Aurora

Fjalimi i Ramës para organizatës më të fuqishme pro-izralelite në Amerikë: Dorëzuam edhe floririn, por jo hebrenjtë. 20 mijë të pranishëm “shpërthejnë” në duartrokitje

Kryeministri i vendit është shprehur me nota admirimi për Izraelin por edhe kontributin e jashtëzakonshëm të vendit tonë.

Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e Komitetit Izraelite-Amerikane të Çështjeve Publike, ku ka folur për marrëdhënien mes dy vendeve dhe ka thënë se Shqipëria është në vend të parë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Unë besoj se Shqipëria përfaqëson shembullin, se si ne një vend myslimanet dhe të krishterët bashkëjetojnë shumë mirë”, tha Edi Rama në nisje të bisedës.

Më pas ai u pyet në lidhje me miqësinë që ka Shqipëria me Izraelin, ku deklaroi se për herë të parë këtë verë do të këtë udhëtim të drejtpërdrejtë më avion nga Shqipëria për në Izrael.

Rama më pas i pyetur në lidhje me mbrojtjen që u kanë bërë Shqiptarët herbrejve dhe tha se ndihet krenar, për atë që ka bërë populli ynë.

“Shqipëria tregoi listën e floririt, po asnjë hebre”, deklaroi Rama, kur u pyet se  si ka mundësi që askush nuk dorëzoi asnjë hebre tek nazistët.

Në fund të fjalës së tij  Kryeministri Rama ka entuziasmuar të pranishmit duke shkatkuar ovacione dhe duartroktije të shumta.

Në konferencën vjetore e AIPAC që është edhe aktiviteti më i madh i lëvizjes pro-Izraelite, mbajtën fjalë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ambasadorja e SHBA-vë në OKB, Nikki Haley, etj, senatorët Tom Coton, Robert Menendez, Marco Rubio.

Mijëra delegatë nga të gjitha shtetet marrin pjesë në të për të dëgjuar politikanët dhe avokatët, që diskutojnë rrugët e fuqizimit të aleancës SHBA-Izrael dhe shtetit të Izraelit.

Në vitin 2016, afërsisht 20 mijë delegatë ndoqën Konferencën e AIPAC. Folës ishin zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA, Joe Biden, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kandidati i Republikanëve për President të SHBA-ve, Donald Trump, senatori Ted Cruz, kryetari i Kongresit, Paul Rayan, etj.

AIPAC, apo Komiteti i Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite (The American Israel Public Affairs Committee) është grupi lobues që konsiderohet si avokati i politikave pro izraelite në Kongresin dhe Ekzekutivin e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti aktual i AIPAC është Lilian Pinkus, e treta femër pas Amy Friedkin dhe Bermice Manocherian.

AIPAC, një nga organizatat e shuma lobuese në Shtetet e Bashkuara, numëron më shumë se 100 mijë anëtarë, 17 zyra rajonale dhe një grup të madh donatorësh.

Kongresmeni Brad Shermann i Kalifornisë e ka quajtur AIPAC, “të vetmen organizatë të rëndësishme në promovimin e aleancës SHBA-Izrael”.

Nga ana tjetër, organizata konsiderohet si një nga grupet lobuese më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1997, revista amerikane “Fortune” e cilësoi AIPAC grupin e dytë me influencën më të fuqishme në Uashington.

AIPAC u themelua në vitin 1951 nga Isaiah Leo “Si” Kenen, një gazetar dhe avokat hebre, cili më parë kishte qenë punonjës në Ministrinë e Jashtme të Izraelit në delegacionin izraelit në Kombet e Bashkuara. Ai qëndroi në krye deri në vitin 1974.

Në vitin 1980, Thomas Dine, bëhet drejtori ekzekutiv i AIPAC, i cili nisi edhe fushatën e zgjerimit në bazë.

Në fund të viteve 1980, bordi i drejtorëve dominohej nga katër biznesmenë të suksesshëm: Mayer (Bubba) Mitchell, Edward Levy, Robert Asher dhe Larry Weinberg.

AIPAC rregullisht bën takime me anëtarë të Kongresit Amerikan dhe zhvillon aktivitete ku ndan pikëpamjet e tij. Thomas Dine zhvilloi një rrjet për të influencuar te çdo anëtar i Kongresit.

“Bërthama vitale” e anëtarësisë së hebrenjve amerikanë në AIPAC zënë më pak se 3% të popullsisë së SHBA dhe janë të përqendruar në vetëm nëntë shtete.

AIPAC mbështet fuqishëm ndihmën thelbësore të SHBA-ve ndaj Izraelit. Në mars 2009, drejtori ekzekutiv i AIPAC, Howard Kohr, i kërkoi Komitetit të Operacioneve për Jashtë, që Izraeli të merrte 2.7 miliardë dollarë ndihma ushtarake për vitin 2010.

Në vitin 2007, një Memorandum Mirëkuptimi midis SHBA dhe Izraelit parashikon 30 miliardë dollarë ndihma ushtarake për gjatë 10 viteve.

AIPAC gjithashtu lobon për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara në Izrael, duke bërë të mundur të çojë çdo vit më shumë se 3 miliardë dollarë ndihma, duke e bërë Izraelin “akumuluesin më të madh të asistencës amerikane pas Luftës së Dytë Botërore”.

Washington Report për çështjet e Lindjes së Mesme vlerëson se ndihma në total nga viti 1949 është 109 miliardë dollarë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155617354731523/?t=0

Fjalimi i Ramës para organizatës më të fuqishme pro-izralelite në Amerikë: Dorëzuam edhe floririn, por jo hebrenjtë. 20 mijë të pranishëm “shpërthejnë” në duartrokitje Read More »

Masat e policisë, 3307 qytetarë nuk lejohen të udhëtojnë jashtë Shqipërisë

Në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në zbatim të Plan Veprimit ndërinstitucional “Për Parandalimin e Fenomenit të Azilkërkimit të Shtetasve Shqiptarë në vendet e Schengen/BE”, ka vijuar zbatimin me rigorozitet të masave shtesë për këtë qëllim.

Masat kanë konsistuar në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat e qëndrimet përtej afateve dhe azilkërkimin e pabazë, në rritjen e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit sidomos me vendet të prekura nga azilkërkimi abuziv i shtetasve shqiptar, në rritjen e kontrollit për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për lëvizjen në hapsirën Schengen, si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, qoftë në adresë të agjensive apo personave që merren me prodhimin e dokumentave të falsifikuara me qëllim azilkërkimin , ashtu edhe në drejtim të kalimt të paligjshëm të kufirit.

Në drejtim të kontrollit të shtetasve shqiptar që kalojnë kufirin shtetëror – plotësimin e kushteve për udhëtim drejt vendeve të BE-së/Schengen, për periudhën 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë prapësuar nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit Kufitar 3307 shtetas, nga këta 246 minorenë.

Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga keto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX.

Për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetërorë.

Është intensifikuar mbikqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit.

Gjatë periudhës 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Po për periudhën 1 Janar 2018 – 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale “Braktisjen e të miturve” në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët.

Edhe në ditët në vijim Policia Kufitare do vijojë të zbatojë me përpikmëri masat shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, ashtu edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Masat e policisë, 3307 qytetarë nuk lejohen të udhëtojnë jashtë Shqipërisë Read More »

Foshnja që u flijua, historia e jashtëzakonshme që vjen nga qyteti i …

“Kjo madhështi lindi nga flijimi i një foshnjeje me një lende dushku në grykë. Nëna dhe babai bënë të pamundurën për foshnjën e tyre të vogël që ta kthenin përsëri në jetë, por jo…!

Foshnja do të ishte krijesa e kësaj peme madhështore, që populli e mbron, i shërben dhe e respekton si të ishte një gjë e gjallë këtë monument natyror me shumë vlera”.

Ky epitaf varur në trungun e dushkut është kontakti i parë mes vizitorëve të huaj dhe vendës, në lidhje me mitin e lashtësisë së kësaj peme, që shfaqet si një simbol i përjetësisë.

I ka kaluar të 700 vitet dhe ndodhet mes fshatrave Dërstilë dhe Shelcan.

Buzë rrugës në fshatin Lleshan, Dushku i Lleshanit, është kaq i përhapur si mit, si rrjedhojë e një historie që ndodhet midis legjendës dhe reales.

Dushku i ka hapur degët e tij në një fushë të madhe dhe pret çdo kalimtar të rastit për t’u ulur nën hijen e tij, si dhe për të shijuar ujin e ftohtë që rrjedh shumë pranë.

LEGJENDA E FOSHNJES

Një mesoburrë i quajtur Nikolla, është ulur pranë dushkut dhe në dorë mban ende një cigare, edhe pse duket se ka kohë që është fikur.

Mban mend nga gjyshi dhe stërgjyshi i tij shumë detaje nga historia e këtij dushku pesëshekullor.

“Rreth 700 vjet më parë, një çift të rinjsh bashkë me djalin e tyre 3 vjeç, vinin nga zona të thella të Zavalinës për të shkuar në Lleshan, apo ndoshta më poshtë në Shelcan.

Të rraskapitur nga rruga në këmbë, ata ndalen në këtë dushk, i cili ishte shumë herë më i vogël se ky.

Nën hijen e tij përpiqen të pushojnë sadopak për t’iu kthyer sërish rrugëtimit të gjatë.

Të lodhur dhe të etur për ujë, çifti për një moment e largon vëmendjen nga djali.

Ai gjeti një lende dushku me të cilën po luante.

Pa e ditur rrezikun e i uritur, vogëlushi e përtypi atë dhe gjithçka merr fund këtu….

Prindërit e tij vendosën që ta varrosin shumë pranë këtij dushku, ndërsa pema u pre.

HISTORIA VAZHDON…

“Një gropë e vogël dhe një gurë mbi të tregonte se këtu prehej një djalë 3-vjeçar.

Por nuk kaloi më shumë se një vit dhe, për çudi, një filiz mbiu pikërisht nga varri, mbi trupin e djalit 3-vjeçar….

Sipas Nikollës, gojëdhënat thonë se lendja që fëmija përtypi, mbiu në barkun e tij, hapi rrënjët thellë në tokë dhe një dushk i madh u rrit pikërisht mbi trupin e njomëzakut.

E veçanta është se, për shkak të klimës, në zonën e Shpatit rrallë sheh dushqe, këtu nuk mbillen pemë të tilla dhe ky dushk është një ndër të vetmit që vazhdon të jetojë e të gjelbërojë në çdo stinë.

Dhe gojëdhënat thonë se “më pas me amanetin e tyre, prindërit e djalit u varrosën pranë këtij dushku, e kështu me radhë të gjithë pjesëtarët e familjes.

Tashmë rreth tij ndodhen shumë varre të cilat prehen nën krijesën e foshnjës.

Të moshuarit e rrëfejnë si një legjendë, por historia ruhet ashtu si është, nuk ka deformime, veç fjalë e fjalë, të paharruara për 500 vite.

E sa e sa vite e shekuj do të kalojnë, dushku tregon se nuk do të plaket kurrë.

Kurdo që të shkosh, ai është i njëjtë, i gjelbër, i cili të fton vetiu të ulesh pranë tij dhe të bisedosh me të, duke pirë një cigare apo ujin e ftohtë, i cili nuk dihet se nga vjen.

“DUSHKU I LLESHANIT”, MONUMENT NATYROR

Në vitin 2002, dushku është shpallur monument natyror, për nga vetë vlerat që ka.

Gjëndet në fshatin Lleshan, pranë rrugës për në Gjinar, komuna me të njejtin emër në rrethin e Elbasanit; në një shpat mali me lartësi rreth 1000 mbi nivelin e detit.

Përfaqëson një dru lisi të veçuar, me formë të rregullt dhe në gjëndje të mirë.

Lartësia e tij është rreth 21 m, diametri i trungut 120 cm, perimetri i trungut 240 cm.

Foshnja që u flijua, historia e jashtëzakonshme që vjen nga qyteti i … Read More »

Zbulohet pasuria e vajzës deputete të Azem Hajdarit, shumë prej jush nuk do ta besoni dot!

Publikohen në media pasuritë e deputeteve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas të dhënave gratë deputete para si t’i hynin jetës parlamentare kanë “trashëguar” nga puna në profesione të lira apo në biznes të ardhura të majme.

Open Data Albania ka publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara për 11 deputet që janë ulur për herë në parë në sallën e parlamentit këtë sesion parlamentar.

E ajo çka bie në sy janë deputetet që gezojnë aksione, tre shtepi dhe jetojnë me qera ose kanë një kredi për të shlyer.

Kurse deputetje e re e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari jeton në shtëpi me qera, ndërsa bashkëshorti i saj ka për të shlyer një kredi prej 350 mijë dollarësh në Shqipëri. Bashkëshorti i Hajdarit është aksioner në dy kompani në Amerikë.

Zbulohet pasuria e vajzës deputete të Azem Hajdarit, shumë prej jush nuk do ta besoni dot! Read More »

Nga banesat tek makinat, zbulohet pasuria e deputeteve shqiptare

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se deputetët e parlamentit shqiptar janë njëkohësisht edhe ndër njerëzit më të pasur në vend.

Edhe pse të ardhurat e shumë prej tyre vijojnë të mbeten sekret, deputetet e reja të Kuvendit duket se kanë dalë si rrallëherë “zbuluar”.

Me sa duket para se t’i hynin jetës parlamentare, deputetet kanë “trashëguar” të ardhura të majme nga puna në profesione të lira apo në biznes

Në listën e pronësive të tyre numërohen prona të patundshme, shtëpi, dyqane, makina e llogari bankare që variojnë nga modestet prej 1 mijë eurosh e deri të 50-60 mijë euro.

Pauritë që zotërojnë Grida Duma, Senida Mesi, Oriola Pamuri dhe Elona Gjebrea janë publikuar nga” Open Data Albania”.

Referuar të dhënave të deklaruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe të, mësohet se zëvendëskryeministrja Senida Mesi është ndër parlamentaret më të pasura.

Senida Mesi ka deklaruar se është pronare me 50 % të sipërfaqes së një apartamenti banimi me sip. 147.61 m2 për banim plus 150 m2 verandë në Shkodër. Ajo ka deklaruar 10 llogari bankare, me vlera nga 1 mijë euro deri në 57 mijë euro.

Grida Duma, deklaron se ka në pronësisë të familjes dy apartamente dhe në pronësi të saj dy automjete dhe tri llogari bankari bankare dhe gjendje cash 1 250 000 lekë.

Ndërkohë Orjola Pampuri deputete e Partisë Demokratike, ka ardhur në parlament me një pasuri të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi, dyqan depo dhe bashkëshorti i saj është aksioner në një kompani kromi. Pampuri është tre punësuar përveçse është deputete. Të ardhura si pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës 700 euro, të ardhura si drejtore e klinikës së këshillimit psikologjik “UET Enterprise” 350 euro, të ardhura si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale 120 000 leke.

Elona Gjebrea është bashkëpronare në 50 % të vlerës në tri shtëpi, ka për të shlyer një kredi, por ka edhe pesë llogari bankare.

Nga banesat tek makinat, zbulohet pasuria e deputeteve shqiptare Read More »

Flet Izet Haxhia: “Si doli Azemi nga PD-ja me silenciator, fjalët e para që i tha Fatmir Haklaj”

Ismet Haxhia, në vijim të intervistës së dhënë ekskluzivisht për “Panorama” argumenton me detaje dhe te dhena, pse sipas tij, prita e asaj nate, nuk ishte per Azem Hajdarin, por për Sali Berishen.

Sipas tij, pas urdhrit qe i dha Berisha te dilte te shikonte se cilet ishin 4 personat e armatosur ne makinen para selise se PD-se, Azemi i thote Sali Lushes te marre automatikun, nderkohe qe vete merr silenciatorin dhe del. “Azemi i thotë Sali Lushës, ku e ke automatikun? Sali Lusha i thotë e kam poshtë në bodrum. Shko merre dhe hajde jashtë se na rrezikohet doktori dhe PD-ja. Më pas, Azemi del jashtë duke montuar silenciatorin”.

Ja çfarë tregon Ismet Haxhia per ate nate:

Fatmir Haklaj, sipas dëshmisë që kanë dhënë, ka thënë: “Po ky ku shkon?!” Nga ky reagim i Fatmir Haklajt kupton se shënjestra e atentatit nuk ka qenë Azemi, por Sali Berisha. 10 ditë më parë, babai i Fatmir Haklajt kishte takuar Azemin dhe i kishte thënë se vrasja e djalit tim, Shkëlqimit, është urdhëruar nga Sali Berisha. Shkëlqimi ishte vrarë në një pritë më 5 janar në Qafën e Luzhës.

Fatmir Haklaj i thotë të tjerëve, mos dilni nga makina dhe del vetë. Nuk e di askush se çfarë është folur mes Azemit dhe Fatmir Haklajt, por pas pak çastesh Fatmiri i ka gjuajtur me breshëri automatiku.

Nga makina, më pas ka dalë dhe Jaho Mulosmani, ka qëlluar. Sepse në vendngjarje janë gjetur dy lloj plagësh, që tregon se janë dy lloj armësh të përdorura dhe një njeri që mbante në dorë automatik nuk mund të gjuajë dhe me pistoletë në të njëjtën kohë.

Prokuroria tha që Jaho ka qëlluar me “Makarov”, por nuk është e vërtetë, pasi ai ka qëlluar me “Magnum” izraelit që ia kishin dhuruar. Në këtë moment ka ndërhyrë Besim Çerja, i cili i ka bllokuar dorën Jahos, por ai ka rrëshqitur duart dhe e ka qëlluar nga poshtë Besimin dhe e ka vrarë.

Është plagosur edhe Zenel Neza. Të nesërmen, Sali Berisha ka shkuar në spital dhe e ka incizuar vetë Zenelin të plagosur, por ajo dëshmi nuk ka dalë kurrë në dritë. Ai nuk ka përmendur vëllezërit Haxhia, por të tjerë njerëz. Pastaj, këtyre u interesonte që të zhdukej dosja hetimore e dy vetëve dhe të dilnin emra të tjerë në skenë. Që në fund të historisë të dilte që Azemin e vrau Berisha me njerëzit e vet.

Flet Izet Haxhia: “Si doli Azemi nga PD-ja me silenciator, fjalët e para që i tha Fatmir Haklaj” Read More »

Gëzim i madh në shtëpinë e Sali Berishës, lajme të mira nga familja e ish-kryeministrit

Blogerja e njour Armina Mevlani dhe juristi Shkëlzen Berisha janë një prej çifteve më të përfolura të showbiz-it shqiptar.

Prej vitesh ata jetojnë bashkë e pyetja që më së shumti u bëhet është se kur do të martohen. Në një intervistë për “Chic Plus”Armina ka zbuluar se në fakt dasma nuk është edhe aq larg.

“Nuk është se do presim shumë, e kemi bërë një plan thjesht po presim momentin që të ndjehemi të dy të qetë për ta bërë këtë, nuk duhet të jemi të nxituar.”,- është shprehur Mevlani duke na zbuluar kështu se shumë shpejt prej tyre do të kemi një datë.

Gëzim i madh në shtëpinë e Sali Berishës, lajme të mira nga familja e ish-kryeministrit Read More »

Nuk do ta besoni, por ky është vëllai binjak dhe i famshëm i Mandit të Nishtullës, të gjithë e njohim

Ndoshta nuk e keni ditur, por këngëtari i njohur Marsel, ka një vëlla binjak dhe ai është po aq i njohur sa ai për publikun.

Të premten në mbrëmje, në “Zonë e Lirë”, Marsel Ademi tregoi se vëllai i tij binjak është ai që të gjithë e njohim si Mandi i Nishtullës. Të dy janë fëmijë nga të njëjtët prindër.

Marseli zbuloi pas lindjes, prindërit i kanë ndarë dhe siç ndodh jo rrallë në Shqipëri, ata e  kanë falur Marselin tek daja, pasi ai dhe bashkëshortja  e tij nuk kishin fëmijë.

Nuk do ta besoni, por ky është vëllai binjak dhe i famshëm i Mandit të Nishtullës, të gjithë e njohim Read More »