Aurora

Shafrani i Indisë bën mrekulli, ja 20 përfitimet shëndetësore të tij

Përbërësi aktiv në shafranin e Indisë është Curcumin, i cili është përbërës që i takon familjes së Zenxhebilit, Ginger. Shafrani përdoret për më shumë se 2500 vjet në Indi, ku në fillim përdorej si një bojë (ngjyrë). Përparësitë mjekësore të kësaj erëze kanë qenë të ngadalshme, por duke evoluar gjatë shekujve.
I njohur gjatë kohës për përparësitë anti-inflamatore të tij, hulumtimi i kohëve të fundit ka zbuluar se shafrani i Indisë është një çudi e natyrshme, duke u dëshmuar i dobishëm në trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore nga kanceri dhe sëmundjes Alzheimer.

Ja 20 arsye pse duhet ta shtoni shafranin e Indisë në dietën tuaj:

  1. Është një agjent antiseptik natyral dhe antibakterial, për përdorim në dezinfektim, prerje dhe djegie të lëkurës.
  2. Kur kombinohet me lulelakër, ajo ka treguar efekt për të parandaluar kancerin e prostatës dhe për të ndaluar rritjen e kancerit ekzistues të prostatës.

  3. Parandalon kancerin e gjirit.

  4. Mund të parandalojë Melanomen dhe të shkaktojë qelizat ekzistuese të melanomes për t’i vetëvrare ato (qelizat).
  5. Redukton rrezikun e leuçemisë së fëmijërisë.6. Është një detoksifikues natyror i mëlçisë.
  6. Mund të parandalojë dhe të ngadalësojë progresionin e sëmundjes Alzheimer duke hequr pllakën amyloyde që depozitohet në tru.
  7. Mund të parandalojë metastazat që ndodhen në forma të ndryshme të kancerit.
  8. Është një anti-inflamator i fuqishëm natyror që vepron si shumë barna anti-inflamator por pa efekte anësore.
  9. Jep shpresë në ngadalësimin e progresit të sklerozës së shumëfishtë(multiple) në min
  10. Është një qetësues natyral dhe frenues (inhibitor|) i enzimes COX-2 (ciklooksigenazës)
  11. Mund të ndihmojë në metabolizmin yndyror dhe rënien në peshë!
  12. Është përdorur gjatë kohë në mjekësin kineze për trajtimin e depresionit.
  13. Për shkak të përparësive anti-inflamator të saj, është përdorur si trajtim natyror për artrit reumatoid dhe artritin.
  14. Nxit efektet e barit Paclitaxel (kemoterapi) dhe redukton efektet e saj anësore.
  15. Premton shumë në studimet që janë duke u zhvilluar mbi efektet e shafranit të Indisë në kancerin pankreatik.
  16. Studimet vazhdojnë për të treguar efektet pozitive të shafranit të Indisë në melanomën multiple.
  17. Është dëshmuar për të ndaluar shtimin e e tumorit në enët e gjakut.
  18. Shpejton shërimin e plagëve dhe ndihmon në rimodelimin e lëkurës së dëmtuar.
  19. Mund të ndihmojë në trajtimin e Psoriasis dhe gjendjet e tjera inflamatore të lëkurës.

Shafran i Indisë mund të merret si pluhur apo formë pilula. Pasi të filloni ta përdorni

shafranin e Indisë si një bazë të rregullt (racion), është kënaqësi për të gjetur mënyra të reja të recetave për ta përdorur atë. Një nga mënyrat për të përdorur është që të shtoni një majë te luges në sallatën me vezë. Ajo shton një shije të këndshme dhe i jep sallatës një ngjyrë të pasur të verdhë. Po ashtu mund të pihet me çajra te ndryshëm. Si dhe mund te perdoret si erëz ne çdo lloj ushqimi!

Kundërndikimet

Shafrani i Indisë nuk duhet të përdoret nga njerëzit me gurë te tëmthit ose me pengime biliare (obstrukcione). Megjithëse shafrani i Indisë përdoret shpesh nga gratë shtatzëna, është e rëndësishme që të konsultohen para përdorimit me një mjek gjinekolog, pasi shafrani i Indisë mund të jetë një stimulues i mitrës.

Rezultate imazhesh për shafrani foto

Shafrani i Indisë bën mrekulli, ja 20 përfitimet shëndetësore të tij Read More »

Fshati i Shqipërisë ku të gjithë këndojnë

Ekziston një fshat në zonën e Dumresë ku të gjithë këndojnë. Nga më i moshuari e deri tek më i vogli kënga dhe muzika folklorike e zonës është pjesë e jetës dhe në çdo festë tradita vjen përpara çdo gjëje tjetër. Dëshirani është fshati i fundit i zonës së Dumresë që kufizohet me Kuçovën, por jeta në këtë fshat krahasohet me atë të qytetit për një fakt mjaft interesant: Gjatë gjithë ditës të gjithë banorët merren me punët e bujqësisë dhe aktivitetin e tyre, në mbrëmje të gjithë dalin shëtitje në të ashtuquajturin bulevard të fshatit, mbushin lokalet e fshatit dhe organizojnë festa me këngë e valle.
Kjo atmosferë në Dëshiran është në çdo kohë sa së fundi edhe emigrantët kanë vendosur të kthehen dhe të ndërtojnë jetën në këtë fshat, që ka tashmë rrugë të asfaltuara, kodra me ullinj madje dhe shafran si dhe vreshta të shumtë.
Dëshirani ka edhe një grup folklorik që pavarësisht se nuk e mbështet askush vazhdon të gjallërojë jetën e kësaj zone duke marrë pjesë në festivale folklorike dhe duke përfaqësuar zonën denjësisht.

16836011 1248706968552764 6430576436143180984 oProblemi i vetëm që ngrenë artistët e kësaj zone është mungesa e të rinjve që të ndjekin traditën e trashëguar në kohë nga shumë breza. Sherif Halili, një ndër mjeshtrat e këngës popullore të Dëshiranit thotë se fshati është i njohur për këngëtarë dhe valltarë. Madje dikur edhe kryetari i këshillit i zonës këndonte. “Kam marrë pjesë në 5 festivale të Gjirokastrës duke përfaqësuar zonën e Dumresë dhe Sulovën. Kjo zonë ka këngëtarë dhe valltarë të shumtë, që kanë përfaqësuar edhe zona të tjera. Edhe babai im, Hajdar Halili ka qenë këngëtar. Muzikën e kemi të trashëguar dhe Dëshirani njihet për këngëtarë dhe instrumentistë të njohur”.
Halim Hani, firzamoniçist thotë se instrumentin e ka mësuar qysh fëmijë nga të mirënjohur të muzikës në Dëshiran si Rrapush Zdrava. Atëherë ne ishim shumë të interesuar dhe kishim qejf ndërsa rinia sot nuk është si dikur. Sot ata duan të ikin në qytet dhe të mos merren me muzikën tradicionale. Mundohemi ti përfshijmë por duket e vështirë”.20370631 1753627061331650 1375677518 nAta kërkojnë nxitjen e të rinjve për të kënduar dhe për tu përfshirë në grupin muzikor me qëllim ruajtjen e traditës mjaft të pasur të zonës.
Shembull tipik i trashëgimisë së muzikës është Ferdinand Mjeshtri, klarinetist i njohur i Dëshiranit. Ai e ka përcjellë instrumentin e klarinetës tek djali i tij Aleksandri, i cili është bërë i famshëm për interpretimin e rrallë.
Dëshirani ka shumë për të treguar për traditën, mikpritjen, dëshirën për punën dhe zhvillimin. Ndër të rrallat fshatra ku shtëpitë janë të vendosura në një vend por kërkon përmirësimin e kushteve sidomos për pastrimin dhe ndriçimin.B.N

Fshati i Shqipërisë ku të gjithë këndojnë Read More »

Lulzim Basha dhe Edi Rama, dollarë e drogë

-Lulzim Basha telashe me paratë ruse të lobimit në SHBA, Edi Rama në hall me tonelatat e hashashit dhe linjat e kokainës.

-Prokuroria duhet të thërrasë Lulzim Bashën dhe Edi Ramën të dëshmojnë para prokurorëve të Krimëve të Rënda për akuzat dhe faktet që kanë për njëri tjetrin.

Skena politike në vend është mbushur këto ditë me skandale, dyshime, akuza dhe aludime të padëgjuara më parë që kanë tronditur opinionin publik. Nga njëra anë kemi opozitën që liston një seri akuzash që lidhen me drogën, trafikun e hashashit dhe linjat e kokainës, që sipas saj, drejtohen nga qeveria dhe mazhoranca. Nga ana tjetër, si rrallë herë, është mazhoranca që është hedhur në një kundërofensivë që e lidh PD-në dhe posaçërisht Lulzim Bashën me fijet e spiunazhit rus. Qytetarët, si të ishin në një spektakël televiziv, shikojnë e dëgjojnë njëherë Bashën dhe njëherë Ramën për probleme spiunazhi dhe kokaine, pasi institucionet si Prokuroria ende nuk janë të afta të ndajnë se cila është sajesa dhe çfarë është e vërtetë në këtë çorbë akuzash.

Prokuroria duhet të thërrasë Lulzim Bashën dhe Edi Ramën të dëshmojnë para prokurorëve të Krimëve të Rënda për akuzat dhe faktet që kanë për njëri tjetrin.

Në serinë e akuzave politike, kjo e lidhjeve me Kremlinin ishte e harruar, të paktën që nga vitet e komunizmit. Por Partia Socialiste dhe Edi Rama e kanë risjellë fuqishëm dhe më fortë se kurrë propagandën e “armikut të jashtëm” dhe rrezikun kombëtar nga vendet jo dashamirëse. Këto ditë PS ka etiketuar si armikun publik numër një të sigurisë kombëtare Lulzim Bashën. Për Ramën dhe gjithë PS-në, Lulzim Basha është njeriu që u pagua nga rusët për të shkuar në SHBA dhe për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Baza e akuzave është shkrimi i revistës “Mother Jones” në SHBA. Nëse akuzat janë të vërteta, sigurisht që ky do të ishte fundi politik i Lulzim Bashës. Por shpalljen fajtor dhe dënimin për spiunazh nuk mund ta jap partia dhe as Edi Rama. Ndikimit rus në politikën e brendshme është një çështje që mund t’i përgjigjen vetëm institucionet. Por për shkak se Prokuroria jonë nuk ka nisur asnjë hetim të tillë seroz, atëhere mbetet që përgjigja të jepet në SHBA, aty ku dhe pretendohen se janë bërë pagesat.

Nëse besojmë atë që thotë PS, duhet të besojmë dhe ato që deklaron Lulzim Basha kundër Ramës dhe që duket se lidhen sërish me rusët dhe Kremlinin. Sipas Bashës në nëntor 2017 Rama ka takuar shefin e kompanisë së naftës dhe gazit, “Gunvor”, Tornbjor Tornqvis. Kompania në fjalë ka një bashkëpronar rus Genady Timchenko, që ka qenë në listën e zezë të SHBA. Nëse ndjekim logjikën e akuzave, rezulton se qeveria “Rama” ka ndërtuar marrëdhënie biznesi me një kompani ruse të dyshimtë, gjë që është po aq e rëndë dhe skandaloze sa akuzat e PS-së ndaj PD-së.

Realisht në këtë historinë e akuzave të PS, Lulzim Basha e ka një siklet. Fakti është se paratë e paguara në SHBA për lobim nuk ka financier në PD që mund ti rakordojë. Por në ndihmë i vijnë historitë e PS me Bilal Shehun dhe paratë e derdhura lumë nga PS për foto me Trump dhe shkrime të porositura në mediat amerikane. Historia e parave të lobingjeve të PS dhe PD ka brenda skandale pa fund.

Si rrallë herë në këtë histori është përfshirë e gjithë media e majtë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Edhe dje në një takim me fshatarët në Librazhd, Taulant Balla u fliste për rrezikun rus nga ana e PD-së, ndërkohë që vetë Presidenti Trump u takua me Presidentin rus Putin.

Hetimi duhet të jetë nga prokuroria për burimin e parave të fshehta dhe pse nuk janë deklaruar. Këtu është shkelur ligji, gjithnjë nëse drejtësia e verteton. A janë para ruse apo amerikane, njëlloj mbetet krimi kur nuk janë transparente. Por duket se Rama e ka kapur mat, për momentin, Bashën për dollarët. Kjo dsyhohet se bëhet edhe për të larguar vëmëndjen nga kokaina e Durrësit e cila kishte vlerë tregu 180 milion dollar. Një sasi e tillë droge erdhi në Shqipëri me garanci politike dhe akoma edhe sot nuk ka të arrestuar. Veç sasisë së fundit të kokainës, Edi Rama ka dhe probleme të tjera me kanabisin dhe parcelat me hashash që mbroheshin nga Ministria e Brendshme, dikur. Të gjitha këto janë çështje që rëndojnë mbi qeverinë “Rama” dhe kërkojnë emra konkret që të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ky lumë akuzash ku për PD-në droga po cenon sigurinë kombëtare dhe për PS, paratë ruse po kërcënojnë sigurinë kombëtare, kërkojnë përgjigjen e institucioneve më të larta shtetërore.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka nevojë të mblidhet për kokainën dhe krimin e organizuar si dhe për “investimet ruse” për PD-në që shkelin ligjin.

Lulzim Basha dhe Edi Rama, dollarë e drogë Read More »

Rama e nis të dielën me një video nga “Vlora e rilindur”

Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit e tij, me anë të një videoje nga qyteti që është zgjedhur deputet.

Ai ka publikuar disa nga pamje nga “Vlora e Rilindur”, duke bërë dhe një premtim.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë vrapim me sy mbi Vlorën e rilindur, ku ka ende shumë akoma për të bërë, e shumë më shumë do të bëhet, ju uroj një të diel të bukur🌞🌊🌹”- shkruan Rama.

 

https://streamable.com/6rm2h

https://streamable.com/6rm2h

Rama e nis të dielën me një video nga “Vlora e rilindur” Read More »

Dollarët ruso-amerikan. Prokuroria, gati fletëthirrjen për Lulzim Bashën

Hetimet e Prokurorisë për akuzat e bëra nga PS dhe Edi Rama në lidhje me financimet ruse në drejtim të PD, për llogari amerikane, kanë filluar dhe ishte Arben Ristani sekretar i përgjithshëm i selisë blu që ka dëshmuar i pari.

Prokuroria ka sekuestruar edhe shkrimin e revistes amerikane “Mother Jones” dhe po heton  nëse  kishte pagesa të tjera?

Gjatë negociatave Lulzim Basha ishte  vetëm apo dikush tjetër negocioi në emër të tij? A ka të tjerë brenda Partisë Demokratike që janë në dijeni të këtij pazari?

A janë përdorur gjatë fushatës para të tjera me prejardhje ruse? Çfarë u premtoi Basha rusëve në këmbim?

Në këto drejtime janë përqëndruar hetimet e prokurorisë. Por burime nga ky organ thonë se është firmosur fletëthirrja për Lulzim Bashën i cili duhet të dëshmojë para prokurorëve. Nuk ka konfirmim nëse do të thërritet edhe kryeministri Rama.

Dollarët ruso-amerikan. Prokuroria, gati fletëthirrjen për Lulzim Bashën Read More »

Pija magjike që ç’helmon organizmin dhe shkrin dhjamin e tepërt të barkut

Edhe pse mundoheni ta fshihni duke veshur bluzo të gjera apo duke përdorur korse, ju e dini që ai është aty dhe mjafton një fustan i ngjitur pas trupit për ta vënë në dukje. Është armiku i dytë i femrave pas celulitit dhe si çdo armik duhet luftuar.

Po flasim për dhjamin e tepërt rreth barkut, që edhe pse nuk na pëlqen ta pranojmë është një problem që prek të paktën një herë jetë thuajse 70% të femrave në mbarë botën. Mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i përpunuar dhe aspak i shëndetshëm dhe abuzimi me alkoolin janë disa prej shkaktarëve që çojnë në shfaqjen e tij.

Por nëse keni menduar se ky problem është vetëm estetik gaboheni rëndë, pasi dhjami i tepërt rreth barkut krijon terren për shumë problematika shëndetësore si: sëmundjet kardiake, hiperstensioni dhe kolesteroli i lartë në gjak. Living ju propozon një recetë shumë interesante, një lëng magjik që shkrin dhjamin e tepërt rreth barkut dhe çhelmon trupin tuaj.
Përbërësit: 2 kastravecë të vegjël, 1 tufë majdanoz, 2 kokrra limon, 1 gotë ujë i vakët, 200 gr spinaq dhe një lugë çaji xhinxher pluhur.

Përgatitja: Lani fillimisht të gjithë përbërësit dhe lërini të kullojnë. Merrni kastravecat dhe pritini sipas dëshirës, më pas kalojini në frulator duke shtuar përbërësit e tjerë limonin (me gjithë lëkurë), spinaqin dhe majdanozin. Pasi të shhni se të gjithë përbërësit janë shpërbëre, kontrolloni në qoftë se masa është e trashë e viskoze dhe shtoni gradualisht pak ujë dhe në fund xhinxherin.

Kjo pije këshillohet të pihet në mëngjes esëll dhe para se të flini gjumë për një muaj rresht. Ajo jo vetëm do të shkijë dhjamin e tepërt rreth barkut, por do i sjellë trupit tuaj shumë përfitime pozitive :
– Nxit rritjen e metabolizmit.
– Çhelmon organizmin dhe heq toksinat rreth zonës së barkut
– Pastron veshkat dhe detoksifikon mëlçinë
– Lehtëson procesin e trejtjes dhe si rrjedhojë vret bakteret

Pija magjike që ç’helmon organizmin dhe shkrin dhjamin e tepërt të barkut Read More »

Familja nga Vlora e ndare prej 13 vitesh – Vogelushi kerkon ti ribashkoje por…

Një nga historitë që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Entelës dhe familjes së saj. Entela kishte 13 vite pa i takuar ata. Gjithçka kishte nisur kur ajo ishte martuar dhe më pas ishte divorcuar. Familja e saj nuk kishte pranuar që pas divorcit ajo të jetonte me ta dhe kështu Entela ishte detyruar të merrte shtëpi më vete.

Më pas ajo u njoh me dikë tjetër dhe u martua me të. Nga kjo martesë Entela pati dy fëmijë, Kristin dhe Markon. Pas 8 vitesh ajo ishte divorcuar me bashkëshortin e dytë pasi ai pinte dhe ishte i dhunshëm. Edhe pse Entela ishte bërë nënë, mamaja e saj nuk kishte shkuar për ta takuar dhe as për t’i njohur nipërit.

Kristi dhe Marko nuk i kishin takuar asnjëherë gjyshërit e tyre edhe pse ata jetojnë në të njëjtin qytet. Jo vetëm gjyshërit, por edhe pjesën tjetër të familjes të mamasë së tyre. Kjo për shkak se nëna e Entelës nuk i lejon që të kenë kontakte.

vog2

Ishte Kristi, ai që kishte ftuar mamanë e tij në programin “Dua të të bëj të lumtur” për ta bashkuar atë me familjen e saj dhe pse jo për të njohur gjyshërit dhe tezet.

Arbana Osmani kishte dërguar dy ftesa drejtuar gjyshërve dhe tezes së Kristit, Albanës. Ftesës iu përgjigj vetëm tezja pasi gjyshërit nuk kishin mundësi që të vinin për arsye shëndetësore.

Në momentin që u hap zarfi, Albana mbeti e shtangur dhe uli kokën duke pohuar që ishte motra e saj, me të cilën kishte 13 vite pa u takuar. Kristi i kërkoi tezes së tij që ajo të fliste me Entelën sepse kështu të dyja do të ishin tepër të lumtura. Më pas Arbana e pyeti Albanën nëse ajo dëshironte që të dëgjonte mesazhin e tyre. Ajo u përgjigj: “Po”.

Arbana i kërkoi Kristit që të linte studion dhe të shkonte në prapaskenë sepse këto biseda i takonin të rriturve. Motrat patën një komunikim të gjatë në studio, por në fund ato nuk e përqafuan njëra-tjetrën.

Familja nga Vlora e ndare prej 13 vitesh – Vogelushi kerkon ti ribashkoje por… Read More »

Nuk e dinit por ky multi-milioner shqiptar dikur ka qenë çoban

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.

Ramadani tregoi se ka kullotur mijëra bagëti dhe këtë punë e bënte pa para.

“Meqe babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para. Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës”, tregoi biznesmeni.

Sot Hetem Ramadani renditet në listën e njerëzve më të pasur në Sloveni që ka shënuar arritje rekord në fushën e biznesit.

Nuk e dinit por ky multi-milioner shqiptar dikur ka qenë çoban Read More »