Aurora

Habit Astrit Patozi: Berisha nuk ndikon në PD që prej vitit …

Astrit Patozi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka habitur teksa ka folur për rolin dhe ndikimin e Sali Berishën në Partinë Demokratike.

astrit-patozi-

Sipas Patozit, Berisha nuk ka asnjë ndikim në vendimet që merren në Partinë Demokratike, që prej ditës që dha dorëheqjen në vitin 2013. Patozi i’a faturoi të gjitha dështimet e PD-së pas vitit 2013, kryetarit Lulzim Basha.

“Sali Berisha cfarëdo të ketë bërë, gjykoj aktet dhe jo fjalët apo kulisat. Sali Berisha dha dorëheqjen. Sa herë është pyetur ka thënë, unë nuk jam pjesë e vendimeve të PD-se dhe unë nuk bëj pjesë në debatin e brendshëm.
Nga viti 2013, roli i Berishës është i debatueshëm. Por, kam ardhur të flas për vendimet e Bashës. Ka marrë vendime vetë dhe u ka vënë firmën e tij.  Jemi në krizë për shkak të Lulzim Bashës.”

Habit Astrit Patozi: Berisha nuk ndikon në PD që prej vitit … Read More »

A do çahet PD? Basha: Kam folur me Berishën, ftesa ime është…

Kryetari i PD Lulzim Basha i pyetur ne emisionin “Opinion”, nese do te cahet Partia Demokratike, tha se ai po ben perpjekje qe ne PD te kete kontribut cdo anetar i partise.

8e441acf-d7ac-4324-841a-32633af43bb4

“Mendoj që sulmet personale s’përbëjnë ide politike, PD është në një proces të vështirë të dalë pas zgjedjeve të 25 qershorit, të blera e të dhunuara. Sulmet ndaj krytarit e drejtuesve dëmtojnë jo kryetarin, por demokratrët e thjeshtë, që kanë probleme të mëdha largime nga puna, nga ndihma ekonomike, këto si kontribuojnë PD.

Kam bërë dhe po bëj cdo përpjekje që cdokush pavarësisht nëse ka personalizuar debatin politik të gjejë veten, janë pjesë e PD derisa vetë te vendosin që s’janë”.

Fevziu: A do ketë fraksione brenda statutit?

Basha: Për mua s’ka nevoje te kte, por do nisë me dy javë konsultime, e kam shpallur që partia ti rikthehet anëtarëve. Ka ardhur koha të aplikojmë standartin evropian, ky është propozimi që do coj para anëtarëve të Kryesisë.

Fevziu: Berisha ka deklaruar e vetmja zgjidhje ëhstë rigrupimi dhe ribashkii i kontribuesve duke vënë theksin te rinia, por ju po nxirrni jashtë sa më shumë njerëz.

Basha: Nuk eshte e vertete, sulmi sic e thashë s’është as fakt as ide, është e kundërta ftesa ime ka qenë që të vijnë të gjithë të kontribuojnë po kjo s’është negociata me kryetarin. Garancia që dua të shoh të mishëruar në statutin e PD është që vlerësimi për meritën e atyre që do kërkojnë besimin për tu bërë deputet të vijë nga anëtarët e partisë.

Fevziu: Ju u mbyllet ne parti e bete listat

Basha: E kam marrë përgjëgjesinë për atë moment dhe e kam thënë që kjo është hera e fundit që kryetari bën listat.

Pas deklaratave te Imamit dhe Besnik Mustafaj sot, Basha tha:

Është zgjedhja e cdokujt të marri vendimet e veta politike, ftesa është që investimet që kanë në PD ti mbajnë në PD. Kam folur edhe me Zotin Berisha, cështja është a është ide politike sulmi ndaj kryetarit? Po të heqësh Bashën aty s’ka asnjë ide politike.

Fevziu: A është dakort Berisha me ju?

Basha: Kjo është pyetjne që duhet t’ja bëni zotit Berisha dhe ai është shprehur për këtë cështje.

A do çahet PD? Basha: Kam folur me Berishën, ftesa ime është… Read More »

Me barkun petë dhe ciklin e rregullt, 19 vjeçarja bëhet nënë: Nuk e dija që isha shtatzënë

E kishte ciklin e rregullt dhe trupin si të një modeleje, por një natë ndodhi e papritura.

Një vajzë 19-vjeçare angleze me emrin Charlotte Thomson, krejt papritur nisi të kishte dhimbje stomaku, çka bëri që të shkojë nxitimthi në spital.

Por befas e gjeti veten nënë, me një vajzë të cilën e quajti Molly.

Ngjarja ka ndodhur në Newcastle, ku Charlote si shumë bashkëmoshatare të saj shkonte në festa dhe pinte me shoqërinë dhe as që e mendonte mëmësinë.

“Befas nisi të më dhembte barku, telefonova një taksi dhe shkova në spital. Kur mjeku më tha se duhet të flisja me një gjinekolog, mbeta pa fjalë.

Isha shtatzënë në muajin e nëntë dhe as që e kisha idenë. Barkun e kisha petë dhe vazhdoja të mbaja taka të larta.

Edhe ciklin e kisha të rregullt”, tregon ajo për ‘Metro’, duke rrëfyer historinë e saj.

Vogëlushja erdhi në jetë brenda pak orësh që nga momenti i mbërritjes në spital.

“Edhe gjatë shtatzënisë kisha pirë alkool. Isha e terrorizuar nga ideja që do bëhesha nënë.

Por sapo mora Molly në krahë, u përhumba komplet pas saj”, tregon Charlotte, e cila tashmë është 21 vjeçe, shkruan noa.al.

Ajo shton se shoqëria e saj nuk e besoi se ishte bërë nënë, deri në momentin që postoi fotografitë e së bijës.

Nga ana tjetër, ndonëse të surprizuar, Charlotte shprehet se prindërit e saj e mbështetën.

Me barkun petë dhe ciklin e rregullt, 19 vjeçarja bëhet nënë: Nuk e dija që isha shtatzënë Read More »

Shkencetaret kane zbuluar: Përse disa duhanpirës arrijnë moshën 100-vjeçare!

Edhe pse duhani shkatërron trupin e tyre, ata megjithatë mbijetojnë dhe arrijnë të jetojnë njëqind vjet.

Të gjithë duhanpirësit e dinë që për shkak të shprehive të tyre shëndeti u rrezikohet dhe që rrezikojnë të vdesin në moshë të re. Mirëpo, disa prej tyre, me gjithë rrezikun e tillë, jetojnë gjatë.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që disa duhanpirës përjetojnë moshën e shtyrë, edhe pse pinë duhan, për këtë duhet t’u falënderohen – gjeneve.

Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë studiuar duhanpirësit të cilët jetojnë gjatë dhe kanë vërejtur që një gjë e kanë të përbashkët – gjenin e jetëgjatësisë.

Atyre këto gjene u mundësojnë të jenë më rezistues ndaj materieve të dëmshme të cigareve.

Ata të cil ët i kanë këto gjene kanë njëkohësisht edhe 11 për qind më pak shanse të sëmurën nga ndonjë lloj kanceri.

“Te jetëgjatësia e duhanpirësve kemi zbuluar një sërë tipash gjenetikë, të cilët janë të njëjtë si edhe tipat te njerëzit të cilët jetojnë gjatë, por që nuk janë duhanpirës. Ato gjene funksionojnë në atë mënyrë që nxisin rigjenerim të shpejtë të qelizave dhe nxisin rezistencën më të mirë të tyre ndaj një sërë fakt orësh të dëmshëm të cilëve njerëzit u janë të ekspozuar, duke përfshirë edhe pirjen e duhanit”, konstaton shkencëtari Morgan Levine.

Shkencetaret kane zbuluar: Përse disa duhanpirës arrijnë moshën 100-vjeçare! Read More »

Doktor i tha 82-vjeçarit se vetëm 13% e zemrës së tij punonte. Por shihni se si u shërua ai !

Sot, ne do të ju paraqesim historinë e një 82-vjeçari që kishte një funksion shumë të dobët të zemrës, por u shërua duke përdorur një pije natyrale të bërë nga karrotat! Zemra e të moshuarve kishte vetëm 13% të zemrës së tij që funksiononte siç duhet pasi vuante nga një atak në zemër disa vite më parë.

Mjekët i përshkruan vetëm medikamente të shumta të cilat vetëm shkaktuan efekte anësore dhe i bënë probleme shtesë.
Me kalimin e kohës, ai zhvilloi dështimin e veshkave dhe mjekët kishin një prognozë shumë të keqe për shëndetin e tij.
Ai u bë plotësisht i humbur, i zhgënjyer dhe i shkatërruar.

Ai u bë i paaftë për të urinuar, i dobët, e i zbehtë.Pak ditë pasi ishte në kujdesin paliativ, ai kërkoi një gotë me lëng karrote të freskët, të cilën nipi i tij solli menjëherë. Të gjithë njerëzit rreth tij nuk mund t’i besonin sytë kur panë se ai filloi të urinonte dhe hante pak pasi pinte atë lëng karrote!

Ai gjithashtu përjetoi një ndryshim në rritjen e tij të energjisë.Një ndryshim tjetër që ka përjetuar është se nivelet e presionit të gjakut ndryshuan për mirë. Këto ndryshime u shfaqën brenda një jave të lëngut të karrotave të pijshëm tri herë në ditë.

Burri i moshuar doli nga spitali dhe aktualisht ndihet më mirë dhe më i shëndetshëm se kurrë më parë!

USDA pohon se përveç uljes së rrezikut për obezitetin, çështjet e veshkave dhe kanceri, një dietë e lartë me perime mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës. Shumica e vetive mbrojtëse të karotës i atribuohen përmbajtjes së tyre të vitaminave, kështu që në rast se ju ose çdokush që njihni po vuan nga këto lloj problemesh, mos ngurroni të rekomandoni lëngun që ky njeri i vjetër tashmë është përpjekur! Ju do të habiteni nga rezultatet!

Doktor i tha 82-vjeçarit se vetëm 13% e zemrës së tij punonte. Por shihni se si u shërua ai ! Read More »

Droga nga Ekuadori – Lubonja: E patë kë kishte avokat shoferi? Ja ka paguar…

Duke folur për kokainwn rekord tw kapur nw Maminas, analisti Fatos Lubonja, nw emisionin “Studio e Hapur” tw gazetares Eni Vasili, tha se ‘të besosh se kjo gjë është pa mbështetje, do të thotë të jesh naiv”.

“Se cilat janë këto struktura këtu është pikëpyetje e madhe, janë të lidhur me politikën, apo vetëm politika apo strukturat e krimit të mirëorganizuara, kjo eshte pyetja.

Flitet per operacion te suksesshëm te policisë, vërtet u kapën 613 kg kokainë, por unë me të suksesshëm kam parasysh kur doli cështja Tahiri-Habilaj, doli që hetimet italiane, të koordinuara me përgjime, pas një pune 3-4 vjecare kapën një rrjet kriminal.

Pakot ishin me kod, që nënkupton që ky numër i shkon këtyre, ky i shkon atyre, pra me ndarje, nuk e dimë sa grupe janë.

E parë kë kishte avokat shoferi? Maksim Haxhinë, është avokat i shtrenjtë, edhe i Tahirit për ironi, pra dikush ja ka paguar, janë pikërisht ata që nuk u kapën.

Kjo ndërprerje e këtij operacioni që duan të na e shesin si të suksesshëm, po të isha unë prokuror haopja cështje për të ndjekur kush e ka ndërprerë, ka ndërprerje apo është rastësi, na paskan kaluar 90 e ca kontenierë dhe keta paskan bere qejf”.

Droga nga Ekuadori – Lubonja: E patë kë kishte avokat shoferi? Ja ka paguar… Read More »

Shkrimi në revistën amerikane për lidhje me rusët, Basha: Mund t’i hedh në gjyq, ka abuzuar me faktet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga studio e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, duke komentuar shkrimin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”, tha se PD mund ta hedhë në gjyq revistën pas ka abuzuar me faktet.

Fevziu: Ju thoni se mund ti hidhni në gjyq?

Basha: Po, për shtrembërim të fakteve dhe shtrembërim të imazhit të PD.

Kanë abuzuar me faktet, por janë treguar të kujdesshëm nuk nxjerrin ato konkluzione që nxjerr shtypi shqiptar këtu.

Akuza per lidhje me ruset eshte qesharake, PD s’ka pasur dhe nuk ka kontakt te drejtperdrejte me asnje.

Shkrimi në revistën amerikane për lidhje me rusët, Basha: Mund t’i hedh në gjyq, ka abuzuar me faktet Read More »

E dinim të vogël, por reperi shqiptar paska grua dhe fëmijë

Ai është bërë i famshëm në showbiz-in shqiptar falë bashkëpunimit të fundit me reperin Getinjo me titull “Flex” dhe këngës së tij me titull “Hala”.

Por ndonëse në foto e video duket fare i vogël në moshë, reperi me nofkën Fuego, Ensar Elshani, i ka habitur të gjithë së fundmi pasi është zbuluar se ai ka grua dhe një fëmijë.

Në rrjet së fundmi kanë qarkulluar disa foto ku Fuego shihet duke pozuar përkrah partneres së tij dhe djalit të tyre, që duket të jetë më pak se 1 vjeç.

 

E dinim të vogël, por reperi shqiptar paska grua dhe fëmijë Read More »