Aurora

Ja sa herë mjafton të pini cigaren, për të mbetur i varur nga ajo

Ngrehja e një tymi të cigares është e mjaftueshme për t’u  bërë i varur nga cigarja, ka gjetur një studim i ri.

Më shumë se dy të tretat e njerëzve që provojnë duhanin për herë të parë vazhdojnë të bëhen duhanpirës të përditshëm.

Zakoni i pirjes së duhanit u analizua tek 215 mijë njerëz nga ekipi i Queen Mary, Universiteti i Londrës, duke përdorur bazat e të dhënave globale, transmeton Indeksonline.

Ata gjetën se 60, 3 për qind e tyre kishin provuar të paktën një cigare, prej të cilëve 68.9 për qind kishin vazhduar më pas të  bëhen duhanpirës të përditshëm.

Hulumtuesit kryesor, Peter Hajek, një psikolog në Mbretërinë Mary, tha: “Kjo është hera e parë që qëndrimi që është dokumentuar nga një grup i  madh i të dhënave, se mund të bëhesh i varur nga cigarja me vetëm një pirje.

Megjithatë ata kanë arritur të shohin një përparim tek adoleshentët sa i përket pirjes së cigares. Sipas tyre janë vërejtur vetëm 19 për qind e të rinjve nga mosha 11-15 vjeçe që konsumojnë cigare, gjë që në krahasim me vitin 2011, ku 40 për qind e adoleshentët nën moshën 16 vjeçe thuhej se konsumonin cigaren.

Ja sa herë mjafton të pini cigaren, për të mbetur i varur nga ajo Read More »

“Jemi gej dhe të dhunuar”, kështu e fitojnë azilin shqiptarët në Francë

Shqipëria ishte vendi i parë i origjinës së azilkërkuesve në 2017 në Francë, me 7630 aplikime të listuara, një rritje prej 66 për qind, sipas shifrave të OFPRA të publikuara të hënën. Pra, renditet para Afganistanit, Haitit dhe Sudanit për numrin e kërkesave për azil. Në një shkrim të francezes “l’Express” ngrihen shumë pikëpyetje, përse nga një vend i konsideruar i sigurt nga BE ka kaq shumë fluks emigracioni?

Në shkrim sqarohet se arsyeja kryesore e njerëzve është pamundësia ekonomike, e cila është në nivele mbijetese në Shqipëri. Edhe pse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt nga BE, për shkak se nuk ka luftëra apo rreziqe të mëdha, jetesa e vështirë ka detyruar qindra mijëra shqiptarë që të largohen nga vendi, me një shkallë të lartë e emigracioni që po karakterizon vendin prej vitesh.

Sipas të dhënave zyrtare, sot, shanset e një shqiptari për të marrë azil në Francë janë zvogëluar. Vetëm 6.5 për qind e aplikantëve shqiptarë kanë fituar azil në 2017. E mbase ata janë detyruar të përdorin një nga argumentet që “shpëtojnë” kërkesën për azil edhe në vendet e sigurta. Ka tolerime në rastet e akteve të dhunës ndaj grave, diskriminimit kundër personave LGBTI ose pakicave etnike, ndër të tjera.

Megjithatë, për shtetasit e kë- tyre vendeve “të sigurta”, procedura për shqyrtimin e dosjes së kërkesës për azil shpejtohet. “Kjo nuk i kalon tre muaj”, argumenton Pascal Brice, drejtor i OFPRA, kundrejt shtatë deri tetë muajve që zgjaste procesi dy vite më parë.

Sipas Nathalie Clayer, specialiste në Shqipëri për EHESS, “Shqiptarët ikin nga varfëria dhe papunë- sia”.

Gazeta franceze shkruan se “Ky vend i vogël malor dhe rural është një nga më të varfrit në Evropë, me një pagë mesatare prej më pak se 350 euro në muaj. Norma e papunësisë së të rinjve ka tejkaluar 33 për qind në vitin 2017, sipas Bankës Botërore”.

Shqipëria ka një nga normat më të larta të emigracionit në Evropë: një e treta e popullsisë është larguar nga Shqipëria në 25 vitet e fundit, sipas faqes së internetit të Politikës së Migracionit. Si rezultat, Shqipëria, e cila kishte 3.5 milionë banorë në fillim të viteve 1990, tani ka më pak se 3 milionë. Dhe mosha mesatare, e cila në vitet 1990 ishte ndër më të ulëtat në Evropë (28 vjeç), tani është më shumë se 37 vjeç. Eksodi i shqiptarëve nuk është lajm i ri.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i emigracionit”, shton Nathalie Clayer.

Fenomeni u ndërpre gjatë 45 viteve të sundimit komunist, një nga më të mbyllurit në Evropë. “Regjimi, madje, kontrolloi migrimin e brendshëm, duke kufizuar eksodin rural në qytete”, sipas studimit.

Rënia e diktaturës në vitin 1991 çoi menjëherë në një fluks të emigrantëve jashtë vendit, kryesisht në Itali dhe Greqi. Që nga vitet 1990, rreth 600,000 shqiptarë janë vendosur në Itali, 500,000 në Greqi, sipas shifrave nga Politika e Migracionit.

Disa nga ata që ishin vendosur në Greqi u kthyen në vend për shkak të krizës, që goditi vendin fqinj nga viti 2008. Përveç krizës së vitit 2008 që ka ndaluar fillimin e një përmirësimi në situatën ekonomike në Shqipëri, stanjimi politik ndoshta kontribuon në vazhdimin e eksodit, sipas Nathalie Clayer.

“Ndryshimi politik katër vjet më parë nuk ka sjellë ndryshime në situatën në vend, korrupsioni dhe klientelizmi janë ende të larta”.

Që nga viti 2003, Franca ka përpiluar një listë të vendeve “të sigurta”, ku Shqipëria është pjesë e saj. Por Konventa e Gjenevës vlen për të gjithë “refugjatët pa diskriminim për racën, fenë apo vendin e origjinës”. Ky parim detyron çdo vend nënshkrues të merret me të gjitha kërkesat për azil, qoftë nga një vend që konsiderohet “i sigurt” apo jo.

Rritja e fluksit të emigracionit të shqiptarëve në Francë motivoi udhëtimin e Gerard Collomb në Tiranë, në mes të dhjetorit. Franca ka bërë presion që Shqipëria të shtrëngojë kontrollet për largimin nga vendi. Që nga gushti, më shumë se 9700 nisje janë bllokuar nga Shqipëria.

“Jemi gej dhe të dhunuar”, kështu e fitojnë azilin shqiptarët në Francë Read More »

Apple publikoi iOS 11.2.2 për të eliminuar efektin Spectre

Kjo dobësi u zbulua së bashku me Meltdown në ditët e para të Janarit.

Një tjetër ditë, një tjetër përditësim sigurie. Kësaj here është rradha e iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Apple publikoi një përditësim sigurie i cili duhet të rregullojë problemet që mund të shkaktohen nga dobësia kritike e sigurisë quajtur Spectre.

Kjo dobësi u zbulua së bashku me Meltdown në ditët e para të Janarit.

Apple e përshkruan kështu përditësimin:

“iOS 11.2.2 përmban përditësime sigurie për Safari dhe WebKit për të eliminuar efektet e Spectre.”

Apple rekomandon përditësimin për të gjithë përdoruesit.

Për ta shkarkuar navigoni në Settings > General > Software Update. Përditësimi peshon 75MB dhe mund të shkarkohet edhe përmes iTunes.

Apple publikoi iOS 11.2.2 për të eliminuar efektin Spectre Read More »

U gëzuat nga Janari pranveror? Moti merr kthesën e papritur

Ditët me diell që po lëmë pas, duket se nuk do të vazhdojmë t’i kemi dhe për shumë gjatë.
Kjo pasi duke filluar nga nesër, jo vetëm që do të kthehen reshjet e shiut, por do të kemi një luhatje të temperaturave.

“Meteoalb” bën me dije se temperaturat do të ulen nga mëngjesi i së enjtes.

Parashikimi i motit:

Paraditja mbetet me shira të dobët në ultësirën perëndimore por reshje më të konsiderueshme në zonat malore. Mesdita përmirëson kushtet e motit fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, rënia vijon më e ndjeshme në mesditë.

U gëzuat nga Janari pranveror? Moti merr kthesën e papritur Read More »

“S’kam kohë tani, se kam shumë punë”, ‘mikesha’ e Llallës zbulon si e shkarkoi Kryeprokurorja

Ish prokurorja Rovena Gashi, e cila u shkarkua nga kryeprokurorja e pergjithshme e perkohshme Arta Marku, në padinë drejtuar Gjykatës Administrative, ka renditur gjashtë arsye pse duhet pezulluar urdhri i Markut për lëvizjen e saj.

Ajo madje zbulon edhe bisedën me Arta Markun përpara shkarkimit dhe në momentin kur iu komunikua lëvizja.

Sipas Gashit, Kryeprokurorja e Përkohshme i ka thënë se dërgimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të vendimeve të Sektorit të Verifikimit të Integritetit në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë, në lidhje me rezultatet e verifikimit për deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqiperisë, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakisht me të dhe pa firmën e saj, përbën shkelje ligjore dhe etike dhe për këtë qellim, do të lirohej nga detyra e drejtorit të kësaj drejtorie.

Gjithashtu, vetë Gashi justifikohet në kërkesën e saj, se ajo është konsultuar me kryeprokuroren e përkohshme, por kjo e fundit i ka thënë sipas saj: “Nuk kam kohë tani sepse kam shume punë. Informacionin ma dërgo me shkrim”.

Gashi thotë në padinë drejtuar Gjykatës Administrative, se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, nuk ka të drejtë të miratojë ose të ndryshojë organikën e Prokurorisë. Sipas Gashit, emërimi i saj në krye të Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë është bërë në bazë të urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilat janë ende në fuqi dhe se Kryeprokurorja e përkohshme, nuk mund të shkarkojë sipas kompetencave të Kryeprokurorit të përgjithshëm. Gashi shton më tej se shkarkimi i është komunikuar më 29 dhjetor 2017, në orën 17:00, pra, jashtë orarit zyrtar, dhe se në të nuk kishte asnjë arsyetim për lëvizjen.

“S’kam kohë tani, se kam shumë punë”, ‘mikesha’ e Llallës zbulon si e shkarkoi Kryeprokurorja Read More »

Mediat e huaja habiten nga Rama: Njihuni me Kryeministrin “Babagjysh” të Shqipërisë

Dalja e kryeministrit Edi Rama i veshur si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, në një prej emisioneve më të ndjekura për publikun shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medias rajonale dhe më gjerë, duke u publikuar nga rreth 14 agjenci të ndryshme.

Fillimisht lajmi u publikua nga agjencia zyrtare armene e lajmeve “Armen Press” me titullin “Soft News: “Santa Claus” Prime Minister of Albania (Kryeministri shqiptar Santa Claus).

Më pas ajo u publikua edhe nga shumica e agjencive të rajonit si ajo kroate HINA, agjencia greke ANA MPA, ajo bullgare BTA, agjencia zyrtare rumune e lajmeve “Agerpres”, dhe ajo boshnjake FENA.

Ky lajm u transmetua edhe nga agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), ajo maqedonase MIA, si dhe nga agjencia kosovare “KosovaPress”.

Lajmi tërhoqi vëmendjen edhe të agjencisë së njohur zyrtare koreano-jugore “Yonhap”, ajo libiane LANA, dhe libaneze NNA.

Kryeministri “Babagjysh” u pasqyrua edhe në faqen e Aleancës së Agjencive të Lajmeve të vendeve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore (ABNA-SEE), një organizatë e rëndësishme që ka si anëtare të saj agjencitë e lajmeve më prestigjioze dhe të fuqishme të Ballkanit dhe Europës Juglindore. Gjithashtu, lajmi u publikua edhe në faqen e organizatës së agjencive të lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe, AMAN./ata/

Mediat e huaja habiten nga Rama: Njihuni me Kryeministrin “Babagjysh” të Shqipërisë Read More »

Rama komentuesit: O ujk…

Kryeministri Edi Rama ka shkembyer replika me ndjekesit e tij ne faqen e Facebook, pas postimit me te fundit te aktivitetit te sotme per shqetesimin e prindervve per ngarkesen e programit mesimor te nxenesve.

Rama pas aktivitteit te transmetuar live, ka gjetur kohe dhe u ka kthyer pergjigje komentuesve qe e kane kush kritikuar, e kush akuzuar, per gjendjen ne vend.

Rama komentuesit: O ujk… Read More »

Njihuni me 26 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

E hartuar nga Celebrity Net Worth, ketu renditen 24 njerëzit më të pasur në botë të të gjitha kohërave. Mansa Musa I udhëhoqi Perandorinë Maliane të Afrikës Perëndimore në fillim të viteve 1300, dhe e kishte ndërtuar pasurinë e tij duke shfrytëzuar prodhimin e kripës dhe arit në vendin e tij. Shumë xhami që ndërtoi shekuj më parë, qëndrojnë ende sot. Kjo ështe lista e plotë e 26 njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave :

Mansa Musa I, (Sundimtari i Perandorisë Maliane, 1280-1331) 400 miliardë dollarë
Familja Rothschild (1740-) 350 miliardë dollarë
John D Rockefeller (industrialist, 1839-1937) 340 miliardë dollarë
Andrew Carnegie (industrialist, 1835-1919) 310 miliardë dollarë
Car Nikolla II i Rusisë (Perandori i fundit i Rusisë, 1868-1918) 300 miliardë dollarë
Osman Ali Khan, Asaf Jah VII (sundimtari i fundit i Hyderabad, 1886-1967) 236 miliardë dollarë

William the Conqueror (Mbreti i Anglisë, 1028-1087) 229.5 miliardë dollarë
Muamar Gadafi (ish lideri libian, 1942-2011) 200 miliardë dollarë
Henry Ford (themeluesi i kompanisë Ford Motor, 1863-1947) 199 miliardë dollarë
Cornelius Vanderbilt (industrialist, 1794-1877) 185 miliardë dollarë

Alan Rufus (Shoqërues luftarak i Uilliam the Conqueror, 1040-1093) 178.65 miliardë dollarë
Bill Gates (Themeluesi i Microsoft, 1955-) 136 miliardë dollarë
William de Warenne, Earl i Surrey (fisnik Norman, ?? – 1088) 146.13 miliardë dollarë
John Jacob Astor (biznesmen, 1864-1912) 121 miliardë dollarë
Richard Fitzalan, i 10-të i Arundel (fisnik anglez, 1306-1376) 118.6 miliardë
John of Gaunt (biri i Edwardit III, 1330-1399) £ 110 miliardë

Stephen Girard (tregtar mongolez 1750-1831) 105 miliardë dollarë
Alexander Turney Stewart (sipërmarrës, 1803-1876) 90 miliardë dollarë
Henry, Duka i parë i Lancaster (fisnik anglez, 1310-1361) 85.1 miliardë dollarë
Friedrich Weyerhaeuser (sipërmarrës, 1834-1914) 80 miliardë dollarë
Jay Gould (sipërmarrës, 1836-1892) 71 miliardë dollarë

Carlos Slim (biznesmen, 1940-) 68 miliardë dollarë
Stephen Van Rensselaer (pronar tokash, 1764-1839) 68 miliardë dollarë
Field Marshall (themelues i Marshall Field & Company 1834-1906) 66 miliardë dollarë
Sam Walton (themeluesi i Walmart, 1918-1992) 65 miliardë dollarë
Warren Buffett (investitor, 1930-) 64 miliardë dollarë.

Njihuni me 26 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave Read More »