Aurora

Olta Gixhari na prezanton për herë të parë me mamanë, ja nga kush e ka marrë bukurinë aktorja

Jemi mësuar që Olta Gixharin ta shohim gjithmonë bashkë me motrën e saj Gertën në televizion, por edhe në evente të ndryshme të jetës kulturore në kryeqytet. Ato janë thuajse të pandashmë e pavarësisht viteve që i ndajnë duken si motra binjake, mirëpo një fotografi e postuar së fundmi në Instagram ka bërë të gjithë të dyshojnë se mos motrat Gixhari kishin edhe një motër të tretë.

Në të të vërtetë ka qenë mbishkrimi ‘’me mamin’’ ai që ka tradhëtuar aktoren bukuroshe, e cila ka prezantuar për herë të parë me ndjekësit e saj mamanë. Një grua bukuroshe dhe me një buzëqeshje rrëzëllitëse, dy tipare të cilat duket t’i trashëguar mjaft mirë edhe tek të bijat.

Image

Olta Gixhari na prezanton për herë të parë me mamanë, ja nga kush e ka marrë bukurinë aktorja Read More »

Çfarë i ndodhi? Rama i thërret mësuesit për 7 Mars dhe u kërkon falje sepse…

Me rastin e 7 Marsit, festes se mesuesit, kryeministri Edi Rama kishte organizuar një pritje e ne fjalen e tij u është drejtuar me një ndjesë të thellë.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithave ju, mësuesve të vendit, ndjesë të thellë dhe të vërtetë për faktin që unë dhe rraca ime e politikanëve sidomos e atyre që cdo të enjte zhvillojnë mësim në Kuvend nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por të edukoni qytetarë të mirë. Jo vetëm nuk ju ndihmojmë, por akoma më keq, ju pengojmë cdo të enjte rregullisht, në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera patjetër, por sidomos të enjten, shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që mund të themi gjatë javës në raport me virtytet, dhuntitë e mira. Unë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javës përvec të enjtes të lajë me sa më shumë punë e kontribut në mbështetjen tuaj dhe të gjithë të tjerave mëkatet e të enjtes. Në raport me ju kemi shumë për të bërë”- tha Rama.

Çfarë i ndodhi? Rama i thërret mësuesit për 7 Mars dhe u kërkon falje sepse… Read More »

Kishte 132 vite që lundronte në det, gjendet mesazhi më i vjetër në shishe, ja cfarë shkruhej

Në Perth të Australisë është gjetur mesazhi më i vjetër i njohur në shishe, pothuajse 132 vite pasi ajo ishte hedhur në det. Shishja është gjetur nga një familje në këtë vend.

Mediat e huaja shkruajnë se Tonia Illman kishte gjetur shishen, teksa kishte dalë për një shëtitje përgjatë dunave të rërës në një plazh në Australinë perëndimore.

Ndërkohë bashkëshorti i saj ka thënë për BBC se e kishte gjetur letrën në shishe, por që nuk ia kishte idenë se çfarë ishte ajo. Çifti më pas ka shkuar në shtëpi, e kanë tharë atë në mikrovalë dhe më pas e kanë lexuar.

Ekspertët kanë konfirmuar se është një mesazh autentik nga një anije gjermane. BBC shkruan se shënimi në shishe, që mbante datën 12 qershor 1886, ishte hedhur nga anija gjermane “Paula”, si pjesë e një eksperimenti në oqean dhe trajektoreve të lundrimit nga ana e Observatorit Detar të Gjermanisë.

Gjithashtu kujtojmë se më herët, rekordi botëror “Guinness” për mesazhin më të vjetër në shishe ishte 108-vjeçar. Familja Illman kishte kontaktuar me ekspertë vendas për të verifikuar moshën e shishes dhe, pas kontakteve edhe me zyrtarë gjermanë ishte konfirmuar gjithçka.

Me mijëra shishe janë hedhur në det gjatë eksperimentit 69-vjeçar të Gjermanisë. Familja Illman ia ka huazuar zbulimin e saj Muzeut Perëndimor australian, për dy vitet e ardhshme, e ai do të ekspozohet duke filluar nga e mërkura.

Kishte 132 vite që lundronte në det, gjendet mesazhi më i vjetër në shishe, ja cfarë shkruhej Read More »

Gjëndje alarmi për sëmundjen e shekullit te shqiptarët, shkak ky produkt që e duam aq shumë

Nuk është e panjohur se konsumi i lartë i sheqerit nuk është i mirë për shëndetin. E tepruara me sheqerin sipas studimeve sjell shqetësime në të gjithë organizmin, si dhe është një ndër faktorët kryesorë për t’u prekur nga diabeti dhe obeziteti.

Edhe pse pasojat negative në shëndet janë të njohura nga të gjithë, importet e shqernave shënuan rritje përgjatë 2017-s, ku sipas të dhënave të INSTAT janë importuar rreth 83.8 milionë kg sheqer dhe produkte të tij, apo 5.5 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë importet e sheqerit janë rritur me 33 për qind. Në 2016-n sasia e imorptuar në kilogramë ishte rreth 62.8 milionë kilogramë. Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, një shqiptar ka konsumuar mesatarisht rreth 29.9 kg sheqer e produkte të tij gjatë 2017-s.

Konsumi i sheqerit për frymë ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave nga indiansugar.com, ky tregues në 2009, ishte 25 kg, viti i cili kishte edhe sasinë më të ulët të importuar.

Për periudhën nga 2005-2017, 2008-a mban rekord për sasinë e importuar me 91.5 kilogramë. Më pas importi erdhi me rënie, duke u luhatur në sasitë 50-60 milionë kilogramë, teksa shqiptarët filluan të tregoheshin më të kujdesshëm për shëndetin. Në vitin që lamë pas, importet u rikthyen përsëri në rritje, i shpqëruar dhe me një shtim të lokaleve që tregtojnë ëmbëlsira, të cilët janë kthyer në modë dy vitet e fundit.

Në rritje dhe obeziteti

Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike.

Pas një rënieje në Shqipëri deri në vitin 2014, ai është rritur sërish ndjeshëm dy vitet e fundit, duke paralajmëruar shtimin e një sërë sëmundjeve të lidhura me të, ku më kryesori është diabeti.

Nga të dhënat më të fundit të publikuara nga CIA World Fact Book, prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.7% të popullsisë në vitin 2016, nga 18.1% që ishte ky tregues në 2014-n, duke u renditur në vend të 74, nga 180 vende ku ka të dhëna të vlefshme. Në krahasim me 2014-n, kur kishim prevalencën më të ulët në rajon për sa i përket obezitetit, Shqipëria renditet tashmë në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%.

Të dytët me normë më të lartë janë maqedonasit, ku sipas të dhënave për vitin 2016, prevalenca e obezitetit ishte 22.4%. Ndërsa më elegantët e rajonit janë boshnjakët me 17.9% dhe serbët me 21.5%.

Indeksi i Masës Trupore (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.

Diabeti, rritet dukshëm prevalenca

Niveli i standardizuar i vdekshmërisë nga diabeti në Shqipëri në vitin 1990 ishte 3.5 për 100,000 banorë, u shfaqur jashtëzakonisht i ulët, i cili mund të shpjegohet me dietën e shëndetshme dhe aktivitetin fizik gjatë regjimit komunist. Por, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në vitin 2014, prevalenca e diabetit ishte rritur ndjeshëm, në 16.8 për 100 mijë banorë.

OBSH: Sheqeri armiku i trupit

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sheqeri për shëndetin paraqitet më i dëmshëm se kolesteroli i keq. Në dietë na vjen sidomos nga pijet që përmbajnë sheqer, ëmbëlsirat dhe ushqimet e paketuara.

Sipas specialistëve, faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja. Kufizimi në përdorimin e tyre zvogëlon rrezikun e diabetit dhe obezitetit dhe parandalon kariesin.

Jetët tona janë shumë të ëmbla. Ne kemi nevojë të reduktojmë sheqerin. Një lugë çaji në dy është shumë më tepër se ajo që kërkon trupi ynë. Kjo është arsyeja se pse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sapo ka botuar linjat e saj të guidës, me rekomandimin për të reduktuar sasinë e ëmbëklsisë në kafe, por infiltruar në një mënyrë pak a shumë dinake edhe në kos, lëngjet e frutave, pijet e gazuara, drithërat për mëngjes, dhe biskotat dhe merendave. Në këmbim të një diete më të hidhur do të jetë më e lehtë të mbani peshën e duhur, për të parandaluar diabetin dhe duke iu përmbajtur rreptësisht direktivave – zhdukur deri kariesin. Rekomandimet e OBSH bazohentek mjalti dhe ato sheqernave të tjera të lira: atyre të shtuar gjatë përpunimit të ushqimit.

Nuk ka limit për frutat, perimet dhe qumështin. Qëllimi është të mos kaloni 50 gram në ditë, ekuivalente me 200 kalori dhe 10-12 tlugë cajis, nëse do të ishte e lehtë për të hamendësuar përmbajtjen e produkteve industriale (në SHBA 8 produkte në 10 në supermarket janë të ëmbëlsuara). Një kanaçe pije me gaz përmban 10 lugë sheqer, një lëng 5, drithërat e mëngjesit gati 4 dhe disa lugë caji gjenden në kosin me fruta. Për të arritur kuotën prej 12 (baraz me 10%të kalorive të përditshme) është pra më e lehtë nga sa mund ta mendojmë, edhe duke sakrifikuar që ta pimë kafen ‘shqeto’.

Gjëndje alarmi për sëmundjen e shekullit te shqiptarët, shkak ky produkt që e duam aq shumë Read More »

Pamje prekëse: Vëllai dhe motra të përqafuar, luftojnë sëmundjen e kancerit – në të njëjtën dhomë të spitalit

Një vëlla dhe motër po luftojnë krah për krah me kancerin në dhomën e njëjtë të spitalit, pasi u diagnostikuan me një formë të rrallë të sëmundjes trashëguese.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jacob Randell, 14 vjeç, dhe motrën e tij pesë vjeçare Sophia, të cilët po luftojnë një tumor agresiv në tru.

Mamaja e tyre, Liliane Hajjar, ka treguar se si familja e saj është lënë “e thyer” nga goditja e dyfishtë shkatërruese.

Ajo ka dokumentuar luftën e tyre në mediat sociale – me një foto prekëse që është bërë vitin e kaluar duke treguar se si vëllai dhe motra e tij përqafohen ndërsa mbështetnin njëri-tjetrin.

Një tjetër foto tregon emrat e fëmijëve në derën e dhomës së tyre të spitalit, me një mbishkrim: “Kjo është pamja më prekëse që sytë dhe zemra e mia kanë parë ndonjëherë”.

Pamje prekëse: Vëllai dhe motra të përqafuar, luftojnë sëmundjen e kancerit – në të njëjtën dhomë të spitalit Read More »

‘Mos pranoni sutiena, mbathje, zarfe me lekë…”, thirrja e fortë e Akademikut për mësuesit

Me nje apel te forte, Akademiku Artan Fuga u eshte drejtuar gjithe mesuesve ne vend, qe sot festojne 7 Marsin, duke shigjetuar traditen e shemtuar ne dhenien e marrjen e dhuratave. Duke numeruar dhuratat simbolike qe i shkojne per shtat kesaj dite, Fuga rendit shume te tjera, qe sipas tij “Bejne korrupsion, abuzojne me detyren, plackisin familjet, krijojne pabarazi mes nxenesve, dhe vec kesaj tregohen hajdute, te poshter dhe bejne maskarallik”.

Postimi i Artan Fuges

7 marsi, dita e mesuesve te perkushtuar, jo dite takse ndaj nxenesve dhe familjeve te tyre

Neser eshte 7 marsi. E kam merak ta perseris cdo vit. Te gjitha ato mesuese apo mesues qe pranojne nga nxenesit me shume se nje duartrokitje, nje tufe lule, nje kartoline, hajde nje liber, a nje punedore te vogel bere ne shtepi, pra simbole te kesaj natyre, por pranojne edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me leke, deodorante, servise pjatash, vathe, ore, kepuce, kompjutera, telefona celulare, etj, bejne korrupsion, abuzojne me detyren, plackisin familjet, krijojne pabarazi mes nxenesve, dhe vec kesaj tregohen hajdute, te poshter dhe bejne maskarallik. Nderkohe prej dy shekujsh ministria e perndershme e arsimit fle dhe mbyll syte ndaj kesaj dukurie te turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje te nxenesve dhe te familjeve te tyre

‘Mos pranoni sutiena, mbathje, zarfe me lekë…”, thirrja e fortë e Akademikut për mësuesit Read More »

Mero Baze ‘tallet’ keq me Bashën: Lidhja me rusët do të të kushtojë shtrenjtë sa herë të duash të ikësh pa gruan në SHBA

Një shkrim investigativ me autorë David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman zbuloi fakte konkrete ku “selia blu” ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e liderit të saj Lulzim Basha, në SHBA. Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Mero Baze.

Ky i fundit në një postim në rrjetin social Facebook ngacmon keq Bashën. Në këtë ngjarje Baze përfshin edhe bashkëshorten e Bashës.

“Gjëja më e kendshme tek investigimi amerikan për Bashën dhe lidhjet ruse të lobistëve të tij është që ata merren dhe me shitje femrash ukrainase. Kjo mund ti kushtojë shtrenjtë Bashës sa herë të kërkojë të ikë pa gruan në SHBA”, shkruan gazetari.

Mero Baze ‘tallet’ keq me Bashën: Lidhja me rusët do të të kushtojë shtrenjtë sa herë të duash të ikësh pa gruan në SHBA Read More »