Aurora

Bima e arte per shendet te mire:Shtogu

Jeni në kërkim të një kure mjekësore që trajton dhe shëron shumë probleme shëndetësore? Shtogu, lëngu i të cilit konsiderohet si ari i lëngshëm.

Shtogu është një nga bimët më të lashta të kësaj toke. Emri shkencor i shtogut që përdoret gjërësisht për motive mjekësore është Sambucus nigra.

Recetat mjekësore me bazë shtogu janë zbuluar që në kohët e Egjiptit të lashtë, por shumë historianë kanë rënë në gjurmët e aftësive shëruese të shtogut që në kohën e Hipokratit, Babait të Mjekësisë.

Sipas Hipokratit, shtogu ishte një thesar i mirëfilltë falë aftësive për të shëruar një sërë problemesh mjekësore.

Të gjitha qytetërimet e lashta kanë pasur të drejtë për përdorimet e shtogut si një prej barishteve më të fuqishme kundër virozave.

Vlerat shëndetësore të shtogut përfshijnë: shërimin e të ftohtit, virozave, sinozitit, dhimbjeve nervore, inflamacionit, lodhjes kronike, alergjive dhe konstipacionit.

Nëse shtogu përdoret brenda 48 orëve të para të simptomave, atëherë ekstrakti i tij arrin të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e gripit. Por nuk mbaron me kaq.

Nëse flasim për fuqinë e antioksidantëve që përmban shtogu, atëherë duhet të dini se kjo bimë përmban më shumë flavonoidë se boronicat, manat goxhi, boronicat e kuqe dhe manaferrat.

Po të lexoni deri në fund të këtij artikulli  do të kuptoni më shumë për vlerat fantastike të shtogut.

Lufton të ftohtin dhe gripin

Shtogu forcon sistemin imunitar në mënyrë natyrale. Kokrrat e tij përmbajnë substanca kimike të quajtura anthocianidinë të cilat kanë efekte stimuluese të sistemit imunitar.

Ekstrakti i shtogut është i sigurt në përdorim, efikas dhe një alternativë e lirë për të gjitha trajtimet e simptomave të gripit dhe të ftohtit.

Kundër infeksioneve në sinuse

Shtogu ka vlera të pakundërshtueshme kundër inflamacionit falë përmbajtjes së madhe të antioksidantëve.

Infeksionet e sinusit shkaktohen nga inflamacioni i mukozës së rrugëve të frymëmarrjes.

Kjo bimë që lufton virozat është premtuese si një kurë natyrale kundër këtyre infeksioneve.

Ul sheqernat në gjak

Lulja dhe kokrrat e shtogut janë përdorur tradicionalisht kundër diabetit.

Studimet kanë konfirmuar se ekstraktet e shtogut stimulojnë metabolizmin e glukozës dhe sekretimin e insulinës, duke ulur kështu nivelet e sheqerit në gjak.

Diuretik natyral

Shtogu promovon lëvizjet e zorrëve dhe urinimin. Studimet kanë treguar se shtogu ose varieteti Sambucus ka një rol natyral diuretik, që do të thotë se stimulon urinimin.

Mjekët rekomandojnë përdorimin e substancave diuretike kur organizmi ruan shumë lëngje. Një problem i tillë vërehet më shumë tek të rriturit dhe të moshuarit.

Mban lëkurën të shëndetshme

Shtogu ka arritur të bëhet pjesë e industrisë së kozmetikës për shumë arsye. Bioflavonoidët dhe antioksidantët së bashku me vitaminën A, e bëjnë atë të jashtëzakonshëm për shëndetin e lëkurës.

Studiuesit janë të mendimit që shumë prej përbërësve të shtogut ndihmojnë lëkurën të qëndrojë e shëndetshme.

Lehtëson alergjitë

Lulet e bimës së shtogut janë pjesë e kurave natyrale bimore kundër alergjive.

Duke qenë se alergjitë e stërmundojnë sistemin imunitar dhe shkaktojnë inflamacione të ndryshme, shtogu kundërpërgjigjet duke e forcuar sistemin imunitar dhe qetësuar inflamacionin, rrjedhimisht duke lehtësuar alergjitë.

Kur bëhet fjalë për të ftohtin, virozat dhe problemet e tjera me frymëmarrjen, duhet të përdorni shurupin e shtogut.

Në treg mund të gjeni marka cilësore të këtij shurupi, ose mund ta përgatisni vetë atë në kushtet e shtëpisë.

Ja receta e mëposhtme:

Shurup shtogu i bërë në shtëpi!

Përbërësit: 
• 3 gota e gjysmë me ujë të ftohtë
• 2 gota me kokrra të thata shtogu
• 1 lugë gjelle me xhenxhefil organik të freskët ose të thatë
• 1 lugë çaji me kanellë pluhur ose 1 shkop kanelle
• 1 filxhan me mjaltë cilësor

Udhëzimet:
1. Hidhni ujin në një tenxhere. Shtoni kanellën, kokrrat e shtogut dhe xhenxhefilin.
2. Lëreni lëngun të ziejë.
3. Ulni zjarrin dhe mbajeni tenxheren të mbuluar ndërsa lëngu zien për 40-45 minuta deri sa sasia e lëngut të përgjysmohet.
4. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtypini kokrrat.
5. Përdorni një napë të pastër ose kullesë dhe lëngun hidheni në një enë qelqi. Nëse përdorni napën, mos hezitoni ta shtrydhni atë që të përftoni lëngun e mbetur.
6. Shtoni mjaltë dhe përziejeni deri sa të jetë tretur.
7. Shurupin hidheni në një shishe ose enë qelqi të sterilizuar.

Çaji i shtogut është një tjetër alternativë e sugjeruar për përdorim. Ju mund të blini çaj me bustinë ose të blini kokrrat dhe lulet e thata duke e përgatitur çajin vetë.

Mjafton një lugë me kokrra ose lule të thata dhe një filxhan me ujë. Nëse nuk ju pëlqejnë çajrat e ngrohtë, atëherë përdorni lëngun e shtogut, që është i ëmbël dhe freskues.

Bima e arte per shendet te mire:Shtogu Read More »

Hithra e purpurt,vlerat,perdorimet dhe perfitimet fantastike

Hithra e butë ose e njohur ndryshe si hithbuta e purpurt bën pjesë në familjen botanike të mentes.

Emri botanik i saj është Lamium purpureum. 

Kjo bimë i ngjan shumë hithrës së zakonshme, por ajo çel lule delikate ngjyrë vjollcë që formojnë një buqetë shumë të bukur.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org Hithbuta është një bimë e ngrënshme me një aromë lulesh dhe bari.

Ajo përdoret në sallata, supa,si çaj apo me lëngje frutash.

Mënyra më e mirë për të përfituar vlerat ushqimore të saj është ta përfshini në lëngje me banane dhe mango.

Vlerat e Hithrës Së Butë

Çaji i hithbutës ka efekt laksativ ndaj nuk duhet të pini sasi të mëdha.

Hithra e butë përmban shumë vitamina, veçanërisht atë C, por edhe shumë hekur dhe fibër.

Vajrat esencialë të saj janë të mbushur me antioksidantë.

Hithra e butë përdoret gjërësisht kundër inflamacionit, baktereve, mykut dhe alergjive.

Gjethet e hithrës mund të vendosen mbi plagë të ndryshme në lëkurë për të ndaluar gjakderdhjen.

Vitamina C dhe flavonoidët bashkëpunojnë mjaft mirë për të shëruar plagët, luftuar infeksionin dhe forcuar sistemin imunitar.

Hithra e butë është një bimë shumë e preferuar edhe nga bletët dhe specie të tjera të rrezikuara.

Si Ta Rrisni Hithrën e Butë

Hithra e butë është një bimë të cilën ju mund ta rrisni vetë në ambientet e brendshme ose të jashtme.

Nëse gjatë shëtitjeve tuaja në fshat zbuloni tufat me hithra të buta, AgroWeb.org u sugjeron të merrni farat e tyre dhe shpërndajini në hapësirën e kopshtit tuaj ose në vazo.

Farat duhen mbjellë në pranverë që bimët të rriten larg kërcënimit të ngricave.

Hithra e butë rritet shumë lehtë dhe kërkon ndriçim të plotë të diellit.

Por ajo pranon edhe të rritet në hije, për sa kohë nuk është krejt errësirë.

Hithra e butë kërkon një tokë të pasur me ushqyes dhe nitrogjen.

Kur bima të jetë rritur dhe të ketë çelur lule, atëherë këputini degët e saj.

Kjo mund të bëhet në pranverë dhe verë, koha perfekte për të konsumuar, shijuar dhe përfituar nga vlerat mjekësore dhe ushqimore të hithrës së butë.

Hithra e purpurt,vlerat,perdorimet dhe perfitimet fantastike Read More »

Ushqimet qe hidratojne organizmin ne mungese te ujit

Ujin shpesh e marrim për të mirëqenë dhe nuk e pijmë kurrë mjaftueshëm.

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të pijnë të paktën 8 gota ujë në ditë për të qenë të hidratuar, ndonëse organizmi i femrave dhe meshkujve kërkon maksimalisht 11 dhe 15 gota ujë në ditë respektivisht.

Pirja e rregullt e kësaj sasie uji kërkon durim dhe disiplinë, virtyte që jo të gjithë i zotërojnë.

Në mungesë të tyre, mund të mbështetemi tek këto ushqime të shëndetshme, të cilat jo vetëm hidratojnë, por edhe përmirësojnë energjinë, përqendrimin dhe shëndetin e përgjithshëm.

Kastraveci

Kastraveci është një ndër ushqimet më hidratuese në botë.

95 përqind e përmbajtjes së tij përbëhet nga uji dhe një pjesë e mirë e vitaminës K.

Selinoja

95 përqind e selinosë përbëhet nga uji dhe për fat të mirë është një ushqim me pak kalori.

Selinoja është një ushqim freskues dhe shumë hidratues.

Specat

Specat sidomos ato për mbushje janë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C.

Për më tepër, 92 përqind e tyre përbëhet nga uji.

Pjepri

Pjepri përbëhet nga 90 përqind ujë dhe është një nga ushqimet që hidratojnë më shumë.

Pjepri është i pasur me vitaminë A,C shumë nga vitaminat e kompleksit B.

Qitro

Qitro është një frut me shumë vlera të mira shëndetsore dhe ka aftësinë të shuajë oreksin.

Qitro përmban 90 përqind ujë, njësoj si pjepri.

Spinaqi

Spinaqi është një ushqim që i bën shumë mirë organizmit dhe hidratimi është një nga vlerat më të mira të tij.

Spinaqi përmban 91 përqind ujë ndaj është një nga barishtet më të shëndetshme që mund të konsumoni.

Domatja

Spinaqi i lartpërmendur kombinohet mjaft mirë me domaten.

Ajo është një nga ushqimet më hidratuese me një përmbajtje ujore prej 94 përqind.

Për më tepër, domatja përmban edhe sasi domethënëse të biotinës, vitaminave C dhe K.

Rrepkat

Rrepkat krokante dhe pak të athëta përmbajnë shumë ushqyes të rëndësishëm dhe 95 përqind e tyre përbëhet nga uji.

Shalqini

Shalqini është fruti ynë më i preferuar i verës.

91 përqind e strukturës së tij përbëhet nga uji.

Ky frut kaq i shijshëm dhe i lëngshëm përmban edhe doza të shëndetshme të vitaminës A, B6 dhe shumë antioksidantë.

Ushqimet qe hidratojne organizmin ne mungese te ujit Read More »

“Ka qenë një skllav i famshëm”, plas keq në studion e Fevziut, sherr gazetari dhe analisti

Në studiot e emisioneve televizive dje, debati u përqendrua te tema e ditës. Shkarkimi i drejtorit te Policise Haki Cako! Ne emisionin “Opinion” në Tv Klan pati edhe debate mes gazetarit të kronikës Spartak Koka dhe analistit Lorenc Vangjelin.

Debati nisi për çështjen e kanabizimit të vendit në vitin 2016. Lorenc Vangjeli u shpreh se ka qenë pikërisht kanabisi arsyeja që Haki Çako u shkarkua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Menjëherë ka reaguar gazetari Koka duke i thënë se në periudhën 2015-2016 kur ai dhe gazetarë të tjerë denonconin përhapjen masive të kanabisit, Lorenc Vangjeli e mohonte ekzistencën e këtij fenomeni.

Gazetari Spartak Koka: Ishim këtu kur ne nxirrnim hartat, Lorenci na thoshte ne ju po ja fusni kot. Të paktën keni një reflektim, se ai rasti i 2016, ka qenë dhe Artani ( i referohet Artan Hoxhës) këtu kur ne bënim diskutim për hartën e kanabisit dhe thoshte, shiko situata është më e mirë se e 2013. Kur statistikat sot tregojnë që situata e 2016 ka qenë e paprecedentë në 27 vite. Faleminderit që e pranon.

Analisti Lorenc Vangjeli: Ka dy gjëra të ndryshme të cilat ti i vendos në kohë të tjera. Spartaku ka qenë një skllav shumë i famshëm. Ishte dhe skllav, u bë dhe një hero.Gazetari Spartak Koka: Lorenci përdoret nga të dyja krahët, sipas interesave. Më vjen mirë që të paktën përdoresh për interesa të caktuara dhe njëherë shikon me syze optike, njëherë pa syze.

“Ka qenë një skllav i famshëm”, plas keq në studion e Fevziut, sherr gazetari dhe analisti Read More »

Pilulat kundër dhimbjeve mund të shkaktojnë dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga përdorimi i tepruar i barnave.

Këto lloje të dhimbjes së kokës janë shkaku i tretë më i zakonshëm, pas tensionit dhe migrenës, dhe janë më të zakonshme te gratë e moshës mes 30 dhe 40 vjeç, edhe pse kjo mund të ndodhë në çdo moshë.

Çdo bar mund të çojë në dhimbje koke nëse përdoret shpesh, por më të rrezikshme janë barnat e kombinuara, të cilat përmbajnë kafeinë dhe kodeinë, analgjetikë opioid dhe triptanë, bar kundër migrenës.

Besohet se marrja e më shumë se 10 analgjetikë për më shumë se tre muaj ndikon në zhvillimin e dhimbjes së kokës.

Problemi i madh është se përgatitjet e kombinuara të analgjetikë, zakonisht një kombinim i paracetamol, kafeinë dhe kodeinë, janë në dispozicion në barnatore pa recetë.

Është interesante se pacientët që marrin qetësues, nuk kanë një dhimbje koke, pavarësisht marrjes së tepërt të barnave.

Sipas kritereve të Klasifikimit Ndërkombëtar, një dhimbje koke quhet ajo që është e pranishme mbi 15 ditë në muaj.

Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme në popullatën e përgjithshme dhe problemi ndodh kur pacientët trajtohen pa u konsultuar me një mjek të përgjithshëm ose një neurolog.

Gjithashtu, është e nevojshme që të shmangen barërat që përmbajnë kodeinë dhe kafeinë, meqë përdorimi i tyre i vazhdueshëm çon në dhimbje koke të përditshme.

Çdo ndryshim në intensitetin dhe frekuencën e dhimbjen e kokës kërkon vizitën te neurologu që do të përcaktojë llojin e dhimbjes dhe do të ofrojë terapinë e duhur, e cila synon të rrisë cilësinë e jetës së pacientëve.

Pilulat kundër dhimbjeve mund të shkaktojnë dhimbje koke Read More »

Domatet dhe frutat ripërtërijnë funksionin e mushkërive

Një dietë e pasur me domate dhe fruta sjell një numër përfitimesh shëndetësore, duke nisur nga ulja e rrezikut të kancerit të lëkurës e deri te forcimi i sistemit imunitar.

Sipas studimit të ri, këto ushqime mund të ripërtërijnë funksionin e mushkërive tek ish-duhanpirësit.

Çdo vit rreth 55 për qind e duhanpirësve përpiqen të lënë pirjen e duhanit. Ndërprerja e duhanit ndjeshëm redukton rrezikun e sëmundjeve të mushkërive, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive (COPD).

Mushkëritë fillojnë për t’u shëruar menjëherë pas shuarjes së cigares së fundit, por procesi i plotë shërues është i ngadalshëm dhe merr vite. Përveç kësaj, ndërprerja e pirjes së duhanit nuk eliminon plotësisht rrezikun e sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit.

Shkencëtarët nga Johns Hopkins në Baltimore treguan se një dietë e pasur me domate dhe fruta, sidomos mollë, zvogëlon rrezikun tek ish-duhanpirësit dhe ngadalëson dobësimin natyrore të funksionit të mushkërive. Kjo e fundit vlen edhe për njerëzit që kurrë nuk pinë duhan.

Rezultatet u publikuan në revistën European Respiratory Journal.

Domatet dhe frutat ripërtërijnë funksionin e mushkërive Read More »

Disa sëmundje mund të zbulohen nga era e gojës

Mund të jeni të sëmurë dhe të mos e dini fare, por nëse vëreni një erë të çuditshme nga goja, atëherë me organizmin tuaj diçka nuk është në rregull. Trupi prodhon aroma vërtet të përbëra, ndërsa disa prej tyre janë tepër intensive për hundën e njeriut.

Kur sëmundja sulmon dhe ndryshon metabolizmin qelizor, në frymënxjerrje, urinë dhe djersë arrijnë shumë substanca kimike, të cilat shpërndahen shumë lehtë.

Laboratorët eksperimentalë anekënd botës tentojnë të zbulojnë mënyra për shfrytëzimin e sensorëve të gazrave në diagnostikim.

Deri më tani kanë arritur të kuptojnë se si të zbulojnë disa sëmundje me anë të erës së gojës, simptoma të cilat është shumë me rëndësi të zbulohen sa më herët.

Nga kanceri i mushkërive sot njerëzit sëmuren gjithnjë e më shumë dhe vështirë e luftojnë atë. Ndërsa nëse zbulohet në fazë të hershme, ekziston mundësi më e madhe për shërim.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se era e këtyre të sëmurëve është e ngjashme me atë të amoniakut ose peshkut, ndërsa arsyeja për këtë është substanca metilhidrazin.

Këto janë disa prej shenjave tjera që mund të jenë të dobishme për ju:

Diabeti: Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.

Stomaku: Era e keqe e gojës mund të jetë tregues gjithashtu se keni probleme me stomakun. Nëse filloni të keni erë të keqe të gojës, kundërmuese, është mirë që të shkoni tek mjeku për një kontroll. Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.

Dështimi i veshkave: Veshkat largojnë mbeturinat nga gjaku ynë. Kështu që nëseato dështojnë, trupi ynë nuk mund të pastrohet më nga helmet e veta. Kjo ndikon që helmet të lëshohen më pas përmes sistemit të frymëmarrjes.

Disa sëmundje mund të zbulohen nga era e gojës Read More »

10 mijë euro gjobë për publikimin e fotove të fëmijëve në rrjet

Publikimi i fotove të fëmijëve nga ana e prindërve është një çështje që duhet diskutuar dhe menduar mirë. Na ndodh të shohim profile fëmijësh, të cilët hapen nga prindërit dhe postojnë vazhdimisht foto të të vegjëlve të tyre.

Gjëja më minimale që ju si prindër duhet të keni parasysh është se djali/vajza mund të mos dëshirojë kurrë që ju t’ia ndani fotot me miqtë tuaj.

Një rast i tillë ndodhi në Itali ku një minoren 16- vjeçar kërkoi ndihmë nga autoritetet pasi e ëma postonte foto dhe bënte komente rreth tij nëpër rrjete sociale.

U desh ky shkak dhe gjykata e Romës ka marrë një vendim të prerë. Prindërit që postojnë foto të minorenëve apo hapin profile do të gjobiten plot 10000 euro.

Ky vendim ka për qëllim të mbrojë të vegjëlit në mënyrë që askush të mos shpëndajë foto pa pëlqimin e tyre shkruan bw.

Nëse do të ketë një sanksionim të tillë së shpejti edhe në vendin tonë, kjo mbetet për t’u parë.

10 mijë euro gjobë për publikimin e fotove të fëmijëve në rrjet Read More »