Aurora

Nexhmije Hoxha siç nuk e keni parë ndonjëherë

Rezarta Shkurta, bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës, ka postuar një foto të vajzës së saj Herës me stërgjyshen e saj Nexhmije Hoxhën, gruan e Enver Hoxhës.

‘Ne e kemi shume xhan nena Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh @herahoxha.al #Family’ ka shkruar Rezarta në postimin e saj të cilin e ka shoqëruar me zemër.

Nexhmije Hoxha siç nuk e keni parë ndonjëherë Read More »

Edi Rama luajti për t’u bërë lajm botëror dhe u bë!

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë për një “president të përbashkët Shqipëri-Kosovë” e ka vendosur Shqipërinë në një pozitë jo komode përballë partnerëve ndërkombëtarë. Pas Bashkimit Europian që kritikoi i pari deklaratën e Ramës dhe bëri thirrje për kujdes, dje ka ardhur reagimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë. Një reagim i ashpër, që krahasuar me mbështetjen e madhe që diplomacia amerikane i ka dhënë qeverisë “Rama” këto vite, duket si një shuplakë e fortë. Ambasada thekson se është zhgënjyer nga retorika e Edi Ramës në Kosovë dhe se deklarata për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës është e padobishme dhe dëmtojnë marrëdhëniet në rajon.

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”,– thuhet në reagimin e Ambasadës.

Reagimi i SHBA vjen pas deklaratës së Kryeministrit Rama në Prishtinë, të cilën e cilësuan “gafë të pafalshme”.  Kryeministri shqiptar, në pritjen zyrtare të 10-vjetorit të Pavarësisë, në Kuvendin e Kosovës tha se “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”. Në të vertetë kryeministri Rama mjeshtërisht gjeti një mënyrë për tu bërë lajm botëror si dhe për të larguar vëmëndjen nga problemet ekonomike e politike në Shqipëri. Por nuk parashikoi reagimin amerikan. Atë që vjen nga BE as që ia ndjen Ramës, por kur Uashingtoni lëshoi reagimin nëpërmjet ambasadës në Tiranë, kjo e vë në pozitë të vështirë kryeministrin. Reagimi ndaj këtij qëndrimi të gabuar diplomatit ishte i menjëhershëm në Prishtinë dhe në Tiranë. Ideja e bashkimit kombëtar, në këtë fazë te zhvillimeve të rajonit dhe e thënë nga një kryetar qeverie dëmtoi Kosovën dhe politikën e saj për tu bërë pjesë  e OKB dhe normalizimin e raporteve më Serbinë. Beogradi ishte i pari që reagoi ndaj fjalimit të Ramës duke e etiketuar si zyrtarizmin e idesë për “Shqipërinë e Madhe”. Më pas në Greqi, mediat dhe qarqet zyrtare e cilësuan këtë qëndrim si pjesë të “ekspansionit shqiptar në Ballkan dhe trazimin e rajonit”. Mediat ndërkombëtare aludonin se një qëndrim i tillë i Tiranës hap konflikte direkte mes të paktën 4 shteteve në rajon; Serbisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Malitë të Zi. Shkurt, një deklaratë e Edi Ramës rrezikon që të kthej Ballkanin në kaos, por dëmi real është mbi Kosovën dhe negociatat e saj me Serbinë. Në mënyrë direkte, Rama i dha mikut të tij, Aleksandër Vuçiç një argument më shumë për të luajtur “basketboll politik”. Teza e bashkimit Shqipëri-Kosovë hidhet për konsum publik nga Edi Rama në momentin që Serbia kërkon ndarjen e veriut të Kosovës, pikërisht me argumentin e “Shqipërisë së Madhe”. Por informacionet janë që kjo ide ka ardhur nga “Sulltani”, Presidenti Erdogan, i cili ka interesa të forta në Ballkan, aq me tepër që po luan poker me Rusinë, por nga një set e bën edhe me SHBA.

Gjithsesi të martën Edi Rama u tërhoq nga deklarata. Tërheqjen e bëri njëlloj si për deklaratat e ditës politike në Tiranë. Tha se deklarata ishte imagjinatë e tij, nuk e kishte seriozisht dhe se fjalia ishte nxjerrë nga konteksti, kryesisht nga mediat. Në fakt, deklarata është cituar siç e ka thënë Edi Rama dhe nëse mediat e kanë nxjerrë nga konteksti, të njëjtën gjë nuk mund ta bënte BE dhe SHBA. Problemi është se deklarata u bë nga Kryeministrit me vetëdije të plotë. Jo rastësisht fjalimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur mediat ndërkombëtarë dhe gjithë diplomatët e huaj po ndiqnin seancën e 10-vjetorit të pavarësisë.  Gjithashtu, kryeministri e dine se çfarë pasojash do të sillte për Shqipërinë kjo deklaratë dhe çfarë reagimesh do vinin nga ndërkombëtarët. Ishte një “gafë” e bërë më dashje. Edhe pse në Tiranë mediat afër Ramës e paraqitën si diçka që nuk duhej marrë seriozisht, pasi kryeministri këtë stil oratorie mbart, dëmi u bë njëlloj. Në Serbi dhe Greqi qëndrimi i kryeministrit Rama po përdoret dëshmi e politikës konfliktuale të Shqipërisë. Ky argument nëse mund të përdoret edhe kundër hapjes së negociatave. Duke ditur gjithë këto pasoja që dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë, pyetja që shtrohet është çfarë fitoi Edi Rama me këtë qëndrim? Shpjegimi për një shërbim direkt ndaj politikës serbe është pak i besueshëm. Edi Rama luan më mirë se Vuçiç.

E vetmja arsye që e detyroi Ramën të thotë këtë fjali që zgjoi Ballkanin e dremitur është shmangia e vëmendjes ndaj krizës reale në Shqipëri. Kryeministri ia doli të tërheq vëmendjen nga hallet problematike të qeverisë së tij, por me një kosto të madhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Kryeministri luajti në ditën e Kosovës për t’u bërë lajm botëror. Dhe ia arriti, duke rënë të gjithë në kurthin e lojës së tij për të qenë lajm dite.

Edi Rama luajti për t’u bërë lajm botëror dhe u bë! Read More »

Historia e “Lungomares”, ne Vlorë që në vitet ’40

Fillimet e veta shëtitorja përgjatë bregdetit, Skelë-Ujë i Ftohtë, i ka në vitin 1973 edhe pse thuhet se ideja e ndertimit te shetitores ka lindur nga italianet ne vitet ‘40.
Ne vitin 1973, ajo ka qenë pjesë e studimit të lagjes nr.1, si emërtohej në atë kohë zona ku do të ndërtohej shëtitorja.
Studimi i kësaj lagjeje sipas dokumentave të kohës, është miratuar pikërisht në vitin 1973.
Por ai mbeti vetëm një studim, ndërkohë që në zonën në fjalë, ka patur shumë pak ndërhyrje për zbatimin e këtij studimi, duke përmendur këtu, ndërhyrjen që u bë në vitet ‘80, në zonën tek ish “mol ii naftës”, pranë tunelit, në Ujin e Ftohtë.
Në ato vite, me kontributin vullnetar të disa ndërrmarjeve të qytetit, u rehabilitua një pjesë e bregdetit, e cila edhe sot njihet në byte me emrin “plazhi i kryetarit”, duke patur parasysh Kryetarin e Komitetit të kohës, Medin Hoxha.
Pas një ndërprerje të gjatë në vite, ne vitin 2002 eshte hartuar nga zyra e urbanistikes se Bashkise Vlore, (ark. Sami Canaj), studimi i cili permirësonte Planin Rregullues te vitit 1996, duke spostuar shetitoren nga ana e detit.
Duhet thënë se edhe ky përmisim i planit rregullues, nuk u miratua atë vit në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.
Ne vitin 2004 miratohet ne KRRTRSh, Studimi i Zones Qender, studim i cili është edhe sot në fuqi.
Ky studim percakton gjeresine e rruges Skele-Uji i Ftohte, 38m, mbushjen e detit per krijimin e shetitores dhe kthimin e portit eksiztues ne port jahtesh.
Ne Shtator 2011, duke u pergatitur per “100 vjetorin e Pavaresise”, ark. Doriana Sulaj dhe ing.konst. Erjon Amataj, “marrin guximin” t’i propozojne Kryetarit te Bashkise, projektin per shetitoren e qytetit.
Duket se ka ardhur koha, për ti shkuar deri ne fund ketij projekti te mbetur pezull prej vitesh.
Ne maj 2012, pas shume polemikash (per zonen tek Shtepia Muze, zone e cila nuk konceptohej dot pa makina, (sot pedonale), mungese fondesh, etj, nis puna per realizimin e fazes se pare te projektit, nje projekt modest, i varur si gjithmone nga buxheti.
Faza e parë, starton nga hotel Bolonja deri tek Aulona dhe faza e dytë nga Aulona deri në Ujin e fFohtë.
Për këtë investim, u shpall dhe tenderi dhe fituesi i tenderit, do të fillonte punimet për ndërtimin e kësaj shëtitoreje, aq të domosdoshme për qytetarët.
Por nw 28 nwntor 2013, Kryeministri Edi Rama, do ta bwnte pwr vete, projektin pwr shwtitoren pwrgjatw bredetit.

“Çelja e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të Vlorës, hapi i parë drejt një transformimi madhor për Vlorën e Shqipërinë turistike”, do të shkruante kryeministri Rama, në faqen e tij në facebook.
Sipas tij, në vitin 2015 do të kemi një portë tërheqëse në Mesdhe. “Besimplotë se në verën e vitit 2015 do kemi në qytet, një portë tërheqëse të Mesdheut me një vijë bregdetare të dorës së parë për turizmin.
Së bashku dhe me Kryetarin e Kuvendit, ilir Meta, kryeministri Rama, do të zgjidhte 101 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, për të deklaruar çeljen e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të Vlorës.
Ajo që ra më shumë në sy në teatër, ishte mospërmendja e emrit të kryetarit të bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, nga asnjë prej diskutantëve në këtë takim, duke përmendur ndër të tjera edhe prefektin e qarkut të Vlorës,nw atw vit, Besnik Dervishi.
Ndërkohë edhe vet kryeministri Rama nuk do tia përmendte në asnjë rresht të fjalës së tij, emrin e kryetarit të bashkisë, edhe pse flitej për vijën bregdetare të Vlorës dhe jo të ndonjë qyteti tjetër.
Madje, në fjalën e tij, Rama është deklaruar ndër të tjera se “Jam i bindur se, pavarësisht gabimeve të bëra, për shkak të mos eksperiencës apo të ngutjes gjatë zhvillimit të pa qëndrueshëm, aty është vendi për të ndërtuar një nga vijat më të bukura të Mesdheut për të thithur një numër jo vetëm më të madh por edhe më cilësorë turistësh”.
Rama në takimin e datës 28 nëntor 2013, nuk ka lënë pa kujtuar edhe aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që ishin bërë në breg të detit, prishja e të cilave kishte krijuar një konflikt të hapur midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë, si për rastin e prishjes së ndërtimit të njohur me emrin ish Aulona.
Rama ka deklaruar se vera e vitit 2015, do të jetë dhe realizimi i projektit të ndërtimit të lungomares.
“Sfida është që kësaj shëtitoreje ti japim përmasën e njeriut dhe lëvizjen e makinave ta devijojmë në një rrugë tjetër”, tha në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama.

Ky pra, do të ishte dhe takimi i cili do të rrëzonte projektin e bashkisë për ndërtimin e lungomares dhe fillimin e procedurave për gjetjen e një projekti të ri, nëpërmjet një konkursi ndërkombëtarë, për ndërtimin e shëtitores së bregdetit.
Pas këtij takimi, INUK, do të fillonte prishjen e disa ndërtimeve përgjatë bregdetit nga Skela deri tek tuneli, ku më spektakolari dhe i debatueshmi, do të ishte prishja me tritol i kompleksit “Jon”.
Bashkia e Vlorës, çdo ditë e më shumë do të shamgej nga çdo përfshirje në takimet apo diskutimet në lidhje me ndërtimin e lungomares, duke sjellë në kujtesën tuaj dhe një takim të zhvilluar për këtë qëllim, në mjediset e një hoteli në zonën e Skelës, pranë pallatit të sportit.

Historia e “Lungomares”, ne Vlorë që në vitet ’40 Read More »

Histori horror: Si u përdhunua në grup vajza nga Gjirokastra nga zyrtari i lartë dhe…

Një dokument sekret i vitit 1958, i Degës së Punëve të Brendshme të qarkut të Elbasanit zbulon një ngjarje të pazakontë për efektivët e Sigurimit të Shtetit.

Dokumenter Relacioni me firmën e kreut të institucionit, Gani Goxhi, “Mbi veprimtarinë e imoralitetit të organizuar në grup nga shefi i Degës Qatip L.”, e pohon qysh në mbititull thelbin e çështjes, që i përket një historie perverse, me një mori ndodhish e episodesh, të cilat fillojnë e mbarojnë me skena përndjekjesh e përdhunimesh, me skenarë të ideuar nga një zyrtar jo pak i rëndësishëm i Degës së Brendshme.

Si protagonist i zhvillimeve monstruoze, kapiten Qatip L. -shtjellon dokumenti në fjalë- duke spekuluar me “pushtetin” e funksionit, organizon vartësit për t’i sjellë vajza të reja që të shuajë epshet e shfrenuara.

Në këtë marrëdhënie të vendosur rishtas, “gjurmuesit” e porositur joshen edhe vetë dhe, aty për aty, sa mbaron punë shefi me gjahun e radhës, i kthehen edhe ata, herë vetëm e herë në grup.

Në rastet më të shumta, strehë e orgjive bëhen bazat sekrete të Shërbimit të Fshehtë, një dhomë e maskuar në dyqanin e kë- pucar Hysenit në qytet, vagoni i trenit i rezervuar për punonjësin e sigurinë, zyrat e recepsionit në hotel “Adriatiku”, hotel “Shkumbini” etj.

Ndërkohë, “pehlivanët” e seksit, sipas rastit, nuk hezitojnë ta ushtrojnë vesin e tyre as në zyrat e Policisë, siç ishte ajo e postës së Kombinatit të Drurit, apo e stacionit të trenit.

Në pjesën më të madhe, viktimat e radhës janë femrat e cilësuara kontingjent i Sigurimit dhe vajzat e internuara, me të cilat gjahtarët e shefit qejfli mund të operojnë pa shumë vështirësi.

Po ndodh që lakmia e këtij të fundit shkon përtej tyre dhe vartësve të tij u duhet të sfiliten pa fund e paturpësisht për t’i sjellë në krevat gjahun e përzgjedhur.

Fantazia djallëzore e sojit të “pehlivanëve” të tillë arrin deri aty sa të nënshtrojë me presion dhjetëra vajza të bukura, duke u arrestuar më parë të dashurit e tyre, të cilët duhet të qëndrojnë në qeli deri sa me to të mbarojë punë kapiten Qatipi me të tijtë.

Çuditërisht, institucioni që bën denoncimin e shfaqjes së shëmtuar, kur operon për ndëshkimin e autorëve, nuk shkon përtej 10 ditëve burg dhe një sugjerimi për t’u gjykuar politikisht në organizatën e Partisë.

Po çfarë përmban tjetër relacioni i kreut të Degës së Punëve të Brendshme të qarkut të Elbasanit, që mban datën 20 shkurt 1958…

DOKUMENTI

LËNDA: Relacion mbi veprimtarinë e imoralitetit të organizuar në grup nga kapiteni Qatip L., shef në degën Elbasan

Kapiten Qatip L., efektiv i Drejtorisë së Punëve të Brendshme Elbasan, qysh në muajin maj-qershor të vitit 1957, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, në bashkëpunim me rreshterin e Policisë Parion Z., kapter Sefer B., kanë shfrytëzuar gra imorale deri në dhjetor 1957.

Në dijeni të veprimtarisë së tyre kanë qenë edhe disa civilë si p.sh. Hysen V. (këpucar privat), Osman C. sportelist në hotel “Adriatiku”, Xibushe X. sporteliste në hotel “Shkumbini”, Nevruz B. punëtor në Elbasan (kushëri i kapiten Qatipit), si dhe njëfarë Ilmi, tash ndodhet ushtar. Prej këtyre, disa kanë qenë bashkëpunëtorë dhe disa strehues.

Lidhja e dy nënoficerëve me dëshirat imorale të kapiten Qatipit u bë në këtë mënyrë: Kapiten Qatipi, pasi u njoh familjarisht me gruan e rreshter Parjonit, i cili banonte në hotel “Adriatik”, një ditë i thotë rreshterit, që një natë t’i çonte në shtëpinë e kapitenit një vajzë imorale të quajtur Meleqe K., e cila ishte e internuar në Elbasan.

Këtë detyrë rreshteri e mori përsipër ta kryente, mirëpo mbasi nuk e dinte shtëpinë e kapitenit, i thotë kapter Sefer B. se kërkonte shtëpinë e kapiten Qatipit me qëllim që t’i çonte Meleqe K., mbasi e kishte porositur vetë. Kapteri merr pjesë në këtë veprim dhe qysh atëherë ata bashkëpunuan si grup për qëllime imoraliteti.

Raste konkrete të veprimtarisë imorale që kanë kryer si grup janë:

1-Në hotel “Adriatik” jetonin dy vajza, të cilat janë nga Dibra e Madhe dhe janë internuar nga Tirana; njëra nga këto quhet Meleqe K.

Atë, në muajin korrik 1957 e kanë marrë dy nënoficerët dhe ia kanë çuar në shtëpi kapiten Qatipit, sipas porosisë që u kishte bërë.

Kapiten Qatipi e ka mbajtur disa herë rresht në shtëpi prej orës 20:00 deri në orën 3 pas mesnate, ndërkohë që në këtë periudhë ai gruan e kishte dërguar në fshat për një kohë të gjatë.

2-Në muajin qershor 1957, kapter Seferi dhe rreshter Parjoni i kanë çuar në shtëpi Qatipit një femër imorale që kish ardhur nga Kavaja, të cilën në fillim e përdorën vet dhe pastaj e çuan në shtëpinë e kapiten Qatipit pse i kishte urdhëruar për këtë gjë.

Kjo femër, me ndërmjetësinë e Qatipit, është strehuar në dyqanin e këpucarit Hysen V. ku edhe atje e kanë përdorur në grup, mbasi ka pasur një vend të maskuar në dyqan.

3-Në muajin korrik 1957, kapiten Qatipi ka marrë një vajzë imorale (minoritare) e quajtur Fotini nga Gjirokastra, me të cilën ka pasur lidhje edhe më përpara dhe së bashku me kushëririn e tij, Nevruz B., e çojnë nga rruga e trenit dhe aty bëjnë aktin.

Një herë tjetër po këtë femër e kanë thirrur në zyrë me pretekstin për t’i kontrolluar dokumentet, ku kanë mbajtur gjoja njëfarë procesverbali dhe pastaj e kanë nxjerrë jashtë dhe në afërsi të Degës së Brendshme, Qatipi dhe Nevruzi kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

4-Në muajin gusht 1957, kapiten Qatipi bashkë me Seferin, Parjonin dhe tetar Bektashin, kanë marrë një vajzë që vinte nga Lushnja të quajtur Xhemile S. dhe e kanë çuar në orën 10 të mbrëmjes në hotel “Adriatik”, mbasi ishin marrë vesh më para me sportelistin Osman C.

Aty kanë kryer marrëdhënie në grup. Vajzën e ka përdorur edhe sportelisti Osman C. Në këtë marrëdhënie grupi ka ftuar edhe rreshter Ramazan Gj.

5-Për disa herë rresht, kapiten Qatipi së bashku me dy kapterët, ka shkuar në Fushë Mbret me qëllim që të shfrytëzonin të quajturën Zejmene C. Me preteksin për t’i kontrolluar pasaportizimin, shkuan ta merrnin vajzën me vete.

Mirëpo prindërit e saj nuk e lanë. Në një rast tjetër, Qatipi ka marrë me vete Seferin dhe ka shkuar prap tek ajo vajza në Fushë Mbret, por edhe kësaj radhe nuk ia mbërriti dot qëllimit.

Mbas kësaj kohe, kapiten Qatipi u afrua me kapter Qerim G., përgjegjës roje në Kombinatin e Drurit “Nako Spiro”. Këtu ka shkuar disa herë dhe i kërkonte Qerimit t’i sillte vajza nga Kombinati në zyrën e Postës së Policisë.

6-Në fillim Qerimi i ka prurë në zyrën e Postës të quajturën Fatime B., punëtore në kombinat.

Në këtë rast, Qatipi asaj i ka bërë presion, duke e provokuar mbi të dashurin që kishte.

Më në fund e ka kapur nga dora dhe nga gjiri, por mbasi ajo nuk e ka pranuar, ai nuk arriti të realizojë dëshirën e tij. Po me këtë femër ka tentuar edhe në dy raste të tjera.

7-Në muajin dhjetor 1957, rreth orës 23:00, me anën e Qerimit, është thirrur në Postën e kombinatit Antoneta M., punëtore në këtë kombinat, nën pretekstin e kontrollit të dokumenteve, duke e mbajtur rreth një orë brenda në zyrë dhe pastaj e ka shoqëruar vetëm Qatipi për në qytet.

Gjithë rrugës e ka kapur për krahu dhe i ka propozuar për ta shfrytëzuar, por ajo nuk e ka pranuar.

8-Aty nga muaji tetor 1957, kapiten Qatipi, Simon B., kryetar i lokalitetit të qytetit dhe kapter Qerimi, kanë shkuar në Fushë-Mbret, kanë marrë të quajturën Zejmene C. me të cilën kanë kryer nevojat seksuale që të tre në një kohë.

9-Në datën 9 shkurt 1958, kapter Seferi, duke qenë me shërbim postë roje në stacionin e trenit, takon një femër, të quajturën Mariana H. nga Vlora, të cilën e kishte dërguar oficeri i rojës i drejtorisë për të hipur në tren, mbasi nuk kishte lekë dhe njëkohësisht për ta larguar nga qyteti.

Seferi, në bashkëpunim me kapter Hysen H. bie në marrëveshje me një nëpunës të stacionit të trenit dhe e mbyllin brenda në një dhomë për dy orë rresht.

Më vonë e marrin e çojnë në ullishte dhe aty kryejnë përsëri nevojat seksuale të dy bashkë me një civil.

Kapiten Qatipi që është iniciator i kësaj veprimtarie ka përdorur si taktikë zgjedhjen e dy nënoficerëve të dhënë pas qejfeve dhe imoralitetit.

Njërin nga këta (kapter Seferin) e dërgonte vazhdimisht si postë roje në stacionin e trenit, me qëllim që porsa të diktonte vajza imorale, t’i merrte dhe të njoftonte menjëherë kapiten Qatipin.

Ndërsa Parjonin e caktonte post-roje në qytet po me këtë detyrë. Po kështu edhe kapter Qerimi i është bindur verbërisht kapiten Qatipit, duke i prurë femra për qëllime imoraliteti.

Në veprimtarinë e tyre për imoralitet, ky grup ka përdorur edhe metoda që shkelin ligjshmërinë, siç janë:

1-Shumë nga këto femra i kanë thirrur në zyrë me pretekst të punës, por i kanë përdorur seksualisht.

2-Kanë thirrur në zyrë Meleqe K. së bashku me të dashurin e saj Tomorr Xh. Meleqen e kanë marrë me vete për nevoja seksuale, ndërsa Tomorr Xh. e kanë ndaluar për 24 orë në polici.

3-Kanë thirrur një vajzë nga Kavaja, duke i thënë eja se të kërkojnë në zyrën e drejtorisë dhe në fakt e kanë shpurë në dyqanin e këpucarit privat që e kishin bazën e tyre dhe aty e kanë përdhunar në grup.

4-Janë thirrur pa asnjë arsye dy vajza (Fatimja dhe Antoneta) në orët e vona të mbrëmjes në Postën e Policisë së Kombinatit të Drurit nga kapiten Qatipi nëpërmjet kapter Qerimit dhe me to kanë bërë aktin e turpshëm.

5-Është ndaluar padrejtësisht brigadier Jonuz T. rreth 6 orë nga Posta e Policisë e Kombinatit me urdhër të kapiten Qatipit, pse në çështjen e thirrjes së Antonetës në orët e vona të mbrëmjes, Jonuzi ka thënë, që mbasi ta çnderoni Antonetën, ma jepni edhe mua.

6-Në kundërshtim me platformën e Sigurimit, kapiten Qatipi për disa herë rresht ka thirrur vajza imorale vetëm në zyrë dhe në çdo rast i ka provokuar për të dashurit e tyre, me qëllim që t’i komprometonte dhe së fundi t’i bindeshin për t’iu nënshtruar atij.

Nga ana e komandës u mor masa disiplinore 10 ditë arrest të rëndë për kapter Sefer B. dhe rreshter Parjon Z. Kryetari i Degës Politike Gani Goxhi.

Histori horror: Si u përdhunua në grup vajza nga Gjirokastra nga zyrtari i lartë dhe… Read More »

Gazetari i kërkon të flasë maqedonisht, politikani shqiptar e shtang me përgjigjen e tij

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Zijadin Sela në konferencën e sotme me gazetarë pas takimit me kreun e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i ka dhënë një përgjigje befasuese një gazetari maqedonas.

Kur gazetari kërkoi që “konferenca e mbajtur” të transmetohet edhe në gjuhën maqedonase, Zijadin Sela i parashtroi një pyetje gazetarit maqedonas: “Ende nuk keni punësuar përkthyes në televizionin tuaj”.

Sela megjithatë për hir të korrektësisë i është përgjigjur pyetjeve të gjithë gazetarëve duke vënë theksin në unifikimin dhe bashkëveprimin opozitar për të sfiduar BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton Ina.

Gazetari i kërkon të flasë maqedonisht, politikani shqiptar e shtang me përgjigjen e tij Read More »

Dëshmia tronditëse e fermerit: Vetë ha bukë me kripë, atë mish me hormone jo!

Në redaksinë e emisionit BOOM vjen informacioni se në datën 6 shkurt në një thertore të licensuar në Tiranë janë futur 106 krerë qingja te pamatrikuluar, të cilet janë potencial sëmundjesh nëse do të konsumohen nga blerësit.

Dëshmia tronditëse e fermerit

Blektori: Po e di ca do të thotë hormon apo jo?

Gazetarja: Po për viçin i përdorin apo jo?

Blektori: I përdorin posi jo bëhet viçi naaa, kur ta therrësh është tërë shkumbë brenda. Në një dasmë u shtruan të tërë në spital vetëm nga vici me mish me hormone.

Gazetarja: Ajo gjilpëra që i bën për sa e rrit vicin?

Blektori: Për 2 muaj, i merr 800 mijë lekë

Gazetarja: Ta leverdis?

Blektori: Ta leverdis se 16 mijë lekë është vaksina

Gazetarja: Ku blihet vaksina?

Blektori: Nëpër qendra që shesin mjekime per blektorinë

Gazetarja: Është e lejueshme?

Blektori: Jooo. Në qafë ja bëj unë. Ai sa vjen dhe fryhet. Për dy muaj ai bën 1 kv mish

Gazetarja: Dhe e shet 800 mijë lekë, ia vlen

Blektori: Ia vlen, ia vlen, por po na vdesin nipër e mbesa. Unë bukë e kripë e me qepë ha, këto nuk i ha se ja di vlerën.

Kjo është deklarata e një blegtori në një fshat shqiptar i cili tregon pa e ditur se po filmohej se çfarë mishi shitet në të vërtetë në shumë prej tregjeve të Shqipërisë.

Dhe për ta bërë më të frikshme situatën, mendojnë ata që merren me rritjen dhe shitjen e qingjave. Në redaksinë e emisionit BOOM denoncohet hyrja e 106 qingjave në një therrtore të Tiranës të pamatrikulluar.

Gazetarja- Ju nuk mund t’ia ktheni subjektit që jua solli?

Pronari i thertores- Po, atij do ia kthejme.

Punonjësja e thertores- Si rregull ne na takon që t’ia kthejmë atyre mbrapsht.

Veterinerja-Dëgjo, ato janë qingja qumështi,që nuk durojnë dhe nuk janë mësuar akoma që të ushqehen me bar.

Punonjësja e thertores- Afatin kohor dhe vendimin e inspektorit të Ministrise e kemi respektuar.

Pronari i thertores- Brenda 72 orëve.

Gazetarja- Ministria e Bujqësisë duhet të merrte një vendim?

Por si kanë ardhur këta qengja të pakontrolluar? Kush ka firmosur?

Gazetarja- Përshëndetje zoti Marjus !

Veterineri – Përshëndetje!

Gazetarja- Kam në dorë një çertifikatë shëndetësore veterinare të lëvizjes së kafsheve nga subjekti Agim Cako. Ju keni firmosur këte çertifikatë ndërkohë kafshët kanë qënë të pa matrikulluara. Si ka mundësi që këto kafshë të pa matrikulluara me firmën tuaj kanë lëvizur drejt Tiranës?

Veterineri –E kemi diskutuar edhe me Drejtorin e Bujqësis. Ishte një gabim njerëzor, pasi ishte natë dhe kafshët aty mendova se ishin te matrikulluara. Pashë disa kafshë që ishin të matrikulluara dhe më tha që do t’i vendos unë sepse ishte pa mundësi ishte erresirë dhe ia lashë me mirbesim.

Gazetarja-Kujt ia late me mirbesim?

Veterineri –Pronarit të kafshëve, nuk isha i vetdijshëm që ato ishin të pa matrikulluara.

Gazetarja-106 krerë te pa matrikulluar, dhe ju nuk ishit i vetdijshëm?

Veterineri – Unë i pashë me sy ato po ia lashë vendin bosh atij sepse ishte duke u nxituar, dhe më tha që do ia shënoj unë,do i çoj në thertore.

Gazetarja- Ju ia latë në dorë pronarit të kafshëve që t’i matrikullonte?

Veterineri – Nuk na priste puna që t’i shikonim një nga një se ishte dhe natë aty , dhe thjesht nuk i hodha në ate.Më tha do t’i hedh unë të gjitha me mirbesim ndërkohë që ai kishte ikur dhe i kishte sjelle në Tiranë ashtu.

Gazetarja- Këto nuk janë çështje mirbesimi. Ju keni firmosur që janë të matrikulluara.

Veterineri – E kuptoj. E lashë vendin sepse do t’i shënoj unë të gjitha.

Detyra e këtij veterineri vetëm kaq është, ashtu si Inspektorët e Bujqësisë kishin për detyrë vetëm ndjekjen e urdhërit të tyre për asgjësimin deri në fund. Por jo gjithçka ka shkuar kështu. Pronari i qingjave jep një version të tijin.

Gazetarja- Këto qingja pse i kishit të pa matrikulluat?

Blegtori-Po di unë…. Ja i matrikulluam i shitëm.

Gazetarja- Kujt ia keni shitur qingjat?

Blegtori-Alket Dacit.

Gazetarja-Në çfarë date ia keni shitur?

Blegtori-Mi sollën këtu i matrikulluam dhe i shitëm prap.

Gazetarja- I keni shitur prapë te ai?

Blegtori- Po normale.

Gazetarja-Në çfarë date i keni shitur?

Blegtori-Në datën 10.

Por kjo mohoet me forcë nga pronari i therrtores në Tiranë.

Gazetarja- Pasi i keni kthyer qingjat, a jua kanë risjell përsëri?

Pronari i thertores- Jo.

Gazetarja- Kam kontaktuar me fermerin dhe më ka thënë që ato mi kanë kthyer qingjat, unë i kam matrikulluar brenda ditës dhe i kam çuar te e njëjta thertore.

Pronari i thertores- Jo, s’ka shanc. Ai mund të thojë ça të dojë.

Gazetarja- Kemi kontaktuar me personin dhe ka thënë që unë i kam çuar përsëri te thertorja, dhe mi kanë mbajtur ato.

Pronari i thertores- Jo,jo.

Gazetarja- I kam sjellë në datën 6 deri në datën 8 i kanë mbajtur ato, në datën 9 mi kthyen mua dhe në datën 10 unë i kam rikthyer përsëri.

Pronari i thertores- Jo, jo unë nuk kam asnjë lloj hyrje asnjë lloj dalje në datën 10. Ato janë shit në treg në Fier,edhe procesverbali i Ministrisë është bërë që ka shkuar kontroll Shërbimi Veterinar në orën 11 të natës edhe u ka thënë unë i kam shit në treg.

I kam marrë ,ka deklaratën me firemen e atij që i ka marrë qingjat edhe i ka shit në treg. I ka matrikullu edhe i ka shit, edhe Shërbimi Veterinar i ka nxjerr qingjat pa matrikull dhe delet pa matrikull ia kan gjet në stallë.

Te unë nuk i ka prurë më.

Pyetja është ku shkuan 106 qingja të cilët u vendosën për t’u eliminuar sepse nuk ishin kontrolluar dhe matrikulluar dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët.

sag_1519242902-1262835

ag_1519242905-8563042

asg_1519242900-5418449

Dëshmia tronditëse e fermerit: Vetë ha bukë me kripë, atë mish me hormone jo! Read More »

Lyp bukën e gojës fshat më fshat, 50 vjeçarja, mes lotësh kërkon ndihmë

Hyjrie Berisha del të kërkojë lëmoshë çdo ditë për të mbijetuar. Ajo jeton në një lagje të varfër të komunitetit rom dhe egjiptian në Lezhë.

“Më vjen turp të lyp në Lezhë, jam 51 vjeç, shkoj nëpër katunde”, shprehet Hyjrie Berisha.

Nëpër fshatra ajo del për të mbajtur me bukë veten, djalin e vogël dhe vajzën me të cilët jeton në një dhomë te vetme. Dhomën tjetër e ka bashkëshorti me të cilin është ndarë. 5 fëmijët e tjerë janë të martuar.

“Po me dha motra një copë bukë, ha po më la pa bukë, rri se s’kam. Kujt i del 30 mijë lekë. Gjithë Lezha më ka ndihmuar kur ma shkeli gocën makina, më japin makarona, gjëra po unë s’kam ku t’i gatuaj”, thotë 51-vjeçarja.

Hyjria merr një ndihmë sociale prej 3 mijë lekësh në muaj. Siç mund ta llogarisë çdokush kjo shumë as për bukën thatë mezi del. Më ndihmë jeton dhe ndihmë kërkon sërish edhe pse s’ka më shpresa.

Në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës janë shumë si ajo ku jetohet falë bujarisë së të tjerëve dhe ku ndihma e shtetit asnjëherë nuk mjafton. /Top Channel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yGCxh6Zzdhk?ecver=1]

 

Lyp bukën e gojës fshat më fshat, 50 vjeçarja, mes lotësh kërkon ndihmë Read More »

Ahmedi, 32-vjeçari që deklaron hapur se ka 3 gra dhe 6 fëmijë

Një dokumentar rreth një refugjati sirian i cili jeton në Gjermani me asistencë shtetërore, së bashku me dy bashkëshortet dhe gjashtë fëmijët e tij, ka zemëruar mbarë vendin, pasi poligamia është e ndalur me ligj.

Ai ka edhe një grua të tretë, të cilën planifikon ta marrë shpjet në Gjermani.

Dokumentari i “Spiegel” u transmetua gjatë fundjavës, duke treguar historinë e 32-vjeçarit Ahmed A. i cili u largua nga lufta në Alepo të Sirisë, në vitin 2015.

Pasi u arratis bashke me familjen e tij të madhe, ai gjeti një strehë të sigurt në Schlesëig-Holstein, në Gjermaninë veriore.

Siriani me dy gra jeton në një shtëpi dykatëshe të siguruar nga bashkësia.

Pavarësisht se poligamia është paligjshme në Gjermani, Ahmedi mori edhe gruan e dytë në shtëpi, pasi ajo është nëna e katër fëmijëve të tij.

Ahmedi gjithashtu ka një grua të tretë në Siri, por u tha gazetarëve me shaka se shtëpia duhet të ishte më e madhe që të marrë edhe atë me vete.

Madje Ahmedi ka deklaruar se qëllimi i tij është të ketë katër gra dhe dhjetë fëmijë.

Capture-2-2

Ahmedi, 32-vjeçari që deklaron hapur se ka 3 gra dhe 6 fëmijë Read More »