Aurora

Operacion në tru pacientit të gabuar

Një staf i tërë mjekësor deri tek drejtuesi i spitalit është pezulluar nga puna në Nairobi të Kenias, pasi operuan në tru pacientin e gabuar. Sipas asaj që shkruan BBC, një pacient duhet t’i nënshtrohej ndërhyrjes për pasi kishte pësuar mpiksje gjaku në tru, ndërsa tjetri duhej t’i nënshtrohej një trajtimi për ënjtje.

Por një ngatërrim i etiketave identifikuese të pacientëve, çoi në operimin e personit të gabuar. Mjekët e kuptuan gabimin e rëndë vetëm disa orë pasi ndodheshin në sallë të operacionit, kur sigurisht nuk arritën të gjenin mpiksjen e gjakut.

Pacienti në fjalë ndodhet i shtruar në spital, nën kujdes mjekësor, ndërsa për rastin ka nisur një hetim. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë të shumtë ata që janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje.

Operacion në tru pacientit të gabuar Read More »

Meshkuj lexojeni vetëm! Femrat më “bombë” në seks sipas shenjave të horoskopit

Ja cilat janë:

Demi

Kur është fjala për seksin, gruaja Dem e di se si të jetë shumë e thellë, romantike dhe e vëmendshme në paralojë. Seksi për ju nuk është vetëm seks, është mbi të gjitha dashuri, është kënaqësi e përbashkët dhe ju e adhuroni ta kënaqni partnerin. Aftësia që keni për të kuptuar dëshirat tuaja ju bën të dashuruara dhe shumë të lakmuara.

Binjakët

Seksi është një lojë për ju Binjakët dhe argëtoheni shumë me të. Marrëdhëniet e rrepta nuk janë për ju, por ju e dini se si ta bëni të dashurohet partneri. Me gëzimin tuaj të jetës ju sillni një frymë ajri të pastër brenda dhe jashtë shtratit. Shpirti juaj i egër ju bën partnerin më të dëshiruar seksual të të gjitha shenjave.

Gaforrja

Dashuria e një mashkuli është për ju, femrat e Gaforres, një sfidë e vërtetë dhe keni shumë argëtim për ta fituar atë. Doni të jeni të bindura, të pushtuara, magjepsura dhe kjo ju bën “bombë” kur bëhet fjalë për seksin. Ju dukeni të forta dhe të vendosura, por pasi dikush vjedh zemrën tuaj, kjo do të jetë performanca juaj më e mirë seksuale: Ajo e mbushur me dashuri.

Luani

Gruaja Luan nuk është kurrë e turpshme, madje as nën çarçafë. Ndjekja e kënaqësisë nuk është aspak një negocim për ju, dhe me të vërtetë jeni shumë e kujdesshme për të kënaqur veten aq sa partnerin. Kjo është një cilësi e vlerësuar shumë nga burrat, veçanërisht sepse ju jeni të kënaqur me veten, të veshura apo të zhveshura dhe mos u bëni merak për atë që mendojnë të tjerët.

Virgjëresha

Ju e shikoni gjithçka si një sfidë për të fituar dhe seksi nuk mbetet pas. Doni ta bëni atë mirë, ju doni që ai të jetë gjithmonë i bukur, i këndshëm për ju dhe partnerin tuaj. Për këtë arsye, të kesh një marrëdhënie seksuale me një grua të shenjës së Virgjëreshës, e bën atë një përvojë unike dhe të përpiktë të kënaqësisë. Jeni një partnere ideale seksuale.

Peshorja

Peshorja është një shenjë që kërkon baraspeshë dhe harmoni, edhe kur bëhet fjalë për seksin. Për ju, dashuria është pothuajse një akt i shenjtë: Nuk është se ju nuk dini të argëtoheni, përkundrazi, ju ngrini gjithçka në një nivel më të lartë. Për këtë arsye, foletë mund të priten nga ju. Seksi për gruan Peshore nuk është kënaqësi “e imja” ose “e saj”, por më tepër një kënaqësi e përbashkët.

Akrepi

Gruaja Akrepi është seksi, madje edhe para se të zhvishet dhe të përfundojë nën çarçafë me partnerin e saj. Ndjeshmëria juaj e lindur tërheq burrat si një magnet dhe pa marrë parasysh se çfarë vishni ose si i mbani flokët tuaj: Ju jeni një ëndërr erotike. Kur bie në dashuri, atëherë potenciali juaj rritet më tej dhe ju bëheni një shpërthim i emocioneve. Askush nuk mund t’i rezistojë hijeshisë tuaj.

Shigjetari

Ju jeni një pus i misterit dhe i ndjeshmërisë, jetoni me ndjenjën dhe respektin e çdo përvoje të jetës dhe, kur bëhet fjalë për seksin, bëheni më tërheqëse sesa mendoni. Meshkujt janë të gatshëm të tradhëtojnë partneren e tyre historike për të kaluar një natë me një grua Shigjetar.

Bricjapi

Doni shumë, intensivisht dhe gjithçka është një sfidë për ty. Është gjithashtu e vlefshme për seksin: Ju nuk ndaleni derisa të keni arritur kënaqësinë e plotë dhe të gjithëanshme, tuajën të partnerit. Je një apel i fortë seksi.

Ujori

Jeni një shpirt i lirë dhe sigurisht keni nevojë për një partner që iu kupton dhe iu pranon me dashuri. Ju jeni të pasionuar nën çarcafë dhe çdo shkëmbim i ngushtë i intimitetit është një aventurë për ju femrat e Ujorit. Shumë njerëz mbeten të hipnotizuar nga aftësia juaj për të bërë dashuri dhe dëshirë pa kushte. Përjetimi i emocioneve të reja është emocionues për ju dhe kjo sigurisht ju bën një partner shumë të kërkuar seksual.

Peshqit

Shenja më romantike e zodiakut mund të jetë vetëm një valë e ëmbël edhe midis çarçafëve. Për ju femrat Peshk, nuk ka të bëjë me seksin, por me dashurinë, në mënyrë intime dhe të thellë, në mënyrë që midis jush dhe atij të krijoni një lidhje të pathyeshme. Ju shpesh shqetësoheni për dëshirat e partnerit dhe e dini se si t’i kënaqni me shumë guxim, të fshehur admirueshëm prapa gjesteve tuaja të balancuara dhe harmonike.

Meshkuj lexojeni vetëm! Femrat më “bombë” në seks sipas shenjave të horoskopit Read More »

Ushqimet qe duhet per te kaluar lehte gripin

Kjo stinë gripale është një nga më të këqijat që ka parë vendi dhe mesa duket nuk ka të sosur.

Gripi mund të tingëllojë një sëmundje e rëndomtë, por në disa raste është kërcënim për jetën.

Kujdes rëndësinë e të ushqyerit me vitamina dhe minerale.

Ushqyerja e shëndetshme me hekur, zink, selenium, flavonoidë është thelbësore për sistemin imunitar.

Më poshtë do të mësoni për 4 ushqimet që ju duhen patjetër për të pasur një mburojë të fortë kundër gripit.

Çajrat bimorë

Janë të pasur me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar.

Studimet kanë zbuluar se përbërësit e çajrave bimorë janë të fortë kundër baktereve, viruseve dhe mykut që sulmon organizmin.

Zgjidhni çajin e malit, çajrat me bimë medicinale si sherebelë, rigon, rozmarinë e të tjerë, ose edhe çajin e zi.

Erëzat

Erëzat dhe barishtet janë ndër burimet më të përqendruara të antioksidantëve në krahasim me ushqimet e tjera.

Ato luftojnë inflamacionin dhe forcojnë imunitetin.

Përfshini sa më shumë erëza të freskëta ose të thata në pijet dhe gatimet tuaja të preferuara.

Boronicat

Studimet kanë treguar se boronicat kanë nivelet më të larta të antioksidantëve në krahasim me të gjithë frutat e tjerë.

Këto kokrra të vogla përmbajnë kuercetinë një substancë që ju mbron edhe nga sëmundjet e zemrës.

Kjo substancë zbut simptomat e alergjisë, bllokimit të hundëve e të tjerë.

Konsumojini boronicat të freskëta ose edhe të ngrira me kos ose shijojini veçmas.

Kosi

Kosi përmban baktere të mira që e furnizojnë sistemin imunitar me përbërësit e nevojshëm për të luftuar gripin.

Një racion me kos ofron 20 përqind të dozës së rekomanduar ditore të zinkut, për të cilin trupi ka nevojë kaq shumë.

Konsumojeni kosin në mëngjes që të merrni fuqi.

Së bashku me ushqyerjen e duhur, AgroWeb.org ju rekomandon të flini mirë dhe mjaftueshëm.

Gjatë gjumit, sistemi imunitar dhe organizmi rikuperohen dhe marrin fuqi.

Ekspertët rekomandojnë që të flini të paktën 7 orë, por idealja do të ishte 8 ose 9 orë në ditë./

Ushqimet qe duhet per te kaluar lehte gripin Read More »

Brusketa me gjize dhe hithra per nje darke te shendetshme

Të shijshme, krokante, me aromë të mirë e shije plotë, kjo recetë që vjen nga tradita e kuzhinës italiane sot njihet botërisht si brusketa përbën një vakt të shëndetshëm e të lehtë darke.

Brusketat nuk janë thjeshtë një antipastë elegante restorantesh. Përbërësit e saj të thjeshtë, e mbi të gjitha shumë të shëndetshëm gjenden në kuzhinën e çdo familjeje.

Të gjithë këta përbërës natyralë e krejt me vlera i shndërrojnë brusketat në një mënyrë shumë të shëndetshme të të ushqyerit.

Aroma e bukës së thekur mbush gjithë shtëpinë me kënaqësinë dhe dëshirën për t’i shijuar, e kombinuar me më të freskëtat e stinës, brusketat janë më shumë se një mënyrë fantastike e të jetuarit shëndetshëm.

Keni recetën e mëposhtëme për një vakt të shijshëm dhe të lehtë për darkë, bukë të thekur me hithra dhe gjizë.

Gjiza e freskët kriposet, plotësohet me vaj ulliri dhe përzihet me barishte.

Rekomandohen ato që kanë aromën e tokës dhe janë pak të hidhura.

Një prej tyre është hithra.

Më poshtë do të mësoni recetën e bukës së thekur me gjizë dhe hithra të cilën mund ta servirni në një antipastë të thjeshtë por shumë të shijshme.

Përgatitja e Brusketave me Hithra dhe Gjizë

Përbërësit

Feta buke

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Kripë

Piper

Gjizë

Hithra të ziera dhe të prera hollë.

Udhëzimet

Ngroheni furrën paraprakisht dhe vendosni skarën e pastër metalike.

Vendosini fetat e bukës dhe piqini për 8 minuta.

Më pas lyejeni secilën fetë me vaj ulliri dhe spërkateni me kripë dhe piper.

Më pas shtoni një shtresë gjize, kripë, piper dhe hithra.

Në fund spërkatini me vaj ulliri dhe servirini.

Gjiza është një zgjedhje ideale për bruksetat, bukën e thekur apo dhe biskotat.

Ajo përmban shumë acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 të cilët e mbrojnë zemrën nga shumë sëmundje dhe parandalojnë radikalet e lira.

Një racion me gjizë përmban 139 mg acide yndyrore omega-3 dhe 339 mg acide yndyrore omega-6.

Të njëjtën recetë mund ta përdorni edhe me spinaq në vend të hithrave.

Brusketa me gjize dhe hithra per nje darke te shendetshme Read More »

Shtrengimet e kokes gjate gjumit – Zbuloni cilat jane arsyet

Ndodh shpesh që ndonëse jeni në gjumë të thellë, zgjoheni papritur nga një dhimbje e fortë koke që godet.

Kjo dhimbje ndikon negativisht në gjumin e natës por edhe në produktivitetin e ditës së nesërme.

Dhimbja e kokës që godet natën është krejt ndryshe nga dhimbja e zakonshme e kokës.

Ndonjëherë, mund të biesh për të fjetur me një dhimbje koke ekzistuese që zgjat gjithë natën.

Kjo nuk është dhimbja e natës.

Ajo është krejt ndryshe dhe do ta kuptoni përse në artikullin e mëposhtëm të AgroWeb.org.

Dhimbjet e kokës shkaktohen nga faktorë të ndryshëm.

Por nëse ato dalin në pah në mes të natës duke prishur gjumin, atëherë faktorët janë të tjerë.

Cilat janë dhimbjet më të zakonshme të kokës që ndodhin natën.

Dhimbja hipnike

Kjo dhimbje ndodh gjatë natës ose kur dremisni. Dhimbja është e mprehtë dhe zgjat nga 15 minuta deri në dy orë.

Mjekët besojnë se kjo dhimbje mund të shkaktohet nga rënia e menjëhershme e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin.

Kjo dhimbje shpaloset kryesisht tek njerëzit mbi 50 vjeç.

Dhimbja e kokës si pasojë e ushqimeve

Disa ushqime që hahen me tepricë shkaktojnë ndryshime në organizëm.

Bëhet fjalë për ushqime të konservuara, jo të shëndetshme që nëse hahen në darkë, shkaktojnë dhimbje koke në mes të natës.

Djathi dhe produktet e bulmetit shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje koke, ndaj nuk duhen ngrënë shumë në darkë.

Dhimbja e kokës si pasojë e sinozitit

Dhimbja e sinozitit prek veshët dhe kokën.

Dhimbja përkeqësohet gjatë natës, nëse ajri është shumë i thatë.

Dhimbja shpërthyese

Ndjesia sikur koka do të të shpërthejë nga momenti në moment është një sindromë e pranuar shkencërisht.

Kjo dhimbje bën pjesë në çrregullimet e gjumit.

Ajo del në pah pikërisht kur dëshironi të flini gjumë dhe nuk flini dot, dhe prek më shumë femrat.

Kjo dhimbje mendohet të shkaktohet nga ndonjë lëndim i mundshëm në kokcat e veshit apo një problem me neuronet pikërisht në momentin kur jeni gati për gjumë.

Dhimbjet e akumuluara

Bëhet fjalë për një lloj migrene që prek më shumë meshkujt.

Këto dhimbje shfaqen dy ose tre orë pasi keni rënë në gjumë.

Dhimbjet janë intensive dhe afatshkurtër. Ato zgjasin 15 minuta deri në gjysëm ore.

Dhimbja është në një zonë të caktuar të kokës, pas syrit dhe mund të prekë edhe qafën.

Kjo dhimbje mund të shoqërohet edhe me inflamacion të syrit, lëngëzim të syve dhe hundë të bllokuara.

Këto dhimbje janë kronike.

Nëse keni dhimbje të tilla të përsëritura në kohë dhe intensitet, AgroWeb.org ju rekomandon të konsultoheni me një mjek, pasi përmes simptomave mund të zbuloni sëmundje të fshehta, të cilat organizmi i shfaq përmes dhimbjes./

Shtrengimet e kokes gjate gjumit – Zbuloni cilat jane arsyet Read More »

Uje me mjalte cdo mengjes – Ja perfitimet

Mjalti ky eliksir i jetëgjatësisë, është përdorur prej shekujsh në të mirë të shëndetit të njeriut.

Ai është i pasur me antiokisdantë, enzima dhe sheqerna natyralë.

Mjalti rekomandohet kundër inflamacionit dhe arrin të parandalojë disa çrregullime të ndryshme shëndetsore.

Falë këtij profili të pasur, mjalti është një nga përbërësit kyç të kurave popullore dhe produkteve kozmetike natyrale.

Ndikimi i mjaltit në organizëm është më i thellë kur kombinohet me ujin.

Kjo kurë e thjeshtë ndiqet me përpikmëri nga miliona njerëz në botë.

Në këtë artikull do të mësoni për përfitimet që do të merrni duke pirë ujë me mjaltë çdo ditë.

Tretje më e mirë

Enzimat tek mjalti përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe ofrojnë një tretje më të mirë të ushqimit.

Ngrënia e mjaltit e mbron florën bakteriale dhe lehtëson përthithjen e ushqyesve gjatë vakteve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, uji me mjaltë ka një efekt laksativ që rregullon lëvizjen e zorrëve dhe parandalon konstipacionin.

Humbje në peshë

Mijëra njerëz pijnë ujë me mjaltë çdo mëngjes sepse i ndihmon të humbasin në peshë.

Mjalti përmban sheqerna natyralë që ofrojnë një energji të shëndetshme që pakëson nepsin dhe rrit djegien e kalorive.

Imunitet më të fortë

Sistemi imunitar ka një përfitim të menjëhershëm nga uji i ngrohtë me mjaltë.

Kjo kurë përmban enzima, vitamina dhe minerale që e forcojnë imunitetin dhe e mbrojnë atë nga patogjenët e dëmshëm.

Vetitë antibakteriale të mjaltit shkatërrojnë mikroorganizmat që mund t’u rezistojnë edhe antibiotikëve më të fortë.

Më pak alergji

Mjalti pakëson ndjeshmërinë ndaj polenit dhe nxitësve mjedisorë të alergjive.

Ai lehtëson largimin e sekrecioneve dhe pastron rrugët e frymëmarrjes.

Më shumë energji

Sheqernat tek mjalti janë një burim i shëndetshëm kalorish që përmirësojnë performancën tuaj fizike dhe mendore.

Nëse pini ujë me mjaltë në vend të kafesë së mëngjesit do të ndiheni energjikë dhe plot gjallëri.

Për më tepër, trupi do të jetë më i hidratuar dhe do të optimizojë të gjitha funksionet e tij.

Kundër kollës

Uji i ngrohtë me mjaltë është një tonik natyral që lubrifikon rrugët e thata të frymëmarrjes dhe ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve.

Kjo kurë përmirëson shëndetin e mushkërive dhe parandalon kollën e shpeshtë që irriton fytin.

Një organizëm i pastër

Nëse shtoni pak lëng limoni në ujin e ngrohtë me mjaltë do të përfitoni një pije me efekt detoksifikues dhe përmirësues të tretjes.

Pija largon toksinat e akumuluara në gjak, mëlçi dhe zorrën e trashë.

Limoni përmban acid citric që maksimizon funksionin e enzimave të mjaltit, përmirëson tretjen dhe pastron organizmin.

Kolesteroli nën kontroll

Ata që e shfrytëzojnë këtë pije një herë në ditë do të vërejnë një ulje prej 10 përqind të kolesterolit brenda 2 orëve të para.

Në një periudhë afatgjatë kjo nënkupton më pak gjasa për sëmundje kardiovaskulare.

Kombinimi i ujit të ngrohtë me mjaltin është një kurë mjaft efikase për pastrimin e traktit urinar dhe pakësimin e infeksioneve urinare.

Përgatitja e ujit me mjaltë

Uji me mjaltë përmirëson mirëqenien tuaj për sa kohë e konsumoni rregullisht.

Përbërësit:

1 lugë çaji me mjaltë

1 filxhan me ujë të ngrohtë

Përgatitja

Treteni mjaltin në ujë të ngrohtë dhe pijeni me stomak bosh.

Përsëriteni këtë proces të paktën tre herë në javë për të korrur përfitimet e ofruara.

Uje me mjalte cdo mengjes – Ja perfitimet Read More »

E mbani mend Marielin “luani” i BB4, u zhduk prej 7 vitesh, ja ku ka përfunduar sot

Marieli është padyshim që nga personazhet e ekraneve që do të mbesë gjatë në kujtesën e publikut shqiptar.
Ai ka qenë një person shumë interesant në sytë e shqiptarëve kur shfaq për herë të parë në reality-show-n “Big Brother Albania 4”.

Shprehja që spikati në atë kohë për të ishte “Nxirre luanin Mariel”, pasi ai ishte një person shumë i ndjeshëm pavarësisht formave të tij trupore.

Dikur një wrestler që brenda shtëpisë pati një lidhje me një bukuroshe shkodrane, por prej disa vitesh ai u zhduk nga ekranet për t’u rikthyer sërish.

Sport që kishte ushtruar që në moshën 17-vjeçare për të mos e lënë kurrë më.

Pas hulumtimeve të gjata, “Xing.al” ka zbuluar se që prej 4 vjetësh ish-banori i “Big Brother Albania 4” është tërhequr nga ringu, ku të gjithë e quanin “Luani”, por jo nga sporti i Wrestling (thënë në zhargon, keçi).

Ai është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen. Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 30-vjeçari u përpoq ta mbajë të fshehtë, por sipas informacioneve të “Xing.al”, pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli 1 vit më parë nisi të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare, bashkëjetesë e cila nuk dihet nëse vazhdon ende.

E mbani mend Marielin “luani” i BB4, u zhduk prej 7 vitesh, ja ku ka përfunduar sot Read More »

Njihuni me Valonin nga Prishtina, berberin e ish-kryeministrit David Cameron

Valon Sadiku, është prej vjetësh frizer në Londër. Lokali ku ai punon ndodhet në tregun Borough në kryeqytetin britanik.. Shumë turistë dhe fytyra publike janë klientë aty.
I fundit ishte, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron.

Cameron, flokët e tij ia kishte besuar pikërisht Valonit.

Në fund, dyshja kanë realizuar disa fotografi dhe të dy palët shfaqen të kënaqura.

Njihuni me Valonin nga Prishtina, berberin e ish-kryeministrit David Cameron Read More »