Aurora

25 vjet pa mjek, në fshatin ku njerëzit i kuron veterineri

E ndërtuar dikur si Qendër Shëndetësore për fshatin Bodin në Elbasan, godina u shkatërrua pa u vënë asnjëherë në funksion, pasi as mjeku dhe as infermieri këtu nuk erdhën kurrë.

Banorët e këtij fshati nuk e mbajnë mend herën e fundit kur zona ka pasur mjek, ndërsa në raste emergjencash, kur edhe rrugët bllokohen nga dëbora, u duhet të transportojnë të afërmit me barrela, apo me kafshë.

“Mund të kemi që në ’92 a ’91 që kemi parë një mjek këtu në fshatin tonë. Ne na është thënë që ka mjekë. Ne na duhet për fëmijët, që tani duhet të shkojnë patjetër në qendrën e Gracenit. Këtu ka vetëm infermierë, doktori nuk ka ardhur asnjëherë”, thonë banorët.

Banorët e Bodinit ndjehen mirënjohës ndaj veterinerit të fshatit, i cili në shumë raste u ka shpëtuar jetën, sidomos në rastet e pickimeve nga gjarpërinjtë.

“Na ka ndihmuar, na është gjendur në raste shumë të vështira, për të gjitha gjërat”, rrëfejnë banorët.

Megjithë infrastrukturën e vështirë, kjo zonë nuk është e pamundur. Mësuesit shkojnë çdo ditë dhe procesi mësimor zhvillohet normalisht, ndryshe nga stafi mjekësor që ka zgjedhur të mos shkojë, qoftë edhe një ditë në javë./Top Channel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ug3QhB8SVvA]

25 vjet pa mjek, në fshatin ku njerëzit i kuron veterineri Read More »

“Portokalli”, Betim Spërthima i lë të gjithë me gojë hapur me deklaratën e tij

Ai eshtë i famshëm me imitimet dhe rolet e tij në spektaklin e humorit “Portokalli”.

I ftuar në Pop Culture, Rezi i Portokallisë, apo siç njihet ndryshe edhe si “Betim Spërdhima”, si një nga personazhet që luan në këtë spektakël të Top Channel, foli për dëshirën që të ketë fëmijë.

“I kam shumë qejf fëmijët. Por, për momentin…por nuk i dihet dhe mund të adoptoj një”, thotë ai.

Dëshira e tij e madhe është që të ketë katër, por…

“Kam dëshirë të kem 4 fëmijë, por me këtë ekonomi sot, është e vështirë të mbash 4 fëmijë. Varet nga gruaja tani”, shprehet Betimi.

“Portokalli”, Betim Spërthima i lë të gjithë me gojë hapur me deklaratën e tij Read More »

Befason Hoxha: Në Ekuador çmimi i kokainës 1 mijë dollarë. Shqiptarët janë edhe porositës

Gazetari Artan Hoxha tha se shqiptarët janë prezent edhe si porositës të kokainës. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Hoxha tha se çmimi i kokainës në Ekuador është 1 mijë dollarë për kilogramë, por vështirësia qëndron tek transporti dhe gjetja e tregut, sepse është një sasi shumë e madhe.

Artan Hoxha: Nga informacioni që kam unë nga shqiptarët që kanë qenë atje, më kanë thënë që nuk ka nevojë të hysh dhe të investosh tek parcelat sepse ti e gjen me një çmim të lirë, 1 mijë dollarë kilogrami. Problemi është rruga e transportit, pra si ta sjellësh në Europë sepse ka kosto dhe nëse e sjell ku do ta shpërndash se është një sasi e madhe. Xibraka u zbulua sepse një grup shqiptarësh në Gjermani po kërkonin treg për një sasi të madhe kokaine dhe kjo u dha alert autoriteteve gjermane. Pra në treg po hynte një operator i ri që kërkonte të treg për 100 kg.

Shqiptarët janë prezent atje edhe si porositës, si financues të aktivitetet dhe si financues ata kanë marrë përsipër edhe transportin. Kemi plot raste që edhe shpërndarjen e kryenë vetë për të maksimalizuar fitimin. Në momentin kur shqiptarët u futën fort në tregun britanik dhe ulën cilësinë e produktit atëhere patën një lëvizje. Dolën nga Britania dhe shkuan në vendin e origjinës për ta trafikuar.

Edhe kokaina e cila ka ardhur, edhe pse është thënë se është për llogari të grupit paramilitar në fakt dyshimi është që ajo të jetë blerë në Ekuador dhe pastaj është bërë transporti nëpërmjet Kolumbisë. Kjo komani është krijuar në 2012, ka një sasi prej 97 ngarkesash që i ka nga Amerika Latine, ajo ka operuar nga portet kolumbiane, ekuadoriane dhe nga Argjentina. Ka patur dhe ka qenë më parë nën risk.

Befason Hoxha: Në Ekuador çmimi i kokainës 1 mijë dollarë. Shqiptarët janë edhe porositës Read More »

Burri futet në sallën e lindjes me gruan, i ndodh ajo që nuk e mendon njeri

Ajo i kishte kërkuar të ishte pranë saj në momentet që do lindte në sallë, por nuk e kishte imagjinuar se çfarë do i ndodhte bashkëshortit.

Ky është momenti kur një djalë që kishte hyrë në sallën e lindjes për të shoqëruar bashkëshorten e tij, ra papritur në tokë pa ndienja.

Ben që po asistonte në lindjen e fëmijës nuk përballoi dot dhimbjet e gruas dhe i bie të fikët.

Çifti është shafqur në serinë ‘One Born Every Minute’, që ndjek prindërit për ti mësuar sesi të përgatiten për të mirëpritur fëmijët e tyre në jetë.

29-vjeçari, zbuloi sesi përjetoi dhimbje ndërsa Amy ishte në sallën e lindjes.

Por duke parë dhimbjen që gruaja e tij po përjetonte në mnëyrë dramatike ai bie në tokë ndërsa Amy kontollon duke qarë dhe pyet: A ka vdekur?

Çifti shihet duke përthyer në lot ndërsa mirëpresin në jetë vajzën e tyre Amber-Rose.

49B57DC000000578-5451217-image-a-2_1519930210521

Burri futet në sallën e lindjes me gruan, i ndodh ajo që nuk e mendon njeri Read More »

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i njeriut që e stërviti Adem Jasharin

ështirë të gjendet një shqiptar që nuk i njeh të bëmat e Adem Jasharit, por gjithashtu është e vështirë të gjendet një i dytë që mund të thotë se e ndihmojë komandantin legjendar të aftësohej për ta bërë luftën heroike në Kosovë.

Këtë fat e kishte Ylli Mici, ushtaraku tashmë i pensionuar nga Shqipëria.

Ai kishte ushtruar grupin nga Kosova – mes tyre Adem Jasharin.

Në një tregim të tij krejt unik për Info Magazine të Klan Kosovës të vitit 2013, Mici kishte treguar detaje të stërvitjeve të grupit – e mes tyre edhe të Adem Jasharit, i cili, thotë Mici, binde në sy edhe për shkak të pamjes edhe për shkak të aftësive të tij.

Përveç aftësive fizike, Mici ishte impresionuar edhe nga dashuria e madhe që ushtari nga Kosova kishte treguar për Shqipërinë dhe uniformën e ushtrisë shqiptare.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=NTHucZoIlTM?feature=oembed]

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i njeriut që e stërviti Adem Jasharin Read More »

Ja si nis kanceri i mushkërive. Ju lutem mos i injoroni këto shenja

Na besoni, ka disa shenja të qarta të cilat mund të ju tregojnë se jeni në fazën e zhvillimit të kancerit në mushkëri – të cilat nuk duhet t’i injoroni.

Ja shenjat:

  1. Kolla e vazhdueshme është zakonisht shenja e parë. Me një ftohje, kolla juaj do të vazhdojë edhe për disa javë të tjera, por në qoftë se kjo vazhdon edhe më gjatë, shkoni tek mjeku. Nëse pini duhan, të paturit e një kolle kronike ose një ndryshim në mënyrën se si kolliteni, si për shembull një kollë të thellë, kollitje të shpeshtë, ose pështymë me gjak, është shenjë e kancerit.

  2. Zënia e frymëmarrjes kur jeni duke bërë diçka që në të kaluarën e keni bërë lehtësisht është gjithashtu një shenjë e kancerit të mushkërive. Kjo ndodh kur tumoret bllokojnë ose ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes.

  3. Dhimbje gjoksi në supe ose prapa, gjithashtu edhe dhimbje të kockave, mund të jetë një shenjë e kancerit gjithashtu. Mos e injoroni atë nëse nuk largohet për një kohë të shkurtër.

  4. Ndjeni gërhitje që vjen nga mushkëritë gjatë frymëmarrjes? Mund të jetë astmë ose alergji, por gjithsesi shkoni tek mjeku.

  5. Ndryshime në zë, sikur papritmas jeni bërë me zë më të thellë ose të hollë mund të jetë vetëm ftohje, por prapë takoni mjekun nëse kjo vazhdon.

  6. Infeksione të shpeshta në gjoks si bronkit apo pneumoni që nuk largohet mund të jetë një tjetër shenjë e shëndetit të përgjithshëm të dobët të mushkërive, apo kancerit.

  7. Humbje peshe, lodhje, humbje oreksi dhe dobësi janë simptoma jo-specifike të përgjithshme, por secili prej tyre, kur ndodhin vazhdimisht, mund të jenë shenjë e kancerit.

Përveç këtyre, ka disa gjëra që mund të bëni për t’i reduktuar mundësitë që të prekeni nga një kancer:

  1. Nëse pini duhan, lëreni. Nëse nuk pini, mos filloni të pini asnjëherë.

  2. Testoni shtëpinë tuaj për radon.

  3. Merrni disa masa paraprake për t’u mos ekspozuar ndaj baktereve në punë.

  4. Ushtrohuni, hani mirë dhe qëndroni aktiv.

Ja si nis kanceri i mushkërive. Ju lutem mos i injoroni këto shenja Read More »

Një bombë e vërtetë ushqyese! Quhet supë me brokoli

Brokoli është ndër perimet më të shëndetshme. Ka përfitime të fuqishme dhe të shumta shëndetësore të cilat mund ti përfitojmë nëse konsumohen rregullisht. Për shkak të vetive anti-inflamatore, ky flavonoid i veçantë pakëson rrezikun e alergjive. Një supë me brokoli është e lehtë për t’u përgatitur dhe është e përkryer për individët e zënë me punë.

Do t’ju duhet:
1 ½ kilogramë brokoli
1 qepë e mesme (e grirë imët)
2 lugë vaj ulliri
½ lugë çaji kripë deti
2 litra ujë

Përgatitja:
Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe. Kur vaji te jetë i nxehtë, shtoni qepën dhe lëreni derisa të zbutet për rreth 15 minuta. Më pas i shtoni brokolin dhe e lini edhe 10 minuta të tjera. Shtoni ujin dhe kripën për shije. Lërëni supën për rreth 25 minuta, derisa brokoli të jetë zbutur mjaftueshëm për shijet tuaja. Duke përdorur një blender, ju mund ta bëni kremoze supën me brokoli. Më pas e ruani në frigorifer dhe e hani, sa herë të jeni të uritur.

Një bombë e vërtetë ushqyese! Quhet supë me brokoli Read More »

Një botë pa kancer? Kjo grua ka kuruar mbi 20 mijë persona

Në vitin 1988, një mjeke amerikan Hulda Clark erdhi me zbulimin e rëndësishëm, i cili ka vendosur një drejtim të ri në zhvillimin e mjekësisë. Dr Hulda Clark është një fiziologe e njohur, një fizikante, naturopathe dhe autore e shumë librave mbi mjekësinë alternative.

Në vitin 1988, doktoreshë Clark zbuloi teknologjinë elektronike, duke mundësuar skanimin e trupit të njeriut në prezencën e mikroorganizmave patogjene.

Hulda Clark shpiku Syncrometer – një pajisje që mundësoi zbulimin e shpejtë dhe të saktë të mikroorganizmave dhe substancave toksike në trupin e njeriut dhe të kafshëve.

Me ndihmën e Syncrometera Hulda Clark zbuloi se parazitet janë shkak të shumë sëmundjeve të pashërueshme.

Në vitin 1993, Dr. Clark botoi ​​librin “Kurimi për të gjitha kanceret”, në të cilën shpjegoi lidhjen midis kancerit dhe parazitëve.

Paraziti ishte i pranishëm në çdo person, që vuante nga kanceri. Në të kundërt, kur paraziti u eliminua, kanceri do të zhdukej shpejt.

Për trajtimin e pacientëve të tyre Hulda Clark zhvilloi program anti-parazit, i cili përbëhej nga pelin, karafil dhe arrë e zezë.

Kjo përgatitje lejoi pastrimin e më shumë se 100 llojeve të parazitëve.

Kombinimi i pelenave, karafileve dhe arrave të zeza shkatërroi jo vetëm parazitët e rritur, por edhe vezët dhe larvat e tyre.

Një botë pa kancer? Kjo grua ka kuruar mbi 20 mijë persona Read More »