Aurora

Reklama e detergjentit të famshëm që po rrezikon jetën e njerëzve

“Tide Pod” është detergjenti për lavatriqen e rrobave i cili vendosi që për të këtë sezonë të përdor një reklamë më të rrallë.

Por nuk mund ta themi me saktësi nëse reklama e arriti qëllimin e saj ose jo.. Pasi ajo u paraqit edhe si e ngrishme duke bërë krahasimin se sa i mirë është për rrobat, transmeton Indeksonline.

Por kjo video u shndërrua në virale dhe shumë njerëz filluan që ti hanin vërtetë copëzat e detergjentit. Kjo e shtyu kompaninë që të fillojë një fushatë edhe më të madhe pasi që po rrezikohej jeta e njerëzve.

Nuk ka publicitet të keq, por mund të themi me plotë gojë se ka publicitet të rrezikshëm.

Sipas, markës “Procter ^ Gamble” të gjithë ata që kanë konsumuar Tode Podës të konsultohen menjëherë me një mjek ose të lajmërohen në numrin emergjent të kësaj kompanie.

Përgjigjet e shumta të Tides për tifozët e pod.

Reklama e detergjentit të famshëm që po rrezikon jetën e njerëzve Read More »

Flokë të gjatë dhe të bukur, ja gjashtë këshilla

Dëshironi flokët e tuaja të rriten më shpejt, ja 6 hapat që duhet të merrni:

Mos harroni se nuk mund të rritni flokët brenda natës. Fitimi i gjatësisë së re do të marrë kohë. “Flokët në mënyrë natyrale rriten vetëm rreth një të katërtën e madhësisë së tyre – thotë stilisti i famshëm i flokëve Mark Townsend. Gjëja që duhet të bëni përveç kujdesit është to :Praktikoni durimin..

Ironikisht, gërshërët janë miku juaj. Megjithëse prerja e vazhdueshme e flokëve nuk do ti rritë ato më shpejt, kjo praktikë do të mbajë të shëndoshë dhe do të parandalojë ndarjen e majave. Townsend, sugjeron që ti preni flokët nga pak cdo 10 deri në 12 javë për të parandaluar dëmtimin dhe ndarjen e fijeve të flokëve.

Përdorni kondicioner çdo herë bashkë me shampon. “Me kalimin e kohës, nga ngjyrosja dhe drejtimi apo fenirimi i tyre, flokët fillojnë të bëhen më të hollë në fund.” Kondicioneri ndihmon në zëvendësimin e lipideve dhe proteinave brenda boshtit të flokëve dhe në këtë mënyrë flokët tuaj rriten më gjatë dhe të dukeni më të shëndetshëm”, thotë Townsend

Dhe mos përdorni shampo çdo herë që të bëni dush. “Është tronditëse për mua sa gra kalojnë përdorin shampo dhe kondicioner çdo herë që bëjnë dush, që është gjëja më e keqe që mund të bësh për flokët – sidomos kur përpiqesh ti rritesh gjatë, shpjegon Townsend. Ajo do ti dëmtoj dhe do ti bëjë edhe më të ndjeshëm flokët e tuaja pasi që qëllimi i shampos është ti mbajë të pastra.

5.Në fund të çdo dushi lereni ujin e ftohtë të rrjedh mbi flokët tuaja.. “Kjo me të vërtetë ndihmon të rritet dhe ti  mbajë flokët të gjatë dhe shëndetshëm për më shumë kohë”, thotë Townsend. “Uji i ftohtë përcakton shtresën e jashtme të flokëve më lehtë, gjë që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë dhe dëmtimin si pasojë e nxehtësisë.

Zbatoni një trajtim me vaj ose maskë çdo javë, përvec larjes trajtimi me mask është njëra nga mënyrat si ti bëni flokët tuaja të shkëlqejnë dhe më të shëndetshme. Çfarë maske vendosni vet por kryesorja të kujdeseni maksimalisht për to.

Flokë të gjatë dhe të bukur, ja gjashtë këshilla Read More »

Të burgosurit shqiptarë braktisin sallën pasi bëjnë për “ujë të ftohtë” gjyqtarët grekë

Nga: Robert Goro/

Të burgosurit shqiptarë në Greqi, Arbër Bako dhe Olti Dulçe kanë braktisur sallën e gjyqit, pasi më parë janë përplasur verbalisht me gjykatësit.

Ata po gjykoheshin për vrasjen në tentativë të një avokati grek në vitin 2014.

Përplasja nisi në momentin që personi, i cili sillet si porositës i atentatit ndaj avokatit, i mohoi akuzat.

Bako e Dulçe iu drejtuan trupit gjykues duke thënë se i njëjti kishte porositur që t’i vrisnin në burg.

Kryetari i trupit gjykues iu tha që ato duhej t’i depononin te prokurori përkatës.

Atëherë të dy ata shpërthyen:

“Po largohemi, është e drejta jonë… Kur merrni para t’i futni në b… Nuk duam të jemi prezentë. Çfarë gjyqi është ky? Gjykoni ju si të doni… Vjen një person të na vrasë brenda në burg, të na helmojë dhe ju nuk e vini ujin në zjarr?… Palo shkër… I keni marrë paratë tuaja!”.

Kryetari i trupit gjykues është munduar t’i qetësojë duke u thënë që “Duhet të jeni prezentë në gjyq”.

Po ata janë kanosur “Të gjithë jeni të vdekur”, dhe kanë braktisur sallën, të shoqëruar nga gardianët.

Procesi do të vazhdojë më 24 janar.

Bako e Dulçe do të duhet t’i drejtohen përsëri gjykatës, të akuzuar për një vrasje tjetër, atë të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos që u ekzekutua në Athinë, në tetor të vitit të kaluar. Arbër Bako e Olti Dulçe akuzohen si porositësit e vrasjes që në fakt ndodhi aksidentalisht. Autorët e krimit, gjithashtu shtetas shqiptarë kishin porosi që vetëm ta frikësonin avokatin, po plumbi e kapi në zonën e Barkut dhe ai vdiq në vend nga hemorragjia.

Të burgosurit shqiptarë braktisin sallën pasi bëjnë për “ujë të ftohtë” gjyqtarët grekë Read More »

Rrëfimi që na këputi shpirtin: Shes gjakun për ushqimin e fëmijëve

Opinionin publik e ka prekur sonte rrëfimi i dhimbshëm i një babai i cili ka ne shtepi dy fëmijë të sëmurë në zonen e Laprakës në Tiranë.

Ai tregoi se nga varfëria e skajshme ka shitur gjak për t’u siguruar atyre ushqim.

Tana dhe Arbër Krantja, mund të quhen me plot gojën prindër fatkeqë. Të dy djemtë e tyre, Noeli 2 vjeç dhe Antjoni 4 vjeç, janë të sëmurë.

“Për arsye ekonomike nuk kemi ngrohëse, ne nuk po lajmë dot qiranë, edhe korenti që mund të vijë jashtë mase shumë për t’u ngrohur. Nuk ju mungon vetëm ngrohja por dhe ushqimi bazë. As vitaminat e domosdoshme nuk ua blejnë dot fëmijëve. Ua mbajnë shpirtin vetëm me oriz e kos. Mishit, vezës, mjaltit, frutave…. nuk ja ndjejnë shijen ndonjëherë. I kam pasur në spital fëmijët. I vogli është me anemi dhe të madhin e kam më keq”- thotë nëna e dy fëmijëve, Tana Krantja.
familja e varfer65
Ndërkohë babai i dy fëmijëve thotë se del tek Ushtari i Panjohur cdo ditë për të gjetur ndonjë punë dhe ka shitur edhe gjakun e trupit për t’u siguruar ushqim fëmijëve dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen për shkak të depresionit.
femijet e varfer
“Kam shitur edhe gjakun e trupit se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes i pashë fëmijët që s’kishin për të ngrënë as për të pirë, u detyrova të shisja gjakun e trupit se nuk kisha si t’i shikoja në atë gjendje. Djali i madh më thoshte dua bukë, ai i vogli ia bëntë am am..se nuk flet dot. Përplasa derën se nuk durova dot më. Vajta shita gjakun e trupit tim për të sjellë ushqime. Prej dëshpërimit të madh kam tentuar dhe vetëvrasjen…”- thotë ai.
femijet
Pasi publiku u njoh me historinë e dhimbshme të familjes Krantja, Sidritibejleri ka marrë përsipër sigurimin e gjërave jetike për familjen. Ai mori përsipër të paguajë edhe qiranë për familjen. Sakaq edhe Elvis Naçi u shpreh se me fondacionin do jemi pranë kësaj familjeje. Edhe bashkëshortja e Sidrit Bejlerit, Meri u shpreh se mbështet iniciativën Sidritit.

“Përshëndetje, mirëmbrëma Sidi. Unë i kam paraprirë idesë për të ardhur në këtë familje për ta ndihmuar me aq sa kemi mundësi. Unë e di që do kishe qene pro edhe sikur ta kishe diskutuar me mua, unë e di atë që mendon dhe dëshiron.  U emocionova kur erdha dhe jam e emocionuar më mirë qe nuk ishe i pranishëm pasi do emocionoheshim më shumë bashke. Të dua fort për këtë pune,  e di që do ishe në të njëjtën ide që jam dhe unë që të kemi sa më shumë mundësi të ndihmojmë dhe te marrim sevap dhe te ndihmojmë ata qe kane nevojë. Kaq, tani do ikim bashkë me fëmijët të shkojmë tek lodrat…”– tha ajo.

Rrëfimi që na këputi shpirtin: Shes gjakun për ushqimin e fëmijëve Read More »

Momente paniku në Presidencë, sportistja humb ndienjat, Meta nuk e ndërpret fjalën

Momente paniku dhe tensioni sot ne ambientet e Presidences shqiptare.

https://dailymotion.com/video/x6ddnp1

Kreu i shtetit, Ilir Meta mbajti sot një mbrëmje gala në nder të sportistëve të njohur shqiptar, por teksa Meta mbamte fjalimin, ne sportiste, emri i se ciles nuk dihet ende, humbi ndjenjat duke shkaktuar panik në sallë.

Menjëherë në ndihmë të saj u afruan mjekët e presidencës, si dhe nënkryetari i LSI, Petrt Vasili.

Pas disa minutash, gjendja e sportistes u normalizua, ndërsa Meta nuk e ndërpreu fjalimin e tij.

Momente paniku në Presidencë, sportistja humb ndienjat, Meta nuk e ndërpret fjalën Read More »

Beri te qaje i madh edhe i vogel historia e tmerrshme e dy motrave

Beri te qaje i madh edhe i vogel historia e tmerrshme e dy motrave në Gramsh, Aisha 27 vjec dhe Sidorela 23 vjec të cilat dergjen ne shtrat pasi kanë lindur të paralizuara për shkak të deformimit në shtyllën dhe palcën kurrizore.

Historia e tyre ka përlotur gazetaren e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” Ola Bruko në News24 si dhe publikun e pranishëm ne studio, sic e shihni ne fotot me poshte.

 

 

TYHGNB

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=lfqSC8OqyVg?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Dy vajzat shprehen se kanë ëndërr të ecin dhe sikur të mos mjaftonte fatkeqësia e tyre, edhe prindërit kanë probleme shëndetësore. Nëna e tyre ka probleme të mëdha me dëgjimin, ndërsa babai i tyre edhe ai i sëmurë nga mushkëritë, Hasani thotë i përlotur se mundohet t’u shërbejë me sa mundet vajzave të tyre. Ai thotë se është me qira, pasi nuk kanë shtëpi dhe kërkon ndihmë.

YIKJ
Hasani del çdo ditë nga shtëpia me shpresën për të siguruar sadopak para. E vetmja punë që mund të bëjë është të shesë në rrugë çingërrimat, që pothuaj s’i japin asgjë. Detyrohet shpeshherë të marrë para borxh, vetëm që t’jua plotësojë dëshirat vajzave të tij.

Capture

“Babi ka harruar veten e tij vetëm për t’u kujdesur për ne. Ndonjëherë i kemi shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe lot, nuk e di ku e gjen forcën ai babi që nuk ka thënë njëherë u lodha apo pse o Zot më ndodhi mua. Me forcën e Zotit ne do ecim përpara sido që të vijë jeta..”- thotë e përlotur një nga vajzat e shtrirë në krevat, raporton BalkanWeb.

65TYGHN

bn gfb

im,

Beri te qaje i madh edhe i vogel historia e tmerrshme e dy motrave Read More »

Fshati shqiptar me emrin e rrallë, do ju bëjë të qeshni

Toponimet e vendeve janë gjithnjë interesant nëse merren për studim apo nga rrënja që krijon emrin e tyre.

Në Shqipëri dhe Kosovë ka disa fshatra me emra nga më të çuditshmit dhe nuk është për t’u habitura duke parë tranzicionin politik dhe historikun nëpër të cilin kanë kaluar territoret shqiptare.

Shpesh, këto fshatra kanë bërë bujë në rrjetet sociale me emrat e tyre.

Por, së fundmi, është një fshat në Shqipëri që po merr vëmendje.

Bëhet fjalë për fshatrin “Gruemire”, që duket se e ka kuptimin “grua e mirë”.

Fshati shqiptar me emrin e rrallë, do ju bëjë të qeshni Read More »