Një grua e cila sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe ndodhet ende në gjende delikate, ka kërkuar ndihmën e mjekeve dhe infermiereve gjatë natës që lamë pas, duke qenë se nuk ndihej mirë.
Siç tregon ajo, ka thirrur disa herë me zë të ulët, në mënyrë që të mos zgjonte prej gjumit gratë e tjera që ndodheshin të shtruara në të njëjtën sallë me të, por më kot, askush nuk i është përgjigjur.
Nëna e re më pas është ngritur vet nga krevati dhe ka shkuar në sallën ku supozohej se duhej të qëndronte infermierja e mamia, por ka ngelur e habitur nga ajo që ka parë.
Zonja, e cila supozohet se duhet të qëndrojë në gatishmëri për të ndihmuar gratë lehonë dhe t’i kontrollojë ato herë pas here gjatë natës, ia kishte futur gjumit.
“Është ora 5.20 e mëngjesit dhe jemi “live” nga materniteti i vjetër. Kam lindur dje dhe nuk u ndjeva mirë në një moment. Kërkova maminë që duhet të kujdesej për të gjitha gratë që janë të shtruara këtu.
Turni i tretë dhe pamja që gjeta ishte kjo. Infermieria apo mamia që kishte turnin dhe duhej të mbikqyrte të gjitha gratë që janë të shtruara. Shkova takova një tjetër dhe ajo e zgjoi, se vetë s’na e mbajti, as mua e as grave që kishim në dhomë”, – tregon nëna e re.
Ka qene i hapur, por edhe diskret njekohesisht ish kryeministri Sali Berisha sot teksa ka komentuar deklaraten e Astrit Patozi i cili nuk e mohoi idene per nje parti te re brenda PD.
“Unë s’mund të them asgjë më shumë se atë që kam thënë, e konsideroj absolutisht për mua jashtëzakonsisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët që të viteve 90 e gjer sot, unë jam më i vetedijshem se kushdo tjetër ncodhta, për vështirësitë që qëndrojnë para opozitës, por unë në vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore që për t’u përballë me këtë, së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti bërja e cdo gjëje për të tërhequr rininë me vete. Unë kaq mund të them”.
“Një lëvizje politike në shumë raste është më e madhe se një parti politike, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë në rast se shurdhëria dhe mosreflektimi do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur t’i qëndrojmë aksionit tonë politik sepse mendojmë se e kemi detyrim ndaj forcës sonë politike ndaj demokatëve në gjithë Shqipërinë, por dhe ndaj vendit në tërësi”, tha Patozi sot.
Ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Lalla ka hyrë në marrëdhenie biznesi me një person të botës së krimit, të arrestuar disa herë dhe të dënuar përveç të tjerash edhe me vendime gjykate për vrasje.
Siç mund ta shihni nga ky dokument ekskluziv që botohet sot si faqja e parë e dosjes së errët të Llallës, ai ka hyrë në marrëdhënie biznesi për shitblerje pronash me Eduart Dushkun, 42 vjeçarin nga Sauku i Tiranës. Një personazh i shumë i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.
Të enjten e kaluar, vetëm katër ditë më parë, më 1 mars 2018, ai është arrestuar në operacionin “Përsëritësi” nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së armëve luftarake” dhe “Largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
Nuk është hera e parë që ai bëhet objekti i punës dhe veprimtarisë se organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar. Dushku ka mbi shpinë një dosje penale përgjatë jetës së tij, me një listë akuzash që rëndojnë mbi të, si:
“Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Pikërisht me këtë personazh, Eduart Enver Dushku, ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Xhemal Llalla ka hyrë në marrëdhënie biznesi.
Njoftimi i policisë së Tiranës, e ENJTE 1 MARS 2018:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, i shtetasit:
• Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri pistoletë e tipit “TT” model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri automatike “Kallashnikov” 7.62 ,
• Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model “Makarov”,
• Tetë kapsolla detonatore,
• Dy maska,
• Aparat celular i tipit “IPhone 7” me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit “Samsung S7” me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit “IPhone 8” me kartë SIM.
Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke e zëvendësuar me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”.
Nga ana e jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Dushku, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal.
Eduart Dushku, rezulton me precedentë penale për veprat penale: “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Si e paraqitën mediat arrestimin dhe portretin e Dushkut:
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person të dënuar më parë për vrasje, pasi i janë gjetur arsenal armësh. Gjatë operacionit policor “Përsëritësi”, në pranga ka rënë. EDUART (Edison) DUSHKU, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri, pistoletë dhe kallashnikov, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore dhe aparate celularë.
Ky shtetas EDUART (Edison) DUSHKU është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015 :
– Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.
– Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.
EDUARD DUSHKU nuk është emër i panjohur për autoritetet e shtetit pasi ka qenë i dënuar disa herë më parë.
Policia ka njoftuar për të njëjtin person ne date 12 gusht te vitit 2017 per nje ngjarje të ndodhur në Sauk, ku thuhej se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie dy persona.
“Për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë”- njoftonte policia e cila vijoi:
“Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduart Dushku, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë”.
Por ai eshte arrestuar edhe ne vitin 2012, pasi ishte ne kerkim per vrasjen e ndodhur ne vitin 2011, shkruan.
KONFLIKTI NE TIRANE
Eduard Dushku kërkohej për vrasjen e Avdulla Vrapit
Një person i kërkuar për vrasje në shtator 2011, u arrestua nga Policia e Tiranës. Burimet zyrtare thanë se policia arrestoi një person të shumëkërkuar, i cili u kap me një armë pa leje pranë ish-Profarmës.
Eduard Dushku, pronar i një linje autobusësh, është vënë në pranga në afërsi të ish-Profarmës në Tiranë.
Burimet zyrtare thanë se ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Eduard Dushku, sipas Prokurorisë, është autor i vrasjes së Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011.
VRASJA NE 2011
Sipas kërkesës për gjykim, vrasja ka ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobusi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku.
Sherri fillimisht ka nisur pas gërvishtjes së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.
Gjatë një zënke me Albert Vrapin, në tentativë për t’u mbrojtur, Dushku ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Për pasojë gjeti vdekjen Abdulla Vrapi, i cili kur ka parë që është drejtuar arma, i ka dalë para të birit duke i pritur vetë plumbat.
Miku i të dyshuarit Besnik Tresa ndodhej pranë vendit të ngjarjes e menjëherë pasi u krye krimi, e ndihmoi Dushkun duke u larguar nga vendngjarja, pranë Sanatoriumit në Tiranë dhe duke e strehuar atë në një hotel në Rrugën e Elbasanit.
Tresa u arrestua menjëherë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit, të cilën ia kishte marrë autorit. Ndërsa autori, arriti të arratisej duke u shpallur në kërkim nga policia, megjithëse u arrit të provohej autorësia e tij.
Ngjarja për të cilën akuzohet Eduard Dushku ka ndodhur më 22 gusht 2011, kur Besnik Tresa, shofer i linjës Sauk-Shkolla e Baletit, gjatë kohës që po lëvizte në drejtim të një kompleksi, në një pjesë të ngushtë të rrugës është fërkuar me pasqyrën e mjetit tip “Benz 240”, e drejtuar nga Albert Vrapi. Tresa, pas incidentit, ka lajmëruar pronarin Dushku, duke e vënë në dijeni, shkruan.
Kur Albert Vrapi ka nisur të debatojë me punonjësit Tresa, Dushku ka ndërhyrë duke i kërkuar Albert Vrapit të largohej dhe të mos krijonte probleme. Debati ka precipituar në veprime të dhunshme, ku të dyja palët kanë filluar të goditen me sende të forta.
Gjatë përleshjes Dushku ka nxjerrë nga çanta e tij një pistoletë pa leje dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit, duke vrarë Abdulla Vrapin, babanë e Albertit, i cili ishte përfshirë në konflikt së bashku me persona të tjerë me lidhje fisnore me të.
Kolla kronike dhe bronshiti janë probleme shëndetsore stërmunduese për organizmin.
Në shumicën e rasteve, këto probleme kërkojnë trajtim të imtësishëm mjekësor.
Përveç tyre, përdoren edhe kura natyrale për të çliruar rrugët e frymëmarrjes.
Kjo kurë e re natyrale përmban përbërës të fuqishëm , të cilët gjendet lehtësisht në çdo kuzhinë shqiptare.
Banania dhe mjalti njihen për aftësitë e tyre në qetësimin e fytit dhe mushkërive, por edhe në kurimin e kollës dhe bronshitit.
Kura me Banane dhe Mjaltë
Kura me banane dhe mjaltë, pranohet të ketë efekt të menjëhershëm jo vetëm kundër fytit të thatë apo kollës por edhe për problemet me stomakun.
Si ta përgatisni kurën me banane dhe mjaltë.
Përbërësit:
400 ml ujë të zier
2 banane të pjekura mirë (mundësisht me lëkurë të pikëzuar)
2 lugë gjelle me mjaltë
Përgatitja:
Qërojini bananet dhe shtypini me një lugë druri deri sa të bëhen pelte.
Mos përdorni enë metalike sepse banania ka tendencën të nxihet nëse bie në kontakt me metalin.
Vendoseni purenë e bananes në një enë dhe shtoni ujin e zier, të ngrohtë.
Lërini të qëndrojnë së bashku për tridhjetë minuta.
Kur lëngu të jetë ftohur, shtoni mjaltin.
Nëse ju pëlqejnë lëngjet transparente mund ta kulloni. Por mund ta përzieni e ta pini edhe të plotë.
Është e rëndësishme që mjalti të jetë përbërësi i fundit që shtohet në kurë që mos të humbë vlerat e tij si pasojë e nxehtësisë së ujit.
Si ta konsumoni
Pini 100 ml të kësaj kure, 4 herë në ditë.
Kjo sasi është e mjaftueshme për një ditë, ndaj të nesërmen ju mund të përgatisni një dozë të re.
Rezultatet e para priten pas katër-pesë ditësh.
Konsumi i bananes gjatë të ftohurës dhe sëmundjeve respiratore është i rekomandueshëm.
Kjo vjen për shkak të profilit të pasur ushqimor të bananes që jep energji por edhe ofron proteina, vitamina, minerale, fibër dietike.
Një prej mineraleve më të fuqishëm është magnezi që balancon elektrolitet.
Ndonëse bananet nuk përmbajnë vitaminë C, kompensimi vjen nga përdorimi i mjaltit që përpos saj, ofron edhe shumë antioksidantë që luftojnë inflamacionin.
Në kudër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një kirurge e njohur, gjithashtu edhe mjekja personale e Angelina Jolie, ka zbuluar disa nga zhvillimet e fundit në betejën kundër kancerit të gjirit, që prek pothuajse 1 në 8 femra.
Dr. Kristi Funk, themeluesja e Qendrës së Gjirit Pink Lotus, e cila u bë e njohur në vitin 2013 kur trajtoi Jolie, ka shpërndarë gjithashtu disa këshilla të rëndësishme mbi dietën dhe mënyrën e jetesës për të parandaluar kancerin e gjirit.
Zhvillime të reja në hulumtimet mbi kancerin e gjirit Rritja si në cilësi ashtu edhe efikasitet e mamografisë 3-D është një nga zhvillimet më të rëndësishme të bërë kundrejt kancerit të gjirit këtë vit.
Një studim i fundit ka zbuluar se mamografia 3-D është 34% më shumë efikase në zbulimin e kancerit të gjirit krahasuar me atë 2-D.
Kanceri fshihet gjithmonë nga indet e dendura të gjirit, mamografia 3-D ndihmon doktorët për të siguruar një pamje më të qartë se çfarë po ndodh.
Edhe pse mamografia 3-D nuk konsiderohet standarde aktualisht, ndoshta në një të ardhme mund të bëhet. Një nga idetë e gabuara më të zakonshme në lidhje me kancerin e gjirit është trashëgimia.
Nëse do të pyesni pacientët me kancer gjiri nëse një afërm i tyre ka vuajtur nga e njëjta sëmundje, 85% do të thoshin jo. Thuhet se vetëm 5-10 e grave me kancer gjiri kanë mutacione gjenetike të trashëguara.
Kjo ide e gabuar ka bërë që njerëzit të mos e kuptojnë se e kanë më shumë nën kontroll rrezikun për zhvillimin e kancerit seç mund ta mendojnë.
“Fillon me dietën”, thotë Funk, “Dieta, lëndët ushqyese, aktivitet fizik…kaq shumë gjëra që i kemi nën kontroll.
1.Konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës: Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit.
2.Konsumoni më shumë fruta pylli të pasura në antioksidues: Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidues dhe lëndë ushqyese.
Këto fruta pylli janë shpëtuesit ndaj radikaleve të lira, prandaj, besojeni ose jo, ato mund të shkaktojnë vetëvrasje të qelizave kancerogjene.
3.Përdoreni më shumë shafranin e Indisë: Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme.
4.Konsumoni më shumë nga një frut indian (Gooseberry): Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.
5.Konsumoni më shumë kërpudha: Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit.
Konsumoni më shumë produkte të sojës: Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Por që nga viti 2009, megjithatë, studime të reja kanë treguar përfitimet e produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj.
Që Albi Nako është i rreptë e dinim, por që është kaq shumë jo!
Na u desh ky rrëfim i balerinës së njohur që ta merrnim vesh. Ajo prej 6 vitesh është pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, si dhe gjithashtu prezanton motin në Tv Klan. Bëhet fjalë për Alba Hoxhën e cila ka rrëfyer te “Rudina” fillimet e saj të vështira, pasi koreografi Albi Nako jo vetëm e ka demoralizuar atë, por edhe e ka “ofenduar”.
Jam futur me audicione në Klan dhe në fillimet e mia nuk kam qenë ashtu siç duhej dhe ditën e tretë pasi fillova Albi Nako ka dashur të më heqë, më thoshte: Ti je një dru i pagdhendur, tupi jot është si stekë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje. Albi është i paparë. Në fillim u demoralizova por pastaj me ambicie dhe me punë arrita këtu ku jam”
E pyetur nga Rudina si u gjend te moti, Alba rrëfeu se ishte propozimi i Albit: “E vërteta është që lindi si ide e Albi Nakos. Ai kishte dëgjuar që po bëhej një audicion dhe më propozoi mua…”, tha Alba.
Lajmi i bujshëm i ndarjes së tyre ka pushtuar mediat. Ata kishin 20 vite së bashku, mirëpo duket se gjithçka ka marrë fund.
Është fjala për aktorin me origjinë shqiptare, Xhim Belushi.
Xhimi dhe Jennifer Sloan i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe mediat e huaja bëjnë me dije se ditën e djeshme ata kanë firmosur letrat e divorcit. Ata kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë Jamison dhe djalin Jared. Ndërsa ky është divorci i tretë për Xhimin.
Aktori ka qenë i martuar 8 vite me Sandra Devenport me të cilën ka një djalë, Robertin. Ndërsa më herët ka qenë i martuar me aktoren, Marjorie Bransfiel.
Xhimi njihet më shumë për serialin komik, “Jeta sipas Xhimit”, i transmetuar në Shqipëri disa vite më parë.