Aurora

A doni të dini sa fëmijë do të keni në të ardhmen? Përgjigja e keni në duart tuaja

Nuk ka moshë fikse për të qenë prindër, pasi varet nga pritjet e secilit person, megjithatë, ajo është zakonisht midis 25 dhe 35 vjeç. Kjo orë biologjike që ne kemi disa tingëllon papritmas për ne, dhe kjo është kur ne fillojmë të planifikojmë fëmijët.

Të gjitha këto plane që bëjmë, shpesh përfundojnë të jenë të ndryshme, varen nga marrëdhëniet tona, nga puna ose nga rrethanat që nuk mund t’i kontrollojmë. Të gjitha teknikat dhe truket për të gjetur të ardhmen janë shpesh të dyshimta. Ka metoda të ndryshme që supozohet se zbulojnë fakte që do të ndodhin në jetën tonë si leximi i dorës ose palmistry, transmeton lajmi.net.

Të besosh ose jo në ta, varet nga filozofia e jetës së secilit prej nesh.
Sharrëza është arti i karakterizimit dhe tregimit të pasurisë përmes leximit të linjave të dorës. Këto rreshta mund të kenë disa kuptime që lidhen me shëndetin, pasurinë, fatin, begatinë dhe famën e tyre.

Një nga teknikat për të ditur se sa fëmijë kemi, është, në të vërtetë, në dorën tonë. Duhet të përdorim vetëm dorën e djathtë, ta shtrëngojmë me grusht dhe të shohim sa rreshta të përcaktuara paraqiten në bazën e gishtit tonë të vogël. Linjat e fëmijëve janë vija e drejtë poshtë bazës së gishtit të vogël. Në leximin e kelmimit kinez, ato tregojnë numrin e fëmijëve që një person mund të ketë dhe statusin e jetës së fëmijëve.

● Nëse vija e fëmijëve është e pirët në fund, kjo është një tregues i binjakeve. Nuk do të ketë shanse të larta për të gjetur bebe binjake. (Fig 1)

● Linjat e thella dhe të gjera të fëmijëve tregojnë djemtë. (Fig 2)

● Linjat e ngushta dhe të cekëta të fëmijëve janë shenjat e gjetjes së vajzave. (Figura 3)

● Ishujt në fillim të vijës së fëmijëve tregojnë se fëmijët zakonisht janë të dobët dhe shpesh sëmuren gjatë moshës së hershme. (Figura 4)

● Ishujt në fund të vijës së fëmijëve tregojnë se fëmijët janë të vështirë për t’u rritur. (Figura 5)

● Linjat e lakuara ose të shtrembëruara të fëmijëve janë një tregues i fizikave të këqija të fëmijëve që janë shpesh të sëmurë. (Figura 6)

A doni të dini sa fëmijë do të keni në të ardhmen? Përgjigja e keni në duart tuaja Read More »

Sokol Balla largon Rudinën nga Vizion Plus? Çfarë po ndodh me gazetaren

Pasi qëndroi dy vite në Vizion Plus, gazetarja e njohur Rudina Xhunga është larguar nga ky televizion, ku drejtonte emisionin “Dritare”. Sipas “dritare.net”, Xhunga nuk preferon të flasë për momentin për arsyet e mbylljes së emisionit dhe as ku do e shohim së shpejti.

Rudina Xhunga ka nisur të drejtojë një emision televiziv të prime time në RTSH, në vitin 1998.

Prej 20 vjetësh interviston figurat kryesore politike në vend dhe rajon, si edhe i ka lënë një vend të madh diasporës, turizmit, filozofëve e shkrimtarëve nobelistë, duke e shndërruar studion e saj në një studio globale. Rudina Xhunga është autore e 8 librave.

Sokol Balla largon Rudinën nga Vizion Plus? Çfarë po ndodh me gazetaren Read More »

Era e prangave, Ilir Meta ‘shet’ Monikën, puçi që i bëri për ta futur të parën në burg

Të gjitha beteja në hije të Ilir Metës kundër reformës në drejtësi, në fund fshihet pas fustanit të gruas

Krahas betejave të dukshme, Ilir Meta, ka ndërmarrë edhe një lëvizje të padukshme, si shpresën dhe gurin e fundit, për t’i shpëtuar drejtësisë së re, të paktën edhe përkohësisht. Në kushtet e dështimit të të gjitha përpjekjeve për sabotimin e reformës në drejtësi dhe për ta marrë një garanci nga SHBA-BE, Ilir Meta ka vendosur të shesë dhe të fundosë bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, duke i përgatitur terrenin për ta çuar atë të parën drejt burgut, pas ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Dihet tashmë se, është pasuria marramendëse dhe e paligjshme, ajo që rrezikon më shumë se çdo gjë tjetër Ilir Metën në raport me drejtësinë. Meta ka një pasuri prej dhjetëra milionë eurosh me vetëm dy rroga të deklaruara. Por çfarë ka bërë Ilir Meta? Vitet e fundit ai ka kaluar shumicën e pasurisë në emrin e Monika Kryemadhit. Kur të nisë hetimi për pasurinë e tyre, Byroja e Hetimit do të godasë fillimisht Monikën dhe jo Ilirin, pasi pasuria, në letra, ka kaluar në emrin e Monikës. Që pas nisjes së përpjekjeve për miratimin e reformës në vitin 2015, Meta i ka kaluar pasuritë e paluajtshme në emrin e Monikës. Madje, gjatë vitit 2016, kur u miratuan ndryshimet e Kushtetuese, Monika Kryemadhi ka deklaruar katër shtëpi, në emrin e saj. Monika i ka shitur të katër shtëpitë, ku vetën njëra ka kushtuar mbi 350 mijë euro.

Ilir Meta dhe LSI janë rrethuar më të kuqe nga Perëndimi si kundërshtarët më të përbetuar, më të rrezikshëm dhe të kamufluar të reformës në drejtësi. Nëse Sali Berisha, Lulzim Basha dhe çeta e gjyqtarëve të korruptuar dolën hapur kundër reformës, Ilir Meta, ditën përbetohej pro reformës, ndërsa natën dhe në prapaskenë nuk linte gurë pa luajtur kundër saj. Beteja e Ilir Metës kundër reformës në drejtësi është zhvilluar në disa plane. Së pari ai u përpoq të sabotonte me votë reformën, gjatë bashkëqeverisjes me Edi Ramën, duke bashkëpunuar me Sali Berishën dhe bandën e gjyqtarëve të korruptuar si dhe me zarin e tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Më tej, Ilir Meta, me anë të Petrit Vasilit, Ylli Manjanit dhe Luan Ramës tentoi ta përdhoste reformën, duke ndryshuar përmbajtjen e ligjeve, për të lënë disa shtigje për të shpëtuar. Të gjithë i mbajnë mend draftet paralele të LSI për ndryshimet kushtetuese, që hidheshin në kosh të plehrave nga amerikanët.

Kur të gjitha përpjekjet dështuan, Ilir Meta ka ndërmarrë një tjetër aksion, javët dhe muajt e fundit për t’i shpëtuar reformës. Ilir Meta shpërfytyroi gruan në parlament, duke sulmuar me këpucë kryeministrin, por këpuca ishte një mesazh kundër SHBA, BE dhe reformës. Ilir Meta detyroi zonjën e tij të dytë, Petrit Vasilin të shpallte amerikanët pushtues të vendit, të kërcënonte me vdekje Edi Ramën, duke i kujtuar fatin e Esat Pashë Toptanit etj. Ilir Meta degradoi deri aty sa që i dërgoi një letër mashtruese Presidentit Donald Trump, kundër Edi Ramës, me shpresë se amerikanët do ta falnin. I dha nënshtetësinë Janullatosin për të fituar mbështetjen e grekëve. Ka nisur të flirtojë edhe me rusët dhe serbët, për të siguruar një strehim të mundshëm.

Era e prangave, Ilir Meta ‘shet’ Monikën, puçi që i bëri për ta futur të parën në burg Read More »

Nuk keni parë gjë akoma: Arta Marku po bën namin në Prokurori

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku i është rikthyer lëvizjeve brenda Prokurorisë së Përgjithshme, pasi largoi drejtuesen e sektorit të dekriminalizimit dhe më pas disa drejtues të prokurorive në rrethe. Sot është larguar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serjani, i cili ka punuar në këtë pozicion gjatë gjithë mandatit të Adriatik Llallës.Sakaq burimet thanë se priten edhe lëvizje të tjera në këtë institucion.

‘Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.

Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.

Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ju faleminderit për gjithçka!’, shkruan në një njoftim për mediat, Albi Serjani, i cili deri ditën e sotme mbante detyrën e zëdhënësit të Prokurorisë së Përgjithshme

Nuk keni parë gjë akoma: Arta Marku po bën namin në Prokurori Read More »

Murrizi bima mrekulliberese per zemren

Murrizi është një nga ato bimët me përdorime të shumëfishta, që të gjithë duhet ta kenë në shtëpi.

Shqipëria, për fat të mirë është një burim i pasur i kësaj bime magjike e të egër.

Gjethet e freskëta, lulet dhe frutat e bimës së murrizit janë të konsumueshme, ndërkohë që vlerat shëndetësore të tyre e bëjnë murrizin të nevojshëm për të gjithë.

Në veri të Shqipërisë dhe në zonat malore të jugut të vendit, murrizi ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore, veçanërisht në kurat kundër sëmundjeve të zemrës.

Prej shekujsh murrizi është përdorur për të ekuilibruar tensionin e lartë dhe të ulët të gjakut.

Bima mban emrin botanik Crataegus që, sipas gojëdhënave greke, nënkupton forcë.

Disa varietete të murrizit përmbajnë shumë fara, ndërkohë që varieteti Crataegus zakonisht ka dy fara. Shqipëria i ka të dy varietetet e kësaj bime që i përket familjes botanike të trëndafilit.

Bimët kanë gjethe në formë rrethore me pesë nënpetale të gjelbra që struken pas pesë petaleve me ngjyrë të bardhë që shpalosen në qendër të bimës.

Larmia e këtyre luleve madhështore anëembanë Shqipërisë tregon ardhjen e pranverës ndërkohë që degët e mprehta janë përdorur në shumë rituale tradicionale të vendit tonë.

Në zonat e Pukës, Kukësit dhe bjeshkëve në veri të Shqipërisë, murrizi ose më saktë, gjethet, petalet, lulet dhe frutat janë përdorur kryesisht për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Gjethet dhe lulet e murrizit çelin në Prill dhe Maj.

Murrizi si çdo bimë tjetër lulëzon edhe njëherë në fund të Korrikut, që përbën një mundësi të artë për të mbledhur gjethet (në sasi të vogla) plot vlera.

Frutat e murrizit piqen në Tetor-Nëntor

Përbërësit kryesorë

Tek murrizi gjenden flavonoidë (1-2%, përfshirë rutinën dhe kuercetinën); tanina (polifenolë 1-3%) saponinë; coumarinë; cianogenik, glikocide etj.

Shërben si:

Tonik për zemrën, ul tensionin e gjakut, zgjeron enët e gjakut dhe ka efekt qetësues.

Përdorimet farmaceutike

Bima e murrizit është përdorur gjithmonë për kura të shumta mjekësore. Vetitë e saj janë të panumërta dhe mund ta përfshini shumë thjesht në dietën tuaj.

Tradicionalisht kjo bimë është përdorur për të trajtuar artereosklerozën, hipertensionin dhe sëmundjet kardiake.

Të gjitha këto sëmundje kanë rrezik të lartë për shëndetin në shumë vende, veçanërisht në Shqipëri. Mjekësia dhe shkenca e kanë pranuar aftësinë e murrizit për të trajtuar dhe parandaluar një sërë sëmundjesh dhe simptomash kardiovaskulare.

Flavonoidët që gjenden tek murrizi zgjerojnë enët e gjakut dhe forcojnë kapilarët, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e gjakut.

Murrizi përmirëson ushqyerjen, energjinë dhe çlirimin e saj nga muskujt e zemrës, gjë që e bën bimën ideale për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe aritmitë kardiake.

Gjethet dhe lulet e murrizit mund të përdoren në sallata gjatë stinës së verës. Gjithmonë zgjidhni gjethet e freskëta e të padëmtuara dhe përdorini ato me karrotën, xhenxhefilin dhe panxharin.

Gjethet e thara të murrizit përdoren edhe si çaj kundër tensionit të lartë të gjakut.

Ngrënia e frutave të murrizit stimulon performancën e një antioksidanti të fuqishëm të njohur si superoxide dismutase.

Kjo enzimë është e jashtëzakonshme në shkatërrimin e molekulave të radikaleve të lira.

Frutat mund t’i thani, prisni dhe t’i hani në mëngjes me drithërat tuaja të preferuara. Nëse i dëshironi të freskëta mund t’i ruani si pekmez, mund t’i bëni reçel ose marmalatë.

Në përgjithësi, murrizi përdoret lirisht, por ka të dhëna që bima mund të ndërveprojë negativisht me medikamentet kundër tensionit të ulët të gjakut.

Murrizi bima mrekulliberese per zemren Read More »

Sallata tri ngjyreshe me e shendetshmja e stines

Lakër e bardhë, lakër e kuqe dhe karrota, një kombinim perfekt në një sallatë fantastike, super të shijshme e mbi të gjitha të pasur me vlera shëndetësore.

Kjo është ndër ndër sallatat tipike shqiptare, e përgatitur prej dekadash nga nënat e gjyshet shqiptare.

E lehtë, plot shije dhe fantastike për të shoqëruar gatime të ndryshme tradicionale ose jo në vaktet e drekës. Por sigurisht, sallata tri ngjyrëshe e njohur si tri kolor është e shkëlqyer edhe për t’u konsumuar për një vakt të lehtë darke.

Plotësimi i tre përbërësve kryesorë të kësaj sallate me vaj ulliri, lëng limoni, piper e majdanoz e shndërron atë në një pjatë të preferuar për shijen.

Kjo sallatë është fantastike në shoqërimin e gjellëve të ndryshme, mishrave por edhe të tjera gatimeve të kuzhinës shqiptare.

Jo vetëm shija por mbi të gjitha vlerat ushqyese të saj janë fantastike për organizmin.

Të dyja lakrat, si e kuqja dhe e bardha janë të mira për shëndetin. Ato janë të pasura me antioksidantë, vitamin C, A dhe K. Gjithashtu ato janë të pasura  me hekur duke i ofruar organizmit më të mirat vlera të natyrës.

Nga ana tjetër, vlerat shëndetësore dhe ushqimore të karrotës janë fantastike duke nisur që nga ulja e kolesterolit deri tek parandalimi i humbjes së kujtesës.

Më poshtë keni recetën tipike të sallatës tri kolor, e cila mund të përgatitet shpejt dhe lehtë në pak minuta në shtëpi.

Përgatitja Krejt Lehtë

Përbërësit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës)

Çerek lakër e bardhë mesatare

Çerek lakër e kuqe mesatare

3 karrota mesatare

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Lëng Limoni

Majdanoz

Uthull (sipas dëshirës)

Përgatitja  

I pastrojmë mirë lakrat dhe karrotat dhe më pas i grijmë hollë përmes një thike të mprehtë.

I hedhim në një tas të madh prej qelqi.

U hedhim kripë dhe piper dhe i shtypim pak me duar në mënyrë që fortësia e tyre të zbutet.

Më pas, i marinojmë me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Sipas preferencës mund të shtoni edhe pak uthull.

Në fund sallatës i shtohet pak majdanoz i grirë hollë.

Sallata tri ngjyreshe me e shendetshmja e stines Read More »

Perimet me te shendetshme qe duhet te hani

Perimet janë një ndër ushqimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë gjatë gjithë jetës së tij.

Por, si me do ushqim tjetër, edhe perimet janë në konkurencë me njëra tjetrën.

Ka disa që janë shumë të mira, e të tjera mjaftueshëm të mira për shëndetin.

Nëse i keni vënë synim vetes që të ushqeheni shumë shëndetshëm këtë vit atëherë do të zbuloni se lista e pesë perimeve më të shëndetshme është shumë e vyer për ju.

Një nga përfitimet kryesore që merrni duke ngrënë perime të freskëta është se qëndroni të ngopur për shumë kohë.

Nëse hani perimet e mëposhtme, jo vetëm që do të ndiheni të ngopur, por edhe nuk do të keni fryrje.

Barishtet

Ato janë të pasura me vitaminat A dhe C të cilat pakësojnë hormonin e stresit që është një ndër përgjegjësit e masës dhjamore në pjesën e belit dhe akumulimin e ujit në trup.

Spinaqi dhe lakrat e egra si lëpjeta apo laboti janë disa prej barishteve me pak kalori dhe shumë fibër.

Kungujt e vegjël

Nëse jeni në kërkim për një dozë të mirë ushqyesish atëherë zgjidhni kungujt e vegjël.

Ato përmbajnë pak kalori dhe ju ngopin menjëherë.

Përveç përdorimit në gatim, zijini kungujt dhe pijeni ujin në mëngjes.

Ky lëng pastron trupin dhe ju mban të hidratuar.

Kastraveci

Kastraveci është një perime e pasur me ushqyes dhe ndihmon kundër fryrjes dhe akumulimit të lëngjeve.

Kastraveci ju mban të ngopur më gjatë.

Ju mund ta përfshini atë në lëngje të ndryshme me mollë, mente për të marrë sa më shumë vitamina dhe freski.

Brokoli

Brokoli dhe perimet e të njëjtës familje si lulelakra apo lakrat e brukselit, luftojnë inflamacionin dhe balancojnë sheqerin në gjak.

Brokoli është një burim i shkëlqyer fibre dhe kalciumi.

Lulelakra nga ana tjetër përmban shumë vitaminë C ndërsa lakrat e vogla janë një burim i shkëlqyer folate dhe vitaminash A dhe C.

Të gjitha këto e ndihmojnë metabolizmin të bëjë një punë të shkëlqyer.

Preshi

Preshi përmban shumë fibër dhe ul kolesterolin.

Ai është i pasur në kalium dhe vitamin C.

Në këtë mënyrë, preshi mbështet sistemin kardiovaskular duke mbrojtur shtresat e brendshme të enëve të gjakut nëpërmjet antioksidantit të quajtur kamferol.

Perimet me te shendetshme qe duhet te hani Read More »

Produktet e pasura me fosfor kunder lodhjes kronike

Fosfori është një ushqyes thelbësor për funksionin e duhur të qelizave, përthithtjen e kalciumit, për kocka dhe dhëmbë më të fortë si edhe për formimin e një molekule të quajtur ATP e cila i jep energji qelizave tona.

Pamjaftueshmëria e fosforit arrin të ulë oreksin, shkaktojë anemi, dhimbje muskujsh, formim të çrregullt të kockave, mpirje dhe një sistem të dobët imunitar. Fosfori gjendet në shumë ushqime.

Nga ana tjetër, konsumi i tepërt i fosforit e shtyn trupin të dërgojë më shumë kalcium në kocka dhe në gjak në përpjekje për të rikthyer ekuilibrat.

Kjo i dobëson kockat dhe shkakton kalcifikim të organeve të brendshme, duke rritur rreziqet e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera vaskulare. Pra gjithçka duhet me masë.

Studimet shkencore tregojnë se fosfori përthithet më lehtë nga produktet shtazore ndërkohë që nga ato bimore mund të merrni pothuajse gjysmën e sasisë së fosforit.

Sasia e fosforit që përthithet nga organizmi është i ndryshëm në varësi të njeriut.

Megjithatë ushqyesit nga produktet bimore janë të një niveli më optimal për shëndetin. Më poshtë do të gjeni një listë të burimeve të fosforit, duke pasur në konsideratë që doza e rekomanduar ditore e fosforit është 1000 mg.

1. Farat e kungullit dhe kungulleshkave
2. Djathi
3. Peshku (kryesisht Salmon)
4. Arrat
5. Mishi i viçit dhe lopës
6. Nënproduktet pa yndyrë të qumështit (kosi pa yndyrë)
7. Ushqimet me bazë soje
8. Thjerrëzat dhe fasulet

Fosforin mund ta gjeni edhe në ushqime të tjera siç janë qumështi, bizelet, vezët, drithi dhe disa lloje të bukës.

Doza e nevojshme

• Të rriturit kanë nevojë mesatarisht për 700 miligramë fosfor në ditë

Kini kujdes

• Të rriturit deri në moshën 70 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 4,000 miligramë në ditë.
• Femrat shtatzënë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 3,500 miligramë në ditë
• Të rriturit mbi moshën 70 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 3,000 miligranë në ditë.

Nevojat për fosfor janë në varësi të funksionit të veshkave.

Të rriturit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave nuk duhet të konsumojnë më shumë se 800-1000 miligramë fosfor në ditë. Shumë njerëz që janë të shëndetshëm konsumojnë dyfishin e kësaj sasie.

Nëse jeni në fazat e para të diagnostikimit të sëmundjeve të veshkave, ose i nënshtroheni dializës, duhet të konsultoheni me mjekun mbi limitin e dozës së fosforit.

Roli i fosforit: Ndihmon qelizat të funksionojnë siç duhet dhe ndihmon në prodhimin e energjisë dhe rritjen e kockave.

Produktet e pasura me fosfor kunder lodhjes kronike Read More »