Aurora

Receta me majdanoz, 3 kg më pak në 7 ditë

Majdanozi është një diuretik i fuqishëm dhe një përbërës natyral në luftën kundër infeksioneve të traktit urinar dhe sëmundjeve të veshkave. Megjithatë, ne nuk e shfrytëzojmë mjaftueshëm.

Majdanozi është magjik dhe mund t’ ju ndihmojë të humbisni 3 kilogramë për një javë.

Përbërësit:

  • 5 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 1 litër ujë

Përgatitja:

Pesë lugë majdanoz të grirë vërini të ziejnë në 1 litër ujë, më pas lërini të qëndrojnë 20 minuta. Kullojeni ujin dhe përdoreni.

Përveç asaj që majdanozi ndihmon në largimin e ujit nga organizmi, ai gjithashtu është antioksidant i fuqishëm në luftën kundër bakterieve. Kjo fuqi e majdanozit është e vërtetuar shkencërisht.

Sasia e rekomanduar e çajit është 1 litër brenda ditës dhe jo më shumë.

Peshojeni veten para se të filloni të konsumoni këtë pije dhe bëni të njejtën gjë edhe pas 7 ditëve. Rezultatatet janë të mahnitshme!

Receta me majdanoz, 3 kg më pak në 7 ditë Read More »

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili sërish para drejtësisë, dënohet edhe nga Gjykata e Dibrës

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili i përfshirë në skandalin seksual ku kërkonte favore ndaj një vajzë në këmbim të vendit të punës nuk ka mbetur vetëm me dënimin për këtë çështje. Ai është dënuar nga Gjykata e Dibrës edhe për një vepër tjetër penale: Refuzim të deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

xhelili

Më 17 janar të këtij viti kjo gjykatë e ka dënuar me shumën 200 miljë lek të rinj Shukri Xhelilin për këtë vepër penale.

Xhelili u kallëzua penalisht më 30 dhjetor 2016 nga inspektorati pasurisë ndërsa Prokuroria e Dibrës ngriti ndaj tij akuzën duke kërkuar dënim penal.

xhell

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili sërish para drejtësisë, dënohet edhe nga Gjykata e Dibrës Read More »

Kjo është historia e pabesueshme që po bën xhiron e rrjetit.

Kjo është historia e pabesueshme që po bën xhiron e rrjetit.

Një gurë i gjetur në rrugë do t’i ndryshonte tërësisht jetën një burri nga Tajvani.

Burri e gjeti atë në anë të rrugës duke ecur dhe duke kuptuar se ishte një gurë i veçantë e dërgoi tek një mjeshtër i gurëve të çmuar.

Raportohet se ai zbuloi se bëhej fjalë për një smerald të shtrenjtë, shkruan Albeu.com.

Dhe guri, në dukje pa vlerë, tani është rreth 500 mijë dollar dhe i ka ndryshuar kompletj etën pronarit të ri.

Sipas mediave të huaja ngjarja të tilla ndodhin një në disa milion, megjithatë është momenti që të fillojmë të tregohemi të kujdesshëm se çfarë shohim rrugës.

Kjo është historia e pabesueshme që po bën xhiron e rrjetit. Read More »

A po paralajmëron Jozefina Topalli parti të re politike në Shqipëri?!

Prej disa muajsh është distancuar nga politika aktive, por kur e pyesim se çfarë ka vendosur të bëjë, Jozefina Topalli ende nuk ka një përgjigje konkrete në vetë të parë.

“Unë nuk mund të them një gjë të tillë. Sigurisht nuk jam indiferente”, thotë Topalli.

Ndërsa kur flet në emër të qytetarëve, thotë se duhet një forcë e re politike.

“Në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, shprehet Jozefina Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, thotë se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje.

“Qeverisja inekzistente që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisjen e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipit të qeverisë”, shprehet ish-kryetarja e Parlamentit.

Sipas Topallit, e djathta është asgjësuar, ndaj nivelin e sulmit ndaj Lulzim Bashës e mban në kulm.

“Në asnjë vend të botës nuk do kishte ndodhur që qeveria të mos kishte rënë pas skandalit të ministrit të Brendshëm”, thotë Topalli.

Është e bindur se marrëveshja Rama-Basha e 18 majit vazhdon.

“Në fakt ata vazhdojnë marrëveshjen midis tyre dhe kur nuk e vazhdojnë rrisin presionin për të bërë një pazar të ri….”.

Nuk e di se çfarë mendojnë kolegët e saj si Patozi, Bode, Imami apo Ruli që njësoj Lulzim Basha i la jashtë listës së kandidimit për deputet dhe nuk i komenton veprimet e paralajmëruara të tyre.

“A është kjo PD?! Nuk e di nëse ata mendojnë njësoj si unë, unë besoj se kjo nuk është PD”, thotë ish-nënkryetarja e PD-së.

Produkti i analizës së nisur në fillim të vjeshtës për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhje do duhej të kishte dalë, por Jozefina Topalli nuk beson se ka për të pasur një të tillë.

“Mes fjalëve dhe veprave të Lulzim Bashës është një oqean i tërë. Nuk thotë kurrë të vërtetën dhe as atë që mendon”, shprehet Jozefina Topalli.

A po paralajmëron Jozefina Topalli parti të re politike në Shqipëri?! Read More »

I zbuluan moshën, Rudina Magjistari reagon e prekur: Mos m’i…

Një nga portalet kosovare kishte publikuar një lajm ku thuhej se moderatorja e njohur Rudina Magjistari ishte 44 vjeçe.

Por pas këtij lajmi ka reaguar vetë Magjistari e cila edhe pse nuk e ka treguar moshën, ka shkruar se ky informacion nuk është i saktë dhe se ata i kanë shtuar disa vite më shumë.

I zbuluan moshën, Rudina Magjistari reagon e prekur: Mos m’i… Read More »

Kapeni rastin! Ja si mund të përfitoni ndihmë ekonomike nga bashkia

Ja se si!

Të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret ligjore mund të përfitojnë nga ndihma ekonomike duke u drejtuar pranë bashkive përkatëse, të cilat kanë në dispozicion 6% të fondit tërësor të skemës.

Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, Sportit e Rinisë bëjnë me dije për “Gazeta Shqiptare” se masa e pagesës për përfituesit është po njësoj si masa e ndihmës ekonomike, por kriteret përcaktohen nga bashkia. “Bashkitë mund të përdorin që sot këtë fond për t’u dhënë ndihmën ekonomike familjeve që nuk kanë arritur të përfshihen në skemë dhe që nuk janë abuzuese. Vlen të theksoj faktin që shumë bashki kanë nisur ta bëjnë këtë”,-tregojnë burimet nga MSHMS për “GSH”. Më tej, këto burime theksojnë se përveç eliminimit të abuzivitetit, skema e re rrit pagesën e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, duke garantuar vetëm ndihmë të plotë dhe jo pagesa 8 apo 10 mijë lekë në muaj që kishte skema e vjetër.

Gjithashtu, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëjnë me dije se prej muajit janar të 2018-ës, plot 15 mijë familje kanë përfituar rritje të ndihmës ekonomike e shtojnë se aktualisht nuk ka më ndihmë të pjesshme, por vetëm ndihmë të plotë. “Masa e përfitimit të ndihmës ekonomike kalkulohet në bazë familjeje, numër anëtarësh etj. Masa varion, ku maksimalja është 80 mijë lekë të vjetra plus subvencione (kompensim energjie, për çdo fëmijë në shkollë ka subvencion, për çdo fëmijë të vaksinuar ka subvencion)”,-tregojnë për GSH përfaqësuesit e MSHMS-së.

Ankesat

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ditën e djeshme ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë.

Këto zyra të shërbimit social në çdo rajon do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 19.00. “Reforma e Ndihmës Ekonomike është një proces që as nuk ndalet, e as nuk kthehet mbrapa me manovra politike abuzive. Ajo është hartuar në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria Berisha me Bankën Botërore dhe është testuar me sukses për dy vjet me radhë nga qeveria “Rama 1″, në Tiranë, Durrës e Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore”,-theksohet në deklaratën e ministrisë.

Kjo e fundit shton se njëkohësisht, është ngritur dhe po funksionon sistemi i ndërveprimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për përfshirjen me prioritet në programet e punësimit e të trajnimit të personave të aftë për punë, që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

Më tej MSHMS i ka bërë thirrje opozitës dhe posaçërisht kreut të saj, që në vend se të keqpërdorin për hesapet politike të partisë njerëzit që ankohen për mospërfshirjen në skemën e re të ndihmës ekonomike, të ndihmojnë në përfshirjen e tyre përmes bashkive përkatëse. “Duke përgëzuar të gjithë ata që gjatë këtyre javëve të para të zbatimit të reformës i janë drejtuar Zyrave të Punës apo programeve të aftësimit profesional, ne i inkurajojmë të gjithë të tjerët, të bëjnë të njëjtën gjë”,-thotë Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, kjo e fundit thekson se po bëhen verifikimet një për një nga strukturat e mbrojtjes sociale mbi pretendimet e subjekteve të prekura nga reforma.

Subvencionimi

Masa e përfitimit
“Masa e përfitimit të ndihmës ekonomike kalkulohet në bazë familjeje, numër anëtarësh etj. Masa varion, ku maksimalja është 80 mijë lekë të vjetra plus subvencione (kompensim energjie, për çdo fëmijë në shkollë ka subvencion, për çdo fëmijë të vaksinuar ka subvencion)”,-tregojnë për “GSH” përfaqësuesit e MSHMS-së. Ditën e djeshme kjo e fundit ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë.

8 mijë lekë në muaj
Përveç eliminimit të abuzivitetit, skema e re rrit pagesën e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, duke garantuar vetëm ndihmë të plotë dhe jo pagesa 8 apo 10 mijë lekë në muaj që kishte skema e vjetër. “Bashkitë mund të përdorin që sot këtë fond për t’iu dhënë ndihmën ekonomike familjeve që nuk kanë arritur të përfshihen në skemë dhe që nuk janë abuzuese. Vlen të theksoj faktin që shumë bashki kanë nisur ta bëjnë këtë”,- tregojnë burimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “GSH”.

15 mijë familje
Rritje të ndihmës ekonomike
Prej muajit janar të 2018-ës, plot 15 mijë familje kanë përfituar rritje të ndihmës ekonomike e shtojnë se aktualisht nuk ka më ndihmë të pjesshme, por vetëm ndihmë të plotë.

Kapeni rastin! Ja si mund të përfitoni ndihmë ekonomike nga bashkia Read More »

Zgjidh një engjëll dhe zbulo se çfarë do të të ndodhë nesër

Provoje tani!!!!

Engjëjt e ndiejnë shpirtin tonë. Testi që ne propozojmë sot është i saktë në 98%, e ajo që duhet të bëni është të zgjidhni një engjëll, në imazhin më poshtë dhe lexoni mesazhin që shpirti juaj duhet të dëgjojë.

Cilin nga këta engjëj zgjidhni?

Mos harroni: bëni zgjedhjen bazuar në ngjyrën që ju tërheq më shumë duke i besuar pavetëdijes tuaj.

Nëse keni zgjedhur engjëllin n.1:

E nesërmja premton shumë gjëra interesante. Do t’ju bëhet një ofertë shumë interesante, të cilën ju nuk mund ta refuzoni absolutisht. Kjo do t’ju sjellë shumë energji pozitive.

Gjithmonë punoni shumë dhe do të keni gjithçka që ju meritoni. Engjëjt e tu vëzhgojnë!

Nëse keni zgjedhur engjëllin # 2:

Dita do të jetë shumë e ngarkuar. Do të jeni në gjendje të përballeni me të gjitha problemet që jeta vendos para jush. Pjesa e dytë e të nesërmes do të jetë plot surpriza për ju.

Më në fund do të keni atë që keni qenë duke pritur për një kohë të gjatë. Mos u dorëzo, lufto!

Nëse keni zgjedhur engjëllin # 3:

Dita e nesërme do të duket e qetë dhe paqësore. Engjëjt tuaj ju japin këshilla, largohuni nga njerëzit që kanë një ndikim të keq mbi ju. Duhet të jeni të qetë. Fundi i ditës do të jetë shumë premtues, më në fund pak pushim pas shumë përpjekjesh.

Ndani këto 3 engjëj me miqtë tuaj …

Zgjidh një engjëll dhe zbulo se çfarë do të të ndodhë nesër Read More »

Tjetër largim i bujshëm në Top Channel, Ben Blushi largon përfundimisht…

Vijojnë largimet nga radhët e gazetarëve të njohur në Top Media.

Mësohet se së fundi, drejtori i Përgjithshēm Ben Blushi, i ka komunikuar largimin gazetarit Endri Xhafo nga posti i drejtorit të informacionit dhe funksionet e tjera.

Por deri më tani s’ka një komunikim zyrtar për këtë lëvizje. Endri Xhafo i rikthye në Top Channel në vitin 2017 pas një largimi disa vjeçar te Albanian Screen fillimisht dhe pastaj te Abc News.

Kujtojmë se Endri Xhafo u komandua si drejtor informacioni pas largimit të Sokol Ballës në Vizion Plus. Pritet që me ardhjen e Blushit të ketë lëvizje të tjera në radhët e njerëzve që punojnë për televizionin më të madh në vend.

Tjetër largim i bujshëm në Top Channel, Ben Blushi largon përfundimisht… Read More »