Aurora

‘Në koma të pakthyeshme’, mjekët tregojnë gjëndjen e rëndë shëndetësore të Aldisonit

Të tjera detaje mësohen për gjendjen shëndetësore të Aldison Belulajt, i cili vrau me armë zjarri studenten e juridikut, Ariela Murati mesditën e të dielës në kryeqytet dhe më pas qëlloi veten.

Gazetari Erion Skëndaj duke iu referuar mjekëve të spitalit raporton për “BalkanWeb” se gjendja e 23-vjecarit vijon të jetë e rëndë dhe sipas mjekëve kemi të bëjmë me një koma të pakthyeshme, ndërsa i riu mbahet në jetë me aparatura.

“Kemi të bëjmë me një koma të pakthyeshme dhe mbahet në jetë me aparatura. Truri ka dëmtime shumë të rënda dhe ënjtje. Në të tilla raste mjekësia ngre duart dhe nuk mund të bëhet gjë, por thjesht duhet të qëndrohet në pritje”- shprehen mjekët e spitalit, raporton “BalkanWeb”.

Ndërkohë të pyetur për mundësinë e transportimit jashtë Shqipërisë të pacientit, bluzat e bardha shprehen se për këtë rast nuk është nevoja për shkak të gjendjes së rëndë të 23-vjecarit.

Si ndodhi ngjarja
Ditën e ngjarjes Aldisoni e ka ndalur në rrugë Arielën e cila ka qenë e shoqëruar me motrën dhe kushërirën. Motra dhe kushërira janë distancuar dhe nuk kanë dëgjuar dialogun mes të rinjve.
Ato janë kthyer vetëm kur kanë dëgjuar Arielën të bërtiste “mos më vrit”. Vajza është ulur në gjunjë është përpjekur të qetësojë autorin, por ai e ka qëlluar. Viktima ka një plagë plumbi tejshpuese në dorën e djathtë dhe në këmbën e djathtë dhe një plumb në kokë.

‘Në koma të pakthyeshme’, mjekët tregojnë gjëndjen e rëndë shëndetësore të Aldisonit Read More »

Blendi Fevziu trondit politikën: Po nuk u hapën negociatat, ja çfarë do të ndodhë me vendin

Moderatori i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku sipas tij vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Fevziu tha se ka informacione se nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, qeveria mund ta çojë vendin në zgjedhje të parrokshme.

“Ka informacion, ende të pakonfirmuar, se nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, qeveria mund të çojë vendin në zgjedhje.”, tha Fevziu.

Deklarata e Fevziut u bë teksa në lidhje direkte kishte kreun e PD-së Lulzim Basha, lidhur me protestën e 27 Janarit.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se do t’i kërkoj popullit që me 27 Janari populli të marrë fatet e vendit në dorë.

Blendi Fevziu trondit politikën: Po nuk u hapën negociatat, ja çfarë do të ndodhë me vendin Read More »

Vlerat befasuese shendetesore te luledeles

Vendlindja e luledeles është Evropa dhe Azia Perëndimore, por tani ajo rritet në çdo cep të globit.

Lëndinat e Shqipërisë janë të veshura me lulet e bukura të bardha, të cilat kohët e fundit janë bërë pjesë e gatimeve, garniturave dhe recetave të ndryshme të kulinarisë shqiptare.

Luledelja preferon një tokë të lagësht dhe ushqyese. Me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj ajo pushton lëndinat, rrugët, fushat e parqet.

Luledelja mund të rritet deri në 20 centimetra lartësi dhe arrin të shumëfishohet ndjeshëm në çdo rrënjë.

Gjethet e kësaj luleje formojnë një kurorë mbi tokë ndërsa kërcenjtë e saj gjatoshë mbajnë peshën delikate të luleve petalebardhë.

Lulet kanë pjesët e tyre femërore dhe mashkullore dhe janë të preferuarat e bletëve, insekteve dhe grenxave. Luledelja është një lule që fertilizohet vetë.

Gonxhet e thara ose të njoma të luledeles përdoren në mjekësi, por së fundmi edhe gjethet e bimës kanë gjetur një përdorim të gjërë.

Përfitimet shëndetësore dhe përdorimet e luledeles

Luledelja përmban vajra esencialë, taninë, flavonoidë, acide organike etj. Përbërësit më aktivë të saj janë të shpërndarë që nga rrënja deri tek petalet.

Kjo lule ka vlera anti inflamatore dhe përdoret si çaj kundër të ftohtit, bronshitit apo inflamacioneve të tjera të traktit të frymëmarrjes.

Bima vetë përdoret kundër humbjes së oreksit, sepse arrin të stimulojë të gjithë sistemin tretës dhe të kurojë problemet me gastritin, diarenë, mëlçinë, tëmthin dhe konstipacionin.

Luledelja është përdorur tradicionalisht edhe për dhimbjet që shoqërojnë reumatizmën kronike, menstruacionet, cistet apo inflamacionet e traktit urinar.

Luledelja ka aftësi shëruese dhe mund të përdoret në plagët e vogla, gërvishtjet dhe lëndimet e lëkurës sepse përshpejton rimëkëmbjen e lëkurës.

Ajo këshillohet të përdoret së jashtmi kundër dermatitit, kruajtjeve, ekzemës, nxirjeve dhe puçrave.

Tretësirat e përgatitura me këtë barishte mund të përdoren kundër akneve si dhe për gargare për inflamacionin e gojës dhe të fytit.

Nëse përtypni gjethet e freskëta të luledeles mund të ndihmoni në trajtimin e ulçerës së gojës.

Në mjekësinë popullore, rekomandohet konsumimi i gjetheve të freskëta për të stimuluar oreksin dhe përthithjen e ushqyesve të nevojshëm.

Gjethet e freskëta, lulet, petalet kanë një shije të mirë e të lehtë. Ato mund të përdoren në sallata, dhe në supa, mund të shoqërohen me uthull ose të përdoren si zëvëndësues i kaperit.

Sasia e rekomanduar

Nëse dëshironi ta konsumoni si çaj, atëherë përdorni dy lugë gjelle me lule të thata në një filxhan me ujë të nxehtë. Lërini lulet brenda në ujë për dhjetë minuta dhe më pas kullojeni lëngun. Rekomandohet pirja e tre filxhanëve të vegjël në ditë.

Vlerat befasuese shendetesore te luledeles Read More »

Ylli Rakipi në Top Channel mposht me audiencë Blendi Fevziun në TV Klan

E enjta është një garë e fortë televizive në Shqipëri. Dy gjigandët televizivë Top Channel dhe TV Klan janë në konkurencë edhe për audiencën televizive çdo të enjte. Në Klan si përherë e kaherë Blendi Fevziu, kurse në Top Channel vjen Ylli Rakipi me emisionin e tij “Te Paekspozuarit”.

Fevziu kishte temën e protestës së opozitës ditën e shtunë, ndërsa Rakipi një temë investigative ku fliste për korrupsion të qeverisë Berisha dhe qeverisë Rama në raport me ARMO.

Kush qëndron pas privatizimit të ARMO-s? Si mundet që një kompani kur është shtetërore del me fitim dhe dhjetë vjet pas privatizimit fundoset në qindra milionë Euro borxhe? Kush janë aktorët e njohur dhe të panjohur të kësaj afere?

“ARMO, një krim i përbashkët” ishte tema e emisionit “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në Top Channel. “Të Paekspozuarit” tregoi historikun e ndërmarrjes të cilësuar strategjike nga politika, por që asnjëherë nuk u trajtua si e tillë, duke nisur që nga privatizimi i bërë nga Rezart Taçi e deri tek Besnik Sulaj.

Sipas të dhënave të publikuara në dokumentet zyrtare, nga momenti i privatizimit në vitin 2008, deri në janar të vitit 2016, ARMO ka akumuluar 595 milionë dollarë detyrime ndaj shtetit, bankave dhe kompanive furnizuese.

E që nga janari i 2016 deri më tani, ky borxh nuk është ulur, por përkundrazi. Sot, borxhi i ARMO-s përllogaritet mbi 700 milionë euro. “Të dyja palët politike, si Sali Berisha, ashtu edhe Edi Rama kanë shkelur ligjin në të njëjtën mënyrë, kanë vrapuar ta grabisin atë”, deklaroi në studion e “Të Paekspozuarit” analisti Andi Bushati.

Kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi thotë se një vit para privatizimit, ARMO rezulton me një fitim 16 mln euro dhe detyrime minimale ndaj furnitorëve të saj. Pyetja që ngrihet është se përse duhej privatizuar një kompani që dilte me fitime?

“Ndërmarrja kishte nevojë për investime, sepse ishte ndërtuar që në vitet ’70, por këto investime nuk u kryen”, thotë Liperi. Përparim Hajno, ish-drejtor i ARMO-s para se kompania të privatizohej tregon të ardhurat e saj në vitet që e ka drejtuar atë.

“30 mln dollarë ishin paratë që derdhnim në buxhetin e shtetit vetëm me akcizën, 3 milionë dollarë fitim në vit kishim. Ishin 1875 vetë të punësuar me një rrogë mesatare për periudhën deri në 400 mijë lekë të vjetra. Deri në 2005, u përgatit për privatizim. Në 2008 ka dalë me humbje. Në 2006 dhe 2007 ka dalë me fitim”, thotë ai.

Aktivisti i “Organizatës Politike”, Arlind Qori thotë se privatizimi është shfrytëzuar si një dogmë për të grabitur këtë pasuri. Eksperti i ekonomisë, Panajot Soko deklaron se synimi i privatizimit nuk ishte investimi dhe rritja e kapaciteteve përpunuese të ARMO-s, por një tjetër.

“Ndërmarrja u privatizua si aset për të marrë kredi, e për t’u mos paguar kreditë dhe transferuar andej nga janë transferuar sot”, deklaroi ai.

Debati televiziv, shoqëruar në fillim me një dokumentar për historinë korruptive të ARMO-s, bëri që audienca televizive të fliste për Top Channel, pra për Ylli Rakipin.

Të paktën këtë të enjte. Por ka prapë te enjte të tjera!

Ylli Rakipi në Top Channel mposht me audiencë Blendi Fevziun në TV Klan Read More »

Prefekti Flamur Mamaj takim me drejtorin e ZVRPP Sokol Bana

Ne kuader te vizitave Prefekti Flamur Mamaj vijon takimet me drejtuesit e institucioneve te qytetit per bashkepunimin nderinstitucional, sherbimin ndaj qytetareve, problematikat e punes, dokumentet ne institucione etj.. Sot prefekti Mamaj eshte ndalur ne Drejtorine Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ku eshte pritur nga drejtori Sokol Bana

Prefekti Flamur Mamaj takim me drejtorin e ZVRPP Sokol Bana Read More »

Ç’është ajo që i varet në xhaketë? Rama lë nam në samitin botëror

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar liderëve botërorë në Davos, por duket se edhe pse ka lënë atletet në shtëpi, ka gjetur një tjetër mënyrë për të “lënë nam”.Ai ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek Alexis Tsipras, por ajo që ka tërhequr vëmendjen, ka qenë një rrip që varet nga xhaketa e tij.

Aksesori i pazakontë në kostum madje është fokusuar nga një sërë fotografësh.

Nga fotot e takimit në Davos mund të themi lideri shqiptar kishte zgjedhur veshjen më të çuditshme, duke u vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që Rama “lë nam” në një takim ndërkombëtar.

Veshja e tij në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, e sidomos në Samitin e Triestes në korrik të këtij viti, ka ngjallur mjaft reagime.

Ndonëse i veshur me kostum zyrtar, kreu i qeverisë nuk kishte preferuar të vishte këpucë, por kishte zgjedhur një palë atlete.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=sMdWm_de26o]

Ç’është ajo që i varet në xhaketë? Rama lë nam në samitin botëror Read More »

22 vjeçe dhe shtatzënë për herë të katërt, zbulimi në eko i jep fund lumturisë

Chloe Dunstan është një grua e re që në moshën 22 vjeçe mbeti shtatëzënë për herë të katërt në kërkim të një vajze, megjithatë doktori që e ndoqi shtatëzaninë e saj e la të shkatërruar me rezultatin e ultrazërit.

Chloe kishte tre djem dhe në shtatëzaninë e katërt shpresonte që të bënte një vajzë, por kur shkoi për të bërë kontrollin e parë se si po ecte shtatëzania ajo mbeti jo pak e shokuar.

22-vjeçarja mbeti e ngrirë kur mori lajmin se nuk po priste një vajzë por plot trenjakë. Megjithëse lajmi e ngacmoi shumë, çifti filloi të shqetësohej për shkak të vështirësive që parashtronte një shtatëzani e trefishtë.

Por, doktori do të kishte ende lajme për t’u dhënë.

Në javën e 28-të, mjeku e la në tronditje kur zbuloi se ishin dy djem dhe një vajzë, por vajza e vogël kishte ndërlikime serioze, për shkak të faktit që djemtë kishin një zhvillim normal, por vajza nuk kishte marrë ushqimet e nevojshme dhe situata e saj ishte përkeqësuar aq sa diskutohej mbijetesa e saj.

Pasi panë ultratingujt mjekët i dhanë idenë e abortimit të vajzës në mënyrë që dy djemtë të vazhdonin zhvillimin, por 22-vjeçarja nuk pranoi duke marrë përsipër riskun shumë të madh që fëmijët dhe nëna mund të ndërronin jetë gjatë operacionit të lindjes.

Në fund, pavarësisht nga serioziteti i problemit, tre foshnjat arritën të shpëtonin veten, pasi u transferuan menjëherë nën kujdesin intensiv dhe u mbajtën në jetë, po ashtu sikurse mamaja e tyre Chloe.

Sot ata kanë një familje të madhe me pesë djem dhe “luftëtaren” e tyre që i mbush me shumë dashuri.

Mesazhi është i thjeshtë: kurrë mos u dorëzoni!

22 vjeçe dhe shtatzënë për herë të katërt, zbulimi në eko i jep fund lumturisë Read More »

A i zë besë Lulzim Bashës? Habit Monika Kryemadhi: Në fakt është faji im.

Po përgatiten për një protestë të madhe, por si janë në të vërtetë marrëdhëniet mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhi?

Kryetarja e LSI-së ka bërë sot thirrje që të gjithë ti bashkohen protestës së opozitës, por e pyetur nëse i beson Bashës, Mona duket se është gjendur ngushtë.

E ftuar në “Fakt”, Kryemadhi është shprehur se nuk e ka pyetur asnjëherë Lulzim Bashën për marrëveshjen me Edi Ramën, dhe se se nuk është faji i saj nëse nuk i beson Bashës.

Ajo madje shtoi se opozita është në një betejë politike:

Nëse unë nuk do ta besoj Lulzim Bashën është faji im, sepse kur ti shkon në luftë dhe gjatë gjithë kohës mendon se shoku yt do të vrasë, më mirë nuk shkon në luftë fare.”

A i zë besë Lulzim Bashës? Habit Monika Kryemadhi: Në fakt është faji im. Read More »