Aurora

Artan Hoxha sherr me Berishën: I pafytyrë! Ke vrarë dëshmitarin!

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur LIVE me gazetarin Artan Hoxha në emisionin e gazetares Eni Vasili në News24. Teksa në studio po diskutohej çështja e Artur Meçollarit, njërit prej anëtarëve të grupit negociator për kufirin me Greqinë, ka ndërhyrë me telefon ish-kryeministri i cili gjatë ditës tha se personi në fjalë është larguar nga detyra si spiun për palë të tjera.

Berisha u është përgjigjur akuzave të gazetarit Artan Hoxha se në 2009-ën grupi negociator u mbajt sekret. Ish-kryeministri e quajti Hoxhën “një gënjeshtar të paskrupullt” dhe që sipas tij “është i akuzuar se në Itali ka vrarë një dëshmitar”.

“Ai sjell në studio trillime dhe mashtrime të paskrupullta. Nuk ka asgjë të vërtetë përveç shpifjeve të tij. Grupi negociator ka dalë disa herë. Kur njerëz apo përfaqësues të organizatave kriminale dalin në TV dhe akuzojnë është e turpshme” – tha Berisha. Ka reaguar menjëherë gazetari që ka kujtuar nga çështje si “21 janari” deri te vrasjet në Tropojë.

Artan Hoxha sherr me Berishën: I pafytyrë! Ke vrarë dëshmitarin! Read More »

Gazetari rrëfen 30 vitet e martesës, por paska ca sekrete që sonte i zbuloi

Gazetari dhe moderatori i njohur i ekranit, Rezar Xhaxhiu na u shfaq sot si rrallehere me bashkëshorten e tij, Laura, me te cilen kane treguar disa sekrete te jetes se tyre ne 30 vjet martese.

Ai ishin sot pasdite te ftuar në Top Channel.

Xhaxhiu theksoi se përgjatë këtyre viteven e martesen e tij me shumë ka mbizotëruar dashuria, pavarësisht zënkave që karakterizojnë çdo marrëdhënie.

“Ka pasur një periudhë të vështirë në martesën tonë gjatë periudhës 1993-1994. Kjo vinte për shkak të vonesave të mia në punë dhe ne shiheshim shumë rralë. Në këtë mënyrë komuniki ynë nisi të bëhej vetëm me letra. Pra u krijua një situatë e vështirë. Prezenca është e rëndësishme, pavarëssht se secili nga partnerët kanë nevojë për hapësirat e tyre”.

Ndërsa bashkëshortja e Rezarit, Laura, rrëfeu se si janë njohur ata dhe cili është sekreti i një martese 30 vjeçare:

“ Kemi 30 vite martesë por ende nuk kemi hequr dorë nga ngrënia e drekës së bashku çdo ditë. Njohja jona ka ardhur nëpërmjet miqve të përbashkët. Pasi qendruam rreth tre vite si të fejuar më pas vendosëm të martoheshim. Isha studente në vit të parë në fakultuet kur u fejova dhe martova njëkohësisht. Kisha dilema por mosha që kisha më bënte që çdo gjë tme dukej e bukur. Mendoja se nëse pendohesha, lehtësisht mund të kthehesha pas”.

Gjatë intervistës Rezar Xhaxhiu ka rrëfyer edhe disa momente nga koha kur ai ishte gazetar terreni:

“Kur bëja gazetarin e terrenit kisha shumë ngarkesa, dhe shpesh detyrohesha të merrja edhe vajzën me vete në punë. Isha i detyruar që në intervista të ndryshme edhe vajzën time, Lorin, ta merrja me vete”.

Moderatori i njohur shprehu edhe krenarinë që ka në krah një grua të suksesshme si Laura.

Gazetari rrëfen 30 vitet e martesës, por paska ca sekrete që sonte i zbuloi Read More »

Këngëtarja shqiptare e dënuar në Itali zbulon “sekretin”

Bukuria e saj si nje vajze e re te ben pershtypje sa here e sheh te dale ne ekran.

Kengetarja Liljana Kondakçi, duket se ka patur shije të veçantë edhe në modë. Tema e sotme në studion “Rudina” ka qenë pikërisht moda viteve 80-90 në Shqipëri.

Një modë që frymëzohej dhe krijohej nga figura të njohura, të kinemasë dhe muzikës. Ishte Liljana Kondakçi dhe personazhe të tjerë publikë që në ato vite ishin shembull për shumë gratë dhe vajza në Shqipëri.

Kondakçi me veshjet e saj ishte një model për t’u ndjekur. Nën lupën e stilistes së njohur Stela Sallaku, në një shkrim të fundit, artistja etiketohet sikur ka dalë nga revista e modës “Vogue” .

Sallaku dhe Kondakçi ishin të dyja në studion e “Rudina”, ku kanë folur për stilin e asaj kohe dhe modelet e përshtatura të dikurshme në vitet e sotme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Pxi9wdV4YVc?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

“Fillimisht ka qenë e vështirë, sepse televizioni nuk ka patur garderobë, më pas u krijua një e tillë. Kinostudio kishte garderobën e saj. Unë kam zgjedhur gjithnjë copa dhe ngjyra vetë. Dikur shikonim edhe revista, kisha shumë kuriozitet, s’mund të dilja çdo natë me të njëjtën veshje.

Më ka mbetur në mendje një fustan që e kam veshur në një koncert recital me ku kam qenë me Kozma Dushin, por nuk ekziston si filmim. Ai ishte me pala korenti, ishte material i derdhur, ngjyrë bojqielli me lule të vogla. Ka qenë me mëngë me fruda. Një tjetër fustan kam patur edhe në një festival ku kam kënduar me Ema Qazimin, kanë qenë veshje shumë të bukura”, tha Kondakçi.

Këngëtarja po ashtu tregoi edhe sekretin e rinisë së saj teksa tha se janë ushtrimet fizike, ushqimi dhe muzika, ata që e mbajnë gjithnjë në formë.

Këngëtarja lirike e viteve ’80 Liliana Kondakçi ka vuajtur denimin me burg në Itali për akuzën e transportimit të drogës.

Këngëtarja shqiptare e dënuar në Itali zbulon “sekretin” Read More »

“Spiun i agjenturave të huaja”: Thirrja e fortë e gazetarit: Prokuroria të nisi hetimet ndaj …

Sot u ndez nje debat i gjere pas publikimit te listes se negociatoreve qe ministri i Jashtem Ditmir Bushati ka zgjedhur per negociatat me Greqine.

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i pari qe denoncoi per mediat se Artur Mecollari, ka qene spiun i agjenturave te huaja.

Por gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Studio e hapur”, ka  bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës.

 

 “Në media filloi ky qarkullim informacioni, dhe u pa presioni i shtuar ndaj presidentit Meta. Prokuroria duhet të nisi urgjentisht hetimin pas deklaratave të Berishës. Dhe ose Berisha ose Meçollari të gjejnë drejtimin. Nuk mundet që një ish-kryeministër të lëshojë pufka të tilla,” tha Hoxha.

“Spiun i agjenturave të huaja”: Thirrja e fortë e gazetarit: Prokuroria të nisi hetimet ndaj … Read More »

Plas sherri keq në emision mes gazetarit dhe Berishës: Je hijeksi i Azem Hajdarit…S’ke karakter e moral

Plas debati keq në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

https://dailymotion.com/video/x6fby3u

Akuza të forta për shpifje dhe gënjeshtra janë lëshuar nga të dyja palët e nuk kanë munguar akuzat e forta për implikime në krime dhe vrasje.

Debati:

Hoxha:  Mbas marrëveshjes.

Berisha; Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.

Hoxha: Të jap datat. Ashtu siç gënjen ti për atë dëshmitarin e kanabisit. Ke dy deklarata të partisë Demokratike në mbrojtje. Dhe aji nuk është vrarë 1 javë më mbrapa, por 4 muaj më mbrapa.

Berisha: Je një gënjeshtar

 

Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Toropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.

Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.

Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që  je kapur në Tropojë që ke kërkuar që të marrësh me  vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra në 5 janar të vilti 1998.

Dhe mbas asaj vrasje ke edhe 150 vrasje të tjera në Tropojë. Cdo shantazh dhe presino i yti nuk me tremb, nuk më ka trembur kurrë.

Ke qënë anëtar i

Berisha: Ti nuk ke as fytyrë, as moral as karakter.

Hoxha: Nuk më zhduk dot mua siç zhduke Remzi Hoxhën. Ti kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Më lë mua në kurriz vrasjen e një personi që unë kam akuzuar policinë e shtetit.

Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…

Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit… Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

 

Plas sherri keq në emision mes gazetarit dhe Berishës: Je hijeksi i Azem Hajdarit…S’ke karakter e moral Read More »

Mori vesh se djali 10 vjeç kishte kancer, 4 muaj më vonë u trondit kur i thanë se djali tjetër…

E ka shkaterruar lajmi  i tmerrshem nënën e tre fëmijëve e cila tani po përballet me një situatë që i ka copëtuar zemrën. Ajo ka mesuar se fundmi se dy djemtë e saj jane te prekur ngai.

Keri Redfearn, 32 vjeç, nga Wakefield, u be helm kur i thane se se djali i saj 10-vjeçar Leo u diagnostikua me neuroblastomë në tetor të vitit të kaluar.

Vetëm katër muaj më vonë, ajo pësoi një goditje edhe më të rëndë, ndërsa vëllai i vogël i Leos, Oliver, filloi të përjetonte dhimbje pikërisht në festën e Krishtlindjeve dhe që më vonë u diagnostikua me limfomën jo-Hodgkin.

Redfearn mes lotësh shprehet: “Nëse mund të imagjinosh makthin më të keq dhe ta shumëzosh me 100, kjo është ajo që ndjehet. Të kesh dy fëmijë të diagnostikuar me kancer është pothuajse e pa dëgjuar më parë”.

Dhimbja e saj shtohet edhe më tepër kur  shikon dy djemtë që marrin trajtimet e rënda, teksa shtrihen krah për krah njëri-tjetrit në shtretërit e spitalit.

Ajo përpiqet të ndalojë lotët e të mbledhë forcën që të përballojë këtë situatë, duke iu dhënë mbështetje e shpresë vogëlushëve të saj.

Redfearn ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të bërë më shumë studime dhe për tu ardhur në ndihmë familjeve që përjetojnë raste të tilla.

E teksa po jeton me dhimbjen dhe lutjet për shërim, si nënë ajo u ka bërë thirrje dhe ka kërkuar të ndërgjegjësojë prindërit për kancerin tek fëmijët.

Mori vesh se djali 10 vjeç kishte kancer, 4 muaj më vonë u trondit kur i thanë se djali tjetër… Read More »

Bora nuk di të ndalet, ja zonat ku do bjerë sonte

Reshjet kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë dhe ditën e sotme kanë qenë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Meteoalb ka publikuar hartën për reshjet e borës, duke treguar zonat në të cilat pritjen reshjet sonte, e deri në mesnatë.

28378112_1563400090413959_2961258433590425082_n

Parashikimi për nesër:

Paraditja mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore në Veri dhe Qendër por reshje të izoluara në Jug të vendit. Mesdita deri në mbrëmje fokuson reshjet kryesisht në zonat Qendrore por reshje të pakta në zona të izoluara në Veri dhe Jug.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë megjithatë, pjesa më e madhe e venit gjatë mëngjesit mbetet në vlera termike negative.

20374334_1563400257080609_4428577418976420232_n

Bora nuk di të ndalet, ja zonat ku do bjerë sonte Read More »

“Do të të dua dhe mbroj gjithë jetën”, kujt ia dedikon fjalët prekëse këngëtarja shqiptare?

Ka qenë një fundjavë e paharruar kjo për këngëtaren e njohur shqiptare Olta Boka.

Nëpërmjet një postimi në “Instastorie”, ajo ka treguar se është bërë teze. “Të premtoj se do të të dua dhe mbroj gjithë jetën, si edhe të do jem mikesha jote më e mirë”, shkruan bashkëngjitur me foton.

brenda

Ndërkohë shumë media kanë shkruar se Olta është bërë hallë, por vetë këngëtarja sqaron se mikja e saj e zemrës i ka dhuruar një nipçe të bukur.

olta

“Do të të dua dhe mbroj gjithë jetën”, kujt ia dedikon fjalët prekëse këngëtarja shqiptare? Read More »