Aurora

Ja si do të duket Aeroporti i Vlorës

Po flitet aq shumë këto ditë për Aeroportin e Vlorës po a e dini si do të duket ai. Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri publikoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook disa nga fotot e projektit ku krijohet qartësisht ideja sesi është menduar aeroporti i Vlorës.

Grupi i fotove shoqërohet edhe me lajmin se është ngritur grupi i punës që do të shqyrtojë ofertën e bërë nga konsorciumi për ndërtimin. “Projekti strategjik për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës është në rrugë të mbarë. Kemi tashmë kërkesën zyrtare nga konsorciumi i kompanive “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction”. Morëm vendimin për të ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë në detaje ofertën me aspektet teknike dhe do të ndjekë hapat e mëtejshme në përputhje me përcaktimet ligjore. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do ti japë një zhvillim jo vetëm zonës bregdetare por edhe ekonomisë kombëtare në tërësi” thuhet në postimin e Gjiknurit.

Lajmi për një ofertë lidhur me aeroportin e Vlorës u bë me dije tre ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama. Pas kësaj Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë informoi se bëhet fjalë për zonën e Akërnisë ku aktualisht është një aeroport i vogël pjesë e një baze ushtarake. Konsorciumi ka marrë përsipër ndërtimin me financimin e tij dhe jo nga buxheti./Monitor

Ja si do të duket Aeroporti i Vlorës Read More »

Rovena Gashi dhe i shoqi me pasuri përrallore, ja supervila dhe orët 11 mijë dollarëshe

Shumëkush është habitur se përse Dritan Gina, burri i Rovena Gashit kërkoi të bënte “harakiri” në zyrën e kryeprokurorit të Elbasanit. Madje dikush dhe mund të ketë thënë se është e drejtë të mbrojë punën e tij. Po ashtu bënë të habiturin disa njerëz dhe për shkarkimin e Rovena Gashit nga drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Pasi duke qënë krahu i djathtë i Adriatik Llallës, tashmë ish kryeprokuror, ajo vetë firmoste dhe vetë vuloste, duke pasur në dorë çelësin e Llallës që hapte të gjitha dyert e Prokurorisë.

Askush nuk pyeti se si u emërua Rovena Gashi në atë detyrë, arësyet pse u emërua ajo dhe cili ka qënë kontributi i saj më parë për të mbërritur në këtë detyrë. Po ashtu dhe për burrin e saj Dritan Gina, çfarë kishte bërë dhe cilat ishin meritat që e kishte merituar detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit. Të gjithë e panë refuzimin e fortë të tyre për largimin nga detyra, madje dhe paditë që kanë ngritur kundër kryeprokurores Arta Marku në gjykatë. Dhe duke parë në këndvështrimin e tyre, ata e kanë një farë të “drejte” që bëhen kamikazë. Pasi humbasin shumë pasuri, e cila kishte shkuar për këtë periudhë shumë të shkurtër kohore në një shifër marramendëse.

Pesë vite ortakëri me Adriatik Llallën dhe kanë pasuri që të lë pa mend.

Kështu, te Shkëmbi i Kavajës është një superbanesë e Rovena Gashit dhe e Dritan Ginës. Fotoja që të prezantohet dhe jep një pamje shokuese për këdo që ëndërron një banesë në Shqipëri. Kate me shumicë, dhoma me shumicë dhe kur mendon se aty banojnë vetëm dy familje, ajo e Rovenës dhe motrës së saj. Dhe si gjithnjë, është jo në emër të tyre, por në emër të një familjari. Në emër të babait të Rovenës në rastin konkret, që ka në “pronësi” këtë banesë superluksoze në vendin më të mirë te shkëmbi i Kavajës. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët zyrtarisht kanë ‘vobektësi’ në pasuri, ndonëse jetojnë në banesa luksoze, që ua kanë dhënë “në përdorim” ose si “dhuratë” të afërmit e tyre. Deri dhe gjyshi apo gjyshja, pensionistë me pension kooperative gjithë jetën.

Dhe Rovena nuk bën përjashtim, jeton në banesën e të atit, por që në të vërtetë është pronë e saj dhe e burrit Dritan Gina. Ky i fundit, dhe në konferencën për mediat kundër shkarkimit nuk mund të rrinte pa ekspozuar aksesorët e tij. Të blerë në dyqanet më të shtrenjta. Ndonëse syri të zë një orë superluksoze e cila në rastin më të keq kushton as më pak dhe as më shumë por 10.500 dollarë. Vetëm në njërën dorë, mbante gati 11 mijë dollarë. Imagjino shpenzimet e tjera. Dhe të gjithë e dinë sa është rroga e një prokurori. Duhej të kishte punuar afër 12 muaj për të blerë atë orë dhe të mos hante dhe pinte fare, të agjëronte 12 muaj që ta blinte. Prandaj bëjnë si “shpirt i keq” të gjithë këta që largohen. Kështu dhe Rovena me Dritan Ginën. Qajnë privilegjet e tyre. “Pamfleti.com” do të vijojë publikimin e pasurive të padeklaruara të këtyre monstrave të drejtësisë që kanë bërë padrejtësi në kurriz të shqiptarëve dhe që për ta vendi ideal është burgu. Pasi të hetohen dhe të verifikohen se si i kanë vënë këto pasuri dhe pse nuk i deklarojnë. Ligji njëlloj për të gjithë.

Rovena Gashi dhe i shoqi me pasuri përrallore, ja supervila dhe orët 11 mijë dollarëshe Read More »

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras:“A e shihni ku kam qenë unë”?

Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta  kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell,  nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te harapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell  misri dhe gjalpë. Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.  E shijon këtë mrekulli me makinë, snatyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur. Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje. Ndërsa po vajte te km 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, ne dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtesisht e dallueshme. Ajo ndodhet në lartësinë 910m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe  mbart vlera unikale, si vepër artistike e ererave të Jugut. Është e gjatë 17 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75m. Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore. Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!..

Rezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogora

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras:“A e shihni ku kam qenë unë”? Read More »

Statistikat e frikshme të NASA-s për ngrohjen globale, çfarë thuhet për 2017

Edhe pse 2017-a ishte një vit më i freskët në krahasim me vitin 2016, tendenca drejt një planeti më të ngrohtë nuk ka qenë kurrë më e qartë. Viti që lamë pas u rendit nga NASA si viti i dytë më i nxehtë, dhe i treti nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).

Sipas NASA-s, temperatura mesatare globale e tokës dhe oqeanit ishte 0.9 gradë Celcius mbi mesataren e shekullit 20.

Gjetjet vazhdojnë trendin e ngrohjes afatgjatë të planetit, sipas NASA-s. Një prirje që është e shtyrë kryesisht nga aktiviteti njerëzor përmes emetimeve të dioksidit të karbonit.

Viti më i nxehtë i regjistruar mbetet 2016, ndërsa 2015-a radhitet i dyti sipas NOAA dhe i treti sipas NASA-s, që do të thotë se më të nxehtit kanë qenë tre vitet e fundit.

6 vitet më të nxehtë janë regjistruar që nga viti 2010, që do të thotë se kemi një ngrohje globale të dukshme.

Statistikat e frikshme të NASA-s për ngrohjen globale, çfarë thuhet për 2017 Read More »

“Boll u more me armiqtë e klasës, merru me punë”, por Rama ul ‘tonin’ dhe i përgjigjet ish-kryepolicit

Ish-kreu i Policise Ndertimore, Mithat Havari, kryepolici me te cilin kryeministri Edi Rama, ne mandatin e pare si kryebashkiak i Tiranes, shemben kioskat te Parku Rinia dhe rreth Lanes, e ka thumbuar sot te parin e qeverise, me nje koment qe i ka bere ne Facebook.

Poshte videos se Rames, per premtimin e mbajtur per femijet me diabet, Havari, i sugjeron kryeministrit te mos merret “me armiqte e klases”, por te merret me pune.

Rama nuk ia ka kursyer nje pergjigje, atij qe e cileson “miku im”.

Ja replika:

“Boll u more me armiqtë e klasës, merru me punë”, por Rama ul ‘tonin’ dhe i përgjigjet ish-kryepolicit Read More »

Bledi Mane: Klithmë lebetitëse për budallaçkat e ish prokurorit Llalla

Super Skandali/ Zbërdhehet gazetarja marionetë e ish kryeprokurorit të përgjithshëm!

Shkruan Bledi Mane

Mbrëmjen e së shtunës, kur njerëzia nëpër Tiranë kishte dalë të argëtohej, vendosëm edhe ne të radaksisë së portalit www.pamfleti.com të argëtoheshim, ndaj zgjodhëm një personazh grotesk, grotesk si vetë shefi i saj.

Anduena Llabani quhet, dhe ka rreth 20 vjet në treg si gazetare, por dy vitet e fundit u përdor keq, jo nga pronarët e mediave, por nga një mysybet burrë. Nga një mediokër burrë që kishte marrë peng organin e akuzës shqiptare, nga Adriatik Llalla, e djeshmja e hidhur hedhur në koshin e plehrave.

Anduena Llabani u përdor keqas duke i bërë avokatinë djallit gramshiot nëpër studio apo mediume të ndryshme televizive. U përdor aq keq, sa kjo vajzë e bukur, kjo grua e divorcuar u konvertua në antipatiken e debateve televizive, fliste përçart, hiqej eksperte drejtësie ndërkohë që me formim akademik është edukatore kopshti diplomuar në Elbasan. Kjo gazetare me përvojë prej dy dekadash, llomotiste vetëm desinformimin që Adriatiku dhe njerëzit e tij ia dergonin me mesazhe në celular. Ndaj dhe ne të njëjtën gjë bëmë me Anduenën, nga një numur i thjeshtë celulari, i shkruajtëm mesazhe duke u hequr si Rovena Gashi…

Dhe aq donte gazetarja Anduenë, u zbërthye dhe çfarë nuk nxorri nga goja. Pas 20 miutash bashkëbisedim, Anduena Llabani e kupton lojën dhe e gjendur bllof para këtij skandali, bën si e fortë dhe më kërcënon mua.

Më pikantet e këtij skandali janë përgjigjet e gazetares Llabani e cila tregon se:

-flet dhe këshillohet ende me Adriatik Llallën

-i paska treguar avokat Spartak Ngjela të investigojë kryeprokuroren Arta Marku se qenka familje proamerikane

-fërkon duart kur dhunohet një gazetar, kolegu i saj

-kërcënon kolegun me gjyqe dhe vrasje.

Anduenaaaaaa, koha e prokurorisë së zagarëve kriminelë ka marrë fund ndaj mos lehni si ato konet e vogla tanimë që askush nuk trembet nga Tiku, Rovena dhe shpurra e tyre. Ndryshe nga Adriatik Llalla, ti Anduena Llabani ke nevojë për vettingun e trurit tënd të mbrapshtë!

Bledi Mane: Klithmë lebetitëse për budallaçkat e ish prokurorit Llalla Read More »

Dukati dhe pasurite natyrore te fshatit me tradita

Ne Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut Ne afersi te fshatit Dukat ndodhet nje kompleks ndertimor me vlera historike. I ndertuar ne fillim te shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjate viteve 1847-1848. Banesa eshte ndertuar ne token e tij nga mjeshtrat vendas.

Ajo perfaqeson banese te tipit Kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne te gjithe Shqiperine e Jugut. Si pjese me te rendesishme te ketij ndertimi permendim kullen e vrojtimit, kullen mbrojtese, divani me kollona guri e harqe, shtepine e bukes, oden e miqve e banesa te tjera ndihmese.

Ne banesen e ngritur mbi nje truall kulmor jane hapur frengji (vende ku gjuanin luftetaret) nga ku kontrollohet i gjithe territori perreth. Kjo e shnderron kete ndertim ne nje keshtjellez te fortifikuar. Kompleksi eshte shpallur monument kulture ne vitin 1979. Si te shkojme tek Kullat e Dervish Aliut? Per te vizituar kete monument kulture ndiqet rruga qe te con ne qender te Dukatit te Vjeter. Pasi arrihet ne qender te fshatit merr rrugen qe te con ne lagjen “Mazo”. Rruga qe te con deri ne qender te fshatit pershkruhet nga makina, me tej rreth 1 km ecet ne kembe.

Pasuri Natyrore

Dukati eshte i pasur me lende drusore,si pisha,bredhi,valanidhi etj,pasuri minerale si ai i dolomitit,i cili shfrytzohej deri ne vitet 1990,trasportohej deri ne Uzinen Metalurgjike ne Elbasan,eshte i pasur gjith ashtu edhe me burime uje,edhe pse jo ne sassi te medha,si ne Moçal,Gurra,Honi,Ambulli etj.Dukati ka qene i njohur per blegtorin,dhit,delet zoteronin zonen por edhe lopet,derrat,kuajt.Malet e Dukatit jan shume te pasura me bimesi te larmishme mjeksore,sherebeli,murrizia,shtogu,çaj,xhiroku,rigoni,mentja,mellaga,hithsi,lule verdha,borziloku,trendelina,…..

 

Dukati dhe pasurite natyrore te fshatit me tradita Read More »

Arrat Shqiptare:Vlerat dhe semundjet qe parandalojne

Një regjim ushqimor i larmishëm dhe i pasur nga arrat mund të parandalojë një sërë sëmundjesh.

Arrat janë të afta të frenojnë shumë komplikacione shëndetësore siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti, thotë një studim ndërkombëtar mbi rolin e arrave.

Shkëncëtarët dhe profesionistët e fushës së Ushqyerjes, Sëmundjeve Kardiovaskulare, Alzheimerit dhe Diabetit janë të bindur se arrat luajnë një rol domethënës në parandalimin e sëmundjeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit.

Qytetarët shqiptarë përballen me një sërë sëmundjesh siç janë hipertensioni, diabeti, sëmundjet koronare e shumë të tjera.

Njerëzit duhet të rrisin konsumin e frutave, perimeve, bishtajoreve, drithërave dhe arrorëve.

Këto të fundit janë një burim i pasur i acideve yndyrore mono-të-pangopura.

Fuqi natyrale për zemrën dhe trurin 

Ndërkohë që arrat në veçanti përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme.

Për më tepër, arrat dhe arrorët në përgjithësi janë të dobishëm në përmirësimin e funksioneve të trurit.

Ato pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të trurit, sklerozës dhe Alzheimerit.

Në rastin më të keq, këto ushqime vonojnë ose ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve të rrezikshme, thonë shkencëtarët.

Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohet ngrënia e një grushti me arra rregullisht.

Kjo, sepse një sasi e tillë ofron 4 gramë proteinë, dy gramë fibër dhe magnez të bollshëm.

Arrorët përmbajnë shumë ushqyes të rëndësishëm

Profili i tyre ushqimor i bën ato lehtësisht të kombinueshme me një sërë produktesh të stinës.

Shkencëtarët ndërkombëtarë kanë kryer plot 180 studime mbi vlerat e arrave dhe rolin e tyre në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Nëpërmjet këtyre studimeve, shkencëtarët kanë përcaktuar më mirë regjimin e duhur ushqimor.

Ashtu si dhe stilin e duhur të jetesës që një njeri duhet të ndjekë që të ketë shëndet të mirë.

Arrat Shqiptare:Vlerat dhe semundjet qe parandalojne Read More »