Aurora

Berisha tregon se kur Edi Rama donte të hynte në PD

Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në News24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së.

“Asgjë nuk harroj unë, ky është mitingu që Rama erdhi në legalizimin e PD. Rama nuk ishte në ditët e protestës, ka qenë në Korfuz se kishte një ekspozitë, e kishin nis për ta larguar nga problemi. U kthye, erdhi në mbledhje, e nxori Gramoz Pashko jashtë nga mbledhja, se u soll shumë harbut, dhe ishte i veshur me këpucë zbori, me çorape të leshta, dukej kukubet. Pashko tha nuk e duroj dot kështu.
Çfarë ndodhi, u zhduk nuk erdhi më.

Kur vjen ditën e mitingut dhe më kërkon, dua të flasim më tha. I thashë të vërtetën, më vjen keq por është përcaktuar se kush do flasë. Unë nuk mundem dhe këtë po i shpjegoj. Nuk mundem ta prish këtë protokoll. Ky siç e ka zakon, këputi dhe një të sharë dhe u largua me Ardianin. Ndërkohë që iku dhe s’u duk më.

E kam takuar dhe njëherë tjetër. Më 15 janar zhvillohet një miting me institucionet artistike të Tiranës në sheshin “Italia”. Ky erdhi me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin. Ky nuk çonte fjalë përpara por vinte papritur. Do flas tha se ju nuk flisni si duhet. Unë do them që nga një komunist të varet në shtyllë. I thashë po babën ku do e varësh. Në shtyllë tha. I thashë atëherë shko dhe krijo partinë e varjes në shtyllë. E lashë të fliste, nuk tha ato, tha na skuqi si kinezët…

Sapo unë sulmova Enver Hoxhën, sigurimi i shtetit me malavitën që kishte mbledhur u fut dhe çau në dysh mitingun. Pastaj ka ardhur, hera e tretë dhe e fundit, në një takim me intelektualët e Tiranës. Aty i janë përveshur intelektualët dhe jo Sali Berisha. I është ngritur e ndjera Fatbardha Shkupi dhe i ka thënë Edi Rama të kërkosh ndjesë për persekutimin që më ka bërë Kristaq Rama mua, për pasoja e atij persekutimit dhe pastaj të vish të më japësh leksione mua. Është ngritur dhe ka ikur.” – u shpreh Sali Berisha.

Berisha tregon se kur Edi Rama donte të hynte në PD Read More »

Zv/ministri i brendshëm Lamallari: Do vijojnë arrestimet për pronat

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, duke folur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka paralajmëruar se do të ketë të tjera arrestime lidhur me abuzimet me tjetërsimin e tokave.

Duke iu referuar arrestimeve të bërë ditën e sotme nga policia, Lamallari tha se janë zbuluar shumë skema të përfitimeve të tokave në mënyrë abuzive, duke falsifikuar dokumente.

“Ka një paligjshmëri dhe të gjithë personat që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme me dijeni. Sepse ka pasur dhe raste kur banorët nuk kanë qenë në dijeni. Madje edhe në kundërshtim edhe me ligjin 7501, ka pasur persona që kanë përfituar tokë nga ndarja e komisioneve fiktive dhe nuk kanë qenë persona që kanë jetuar në këtë zonë” , tha Lamallari.

Zv.ministri ka shpjeguar se më shumë abuzimet kanë ndodhur në ranishte, zona bregdetare, si dhe toka bujqësore.

“Mund të them vetëm mekanizmin që është konstatuar. Janë bërë akte fiktive, shitblerje fiktive, blerësi më pas ka kërkuar njohjen si pronar dhe regjistrimin në hipotekë. I gjithë mekanizmi që është bërë është se ka një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, tha zv/ministri i Brendshëm.

Zv/ministri i brendshëm Lamallari: Do vijojnë arrestimet për pronat Read More »

Mijera raste me grip nene jave:Pse ky grip eshte me i rendi nder vite

Gripi është përhapur masivisht kryq e tërthor në vendin tonë duke gjunjëzuar mijëra vetë, kryesisht fëmijë e të moshuar.

Kjo sëmundje ka arritur nivele të larta edhe në shumë vende të Evropës, Shteteve të Bashkuara e përtej.

Autoritetet shëndetësore raportojnë për një numër të lartë shtrimesh në spital, veçanërisht në javën e parë të Shkurtit.

Ky grip renditet në mbarë botën mes gripërave më të këqinj, që kur autoritetet globale nisën të matin intensitetin e sëmundjeve në vitin 2000.

Gripi Në Shqipëri – 23 Mijë Në Javë

Gripi që ka shpërthyer edhe në vendin tonë nuk është aq i lehtë sa mendohej. Ne kulmin e epidemisë mjeket tregojnë se karakteristika e AH1N1 janë komplikacionet e rënda në rrugët e frymëmarrjes dhe pneumonitë qe po shkakton.

Mbi 23 mijë raste me grip janë regjistruar javën e fundit në vendin tonë. Shqipëria është një ndër dy shtetet në Europë me intensitet të lartë të gripit sipas OBSH, ndërkohë mjekët thonë se nuk kanë munguar rastet e komplikuara.

Shqipëria dhe Luksemburgu janë dy shtetet që Organizata Botërore e Shëndetësisë i rendit me intensitet shumë të lartë të gripit në Europë.

Kjo pasi ndryshe nga viti i shkuar në vend po qarkullojnë katër viruse, dy të tipit A dhe dy të tipit B. Ndërkohë vaksina thonë mjekët nuk ka shfaqur efektivitetin e pritshëm.

A Mund të Trajtohet Gripi në Shtëpi?

Ajo që mund të bëni është që të prisni dhe të jeni të duruar deri sa simptomat të kalojnë.

Përpiquni të pushoni sa më shumë që trupi të marrë fuqi.

Qëndroni ngrohtë dhe pini sa më shumë ujë, çajra dhe lëngje.

Merrni paracetamol e vitamina për të ulur temperaturën, trajtuar dhimbjet dhe lëngimet e trupit.

Nëse jeni shtatzënë ose mbi moshën 65 vjeç, duhet të vizitoheni nga një mjek specialist.

Tek ky i fundit duhet të shkoni edhe nëse keni dhimbje kraharori dhe vështirësi në frymëmarrje.

Nëse simptomat nuk përmirësohen pas një jave, është e udhës të shkoni tek mjeku.

Klikoni këtu për kurat natyrale kundër gripit.

A Është Gripi Një Sëmundje Ngjitëse

Gripi shpërndahet lehtë dhe shumë shpejt nëpërmjet tështimës, kollës ose të folurës përballë dikujt që është i sëmurë.

Si çdo sëmundje, edhe gripi ka një periudhë inkubimi (nga ekspozimi deri tek shfaqja e simptomave ) që zgjat nga 24 orë deri në 4 ditë.

Pas shfaqjes së simptomave të rriturit kanë aftësinë të të ngjisin gripin në harkun kohor nga pesë deri në 10 ditë.

Fëmijët me grip kanë aftësinë të të ngjisin gripin edhe për më shumë se 10 ditë.

Sa Pritet Të Zgjasë

Spitalet universitare në Europë kanë nisur një analizë të detajuar për këtë grip.

Ndërkohë që mjekët në vendin tonë parashikojnë rënie të numrit të sëmurëve vetëm në fund të muajit, ndaj apelojnë që situata të mos neglizhohet.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar fillimi i epidemisë së gripit përfshiu vendin rreth dy javë më vonë, arsye kjo që mjekët mendojnë se ai do të jetë i pranishëm deri gjysmën e muajit mars.

Mijera raste me grip nene jave:Pse ky grip eshte me i rendi nder vite Read More »

Receta unike e qepujkave me mish

Një recetë e veçantë, e cila përgatitet shumë lehtë dhe thjeshtë por ka një shije të mrekullueshme që të përfshin tërësisht.

Dikur ka qenë një nga specialitetet e shijshme të nënave në fshat, të cilat e përgatisnin këtë gjellë në formën e jahnisë.

Aroma fantastike e gjellës mbushte gjithë shtëpinë duke të ftuar drejt tryezës për ta shijuar me një frymë.

Më poshtë keni përgatitjen e kësaj recete krejt shpejt në shtëpi.

Përgatitja e Qepujkave me Mish

Përbërësit

500 gr mish viçi

500 gr qepujka

Vaj ulliri

Një karrotë

Një patate

2-3 lugë salcë domate

Kripë

Piper

Përgatitja

Mishin e pastrojmë dhe e ndajmë në copa.

Pastrojmë qepujkat nga lëkura.

Gjithashtu pastrojmë karrotat dhe patatet dhe i presim në kubikë të vegjël.

Më pas, hedhim mishin në një tenxhere me pak vaj ulliri dhe e kaurdisim duke e skuqur lehtë nga të dyja anët.

Shtojmë qepujkat, i kaurdisim për pak, e më pas shtojmë patatet dhe karrotat. Vijojmë t’i kauridisim.

Shtojmë salcën e domateve, kripën, piperin i kaurdisim dhe u hedhim ujë derisa të gjithë përbërësit të mbulohen.

E lëmë të ziejë për 30-40 minuta derisa gjella të jetë gati.

Gjellën me Mish dhe Qepujka mund ta kombinoni me sallata të freskëta të stinës, sallatë jeshile marinuar me vaj ulliri e limon, perime të pjekura apo të ziera, salcë kosi por edhe turshi.

Vlerat

Kjo pjatë përveç shijes ka dhe shumë vlera ushqyese.

Qepujkat janë një kurë e mirë natyrale kundër radikaleve të lira.

Ato shërbejnë edhe për të detoksifikuar trupin dhe ulur shanset e prekjes nga alergjitë ndaj ushqimit.

Në botë qepujkat përdoren për të shëruar fytin e acaruar, fryrjet, infeksionet, etj.

Ndonëse të vogla, qepujkat kanë më shumë flavonoidë dhe antioksidantë se çdo anëtar tjetër i familjes së qepëve.

Këto veti, i bëjnë qepujkat si ushqimin më të mirë anti-inflamator për të zvogëluar dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe për të luftuar një sërë sëmundjesh kronike.

Receta unike e qepujkave me mish Read More »

Vaji i qepes , kura e shendetit te mire ne shtepi

Qepët janë ndër perimet më të preferuara të shqiptarëve.

Të njoma, të thata, të kuqe, të verdha apo të bardha, të gjitha janë të mira e me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për shijen fantastike që dhurojnë në botën e kulinarisë. Ato janë me vlerë mbi të gjitha në përfitimet e mëdha kurative.

Sipas ekspertëve , një metodë fantastike është vaji esencial i qepës, i përgatitur edhe vetë në shtëpi.

Të Mirat Shëndetësore të Vajit Të Qepës

Vaji i qepës vlerësohet nga mjekësia bimore si një tonik superior ndaj të gjithë tonikëve të tjerë bimorë, i pasur me vitamina, përfshirë edhe ato më jetiket B2 (riboflavin), B1 (tiaminë) dhe C.

Ky vaj mirëbërës esencial njihet për vlerat e tij kurative në fuqinë që ka për mbrojtjen e sistemit imunitar, ai lufton mikrobet dhe bakteret në organizëm, përdoret si një anti grip i fortë, ka efektet fantastike kundër spazmave, është një diuretik i shkëlqyer, ndihmon sistemin tretës dhe ndimon në funksionimin e mirë të stomakut.

Ashtu si vet qepa edhe vaji esencial gëzon një reputacion të qenësishëm për problemet me peshën si dhe mbajtjen e saj në kontroll.

Mbi të gjitha, vaji esencial i qepës përdoret për fuqi dhe energji trupore. Ai ndihmon në parandalimin e të ftohtit dhe lufton infeksionet.

Ekspertët  vlerësojnë se vaji esencial i qepës ndihmon në forcimin e kockave. Po ashtu ai vepron si një pastrues efektiv i gjakut dhe ndihmon në mbajtjen në kushte të shkëlqyera dhe të pastër lëkurën.

Ai ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të veshit dhe njihet për përdorimin e tij si afrodiziak që në kohërat e lashta.  Në botën e kozmetikës ka një përdorim të gjerë përsa i përket rritjes së flokëve.

Vaji esencial i qepës është një diuretik efektiv dhe ka të njëjtat veti shëruese edhe në largimin e toksinave nga trupi.

Përdoret gjithashtu në kurimin e sëmundjeve si të ftohtit, sinoziti etj.

Vlerësohet se vaji i qepës është më efektiv kur përdoret i pa kombinuar me përbërës të tjerë. Megjithatë ai mund të përzihet me vajra të tjerë esenciale dhe aromatizues me qëllim largimin e erës së rëndë të tij.

Nga ana tjetër, vaji i qepës mund të përdoret edhe për dezinfektimin e ambjeteve të shtëpisë si dhe për largimin e energjisë së keqe.

Ai mund të përgatitet edhe si banjo terapi për lëkurë të shkëlqyer.

Si Të Përgatisim Vajin e Qepës në Shtëpi

Përbërësit

-100 gr qepë të thata të qeruara hollë
-50 gr qepë të njoma të qeruara hollë (vetëm pjesa e bardhë)
-Një filxhan çaji me vaj ulliri

Procesi

Bashkoni të gjithë përbërësit. Ndizni zjarrin në nivel të ulët-mesatar. Prisni derisa qepët të marrin ngjyrë të errët dhe më pas hiqni enën nga zjarri

Merrni një sitë dhe shtypni vajin e qepës në një tas. Lëreni të ftohet dhe më pas hidheni vajin e përftuar të qepës në një shishe qelqi

Dozat për disa nga përdorimet

-5-10 pika vajit të qepës në një tas me ujë të ngrohtë për kompresa
-5 pika në një filxhan me ujë të ngrohtë për të ftohtin
-10 pika të vajit të qepës në përdorimin e banjo terapisë
-10 deri 20 pika në masazhimin e trupit

Vaji i qepes , kura e shendetit te mire ne shtepi Read More »

Nje avokado ne dite :Ja cfare ndodh me trupin…

Pse duhet të hani avokado çdo ditë?

Avokadot konsiderohen si një nga produktet natyrale më mirëbërëse për organizmin njerëzor.

Një avokado përmban më shumë kalium se banane. Avokadot kanë 14% kalium, ndërsa një banane përmban vetëm 10% kalium.

Substanca bazë për shëndetin tuaj

Avokadot përmbajnë 23% folat, që është një substancë, e cila ul rastet e sëmundjeve të zemrës.

Vitamina E dhe yndyrnat e mira tek avokadot janë gjithashtu të shkëlqyera për zemrën. Folati arrin të ulë rreziqet për të pasur një goditje në tru.

Folati është gjithashtu thelbësor në parandalimin e defekteve të lindjes si problemet e sistemit kockor ahe atij nervor.

Plot me antioksidues

Ushqimi me avokado ndihmon trupin tonë të përthithë 5 herë më shumë sasinë e karotenoideve, antioksidantëve të tillë si likopeni dhe beta karoteni.

Shëndeti i syve

Avokadot përmbajnë më shumë luteinë se çdo frut tjetër, duke mbrojtur kundër uljes së shikimit dhe perdeve të syrit.

Kundër kolesterolit të dëmshëm

Shumë e pasur në beta-sitosterol, avokado ul kolesterolin e keq me 22%, ngre kolesterol të mirë me 11% dhe gjithashtu ul trigliceridet e gjakut me 20%.

Kundër qelizave të dëmshme

Studimet tregojnë se acid i lartë oleik tek avokadot ndihmon shumë në parandalimin e kancerit të gjirit.

Ai pengon rritjen e tumorit në kancerin e prostatës dhe kërkon qelizat kanceroze të qelizave parakanceroze dhe i shkatërron ato.

Kundër peshës së tepërt

Avokadot janë të pasura në fibra dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur më të gjatë, potencialisht duke ndihmuar me humbjen e peshës.

Fibra e lartë ndihmon shëndetin metabolik dhe stabilizon sheqerin në gjak.

Për shëndetin e sistemit tretës

Avokado pastron zorrët, duke lehtësuar frymën e keqe të gojës

Për lëkurë të re

Vaji i avokados ushqen në masë të madhe lëkurën dhe është një trajtim i dobishëm kundër psoriazës dhe acarimeve të tjera të lëkurës.

Për më shumë imunitet

Avokado përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut.

Rrjedhimisht ky frut është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar. Mjafton të konsumoni gjysëm ose një avokado në ditë dhe ndihmoni fort shëndetin.

Avokado bëhet më i fuqishëm nëse kombinohet me fruta të pasura me vitaminë C, siç janë limoni, agrumet dhe ananasi.

Nje avokado ne dite :Ja cfare ndodh me trupin… Read More »

Kura bimore kunder dhimbjes se mesit

Dhimbjet e mesit janë të mprehta, të forta dhe përhapen me shpejtësi edhe në fundshpinë.

Nëse kurrizi është i kotraktuar, atëherë fjetja do të jetë një mision i pamundur.

Dhimbje të tilla shfaqen tek të moshuarit dhe tek moshat e mesme, por kjo nuk do të thotë që të rinjtë janë imunë ndaj tyre.

Dhimbja e mesit shkaktohet nga faktorë të ndryshëm siç mund të jetë: tensioni në muskuj, ushqyerja e papërshtatshme, mungesa e aktivitetit fizik, artriti, aktiviteti i tepërt fizik, mënyra e të qëndruarit ulur dhe shtatzania.

Dhimbja vështirëson dhe shpesh bën të pamundur kryerjen e aktiviteteve dhe punëve të përditshme.

Përveç medikamenteve, njerëzit që vuajnë nga këto dhimbje mund të përdorin edhe disa kura natyrale.

Këto kura largojnë dhimbjen shpejt dhe ju sjellin menjëherë në formë.

 Pija Bimore Kundër Dhimbjes së Mesit

Dhimbja në trup aktivizohet dhe shtohet si pasojë e një enzime specifike që quhet Cyclo-Oxygenase 2 (COX-2).

Medikamentet farmaceutike që rekomandohen në këtë rast kanë si funksion pakësimin dhe pengimin e aktivitetit të kësaj enzime.

Studime të shumta kanë konfirmuar se një përbërës aktiv i shafranit të Indisë që quhet Kurkumina, arrin të bllokojë enzimën COX-2 dhe të largojë dhimbjen.

Shkencëtarët shprehen se pirja e çajit të shafraint të Indisë çdo ditë mund të zgjidhë problemet me dhimbjen e mesit.

Përbërësit për Çajin e Shafranit të Indisë:

  1. Ujë të pijshëm
  2. Shafran pluhur
  3. Lëng limoni
  4. Mjaltë

Hidhni katër gota me ujë në një çajnik.

Pasi të ketë marrë valë, shtoni një gjysëm luge me shafran pluhur.

Lëreni të ziejë për 10 minuta dhe më pas hiqeni çajnikun nga zjarri.

Lëreni çajin të ftohet për 5-10 minuta.

Filtrojeni lëngun në një gotë qelqi dhe më pas shtoni lugë çaji me lëng limoni.

Sipas dëshirës ju mund të shtoni mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Shijojeni çajin ndërkohë që dhimbja largohet.

Kura bimore kunder dhimbjes se mesit Read More »

Te ngrohte apo te ftohte ?Si duhet ta konsumoni qumeshtin?

Qumështi është burim i shkëlqyer i kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D. Ai i ofron organizmit shumë përfitime shëndetësore.

Sigurisht, qumështi është ndër produktet që konsumohet rregullisht pothuajse nga të gjithë njerëzit.

Disa preferojnë ta pijnë qumështin të ngrohtë dhe pjesa tjetër të ngrohtë.

Por cila është mënyra më e mirë e konsumimit për të marrë përfitime maksimale nga qumështi?

Sipas dietologëve nuk ka një matës ekzakt për një përgjigje të prerë, kjo pasi temperatura e qumështit (i ngrohtë apo i ftohtë) kur e konsumoni varet nga gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë.

Qumështi i Ngrohtë  

Konsumimi i qumështit të ngrohtë është shumë i rekomanduar në rastet e intolerancës së laktozës.

Kur qumështi është i ngrohtë, ai ndihmon organizmin për një tretje më të lehtë.

Kur ju e ngrohni qumështin, laktoza që përmban qumështi shpërbëhet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të pakëndshme që vijnë nga mos tretja, siç është fryrja e stomakut apo edhe diarreja.

Një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini ndihmon për një gjumë më të qetë.

Qumështi i Ftohtë

Nëse vuani nga djegia në stomak atëherë qumështi i ftohtë ndihmon në lehtësimin e menjëhershëm të stomakut.

Përveç kësaj, konsumimi i qumështit të ftohtë pas ngrënies së vaktit ndihmon në parandalimin e aciditetit në stomak.

Të gjithë e dimë se temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë dehidratim. Konsumimi i një gote me qumësht të ftohtë ndalon dehidratimin.

Koha më e mirë për ta konsumuar atë është herët në mëngjes.

Por duhet të kini kujdes dhe të mos e pini qumështin të ftohtë në rastet kur jeni me grip apo të ftohur.

Pra, siç e shihni pavarësisht nëse preferoni ta pini qumështin të ngrohtë apo të ftohtë gjithçka varet në situatën tuaj shëndetësore.

Ndaj dhe do të ishte e përshtatshme që edhe qumështin ta konsumoni bazuar në faktorët tuaj shëndetësorë.

Te ngrohte apo te ftohte ?Si duhet ta konsumoni qumeshtin? Read More »