Aurora

Bukuroshja e fjetur e Vlores ka emrin Zvernec

Gurë-varri apo statueta e vajzës greke është rrëmbyer. Në vitin 1997, ajo ishte gjëja më e vogël, që mund të ndodhte në këtë vend. I ati i saj, doktor, nuk kishte mundur të shpëtonte. Kishte derdhur të gjitha ato, që profesioni i kishte mësuar nga Hipokrati, por më kot. Në fund kishte gjetur pajtimin. E kishte lënë në prehjen e gjelbërimit dhe në kujdesin e shpendëve të shumtë, që popullojnë këtë ishull të vogël. Kishte ikur. I qetë. Pas, qetësi. Në amshim…Një ditë, krijesat e luciferit e kishin marrë. E kishin dërguar diku gurin. Ia kishin tretur në keqësi.

Këtë nuk mund të na e shpjegojë një roje objektesh, që tash ruan Kishën e “Fjetjes së Hyjni-lindses në Manastirin e Zvërnecit. I duket si tjetër gjë. Duhet të jetë rreth 50 vjeç, ndërsa hedh sytë tutje-tëhu si për të kapur ndonjë të pabërë. Jemi vetëm: Ne dhe Ai. Bash në sheshin brenda manastirit, ku sapo kemi kaluar urën e drunjtë. Më në fund qetësohet dhe roja. Bindet se para vetes ka vetëm tre njerëz, që janë të interesuar të shikojnë manastirin, kishën dhe pyllin. Ndaj, sikur ta ketë krejt në terezi, ulet… dhe kërkon shpjegim: “Pa ta marrim shtruar. Çfarë doni?” I shpjegojmë se duam të fotografojmë dhe të shikojmë pyllin. Tund kokën, sikur do të thotë: mua doni të ma hidhni. Duket qartë se do të shtyjë shërbimin, ndërsa ne, që duam të mos na bezdisë, dhe të na krijojë mundësinë të shohim të gjithë hapësirën ku gjendet manastiri. Na bën pritë për aparatin, për diktofonin, për lëvizjen, për gjithçka. Sus. Jam unë. Sa i mjerë?-mendojmë. “Sa kot”, duhet të mendojë çapkëni i vjetër, që tashmë butaforisë së tij i ka shtuar edhe një fije bari në gojë.

Sa i pistë
Dikur ky vend ka qenë pronë e Frashërlinjve. Mit’hat bej Frashërit ia mori më pas një familje nga Kanina. Më vonë, ajo bëhet pronë e shtetit shqiptar. Ishulli i vogël prej 7 ha është një monument natyror. Në një gazetë kam lexuar se vetëm 0.1645 ha janë pronë e objektit të kultit, pjesa tjetër është monument natyror. Por, shqiptarëve, pak u bën për monumentin. Në vend të tij, janë të kënaqur me zdërhalljen në këtë mrekulli të natyrës. Ku më shumë vlerën ia provojnë, kur lëshohen të hazdisur në ditën e nderuar të pelegrinazhit. Dhe, atë ditë bëjnë qejf. Në Shqipëri pelegrinazhi është qejf, piknik..urraaaa. Kjo ka bërë që kisha të vuajë damkën e përvetësimit të gjithë mjedisit. Çdo fund-verë, falë saj bëhen kampingje me të rinj, gjë që ia ka përcjellë imazhin e mrekullisë së këtij vendi, shumë më larg. Por, gjithashtu dhe duke i sjellë probleme drejtuesve të kishës shqiptare, të cilët i akuzojnë se kanë marrë të gjithë ishullin. Jo se nuk kanë dhe ata pak siklete. Eshtë e pamundur, falë një rregulli të brendshëm, që t’i të kesh mundësi të takosh priftin. Ai nuk është, por edhe po të jetë- duhet leje që të shikosh interiorët brenda. E vërteta është se vendi është krejt i papastër dhe mungon dora e njerëzve. Ajo rregullohet disi në momentin, kur afrohet kremtimi i 15 gushtit. Por, kaq. Besimtarët e Zotit nuk e kanë shumë qejf pastërtinë, ndërsa pylli, tutje manastirit është edhe më i pistë. Kushdo mund ta provojë, po të ngjitet nga pas manastirit dhe të ikë tutje. Plastmase, mbeturina, të pëgëra që duket se nuk treten- i gjen kudo. Një tabelë akoma më e vjetër se manastiri, për hir të së vërtetës të përgatit që në hyrje me rregulloren e brendshme. Por, ndryshku dhe shëmtia e saj (e para ca kohëve) ta konfirmonte se nuk mund të bëhej më shumë. Roja ka tagër që të shoqërojë vizitorin deri brenda në manastir; Nuk lejohet futja e njerëzve të armatosur; Nuk lejohet njeri veç ditës dhe ndalohet gjuetia. Na bind kështu edhe karshillëku i rojes, që me sa duket e ka mësuar përmendsh këtë tabelë, që është e lakuar nga pas. Në ditën e festës të këtij viti, një kremtues më ka thënë se për “të nderuar”, Hyjni-lindsen, shqiptarët zbrisnin nga pylli me degë të thyera dafine. Qeshnin. Lumturoheshin. Dhe, askujt nuk i bënte përshtypje se po e dëmtonin këtë mrekulli. Kremtimi i ditëve do të thotë thjesht orgji ngrënie, ndërsa vari i Marigosë, këtij personazhi interesant, ishte i pa pamundur, që ta shpëtonte këtë zallamahi…

Ato
Këto objekte gjenden në perëndim të lagunës së Nartës, në brezin ranor, që ndan lagunën me detin. Përfaqëson një grup dunash ranore, të formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e brezit me duna arrin disa kilometra. Ato kanë lartësi deri ne 5-6 m. dhe gjerësi deri 20-30 m. Dunat kanë vlera shkencore, estetike, turistike dhe ekonomike. I gjithë vendi vizitohet duke ndjekur almanakët turistikë-duke ndjekur itinerarin qyteti i Vlorës-Kriporja-bregdeti i Nartës-Hidrovori. Manastiri i Zvërnecit është monumenti kulturor më i rëndësishëm në hapësirën e Nartës. Një nga arsyet për të vizituar ishullin e Zvërnecit është fakti që të shikohet ky manastir. Ai është ndërtuar më shekullin e XIII, sipas karakterit bizantin, dhe i kushtohet Shën Mërisë. Çdo 15 gusht ka një festim të kishës ortodokse me rastin e lindjes së Shën Mërisë në këtë kohë.

Drejt Zvërnecit
Po. Zvërneci nuk është shumë larg magjistralit kryesor. Si të gjitha, objektet e religjionit dhe ato kulturore-historike kudo në Shqipëri, nuk janë shumë larg magjistraleve kryesore…Por, pas kësaj rruge të gjatë që të drejton në të ashtuquajturin “Pusin e Mezinit”, nuk jemi në Lagunë. Duhet të përshkosh qetësinë e Nartës, një qytezë-fshat, me shtëpira, që i ngjajnë pa fund shtëpive të Bregut të Jonit. Ende, gratë e vjetra, që ngjasojnë me ato të Jonit, të flasin me një greqishte arkaike, ndërsa burrat e pakët nuk i sheh kurrkund. Më të rinjtë në kurbet, kurse më të vjetrit në kafene. Askush nuk di për Kompleksin e madh, por të gjithë të konfuzojnë. Në sheshin, që përbën qendrën e Nartës, gjendet një kishë, e cila është e mbyllur zakonisht. Më duket sikur i shoh sërish ato dy karrige dhe togun e hedhurinave, që i gjej gjithmonë në këtë vend dhe sërish të patrazuara. Por, nuk kemi kohë. Rendim për në Lagunë, një vend ku dikur punohej për të gjetur naftë. Njësoj sot, pretendohet që të bëhen afër Depozitat e mëdha. Sërish naftë. Sërish protesta. Dhe, jo më kot, rrugës i has plehrat kudo. Inertet. Tashmë, nuk ka rëndësi. Shumë shpejt brazat e pishave nuk do të jenë. Dikur, banorët e Zvërnecit i bën një rezistencë të mirë INA-Naftaplin, operatori kroat i kërkimit të naftës, që kishte marrë në konçesion Bllokun e Panajasë në Shqipëri. Kurse, nuk po e përballojnë dot Kompleksin e madh, që po merr jetë pak nga pak…Edhe pse Këshilli Bashkiak po i bën rezistencë, puna duket se do të marrë jetë. Fshatarët kanë heshtur. Janë paqtuar. Këtë herë ambjentalistët duken si të nënshtruar…

Invers-Kisha dhe manastiri i njohur
Rruga bëhet më strapacuese dhe shtuar me aq shumë kodrina rrugës, të nxjerr jashtë pyllit. Me një makinë të mirë për gati 20 minuta të duhet të lësh pas Nartën. Pas një traseje të gjatë, rruga i ngjitet nga shumë afër Lagunës. Në këtë vend, ajo qarkon një ishull të vogël , ku gjendet manastiri dhe kisha e kahershme e zonës. Me një pasarelë, që shkon drejt, ndërtuar nga kisha ortodokse për 60 milionë lek (?)- futesh në një ishull të mbuluar me pisha, ku gjendet kisha e ndërtuar e shekullit të XIII dhe manastiri i vitit 1636. Historianët pretendojnë se në anën tjetër të ishullit, është edhe një kishë tjetër, të cilës i kanë mbetur rrënojat. Ajo është restauruar për herë të fundit në shekullin e XVIII. Në varrezat e saj ishte varrosur Marigoja e flamurit të Ismail Qemalit, bashkë me dy fëmijët dhe pak njerëz të tjerë. Dominon mbi gurët e varrit, greqishtja bizantine. Edhe vetë kisha është bizantine, sepse është e ndërtuar me gurë dhe me tulla të asaj kohe, sipas specialistëve. Një hajat me kolona, që i ngjan “Shën Nikollës” së Voskopojës, të mirëpret në hyrjen e kishës së njohur. Por gurët janë ngrënë nga motet dhe duket se nuk do e kenë të gjatë. Një dorë restaurimi i pret akoma t’i fusë në jetë. Një tjetër, ajo e kohës, pret t’i shkatërrojë. Roja, i cili na shoqëron me një bisedë absurde në ishull, bën rezistencë pasive. Kam urdhër,- thotë. Por, na mundëson të rifutemi në kishën e manastirit. Nuk na lë të fotografojmë brenda. Eshtë kategorik. Brenda nuk ka ndryshuar shumë, por duket se kisha ka dorë dhe është e restauruar më mirë. I veçuar, roja, ruan për ndonjë padrejtësi, kurse ne gjejmë mundësinë që të shikojmë në absidën e Kishës figurat bizantine. Ky element ka mbetur pak edhe në kupolën e vogël, që është mbi kishë. Ajo që ndoshta është shumë e njohur për kishën e Zvërnecit dhe që përmendet si një gjë unikale, është një kafkë me një gjarpër dhe mbishkrimi i greqishtes bizantine, që i qëndron sipër, rrasës së varrit të një personazhi, përballë hyrjes kryesore. Eshtë varri i Kostas Karanxhas dhe ka të ngjarë, sipas Prashnikerit, që të ketë qenë një figurë shumë e njohur e lidhur me perandorët e Bizantit. “Këtu prehet Kostas Karanxha, burrë fisnik, filiz i një dere fisnike”, thuhet mbi varrin e tij. Një pjesë dafinash, që janë mbi varret e të paktëve të mbetur mbi manastir, janë shenja e plotë e paqësisë të manastirit. Pasi bëjmë një qarkore rreth tij, ai na drejton vetë drejt largimit…Njësoj kanë bërë ndoshta dhe ata. Ashtu si zbrisnin atë ditë me dafina dhe dukeshin të gëzuar se po i blatoheshin Shën Mërisë. Por mua më dhimbsen dafinat, më kujtohen fjalët e njeriut, që më ka shpjeguar pak për festën e vitit 2007.

Vetë ishulli
Ishulli i Zvërnecit është një nga peizazhet, ku paqja është e rrallë në Shqipëri. Në festën e 15 gushtit mblidhen bashkë të ikurit, lulëzojnë pemët dhe qetësohen peshkatarët. Pak më tej, në lagunën e Nartës, peshkatarët presin peshqit, ndërsa vreshtat përgatiten që nxjerrin ende atë rrushin kualitativ, që më pas prodhon atë verë të mrekullueshme, që e kërkojnë të gjithë. Pastaj, pelegrinët, prehen në ishull dhe para syve të natës i bëjnë fli gjumin dhe qetësinë- festës fetare. Në kohën e regjimit vinin fshehtas dhe e përshkonin ishullin me varka dhe depërtonin deri atje. Kurse sot, vinë në mes të ditës. Është mrekullueshëm. Ashtu, ishte bukur edhe atëherë në kohën e Anti-krishtit. Por, gjurmët e hershmërisë, sipas studiuesve, shkojnë që nga shekulli i 1 para Krishtit dhe më vonë. Duhet të largohemi. Puna e mirë veç të tjerave është kjo urë e stërgjatë 200 metra që i merr sëbashku vizitorët dhe i fut në ishull. E mirë se edhe të largon. Më 1967 bashkë me murgun e fundit që e liruan nga ky vend u dëbua për pak kohë dhe mrekullia e këtij vendi nga kujtesa. Thuhet se atje është djegur një thesar, nuk është më biblioteka e bollshme me literaturë…se kishte…
Roja është më shumë se indiferent, por tash bën dhe hokatarin. Na ngacmon pa fund dhe tallet me interesin. Na tregon për priftin, që meshon. Nga vjen dhe se duhet të hanë fëmijët… Nuk e dëgjojmë. Më nget për Marigonë, që e ka parë në film. Për ushtarakun, që është varrosur në kishë, nuk di pothuaj asgjë. Eshtë i qetë.

E pyesim për vajzën dhe gurin e saj. “Eh, ç’ia kini ngenë ju”, na përgjigjet, kur i dalim nga sfera e tij e logjikës. “Ta kisha ditur, një m…kisha për t’iu lënë”. I qeshim. A thua të ketë qenë ndonjë nga ata që e di, se ku është guri i vajzës greke?! Po ç’i duhet atij. E presin në shtëpi. Manastiri këtu ka qenë dhe këtu do të jetë. Eshtë viti 2007.

Rezultate imazhesh për foto zverneci

Bukuroshja e fjetur e Vlores ka emrin Zvernec Read More »

Shihni vazhdimisht ngjyra në ëndrra, ja çfarë fshehin dhe simbolizojnë ato

Zakonisht, njerëzit i shikojnë ëndrrat “bardhë e zi”, por në ato raste kur i shikojnë me ngjyra, simbolika e tyre del më e qartë dhe shpjegohen më lehtë.

Zakonisht, njerëzit i shikojnë ëndrrat “bardhë e zi”, por në ato raste kur i shikojnë me ngjyra, simbolika e tyre del më e qartë dhe shpjegohen më lehtë. Sipas një studimi të bërë nga disa psikologë amerikanë, secila ngjyrë në ëndërr ka kuptimin e vet të veçantë dhe tregon një gjendje të caktuar emocionale të atyre që e shikojnë. Duke u nisur nga ngjyrat e sfondit ku zhvillohen ngjarjet në ëndërr, nga ato të interierit dhe të veshjes së “personazheve”, duke ditur kuptimin simbolik të secilës ngjyrë, mund të përcaktosh qëllimet dhe karakteret e atyre që të dalin në ëndërr. Psikologët amerikanë e kanë klasifikuar simbolikën e këtyre ngjyrave në këtë mënyrë:

1-E bardha: Tregon pafajësi dhe pastërti shpirtërore, fisnikëri, aftësi për ta ndarë gënjeshtrën nga e vërteta (vetëm në disa vende të Orientit, kjo ngjyrë është simbol i zisë dhe vdekjes. Po kështu, ajo simbolizon asketizëm dhe izolim).

2-Bojëqielli: Tregon se mbartësi i rrobave ose ambientit rreth tij ka një perceptim mistik ndaj jetës. Kjo ngjyrë është njëkohësisht simbol besnikërie, shprese, qetësie shpirtërore, etj.

3-E verdha: Kjo ngjyrë është shprehje e optimizmit, shpresave, e arsyes dhe realizmit, por në ëndrra simbolizon shpesh xhelozi, zili, ndarje. Është një ngjyrë që shpesh paralajmëron tradhti.

4-Ngjyra e blertë, jeshile: Simbolizon shërimin nga një e keqe, lulëzimin, qetësinë dhe ekuilibrin shpirtëror, por shpesh, ajo tregon se bartësi është ende i papjekur… Në rastet kur ka nuanca që anojnë për nga jeshilja e errët, kjo ngjyrë simbolizon regres, etje për t’u pasuruar në çdo rrugë.

5-Ngjyrë ari, okre, me shkëlqim dielli: Simbolizon inteligjencën, entuziazmin, lavdinë. Ajo është njëkohësisht simbol pjekurie dhe përvoje, aftësie për t’u orientuar në jetë, si dhe besim për stabilitet, madje edhe rritje të prestigjit.

6-Ngjyra kafe: Simbolizon aspektet materiale të jetës, racionalitet, deri diku, konservatorizëm, por ajo simbolizon njëkohësisht një njeri nostalgjik dhe melankolik. Jo rrallë, ajo tregon depresion, zhgënjim, vartësi…

7-Ngjyra e kuqe: Është ngjyra që tregon një qëndrim aktiv në jetë, simbolizon gjakun dhe zemrën, mirëpo shpesh paraqitet si simbol agresiviteti, urrejtjeje, pasionesh e rreziqesh dhe sidomos për disa gra, është simbol i “rënies dhe degjenerimit”.

8-Ngjyra portokalli: Është simbol i lumturisë, i forcimit të shoqërisë dhe miqësisë, por nuk janë të rralla rastet kur parashikon etje për ndryshime, entuziazëm dhe ngrohtësi. Kjo ngjyrë tregon se mbartësi është i dhënë pas seksualitetit. Kur ajo është e ndezur, tregon se ai dëshiron të nxjerrë në pah vetveten.

9-Ngjyra e purpurt: Është ngjyrë karakteristike aristokratike, simbol i dinjitetit dhe pushtetit…

10–Ngjyra gri: Kjo ngjyrë është simbol i melankolisë, indiferentizmit, i meditimeve që sjellin mërzi, i një alarmi të brendshëm shpeshherë të pajustifikuar, por edhe simbol i qëndrimit mosbesues, simbol i vetmisë dhe i dobësisë shpirtërore, sidomos kur kemi të bëjmë me flokë të thinjura, etj.

11-Ngjyra e zezë: Simbolizon agnosticizëm dhe fshehtësi mendimesh e veprimesh, simbol i një pushteti të fshehur, simbol i zyrtarizmit ceremonial, simbol i një shpirti sfidant dhe i një force të papërmbajtur seksuale, sidomos kur është i kombinuar me të kuqen.

Shihni vazhdimisht ngjyra në ëndrra, ja çfarë fshehin dhe simbolizojnë ato Read More »

Flet shoqja që i dhuroi veshkën Selena Gomez: Ajo rrezikoi të vdiste

Dalin detaje të reja lidhur me operacionin që i shpëtoi jetën Selena Gomez, disa muaj më parë, ku shoqja e saj e ngushtë, i dhuroi veshkën.

“Sapo isha zgjuar pas ndërhyrjes, kur Selena më shkroi se kishte frikë. Veshka ime nuk kishte probleme, por kur ajo u kthye në krevat, dëmtoi njërën venë dhe e operuan sërish me urgjencë”, tregoi mikja e saj e zemrës Francia Raisa, për revistën “W Magazine”.

Francia, një aktore 29-vjeçare shtoi se, e operuan me urgjencë dhe rrezikoi jetën, madje i morën një venë nga këmba, për të mbajtur veshkën e transplantuar në vendin e saj, “Rrezikoi që të vdiste”.

Pas thuajse dhjetë vitesh miqësi, dy vajzat vendosën që të jetonin bashkë dhe pikërisht gjatë bashkëjetesës së tyre ndodhi dhe komplikimi shëndetësor.

Imazh i ngjashëm

Flet shoqja që i dhuroi veshkën Selena Gomez: Ajo rrezikoi të vdiste Read More »

Cila është makina më e preferuar e politikanëve shqiptarë, Monika Kryemadhi bën diferencën

Kur vjen puna te luksi i makinave me të cilën udhëtojnë, politikanët shqiptarë janë të parët. Makinat e tyre kushtojnë mijëra euro, ku gjatë ditëve të seancave parlamentare, hapësira para Kuvendit kthehet në një paradë.

Mercedes S-Сlass Saloon është një nga makinat më të pëlqyera të politikanëve tanë. Ndaj këtë fundjavë vendosëm t’ju tregojmë automjetet që përdorin të zgjedhurit nga populli dhe sa është çmimi i tyre. Kështu automjeti i kryeministrit Edi Rama, pak a shumë kushton 90 mijë $.

Po Mercedes S Class Saloon, por tip më i vjetër përdor edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Vlera e tij shkon deri në 70 mijë $.

Të njëjtën zgjedhje kanë bërë edhe Presidenti Ilir Meta (edhe gjatë kohës kur ishte Kryetar Kuvendi) si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

E vetmja që bën përjashtim është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila zgjedh të udhëtojë me një automjet tip Range Rover.

Cila është makina më e preferuar e politikanëve shqiptarë, Monika Kryemadhi bën diferencën Read More »

Kush është policja seksi që u bë e famshme nga Erion Veliaj?

E quajnë Disilva Muçopata dhe është policja seksi që u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë falë Lali Erit.
Ishte pikërisht kryetari i bashkisë së Tiranës ai që publikoi në Facebook foton e polices më 8 mars dhe nuk ngeli njeri pa ia ngulur sytë, pa i bërë disa komente e pa kërkuar për të në rrjetet sociale.

Edhe pse policie, me format trupore dhe pamja që ka, vajza bën që të gjithë meshkujt të kthejnë kokën kur ajo kalon në rrugë.

Disilva duket se veç punës, është e apasionuar edhe me jetën e natës, të cilën e frekuenton rregullisht dhe në mënyrë popullore mund të themi se s’ka lënë vend pa vajtur.

Provokuese, joshëse e me forma të bëshme, më poshtë gjeni disa prej fitove të vajzës për të cilën urojmë të jetë po aq police e zonja, sa edhe modele bukuroshe.

Kush është policja seksi që u bë e famshme nga Erion Veliaj? Read More »

Zheji nxjerr “sekretet” e Ramës: Ja pse u prishëm dhe pse e la e dashura gjermane

Artur Zheji dhe Edi Rama, një herë e një kohë, kanë qenë miq të ngushtë, por siç thotë, interesi dhe politika të prishin, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe mes tyre.

E kemi parë Ramën shumë të distancuar edhe nga Spartak Ngjela, me të cilin gjithashtu ka patur një marrëdhënie miqësore, por çfarë ka ndodhur mes tyre?

Është vetë Zheji, ai që ka treguar për Rudina Dembacaj prishjen e marrëdhënies me Ramën. Analisti është shprehur se nuk janë zënë, por janë ftohur me njëri-tjetrin, pasi jetët e tyre morën drejtime të ndryshme.

Zheji shprehet:

U bëmë dy tipa të ndryshëm. Ne kemi bërë një bisedë vendimtare që ndau rrugët tona. Ka qenë viti ’97.
Në 1997, Fatos Nano që më vonë u bë miku im më i shtrenjtë dhe u bë kryeministër, e ftoi për tu bërë ministër dhe ai ftoi dy miq për tu këshilluar për të ardhmen e tij në Shqipëri.

Sa kishte ardhur nga Parisi, njëri isha unë, tjetri ishte Spartak Ngjela që sot nuk le kusur, i thotë mendjefyell. Donte një këshillim, ishte akoma Rama që unë kam njohur, që e kam patur vëllaçko. Ngjela i tha je në rrugën e duhur, kjo është e ardhmja jote, ti i ke të gjitha provokativat për tu bërë njishi.

Parashikimi i Ngjelës doli i saktë. Kurse unë i thashë ti je artist i madh për mua dhe do humbasësh artin për politikën. Në atë kohë Rama ka patur një mikeshë gjermane, një yll e bukur, një gjermane brune me sy bojëqielli. Gjermania u nda se mendonte që ishte e dashuruar me Ramën artist jo Ramën politikan.

Gjermania erdhi më vonë, ajo erdhi kur ai kandidoi për kryetar bashkie dhe i tha që deri këtu mbaj. Më pas filluan sherret politike mes tij dhe Nanos. Shokë i kisha prapë. Mbetëm deri në një farë kohe miq në një truall shumë konfliktual.

Zheji nxjerr “sekretet” e Ramës: Ja pse u prishëm dhe pse e la e dashura gjermane Read More »

Zbardhet plani i Ramës: LSI-ja drejt asgjesimit të plotë nga administrata, ndryshojnë dhe pagat

Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon drejt asgjesimit të plotë. Edhe pse nuk thuhet në mënyrë të drejtpërdrejtë,  në draft-planin e ri të qeverisë për periudhën 2018-2020, në objektivin e pestë të DAP theksohet se në administratën publike do të kryhet një monitorim i thellë ku në fokus do të jetë cilësia e ofrimit të shërbimeve publike. Në këtë pikë pritet që të ketë edhe spastrime të punonjësve, veçanërisht të militantëve të LSI, të cilët mund të rezultojnë se nuk e kanë kryer në mënyrën më cilësore të mundshme punën e tyre.

E në këtë pikë pritet që të ketë edhe spastrime të punonjësve, veçanërisht të militantëve të LSI, të cilët mund të rezultojnë se nuk e kanë kryer në mënyrën më cilësore të mundshme punën e tyre.

Departamenti i Administratës Publike ka bërë publik dje draft-planin e ri të qeverisë për periudhën 2018-2020. Për këto dy vite janë bërë të ditura në faqen zyrtare të DAP të gjitha objektivat e socialistëve për të kryer me suksese këtë reformë të ndërmarrë, por ndër të tjera bie në sy se fokusi është përqendruar kryesisht tek spastrimi i militantëve.

“Monitorimi i cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë qendrave të integruara dhe sporteleve të shërbimeve ADIS; Pilotimi i zbatimit të kuadrit për vlerësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë institucioneve të qeverisjes qendrore”, thuhet në objektivin e cituar nga “Sot”.

Po ashtu një tjetër synim i rëndësishëm që ka lidhje me eficencën e nëpunësve publikë është ai numër 10, ku nënvizohet se do të përgatitet një metodologji për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së institucioneve dhe agjencive të varësisë.

Gjithashtu priten ndryshime edhe në paga.  Në objektivin e shtatë sqarohet se ky organizim do të bëhet në bazë të vlerësimit të vendit të punës. Po ashtu ata nëpunës civilë të cilët kanë patur më shumë rezultate të kënaqshme në punën e tyre dhe në trajnimet e detyrueshme pritet të përfitojnë një rritje pagash.

“Organizimi i sistemit të pagave në shërbimin civil duke u bazuar në vlerësimin e vendit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultateve në trajnimet e detyrueshme: Rishikimi dhe miratimi i strukturës së re të pagave: Hartimi dhe miratimi i një dokumenti për politikat; në sistemin e pagave dhe miratimi i strukturës së re të pagave; Miratimi i vendimeve të reja për pagat dhe zbatimi i strukturës së re; Rishikimi i raporteve mes pagës maksimale dhe pagës minimale/mesatare në administratën publike, me qëllim ruajtjen e një piramide objektive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese, si edhe diversifikimi i klasifikimit sipas përmbajtjes së punës”, shpjegohet në objektivin 7. Nga ana tjetër socialistët kanë si objektiv edhe që të rrisin më tej nivelin e zbatimit të ligjit për nëpunësin civil. “Marrja e masave për: rritjen e nivelit të zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, për të gjitha subjektet e përfshira në këtë ligj, aplikimin e unifikuar të instituteve të tij, në njësitë e qeverisjes vendore (Trajnimi i nëpunësve të burimeve njerëzore dhe të njësive të financës për përdorimin e SIMBNJ)”,  shkruahet në objektivin e gjashtë.

Zbardhet plani i Ramës: LSI-ja drejt asgjesimit të plotë nga administrata, ndryshojnë dhe pagat Read More »

“Prag lufte”, ministri grek i Mbrojtjes i jep mesazh të fortë Turqisë

“Aktualisht, Turqia po provokon, shkakton tensione dhe sillet me mendjemadhësi dhe nuk respekton të drejtën ndërkombëtare në rajon. Ne jemi të bashkuar për t’u përballur me sfidat me qetësi dhe me vendosmëri”, tha ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, teksa ka folur per situaten me te fundit te krijuar ne Qipro.

Ai ka dhene mesazhe te qarta se Greqi nuk ben asnje leshim kur vjen fjala per te mbajtur te bashkuar popullin.

“Eshtu detyra e të gjithëve ne për të bashkuar popullin grek. Ne kemi aftësinë per ta bere, kur kombi është në rrezik të jemi me te bashkuar se kurre”- tha ai, duke kujtuar edhe ate qe e ka quajtur gabimi i madh me Qipron.

“Një nga premtimet e para që kam bërë kur kam marrë përsipër Ministrinë e Mbrojtjes eshte qe së bashku me ish homologun e Qipros, me të cilët kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, te bashkepinojme dhe unë jam i sigurt se kjo do të vazhdojë me ministrin aktual i Mbrojtjes. Ne do punojme per te rivendosur nderin dhe reputacionin e heronjve”-tha ai.

Ministri grek i Mbrojtjes ngre alarmin: Jemi në prag lufte me Turqinë

Greqia dhe Turqia prej disa muajsh janë në një luftë të ashpër me njëra-tjetër. Forcat ushtarake kanë pasur përplasje me njëra-tjetër disa herë, por lufta e madhe ende nuk ka nisur edhe pse është në prag.

Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, foli për tensionet mes dy vendeve, dukë thënë se Turqia po provokon me agresione ushtarake.

“Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Greqinë. Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian.”, ka qenë kjo deklarata e fortë e Kamenos.

Pak javë pas vizitës së Erdogan në Athinë më 7 dhjetor, tensionet u ndezën edhe më shumë, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia.

“Prag lufte”, ministri grek i Mbrojtjes i jep mesazh të fortë Turqisë Read More »