Aurora

Moti i pabese,ben kthesen e cmendur : Behuni gati per …

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë paralajmërimin për situatën e motit gjatë ditës së sotme dhe në vijim. Sipas këtij instituti, territori ynë do të dominohet nga reshjet e shumta të shiut, ndërsa jepet alarmi për përmbytje të mundshme.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje të larta në pjesën veriore të territorit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Sot (e martë, dt.06) dhe në vazhdim përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e prurjeve dhe e niveleve. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.06) dhe nesër (e mërkurë, dt.07) në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta ose mesatare, por lokalisht edhe intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Sasia më e madhe e reshjeve pritet të bjerë gjatë pasdites së sotme.

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1100 m mbi nivelin e detit, kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 16 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 3 / 10 °C.

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.06) dhe nesër (e mërkurë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Moti i pabese,ben kthesen e cmendur : Behuni gati per … Read More »

Do habiteni! Njihuni me fshatin e beqarëve: Vajzat nuk pranojnë të vijnë pasi…

Ky fshat ndodhet vetëm 6 kilometra nga Lushnja por duket sikur janë në një botë tjetër. Prej 28 vitesh rruga e fshatit të tyre është e shkatërruar.

Mungesa e infrastrukturës ka sjellë për këtë fshat edhe një problem thelbësor.

Djemtë nuk gjejnë dot nuse, duket si shaka por është e vërtetë. Banorët thonë se djemtë nuk po martohen dot pas asnjë vajzë nuk vjen të jetojë në një fshat pa rrugë.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=J0ssgSGfX8s]

Do habiteni! Njihuni me fshatin e beqarëve: Vajzat nuk pranojnë të vijnë pasi… Read More »

‘Sje për timon, futu vetë në rrjetë meqë ske kapur asnjë peshk’, por Rama i kthehet rëndë kometuesit:’Vetëm qorrat..’ä

Kryeminsitri Rama publikoi mëngjesin e sotëm një video ku tregonte se ishte hequr vula apostile për shqiptarët në Greqi dhe sipas kryeminsitrit një gjë e tillë do tu kursente emigrantëve 6.7 milionë euro nga xhepat e tyre.

Ndërsa ky postim ka ngjallur një sëre reagimesh, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar. Ashtu siç ndodh gjithmonë kryeministri nuk është mjaftuar të qëndrojë i heshtur, por u ka kthyer përgjigje disa prej komentuesve.

Komentuesi: Duhesh të jesh zgjuar herët në mëngjes që ke postuar këtë video, ke halle të mëdhaja në fakt mendon për popullin.Ky popull që dita ditës roberohet ky popull që të dha timonin që kërkove po mesa duket nuk ja ke idenë fare timonit,kërkon të lidhen sahatet për ujin kur unë nuk ka ca do masin sahatet?kërkon të paguhen dritat dhe në disa zona të Shqipërisë mungon energjia, rrugët cop cop në çdo cep, njerëz që vriten mes ditës, aksidente në çdo cep. Ore me atë vetingun di gjë ti se ca u bë? Më dëgjo mua futu vet brenda të paktën mos të lesh nam që nuk i kap asnjë peshke futu vet në rrjet. Dhe lëre timonin se nuk qenke për këtë punë as ti è as ata ata që ishin, po dhe faji juaj nuk është populli është mpirë dhe nuk di të llogjikoj me.

Rama: Ti Redjon i merr të keqen popullit “të mpirë” sipas teje, sepse populli i ka sytë në ballë, veshët në vend e mendjen në punë, dhe shikon, dëgjon e kupton më së miri çdo përpjekje që po bëhet për ta nxjerrë nga kaosi pa ligjshmëri e gjullurdia pa ardhmëri e shumë e shumë viteve, ku Shqipëria u bë shesh për çdo përshesh me energjinë, ujin, rrugët e me radhë… Padyshim ka ende shumë për të ndrequr e ndërtuar, po ku ishim e ku jemi është krejt e qartë, në çdo sektor e në çdo drejtim, dhe vetëm qorrat e mendjehumburit nuk e shikojnë e nuk e kuptojnë dallimin, siç mesa duket zotrote nuk e shikon e nuk e kupton dot as dallimin e madh që bën ky ndryshimi i treguar në këtë videolajm, për qindramijëra shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi! I shkreti ti, kujton se mjafton të mbështillesh me flamur për të qenë një shqiptar i mirë që i del zot vetes e vendit të vet. ?Shko në shkollë shko sa s’të ka ikur mundësia të ndriçosh mendjen e rrugën e gjatë të jetës, se nesër do jetë vonë e siç thotë populli, kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë.

‘Sje për timon, futu vetë në rrjetë meqë ske kapur asnjë peshk’, por Rama i kthehet rëndë kometuesit:’Vetëm qorrat..’ä Read More »

Mjeku 104-vjeçar japonez ndan sekretet e një jete të gjatë dhe të shëndetshme

Sa janë shanset që dikush të jetojë më shumë se 100 vite? Çfarë mund të na ndihmojë që të jetojmë sa më shumë? Dr.Shigeaki ka përgjigjen, i cili është plot 104 vjec dhe bën një jetë shumë dinamike. Ka shkruar mbi 150 libra gjatë gjithë jetës së tij dhe ka dhënë një sërë këshillash të cilat nëse ndiqen ju sigurojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Ja disa prej tyre:

  • Qëndroni të shëndetshëm.
  • Mos i besoni doktorit tuaj, por dëgjoni sinjalet që ju komunikon trupi.
  • Shkenca në vetvete nuk mund të kuroj gjithçka.
  • Dhimbja është misterioze dhe mund të kurohet me gjëra të thjeshta, për shembull duke dëgjuar këngë ose duke luajtur me macen tuaj.
  • Influencohuni që të jeni gjithmonë të motivuar.
  • Shijojeni jetën në maksimum.
  • Mos u stresoni.
  • Mos ndaloni asnjëherë së punuari.
  • Mos mendoni vetëm për paratë.

Mjeku 104-vjeçar japonez ndan sekretet e një jete të gjatë dhe të shëndetshme Read More »

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët” në krye të shtetit. Reagimi i indijuar i vajzës së poetit të madh

Vajza e poetit të madh, Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka bere nje reagim te forte ndaj atyre qe sot cilesohen opinion berisit publike por pa bere specifikim me emra konkrete. E indinjuar nga integriteti i atyre që dalin nëpër ekrane dhe flasin në emër të të gjithëve por edhe të parave, vajza e lirikut nuk ngurron të thotë se çfarë nxorri sipas saj politika në 27 vite.

“O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë: kur të japësh një opinion për diçka duhet të shtosh përpara fjalët “për mendimin tim” dhe pastaj ta thuash opinionin për të cilin je paguar kodoshërisht. Politika ka 27 vjet që gërmovi e nxorri tërë llumin, kurvat, spiunët, hajdutët, dallaveraxhinjtë, sahanlëpirësit dhe i vuri të drejtojnë shtetin dhe dipllomacinë. Dhe kështu e bëri Shqipërine një llumnajë të ndyre. Mercenaret të qelbur që ju vrafte zoti. Është një vojtje e pafund për ata pak njerëz të ndershëm që jetojnë në këtë vend”, përmbyll me nota revolte deri në fund Marie Poradeci.

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët” në krye të shtetit. Reagimi i indijuar i vajzës së poetit të madh Read More »

Berisha: Do ta qëlloja dhe vetë Ramën me SNAJPER më 21 janar! Vjen reagimi i parë nga zyrtari i qeverisë

Vjen reagimi i parë nga zyrtari i qeveristë pas deklaratës së fortë bërë mbrëmjen e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha “Do ta qelloja dhe vetë me snaiper Edi Ramën në 21 Janar.”

Është zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ai i cili i kthen përgjigje Berishës duke e cilësuar një vrasës gjakftohtë të demokracisë në Shqipëri ndërsa thotë se deklarata e tij pohon kësisoj se urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit e ka dhënë vetë ish-kryeministri.

“Berisha është një vrasës gjakftohtë i demokracisë në Shqipëri. Kështu që për të vrarë njerëz e ka me të lehte. Është formuar në shkollën ” Në njerën dorë kazmën , në tjetren pushkën”, pra shkatërro dhe vra! Me këtë deponim publik ka pranuar se urdhërin për të qelluar mbi demostruesit e paarmatosur në 21 Janar e ka dhënë ai vetë”, thotë në reagimin e tij Petro Koçi.

Berisha: Do ta qëlloja dhe vetë Ramën me SNAJPER më 21 janar! Vjen reagimi i parë nga zyrtari i qeverisë Read More »