Aurora

Divorci i Hueyda El Saied – E kuptova me ‘gisht’ qe burri me tradhtonte…!

Vetëm përpara disa muajsh, Hueyda El Saied, e ftuar në “Top Show” dha një deklaratë të cilën e shpërndarë me shpejtësi të gjitha mediat.

Pas 5 vitesh martesë dhe një djali bashkë, Hueyda i kishte dhënë fund martesës së saj pasi bashkëshorti e kishte tradhtuar.

Megjithatë, Hueyda ka dashur të jetë e rezervuar pa treguar shumë detaje lidhur me tradhëtinë që përjetoi.

Këtë javë, e ftuar në “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, Hueyda rrëfeu në studio se ajo e kishte kapur tradhtinë e bashkëshortit pikërisht nga celulari. “E kisha dhe unë gjurmën e gishtit tek telefoni i tij që mund ta hapja si password dhe e pash” – ka thënë ajo.

Ndërkohë pyetjes së Fatmës nëse ishte një tradhti që bënte fjalë për një lidhje paralele, Hueyda iu përgjigj: “Po, paralele, edhe pse nuk e di mirë sepse nuk iu futa shumë thellë situatës”.

Më pas ajo ka treguar për Aulonën dhe Fatmën në “Thumb” se dy javë ka qarë më pas e ka mbledhur veten duke dashur që të jetë një mami e lumtur dhe e mirë për djalin e saj, Gabrielin.

Divorci i Hueyda El Saied – E kuptova me ‘gisht’ qe burri me tradhtonte…! Read More »

Investigimi i Mother Jones -“Lulzim Basha do digjet që të shpëtojë Saliun, e braktisi dhe Fazlliç”

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar sot artikullin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me kontratat e lobimit të kompanisë “Biniada Trade”, për të djathtën shqiptare. Sipas Ngjelës, kreu i opozitës, Lulzim Basha do digjet, pasi është ai personi që ka firmosur kontratën sekrete me kompaninë fantazëm që loboi për PD në SHBA, rrënjët e së cilës janë në Rusi.

Ish-ministri shton se, Basha është braktisur nga bashkëpunëtori i tij i parë, siç e quan ai serbo-boshnjakun Damir Fazlliç, e më pas do të braktiset edhe nga vetë Berisha.

 

 

 

STATUSI I PLOTË:

“Pas publikimit të skandalit që revista amerikane Mather Jones nxori për Lulzim Bashën.

l.
Kanë filluar shmangiet e para.
Bashën po e lënë bashkëpunëtorët e korrupsionit.
I pari e la serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, domethënë: Demir Faslliu.
Po, shenjat janë që, ashtu siç u distancua Fazlliçi, nga Basha do të distancohet dhe vetë Saliu.
Po, pse do të distancohet Berisha prej Bashës? Sepse marrëveshjen sekrete kuptohet që e ka firmosur Basha.

Atëherë logjika është kjo: Basha do të digjet për të shpëtuar Saliun; se është e kuptueshme që Basha domosdoshmërisht në këtë rast ka qenë nën urdhërat e Saliut.

ll.
Çfarë do të sjellë kjo?
Në fakt ky do të jetë fillimi i tragjedisë së korrupsionit të djathtë, por edhe fillimi i komedisë që do të ndjekin shqiptarët duke qeshur me abuzuesit e tyre. Por duhet theksuar se kjo njëherësh ka të bëjë edhe me frikën e Edi Ramës, se ky, nuk mund të ketë më shpresë për bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Po korrupsionit të majtë, kur do t’i fillojë tragjedia?
Nëse Mather Jones do të publikojë edhe skandalet financiare të Edi Ramës, atëherë goditja penale në krerët, majtas dhe djathtas, do të jetë e njëjtë.

Po kjo nuk do të thotë që gjithçka do të pritet vetëm nga revista Mather Jones, sepse afërmendsh që ka edhe investigime të tjera që mund dhe duhet t’i ekspozojnë skandalet financiare të lidershipit politik shqiptar.

Si pasojë e kësaj dhe të fakteve korruptive që dihen, goditja penale duhet të jetë e njëkohëshme në të dy krahët e politikës.
Dhe sigurisht që kjo do të jetë masa më e drejtë në besueshmërinë që duhet të fitohet kundrejt opinionit publik shqiptar.

lll.
Gjithsesi, tani kuptohet se koha ka hyrë në një stad të ri antikorrupsion: po fillojnë ekspozimet faktike të skandaleve financiare, por edhe antikombëtare.
Në të vërtetë, duhet të kuptohemi: skandali i fundit i marrëveshjes së Bashës me agjensitë ruse, është identik si edhe rastet historikë të liderëve shqiptarë me Beogradin, gjithmonë në kundërshtim me interesin kombëtar shqiptar.

Pse, a ka njëri sot me pak mend në kokë që të mos e kuptojë që angazhimi i Rusisë për Bashën dhe Berishën është angazhimi i këtyre të dyve që ta kalojnë Shqipërinë drejt interesit rus?
Dhe po ta mendosh disi më thellë, e kupton qartë se gjithçka është bërë për të shkatërruar çdo të drejtë që kanë marrë shqiptarët deri tani nga pushtuesit sllavë të territoreve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por gjithçka ama, për të shpëtuar nga rreziku që po iu vjen prej reformës antikorrupsion.

E kuptoni se me çfarë individësh kemi të bëjmë? Me njerëz që po kërkojnë që t’i shpëtojnë ndëshkimit të tyre si të implikuar në korrupsion, duke shkatërruar gjithçka të arritur për të drejtat e dhunuara të shqiptarëve, deri me genocid antishqiptar.

E gjithë kjo ka vetëm një konkluzion: likuidimi i kësaj bande antikombëtare duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Capture

Investigimi i Mother Jones -“Lulzim Basha do digjet që të shpëtojë Saliun, e braktisi dhe Fazlliç” Read More »

E fortë! Nëna e Çiljetës për “Dridhe”: Qyqja Geto…

Rrëfimi!

Në vitet 2000 këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte personazhi që me tiparet e theksuara, format e bollshme  dhe performancat ekstravagante u kthye në objekt diskutimesh kudo. Gazetat ishin të mbushura me artikuj për të dhe këto reagime nuk janë kaluar aspak lehtë për familjen e saj.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” nëna e Çiljetës, Majlinda kujtoi vitet kur vajza e saj ishte në kulmin e karrierës dhe gjithkush fliste për të.

Shumë gjëra që i shkruanin gazetat atëherë nuk ekzistonin fare. Fakti që e përshkruanin Çiljetën si vajzë me trup të rregullt apo me gjoks të madh na ka bërë të mbajmë goxha llafe në kurriz kot. Megjithatë më vonë u mësuam me këtë gjë dhe e dinim që vajza jonë ishte shumë e rregullt nga të gjitha anët. Unë di që Çiljetën e kam vajzë me këmbë në tokë, kështu ka qenë gjithmonë”, tha Majlinda.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=V8RShxN4fe0?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Por 12 vite më parë kënga “Dridhe” e shndërroi Çiljetën në një fenomen, por si u prit teksti provokues nga familjarët e saj e rrëfen nëna e këngëtares.

Me Getoarin faktikisht na kanë marrë në telefon dhe ne marrim rrugën për Kosovë dhe shkojmë në studion e Getit edhe dëgjuam këngën: Qyqja Geto i thashë, kemi ardh nga Tirana në Prishtinë për të dëgjuar këto fjalë? Jo i thash, nuk do ta lejoj Çiljetën të këndojë.

Por ai mu kthye: Pse të mos e bëjë? Është diçka e bukur, do bëjë bujë. Më pas vendosëm dhe e bëmë. Pasi doli kënga dhe u këndua tek “Kënga Magjike” e ndaluan dhe thanë se nuk ishte për atë koncert”, tregoi nëna e Çiljetës.

Por pavarësisht kritikave ndaj këngës askush nuk ia ndali rrugën e suksesit.

 

E fortë! Nëna e Çiljetës për “Dridhe”: Qyqja Geto… Read More »

Pak kohë më parë ajo publikoi në Instagram, urimin që presidenti i SHBA-ve i kishte bërë për ditëlindje. “Gëzuar ditelindjen nga presidenti yt. Të premtoj që nuk do ta tregoj moshën!”,-shkruan ai në Twitter.

Në videon e publikuar në Youtube rreth 6 ditë më parë në rrjetin ”The Talko” që mbante titullin: ”The Lives of The Rich Kids of Albania”, mes gjithë ”fëmijëve me lekë” të vendit tonë, u fol edhe për Antoinette Kalaj.

Në video përmenden arritjet e saj si aktore e re në SHBA-të, por pyetja që duket se i ka lindur nga postimet e saj të Instagram-it është: ”Me çfarë pune merren prindërit e saj?”

32-vjeçarja është vajza e madhe nga 4 fëmijët e familjes Kalaj. Ndonëse vetë ka lindur dhe është rritur në Bronx, vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë. Që në vogëli Antoinette dha shenjat e para të pasionit që kishte për të performuar apo për tu marrë me modeling. Jo vetëm kaq, por zbuloi se muzika dhe aktrimi ishin gjithashtu ëndrrat e saj.

Nuk vonoi shumë dhe Kalaj u shfaq tek “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, në rolin e sirenës, ku spikati dhe vendosi t’i përkushtohej aktrimit me kohë të plotë duke u zhvendosur në Los Angeles. Antoinette duket se ja ka dalë të tërheqë vëmendjen edhe të presidentit Trump dora vetë.

Pak kohë më parë ajo publikoi në Instagram, urimin që presidenti i SHBA-ve i kishte bërë për ditëlindje. “Gëzuar ditelindjen nga presidenti yt. Të premtoj që nuk do ta tregoj moshën!”,-shkruan ai në Twitter. Read More »

Super aksion, goditet grupi kriminal; Policia: 9 të arrestuar

Goditet grupi kriminal me 16 anëtarë në disa qytete, në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme kanë realizuar goditjen e një tjeter grupi kriminal me 16 anetarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, regjistroi procedimin penal në vitin 2017, për veprat penale “Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” në ngarkim të disa personave të dyshuar për këto vepra penale.

Pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e Task Forcës në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur të finalizohet me sukses operacionin policor i koduar “PAGESA E FUNDIT”.

Të arrestuarit

Jetnor Hoxhaj, 42-vjeç, banues në Fier
Eris Koliçi, 28-vjeç, banues në Fier
Xhevahir Myrtaj, 53-vjeç, banues në Fier
Artan Haxhiu, 33-vjeç, banues në Fier
Kostaq Papa, 31-vjeç, banues në Sarandë
Enton Lahollari, 37-vjeç, banues Pogradec
Artan Hasani, 48-vjeç, banues në Tiranë
Barjam Hoxha, 57-vjeç, banues në Kuçovë

Po hetohen në gjendje të lirë

A.H, 62-vjeç, banues në Fier
A.N, banues në Fier
I.S, 48-vjeç, banues nëTiranë
D.S, 32-vjeç banues në Durrës
P.B, banues në Fier
I.G, banues në Fier

U shpallën në kërkim 

S.P, 41-vjeç, banues në Fier
V.Gj, 65-vjeç, banues në Korçë

Shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.

Keta shtetas u merrnin pororsi për pajisjen me dokumenta te falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.

Porositë mereshin për të nxjerrë dokumente shkollor, pasaporta, leje qendrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.

Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.

Në lidhje me këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 ka dhënë masën e sigurimit “Arrest me burg” dhe “Detyrim paraqitje” pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” , “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” të parashikuar nga nenet 186/2, 183/2 dhe 189/2 të Kodit Penal.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

 

Super aksion, goditet grupi kriminal; Policia: 9 të arrestuar Read More »

Punoni gjithë kohën para kompjuterit? Mësoni si të mos rrezikoni shikimin

Nëse jeni një person që për shkak të punës ju duhet të qëndroni të paktën 8 orë përpara kompjuterit duhet të dini disa gjëra shumë të rëndësishme.

I pari që vihet në rrezik është shikimi juaj.

Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.

1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni “smartphone”, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.

3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.

5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

6) “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë.

7) Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disa minutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.

8) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini medoemos një palë syze, që t’i përdorni veçanërisht kur punoni para kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.

9) Bëni kujdes edhe me përdorimin e “smartphone”-ve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrirë, me dorën që mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave. Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.

10) Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen, por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt në karrige.

Punoni gjithë kohën para kompjuterit? Mësoni si të mos rrezikoni shikimin Read More »

Eleni Fouriera flet për konkurimin në Eurovizion: Shqiptarët e tjerë – Nuk i ndjej rivalë!

Më në fund këngëtarja Eleni Fouriera prezantoi klipin që fansat e saj të zjarrtë e prisnin me padurim.

Me kërcime seksi dhe imazhe plot sensualitet klipi duket se është vetëm një flakë që këngëtarja e lindur në Fier pritet të ndezë në skenën e Eurovisionit.

E njohur ndryshe si Beyonce e Greqisë, 31-vjeçarja në këtë edicion do të performojë për Qipron.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Eleni zbuloi se në Maj ka ndërmend që t’i vërë ‘flakën’ skenës së Lisbonës.

“Do të jap gjithçka tek kjo performancë sepse skena për mua është një dashuri e vërtetë. Performoj prej vitesh dhe ky është pasioni im. Tashmë që kënga është përfunduar ne kemi arritur thuajse në fund të përgatitjeve për shfaqjen që do të dhurojmë në Eurovision. Do të ketë shumë koreografi dhe shpresoj që njerëzit ta shijojnë performancën tonë pasi kjo është më e rëndësishmja për mua. Do bëjmë të pamundurën që bota të ndjejë flakët tona”, tha Furiera.

Këngëtarja po ashtu nuk kaloi pa komentuar edhe pjesëmarrjen e dy shqiptarëve të tjerë në Eurosong, Ermal Metës dhe Eugent Bushpepa. Fouriera i vlerësoi të dyja këngët si shumë të mira.

“Fakti që tre shqiptarë do të ngjiten në skenën e Eurosong më bën të ndihem shumë mirë, shpresoj të shkojmë mirë me njëri-tjetrin.  Nuk ndjej konkurencë ndaj tyre”, shtoi Furiera.

Eleni Fouriera flet për konkurimin në Eurovizion: Shqiptarët e tjerë – Nuk i ndjej rivalë! Read More »

Në fund të fundit, inteligjenca drejton botën.Pse hebrenjtë janë kaq inteligjentë?

Besimtarët e krishterë e dinë se Jezu Krishti ka qenë hebre. Me siguri keni dëgjuar edhe se Ajnshtajni ka qenë hebre.

Adhuruesit e modës e dinë tashmë se Calvin Klein ka qenë gjithashtu hebre. Disa nga ata që janë lexues të rregullt të librave të ndryshëm, ndoshta kanë dëgjuar edhe për Ana Frank, vajzën me ditarin më të dhimbshëm të shkruajtur ndonjëherë , që po ashtu ka qenë hebre. Ajo çfarë të kalon menjëherë në mendje kur flitet për hebrenjtë, është inteligjenca e tyre shumë e lartë. Studimet kanë treguar se koeficienti i tyre i inteligjencës është rreth 15 njësi mbi mesataren duke i bërë të njihen si gjeni në popullatën botërore. Kjo gjë nuk është pak.

Por çfarë i bën hebrenjtë kaq të zgjuar? Në fakt ka dy teori të mbështetura nga mjekë, psikologë dhe shkencëtarë në mbarë botën. Njëra ka të bëjë me aspektin gjenetik, dhe tjetra me ambientin që i rrethon.

Aspekti gjenetik.

Thuhet se hebrenjtë e kanë të trashëguar në gjene inteligjencën e tyre. Shumë persona mund të mendojnë se inteligjenca nëse nuk vihet në punë, është e kotë, por studimet ka treguar se fëmijët hebrenj, edhe të pastimuluar nga ambienti për ta treguar inteligjencën e tyre, sërish kanë treguar intelekt më të zhvilluar se fëmijët e tjerë. Mirëpo të njëjtat studime kanë nxjerrë në pah edhe shumë sëmundje në rrethin e hebrenjve. Pothuajse çdo hebre vdes nga sëmundja e Gaucher-it, Tay-Sachs, ose nga forma të rralla të anemive. Dy sëmundjet e para kanë të bëjnë me degjenerimin dhe shkatërrimin e neuroneve, pra të qelizave bazë të trurit që janë përgjegjëse për gjithë aktivitetin mendor. Pra, vërtet hebrenjtë kanë inteligjencë më të lartë, por kanë edhe më shumë rrezik për të vuajtur nga sëmundje nervore. Studimet e tyre kanë ngritur edhe shumë teori të rëndësishme, sipas të cilave, nëse vërtet gjendet një mënyrë për të përdorur një pjesë të madhe të trurit tonë (jo vetëm 10 të tij sa përdorim të gjithë ne), kjo do të shtojë rrezikun edhe për shfaqjen e sëmundjeve nervore.

Aspekti ambiental.

Këtu ndalen shumë studimet dhe e mbështesin fortë idenë se fëmijët hebrenj rriten të zgjuar, sepse prindërit i kushtojnë shumë vëmendje edukimit dhe arsimimit të tyre. Është e pamundur që të gjesh një fëmijë hebre në moshën 5 vjeçare që të mos dijë minimumi dy gjuhë të huaja dhe kjo ndodh, sepse sapo fëmijët nisin të flasin, prindërit e tyre u mësojnë fillimisht shkrimin, leximin dhe gjuhët e huaja. Kjo gjë i bën ata më të zgjuar dhe më të dalluar në aspektin verbal. Nuk ndodh shpesh të gjesh hebrenj të famshëm në fusha të artit. Shumica e tyre janë avokatë, gjuhëtarë, mjekë, sepse në vite stimulojnë dhe përforcojnë vetëm pjesën e të mësuarit verbal në tru.

E dini se si funksionon truri i njeriut? Njësoj si muskujt e një personi body-builder. Ushtrimet e shpeshta që ai bën, ia bëjnë muskujt më të mëdhenj e më të fuqishëm. Njësoj edhe truri i njeriut, nëse stërvitet, vë në punë një pjesë më të madhe të tij dhe arrin “të përthithë” më shumë informacione.

Prindërit hebrenj, sapo fëmija i tyre nis të flasë, fillojnë të ulen e t’i mësojnë ata. Fillimisht nisin me një orë e më pas me rritjen e tyre, e shtojnë edhe kohëzgjatjen e mësimit. Dhe nëse e mendoni, është e pamundur që një fëmijë të mos bëhet një i rritur inteligjent, nëse përditë truri i tij vihet në punë kaq shumë kohë për të mësuar. Këtë shembull kanë marrë edhe familjet në Indi dhe Kinë, ku mund të shohësh fëmijë në kopsht që mbajnë në duar libra që mezi sa i ngrejnë. Ata duan të mësojnë. Ata duan të bëhen inteligjentë e ta çojnë përpara botën dhe shoqërinë.

Në fund të fundit, inteligjenca drejton botën. Kjo është arsyeja se pse Adolf Hitleri i trembej hebrenjve. Ai nuk i trembej atyre si njerëz, sepse lehtësisht mund t’i ekzekutonte siç bëri me gjithë viktimat gjatë kohës së sundimit të tij. Ai i trembej inteligjencës së tyre dhe e dinte që, nëse do t’i jepte atyre sadopak liri, ata do ta rrëzonin nga pushteti.

Hebrenjtë janë shembulli perfekt i thënies së psikologut të njohur Skinner “Më jepni një fëmijë dhe unë do ta bëj atë si ta doni juve”. Pra, nëse ne duam një shoqëri inteligjente, duhet të punojmë me fëmijët tanë. Nuk është gjë e keqe ta largojmë pak fëmijën nga lojërat reale apo elektronike dhe ta mësojmë atë nga pak që të vogël, sepse siç ka thënë edhe populli ynë “Gur gur bëhet kalaja”. Dalëngadalë edhe inteligjenca e tyre do të forcohet akoma më shumë. Hebrenjtë në fund të fundit janë një mit, për aq kohë sa mbështetet fortësisht se ata bëhen të zgjuar, sepse prindërit u kushtojnë orë të tëra duke i mësuar që të vegjël. Për aq kohë sa kemi të bëjmë me një mit, ne mund të bëjmë më shumë se aq, nëse i përkushtohemi fëmijëve tanë aq sa duhet, për t’i bërë ata, të rriturit që ne duam të shohim në këtë shoqëri.

Në fund të fundit, inteligjenca drejton botën.Pse hebrenjtë janë kaq inteligjentë? Read More »