Këtë javë, mikrofoni i Thumb ishte në 20 vjetorin e Top Albania Radios, ku ndër personazhet e intervistuar ishte edhe aktori i njohur i humorit, Jul Deda.
I pyetur nëse në të 20-at e tij ai ishte nga ata djem që pëlqente të ngacmohej apo të ngacmonte vajzat, Juli na jep një përgjigje që na habiti.
“Me femra s’i kam pasur punët mirë, se kam qenë gjithmonë barkderr e s’me donin. Nuk më preferonin vajzat!”, – përgjigjet Juli.
I ngacmuar nga gazetari, se tashmë kohët kanë ndryshuar e se parapëlqehen meshkujt e shëndoshë, Juli shprehet: “Epo, tani unë u plaka, s’bëj dot gjë se më merret fryma!”.
Familja e saj vuajti mjaft në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, ku shumë anëtarë u burgosën.
Ajtanga Lubonja, sot aktiviste e njohur e shoqërisë civile, kushëri e analistit Fatos Lubonja, sot kalon ditë mjaft të vështira. Familja e saj dikur ishte e konsideruar “armike e popullit”, ku thuajse u burgosën të gjithë meshkujt e familjes Lubonja. Me një jetë të vështirë, e internuar, dhe gra që ju deshën tja dilnin vetë në jetë, sot Ajtanga Lubonja, në moshën 70-vjeçare, jo vetëm që vuan nga një sëmundje e rëndë, por është edhe e braktisur nga shteti.
Ajo jeton në një konvikt, pa ndihmë nga shteti, pa një pension për t’i shpërblyer sadopak vuajtjet që ajo ka kaluar në diktaturë, dhe pa i garantuar asnjë ilaç për sëmundjen e diabetit, që duhet theksuar se janë mjaft të kushtueshëm. Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe abuzimet që bëhen në kurriz të qytetarëve, fatkeqësisht. reflektohen më së miri në rastin e sa.
Një e moshuar që jeton e vetme, me pak mundësi për të gatuar, pasi jo gjithmonë i ka paratë për të blerë produktet, paguan gati 120 mijë lekë të vjetra në muaj energji elektrike. A mund t’i dilet në këto kushte?! Vetë Ajtanga Lubonja thotë se është e fortë. Ajo tashm,ë është 70 vjeç dhe vështirësitë më të mëdha i kaloi. Fatjorët për gjendjen e saj, ajo i di më së miri. Me gishin e akuzës, ajo zgjedh kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Shëndeti i saj është përkeqësuar dhe siç ajo thotë, rrezikon t’i pritet edhe këmba. Fjalët e ashpra nuk i mungojnë ndaj përgjegjësve të gjendjes së saj. Përgjegjës, për faktin e thjeshtë se e kanë lënë në baltë. Atë dhe shumë të msohuar të tjerë, në pamundësi të tilla për t’ia dalë të kontrollojnë të paktën shëndetin e tyre.
“Edi Rama….hë u ndjeve i lumtur se më në fund MUNDE NJë LUBONJE! Me mendjen tënde prej përbindëshi më dënove me vdekje të vuajteshme dhe ja Diabeti po më merr edhe këmbën…po ma prenë, se plagët e diabetit zor të mbyllen sidomos pa kuruar….e do të ta dërgoj këtë këmbë që ta vësh në muzeun tënd të kanibalit….ku ke vendosur të vesh një Popull të tërë që e ke dënuar me vdekje!
Thuaji edhe atij sozisë tënd në karakter Erjon Velisë ….se edhe ai ka bërë çmos që unë të vuaj sa më shumë! Unë të paktën u bëra 70 vjec me vuajtje po me nder e kokën lart,po ti si do tja bësh!Si ja bën kur vë kokën në jastëk…të dalin në ëndërr viktimat e tua! Një ditë do ta paguash!!!”, shkruan Ajtanga Lubonja në rrjetin social Facebook.
Ky rrjet social është vendi ku ajo shpesh zgjedh të flasë hapur. Në vend tjetër, nuk e dëgjonë.
Aty ka rrëfyer për kërcënimet që ka marrë, pas shkrimeve që bënte teksa sulmonte Gramoz Ruçin, apo aktorë të tjerë politikë. Mllefin më të madhe e ka me kryebashkiaun e Tiranës Erion Veliaj. E ka ndjekur së fundi teksa ishte i ftuar në Opinion. Gazetarët nuk i bënë një pyetje, të cilën ajo donte t’ja thoshte me ulërima.
“A e dini sa kollaj ësbtë të më vrasësh mua…edhe një fëmijë mund ta bëjë!! Po zgjodhën rrugën e torturës, tmerrit…bënë që sëmundjet të më avancojnë, më kërcënojnë me shtetin! Shikojeni këtë faturë energjie 120 mijë lekë! Më trembin që të hesht (faturimet i bëjnë në bazë të ca sahatëve të pa kolauduar që e dinë të gjithë, po dhe po ta ngresh zërin nuk pyet kush….a pyeti për njeri ERJON VELIA mbrëmë Hic! Prandaj nuk më vrasin edhe pse kërcënime me vdekje më kanë bërë…edhe pse me kanë shpërthyer derën, kanë vjedhur e kanë thyer (të gjitha këto janë të evidentuara ne polici….po fajtoret nuk janë gjetur kurrë)!Tani më kanë lënë varur në mëshirë të fatit! Mos kujtoni se i shkruaj kot këto radhë…në një anë a në një anë tjetër….populli vuan pasojat e pushteteve të koruptuara!
Në mëngjes mezi munda të mbledh kaq groshë, vaj nuk mu ndodh…jam mësuar tani me fukarallëkun! Ajo që më bëri të rënkoj thellë qe lajmi për ilacin e diabetit që ishte shumë efikas dhe me 4 shishe u fshika diabeti! Sa mirë do thoni Ju…merre! Po a e dini sa kushtonte 1 shishe…40 euro, po katër që është kura!? Kështu unë 70 vjecarja ,punuar 40 vjet në shtet e vuajtur dhe e torturuar nga diktatura…po e mbyll jetën në një konvikt !
Dhe mbrëmja erdhi…Opinionin nuk e shoh më, po qe Velija dhe u përqëndrova! Një teatër i ndyrë….ulërima sokëllima dhe asnjeri nuk ja përplasi “Ju pastroni PARA…jeni MAFJE”! Ketu cdo gje eshte e shitur e blerë! Të isha aty do ulërinja…po nuk me thërrasin mua! Jeta ikën sbpejt…LUFTONI në s’doni të mbeteni me një pjatë groshë e të vdisni në mjerim!!!|”, – shkruan ajo.
Edhe kohën e fundit, ish-gazetarja Ajtanga Lubonja ka qenë mjaft aktive, e vlen për tu theksuar lëvizja për të nënshkruar peticion për të marrë firmat për shkarkimin e ish-gurvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Zbardhet arsyeja se përse ish kryeministri Berisha sulmoi sot publikisht Artur Meçollarin si pjesë e grupit negociator për marrëveshejen e re të detit me Greqinë, duke e akuzuar si spiun. Në fakt në adresë të Meçollariot nuk ka pasur asnjëherë një akuzë si spiun i shërbimit sekret grek siç deklaroi Berisha. Ky i fundit nuk paraqiti asnjë fakt sado minimal për të argumentuar akuzat e tij se Artur Meçollari që shërben prej 28 vjetësh si oficer i Forcave Detare, në detyra operacionale, planifikimi dhe akademike, deri në detyrën e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare / Rojës Bregdetare, ka qenë spiun. Thelbi i sulmit ndaj tij duket se ka tjetër gjë nga pas: është një hakmarrje e vonuar, pasi Meçollari i kërkoi publikisht në 2016 ish Prokurorit të Përgjithsdhëm Adriatik Llalla se nuk mund të mbyllte dosjen hetimore për shitjen e detit nga Berisha në favor të Greqisë, marrëveshje e cila cënoi rëndë integritetin territiorial të vendit.
Letra e plotë publike:
ARTUR MEÇOLLARI*
I Nderuar z. Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm Unë që po ju shkruaj jam një qytetar me profesion oficer detarie në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Po Ju drejtohem Juve, si drejtuesi i një institucioni të pavarur, të depolitizuar e kushtetues dhe kam bindjen se do ta merrni në konsideratë shqetësimin tim plotë- sisht të karakterit qytetar dhe profesional. Si qytetar, si një nga oficerët më të vjetër të Forcës Detare, në shërbim aktiv prej gati 28 vjet, si taksapagues dhe si ekspert në fushën e të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare të detit, në përputhje me legjislacionin shqiptar për të drejtën e informimit, po Ju adresoj publikisht këtë letër.
Jam njohur nga media se institucioni Juaj ka pushuar çështjen e kallëzimit penal të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme ndaj Grupit Negociator për projekt-marrëveshjen detare me Greqinë të vitit 2009, e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin ”për mungesë të elementëve të veprës penale”. Në një shtet të së drejtës, kur Prokuroria nuk gjen prova të mjaftueshme, është një procedurë normale mbyllja e një çështjeje penale. Por unë dua të theksoj se në këtë çështje ka pasur mungesë transparence nga institucioni që ju drejtoni, kur ndërkohë media raporton se çështja është mbyllur qysh në vitin 2016.
Mosinformimi i opinionit publik në kohë për mbylljen e hetimeve, nuk lë shije të mirë për shoqërinë tonë dhe kjo për më tepër kur çështja e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë ka pasur dhe ka ende një sensibilitet të lartë publik, si dhe ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15 mars 2010, që e shpall atë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Interesi dhe debati publik i zhvilluar mbas vitit 2009, lidhur me projekt-marrëveshjen detare me Greqinë, nuk mund të injorohen.
Transparenca dhe informimi i opinionit publik janë mekanizma funksionalë për llogaridhënie në një shoqëri demokratike, por që në rastin e çështjes së marrëveshjes detare me Greqinë, nga ana e institucionit tuaj nuk ka funksionuar. Për t’Ju ardhur në ndihmë Ju dhe transparencës së institucionit që Ju drejtoni, nga këndvështrimi tërësisht profesional dhe interesi qytetar, duke vazhduar të kem besim tek institucioni i Prokurorisë, do të dëshiroja t’Ju drejtoja publikisht disa pyetje.
A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për hyrjen në negociata dhe arritjen e një projekt-marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, pa marrë më parë plotfuqinë e Kreut të Shtetit?
A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për negocimin dhe arritjen e një projektmarrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, në kapërcim të kompetencave të deleguara nga Urdhri i Kryeministrit nr. 135, datë. 23.08.2007?
A ka pasur negociata midis palëve, siç parashikon Ligji Nr. 8371, datë 9.7.1998 ”Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”? Sa takime janë zhvilluar, cilat kanë qenë çështjet më të nxehta të negociuara dhe si janë të evidentuara?
Kush mban përgjegjësi për shfuqizimin në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi të Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, duke lënë Shqipërinë pa vijë të drejtë bazë dhe pa det territorial?
Kush nga institucionet e zbatimit të ligjit në det, Policia Kufitare dhe Migracionit, Forca Detare etj., ka propozuar shfuqizimin e ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe si e ka argumentuar?
A ka pasur influenca nga ndonjë palë e huaj për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”?
Cili ka qenë roli i Shefit të PAMECA-s në vitin 2007 për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe nëse ka pasur, a ka qenë ky rol në konflikt interesi për shkak të kombësisë së tij?
A ka negociuar dhe arritur Grupi Negociator një projekt-marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë me harta detare, siç e parashikon neni 15 i UNCLOS 1982, apo me skema të servirura nga pala greke?
A ka negociuar Grupi Negociator vijën delimituese të detit territorial duke marrë në konsideratë ”rrethanat të tjera të veçanta”, parashikuar nga neni 15 i UNCLOS 1982, specifikisht lidhur me Shkëmbin e Pleshtit (Barcheta Rock) dhe Shkëmbinjtë Sepra?
A ka negociuar Grupi Negociator vijën delimituese të shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive sipas ”një zgjidhjeje të barabartë”, parashikuar nga neni 74 dhe 83 i UNCLOS 1982?
Si e kanë shpjeguar anëtarët e Grupit Negociator faktin që titulli i marrëveshjes shprehet kryesisht për delimitimin e shelfit kontinental, kur në fakt 77,4% e vijës delimituese të projekt-marrëveshjes detare me Greqinë i përket delimitimit të deteve territoriale të dy shteteve?
Si e kanë shpjeguar anëtarët e Grupit Negociator që titulli i marrëveshjes shprehet “hapësirat e tjera detare”, duke përfshirë në këtë term ”detin territorial” dhe ”zonën ekonomike ekskluzive”, fakt i evidentuar edhe nga Vendimi i GJK?
A ka qenë në dijeni Grupi Negociator që në marrëveshjen midis Italisë dhe Greqisë të vitit 1977 për delimitimin e shelfit kontinental, ajo pjesë e vijës delimituese e ndikuar nga Ishulli i Othonoit, nuk është një vijë me distanca të barabarta, por sipas ”një zgjidhjeje të barabartë”?
Si e ka argumentuar Grupi Negociator përmbajtjen e Nenit 2, për të cilin Vendimi i GJK nr. 15, datë 15.3.2010, shprehet se “Gjykata vëren gjithashtu se neni 2 i marrëveshjes objekt shqyrtimi shfaq probleme kushtetuese”?
A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për mbylljen me vijë të drejtë bazë të Gjirit të Korfuzit, kur Greqia nuk e ka të shpallur me ligj mbylljen me vijë të drejtë bazë të këtij gjiri?
Përse Grupi Negociator ka ndërtuar një sistem të vijës së drejtë bazë për të dy shtetet në projekt-marrëveshje, të ndryshme nga ajo e parashikuar nga legjislacionet kombëtare të të dy shteteve?
A ka pasur Grupi Negociator udhëzim që të mbajë të fshehtë ndaj palës amerikane ose ndonjë pale tjetër, faktin që po bëheshin negociata për delimitimin e hapësirave detare? Nëse po, cila ka qenë arsyeja?
Si e ka argumentuar Kryetari i Grupit Negociator faktin që në draftin përfundimtar të projekt-marrëveshjes, anëtari i Grupit Negociator, caktuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 135, datë 23.08.2007, Kapiteni i Rangut të Parë (R) Bektash Petoshati, në atë kohë zëvendëskomandant i Forcës Detare, nuk ka firmosur?
A ka pasur Prokuroria ekspertizën e mjaftueshme mbi të drejtën ndërkombëtare publike dhe atë të detit në veçanti?
A ka pyetur Prokuroria, në cilësinë e personave në dijeni ekspertë të fushës, veçanërisht Kolonel Myslym Pashaj, si dhe zërat publikë, si Tedi Blushi, Ksenofon Krisafi, Vladimir Beja, Lisjen Bashkurti, Armando Vinçani, Pëllumb Xhufi, Artan Hoxha, Agron Alibali, Viola Trebicka, Besnik Bakiu, Qazim Lilaj etj.?
A ka pyetur Prokuroria ekspertët e firmës amerikane “Deëey & LeBoeuf LLP”, e cila në vitin 2011, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka bërë një vlerësim të projekt-marrëveshjes detare me Greqinë?
A jeni në dijeni se në vitin 2011, Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur një grup pune për rivlerësimin e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë, dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e tij?
A jeni në dijeni se në vitin 2009, Komanda e Forcës së Bashkuar i ka dërguar një material studimor Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me projekt-marrëveshjen detare me Greqinë dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e saj?
A jeni në dijeni se në vitin 2009, Ministria e Mbrojtjes ka ngritur një grup pune me ekspertë detarë të edukuar në SHBA për të vlerësuar projekt-marrëveshjen detare me Greqinë dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e tij?
A përmban për Prokurorinë e Përgjithshme Vendimi i GJK nr. 15, datë 15.3.2010, i cili mbas një argumentimi me 35 faqe, shprehet “Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës të marrëveshjes së lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, elementë të mjaftueshëm të veprës penale?
A mendoni se lidhur me çështjen e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë, institucioni që Ju drejtoni ka bërë një hetim të plotë, profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës? Me respekt dhe në pritje të përgjigjes Suaj Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari Kabul, Afganistan
*Artur Meçollari shërben prej 28 vjetësh si oficer i Forcave Detare, në detyra operacionale, planifikimi dhe akademike, deri në detyrën e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare / Rojës Bregdetare
“Sot kam mundur të vizitoj një ekselencë, të këtij kursi të ri, që i jep shumë rëndësi luftës kundër krimit të organizuar”. Keshtu u shpreh për mediat Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho pas vizitës në ambjentet e Task Forcës Speciale.
Ndër te tjera, ai tha se krimi i organizuar shqiptar ka filluar të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.
“Ndërsa ky sektor më parë ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera”.
INTERVISTA
Pyetje: Si e vlerësoni procesin e Vetting-ut i cili pritet që të nisë në radhët e Policisë Shqiptare?
Prokurori De Raho: Në mënyrë të veçantë një Task Forcë, e cila po krijohet me qëllimin për të arritur objektivin e luftës dhe asgjësimit të krimit të organizuar, besoj se është zgjidhja e një impenjimi serioz dhe të rëndësishëm, i cili shkon në drejtimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe bashkëpunimit të Policisë. Pikërisht për qëllimin e arritjes së objektivit sikurse thashë më parë të asgjësimit të mafies, të gjithë llojeve të mafieve.
Ne ndër të tjera kemi me Policinë shqiptare, me Magjistraturën shqiptare veprimtari hetimore shumë të rëndësishme, kemi krijuar skuadra hetimore të përbashkëta, të cilat vënë në dukje një padepërtueshmëri të subjekteve që kanë marrë pjesë në të dhe një rezervim në konfidencialitet absolut të burimeve, gjë që tregon në vetvete sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe sa serioze ka qenë përzgjedhja e subjekteve që kanë marrë pjesë në skuadrat hetimore të përbashkëta.
Pyetje: Në Shqipëri ka nisur një hetim për grupet kriminale ku është krijuar dhe task-force dhe operacioni “Forca e Ligjit”. A do të bashkëpunoni ju dhe me autoritetet shqiptare për rreth 40 grupe kriminale që janë duke vepruar në Shqipëri?
Prokurori De Raho: Ne tashmë punojmë me Policinë dhe me autoritetet gjyqësore shqiptare prej kohësh dhe kemi me këto autoritete policore dhe gjyqësore, eksperienca hetimore shumë të gjera dhe komplekse, të cilat shohin të angazhuara shumë Prokurorinë në territorin kombëtar italian, në bashkëpunim të plotë dhe energjik me organet e Policisë dhe organet gjyqësore shqiptare.
Unë duhet t’ju them që edhe rezultatet që arrihen në territorin tonë janë rezultate të rëndësishme.
Pyetje: Përsa i përket kriminalitetit shqiptar në Itali çfarë niveli është ai dhe a mendoni që “Forca e Ligjit” do të depërtojë dhe atje?
Prokurori De Raho: Në Itali konstatojmë praninë e grupeve kriminale shqiptare, të cilët pushtojnë brigjet tona të Jonit dhe Adriatikut, edhe të veriut të Adriatikut, me zbarkime, të trafikut të lëndëve narkotike, megjithëse janë droga të lehta, por ka hetime të cilat vënë në dukje se krimi i organizuar shqiptar fillon të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.
Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera.
“Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera”.
Keshtu u shpreh për mediat Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho pas vizitës në ambjentet e Task Forcës Speciale.
Nder te tjera, ai tha se krimi i organizuar shqiptar ka filluar të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.
INTERVISTA:
Pyetje: Si e vlerësoni procesin e Vetting-ut i cili pritet që të nisë në radhët e Policisë Shqiptare?
Prokurori De Raho: Në mënyrë të veçantë një Task Forcë, e cila po krijohet me qëllimin për të arritur objektivin e luftës dhe asgjësimit të krimit të organizuar, besoj se është zgjidhja e një impenjimi serioz dhe të rëndësishëm, i cili shkon në drejtimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe bashkëpunimit të Policisë. Pikërisht për qëllimin e arritjes së objektivit sikurse thashë më parë të asgjësimit të mafies, të gjithë llojeve të mafieve.
Ne ndër të tjera kemi me Policinë shqiptare, me Magjistraturën shqiptare veprimtari hetimore shumë të rëndësishme, kemi krijuar skuadra hetimore të përbashkëta, të cilat vënë në dukje një padepërtueshmëri të subjekteve që kanë marrë pjesë në të dhe një rezervim në konfidencialitet absolut të burimeve, gjë që tregon në vetvete sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe sa serioze ka qenë përzgjedhja e subjekteve që kanë marrë pjesë në skuadrat hetimore të përbashkëta.
Pyetje: Në Shqipëri ka nisur një hetim për grupet kriminale ku është krijuar dhe task-force dhe operacioni “Forca e Ligjit”. A do të bashkëpunoni ju dhe me autoritetet shqiptare për rreth 40 grupe kriminale që janë duke vepruar në Shqipëri?
Prokurori De Raho: Ne tashmë punojmë me Policinë dhe me autoritetet gjyqësore shqiptare prej kohësh dhe kemi me këto autoritete policore dhe gjyqësore, eksperienca hetimore shumë të gjera dhe komplekse, të cilat shohin të angazhuara shumë Prokurorinë në territorin kombëtar italian, në bashkëpunim të plotë dhe energjik me organet e Policisë dhe organet gjyqësore shqiptare.
Unë duhet t’ju them që edhe rezultatet që arrihen në territorin tonë janë rezultate të rëndësishme.
Pyetje: Përsa i përket kriminalitetit shqiptar në Itali çfarë niveli është ai dhe a mendoni që “Forca e Ligjit” do të depërtojë dhe atje?
Prokurori De Raho: Në Itali konstatojmë praninë e grupeve kriminale shqiptare, të cilët pushtojnë brigjet tona të Jonit dhe Adriatikut, edhe të veriut të Adriatikut, me zbarkime, të trafikut të lëndëve narkotike, megjithëse janë droga të lehta, por ka hetime të cilat vënë në dukje se krimi i organizuar shqiptar fillon të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.
Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera.
Nisur nga situata e shtimit të rreshjeve të dëborës në zonën e Llogarasë, Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gatishmëri për të krijuar lehtësi dhe siguri rrugore në kalimin e aksit rrugor të Llogarasë.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim.
Policia Rrugore me qëllim sigurinë rrugore nuk do të lejojë kalimin apo qarkullimin e mjeteve të cilat nuk janë të pajisur me zinxhirët përkatës për kalimin në këtë aks rrugor.
Policia fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar superskandal, mënyrën dhe njerëzit që Qeveria shqiptare ka zgjedhur për të negociuar marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar, pasi në bisedime janë përfshirë agjentë të shërbimeve të huaja sekrete. Deklarata ‘bombë’ e Berishës u bë haptazi para mediat me emrin e personit që Qeveria ka përshirë zyrtarisht në negociata.
“…Ky spiun, Artur Meçollari, – tha Berisha, – siç ka të drejtë çdo shtetas kur akuzohet me të padrejtë nuk i është drejtuar gjykatës, sepse faktet kanë qënë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës ku ai merrte rrogën tjetër – kjo ka dalë publikisht – për t’u kthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar.
Nëse ju lexoni deklaratat e zëdhënësit të Edi Ramës – Ditmir Bushatit – se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike po “politiko-diplomatike” dhe prapa tij nxjerr kokën – në Korçë, ku u diskua 13 orë për marrëveshjen e detit – personi i larguar nga FA për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja, ky përbën superskandal sepse e gjithë marrëveshja e bazuar në vizatimet e këitj spiuni, nuk ka interesa komëbtare por të vendit që i shërben.
Po ashtu, për fatin tonë të keq, në krye të Forcave Detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga Flota dhe Forca Detare aq sa merr vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin – ai është i respektuar, nuk kam asgjë personale – por ta emërosh atë që nuk ka asnjë lidhje me detin, është të tallesh, ta përqëshësh. Akt i papërgjgjeshëm i Edi Ramës.
Në grup ka njerëz të tjerë me lidhje të dyshimta që do të thotë të kesh përgatitur Ekipin e Dorëzimit të Territorit, të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Adriatik,” nënvizoi me forcë ish-kryeministri i vendit.
Shumë familje të varfëra janë nxjerr nga skema e ndihmës ekonomike duke shtuar edhe më shumë varfërinë në familjetshqiptare.
Bukuroshe Dushku është një prej 488 personave që është nxjerrë nga kjo skemë në 6 muajt e fundit në Durrës, me pretendimin se nuk plotëson pikët e duhura për të përfituar ndihmën ekonomike e sociale nga qeveria.
E divorcuar me dy fëmijë të mitur, e papunë, e pastrehë, 32-vjeçarja me origjinë nga Berati e me banim në Durrës, iu drejtua zyrës së punës për ndihmë.
Nëna e dy fëmijëve tha se bashkëshorti, pas divorcit nuk paguan pensionin ushqimor për fëmijët, madje është zhdukur pa lënë gjurmë me familjen e re.
Gruaja tregon se u skualifikua tre muaj më parë dhe nuk e merr më ndihmën ekonomike e cila i duhej për t’iu blerë ushqime fëmijëve të mitur. Pa asnjë profesion, ajo punon si pastruese në shtëpi të ndryshme kur gjen punë. Me lot në sy, e dëshpëruar, e pa asnjë të ardhme, shpreson që do të gjejë një punë nga zyra e punësimit.
Nëna e saj tregon se zhdukja e ish-bashkëshortit të vajzës ka bërë që të dy fëmijët të jenë “jetimë” me babanë gjallë. Ajo ka edhe një apel për ata që i hoqën ndihmën ekonomike.