Aurora

A do të pranonit të martoheshit me shqiptar? Kështu përgjigjen vajzat serbe

Sipas një kërkimi të kryer nga OKB-ja në vitin 2015, shumica e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë të gatshëm ende që të bashkëpunojnë së bashku apo edhe të jetojnë në të njëjtin mjedis, ndërkohë që gati askush nuk është i gatshëm që të kurorëzohet me njëri-tjetrin, pra serb me shqiptar dhe anasjelltas.

“Imagjinoni veten tuaj në situatën që të dashuroheni me shqiptar, dhe ju të jeni në lidhje, në martesë apo të keni fëmijë. Si do t’ia sqaroni nënës, babait, familjes…?

Po i njëjti portal, ka realizuar një anketë në rrugët e Beogradit, duke i pyetur qytetarët nëse do të krijonin lidhje apo do të martoheshin me shqiptarë dhe anasjelltas.
“Shumica ishin pak të befasuar me këtë pyetje. Kurse kishte edhe të anketuar që thoshin se dashuria i tejkalon ndarjet ndëretnike”.

A do të pranonit të martoheshit me shqiptar? Kështu përgjigjen vajzat serbe Read More »

Shpella e Piratëve, e cila është bërë e famshme, jo vetëm për historinë e saj, por edhe …

Shpella e Piratëve, e cila është bërë e famshme, jo vetëm për historinë e saj, por edhe nga libri me të njëjtin titull i Petro Markos, vlonjatit te shquar si edhe filmi i Kinostudios “Shqipëria e Re” që bazohet në këtë libër të shkrimtarit të njohur, përbën një nga objektet më me vlerë, në bregdetin e Himarës. Tiranë, 10 gusht 2012 – Çdo herë Shpella e Piratëve në bregdetin e Dhërmiut të krijon ndjesinë e rikthimit në kohë. Faqet e saj të thepisura brenda asaj hapësire të ngushtë, nxisin fantazinë rreth asaj që ato kanë fshehur dikur piratët e detit që qëndronin në pritje për të ndjekur gjahun e radhës. Sa herë që vjen këtu, të duket se sheh diçka të re dhe përjeton një perceptim të ri të paprovuar më parë. Por, të lundrosh drejt këtij objekti me Ashirin, 35 vjeçarin nga Lushnja, është një gjë me të vërtetë interesante. Ai është i pasionuar pas detit, me të cilin siguron jetesën. Është licensuar për peshkim, por në këto ditë gushti ai e përdor gomonen e vogël edhe për qëllime turistike, duke shëtitur me të pushues vendas dhe të huaj.

Destinacioni më i zakonshëm i Ashirit është Shpella e Piratëve. Aty ai çon çdo ditë dhjetëra pushues, kundrejt një pagese të arsyeshme. I është bërë si një ritual i përditshëm që e përjeton në mënyrën e vet. Nuk qëndron indiferent ndaj kuriozitetit të klientëve, por, përkundrazi, mundohet të marrë pjesë sa më shumë në ato çaste kërshërie. Tregon pjesë të ndryshme të shpellës, si një ciceron i vërtetë. Për 35 vjeçarin nga Lushnja kjo nuk është thjesht dhe vetëm një punë e rëndomtë, por edhe një mundësi për të promovuar një nga monumentet natyrore më të bukura të gjithë vijës bregdetare. Nga ato monumente që kanë pas një histori, madje një histori të paeksploruar piratësh, që të fton në mistiçizmin e thellësisë së shekujve. Shpella e Piratëve, që është bërë e famshme, jo vetëm për historinë e saj, por edhe nga libri me të njëjtin titull i Petro Markos, si edhe filmi i Kinostudios “Shqipëria e Re” që bazohet në këtë libër të shkrimtarit të njohur, përbën një nga objektet më me vlerë, në bregdetin e Himarës. Ajo ndodhet pranë plazheve të Dhërmiut, në një breg shkëmbor tepër të thyer që bie pingul mbi det dhe gjendet shumë pranë Manastirit të Shën Theodhorit, gjë që e pasuron më tepër gjeografinë dhe historinë e kësaj pjese tërheqëse të bregdetit shqiptar.

Për të shkuar në këtë shpellë, mënyra e vetme është deti. Mjaftojnë 10-15 minuta lundrim, me një motobarkë vogël dhe mund të gjendesh në këtë objekt që evokon natyrshëm Mesjetën Shqiptare. Deti i thellë, në një ngjyrë të errët dhe bregu me formacione shkëmbore që bien thikë mbi sipërfaqen ujore, të paralajmërojnë për një surprizë të këndshme. Hyrja e shpellës, e përbërë nga dy zgavra të mëdha të krijon një ndjesi të veçantë. Është një rikthim i menjëhershëm në historinë e disa shekujve më parë që, natyrshëm, ngjall emocione. Ato kanë në bazë historinë: piratët e famshëm që e shfrytëzonin këtë hapësirë shkëmbore në një mjedis detar, apo beteja me saraçenët, gjë që na vjen përmes toponimisë së këtij vendi. Sepse Shpella e Piratëve ndodhet pranë gjirit të mrekullueshëm tek Alevrat (Al-Evra), ku gjendet plazhi me të njëjtin emër. Teksa shëtisim me barkë brenda hapësirës së shpellës, konstatojmë masivet shkëmbore që përbëjnë faqet anësore të saj. Ato janë të thyera dhe me xhepa shumëllojesh, ndërkohë që në kube(pjesa e sipërme), spikat një zgavër në formë rrethore, prej së cilës depërtojnë rrezet e diellit. Shpella është e përmasave modeste. Ashiri thotë se ka sjellë këtu qindra pushues dhe turistë të huaj për të cilët ky objekt është mjaft interesant. “Kam transportuar anglezë, francezë, italianë, zviceranë, gjermanë, norvegjezë, maqedonas, kroatë, malazezë, çekë, që kanë ardhur këtu dhe kanë bërë mjaft fotografi, apo kanë regjistruar me kamera”, thotë ai. Historia që mbart Shpella e Piratëve, bukuria e jashtëzakonshme natyrore, mjaftojnë që të tërheqë pafundësisht vizitorë. Ata kanë ardhur dhe do të vijnë në këtë mjedis natyror, ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen në një dhe ngjallin emocione të pazakonta

Rezultate imazhesh për shpella e pirateve dhermi fotoRezultate imazhesh për shpella e pirateve dhermi foto

Shpella e Piratëve, e cila është bërë e famshme, jo vetëm për historinë e saj, por edhe … Read More »

Sanitari i rralle qe po shduket – Kali i qyqes

Dikur Shqipëria ka pasur katër lloje shkabash: shkabën, shkabën e zezë, shkabën mjekroshe dhe Kalin e Qyqes. Për tre prej këtyre llojeve mund të themi se janë zhdukur thuajse tërësisht. Ka mbetur vetëm një.

Shpesh në Shqipëri shkabat ngatërrohen me shqiponjat, por në fakt këto janë dy lloje të ndryshme shpendësh. Shqiponjat janë grabitqare, ndërsa shkabat ushqehen vetëm me kërma. Vetëm në kushte ekstreme urie ato mund të konsumojnë insekte, hardhuca apo breshka. Sado të duket si diçka e frikshme, në fakt shkencërisht shkabat konsiderohen si sanitare të mjedisit, pasi e pastrojnë atë nga mbetje të tilla. Është e çuditshme, por shkabat jo vetëm nuk sëmuren, por as nuk përçojnë sëmundje, sado konsumojnë kërma të ndryshme.

Ekspertët theksojnë se në vendet ku jetojnë shkabat, cilësia e mjedisit në tërësi është shumë e mirë, ndërsa në ato pjesë ku janë zhdukur do të thotë se cilësia e tij është përkeqësuar.
Dikur në qiejt shqiptarë ishte e zakonshme të shikoje shkaba duke qenë se ato ishin të përhapura në të gjithë territorin, ndryshe nga sot kur numri ka rënë ndjeshëm ose më mirë kur tre specie nga ekspertët konsiderohen thuajse të humbura.

Sot në Shqipëri mund të gjesh vetëm Kalin e Qyqes, edhe ai sipas shifrave të monitorimeve më të fundit ka shumë pak çifte. Kjo situatë alarmante lidhet pashmangshmërisht edhe me përkeqësimin e situatës mjedisore në këto 26 vite.

Pikërisht se është një specie në rrezik, ekspertët janë të rezervuar lidhur me vendbanimet e tyre në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ata thonë se jo pak herë kanë gjetur të tillë të vrarë nga gjuetarë abuzivë apo të mbyllur nëpër lokale sikur të jenë zogj kafazi…

Kali i Qyqes dallohet për shkak të formës së tij të veçantë, të krahëve të gjerë e bishtit të shkurtër në formë pyke. Ai llogaritet si një ndër shpendët më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra.

Për ata që nuk e kuptojnë çfarë do të thotë zhdukja e shkabave, mjafton të rikujtosh edhe njëherë se ata janë pastruesit apo ruajtësit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Një mjedis që Shqipëria në këto 26 vite e ka kthyer në një tokë të djegur, duke zhdukur nga territori jo thjesht shpendët që konsumohen restoranteve nëpër meny apo varur mureve, por edhe këto specie të tjera shumë të rëndësishme…

M.M

Sanitari i rralle qe po shduket – Kali i qyqes Read More »

Këngëtarja shqiptare shokon fansat: Do paralizohem, jam në gradën e fundit

Një nga këngëtaret më energjike shqiptare vuan nga probleme të rënda shëndetësore.

Këngëtarja Fifi ka rrëfyer së fundmi se pesha e tepër i ka shkaktuar probleme të mëdha shëndetësore dhe se mund të paralizohet.

Ajo duke folur në një interviste për “Prive”, ka treguar se tani i duhet të dobësohet, jo për sytë e të tjerëve, por sepse i është shfaqur një problem i madh në shtyllën kurrizore.

Në një rrëfim të papritur, ajo ka deklaruar se: Më ka dal një problem në shtyllë kurrizore dhe më duhet urgjent të dobësohem se jam në gradën e fundit, për të mbetur në paralizë.

Nuk po e bëj për njerëzit, as për dikë konkretisht, as për nënën e babain tim, po e bëj për shëndetin tim”

Këngëtarja shqiptare shokon fansat: Do paralizohem, jam në gradën e fundit Read More »

Kush është këngëtarja shqiptare që vesh çizme floriri me cmim marramendës?

Kanë qenë bashkëpunimet por edhe këngët solo ato që i kanë sjellë suksesin Encës. Fitimet nga muzika nuk janë të pakta, por duket se në të njëjtin nivel janë edhe shpenzimet që e reja bën për veshjet.

Kohët e fundit Enca u përfol për blerjen e një palë çizmeve me çmim marramendës, por edhe këtë herë, edhe pse dimri duket sikur po ikën, ajo nuk u ndahet çizmeve.

Enca ka zgjedhur të mbajë veshur një palë çizme ngjyrë floriri, të cilat i ka ekspozuar edhe në Instagram. Nuk thuhet gjë për vlerën e tyre, ama duken lehtësisht se janë të shtrenjta si dhe figurante.

Kush është këngëtarja shqiptare që vesh çizme floriri me cmim marramendës? Read More »

PD zbulon ‘peshkun e madh’ të kokainës: Pse u takua me Tahirin në spital?

“Akuzat qesharake për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta të mëdha, se ai po bën gjithccka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane”. Keshtu ka deklaruar sot deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj, teksa ka kerkuar nga Rama te pergjigjet pse po e mbron Tahirin dhe pse eshte takuar fshehur me te ne nje spital privat te Tiranes.

Deklarata e Alibeajt

Akuzat qesharake për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta të mëdha, se ai po bën gjithccka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane.

Që kur 613 kilogramët e kokainës u kapën me ndihmën e partnerëve të huaj, Kryeministri i vendit është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk jep përgjigje se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane dhe cili ishte roli i Olsi Ramës në ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të pastër.

Edi Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve përse është takuar fshehurazi me Saimir Tahirin të premten paradite në një nga spitalet private të Tiranës. Është detyrim i kryeministrit të vendit të flasë për marrëdhënien e tij me Saimir Tahirin, duke mos mbajtur më peng integrimin europian të vendit. Edi Rama e di shumë mirë se pa i hequr mbrotjen politike ish ministrit të tij të brendshëm, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Politikën në Shqipëri nuk e ulin poshtë skemat e trasha të Edi Ramës me rusë, spiunazh dhe destabilitet, por është bashkëqeverisja e tij me krimin rreziku më i madh për stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit. Është biznesi i tij familjar me kartelet e kokainës, mbrojtja e Saimir Tahirit dhe shndërrimi i vendit në parajsën e drogës akti më antikombëtar i Edi Ramës.

PD zbulon ‘peshkun e madh’ të kokainës: Pse u takua me Tahirin në spital? Read More »

Harrojeni Iphone, Samsung përmbys tregun me surprizën e madhe, bën uljen drastike për S8 dhe S8+

Me nxjerrjen në treg të smartfonëve më të fundit të kompanisë prestigjioze Samsung, pritet ulja e çmimeve të paraardhësve S8 dhe S8 +.

Zbritja do të arrijë deri në 135 dollarë jashtë çmimit origjinal.

S8 do të zbresë me 125 dollarë, ndërsa Samsung Galaxy S8 + 135 dollarë.

Uljet do të ofrohen nga shitës të ndryshëm në SHBA.

Pritet që uljet të përfshijnë edhe vendin tonë me mbërritjen e gjigantit Samsung Galaxy S9.

Harrojeni Iphone, Samsung përmbys tregun me surprizën e madhe, bën uljen drastike për S8 dhe S8+ Read More »

I moshuari kërkon të shkojë në azil. Bashkëshortja: Do ta japim frymën e fundit bashkë

E Diela Shqiptare nisi këtë të dielë me një zotëri të moshuar, Eqeremin. Ai ka kaluar një jetë të vështirë, pasi gruaja e parë jo vetëm që e braktisi, por edhe e ka mashtruar. Eqeremin dhe bashkëshorten e tij aktuale Vera i bashkuan fatkeqësitë që të dy kishin kaluar para se të njiheshin. Historia e Eqeremit dhe Verës është shembulli më i mirë i partneritetit, përkushtimit, mirënjohjes dhe dashurisë pa kushte. Teksa Eqeremi flet, krejt natyrshëm rrëmben respektin e gjithë audiencës dhe pa dyshim atë të Verës, e cila e shpreh fort dhe me zë të lartë gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që ka për bashkëshortin.

Eqeremi tregon si u njoh me VerënMe zonjën Vera jemi njohur në ’96 dhe unë kisha një fatkeqësi dhe ajo kishte një fatkeqësi. Historia ime ishte, se unë isha i ndarë nga gruaja, pasi ajo iku në Amerikë me djalin dhe unë ngela këtu.
Rastësisht një miku im, më foli për Verën. E pashë atë, por nuk e doja si grua. Vendosa thjesht ta mirëpres në shtëpinë time dhe t’i fal mbështetje.

Ardit Gjebrea: Ti thjesht vendose t’i hapësh derën, por jo si grua?

Eqeremi: Po, thjesht mbështetje. Por ndërkohë që fillova të njihesha me Verën kuptova që ajo ka pasuri. I thashë shkojmë ta shohim ku e ke ti këtë pasuri. Kur shkoj atje u përballa me disa persona që synonin të merrnin pasurinë e Verës. Ata ishin patriotë, fqinjë dhe njerëz të saj.

Duke parë si qëndronte situata, kontaktova një mikun tim jurist. Ai më sugjeroi që unë ta bëja gruan time Verën në mënyrë që ta kisha rrugën e hapur për ta ndihmuar që ajo të fitonte pasurinë që i takonte. Pas shumë e shumë përpjekjeve dhe vështirësive, arrita të bëj të mundur që ajo të merrte pasurinë. Jam përballur me situata shumë të vështira, që kërkonin guxim dhe kurajo, por ia dola.

Djali i Verës i kërkon asaj të shkojë të jetojë me të në Amerikë. Por ajo nuk pranon. Ajo i është tepër mirënjohëse Eqeremit për gjithçka që ai ka bërë për të dhe thotë që nuk e braktis kurrë. Eqeremi është në studio pikërisht për t’i kërkuar Verës që të bashkohet me djalin dhe familjen e tij në Amerikë sepse ai mund të shkojë të jetojë në azil.

Stafi i së dielës shqiptare i dërgon mesazhin Verës, e cila e pranon atë me kënaqësi. E qeshur dhe me një hije çiltërsie në portret, Vera mbërrin në studio.

Eqeremi: Vera, djalit t’i shkojë rruga mbarë për në Amerikë. Mund të shkosh edhe ti bashkë me të, unë do gjej një zgjidhje për veten time. Unë do shkoj në azil vetëm për të mos i prishur jetën djalit.

Gjebrea: Ky ishte mesazhi që ka ardhur të të japë Eqeremi sot. Do ta lësh?

Vera: Jo! Faleminderit që më dhe një mesazh kaq të bukur, po unë nuk e bëj gjallë në botë këtë gjë. Do të jem mirënjohëse gjithë jetën dhe do të jemi bashkë deri në frymën e fundit. Nëse jam kjo që jam sot është vetëm meritë e jotja.

Mesazhi i Eqeremit për Verën mbyllet me përqafime, humor e batuta. Ndërkohë që Vera është aty edhe për t’i përcjellë një mesazh djalit të saj.

I moshuari kërkon të shkojë në azil. Bashkëshortja: Do ta japim frymën e fundit bashkë Read More »