Aurora

Të përjashtuarit nga taksa e pronës – Nga pensionistët, te hotelet me 5 yje

Edhe pse formula e matjes do të ndryshojë, jo të gjithë do të paguajnë taksën e pronës. Qeveria ka menduar të përjashtojë kategoritë e personave në nevojë.

Kështu, kryefamiljarët pensionistë në qytet apo fshat, kur jetojnë vetëm nuk do të paguajnë taksën e banesës.

Edhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga taksa, ashtu si ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara dhe banesat sociale në pronësi të bashkive.

Më pas, në listën e përjashtimit, të përcaktuar në ligjin e miratuar në nëntor të vitit 2017, janë të gjitha pronat shtetërore që përdoren për qëllime jofitimprurëse, pasuritë shtetërore nën administrimin e shoqërive publike shtetërore, ndërtesat e komuniteteve fetare në funksion të veprimtarisë së tyre, si dhe objektet e kulturës.

Qeveria ka menduar të përjashtojë nga taksa e pronës edhe hotelet/resortet me 4 dhe 5 yje, që marrin “status special” po me vendim qeverie. Kjo masë, sipas saj është marrë për të stimuluar sektorin e turizmit.

Të përjashtuarit nga taksa e pronës – Nga pensionistët, te hotelet me 5 yje Read More »

Cfare dini per Kalane e Lekuresit?

Kalaja e Lëkurësit mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint.

Në vitet 1878 fshati u sulmua nga andartët grekë.

Zhdukja e ketij fshati dhe emigrimi i popullsise ka ardhur si pasojë e këtij sulmi.

Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshati Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës.

Ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrint.

Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL.

Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjete ne këto zona.

Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.

Rezultate imazhesh për kalaja e lekursit fotoRezultate imazhesh për kalaja e lekursit fotoRezultate imazhesh për kalaja e lekursit fotoRezultate imazhesh për kalaja e lekursit foto

Cfare dini per Kalane e Lekuresit? Read More »

Lunxhëria pellazge …

Shumë udhëtarë, historianë e studiues, e kanë quajtur një krahinë të banuar nga shqiptarë me prejardhje pellazge…

Historia e një krahine, e traditës, kulturës dhe trashëgimisë së saj. Çfarë fsheh Lunxhëria dhe fshatrat e saj? Vështirësitë, problemet, pasuritë dhe mungesa e mbështetjes.

Një dokumentar i përgatitur nga gazetari Marin Mema.

 

 

Lunxhëria pellazge … Read More »

20 ton mish i skaduar hyn në Shqipëri – Po na helmojnë! Mediat belge nxjerrin fakte tronditëse

Së fundmi mediat belge kanë ngritur alarmin e mishit të skaduar që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganën shqiptare.

E sipas një informacioni të fundit, në muajin Gusht të vitit të kaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë u konfiskua 20 ton mish me etiketat e kompanisë Vanlommel. I skaduar prej një muaji nga momenti që kishte mbërritur në doganë, mishi u sekuestrua nga autoritetet.

“Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës.

Menaxheri i kompanisë “Vanlommel” thotë për mediat belge se nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për gabim njerëzor.
Ja lajmi alarmues në mediat belge:

“Ishte një gabim nga ana jonë. Kemi marrë përsipër përgjegjësinë. Ky nuk është një rast mashtrimi. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë që mishi kishte skadencë tre javore“, thotë Johan Heylen, raporton “tvklan”.

Dy deputetë belgë, Yoleen Van Camp dhe Renate Hufkens, kanë kërkuar që të nisë një hetim i plotë për këtë rast. Përmes një deklarate të përbashkët, deputetët thanë se “hetimet duhet të jenë proaktive, të shpejta dhe të plota. Për më tepër, ka një nevojë urgjente për komunikim sa më të shpejtë mes autoriteteve të përfshira dhe konsumatorëve”.

Ky është rasti i dytë me mishin e skaduar që eksportohet nga Belgjika. Përpara disa kohësh, kompania Veviba u përfshi në një skandal të ngjashëm duke dërguar mish të skaduar në Kosovë.

 

Shqiptarët po helmohen, Mediat Belge japin fakte tronditëse: 20 ton mish i skaduar hyn në Shqipëri

20 ton mish i skaduar hyn në Shqipëri – Po na helmojnë! Mediat belge nxjerrin fakte tronditëse Read More »

Avokati i njohur trondit vendin: Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për të shembur…

Nga Spartak Ngjela:

Rama dhe Berisha, bashkë po mbledhin para që të bëjnë luftë guerile në mbrojtje të gjësë së vjedhur prej tyre. Një provë e qartë dhe e re është te bashkëpunimi i tyre me kullat në trrualin e Teatrit Kombëtar. Ata që do të merren me ngritjen dhe shitjen e kullave shumëkatëshe janë klientë të përbashkët të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Një turp i padëgjuar është ky. Dhe një vjedhës i pacipë vetë kryeministri që kërkon të na mallëngjejë më Teatrin e Ri Kombëtar dhe dramatik. Por kam përshtypjen që drama e parë që do të luhet në atë teatër është pjesa që do të dramatizojë falimentimin e tyre.

Keni për ta parë.

Po, a e di politika amerikane betejën guerile që po përgatit Rama-Berisha?

  1. Edhe njëherë për Teatrin Kombëtar.

Historia anti korrupsion në Europë na ka mësuar se të korruptuarit e niveleve të larta, sa më afër goditjes penale janë, aq më shumë vjedhin me korrupsion. Kjo po shihet sot edhe në Shqipëri. Rama dhe tabori i tij është hedhur me agresion kundrejt vjedhjes kudo në administratën shtetërore. Kërkon para, më çdo kusht para. Të gjithë po i habit ky fakt. Por paratë janë për skemën Berisha-Rama.

E shihni sa pasionant është për sallën e teatrit Kombëtar Rama, aq sa edhe projektin e vodhi për t’i hedhur hi syve opinionit publik. Nuk është pasionant për Teatrin Kombëtar por për paratë e kullave. Por tani është i kapur. Nuk ka asnjë mundësi më që të gënjejnë me Teatrin Kombëtar, sepse ndërtimin e godinës së tij po të duan e bëjnë shqiptarët më donacionet e tyre, dhe nuk kanë fare nevojë që të ndihmojnë hajdutët që të vijojnë vjedhjen për t’i shpëtuar ndëshkimit.

  1. Po ta shohësh me vëmendje konstaton se gjithçka është organizuar si nga një bandë vjedhësish e grabitësish.

Këta po duan me çdo kusht që ta legalizojnë lejen e ndërtimit të të gjitha kullave, se pastaj paratë për destabilizim të Shqipërisë i luajnë edhe nga burgu. Në fakt janë mendje feyll e asgjë më tepër. Por e kanë kot: janë të falimentuar.

Gjithçka tani është e hetuar nga ndërkombëtarët, dhe këtyre guerilasve të Shekullit të XXI nuk iu ka mbetur gjë tjetër veçse të presim fatin e tyre ashtu si vetë e kërkuan.

Ai që jeton më vjedhje humbet gjithmonë nga fati që i imponon ligji. Kjo ka ndodhur edhe me taborët Berisha-Rama, se janë tashmë të kapur nga ligji, por janë të hetuar ndërkombtarisht: për këtë të jenë të sigurt. Ekspertët e huaj dinë sot dhe sa dhëmbë të vënë kanë në gojë; dhe sa kanë paguar për to. Janë të parët në rradhë, nga tre ministra të korrupsioneve kryeministrorë Rama-Berisha; nga tre për secilin tabori qeveritar. Dhe goditja ka filluar realisht në Lezhë; ku korrupsioni nxori edhe demonstrues që protestonin për arrestimin e hajdutëve.

Është komedi e madhe goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri; prandaj thashë unë më lart që drama e parë në teatrin e ri dramatik kombëtar do t’u kushtohet atyre. Në sallën e godinës së re të Teatrit Kombëtar, që do ta ndërtojnë vetë shqiptarët me donacione, do të shihet vënia në skenë e tragjikomedisë së vetë eliminimit të korripsionit kryeministror në Shqipëri.

Avokati i njohur trondit vendin: Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për të shembur… Read More »

Arian Çani e bëri vërtetë këtë? Moderatori merr vendimin që nuk pritej. I befason të gjithë

Moderatori i njohur i emisionit ‘Zonë e Lirë’ ka marrë një vendim të papritur.

Arian Çani është një nga njerëzit më të lakuar e më të komentuar gjithandej, por për çudinë e të gjithëve ai ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg rrjetetve sociale.

Ama mesa duket diçka e ka bërë të ndryshojë mendie dhe tashmë Çani është në ‘një hap me kohën’. Për të gjithë fansat e tij të çmendur ‘Sophie’ e emisionit ju ka treguar se tashmë Çanin mund ta ndiqni në Instagram.

Ishte Xheni Brahaj e cila në një foto krah moderatorit ju tregon profilin e tij të vetëm zyrtar.

Kjo me të vërtetë që nuk pritej prej moderatorit, pasi ai edhe profilin e vetëm në Twitter vendosi ta mbyllte para pak.

 

ImageImage

Arian Çani e bëri vërtetë këtë? Moderatori merr vendimin që nuk pritej. I befason të gjithë Read More »

Besi dhe Xhensila konfirmojnë lajmin e shumëpritur: Ardhsh me bekimin e Zotit! Kjo foto po bën namin!

Më në fund u konfirmua!

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, dy nga personazhet më të komentuar në show biz-in shqiptar kanë konfirmuar se janë në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë.

Të dy kanë konfirmuar ditën e sotme në llogaritë e tyre në Instagram se presin të bëhen prindër.

E me foton e realizuar nga Italia, të dy e kanë shoqëruar dhe me postime përkatëse.

Xhensila ka shkruar: Kur dy, bëhen tre!”

Ndërsa Besi shkruan:Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijn edhe mbi të gjitha ata që t’i sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit!”

Urime dhe shtatzani të mbarë Xhensilës!

Besi dhe Xhensila konfirmojnë lajmin e shumëpritur: Ardhsh me bekimin e Zotit! Kjo foto po bën namin! Read More »

Muaji kur keni lindur ju zbulon problemin tuaj më madh

Shumica nesh përqendrohet në të metat dhe anët negative, sepse mendojmë që nga përvojat pozitive asgjë nuk mund të mësohet për njerëzit dhe personalitetin e tyre, gjë që nuk është e saktë.

Ky qëndrim negativ është i pranishëm edhe në të gjitha aspektet e jetës së individëve, aq më parë në lidhjet dashurore nga e cila rezulton që disa njerëz është e lehtë t’i dashurosh por disa është e vështirë.

Janari

Janë jashtëzakonisht romantikë dhe besnikë dhe kjo gjë tek ata është e domosdoshme, si edhe motivimi i tyre në përqendrimin e arritjes së qëllimeve dhe ëndrrave të parashikuara.

Partnerët e tyre shpesh ankohen që janë të përkushtuar shumë ndaj punës. Problem e kanë të gjejnë balancën midis jetës afariste dhe private, andaj çdo gjë kryesisht ia përkushtojnë jetës afariste.

Shkurti

Kanë shpirt të lirë dhe kanë pikëpamje të gjerë ndaj botës, prandaj pa probleme lidhin miqësi të reja. Janë argëtues, mirëpo nuk e kanë edhe aq të qartë se si ndihen, andaj mund të duken të ftohtë dhe të painteresuar për personin tjetër. Marrëdhënia e tillë askujt nuk i është argëtuese.

Marsi

Të lindurit në këtë muaj janë ndër njerëzit më të dashur në shoqëri, sepse janë të butë, të kujdesshëm dhe me ta është kënaqësi të shoqërohesh.

Ajo që shpesh i pengon në jetë është që janë hakmarrës dhe nuk mund t’i lënë disa gjëra të cilat kanë ndodhur dhe i kanë lënduar.

Prilli

Personaliteti i paparashikueshëm i këtyre njerëzve përshtatet shkëlqyeshëm me energjinë e tyre, mirëpo kombinimi i tillë ndonjëherë i çon në agresivitet dhe në pamundësi të kontrollit të emocioneve. Nëse nuk janë në humor të mirë, me ta është e vështirë të bisedohet për atë se çfarë i mundon.

Komunikimi i mirë është një ndër aspektet më të rëndësishme të çdo marrëdhënieje, mirëpo këtyre njerëzve kjo gjë u është sfidë e madhe.

Maji

Bebet e lindura në maj dëshirojnë të realizojnë çdo gjë që e mendojnë, mirëpo ata partnerët e vet nuk i lënë në vendin e fundit por do t’u përkushtohen shumë. E vetmja gjë që duhet është që të kujdesen për temperamentin, sepse shpejt shpërthejnë.

Ekzistojnë mënyra më të mira për ballafaqim me emocionet negative sesa zhurmat, britmat dhe ofendimet.

Qershori

Në vendin e fundit janë njerëzit të cilët është shumë e lehtë t’i dashurosh për atë që vërtet ndiejnë për të tjerët, kanë kuptim të shkëlqyeshëm për humor dhe për personalitet të pabesueshëm për të cilat të gjithë në shoqërinë e tyre ndihen plotësisht rehat.

Ajo që duhet t’i kushtojnë kujdes është që të mos i ndrydhim emocionet kur janë të lënduar dhe të besojnë për emocionet e tilla.

Korriku

Disa nga ata që nga fëmijëria ëndërrojnë për martesën dhe për dashurinë e madhe. Kanë diçka magnetike në vete që i tërheqin njerëzit dhe ata vërtet kujdesen për ndjenjat e të tjerëve.

Të vetmin problem është që mendojnë shumë për gjërat të cilat u kanë ndodhur dhe të cilat më nuk mund t’i ndryshojnë.

Gushti

Kanë zemër të madhe dhe kjo njerëzve u është shumë tërheqëse, mirëpo është e vështirë të jesh me ta, sepse tmerrohen kur shfaqen problemet e para në lidhje dhe ikin si të pakrye. I mundon xhelozia dhe pasiguria në marrëdhënie dhe në vend që të ballafaqohen me pengesat, ata bëjnë panik dhe të gjitha i fshehin.

Partnerët kanë përshtypjen që me ta duhet patjetër të ecin sikur shkelin mbi vezë, gjë që i lodhë shumë.

Shtatori

Njerëzit e lindur në këtë muaj i stolisin karakteret e mrekullueshme siç janë vetëbesimi, etika e lartë e punës, inteligjenca dhe kureshtja. Ajo që i bën të vështirë për t’i dashuruar është tendenca e tyre që kritikojnë të gjithë dhe çdokënd. Në një moment janë të sjellshëm, ndërsa në momentin tjetër nuk mund të durojnë që të mos theksojnë ndonjë të metë apo mungesë të dikujt.

Veç kësaj, emocionet dhe ato që i mundojnë shpesh i mbajnë brenda vetes, prandaj kjo gjë i detyron që të kritikojnë edhe më shumë dhe i çon në pamundësi të mbajtjes së lidhjes cilësore dhe të shëndetshme.

Tetori

Është e lehtë t’i dashurosh, sepse nuk kanë probleme me ofrimin e kujdesit. Ata nuk përpiqen vetëm sipërfaqësisht dhe ata personin e dashur gjithmonë e vendosin në vend të parë dhe këtë gjë rregullisht ia bëjnë me dije.

I mundon paksa xhelozia dhe ngarkohen me mendimet e të tjerëve, andaj kjo gjë ua largon vëmendjen nga lidhja dhe në këtë drejtim duhet të kujdesen.

Nëntori

Kur u shkon çdo gjë për dore me ta është e lehtë të ndërtosh marrëdhëniet. Atëherë janë të sinqertë, besnikë dhe vazhdimisht shfaqin dashuri në njëqind mënyra. Kur hasin në ndonjë pengesë, mbyllen emocionalisht dhe vendosin mure përreth vetes dhe e fshehin të drejtën e tyre.

Nga e gjithë kjo rezultojnë zemërimi dhe refuzimi. Për këtë shkak ata kanë shumë probleme me partnerin.

Dhjetori

Me njerëzit e dimrit është kënaqësi të jesh në lidhje, sepse i stolis shpirtmadhësia, ngrohtësia, por edhe një dozë humori, andaj me ta kurrë nuk do të mërziteni. Partnerët e humbin durimin për shkak të padurueshmërisë dhe impulsivitetit.

Duhet patjetër të mësojnë që të ngadalësojnë, të marrin frymë thellë dhe të mendojnë për gjërat të cilat i mundojnë dhe qetësisht të arrijnë deri te zgjidhja.

Muaji kur keni lindur ju zbulon problemin tuaj më madh Read More »