Aurora

Ngjela: Ky është sekreti i Reformës në Drejtësi, ja cfarë po bën politika amerikane

Avokati Spartak Ngjela, thotë se shqiptarët sot “janë pesimistë, pa shpresë dhe pa besim të atdheu i tyre”.

E për të dalë nga kjo gjendje, sipas tij, “kjo arrihet vetëm me vendosjen e drejtësisë dhe me ndëshkimin drastik të të gjithë elitës kryeministrore shqiptar.
Vetëm kjo e kthen dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve, se kjo është e vetmja zgjidhje për ngritjen e moralit shqiptar të rënë sot deri në një humbje tërësore.

Kjo do të kthejë solidaritetin shoqëror shqiptar; eliminimin e urrejtjes që sundon sot në shoqëri, dhe do të krijojë vlerat e vërteta morale të shqiptarëve”.

REAGIMI I PLOTE

Një shoqëri e dominuar nga korrupsioni kryeministror, është tërësisht një shoqëri e dhunuar.

Por një përdhunë e tillë kryeministrore që zgjat me dekada, vjen dhe ia heq vlerësimin për vetveten një shoqërie dhe tërë një populli.

l.
E shihni që shqiptarët sot nuk kanë më besim te vetvetja?
Sepse janë të dhunuar deri në ekstrem nga korrupsioni kryeministror, dhe kanë humbur vetëvlerësimin.

Nga të gjitha llojet e korrupsionit, korrupsioni më i egër dhe më dëmprurës për një shoqëri, është korrupsioni kryeministror. Ky korrupsion përbuz popullin, korrupton gjyqtarët, grabit tregun me klientelën e tij, dhe fyen shoqërinë me padrejtësinë e imponuar.

Varfëria është gjithmonë pjellë e kësaj gjendjeje, sepse një shoqëri që detyrohet të jetojë kështu, pa drejtësi dhe e përbuzur nga vjedhja kryeministrore, humbet çdo vlerë. Të gjitha shoqëritë e varfëra kanë humbur vlerën e vetvetes.

Kjo është arsyeja që shqiptarët sot janë pesimistë, pa shpresë dhe pa besim të atdheu i tyre.
Korrupsioni kryeministror krijon klientelën e vet, përbuz popullin e vet pikërisht pse e vjedh dhe e poshtron atë; urren intelektin e lartë dhe moralitetin, se kërkon ta disponojnë vetë moralin shoqëror: ky korrupsion infiltron në shoqëri idenë se të gjithë vjedhin, dhe duhet respektuar vjedhësi më i fortë… domethënë – kryeministri.

Ky është në substancë korrupsioni kryeministror shqiptar.

Il.
Po si mund të dilet nga kjo gjendje, që të kthehet besimi i një populli të dhunuar për të ardhur te vlera e vetvetes dhe te besimi ndaj atdheut të vet?

Kjo arrihet vetëm me vendosjen e drejtësisë dhe me ndëshkimin drastik të të gjithë elitës kryeministrore shqiptar.
Vetëm kjo e kthen dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve, se kjo është e vetmja zgjidhje për ngritjen e moralit shqiptar të rënë sot deri në një humbje tërësore.

Kjo do të kthejë solidaritetin shoqëror shqiptar; eliminimin e urrejtjes që sundon sot në shoqëri, dhe do të krijojë vlerat e vërteta morale të shqiptarëve.

Një shoqëri e dhunuar dhe e përbuzur nga korrupsioni kryeministror ndihet si:
– E trembur për jetën
– E pavlerë në vetvete
– Pa shpresë për të ardhmen.
E parë më konkretisht, kjo në fakt është gjendja që ka shkaktuar korrupsioni kryeministror në Shqipëri në këta 25 vjet; pas daljes së tij nga tragjedia e makabritetit komunist.
Dhe e gjithë kjo gjendje domosdoshmërisht kërkon ndëshkim në emër të drejtësisë.

Por, në fakt, kjo është edhe metoda që ka filluar t’ia imponojë korrupsionit kryeministror shqiptar politika amerikanë me Reformën në Drejtësi.

lll.
Vetëm ndëshkim i drastik i korrupsionit kryeministror dhe likuidimi i drejtësisë së korruptuar do t’i kthejë shqiptarët nga një shoqëri që thotë se “ne jemi të humbur” , në njerëz që do ndihen se, më në fund, pavarësisht nga dhunimi i gjatë, kanë mbijetuar.
“Ne tani nuk jemi më të humbur”; do të thonë shqiptarët kur të fillojë ndëshkimi dyfish i korrupsionit kryeministror, si shpronësim dhe si penalitet, se shqiptarët do të ndihen përfundimisht si të mbijetuar që do ecin drejt mirëqënies së tyre të grabitur.

Kjo do t’i japë tealisht shoqërisë forcën e brendshme kombëtare të një kombi europian.

Nuk është bashkimi mekanik i Shqipërisë me Bashkimin Europian që do t’i japë dinjitetin kombëtar shqiptarëve; por vetëm vendosja e drejtësisë.

Ndëshkim i keqbërësve, rivendos ekuilibrin e moralitetit shoqëror; sepse vetëm kështu fillon vendosja e ligjit.

Vendosja e ligjit sjell në fakt dinjitetin shoqëror, dhe dinjiteti shoqëror sjell edhe dinjitetin individual.

Ja, ky është sekreti i Reformës në Drejtësi – dhe kjo Reformë që tani ka nisur, do të shkojë deri në fund.

Ngjela: Ky është sekreti i Reformës në Drejtësi, ja cfarë po bën politika amerikane Read More »

Arrestohet Vali Corleone, policia e dërgon në psikiatri pasi i bëri të pabesueshmen prindërve të tij

Princ Valentino Corleone nga Gjilani mbrëmë pas mesnate është arrestuar nga policia e Kosovës.
Gazeta Express nga burime të sigurta pranë familjes së Valit dhe policisë, ka mësuar se dy prindërit e Valit, R.S. dhe H.S., e kanë lajmëruar atë në polici për ngacmim dhe kanosje.

Mësohet se Vali një kohë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në stacion për një bisedë, mirëpo në këtë moment Vali është bërë agresiv ndaj policëve, duke refuzuar të shkojë në stacion e duke i kërcënuar ata.

Policët janë detyruar ta arrestojnë Valin dhe, siç mëson Express, ai është dërguar edhe në psikiatri për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit – në Emergjencë.

Express mëson se Vali është ndaluar për 48 orë.

Arrestohet Vali Corleone, policia e dërgon në psikiatri pasi i bëri të pabesueshmen prindërve të tij Read More »

Nga njerëzit te pasuritë kombëtare, Shqipërisë i del çmimi. Ja sa kushton vendi ynë

Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit për pasuritë e kombeve, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2014.

Vlerën më të madhe e ka kapitali human (njerëzit) me rreth 66 miliardë lekë, duke zënë kështu 42 për qind të totalit të vlerës së pasurisë së Shqipërisë.

Më pas për nga vlera vjen prodhimi kombëtar i vendit me rreth 54 miliardë lekë 34 për qind e totali. Ndërsa pasuritë natyrore të vendit tonë ku janë përfshirë pyjet, tokat bujqësore dhe zonat e mbrojtura janë vlerësuar nga Banka Botërore me 38 miliardë dollarë, duke zënë 24 % të totalit të vlerës së Shqipërisë.

Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis 1995 dhe 2014 dhe vendet me të ardhura të mesme po arrijnë në vendet me të ardhura të larta në aspektin e pasurisë që zotërojnë .

Vendet më të ardhura të ulta gjatë kësaj periudhe kanë shkuar drejt nivelit të mesëm. Megjithatë, llogaritë e pasurisë globale tregojnë gjithashtu zhvillime shqetësuese. Disa vende me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, panë një rënie në pasurinë për frymë për shkak se rritja e shpejtë i ka tejkaluar investimet.

Banka Botërore ka gjetur gjithashtu se në 12 vende përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme është rritur gjatë dekadës së fundit.

Duke parë këtë prirje shqetësuese përmes treguesve të kontabilitetit të pasurisë, shihet se popullsia në rritje mund të përfitohet nëse ka një sistem arsimor të mirë. Në vendet me të ardhura të larta, llogaritet kapitali njerëzor përbën 70 për qind e pasurisë, ndërsa për vendet me të ardhura të ulëta, kapitali natyror është akoma aseti më i madh.

Nga 24 vendet që kanë mbetur me të ardhura të ulëta që nga viti 1995, 13 janë klasifikuar si shtete të brishta dhe konfliktuale dhe nga këto shumica janë të pasura me burime natyrore. Kjo na ndihmon shih më mirë lidhjet midis varfërisë, brishtësisë dhe qeverisjes.

 

Nga njerëzit te pasuritë kombëtare, Shqipërisë i del çmimi. Ja sa kushton vendi ynë Read More »

Njihuni me shqiptarin qe mahniti italianet, hap dyert e shtëpisë së tij për të pastrehët

Ka qenë në qendër të kronikave e shkrimeve në mediat lokale në Ravena, Itali, shqiptari Arijon Abdyli. Një gjest human, që nuk ka kaluar pa u vënë re në shtetin fqinj, kur prej dy dekadash jeton 48 vjeçari.

Abdyli ka bërë shtëpinë e tij strehës për të pastrehë, e ka nisur nga vetja, duke parashtruar kështu vizionin e tij për një botë më të mirë, më solidale.

Duke folur për të përditshmen “Corriere di Romagna”, Arijoni bën me dije inizitivën, lindur teksa pinte një çaj të ngrohtë me të birin 11 vjecar, ndërsa Ravena, dhe e gjithë Italia ishin pushtuar nga dëbora, “Mendova për ata që me gjithë të ftohtin e madh, s’kishin një vend ku të shkonin e ndjeva nevojën për të bërë diçka”, – ka thënë ai për gazetën italiane.

Arijoni tregon se trokiti në shumë dyer, për të shprehur gatishmërinë e tij dhe pikërisht të enjten një nga kishat e qytetit e kontaktoi për t’i vënë në dijeni se Livia, dikur kujdestare për të moshuarit, kish humbur punën pasi ish prekur nga një bronshit, e kishte ngelur pa një strehë mbi kokë.

Pa u menduar dy herë shqiptari e mori në shtëpi, duke i siguruar strehë, ushqim e mjekim, e tashmë po interesohet për sistemin e saj në një punë të re.

Një ndihmë e pakushtëzuar, shkruan “Corriere di Romagna”, duke cituar më tej edhe deklaratën e 48 vjeçarit shqiptar: “Është kjo një mënyrë pëer të dëshmuar se edhe individualisht mund të bëjmë të mira ndaj të tjerëve. Një hap i vogël, i një personi të vetëm, e dëshiroj të jetë edhe një përgjigje ndaj terrorizmit mediatik kundër të huajve, – u shpreh Arijon Abdyli, – nuk besoj se është e drejtë të diskutohet, si shpesh ndodh, se kush duhet të ndihmohet i pari, e kush më pas, mbi të gjitha ky disktutim është i kotë, kur gjendesh përballë personave në vështirësi.”, – tha ai.

Por nuk është hera e parë që Arijon Abdyli, ndërmerr iniciativa që përfshijnë shtresat në nevojë, falë edhe angazhimit të tij prej kohësh në shoqërinë civile në Romagna, Itali, si kryetar e anëtar i Shoqatës “Nenë Tereza”, por edhe si një prej koordinatorëve të “Ravenna Solidale”, një grup shoqatash që ndër vite kanë ndërmarrë iniciativa të shumta për të huajt në rajonin e Emilia Romanjës e më gjerë në mbarë Italinë.

Njihuni me shqiptarin qe mahniti italianet, hap dyert e shtëpisë së tij për të pastrehët Read More »

“Ku**at bëhen të famshme brenda ditës…”, gazetarja “i kthehet rëndë ” Elton Dedës: Ti nuk ma dhe…

Ka shkaktuar një furtunë të vërtetë një status i Elton Dedës pas koncertit recital të Alban Skënderajt. Në status Deda shprehej se media shqiptare vrapon pas personazheve pa vlerë dhe që asaj nuk i intereson kultura e vërtetë.

Ky status ka sjellë reagime të forta dhe disa gazetarë i janë përgjigjur.

Mes tyre edhe Anxhela Devole, e cila përmes një statusi në Facebook, i kujton Dedës që:

“Kur i kërkova Elton Dedës një intervistë për “3 Muskëtierët”, nuk pranoi. As Gjoka. Më foli vetëm njëri nga muskëtierët, Redon Makashi. Dhe pastaj nuk e pashë dot koncertin, se biletat ishin shitur”, shkruan gazetarja në rrjetin social., transmeton ShkodraNews

Ja statusi i Dedës pak ditë më parë:

Gjithçka ordinere qe ndodh, histori seksi ose njerez pa asnje lloj vlere qe behen te famshem brenda dites, lajme pa kurefare brendie, servilizma per perkrahje politike ose futje hundesh neper gjera private te njerezve…keto i bejne me shume qejf dhe zell. Por askush nuk foli per koncertin e 3 Musketiereve dhe as per koncertin e Albanit, per kete ere te re qe po e gezon qytetin tone. Askujt nga mediat tona nuk i intereson kultura dhe gjerat e mira qe me aq mundim i bejme. Kjo eshte vertet per te ardhur keq. /ShkodraNews

“Ku**at bëhen të famshme brenda ditës…”, gazetarja “i kthehet rëndë ” Elton Dedës: Ti nuk ma dhe… Read More »

Rama jep lajmin e mirë nga Greqia: emigrantët shqiptarë më në fund do kursejnë para për…

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si urim mengjesi per ndjekesit e tij ne Facebook, nje video informuese per heqjen e vules apostike me Greqine, e cila u kursen shqiptareve miliona.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e vulës apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë letrave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë 👍”- shkruan Rama.

 

Rama jep lajmin e mirë nga Greqia: emigrantët shqiptarë më në fund do kursejnë para për… Read More »

Puna ka, por nuk ka profesionistë/ Shqipëria ka 89 mijë dembelë, por thyejmë rekord për…

Që një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e kanë qejf punën, kjo kuptohet lehtë.

Por a e dini sa është shifra e atyre për të cilët ka punë por i rrinë larg asaj?

Deputetja e Partisë Socialiste Milva Ekonomi bëri publike dje se 89 mijë shqiptarë janë inaktivë, ose e thënë troç dembelë.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Ekonomi u mbështet në shifrat e INSTAT duke sqaruar se në popullsinë tonë me 2.87 milionë banorë janë 89 mijë persona që nuk punojnë dhe nuk pranojnë punët që iu afrojnë.

“Ata as nuk kërkojnë dhe as nuk pranojnë punën edhe kur e kanë këtë mundësi”, tha deputetja e PS. E thënë me fjalë të tjera, këta 89 mijë janë dembelët e shoqërisë sonë. Dhe në fakt ka një lidhje mes kësaj shifre dhe asaj tjetrës që Shqipëria është në vend të dytë në botë për nga numri i bar kafeve, pas Spanjës.

Sipas revistës “Monitor”, në Shqipëri ndodhen 654 bar kafe për 100 mijë banorë, një shifër shumë e lartë. Por nëse në Spanjë bar kafet janë të përqendruara në zonat turistike dhe plazhet, në Shqipëri bar kafet ndodhen në qendrat urbane që nuk kanë lidhje me turizmin. Pra, kemi 654 bar kafe për 100 banorë, por kemi edhe 89 mijë dembelë. Janë dembelët e Shqipërisë.

Puna ka, por nuk ka profesionistë/ Shqipëria ka 89 mijë dembelë, por thyejmë rekord për… Read More »

Ja parashikimi i motit : Vendi pushtohet nga…

Prej disa ditësh moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin duke shkatuar probleme në disa qarqe. Ndërsa edhe sot dita ka nisur me reshje me intensitet të ulët.

Por, shirat parashikohen të shoqërojnë vendin deri të enjten, teksa temperaturat vijojnë të mbeten në të njëjtat ritme.

Sipas Meteoalb, pritet fuqizim gradual i vranësirave deri pasdite kur shirat fuqizohen në të gjithë vendin; më të dendur shirat do të jenë gjatë mbrëmjes në zonat jugore. Edhe e marta, mbetet kryesisht me vranësira e shira mesatarë deri intensivë, në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit këtë të hënë luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore deri në 21°C maksimumi gjatë mesditës në jugperëndim të vendit. Dita e martë, sjell rritje të lehtë në mëngjes por rënie me 1 – 2°C, sjell mesdita.

Ja parashikimi i motit : Vendi pushtohet nga… Read More »