Aurora

Izet Haxhia akuza të rënda ndaj Berishës: Trimat me kanun po e kërcënojnë

Pas vendimit për t’u ekstraduar në Shqipëri, ish-truproja i Berishës nuk i ka ndalur denoncimet për kërcënime dhe për ofendime që sipas tij vijnë nga njerëzit e ish-kryeministrit.

Në një postim së fundmi në rrjetet sociale Izet Haxhia shkruan se që pas publikimeve të tij për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për implikimin e Berishës është kërcënuar në vazhdimësi, dhe kohët e fundit po kërcënojnë femrën me të cilët ai deklaroi se është një person i rëndësishëm në jetën e tij.

“Ka me tepër se dy jave qe këta ‘trima me kanun ‘kane filluar te kërcënojnë e bëjnë shantazh ndaj një femre ,qe nuk ka te beje aspak me politiken apo rrëfimet e mia,” shkruan Haxhia.

Postimi i plotë:

Ka rreth kater vjet qekur kam filluar te rrefej te vertetat e mia ,qe kam marre nepermjet rrjeteve sociale me qindra mesazhe kercenuese ,fyese me nje gjuhe bastardesh perkrahes te berishes, te denje vetem per ata dhe shefin e tyre ..As me kane impresıonuar ,as prishur terezine lere pastaj te me trembin .Une jetoj i detyruar ne nje vend qe e dine te gjithe me adres te sakte .İ kam ftuar shpehere ,bujrum le te vijne .Nuk me trembin as killerat e berishes apo kujdoqofte tjeter ..

Por ka me teper se dy jave qe keta ‘trima me kanun ‘kane filluar te kercenojne e bejne shantazh ndaj nje femre ,qe nuk ka te beje aspak me politiken apo rrefimet e mia . Aq shume jane trazuar e verbuar nga keto te verteta dhe nga frika e ballafaqimit perpara drejtesise me liderin monster te tyre ,sa kercenojne e shantazhojne nje femer qe une te mbyll gojen e te mos kthehem ne atdhe ..Doja tu thoja ketyre pederasteve te bershes apo grupit te ‘ROGNERİT ‘qe asnje kercenim apo shantazh i ndyre i ketyre ‘trimave te kanunit te shpellave ‘nuk me tremb as mua as ate qe kercenoni e shantazhoni ..Ora e ballafaqimit me liderin tuaj frikacak po vjen ..

izet

Izet Haxhia akuza të rënda ndaj Berishës: Trimat me kanun po e kërcënojnë Read More »

Babai nuk pranon kujdestarinë e pastorit për vajzat e lëna në jetimore: “Po më përçan me gocat”

Protagonistët e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishin Alfred dhe Diana Zike. Çifti kishin 29 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve. Prej disa vitesh ata punojnë si misionarë në Kishën Protestante në Shqipëri. Si pjesë e komunitetit të kishës ata kujdesen për të varfrit, të pastrehët dhe për njerëzit të cilët kanë nevojë.

Në vitin 2015 në jetimoren e Sarandës kishin njohur dy motrat, Ermonela, 11 vjeç dhe Aurora, 9 vjeç. Vajzat i kishin hyrë në zemër çiftit dhe dashuria për to i kishte shtyrë që të kërkonin kujdestarinë alternative. Kujdestaria alternative nuk është birësim, por është marrje në kujdestari të fëmijëve deri sa të mbushin moshën madhore.

Motrat kishin kohë që nuk e kishin takuar nënën e tyre biologjike pasi ajo i kishte braktisur para 7 vitesh, ndërsa babai i tyre, Gëzimi nuk kishte mundësi ekonomike që te kujdesej për to. Ai i kishte dërguar fëmijët e tij në jetimore me idenë që do të kishin një jetë më të mirë.

Alfredi dhe Diana kishin ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” Gëzimin që t’i kërkonin atij kujdestarinë alternative për dy motrat. Ata nuk dëshironin që t’i birësonin ose që t’i jepnin mbiemrin e tyre. Gjithashtu nuk donin që t’i ndanin nga babai biologjik apo nga vëllezërit edhe motrat e tyre.

Pastori dhe gruaja e tij dëshironin që dy vajzat të kishin një jetë më të mirë, më të lumtur, plot me dashuri. Dëshironin që fëmijërinë të mos e kalonin në jetimore, por në një familje e cila do t’i falte dashurinë dhe përkujdesin që i kishte munguar në gjithë këto vite. Pavarësisht përpjekjeve që bëri Arbana në bashkëpunim me çiftin Zike për të bindur Gëzimin, ata nuk ja dolën dot.

Gëzimi tha që çifti kishte ndërhyrë në marrëdhënien midis tij dhe vajzave duke i shtyrë vajzat që të mos e donin babain e tyre biologjik. Gëzimi këmbëngulte që ishte babai biologjik dhe kërkonte që raportin që kishin vajzat me Alfredin ta kishte ai.

Në studio ishin gjithashtu të pranishme edhe dy ndihmës komisionerët e avokatit të popullit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ato i bënë thirrje Gëzimit që të reflektonte mbi vendimin e tij dhe të mendonte për të ardhmen e vajzave.

Reagime të shumta pati nga publiku që ndodhej në studio, të cilët i kërkuan Gëzimit që të mendohej përpara se të merrte një vendim. Fatkeqësisht ai vendosi që t’i linte vajzat e tij në jetimore duke shtuar se kur të gjente mundësinë do t’i merrte vajzat të jetonin me të.

Si gjithmonë programi “Dua të të bëj të lumtur e gjeti mundësinë për t’i ardhur në ndihmë Gëzimit duke i dhuruar një çek në vlerën prej 100 mijë lekësh për të blerë pajisje elektroshtëpiake.

Babai nuk pranon kujdestarinë e pastorit për vajzat e lëna në jetimore: “Po më përçan me gocat” Read More »

Aktori i njohur zbulon marrëdhënien me gruan më të madhe se veten: Më kërkoi …

Gent Hazizi ka treguar në “Xing me Ermalin” edhe për kohën kur shkoi në Itali, aty ku kishte njohur një vajzë, më të madhe se ai në moshë. Ajo i kishte ofruar të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë.

Aktori tregoi se nuk dinte të puthte dhe se ishte ajo vajzë e quajtur Debora që e kishte mësuar. “Ajo quhej Debora. Kur po ktheheshim nga diskoteka më pyet ‘Do vish lart në shtëpi pimë një kafe?’. ‘Jo ça kafe, në këtë orë na le pa gjumë kafeja’, i thashë.

Ajo insistoi: ‘Pimë ndonjë çaj ose një gotë verë’. Prapë refuzova. Sa tha ‘Ore do vish të bëjmë dashuri?’, pranova direkt. “Më çoi lart te dhoma e vet dhe më puthi vetë e para. Unë nuk dija. Ajo po më mësonte si ta puthja. Po më puthte dhe te veshi. Më pas u shtri në krevat.

Aty kuptova që femra është mrekullia e botës. Ajo ishte nudo në krevat kurse mua më kishte ngel çorapja e këmbës së djathtë pa hequr. Duke e hequr rashë në krevat me kokë”, tha ai.

Aktori i njohur zbulon marrëdhënien me gruan më të madhe se veten: Më kërkoi … Read More »

Ma futi për 500 mijë lekë”, Ylli Baka tregon historinë me aktorin e njohur shqiptar

Këngëtari Ylli Baka, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, foli ndër të tjera për pazaret që artistët bëjnë herë pas here në kurriz të njëri-tjetrit nëpër koncerte. Për ta konkretizuar një gjë të tillë, ai tregoi një rast kur aktori i famshëm i humorit, Cekja i Beratit, tentoi të përfitonte para nëpërmjet tij.

“Ceken e kam mik shumë të vjetër. Më do dhe e dua shumë. Por njëherë, rastësisht ma futi. Po ktheheshim nga Greqia me Ceken dhe me Bes Kallakun dhe Cekja ikën për Roskovec, ne ikim për Tiranë. I them Besit ta marrim njëherë Ceken a vajti në shtëpi apo jo dhe i them të bëjë sikur është nga Gjirokastra dhe e donte për një koncert.”-tregon Më tej ai imiton Besin i cili duke folur tamam si një gjirokastrit, i thotë Cekes se e donte për një koncert në Gjirokastër dhe donte edhe një këngëtar nga Jugu.

Cekja menjëherë kishte përmendur Yllin por ndërkohë që për vete kishte kërkuar 1000 euro, për Yllin kërkoi 1 milion lek. “U mbyll pazari dhe për tre minuta Cekja më merr mua.”-vijon më tej Baka dhe citon Ceken që i thotë për koncertin dhe i flet për pazarin

“Se kam si Ervinin tim dhe nuk të lë pa lekë. 500 mijë lekë do marrësh!”-i kishte thënë aktori Bakës. Megjithatë, pavarësisht kësaj ndodhie që kishte përfunduar me të qeshura, të dy ata vijojnë të kenë marrëdhënie shumë të mira dhe këtë e dëshmuan në një telefonatë të bërë në emision.

Ma futi për 500 mijë lekë”, Ylli Baka tregon historinë me aktorin e njohur shqiptar Read More »

Kjo recetë i ka lënë mjekët pa fjalë! Shëron gjunjët, eshtrat dhe nyjet menjëherë

 

Derisa plakemi, organet dhe trupi ynë në tërësi fillojnë të përkeqësohen, gjëra që janë të lidhura kryesisht me moshën.
Dhimbja e kockave është një nga dhimbjet më të zakonshme të trupit me kalimin e kohës. Shumë njerëz përpiqen për ta tejkaluar këtë dhimbje me ilaçe dhe medikamente tjera, por ekziston një mënyrë e trajtimit të dhimbjes krejtësisht natyrshëm pa asnjë efekt anësor, transmeton lajmi.net

Gjunjët janë nga pjesët e trupit që i nënshtrohen shumë konsumimit me kalimin e kohës. Pesha e gjithë trupit mbështetet mbi forcën e tyre dhe janë pjesa kyqe e trupit për mundësinë e lëvizjes, prandaj duhet të mbrohen.

Pasi fillon dhimbja e kockave, nëse nuk trajtohet ajo vazhdon të rritet. Pra ne do të ju tregojmë një recetë natyrale për trajtimin e këtyre pjesëve të trupit:

Përbërësit:

40 gr fara të kungullit
200 gr mjaltë
2 lugë xhelatinë e pastruar
3 lugë rrush të thatë
8 lugë fara liri

Përgatitja dhe përdorimi:

Vetëm përzieni të gjithë përbërësit në një blender derisa të fitoni një përzierje homogjene. Merrni një lugë gjelle – dy herë në ditë nga masa dhe vazhdoni derisa të ndjeni rezultate pozitive.

Kjo recetë i ka lënë mjekët pa fjalë! Shëron gjunjët, eshtrat dhe nyjet menjëherë Read More »

Çifti që habiti gjithë dynjanë, dasma e tyre më e komentuara sot. Ja e veçanta

jo nuk do të harrohet lehtë. Cdo kujt i shkon ne mendje veshtiresite qe do te kene kaluar ky çift në Britaninë e Madhe te cilet kane realizuar dasmën e tyre te cilen e kishin planifikuar më 28 shkurt të këtij viti.

Jemma Swainston-Rainford dhe Steven Lucock kishin menduar që ditën më të bukur të jetës së tyre ta festonin në një shtëpi peme në Northumberland.

Çifti kishte menduar edhe për detajin më të vogël, por mesa duket nuk kishte llogaritur reshjet e shumta të dëborës dhe temperaturat nën zero.

Por pavarësisht kësaj “Bisha nga Lindja” nuk arriti që ta mposhte çiftin, pasi dasma u realizua dhe ishte një nga ceremonitë e vetme që zhvillohej atë ditë në atë zonë, sipas një personi të gjendjes civile.

Dita tyre më e lumtur mund të mos ketë shkuar ashtu siç ata e kishin menduar, pasi ndodhën edhe disa incidente të vogla si pasojë e motit të keq.

“Një natë përpara dasmës Jemma po qante, ajo nuk e besonte se ceremonia do të zhvillohej. Madje edhe make-up artist e anuloi takimin pasi nuk vinte dot. Gjithashtu kur të ftuarit nisën duke anuluar ftesat, ne nisëm që të përgatiteshim për më të keqen”, tha bashkëshorti.

Ai shtoi se më pas gjithçka përfundoi “si një dasmë përrallash që të gjithë do ta mbajnë mend”.

Ndërkohë fotografi Sean Elliott ka improvizuar gjithçka nga fillimi dhe rezultati është me të vërtetë mahnitës.

“Shkoi shumë më mirë seç e mendonim. Të gjithë ata që bënë një rrugëtim të vështirë në ato kushte klimaterike kanë çfarë të mbajnë mend për një kohë të gjatë”, tha ai.

Çifti që habiti gjithë dynjanë, dasma e tyre më e komentuara sot. Ja e veçanta Read More »

Shkaku KRYESOR pse keni bark të fryrë, si të shpëoni prej tij dhe të humbisni peshë 1 nate

Stomaku i fryrë është diçka që shumë njerëz vuajnë ne ditët e sotme. Për fat të keq, shumë njerëz nuk e dinë se stomaku i fryrë mund të shfaqet për shkak të një bakteri që dëmton ndjeshëm shëndetin tuaj dhe shkakton komplikime të rënda të zorrëve. Është një bakter i zorrëve asimptomatik që vështirë të diagnostikohet pa ekzaminim të duhur mjekësor dhe mjekët e kanë njohur atë si H. Pylori ose Helicobacter Pylori.

Helicobacter Pylori mund te shkaktoje këto simptoma: diarre, fryrje, djegie të zorrëve, kapsllëk dhe dhimbje.,gastrit , nje stomak te fryrë, probleme kardiovaskulare, dhimbje koke,trishtim dhe ankth.

Sigurohuni që te jeni gjithmonë ne dijeni te higjienës në restorantet ku hani.

Çfarë mund të bëni për këtë?
Konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ky trajtim nuk ka nevojë për antibiotikë, por gjithmonë është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.

Krijoni nje dietë me ushqime te shendetshme e të përshtatshme në mënyrë që të eliminoni bakteret.
Merrni sasi të konsiderueshme të vitaminave A, C dhe E.

Mbani mbani higjienën tuaj në një nivel të lartë, lani gjithmonë duart, dhe për më tepër, pini ujë nga një burim i sigurt.

Cfare mund të bëni për ta luftuar këtë bakter?

Këtu po ju paraqesim një pije natyrale që do tju vije ne ndihme.
Përbërësit :

1 kastravec
Nje tufe majdanoz
1 lugë gjelle xhinxher pluhur
1 lugë gjelle xhel Aloe Vera
1 limon
½ gotë uji

Vendosini të gjithë përbërësit në një gotë, perziejini mire e mire dhe pijeni kete perzierje.

Ju do të vini re se nuk keni më stomak të fryrë vetëm pas përdorimit të parë. Kombinimi i këtyre përbërësve do të ndihmojë sistemin tuaj të tretjes duke djegur yndyrë ndersa jeni duke fjetur.

Kastravecat janë shumë efektive në eliminimin e yndyrës.

Majdanozi eshte sh i ulet në kalori. Perforcon qelizat, vitaminat dhe mineralet që lehtësojnë mbajtjen e ujit, kështu që ata mund t’ju ndihmojnë të eliminoni stomakun e fryrë.

Xhenxhefi përshpejton metabolizmin tuaj dhe lehtëson kapsllëkun, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të digjni dhjamin e barkut gjatë gjumit!

Lëngu limonit mund të jetë jashtëzakonisht efektiv në eliminimin e toksinave të akumuluara në trup.

Aloe Vera mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë.

Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë

Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një organizëm të shëndetshëm dhe gjithashtu për një djegie efektive të yndyrës. Kur të dehidratoheni, sistemi i tretjes do ta zvogëlojë punën e tij dhe nuk do të ketë kapacitetin për të djegur kalori ashtu siç duhet.

Mundohuni të pini ujë si duhet! Lufto këto baktere dhe stomakun e fryrë me ndihmën e këtij lëngu të mrekullueshëm!

Shkaku KRYESOR pse keni bark të fryrë, si të shpëoni prej tij dhe të humbisni peshë 1 nate Read More »

96-vjeçarja shqiptare që e kanë zili të gjitha vajzat, stili i saj nuk ka të sharë

Kjo është shqiptarja 96-vjeçare, për të cilën veshja duket se ka shumë rëndësi dhe me stilin e saj të veçantë ka bërë që dhe vajzat ta kenë zili.

Ajo quhet Mirishahe dhe është nga Lipjani i Kosovës.

96-vjeçarja i ka habitur të gjithë me stilin e saj dhe pamjen e kuruar deri në detaje.

Ndonëse është në moshë të thyer, rrudhat e saj nuk bien fare në sy, e këtë e tregojnë dhe fotot e postuara në rrjetet sociale.

Më poshtë, imazhet:

 

96-vjeçarja shqiptare që e kanë zili të gjitha vajzat, stili i saj nuk ka të sharë Read More »