Aurora

Vaji i ullirit Shqiptar:Llojet dhe faktet qe duhet ditur

A e dini që në Shqipëri ka ende ullinj pa u vjelë dhe kthyer në vaj?

Maja e sezonit të vajit të ullirit ka përfunduar në muajt e Nëntorit dhe Dhjetorit. Por gjatë këtij Janari, ka ende pemë ulliri pa vjelë dhe ende prodhohet vaj i freskët.

A e dini cila është diferenca mes një prodhuesi vaji ulliri dhe një prodhuesi vaji ulliri ekstra të virgjër? Një punë ekstra.

Për të prodhuar vaj ekstra të virgjër një ullishtar i mirë e çon ullirin çdo natë në mulli.

Në këtë mënyrë prodhohet vaj më i mirë me ngjyrë tipike jeshile. Vaji i pasur me aromë e shije e me aciditet më të ulët.

Zoti Dhimitër Panajoti, specialist i vajit të ullirit pranë AAC Lushnja thotë për AgroWeb se nga çdo ditë qëndrimi në fermë, vaji në brendësi të frutit humbet 10-20% të cilësisë.

Si rrjedhim rritet aciditeti, pakësohen elementët cilësorë si polifenoli dhe pakësohet aroma, tregon zoti Panajoti.

Procesi i përpunimit ndikon në 60% të cilësisë së vajit. Kini kujdes! Vaji nuk përmirësohet nëse vjetërohet, por ka jetë më të gjatë nëse ruhet mirë.

Armiqtë kryesorë të vajit janë ajri, nxehtësia dhe drita. Qelqi i errët është më i mirë për ruajtje në shtëpi.

Çeliku inoks është më i miri për ruajtjen e sasive të mëdha.

Ju nevojitet ndihmë për të zgjedhur vajin më të përshtatshëm të ullirit?

Si të zgjidhni vajin e duhur të ullirit si edhe disa fakte interesante:

Cilat janë ndryshimet mes vajit të ullirit – Të ‘virgjër’, vajit të ‘lehtë’ dhe atij të zakonshëm?

Vaji i ullirit i virgjër

I shoqëruar edhe me parashtesën “Ekstra” përbën nivelin më të lartë të vajit të virgjër dhe më i miri që mund të tregëtohet.

Vaji i virgjër i prodhuar nga mekanizmi i shtypjes mund të quhet si ekstra nëse ka më pak se 1% acid oleik dhe sjell shije, ngjyrë dhe aromë të mirë. Pra praktikisht vaji ekstra i virgjër është vaji më i mirë.

Vaji i zakonshëm i ullirit

Kjo kategori ka të bëjë me produktin e përzier të vajit. Prodhuesit e vajit të ullirit fillojnë me vaj të virgjër të një kualiteti më të ulët.

Që këto vajra të përshtaten për konsum duhet të përpunohen duke përdorur proçese mekanike termale apo kimike. Vaji i përpunuar i ullirit vjen me një ngjyrë dhe shije më të zbehur.

Përpara se produkti rezultant të shitet si vaj ulliri, prodhuesi e përzien ekstraktin me vaj ulliri të përpunuar dhe me një përqindje të vogël vaji të virgjër për të siguruar aromën dhe shijen.

Vaji i “butë” dhe i “lehtë”

Vaji i ullirit i lehtë është një variacion i vajit të ullirit të zakonshëm. Prodhuesit e këtij produkti përdorin vaj ulliri shumë të përpunuar dhe përdorin më pak vaj të virgjër me kualitet.

Mbase ndryshimi do të vihej re në shije dhe në aromë por sasia e kalorive dhe yndyrës është e njëjtë me vajrat e tjerë.

Vaji i “tulit” të ullinjve

Vaji i bërë me tulin e ullinjve konsiston në mbetjet e vajit të ekstraktuara me përbërës kimikë dhe të marra nga ullinjtë e parë që kanë kaluar proçesin e shtypjes.

Edhe në këtë rast përdoren sasi të caktuara vaji të virgjër në mënyrë që të shtojnë nivelin e shitjeve.

Janë të gjithë llojet e vajrave të ullirit të njejtë?

Jo. Ashtu si edhe vera, vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të variojë shumë në shije dhe varet nga lloji dhe cilësia e ullirit të përpunuar, periudha e të vjelave, moti gjatë sezonit të rritjes dhe rajoni ku prodhohen.

Vaji i ullirit Shqiptar:Llojet dhe faktet qe duhet ditur Read More »

Shije e ngrohte e tradites:Supe krem me miell misri

Supa krem me miell misri është gatuar për breza me rradhë nga amvisat shqiptare sidomos në ditët e ftohta të dimri.

Një pjatë e lehtë, e pasur me vlera ushqyese dhe plot shije që shoqërohet në mënyrë fantastike me pak bukë të thekur dhe me sallata të freskëta të stinës.

Ideale për t’u përgatitur për një vakt të plotë dreke shoqëruar me gatime të tjera të kuzhinës shqiptare.

Receta e kësaj supe është pjesë e menusë së shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare dhe gatuhet në të gjitha trevat e vendit.

Përbërësit e saj janë të thjeshtë dhe gjenden me patjetër në kuzhinën e çdo amvise shqiptare. Falë përbërësve të saj, kjo supë është shije plotë është fantastike për ditët e ftohta të dimrit.Më poshtë receta e përgatitjes së supës me miell misri krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Supës Krem me Miell Misri

Përgatitja

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

3 lugë gjelle me miell misri

2 lugë gjelle gjalpë ose tre lugë vaj ulliri

6-7 garuzhde me lëng mishi

1 kokërr vezë

1 gotë qumësht

2 feta të hollë buke

Pak gjalpë për spërkatjen e bukës

Majdanoz

Përgatitja

Mielli i misrit i situr skuqet me gjalpë dhe shuhet me lëng mishi.

Përzihet shpejt që të mos krijojë kokërriza.

Pasi i hidhet kripë, masa lihet që të zjejë për 10 minuta në zjarr të ngadalshëm, derisa të përgatitet një supë e derdhur me trashësi mesatare.

Pasi ftohet pak, i hidhet veza e rrahur me qumësht të nxehtë. Sipër i hidhet pak gjalpë i freskët ose vaj ulliri.

Nga ana tjetër, buka e bardhë, bajate pasi pritet në kubikë të vegjël, vihet në një tavë.

Spërkatet me gjalpë dhe futet në furrë që të theket.

Kur shërbehet, në pjatë hidhet supa dhe sipër saj vendosen kubikët e bukës së thekur të spërkatur me disa pika gjalpë dhe majdanoz të grirë hollë.

Shije e ngrohte e tradites:Supe krem me miell misri Read More »

Nje portokall ne dite,shtate perfitime per organizmin

Portokalli është agrumja më e preferuar e miliona njerëzve në botë.

Një kombinim perfekt mes të ëmblës dhe athtësisë, portokalli është plot shije dhe mbi të gjitha plot vlera.

Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse prej tij organizmi merr 7 përfitime të menjëhershme.

Sy të shëndetshëm dhe shikim të mprehtë

Portokalli përmban shumë vitaminë  C ose përafërsisht 116 përqind të vlerës së rekomanduar ditore.

Vitamina C është e dobishme për shëndetin e syve dhe ul rrezikun e perdes së syve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson progresin e sëmundjeve të syve si pasojë e moshës.

Portokalli përmban shumë betakaroten, që në organizëm kthehet në vitaminë A e cila na ndihmon të jemi ‘syshqiponjë’ edhe në errësirë.

Mungesa e vitaminës A është shkaktari numër një i problemeve me sytë.

Më pak rrezik nga ishemia

Këto agrume përmbajnë flavanonë që ulin rrezikun e ishemisë.

Përpos faktorëve të tjerë, femrat që konsumojnë shumë portokalle kanë 19% më pak gjasa të preken nga ishemia.

Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë cerebrale.

Portokalli dhe oreksi

Portokalli është një burim shumë i mirë fibre. Një kokërr e vetme përmban 12 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Fibra rregullon lëvizjen e zorrëve, ul kolesterolin, mban nën kontroll sheqernat në gjak, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Fibra ngadalëson tretjen ndaj ju do të ndiheni më të ngopur dhe për shumë gjatë.

Portokalli kundër radikaleve të lira

Fibra dietike që gjendet tek portokalli ul rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat, ndërsa i gjithë fruti është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme tumorale të mushkërisë, stomakut, gojës, laringut dhe ezofagut.

Lëkurë më e shëndetshme

Një portokall në ditë e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme.

Portokalli përmban vitaminë C që e ndihmon organizmin të sintetizojë kolagjenin, një proteinë e dobishme për një lëkurë të shëndetshme.

Portokallët përmbajnë edhe beta karoten që transformohet në vitaminë A që ndihmon në rritjen e qelizave të lëkurës.

Marrja e vitaminës C çdo ditë ka shumë përfitime në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse ruan shëndetin e enëve të gjakut.

Trup i shëndetshëm

Vitamina C tek portokallet është e rëndësishme për rritjen dhe rikuperimin e indeve. Vitamina C shëron plagët dhe ruan shëndetin e kockave.

Ajo është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit që nevojitet në çdo qelizë të trupit.

Studimet kanë zbuluar se konsumi i të paktën 400 mg vitaminë C në ditë përmirëson funksionet e muskujve dhe largon dhimbjet.

Nje portokall ne dite,shtate perfitime per organizmin Read More »

155 vjet më parë u hap metroja e parë në botë

Më 10 janar 1863 në Londër u hap metroja e parë në botë.

Edhe pse qarkullimi hekurudhor nëntokësor ishte me kapacitete të kufizuara, treni i parë nëntokësor kishte dritare, vendet për pasagjer që uleshin në dy anë, kurse drita e diellit mund të shihej në disa boshllëqe ku kanali nëntokësor ishte i hapur.

Kjo linjë hekurudhore lidhte Paddingtonin, që atëherë quhej Bishop’s Road dhe Farringdon Street.

Sot çqarkullimi më metro, është njëri nga transportet kryesore në qytet e mëdha të botës, ku qindra miliona udhëtarë udhëtojnë çdo ditë.

155 vjet më parë u hap metroja e parë në botë Read More »

Vera e kuqe ilaç për zemrën

Vera është pije alkoolike që prodhohet nga fermentimi i rrushit Vera është konsideruar si një prej pijeve më të shëndetshme.

Një gotë me verë të kuqe përmban sasi të lartë antioksidantësh. Vera ka ndikim pozitiv në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Studimet kanë treguar se vera e kuqe e pasur me flavonoide është më e mira për shëndetin.

Flavonoidet janë të njohura për cilësitë e tyre antioksiduese dhe ndihmojnë trupin tu rezistojë viruseve apo qelizave kancerogjene.

Vera e kuqe përmban gjithashtu antioksidantë të tjerë që ndihmojnë trupin tu rezistojë tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Megjithatë edhe pse vera përmban përbërës shumë të rëndësishëm për një shëndet të mirë, nuk duhet tepruar.

Këshilla për përdorimin e verës

– Një gotë verë në ditë është e shëndetshme për zemrën

– Vera nuk u këshillohet grave shtatzëna apo atyre që kanë fëmijë në gji

– Vera nuk u bën mirë fëmijëve në moshë të vogël

– Vera është e këshillueshme për personat që vuajnë nga anoreksia

Vera e kuqe ilaç për zemrën Read More »

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë. Greqia përzë qindra prej tyre: T’i kthejmë nga kanë ardhur

Greqia ka dëbuar gjatë muajit që lamë pas gati 600 shqiptarë, dhe me sa duket do të vazhdojë të përzërë edhe të tjerë gjatë muajve të ardhshëm.

Në kuadër të programeve vullnetare të riatdhesimit, Athina zyrtare po përzë të gjithë shtetasit e huaj që qëndrojnë pa dokumente legale në shtetin grek.

Qeveria ka vendosur t’i deportojë një orë e më parë drejt vendeve të tyre, duke dëbuar 19.096 emigrantë të paligjshëm gjatë 2017-ës.

Për muajin Dhjetor, nga Greqia janë dëbuar 1412 shtetas të kombësive të ndryshme.

Por me sa duket emigrantët e paligjshëm shqiptarë renditen të parët, ekzaktësisht 591 persona.

Të dytët renditen pakistanezët 273 persona dhe të tretët algjerianët 107 të tillë, për të vijuar me lista vijon me shtetasit nga Iraku, Gjeorgjia, Irani, Bullgaria dhe Turqia.

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë. Greqia përzë qindra prej tyre: T’i kthejmë nga kanë ardhur Read More »

Vëllai i Eskobarit shqiptar mbyt ekranet, ja cfarë ka për të thënë tani

Telefonaten e fundit me te vellane e shpallur ne kerkim si nga Greqia edhe Shqiperia, Bashkim Balili e la pasur dy apo tre muaj me pare.

Vëllai i Klement Balilit të shpallur në kërkim për trafik ndëkombëtar të lëndëve narkotike, tha se Klementi e ka telefonuar dhe kanë diskutuar për disa çaste. Ai i ka bërë thirrje të kthehet dhe të dorëzohet por është shprehur se Kelmend Balili nuk ka besim te drejtësia dhe prokuroria.

Bashkim Balili, i cili është pronar i një pjesë te madhe të pronave të sekuestruara nga prokuroria së fundmi – për shkak të dyshimeve se janë vënë me të ardhura nga trafiku i drogës – nuk e ka zbuluar vedndodhjen e vëllait të tij, por ka thënë se ndodhet “diku larg”.

Deklarata në emisionin “Studio e Hapur”:

Para tre-katër muajsh më ka marrë në telefon. Kemi diskutuar dhe pyetja ime ka qenë pse nuk vjen. Nuk ndodhet këtu, është larg. Se ku ndodhet nuk e di.

Unë i kam bërë thirrje të dorëzohet si në fillim edhe tani, por me Kelmend Balilin është një histori e gjatë dhe ka një të kaluar të hidhur përsa i përket këtyre skenarëve që e ka bërë pesimist për t’u kthyer. Ai është akuzuar që në 2006 si grup kiminal i trafikut të drogës. S’ka besim te politika dhe drejtësia.

Vëllai i Eskobarit shqiptar mbyt ekranet, ja cfarë ka për të thënë tani Read More »

Befason shkencëtari: Nuk jemi krijuar as nga Zoti dhe as nga majmuni, ja nga e kanë origjinën njerëzit

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzimit dhe gjithçka që e rrethon atë, nuk është material “autokton” i galaksisë sonë, por i mbërritur miliarda e miliarda vite më parë nga hapësira.

Në këtë përfundim ka mbërritur studimi i fundit i kryer duke shfrytëzuar simulimin kompjuterik të atyre që njihen si “transferta ekstragalaktike”.

Këto të fundit janë një zbulim relativisht i ri për shkencëtarët, që thonë se bëhet fjalë për erëra të forta në hapësirë që transportojnë me vete materiale nga njëra galaksi në tjetrën.

E në bazë të këtij simulimi, thotë astrofizikani udhëheqës i studimit, Daniel Anglés-Alcázar, mund të themi se me gjasa njerëzimi dhe një pjesë e konsiderueshme e materies, jo vetëm në sistemin tonë diellor, por në gjithë “Rrugën e Qumështit” është “emigrante” nga galaksi të tjera.

“Duke pasur parasysh sesa shumë materie e ekstragalakstike mund të ndodhet në galaksinë tonë, mund ta quajmë veten pa asnjë frikë si emigrantë ndërgalaktikë”, thotë ai.

Befason shkencëtari: Nuk jemi krijuar as nga Zoti dhe as nga majmuni, ja nga e kanë origjinën njerëzit Read More »