Moderatores së njohur dhe vajzës së aktorit Behar Mera, Iva Mera i kanë vjedhur profilin e saj në Facebook.
Por duket se moderatorja nuk e ka lënë me kaq, ajo i ka shkuar deri në fund duke gjetur personin që i ka vjedhur adresën. Ajo ka shkruar një status të gjatë në rrjete sociale ku shprehet rreth kësaj ndodhie:
“Më vjen keq për ty… se je i/e vogel…
Pas një nate të lodhshme (me një fëmijë të vogël) zgjohem në mëngjes nga mesazhet e miqve të mi, të cilët më lajmërojnë për një mesazh të dërguar nga adresa ime në oret e vona të natës duke më lënë të kuptoj qartë qe adresa ime (facebook/yahoo)ishte vjedhur! E vetmja ndjesi qe pata ishte keqardhja! Me vjen keq për ty o njeri që harxhon kohë nga jeta jote, nga ditët e tua, nga orët e tua per të klikuar e munduar veten për të parë se çfarë bëj unë apo kushdo tjetër që ti tenton të futesh në privatësi!
Pse nuk e mbush jeten me aktivitet, ndodhi, ngjarje, emocione qe te takojne ty dhe jetes tende, pse nuk e gjen lumturine tek vetja dhe gjerat e tua, tek njerezit e tu, familja jote po ngelesh peng i spiunimit, dhe pergjimit! Me vjen vertet keq per ty dhe nuk e di se si mund te te ndihmoj te te nxjerr nga kjo vorbull e shemtuar qe ke future veten, duke u lumturuar me lumturine apo gezimet e tjetrit!
Me vjen keq qe ste ndihmova sadopak te te jepja ate qe prisje apo mendoje, por une gjerat e rendesishme nuk i mbaj ne email, as facebook, i mbaj brenda dyerve te shtepise sime dhe akoma me thelle ne fakt ne dyert e zemres dhe qenesise time! Nuk cuditem tek vetja qe e vetmja ndjesi qe pata nuk eshte neveria a urrejtja por keqardhja, keqardhja qe ti ne mes te metropolit humbet kohe me te tjeret, me mua, me miken apo mikun tim!
Njeri, clirohu nga ky burg ku ke future veten, dhe shih rreth e rrotull, ke jete per te jetuar! Neser kur te kthesh koken prapa te kesh mundesi te kujtosh sa me shume gjera te bukura e te vlefshme qe ke bere per veten e jeten tende, e jot e shohesh veten sin je spiun i heshtur prapa kangjellave te frikes tek pergjoje njerezit. Me vjen keq per ty…realisht me vjen keq…per ty o i vogel! Megjithate do t eta fal, sepse njerezit gabojne ashtu sic mund ta kene falur edhe miqte e mi, per te te dhene nje mundesi tjeter te perpiqesh te jetosh jeten sic duhet e te mesosh nga ky gabim!”, shkruan Iva Mera.
Sot në të gjitha trevat shqiptare festohet 7 Marsi, dita e mësuesit. Një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.
Kjo festë kombëtare nisi 128 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit, për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Në këtë ditë institucionet e vendit organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit si një traditë e nisur para shumë vitesh, festojnë fillimisht me nxënësit e tyre.
Aksioni i kapjes së 613 kilogramë kokainë ishte një sukses i Policisë Shqiptare, pasi sekuestroi sasinë më të madhe të kokainës në vend. Por pyetjet për këtë sasi droge që në treg kushton 180 milionë euro vazhdojnë të mbeten pa përgjigje edhe sot. Përveç drogës, deri në më sot nuk ka asnjë person të rëndësishëm që të jetë arrestuar si pronar i saj. Operacioni më i madh antidrogë në Shqipëri ka sjellë arrestimin e vetëm dy personave. Më 27 shkurt kur u kap kokaina, u arrestuan shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe administratori i kompanisë që kishte porositur bananet në Kolumbi, Donald Lushaj. Dy ditë më përpara se të kapej sasia e kokainës, ose me saktë që bë publike, nga Shqipëria ishte larguar pronari i kompanisë, Arbër Çekaj, i cili ishte shpallur në kërkim.
Të tre emrat e përmendur nuk përjashtohen si të përfshirë në trafik, por 180 milionë euro drogë janë një shumë mjaft e madhe parash që nuk mund të menaxhohen nga një shofer kamioni dhe një pronar biznesi bananesh. Në listë mungon pronari i vërtetë që ka arritur të mos identifikohet në këtë histori dhe jo më të arrestohet. Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur nga momenti që droga kolumbiane është pikasur në portet e Europës, pavarësisht se Kryeministri shqiptar thotë se droga u kap vetëm nga Policia Shqiptare. Armando Pezaku deklaroi sot në Polici se kontenieri ishte vonuar pas kontrolleve në portin e Livornos në Itali. Më pas droga është mbajtur disa ditë në Portin e Durrësit, ku Policia dhe Prokuroria thonë se kanë bërë hetime dhe kanë konstatuar kokainën. Gjithashtu, thonë se e kanë mbajtur sekret informacionin. Çuditërisht po këto ditë, më 23 shkurt, ka dhënë dorëheqjen dhe Drejtori i Portit të Durrësit, Artjan Qirici, i cili kishte vetëm 4 muaj që ishte zgjedhur në këtë detyrë. Për këtë largim nuk pati asnjë arsye zyrtare. Ndërkohë që largimi i tij ka ndodhur pikërisht në kohën që Prokuroria dhe Policia kanë kërkuar survejimin e ngarkesës së drogës. Jo zyrtarisht në Portin e Durrësit u fol se shkarkimi i befasishëm i drejtorit të ri ndodhi pikërisht për shkak të kontrollit jo sipas rregullave të ngarkesave. Por qeveria po mundohet ta mbajë larg vëmendjes se mediave një fakt të tillë. Pse? Çfarë fshihet pas këtij largimi të befasishëm? Çfarë di drejtori i Portit, i cili nuk kishte as katër muaj si drejtor i zgjedhur nga “tepsia” e Kryeministrit? A e ka thirrur si dëshmitar Prokuroria e Krimeve të Rënda apo edhe në Prokurori diçka fshehin?
Në operacionin e Maminasit ka dhe një detaj që nuk përmendet shpesh nga policia dhe as nga prokuroria. Shoferi i kamionit dhe pronari i firmës së bananeve nuk janë e njëjta kompani. Kompania që kreu transportin është një firmë e njohur në Durrës. Për shkak se policia ndërhyri shpejt në aksion, ajo që nuk dihet është nëse droga është e kompanisë së bananeve, apo pas shkarkimit të bananeve kontejneri ku ishte fshehur droga do të kthehej sërish në Durrës?
Në Durrës dhe Tiranë ka një opinion publik që flet se kush mund të kishte forcë shtetrore për ta garantuar një ngarkesë të tillë 180 milion dollarëshe.
Shkarkimi drejtorit të Portit të Durrësit pikërisht në ditët e ardhjes se kokainës, ndërkohë që sapo ishte emëruar, ngre dyshime të forta për prokurorinë e krimeve të rënda.
“Peshku i madh” rri e drekon sa në Durrës e në Tiranë!
I.Noli
Kush është organizata kolumbiane “Clan del Golfo” e kokainës?
“Sasia e konsiderueshme prej 613 kg kokainë, e kapur në Shqipëri i përkiste organizatës kriminale kolumbiane “Clan del Golfo”.
Kështu do të shprehej një ditë më parë Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, lidhur me sasinë rekord të kokainës të zbuluar javën e kaluar në Portin e Durrësit. Por ndonëse për këtë sasi të të madhe droge, pas hekurave qëndrojnë vetëm shoferi dhe menaxheri i firmës “Arbri Garden”, ajo që rikthehet edhe një herë në vëmendje, është shtrirja e mafias shqiptare dhe bashkëpunimi me një nga organizatat më famëkeqe në botë.
“Clan del Golfo” është organizata kriminale më e madhe në Kolumbi, dhe sipas autoriteteve, kjo organizatë ka 3.000 anëtarë.
Ndërkohë që nga këta, rreth 1200 anëtarë janë në nivel drejtuesish që koordinojnë kultivimin dhe trafikimin e kokainës në pjesën më të madhe të territorit kolumbian. Ndërkohë që si lider i organizatës “Clan del Golfo” është i njohur Dario Antonio Usuga.
Por si lindi “Clan de Golfo” dhe përse sot është shndërruar në organizatën më të madhe kriminale në Kolumbi?
“Clan del Golfo”, i quajtur më parë edhe “Los Urabeños” është një grup kolumbian,paramilitar i trafikimit të drogës. “Los Urabeños” e kanë marrë emrin e tyre nga Urabá, një rajon veriperëndimor i Kolumbisë pranë kufirit panamez, i çmuar shumë nga trafikantët e drogës pasi ofron qasje në brigjet e Karaibeve dhe Paqësorit nga porti i Antioquia dhe Chocó. Grupi gjithashtu i referohet vetes si Forcat Vet-Mbrojtëse Gaintaniste të Kolumbisë (Autodefensas Gaitanistas de Colombia – AGC) dhe quhen “Clan del Golfo” nga qeveria kolumbiane.
Origjina e Urabeños ose “Clan de Golfo”, mund të gjurmohet tek kryekomandanti paramilitar Vicente Castaño, i cili në vitin 2006 u shkëput nga procesi i demobilizimit të Forcave të Bashkuara të Mbrojtjes së Vetë-Mbrojtjes të Kolumbisë (Autodefensas Unidas de Colombia – AUC) dhe riarmatosi një njësi paraushtarake nën udhëheqjen e dy prej nënkryetarëve të tij: ish-komandanti i bllokut të AIA-s Ever Veloza Garcia, alias “HH” dhe Daniel Rendón Herrera, alias “Don Mario”, ish shefi i financave të një prej grupimeve më të pasura paramilitare, Blloku i Centauros.
Grupi “Clan del Golfo” janë kryesisht të përkushtuar ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës. Anëtarët e grupit udhëheqës janë vetë trafikantë ndërkombëtar që menaxhojnë rrugët e tyre. Megjithatë, rrjeti në tërësi është më shumë një ofrues shërbimi për trafikantët e pavarur të drogës. Grupi kontrollon territoret dhe rregullon ose drejton tregun bazë të kokainës, shoqëron dërgesat përgjatë korridoreve të trafikimit ndërkombëtar, siguron qasje ose mbrojtje për laboratorët e përpunimit dhe siguron shërbime magazinimi dhe dërgimi në rajonet bregdetare dhe kufitare.
Modeli i rrjetit kërkon që qelizat lokale të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshme. Si rezultat, këto grupe janë zgjeruar në minierat e paligjshme, zhvatjen dhe trafikimin e qenieve njerëzore, dhe ata drejtojnë ose marrin një pjesë të fitimeve nga aktivitetet e tjera kriminale që ndodhin në territoret e tyre. Në maj të 2013 Departamenti i Thesarit në SHBA e vendosi ‘Clan del Golfo’ në listën e organizatave të narkotrafikut ndërkombëtar.
Në të kaluarën, kanë qenë të shpeshta përpjekjet e forcave ushtarake dhe autoriteteve kolumbiane për ta luftuar këtë grup kriminal, por pa sukses.
Konkretisht:
Në 1 janar 2011 themeluesi i grupit Juan de Dios Usuga u vra nga forcat e armatosura kolumbiane gjatë një aksioni. Për të iu kundërpërgjigjur kësaj, “Clan del Golfo” shpalli nisi një seri sulmesht të dhunshme ndaj forcave të policisë dhe me shpërndarjen e fletushkave ku theksonin kontrollin e tyre ndaj territorit, duke shkaktuar një mbyllje e veprimtarive tregtare dhe të pezullimit të transporteve publike për 48 orë. Gjithashtu banda sinjalizoi synimin e tyre për t’u përgjigjur në mënyrë agresive ndaj vdekjes së liderit të tyre, kur ofruan publikisht një shpërblim prej 1,000 dollarë për secilin polic të vrarë në Antioquia, një strategji kjo e përdorur më përpara nga Pablo Escobar shkruan express.
Mes fundit të 2014-s dhe fillimit të 2015-s janë arrestuar disa liderë të Clan del Golfo-s, në kuadër të një operacioni të qeverisë kolumbiane me qëllim dobësimin dhe mposhtjen përfundimtare të organizatës.
Më 1 shtator 2017, komandanti i dytë i “Clan de Golfo” alias “Gavilán” u vra. Tre udhëheqësit e mbetur janë ende të lirë alias “Otoniel”, Carlos Moreno ose alias “Nicolás” si dhe Aristides Meza alias “El Indio”.
Megjithatë, pa marrë parasysh se çfarë ndodh me udhëheqjen, qelizat Urabeños në terren nuk do të zhduken. Ata do të vazhdojnë të kontrollojnë territoret kyçe strategjike kriminale, duke u ofruar shërbime trafikantëve të drogës dhe elitave të tjera kriminale dhe drejtimin e aktiviteteve të tyre të lokalizuara kriminale. Madje duke u siguruar që ngarkesa e tyre me kokainë, të mbërrijë në destinacion, pavarësisht kontrolleve në portet ndërkombëtare.
Një pjesë e madhe e jona janë të sigurtë se i bëjnë gjërat sic duhet, por në fakt nuk është ashtu.
Ne përdorim një tharëse ajri për të tharë duart tona, ne vendosim enët në lavaman dhe nuk mund të kalojmë një ditë në punë pa të paktën një filxhan kafe. Por e vërteta është se tharëset përhapin infeksione, një lavaman i lagësht është më i rrezikshëm se një vend tualet dhe një filxhan i pastër nuk do t’ju shpëtojë nga mikrobet në një makinë kafeje.
Po ju zbulojmë 10 fakte të vërtetuara shkencërisht për dëmin e disa zakoneve të përditshme që do mbrojnë shëndetin tuaj.
Enët në lavaman
Një lavaman i mbushur me enë të palara mbledh të gjitha bakteret pasi gjenden lloje të ndryshme të ushqimeve të mbutura. Sugjerohet që pas larjes së enëve të bëhet menjëherë një larje e lavamanit.
Larja e duarve me ujë të ngrohtë
Disa studiues thonë se temperatura e ujit nuk ndikon në vrasjen e baktereve. Koha që shpenzoni për të larë duart është e rëndësishme. Me 5 sekonda ju nuk keni pastruar asgjë, ndërsa nëse shpenzoni 30 sekonda me duart nën ujë, atëherë i keni vrarë bakteret. Shpesh herë, uji i ngrohtë mund të shkatërrojë disa funksione mbrojtëse të lëkurës.
Palestër me grim
Ndonjëherë ne vrapojmë nga zyra për në palestër dhe mendojmë se po të shpenzojmë kohë për të fshirë grimin është dicka e parëndësishme derisa përfundojmë në dush pas stërvitjes. Gjithsesi, kjo nuk është gjëja e duhur pasi gjatë stërvitjes, trupi ynë ka nevojë që të ajroset dhe të pastrohet. Nëse përdorni grim do të mbyllni poret, gjë që mund të shkaktojë probleme për lëkurën.
Përdorimi i një tharëse ajri
Fakti që ne nuk prekim tharësen me duar është iluzion i pastërtisë. Në të vërtetë, tharëset elektronike janë tepër johigjenike pasi mbledhin baktere dhe i shpërndajnë nëpërmjet ajrit në trupin dhe lëkurën tonë. Letrat janë më të sugjerueshme dhe të pastra për të tharë duart.
Përdorimi i një cante për ushqime më shumë se një herë
Një cantë, e përdorur më shumë se një herë ka mikrobe 99.9% të rasteve. Nëse blini mish të papërpunuar dhe e fusni në qese(edhe nëse është mbyllur), bakteret do përhapen tek produktet e tjera, vecanërisht tek frutat e perimet që ndodhen në cantë. Zgjidhja është përdorimi i ndërrimit ose një cante që lahet cdo herë.
Ndarja e perimeve dhe mishit në një tavolinë
Charles Gerba, një mikrobiologjist ka deklaruar se tavolina e prerjes ka 200 herë më shumë baktere se një ulëse tualeti, prandaj nuk është e sugjerueshme që të pritet sallata pasi sjell papastërti. Pas prerjes së mishit të papërpunuar, një tavolinë ndotet me ato baktere prandaj sugjerohet që të mos përdoret për perime pasi mund të shkaktojë helmim. Zgjidhja është që të përdorin 2 tavolina ose të zgjedhin që të jenë prej qelqi dhe të lahen pas cdo përdorimi.
Përdorimi i një makinerie kafeine
Një makineri për kafe është mjedis i përshtatshëm për lloje të ndryshme të baktereve. Ka më shumë mikrobe në një makinë për kafe sesa dushi në banjën tuaj. Për të mbrojtur shëndetin tuaj, lani sa më shpesh të jetë e mundur makinërinë duke përdorur ujë të nxehtë dhe spaun.
Mbajtja e celularit në portofol
Duket se canta ose portofoli është vend i duhur dhe i pastër për të mbrojtur celularin tuaj nga ambienti i pisët, por nuk është e vërtetë. Është më mirë të mbani celularin në xhep pasi është më pak i ndotur. Gjithashtu këshillohet që ta pastroni celulari me letër të lagur cdo ditë.
Pastrimi i rrobave të dimrit në vjeshtë
Nëse vendosni që të lini dorashkat dhe shallin në koshin e rrobave të palara, bëni gjënë më të gabuar pasi specialistët rekomandojnë që larja e tyre të bëhet cdo 1-2 javë. Këto kanë kontakt me gojën dhe hundën tonë shumë shpesh prandaj mund të ndikojnë në sistemin tonë imunitar.
Shkrirja e ushqimit të ngrirë në temperaturë ambienti
Ne mendojmë rrallë herë për mënyrën se si temperatura e ambientit tonë dhe shpejtësia e shkrirjes ndikojnë në cilësinë e ushqimit. Lënia e mishit dhe peshkut në një tas që të shkrihet në tavolinë është tepër e dëmshme.
Ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu në një lidhje me Skype në “360 Gradë” në Ora News thotë se hashashi dhe kokaina janë e njëjta platformë politike, duke nënvizuar se socialistët e kanë kuptuar se droga është mjet i madh fitimi pa lënë gjurmë siç lihet me tenderat dhe korrupsionin.
Spahiu: Shqipëria mbytet me një ngarkesë dhe sot debati ka shkarë nëse një shofer është përgjegjës nëse ka transportuar rreth një ton kokainë.
Do të isha kundër asaj që tha zt.Klosi që hashashi nuk ka lidhje me kokainën. Ka edhe kanë shumë. Është e njëjta platformë. Një nga arsyet pse shqiptarët e kanë ulur prodhimit është e cilësisë më të dobët. Kanabisi e prodhuar në vende të tjera ka qenë më e mirë se kanabisi i Lazaratit, Tepelenës apo Maminasit.
Së dyti, transporti i kanabisit u vështirësua. Transporti i kokainës nuk është thjesht si vend tranzit, por edhe për konsumim të brendshëm.
Dy politikanë që është e sigurt që konsumojnë lëndë narkotike është kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm. Nuk ka shqiptar që të mos thotë se Edi Rama dhe Saimir Tahiri të mos konsumojnë kokainën.
Ç’e shtiu PD-në dhe PS-në për të tërhequr nga ligji për dekriminalizimin për testin e drogës. Socialistët kanë kuptuar një gjë; përfitimet që vijnë nga trafiku i drogës janë më të thjeshta se korrupsioni, tenderat dhe privatizimet. Siç dihet sot e kësaj dite kontrollohen sot e kësaj dite dosjet e KESH-s, naftës etj.
Droga që vjen nga El Salvadori dhe Kolumbia të japin fitimin 200 herë më të lartë se tenderat. Dy shoferë që të marrin përsipër ngarkesën, kjo është e lehtë.
Ata e kanë goditur këtë ngarkesë pasi ka qenë jashtë
Ulçera e stomakut është një sëmundje e dhimbshme që prek miliona njerëz në botë.
Bakteri H.Pylori është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së stomakut, megjithatë ulçera mund të shkaktohet edhe nga abuzimi me aspirinë, ibuprofen e ilaçe të ngjashme.
Ulçera e stomakut trajtohet me medikamente që synojnë të pakësojnë dhe bllokojnë aciditetin në stomak.
Nga ana tjetër ju mund të shfrytëzoni disa produkte dhe kura natyrale që përmirësojnë shëndetin e stomakut. Lexoni më poshtë listën .
Flavonoidët
Flavonoidët janë përbërës natyalë të frutave dhe perimeve si mollët, rrushi i kuq, brokoli, bishtajoret, frutat e pyllit dhe çaji jeshil.
Këto ushqime janë të mira për stomakun dhe e mbrojnë atë nga bakteret.
Jamballi
Kjo bimë që merret edhe si suplement, parandalon zhvillimin e bakterit përgjegjës për ulçerën.
Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha të saj do të përkeqësoni sëmundjet e zemrës ose tensionit të gjakut nëse vuani prej tyre.
Konsultohuni me mjekun tuaj.
Probiotikët
Probiotikët janë mikro organizma të rëndësishëm për sistemin tretës.
Ato i gjeni me shumicë tek kosi, ose mund t’i merrni si suplementë.
Probiotikët shkatërrojnë bakteret dhe përshpejtojnë shërimin tek njerëzit që tashmë marrin medikamente kundër ulçerës.
Mjalti
Mjalti përmban minimalisht 200 substanca mirëbërëse dhe antioksidantë.
Ai është armik i baktereve, përfshirë atë që shkakton ulçerën.
Për sa kohë nivelet e sheqerit janë normale, ju mund ta përdorni mjaltin si ëmbëlsues dhe të qetësoni ulçerën.
Hudhra
Ekstraktet e hudhrës janë ideale për të shmangur zhvillimin e bakterit të ulçerës.
Por nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, duhet të tregoni kujdes me hudhrën sepse ajo kryen të njëjtën gjë.
Boronica e kuqe
Lëngu i këtij fruti është efikas kundë infeksioneve urinare dhe baktereve të ulçerës.
Megjithatë, nuk duhet të pini shumë lëng, sepse përmban shumë sheqer dhe mund të shkaktojë probleme me tretjen.
Frutat, Perimet dhe Drithërat
Një regjim ushqimor i pasur me fruta, perime dhe drithëra të plota është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë organizmit dhe të stomakut në veçanti.
Një regjim i pasur me vitamina përshpejton shërimin e ulçerës.
Ushqimet më të mira që mund të konsumoni rregullisht kundër ulçerës janë: rigoni, rozmarina, çokollata e zezë, frutat e pyllit si boronicat, luleshtrydhet e të tjerë dhe ullinjtë e zinj.
Ulçera dhe Ushqimet Që Duhen Shmangur
Njerëzit që vuajnë nga ulçera apo urthi duhet të tregojnë kujdes dhe të mos konsumojnë kafe, pije të gazuara, speca djegës, ushqime të përpunuara, ushqime me shumë kripë, ushqime të skuqura, agrume dhe domate.
Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.
Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm.
E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm.
Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë të ulen në tavolinë e të hanë mëngjes, ndaj mjaftohen me një banane.
Ky frut është padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit.
Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën.
Ky frut përmban hekur ndaj stimulon prodhimin e hemoglobinës.
Kur duhet ngrënë banania?
Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot.
Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji.
Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6.
Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme:
Sipas të dhënave niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht.
Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur.
Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët.
Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes.
Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe mangeznit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiovaskular.
Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh.
Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.
Këshillat më të mira për konsumimin e bananes
Bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu probleme shëndetsore të panevojshme.
Ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos.
Cifti Mark dhe Diana priste një fëmijë, por kjo ngjarje e gëzueshme u përkeqësua nga një fakt shkatërrues, Marku kishte vetëm pesë ditë për të jetuar. Mark, 52 vjeç, u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë.
Pas gjashtë muajsh të kimioterapisë, ai filloi të kishte probleme me frymëmarrjen. Nga kimioterapia ai pësoi fibrozë pulmonare. Disa javë më vonë, atij iu tha se gjendja e tij ishte fatale. Një dëshirë e tij: “Do të doja ta shihja fëmijën”, tha Mark.
Diana vendosi që të lindte foshnjën 2 javë më herët, kështu që sapo fëmija Savannah erdhi në jetë, Marku e mbajti atë për 45 minuta. “Ne vetëm qanim” tha Diana. Marku ishte i zgjuar dhe i vetëdijshëm ditën e lindjes, por ditët në vijim ishin më të vështira për të.
Ai kishte vetëm forcë të mjaftueshme për të mbajtur Savannah për rreth një minutë. “Nëse ajo qante, ai tundte kokën dhe mërmëriste,” tha Diana. “E vendosa vajzën në krahët e tij kur ai ishte në koma disa herë, dhe dora e tij shkonte drejt saj.”
Mark ra në koma dhe rrahjet e tij në monitor po shuheshin, Diana kuptoi se këto mund të ishin momente të fundit të tyre së bashku.”E kam vënë në krahë dhe e kam mbajtur dorën derisa ai ka ndalur frymëmarrjen”, tha Diana.