Aurora

Vajza e par lindi me sindromen down kunata me thoshte mbyte ket femij , Vjehrra me akuzojke na ke bë shpijen me shenjë ndersa burri…

Vajza e par lindi me sindromen down kunata me thoshte mbyte ket femij , Vjehrra me akuzojke na ke bë shpijen me shenjë ndersa burri – Ju lutem tmbes anonime jam e martuar qe 9 vite jam nga kosova dhe jetojm ne gurbet me burrin dhe familjen e burrit.

I kam 28 vjet kemi tri vajza te mrekullushme qe ni ka fal Allahu i qofshim fal,nfillim ishte gjdo gje mir mbeta shtatzen pas 9 mujsh lindi vajza e pare pasi qe lindi mjeket erdhen dhe me than se vajza kishte sindromin down ishte nje shok i madh per mua dhe per burrin nuk mund ta besoja ateher.

Kisha vetem 19 vjet dhe mjekt thonin kjo qe ju ka ndodh juve esht rast shum i rrall se jeni nje mama shum e re kisha vetem 20vjet ateher mir ashtu u pajtum me faktin dhe e pranum vajzen ashtu si esht do ipja jeten per te do luftoj deri ne diten e fundit tjetes sime qe ajo ti kete te gjitha por nga ana tjeter familja e burrit skishin mirkuptim per ket gje.

Te gjithe ishin kunder meje thonin qka ba bane kshtu moj nuse na ke ba shpijen me shenj te zez kurr skemi pas ksi fmi aq shum flisnin keq per mu e per vajzen saqe ja mbushnin koken edhe burrit ndryshoj ai ndaj meje fillo dilte ka 12 ore nga shpija e fikte telin tmos e thrras pinte alkool kir vinte nshpi vetem kerkonte arsye tme rrahte tme godiste.

E ka ber shumm her kurr hallall sja boj qe mka rreh pa faj,pas 10 dite qe mlindi vajza me erdhi motra e burrit mtha ishalla moj nuse te vdes kjo vajz se na ke ba me sheh tgjithve un i thash po si ke mundsi kshtu si ste vjen turp po ky sosht veq fmija im esht edhe i vllaut tend se kam sjell nga shpija e babes vajzen por me vllaun tend e kam bo Zoti na e ka fal ashtu.

Se kemi maru me dor ne aty ishte edhe vjehrra nvend se ti thoshte vajzes kujdes se qka flet ajo me tha mu mbylle gojen duhet met ardh marre nuse je akoma nje vit si ke qe ke ardh e mja kthen fjalen vajzes time kam vujt shummm ate periudhe derisa me lindi vajza e dyte femi i shendosh si drita.

Pastaj mka lind edhe e treta por tash vjehrres po i pengojn shum vajzat se skam lind djal akoma paramendo qfar mentaliteti kan shqiptart por un i kam than nese Zoti ka than qe kam me ba djal do ta kem por nese ai nuk do un me zor smunt tja marr dhe plus kam problem me burrin shum del me shoqni ka 12-14 ore pin alkool.

Shum her mka premtu qe ka me lan por nuk po mundet esht i mvaruru nga alkooli me shum rrin me shoket e tij se me mua e me vajzat e mia nuk e di ca tbej shpesh them te ndahem por prap ndalem ja jap prap mundsin them ndoshta do ndryshon nje dite e dua shum mvjen keq se qka i ben vetes.

Se pari pastaj vajzave dhe mua sdi di tja bej me to,jam e bukur e degjoj punoj tgjitha jo boj por atij asgje si mjafton nga kto qe kam shpesh her i thom pse je martu mke marr nqaf pse ske qendru beqar gjithe jetes ishe knaq me shoqni pa gru pa fmi,vetem i kam vajzat se kurr sdo e duroja kaq gjate…ju lutem ndonje kshille mendim amo pa ofendime ju pershendes…

Vajza e par lindi me sindromen down kunata me thoshte mbyte ket femij , Vjehrra me akuzojke na ke bë shpijen me shenjë ndersa burri… Read More »

Soda eliminon dhjamin tek barku, kofshët dhe krahu. Që të funksionojë duhet ta përgatisni vetëm kështu

Soda e bukës është padyshim përbërësi më i zakonshëm i përdorur, për shkak të përfitimeve të shumta që ka. Në këtë artikull, ju mund të zbuloni sesi të përshpejtoni proçesin e humbjes së peshës për të arritur qëllimin tuaj edhe më shpejt. Nuk është e vështirë.

Sekreti është që të përfshini pak sodë buke në dietën tuaj.

Këtu është 1 recetë e lehtë që ju mund ta vini në zbatim që nga ky moment:

Sodë buke me lëng limoni

Përbërësit:

½ filxhan çaji me ujë
1 lugë çaji me sodë
½ filxhan çaji me limon

Udhëzime:

Kjo është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Merrni një gotë ujë dhe pastaj vendosni pak sodë në të. Trazojeni mirë derisa soda të tretet plotësisht dhe më pas shtoni lëngun e limonit.

Pijeni çdo ditë, 20 minuta para se të konsumoni mëngjesin.

Soda eliminon dhjamin tek barku, kofshët dhe krahu. Që të funksionojë duhet ta përgatisni vetëm kështu Read More »

“Fustani ishte aq i shkurtë sa që…” Mustafa Nano ‘sulmon’ moderatoret e sportit

Moderatori i emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano, në monologun e tij mbrëmjen e sotme ka folur për dy vajza të ekranit, moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.

Monologun e nisi me Bora Zemanin, drejtuese e një emisioni sportiv në SuperSport. Por, Nano ndalet tek veshja e saj, konkretisht te fustani tepër i shkurtër. Muç Nano imagjinon situatën e nderë në studio kur Bora Zemani do të ulet në karrike me fustanin e shkurtër që ka veshur, dhe këtë pjesë e krahason me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone.

“Vajza që po shifni në ekranin e studios quhet Bora Zemani dhe është moderatore e një programi televiziv sportiv në SuperSport. Dhe që është program sportiv kuptohet sepse kemi dhe Dritan Shakohoxhën në fotografi. Prapa shpinës së Bora Zemanit është një ndenjëse, është ndenjësja e moderatores dhe unë jam i sigurtë që momemtin që Bora Zemani do të tentojë të ulet në ndenjësen e vet, sytë e të ftuarve në studio, sytë e panelistëve që janë që janë ftuar aty për të komentuar eventin futbollistik të radhës, do të përqëndrohen te zona ku fundi i fustanit të shkurtër të Borës takohet me këmbët e gjata të bukura, të drejta, të cilat me siguri do të kryqëzohen në stilin e Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”.

Ju kujtohet Michale Dougllas dhe aktorët e tjerë të këtij filmi, që aty në rolin e policave të San Francisco ndodhen përballë Sharon Stone, e cila është duke bërë atë kryqëzimin e famshëm të këmbëve. Është kryqëzimi i këmbëve më i famshëm në historinë e kinemasë. Ju kujtohen pamjet e atyre policëve, e aktorëve në rolin e policëve? Fytyrat e tyre ishin të shkrehura, të ngrira, të topitura. Ata ishin pa gojë! Ja kështu i përfytyroj edhe unë të ftuarit e programit të Bora Zemanit, teksa kjo e fundit ulet në ndenjësen e vet dhe teksa fundi i fustanit të shkurtër bën vaki që t’i bëjë ndonjë lojë tinëzare, të pabesë dhe të zbulojë kodin sekret të “bombës nukleare”. Ka diçka që nuk shkon në këtë histori”, monologon Nano.

Por gazetari flet edhe për një vajzë tjetër që moderon një emision sportiv në SuperSport, Ilda Bejlerin. Ai tregon shembullin konkret e disa ditëve më parë kur po shikonte në televizor emisionin e saj pas ndeshjes.

Fustani i saj, thotë Mustafa Nano, ishte aq i shkurtër dhe i ngjitur pas trupit, saqë dukej si këmishë nate e futur në mish. Dhe një veshje e tillë, shton drejtuesi i emisionit “Provokacija”, nuk mund të jetë kurrsesi një veshje dinjitoze për një emision televiziv, saqë edhe të ftuarit i vendos në situata të sikletshme dhe provokative.

Të shtunën e shkuar në mbrëmje, unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”. Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në ëeb, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies.

Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mëndjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitët e gruas (kështu i quajën myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive. Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë. Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore. Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton. Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte”, mbyll monologun e tij gazetari Mustafa Nano. /tvklan

ImageImageImage

“Fustani ishte aq i shkurtë sa që…” Mustafa Nano ‘sulmon’ moderatoret e sportit Read More »

Urim për 7 Mars!Gezuar të nderuar e të respektuar mësues!

Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë JU,  kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj! Në këtë ditë ne ju nderojmë Ju, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë,  po jepni e do të jepni, për mësimin  dhe edukimin e fëmijëve.  Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion,  ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.

   Mësimet e mësuesve  janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë, për të ardhmen dhe për jetën e tyre.7 Marsi është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit. Kjo është një ditë e shenjtë për të falenderuar mësuesit, për të gjithë të mirat dhe vështirësitë që i kalon dhe i ka kaluar pwr tw ushtruar detyrwn e tij fisnike.

Ne jemi krenarë me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve.  Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.

Gëzuar festën e  Mësuesit!

Rezultate imazhesh për foto mesues nga orikumiRezultate imazhesh për foto mesues nga orikumiRezultate imazhesh për foto shkolla dukatit

Urim për 7 Mars!Gezuar të nderuar e të respektuar mësues! Read More »

Cilët janë politikanët shqiptarë me diplomë nga “Meti i Kristalit”?

Shumica prej tyre deklarojnë se kanë studiuar në universitete të famshme ndërkombëtare, por duket se jo të gjithë deputetët shqiptarë kanë patur fatin e Bashës apo Bushatit.

Të vetmet diploma që kanë në xhep disa prej politikanëve tanë, janë ato të Universitetit “Kristal”, pronari i të cilit është arrestuar ditën e sotme.

Policia njoftoi se kishte arrestuar Ahmet Mucaj , ish-pronarin e Kristalit, nën akuzat e shit-blerjes së diplomave.

Ai akuzohet se pajiste shtetas të ndryshëm me diploma që mbanin datën dhe vulën e kohës kur universiteti ishte hapur, kundrejt pagesës.

Megjithatë, ajo që vlen të theksohet është se në kohen e mbylljes së 18 universiteteve, u publikuan mjaft emra deputetësh që ishin pajisur me diplomë në Universitetin “Kristal”.

Ata janë: Artan Gaci i PS-së, Albina Dede e PD-së, Shkëlqim Selami i LSI-së, Bedri Hoxha i PD-së, Ylli Shehu i PR-së por dhe Këshilltari i Kulturës në atë kohë Fate Velaj, sot Deputet i PS-së).

Theksojmë nga ana tjetër se edhe vetë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla masterin e ka kryer në një prej universiteteve që iu pezullua licenca.

Cilët janë politikanët shqiptarë me diplomë nga “Meti i Kristalit”? Read More »

Gazetari sulmon ashpër Bleonën: Antivlerë, figurë e trishtë trupore

azetari shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Britaninë e Madhe, Arben Manaj, ka sulmuar hapur dhe publikisht Bleona Qeretin, duke e quajtur atë një antivlerë kombëtare.

Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook lajmin që tabloidi DailyMail i ka kushtuar zhveshjes së shqiptares së pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Sipas Manaj, Bleona nuk bëhet dot yll në Hollivud, ndaj zhvishet, ndërsa në parashikimin e tij, kur të jetë 100 vjetori i Oscar, e reja do të jetë tërësisht transparente.

Ai shkruan:

Tabloidi britanik ksenofob Daily Mail, sa here mundet na poshtron me antivlerat shqiptare! Kesaj here ka pikasur nje tjeter! Kur nuk behesh dot yll ne Hollivud, te ngel vetem roli i asteroidit te deshperimit, vanitetit dhe fatkeqesise njerezore! Kur te jete 100 vjetori i Oskarve, kjo figure e trishte trupore do jete totalisht transparente ne gjakimin per publicitet me cdo cmim! Keqardhje kombetare!

Arben Manaj, gazetar

Gazetari sulmon ashpër Bleonën: Antivlerë, figurë e trishtë trupore Read More »

Deti përmbyt Lungomaren, situata kaotike në Vlorë

Era e fortë dhe deti me forcë deri në 8 ballë kanë sjellë përmbytjen e një pjese të Lungomares në fillim të saj, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur dhe krijuar probleme në qarkullim deri më tani.

Problematikat kanë qenë kryesisht në subjektet tregtare të fillimit të shëtitores, të cilat kanë rrezikuar për shkak të përmbytjes.

auto_22-2-780x4051520359580

Ndërkohë, për shkak të motit të keq nuk ka patur asnjë përmirësim të situatës së lundrimit detar në Vlorë, i cili vijon të mbetet i pezulluar.

Situatë e rënduar raportohet edhe në qytetin e Durrësit, ku reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje rrugësh dhe probleme në qarkullim.

auto_77-31520359582

Deti përmbyt Lungomaren, situata kaotike në Vlorë Read More »

Modeli më i ri i biznesit në Ballkan, nëse ke 1 hektar tokë, mund të fitosh…

Çdo hektar tokë në Shqipëri mund të prodhojë në kufijtë e 250–320 mijë euro të ardhura nga energjia diellore. Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë qëndrojnë aktualisht 9 projekte me një vlerë investimi prej 85 milionë eurosh dhe një sipërfaqe që i kalon 174 hektarët. Gjasat janë që me potencialet që ka Shqipëria dhe çmimi 100 euro/MW që caktoi qeveria, dielli të kthehet në biznesin e dekadës. Rastet e suksesit me sipërmarrjet dhe frika nga precedenti i HEC-eve.

Sokoli, i cili operon në sektorin fason dhe eksporton drejt Italisë, “importoi” nga partnerët e tij të biznesit në vendin fqinj, idenë e një impianti fotovotlaik. I pëlqeu fakti që faturën e kripur të energjisë mund ta zvogëlonte me 30%, të paktën si fillim. Vendosi që mbi çatinë e fabrikës së tij të instalonte mbi 60 kWp kapacitet. “Në Itali partnerët e mi në biznes kanë bërë të njëjtën gjë. U kërkova atyre që të më lidhnin me kompaninë zbatuese në Itali dhe të bënim një projekt paraprak së bashku me kostot. Kur e finalizuam projektin, rastësia bëri që të njëjtën vlerë dhe shërbim të ma ofronte një kompani shqiptare. Pas negociatave dhe mbylljes së detajeve të fundit, vendosëm për zbatimin dhe prej janarit fabrika furnizohet pjesërisht nga impianti fotovoltaik dhe pjesërisht me energjinë e siguruar nga OSHEE”, — tregon ai.

Kur e pyesim për investimin nëse është penduar apo mendon se ishte një zgjedhje e zgjuar, ai pohon se është i kënaqur me këtë investim. “Dua që të bëj rritje të fuqisë, por për momentin nuk janë kushtet. Bashkëjetesa e fabrikës me impiantin është duke më kursyer një shumë të konsiderueshme nga fatura e energjisë. Nuk mora kredi për ta financuar, por investova nga kapitali im dhe shoh që gjithçka po ecën ashtu siç ishte parashikuar. Nëse gjërat do të mbajnë këtë ritëm, mendoj se në pak vite do të rikuperoj investimin që kam bërë”, — shprehet Sokoli.

Nga janari rezulton që muaji më i mirë i impiantit të tij të jetë korriku dhe pas tij, qershori me një prodhim respektivisht 8.61 MW, 8.54 MW. Në janar, kur sapo impianti nisi funksionimin, prodhimi ishte 1.55 MW. Në total për shtatë muaj rezulton që biznesi të ketë përfituar një kthim investimi prej 4500 eurosh dhe këtu flasim për një pjesë të vitit. Me një llogari të thjeshtë nëse ruan të njëjtën tendencë, biznesi parashikon që kthimi i investimit të bërë të jetë në një afat 5–6-vjeçar.

Një tjetër biznes që duket se po shfrytëzon frytet e një fature më të lirë është edhe Villa Palladio në Durrës. Edhe ky biznes ka instaluar një impiant fotovoltaik. Ky impiant ka një kthim investimi mbi 2300 euro dhe sërish funksionimin e ka që nga janari i këtij viti. Por edhe pse dëshira është për rritje të fuqisë së instaluar do të duhet edhe pak kohë që gjërat të thjeshtohen dhe të marrin rrugë për shkak të pengesave ligjore, ndërkohë që bizneset duhet të mjaftohen me faktin që kanë gjetur një mënyrë efikase për të ulur kostot e tyre dhe për ta kthyer një investim disi të kushtueshëm në afatshkurtër në përfitim të konsiderueshëm në afatgjatë.

Rriten kërkesat për parqe

Pothuajse çdo muaj, pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ka pasur kërkesa për parqe fotovoltaikë dhe shumica e atyre që aplikojnë janë kompani që ushtrojnë aktivitet në një sektor tjetër që nuk ka lidhje me energjinë.

Vitin e kaluar, ishte kompania Novoselë Photovoltaic Power Plant që aplikoi për një park me kapacitet të instaluar prej 50 MW dhe me një vlerë investimi 72 milionë euro. Projekti do të shtrihej në zonën e Novoselës në Vlorë.

Pas saj, në nëntor 2016, do të vinte një kërkesë nga pesë kompani të bëra së bashku GAMMA SOLAR sh.p.k., ALFA ENERGY sh.p.k., BETA ENERGY sh.p.k., DELTA SOLAR sh.p.k. dhe SOLARIS sh.p.k., të cilat aplikuan pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një park fotovoltaik me kapacitet 50 MW.

Por në njoftimin që u bë nga Ministria ky projekt nuk ishte i shoqëruar me një vlerë financiare. Në prill, pas disa rregullimeve ligjore, ato që vërshuan ishin aplikimet për parqe fotovoltaikë deri në 2 MW. Nga 6 prilli deri më 31 korrik 2017 janë bërë të paktën 8 aplikime për parqe fotovoltaike me fuqi të instaluar deri në 2 megavat. Kompanitë që kanë aplikuar janë biznese të ndryshme nga bujqësia tek elektronika apo agropërpunimi.

Në total, vlera e investimeve të parashikuara për parqe dhe centrale fotovoltaike deri më tani është 85.4 milionë euro dhe fuqia e instaluar e parashikuar 113.72 MW. Sipërfaqja e tokës që do të zënë këto parqe llogaritet në 174.08 hektarë.

A është dielli biznesi i dekadës?

Shqipëria parashikon të nxisë investimet në burime të rinovueshme energjie dhe një nga këta nxitës është edhe çmimi 100 euro/MW përcaktuar për të gjithë parqet me kapacitet deri në 2 MW. Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, çdo hektar në vendin tonë mund të japë nga 250–320 mijë euro. Me një llogaritje të thjeshtë, vetëm nga sipërfaqja që përfshijnë aplikimet e dorëzuara sot në Ministrinë e Energjisë na rezulton jo më pak se 55 milionë euro në vit, që do të “vilen” nga toka ku do të vendosen panelet.

Nëse përfitimi rezulton vërtet i tillë përpara shqiptarëve qëndron një biznes i ri që mund të kthehet në biznes të dekadës me një përfitim 500 milionë euro dhe nëse do të ketë interes, kjo shifër mund të shumëfishohet por le të mbajmë vrullin e “ëndrrave” në diell me pritshmëri reale. Thjesht me ato që janë në letër dhe që kanë gjasa të zbatohen. Është e çuditshme të shohësh sesi shumica e zonave ku po shfaqet interesi për ngritjen e parqeve fotovoltaikë janë zona që kanë një aktivitet dominant bujqësor, si Lushnja apo Fieri.

ERE caktoi çmimin 100 euro/MW për fotovoltaikët

Enti Rregullator i Energjisë vendosi në fund të korrikut që të caktonte një çmim për energjinë në rastet e parqeve fotovotalikë deri në 2 MW si dhe për parqet eolikë deri në 3 MW. Kjo erdhi në kushtet kur mungesa e një çmimi po linte hapësira bosh në nxitjen e investimeve. Për hir të së vërtetës, një çmim 100 euro/MW sikurse u caktua për energjinë diellore është një çmim bujar, që ndoshta do t’i japë një shtytje të re interesit në këtë sektor. Por vështirësia në përcaktimin e metodologjisë për çmimin duket se ka qenë evidente duke qenë se Shqipëria po shkel në një terren tërësisht të ri si për fotovoltaikët dhe për eolikët për të cilët çmimi ishte më i ulët, në vetëm 76 euro/MW. Ministria pranon në një shkresë dërguar ERE-s pikërisht këtë aspekt.

“Aktualisht në Shqipëri nuk ka investime të kësaj natyre të impianteve me diell (PV) apo me erë (Eolik), dhe për këtë arsye ka një mungesë të theksuar të të dhënave lidhur me planet e biznesit dhe kostot shoqëruese, me qëllim kryerjen e një analize të saktë të kostove në kushtet e vendit tonë. Informacioni që disponojmë nga propozime të pakërkuara është se ka shumëllojshmëri analizash dhe kostosh, të cilat asnjëherë nuk kanë proceduar në investim konkret. Në këto kushte, referencat janë të bazuara në studimet që disponohen, dhe mbi bazën e këtyre studimeve, rezulton se orët e punës së impianteve me diell, ndryshojnë nga ato me erë dhe ky faktor, përbën edhe ndryshimin në llogaritjen e çmimit për të dy impiantet, megjithëse kostoja mesatare e peshuar e kapitalit rezulton e njëjtë”, — thuhet në vlerësimin e ministrisë.

Enti duke pasur parasysh këtë i ka kërkuar MEI-t që nga viti 2018 e në vijim të mbajë të dhëna nga aplikimet dhe kostot e investimit me një premisë për të rishikuar vendimin që përcakton edhe metodologjinë.

Precedenti me hidrocentralet

Çmimi 100 euro/MW mund të jetë një nxitës i mirë për investimet e reja, por këto të fundit mbi të gjitha kanë nevojë për besim. Një precedent aspak pozitiv sa u përket investimeve dhe zhgënjimit është ai i hidrocentraleve kur qeveria vendosi të ndryshonte formulën me të cilën blihej energjia. Në logjikën e ministrisë, prodhuesit me përparësi nuk mund të shisnin tek KESH me një çmim të lartë dhe ky i fundit ta shiste anën poshtë çmimit që e kishte blerë. Ndaj në lojë hyri Bursa e Hungarisë. Kaq mjaftoi që shumë prej investitorëve të nisnin betejën pranë Entit Rregullator të Energjisë, duke kërkuar që formula të mos ndryshonte, sepse ajo që po u propozonte qeveria rrëzonte planet e tyre të investimit. Përtej përplasjeve në distancë, takimeve të shpeshta, ankesave të investitorëve në fund, çmimi mbeti ai me bazë qendrore bursën hungareze.

Rasti i hidrocentraleve dhe ndryshimi i çmimit mund të jetë një precedent që investitorët potencialë nuk do duan ta përsërisin, ndaj qeveria duhet mbi të gjitha të garantojë planet e tyre të biznesit, por edhe të jetë e qëndrueshme në politika, përndryshe kjo mund të kthehet në një bumerang.

Forumi Ekonomik: Pse e ardhmja është dielli

Njerëzimi konsumon 221 tonë qymyr, 1,066 fuçi naftë dhe 93 000 m³ gaz natyror në sekondë. Këto materiale ishin të mrekullueshme për revolucionin industrial që nisi në Britani në shekullin e 18, por në fillim të shekullit të 21-të është koha të bëhet një rivlerësim i nocionit energji e re. Ka nevojë që burimet e shtershme të zëvendësohen me ato të rinovueshme, por pyetja është me cilin prej tyre?

Herët ose vonë, njerëzimi duhet të vendosë se burimi i vetëm i qëndrueshëm në afatgjatë është energjia diellore. Nga një hartë e publikuar së fundmi nga Forumi Ekonomik Botëror rezulton që Afrika dhe Australia të jenë edhe zonat me potencialin më të madh të shfrytëzimit të energjisë diellore, por me të njëjtin intensitet shfaqen një pjesë e Azisë, Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut. Shqipëria kategorizohet tek ato vende që kanë një mesatare prej 4.5 kWh energji për metër katror dhe me një shumë vjetore prej mbi 1600 kWh/m². Maksimumi që mund të prodhohet në botë nga dielli është 7.5 kWh/m² me një shumë finale vjetore prej 2800 kWh dhe që kryesisht kjo mund të arrihet në dy zona të limituara, një në Afrikë dhe një në Amerikën e Jugut.

T’i themi po diellit

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, sot toka konsumon energji në masën e 17.7 trilionë vat, që do të arrijë në 30 terravat deri në 2050, duke marrë për bazë një normë të ngjashme të rritjes së popullsisë. Energjia diellore që prek sipërfaqen e tokës është të paktën 4 herë më e lartë sesa niveli që njerëzimi mund të konsumojë. Kjo është më se e bollshme nëse shfrytëzohet siç duhet. Potenciali i energjisë mbi tokë është 120 Terravat. Por me vetëm 2% të tokës do të përfitonim 50 terravat.

T’i themi jo energjisë nukleare

Afrika e Jugut ishte e fundit që nën ngazëllimin politik po konsideronte energjinë nukleare. Fatmirësisht në prill 2017 zhvillimet për një të ardhme nukleare u ndërprenë nga Gjykata e Lartë. Le të mos përsërisim mëkatet vdekjeprurëse që e konsiderojnë energjinë nukleare si një mundësi dhe t’i kujtojmë vetes mëkatet. Së pari, për koston dhe pasojat që ka një impiant nuklear. Së dyti, raste si Çernobili, 30 vjet më parë, tregojnë se e gjithë ajo zonë është ende e mbuluar me rrezatim, duke mos u konsideruar e përshtatshme për të jetuar. Ky nuk është një rast që duam ta shohim të përsëritet.

Modeli më i ri i biznesit në Ballkan, nëse ke 1 hektar tokë, mund të fitosh… Read More »