e kanë mbajtur nëpër mediat rozë aktoren Ema Andrea, e cila flitet se është në një lidhje me fotografin Eldon Luarasi.

Por, pas këtyre fotove të publikuara nga revista “Story” nuk është nevoja të presim miratimin e Emës.

Ema është fotografuar duke shkëmbyer puthje me Eldonin dhe me sa duket po kalojnë një histori mjaft të bukur dashurie

Zbulohet lidhja e re e dashurisë e Ema Andreas me partnerin, aktorja kapet duke u puthur në Tiranë Read More »

‘Shyqyr që shpëtova kokën!’ 6 makinave u çahen gomat në autostradën Tiranë – Durrës

Vetëm pak ditë më parë u trajtua problematika e dëmtimit në masë të madhe të asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës, përgjatë gjithë gjatësisë së saj dhe në të dy senset e lëvizjes.

Gropat e shumta të krijuara dhe arnimet e bëra në vite të ndryshme në jo pak raste bëhen burim aksidenti, apo shkatërrojnë automjetet që e përshkojnë atë çdo ditë.

Mbrëmjen e djeshme në redaksinë e DurrësLajm, një qytetar ka dërguar një video, ku duken qartë 6 automjete, të cilave u janë çarë gomat.

“Shyqyr që shpëtova kokën!”,- shkruan qytetari, që dërgoi videon.

Gjendja e krijuar është alarmante në këtë segment rrugor që përballet çdo ditë me një fluks të madh lëvizjeje në çdo orë të ditës.

Autoritetet mjaftohen me ndonjë arnim të pjesshëm, ndërkohë që qytetarët rrezikojnë jetën çdo ditë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iabjPUuxPrA]

‘Shyqyr që shpëtova kokën!’ 6 makinave u çahen gomat në autostradën Tiranë – Durrës Read More »

Në fundjavë vjen “bisha nga lindja”, acari polar kaplon pritet të kaplojë vendin tonë

Fushat e presionit të ulët mbesin të bllokuara edhe ditëve të ardhshme mbi Itali, që mbi vendin tonë do të krijojnë kushte për mot kryesisht të vranët, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu. Por, në fundjavë, acari polar nga Siberia, që në media po quhet “Bisha nga lindja”, do të shtrihet mbi kontinentin europian dhe rajonin tonë, ku do të sjellë mot të ftohtë dhe reshje bore.

21.02 – Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, e pasdite dhe mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
22.02-23.02 – Të enjten pas mëngjesit me reshje të dobëta shiu, gjatë ditës mot kryesisht i vranët. Të premten mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu.
24.02 – Mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me riga lokale shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.
25.02-26.02 – Mot shumë i ftohtë dhe kohëpaskohe me reshje bore.

Pas përmirësimit të kualitetit të ajrit gjatë ditëve të fundit nga erërat e forta jugore, ditëve të ardhshme nuk do të ketë qarkullim të majftueshëm ajror, ndaj vlerat ditore të AQI do të lëvizin ndërmjet vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, e nga dita e diel do të zbresin ndjeshëm nën këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet deri në 10C. Nga fundjava minimalet do të zbresin deri në -6C, e ato maksimale deri në -3C. Sipas parashikimeve të fundit minimalet në fillim të javës pritet të zbresin edhe nën -10C.
Era do të fryejë mesatarisht nga lindja-juglindja 2-5m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë rreth vlerave normale.

Në fundjavë vjen “bisha nga lindja”, acari polar kaplon pritet të kaplojë vendin tonë Read More »

Vera Grabocka grua me fat, Timo Flloko i dedikon fjalët më të bukura të dashurisë

Timo Flloko është një nga aktorët dhe shkrimtarët më të dashur dhe të njohur shqiptar. Një pjesë e madhe e poezive të tij me temë dashurie janë kthyer edhe në këngë.

Së fundmi ‘Panorama Plus’ ka zbuluar se Flloko ka hedhur në treg librin më të ri me poezi “Kërcim në bosh”, i cili nga fillimi në fund është një dedikim për të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Në dedikimet plot dashuri për nënën, vajzën, nipërit njëri prej tyre është më i bukuri, sepse në të janë “gdhendur” fjalët më të bukura për dashurinë e jetës së tij.

Nuk ka njeri që nuk e njeh Vera Grabockën, gruan më krijuese të televizonit shqiptar, por bashkëshorti i saj në poezi ka vendosur ta quaj thjesht “V”.

“E prek me sy, u fik e ra në humbësi…/ Mendoj për ty/ Nesër, sa të lind dielli/ krahët të m’i shkrijë si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…”, janë disa nga vargjet kaq të ëmbla që Timo Flloko ia ka kushtuar Vera Grabockës.

ImageImage

Vera Grabocka grua me fat, Timo Flloko i dedikon fjalët më të bukura të dashurisë Read More »