Aurora

Operacioni anti-drogë: Goditet rrjeti i trafikimit në Turqi, arrestohet një shqiptar dhe një kosovar

Si rezultat i një operacioni anti-drogë në Stamboll janë sekuestruar 200 kg kanabis e tipit skunk dhe janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe personi tjetër shtetas i Kosovës, transmeton Anadolu Agency.

Ekipet e drejtorisë për luftën kundër drogës nisën një operacion pasi morën informacione se një rrjet i drogës ishte përgatitur të shpërndante në vend një sasi të madhe të lëndës narkotike të sjellë nga jashtë vendit.

Gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece janë arrestuar personat me inicialet D.R. shtetas i Kosovës, dhe J.A, shtetas i Shqipërisë.

Operacioni anti-drogë: Goditet rrjeti i trafikimit në Turqi, arrestohet një shqiptar dhe një kosovar Read More »

R.Alia, 20 shkurt 1991:“Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë”

“Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë”.

Keshtu ka thene Ramiz Alia mbremjen e 20 shkurtit te vitit 1991, e kete e ka risjelle edhe me dokument historiani Kastriot Dervishi, per te gjithe ata qe duan te njohin historine. Dje ishte 27 vjetori i rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha.

Nga Kastriot Dervishi

R.Alia në mbrëmjen e 20 shkurtit 1991: Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë.

ramiz-alia-gjendje

Mbrëmjen e datës 20 shkurt 1991 u zhvillua takimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Partisë së Punës, Partisë Demokratike, Partisë Republikane dhe organizatave të masave si: Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë Punës së Shqipërisë, Bashkimi i Grave të Shqipërisë dhe Bashkimi i Gazetarëve, në lidhje me gjendjen e tensionuar në vend. I pranishëm ishte edhe kryeministri Adil Çarçani. Mbledhjen kryesoi kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, i cili ka deklaruar se do vendosë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke i kërkuar popullit të mos dilte në rrugë se ndryshe do niste gjakderdhja. Dy takimet e mbrëmjes së 20 shkurtit nuk kanë qenë të njohura. Deklarimi i mëposhtëm i takon mbledhjes së parë.

Pjesë nga fjala hyrëse e Ramiz Alisë
“Unë kam dy gjëra: e para, unë do të vendos menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme dhe për këtë do të shpall mobilizimin, sepse vandalizmat dhe gjërat më armiqësore që mund t’i bëheshin këtij populli nuk mund të tolerohen dhe nuk do të tolerohen. Këtë ta kemi të qartë.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet mjet për të vendosur rregull, ashtu siç mund të bëhet edhe shkas për të derdhur gjak. Si duket, njerëz për të pirë gjak kanë nevojë.

Ky është një skenar i përpunuar dhe ata që e kanë përpunuar ne do t’i gjejmë. Kjo duhet të jetë e qartë që në situata të jashtëzakonshme do të qëllojmë në mënyrë të jashtëzakonshme. Në këto situata kërkoj nga ju vetëm një gjë, kërkoj që t’i bëni thirrje popullit të qetësohet e të rrijë brenda në shtëpi dhe brenda në qendra pune, ndryshe po doli në rrugë, do fillojë gjakderdhja. Këtë po jua them në mënyrë kategorike. Rreth kësaj çështjeje, desha ndonjë mendim nga ju, tjetër nuk kam asnjë për të diskutuar”.

R.Alia, 20 shkurt 1991:“Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë” Read More »

Zvërneci, aty ku natyra prek historinë

Pamja e parë mbi të mund të merret madje që në kodrat nga Kriporja deri sa mbërrihet në qytetin e Vlorës përgjatë rrugës që vjen nga Fieri.

Një urë druri rreth 100 metra e ndërtuar mes për mes kënetës të çon drejt manastirit.zverneci

Në anën tjetër të ishullit gjendet “Kisha e Shën Triadës”, kjo kishë është e dëmtuar dhe e pa riparuar akoma. Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen rreth 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës.

I tërë peizazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit.

Ai kishte një bibliotekë kishtare shumë të pasur. Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri qëndroi i mbyllur, u plaçkit dhe u dogj. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi për zverneci1kundërshtarët e sistemit dhe manastiri si strehës e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar. Sot ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për tu vizituar.

Veçanërisht ditën e 15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë, manastiri dhe gjithë ishulli është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumtë

Gjatë gjithë stinës së verës manastiri nuk mbetet bosh. Kisha ortodokse ngre aty kampingje për fëmijët që vijnë si pushues disa ditorë nga i gjithë vendi.

zvernecJo vetëm Zvërneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët.

Laguna e Nartës zë gjithë pjesën veri-perëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë toke, i cili përbëhet nga duna ranore. Nga që laguna komunikon nëpërmjet dy kanaleve me detin, uji i saj është i kripur. Kjo ka krijuar mundësinë që rreth 1/3 e lagunës të shfrytëzohet për nxjerrjen e kripës.

Me interes të veçantë për tu vizituar nga turistët janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në perëndim të lagunës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të vogla. Një pjesë të tyre rreth 30 vjet më parë janë mbjellë bimë drurore si pishë dhe akacie.

Rritja e tyre dhe gjendja është e mirë. Dunat kanë vlera shkencore, estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojnë tokat arë në lindje të tyre.

Vizitorët mund të futen në Zvërnec duke u nisur nga qyteti i Vlorës apo duke ardhur edhe nga qyteti i fierit. Zvërneci mbetet një nga pikat më të afërta ku gërshetohet bukur turizmi natyror me atë detar dhe kulturor, ku historia prehet në krahët e natyrës.Rezultate imazhesh për foto svernec

Zvërneci, aty ku natyra prek historinë Read More »

Përcjellin të vdekurin me striptiste erotike, kjo traditë në funerale po “çmend” rrjetin

Sa absurde po aq dhe perverse është cilësuar një traditë në Kinë, ku punësohen vajza të reja striptiste për të përcjellë të vdekurin për në banesën e fundit.
Kjo traditë e vendosur që prej vitit 1990 nga Tajvani në Kinë po mundohet të hiqet nga autoritetet vendase, të cilët e cilësojnë të turpshëm këtë ritual aspak të këndshëm.

Familjet shpresojnë se performanca erotike mund t’i bëjë funeralet të duken “të suksesshme”.

Këto shfaqje erotike zbatohen më tepër në fshatrat rurale. Ky fenomen i pasjellshëm, pornografik dhe vulgar sic e cilësojnë shumë persona është përpjekur që të ndalet por prej një dekate autoritetet nuk kanë mundur.

Më e zakonshme ajo përdoret në katër provincat në Kinë, Henan, Anhui, Jiangsu dhe Hebei.

Sipas gazetës kineze Global Times, Kina ka pasur traditën e vajtimeve zbavitëse në funerale për më shumë se 100 vjet.

Çmimi për një shfaqje të tillë me balerina striptiste që zhvishen duke dhënë një shfaqje erotike edhe para fëmijëve është rreth 2.000 juan ose 225 paund. Trupa e balerinave mund të kryejë 20 deri në 30 shfaqje në muaj.

Përcjellin të vdekurin me striptiste erotike, kjo traditë në funerale po “çmend” rrjetin Read More »

Pas situatës së rënduar të reshjeve në qarkun e Vlorës, Drejtoria e Rajonale e Kultures Kombetare ka ne focus

Pas situatës së rënduar të reshjeve në qarkun e Vlorës, Drejtoria e Rajonale e Kultures Kombetare ka ne focus inspektimet në monumente. Sipas kreut te DRKK Vlore Orgest Feimi monumentet nuk kane pesuar demtime por inspektimet per mirëmbajtjen e tyre vijojne

Punonjësit e D.R.K.K-Vlorë kane marre pjese ne mirembajtjen e mjediseve ne Kalanë e Mavrovës, inspektimet kane perfshire Bashkinë Selenicë dhe Himarë, teksa konstatimet , gjendja e Urës së Slapit në Drashovicë, Urës së Brataj në Brataj, Urës së Frëngut në Gjorm dhe Ujësjellësit të Vranishtit.

Fotografia e ONETV VLORA

Pas situatës së rënduar të reshjeve në qarkun e Vlorës, Drejtoria e Rajonale e Kultures Kombetare ka ne focus Read More »

Tension në ajër/ ‘Largohuni urgjent’, avionët turq ndjekin ministrin grek, ky është momenti i ‘përplasjes’

Pa u shuar ende zhurma e tensioneve te vazhdueshme me tone te larta se fundi mes Greqise dhe Turqise, deri ne kercenime te hapura mes paleve, shenohet incidenti i radhes ne ajer.

Mediat greke raportojne se kete radhe avionet turq kane ndjekur ne ajer avionin me te cilin levizte ministri grek, Panagiotis Kouroumblis, qe ka nen kontroll rindertimin administrativ, detet e ishujt.

Sipas stacionit televiziv Alpha, helikopteri me ministrin brenda po fluturonte nga ishulli Megisti për në Strongyli.

Ne kete moment kane marrje thirrje nga nje avion turk: “Largohu menjëherë! Ju po fluturoni në hapësirën ajrore turke”.

Ekuipazhi injoroi sfidën turke dhe helikopteri grek u ul normalisht në Strongyli. Pothuajse në të njëjtën kohë, turqit dërguan fluturues F-16 dhe avionë luftarakë në Egjeun juglindor.

Menjëherë, luftëtarët grekë nga Kastelli i Kretës u gjetën në ajër.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=HVO0UBV05Ic]

Tension në ajër/ ‘Largohuni urgjent’, avionët turq ndjekin ministrin grek, ky është momenti i ‘përplasjes’ Read More »

Aktori shqiptar i humorit: Fama më shkatërroi, pija e bëja jetë të shfrenuar

Është një aktor i dashur i humorit shqiptar dhe shumë e kanë njohur Albano Bogdon si djalin nga jugu me flokët “si shkurre”.
Mëngjesin e sotshëm ai ka treguar me sinqeritet anën negative dhe më të errët që fama i dha një njeriu të thjeshtë. I riu i talentuar tregon se në vend që të qëndronte modest, zgjodhi pijen dhe jetën e shfrenuar, gjë që më tej i solli probleme të shumta.

Albano thotë për emisionin “Rreze Dielli”:

Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë që ti bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija dy shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysmë – 2 vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”.
Pasi nuk përballoi dot famën, nisën edhe problemet në jetën personale. Albano u nda nga e fejuara bukuroshe, Flavia Llakaj, e cila përherë i kishte qëndruar pranë, deri sa nuk mundi më.

Në vijim ai bëri me dije se ky problem tashmë ka kaluar dhe ka hequr dorë tërësisht nga alkooli. Prej 2 qershorit 2016 Albano bën me dije se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool.

Aktori shqiptar i humorit: Fama më shkatërroi, pija e bëja jetë të shfrenuar Read More »

Arta Marku me “dorë të hekurt”, 33 prokurorë për të vënë pas hekurave ‘peshqit e mëdhenj’

Kryeprokurorja Arta Marku ka hapur rrugën e arrestimeve VIP. Ditën e djeshme Marku u ka dërguar një udhëzim dhjetë prokurorive, ku u kërkon që të ngrejnë me urgjencë njësitë e posaçme për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ky udhëzim ka ardhur në kuadër të marrëveshjes që kreu i akuzës firmosi pak ditë më parë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me të cilin u ra dakord të ngrihen dhjetë struktura me prokurorët më të mirë të vendit, me qëllim nisjen e arrestimeve në nivele të larta.

Kështu në udhëzim thuhet se dhjetë strukturat e reja që do të ngrihen do të jenë Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Shkodër, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, ndërsa një strukturë do jetë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu, në udhëzim Marku ka prezantuar edhe përbërjen dhe se si do të jenë këto struktura.

Kështu në udhëzimi thuhet se në njësinë e posaçme të Tiranës do të atashohen 5 prokurorë, ndërsa në njësinë e Prokurorisë për Krime të Rëndë do jenë disponibël 4 prokurorë. Kurse 8 njësitë e tjera të posaçme do të kenë nga tre prokurorë për secilën strukturë. Në total do të jenë 33 prokurorë që do të godasin korrupsionin dhe krimin.

Organizimi i seksioneve

Po ashtu në udhëzim thuhet se në përbërjen e këtyre seksioneve, drejtuesi i prokurorisë cakton ata prokurorë të cilët kanë përvojë në hetimin e veprave penale në fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsionit, krimit në fushën e lëndëve narkotike dhe krimit kundër pastrimit të parave, si dhe kalojnë me sukses procesin e verifikimit të integritetit moral dhe profesional nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ndërsa sipas udhëzimit një nga prokurorët e seksionit caktohet drejtuesi i seksionit. Nga ana tjetër, Marku në udhëzim thotë se prokurorët e caktuar në këto seksione bashkëpunojnë me shërbimet e policisë gjyqësore pranë Task- Forcës Speciale Qendrore, Task-Forcës Speciale Rajonale për shkëmbimin e informacionit, për kryerjen e analizave dhe vlerësimeve të përbashkëta rreth grupeve kriminale si dhe realizimin e veprimtarisë hetimore në zbatim të detyrimeve specifike, të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar, Operacioni “Forca e Ligjit”.

Ja subjektet që do të hetohen

Interesant është fakti se në udhëzimin e saj, kryeprokurorja Arta Marku bën me dije edhe mënyrën se si do të hetohen zyrtarët e lartë që kanë bërë korrupsion. Dhe për këtë, në udhëzim ajo citon nenin 135/2 të Kushtetutës, në të cilin shkruhet qartë se më të rrezikuarit për t’u hetuar për vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse do jenë të përfshirë, do të jenë Presidenti i Republikës, ministrat, ish-ministrat dhe deputetët.

Hetohen akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur”, thuhet në nenin 135/2 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Ndërkohë në udhëzimin e saj, Marku thekson se kompetencat lëndore të këtyre seksioneve do të jenë nga veprat penale në fushën e lëndëve narkotike dhe fushën e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, vepra penale në fushën e korrupsionit, deri tek vepra penale në fushën e tatim-taksave.

Arta Marku me “dorë të hekurt”, 33 prokurorë për të vënë pas hekurave ‘peshqit e mëdhenj’ Read More »