Aurora

Profesori degjeneron keq Bashën: Njeri i mbaruar, s’ka as diplomë

Profesor Përparim Kabo është mësuar të thotë atë që mendon lirshëm dhe të mos i kursejë kritikat ndaj kujtdo. Ai edhe një herë ka shprehur mbrëmjen e djeshme në emisionin e Roland Qafokut, mendimin aspak pozitiv për kreun e PD-së.

Sipas profesor Kabos:

Lul Basha është as politikan, as i ri. Është njeri i mbaruar. As mos mbani shpresë. Ai nuk ka asnjë ide nga ekonomia. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për zhvillimin ekonomik të vendit? Nuk e ka marrë diplomën akoma. Ka studiuar në Holandë por hyri në rrjet, po e gjete diplomën e atij unë do vij të kërkoj falje publike”.
Ai bëri një krahasim me mjekun Hamdi Sulçe. Sipas tij, Hamdi Sulçe kishte kryer studimet në Harward por këtë nuk e deklaroi kurrë.

Përparim Kabo:

Kishte mbaruar Harvardin për mjekësi dhe erdhi këtu, dhe emisionin “Nëna dhe fëmija” e filloi që në kohën e Zogut. Dhe këta mburren… Për çfarë mburren këta?”

Profesori degjeneron keq Bashën: Njeri i mbaruar, s’ka as diplomë Read More »

Mbi 100 prokurorë “skarcohen” këto ditë, Amerika i ka marrë kushtetuten politikanëve

“Më shumë se 100 prokurorë do të largohen nga sistemit brenda pak ditësh”. Kështu tha avokati Spartak i ftuar në “360 Gradë” në Ora News.

Ngjela: Çfarë ka ndodhur që nuk bëhet goditja? Kur të heqë 108 prokurorë që i ka gjetur dhe pritet me ditë t’i skarcojë dhe kur të implementojë të rinjtë. Ja çfarë ka bërë prokurorja e re që vjen nga Amerika, me shkollë. Një herë hoqi të gjithë të komanduarit. Kohët e fundit kouptoi 30-40 të rinj.

Ai e patë para një jave për të rrëzuar prokuroren e përgjithshme? Në momentet kur do të hiqen 108 prokurorë që kanë dalë me probleme do të sillen gjyqtarët e rinj. Sapo të bëhet KLGJ-ja do të ndryshohet i gjithë problemi. Këta nuk kanë jetë të gjatë. Ndërkombëtarët u kanë marrë Kushtetutën.

Mbi 100 prokurorë “skarcohen” këto ditë, Amerika i ka marrë kushtetuten politikanëve Read More »

Lajm i keq për të gjithë ato që kanë euro, në 10 vitet e fundit nuk kishte ndodhur më parë

Monedha e përbashkët ka vijuar te nënçmohet në tregun vendas sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro është këmbyer sot me 131.98 lekë, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit. Monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël rënës prej fillimit të këtij vitit.
Sipas ekspertëve në këtë periudhë te vitit kur njësitë ekonomike mbyllin bilancet, euro duhej të forcohej përkundrejt monedhës vendase.
Ata argumentojnë se arsyet kryesore të këtij nënçmimi janë oferta e lartë në valutë, qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi, si dhe afrimi i datës së fundit për pagesën e TVSH-së.

Gjithashtu një arsye tjetër është strategjia e Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi, e cila po ndikon në sjelljen e bankave dhe aktorëve të tjerë të tregut, që po shmangin euron.
Për sa i përket dollarit amerikan, edhe pse është çmuar me një ditë më parë, vazhdon të këmbehet në nivele shumë të ulëta. Një dollar këmbehet sot me 106.56 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Aktorët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e dobët, sidomos me afrimin e verës, kur rritet oferta në valutë si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve.
Një euro e dobët është pozitive për importuesit dhe ata që kanë hua në euro dhe të ardhura në lekë, ndërsa dëmton eksportuesit dhe ata që paguhen në euro.
Valuta e dobët është e favorshme për blerjet online dhe ata që udhëtojnë jashtë vendit.

Lajm i keq për të gjithë ato që kanë euro, në 10 vitet e fundit nuk kishte ndodhur më parë Read More »

E bujshme/ ‘Amerika po përgatitet për krijimin e shtetit të tretë shqiptar’

Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News thotë se Amerika po përgatitet për krijimin e shtetit të tretë shqiptar.

“Ka një shtet shqiptar të dytë në Ballkan, Kosova. Kemi një shtet të tretë që po përgatitet të jetë shqiptar, Maqedonia, që nuk e kemi përgatitur ne. Ka ardhur dhe i ka “thyer hundët” Brian Yee. Kemi edhe lëvizje anësore të pa rëndësishme që tregojnë për një vizion të ri amerikan për Ballkanin Perëndimor. Flitet që është interes primar i SHBA-ve. Politika është interes”, u shpreh Ngjela.

E bujshme/ ‘Amerika po përgatitet për krijimin e shtetit të tretë shqiptar’ Read More »

Shenjat e horoskopit që këtë vit do u thyhet zemra

Shenja juaj e zodiakut bazohet në datën e lindjes dhe pozicioni i yjeve dhe planetëve atë ditë ndikon pothuajse në gjithçka në karakterin tuaj, në jetën tuaj të dashurisë etj. Viti 2018 nuk do të jetë i mbarë për të gjitha shenjat, por këto 3 të mëposhtme do të pësojnë zhgënjimet më të mëdha e do t’u thyhet zemra!

Akrepi

Në një marrëdhënie jeni ju që pëlqeni të vendosni se çfarë do të bëhet dhe çfarë jo ! Keni tendencën te jeni posesivë dhe të vendosni standarde të paarritshme duke përfunduar të zhgënjyer.Akrepi e mban brenda inatin, mërzinë dhe kjo ndikon negativisht në lidhjet e dashurisë pasi çon në thellimin e problemeve. Këto sjellje këtë vit nuk do të tolerohen dhe ju mund ta gjeni veten vetëm dhe me zemër të thyer.

Binjakët

Ndjeni se diçka jashtë në botë do t’ju kompletonte , por e keni shumë të vështirë të gjeni atë copëz që ju mungon ! Ankoheni për të gjitha lidhjet në të cilat përfshiheni dhe jeni vetë ju që i shkatërroni. Mendoni se nuk jeni në një marrëdhënie të vërtetë dhe personi krahë jush nuk është shpirti binjak. Ngrini mure dhe ndonëse jeni shenja e komunikimit kur vjen puna në fushën e ndjenjave , ngecni. Kjo gjë shkakton keqkuptime dhe ky vit thjesht nuk do të jetë i juaji.

Peshorja

Ndonjëherë ndiheni sikur fati është kundër jush, pavarësisht gjithçkaje që bëni. Mësimet që çdokush merr në këtë jetë, ju i merrni si dështime personale dhe e ndëshkoni veten për këtë fakt. Në lidhje jeni skeptikë dhe prireni të bëni me faj partnerin për gabimet tuaja. Kjo situatë mund të bëhet e padurueshme dhe kur mos ta prisni, do gjendeni të vetëm.

Shenjat e horoskopit që këtë vit do u thyhet zemra Read More »

Amantia, historia e një qyteti antik që flet përmes gurëve

Ndonjëherë mrekullitë mund t’i kërkosh shumë lartë, e në të vertetë ato ndodhen këtu afër nesh, ashtu siç është edhe ky qytet antik, qyteti  Amantias. Amantia është një nga qytetet, sigurisht më të vjetër të kohës, por që me rrënojat e saj ka ardhur deri në ditët tona me të njëjtën madhështi. Ky qytet gjendet në kodrinën mes rrjedhës së dy lumenjve me një shtrirje deri në Detin Jon.

Në verilindje kufizohet nga lumi Vjosë i krahinës Mallakastër, e ndërsa në jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë. Rrënojat dhe gjurmët e tij në ditët e sotme i gjejmë në fshatin Ploçë të rrethit Vlorë, rreth 34 km larg nga qyteti i lashtë i Aulonës.

Sipas studimeve arkeologjike të bëra në zonë, Amantia shfaq tiparet e një qytetërimi 1 mijë vjeçar. Mendohet se ky qytetet është themeluar rreth viteve 350 para Krishtit, dhe ka mundësi të jetë ndërtuar nga fisi ilir i Taulanteve, që ka dominuar ushtarakisht në rajon nga Epidamni deri ne gadishullin e Akrokerauneve ( Karaburun).

Kjo fortesë e madhe dhe e fuqishme, kishte dy porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse në veri dhe sigurisht që ka luajtur një rol të rëndësishëm mbrojtës që nga lugina e lumit të Vjosës, në drejtim të lindjes, duke shkuar kështu  deri në Gjirin e Vlorës.

Qyteti i Amantias, ndryshe nga shumë qytete ilire të vendosura më në veri me një kulturë primitive, u zhvillua shumë shpejt ekonomikisht, nga ana kulturore si dhe duke pasur edhe një rol të rëndësishëm ushtarak dhe politik, që i jepte një rol dominant në rajon.

Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s,  thuhet se Amantia  nga një vendbanim i thjeshtë, kthehet në një qytet të mirëfilltë dhe në një nga qendrat më të rëndësishme  skllavopronare.

Ajo ka qenë  qendra e një bashkësie ekonomike, shoqërore dhe politike që njihej me termin grek Koinoni (lidhja) Amant, e cila shtrihej përgjatë luginës së Shushicës deri në Borsh në jug. Koinoni përfshinte edhe bregdetin e sotëm të Vlorës nga laguna e Nartës deri në Ujin e Ftohtë, ku përfshiheshin edhe qytetet e Aulonës (Triporti) dhe Kaninës (Throni).

Të tjera qendra që bënin pjesë në këtë formacion ishin edhe Olimpia (Mavrova), Hajdëraj, Dukaj, Matohasanaj, Cerja, Borshi etj. Si shumë qytete ilire edhe Amantia kishte legjendën e saj mbi themelimin. Sipas saj, të cilën e citon Pausania, qyteti u themelua nga abantët që u larguan nga Troja, pas shkatërrimit të saj, kurse Likofroni thotë se qyteti u themelua nga abantët e Trojës të drejtuar nga Helefenori. Me të tilla legjenda për themelimin ishin mbushur edhe qytetet e tjera fqinje si Oriku dhe Bylisi.

Amantia ishte qyteti kryesor i Koinonit, qendra politike, ekonomike, shoqërore, kulturore etj. Në të kryqëzohej një rrjet i dendur rrugësh që lidhnin Apoloninë me Bylisin dhe më tej me Epirin. Të ardhurat kryesore ekonomike vinin nga blegtoria dhe tregtimi i lëndës drusore, pasi malet përreth ishin të veshur me pyje. Në vitet 260 p. K. – 168 p. K., Amantia nxori edhe monedhat e saj prej bronzi me nënshkrimin “Amantion”.

Lidhjet kryesore ekonomike qyteti i kishte me Apoloninë dhe Epirin. Ndërkohë, nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet me Apoloninë, e cila shfrytëzonte minierën e serës së Selenicës, e cila gjendej në territorin amantin. Mbishkrimet e gjetura dëshmojnë një mirorganizim të strukturës shtetërore, ku ndeshen një sërë nëpunësish dhe institucionesh si: prytani, agonoteti, epimeleti, këshilli, sekretari i tij, këshilltarët etj., kurse nga strukturat ushtarake ndeshim toksarkun, komandantin e shigjetareve.

Amantia kishte një sipërfaqe prej 15 ha dhe shtrihej përgjatë një kodre, e rrethuar e gjitha me mure që arrinin gjatësinë 2200 m. Për vetë kushtet e ndërtimit në një terren të tillë, qyteti kishte formën e një trapezi gjatësor.

Pikërisht në këtë hapësirë gjendeshin ndërtesat, tempujt, stadiumi, akropoli, teatri, gjimnazi etj. Nga monumentet me të ruajtura në Amantia është pa dyshim stadiumi i cili është një nga treguesit e zhvillimit të qytetit. I zbuluar nga arkeologët, ai ka formë katërkëndëshi të stërzgjatur, me gjatësi të krahëve që shkojnë nga 40.40 m deri në 54.50 m.

Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime, të veçantë të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik. Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me mure. Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash.

Gjatë shekujve  të  III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim shumë të madh, por pas zaptimit të tij nga pushtuesit romak në shekullin e I p.e.s qyteti kodrinor fillon që t’i zbehet madhështia që kishte deri në atë kohë. Pas këtij shekulli fillon dhe rënia e ngadaltë e qytetërimit.

Dëshmi, gjurmët e këtij qytetërimi, sot i gjen te muret rrethues, nekropoli, stadiumi, tempulli i Afërditës, varrezat por stadiumi është me 4000 vende është pjesa e ruajtur më mirë.

Mund të vizitohet duke ndjekur intenerarin Vlorë-Qishëbardhë -Drashovicë-Kotë-Vajzë-Ploçë.

Amantia, historia e një qyteti antik që flet përmes gurëve Read More »

Vajza e Ismail Kadaresë bën bashkë artistët e famshëm shqiptarë në botë

Artistë të sërës së tyre, na bëjnë të ndihemi krenar që jemi shqiptarë, dhe diçka të  tillë ata e dëshmojnë përmes punës profesionale, talentit dhe dëshirës për të shkëlqyer në çdo kohë e vend. Dhe Ermonela Jaho është vetëm një prej tyre! Sopranoja e famshme shqiptare, ka interpretuar në skenat më të mëdha të botës, me performanca virtuoze që kanë ngritur në këmbë sallat e teatrove më prestigjiozë, ku i është dashur të interpretojë ndër vite.

Pikërisht, ka qenë opera “Madama Butterfly” në “Met Opera” në New York, ku Ermonela ka sjell rolin e “Ço Ço Sanit” dhe kaq ka mjaftuar që për të të shkruajnë mediat dhe gazetat më të njohura amerikane, por jo vetëm. Zëri brilant, emocionet e forta e ngritën peshë publikun artdashës, ndërsa këtë performancë të shkëlqyer të artistes e ka vlerësuar edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Për nder të sopranos, ajo ka organizuar një mbrëmje të veçantë, ku morën pjesë edhe figura të tjera shqiptare, të njohura për kontributin e tyre profesional në Amerikë, e gjetkë në botë. Mes tyre ishte fotografi Fadil Berisha, çifti i artistëve Mira dhe Shpëtim Saraçi, etj. Vet, Ermonela nuk i ka kursyer vlerësimet, përmes një statusi në instagram.

Të tillë figura plot vlera artistike dhe shoqërore, na e mbushin zemrën plot. Shumë suksese për ta!/Class

Vajza e Ismail Kadaresë bën bashkë artistët e famshëm shqiptarë në botë Read More »

Edhe këtë enjte Ylli Rakipi mposht Blendi Fevziun

Konkurenca televizive ditën e enjte për televizionet e rëndësishme të Shqipërisë mbetet një betejë e fortë se cili merr me shumë shikues. Shikueshmeri vjen nga emisioni, drejtuesi i emisionit, televizioni, të ftuarit dhe mënyra se si bën gazetari investigative, larg pazarit të ditës.

Beteja mes legjendarit Fevziu që ka mbi 20 vite në “Opinion” dhe Ylli Rakipit në Top Channel me “Te Paekspozuarit”, natyrisht edhe drejtuesve të emisioneve te tjera, sa vjen e rritet. Por ka disa kohë që “mbreteria” e shikueshmërisë ka ikur nga legjendari Fevziu në Tv Klan duke mbetur në Top Channel. Ylli Rakipi edhe këtë të enjte kapi norma shikueshmerie të nivelit të lartë, ku kishte të ftuar dy kundërshtarët me të fortë të Lulzim Bashës. Kishte Genc Ruli dhe Astrit Patozin. Andi Bushati ishte analist i pamërshirshëm e me integritet, çka solli që ti shtonte kuotat e shikueshmërisë televizive. Ndërsa Blendi Fevziu kishte të ftuar Lulzim Bashën. Sokol Balla në Vizion plus debatoi me Presidentin Meta për shumë çështje të cilat shqetsojnë politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Sipas sondazhit Ylli Rakipi e mposhti edhe këtë të enjte Blendi Fevziun.

Beteja vazhdon!

Edhe këtë enjte Ylli Rakipi mposht Blendi Fevziun Read More »