Aurora

“Mos është Shkëlzeni, peshku i madh që tha Lu?” Berisha: Djali im në jetën e tij…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në Zonë e Lirë, ka folur për djalin e tij dhe fletëthirrjen nga prokuroria.

Gazetari Çani e pyeti nëse Shkëlzeni është peshku i madh që ka thënë Lu, pasi ai është thirrur në prokurori.

Pyetja dhe përgjigja

Kur Donald Lu-ja tha që do kapen peshqit e mëdhenj, a mos e ka pa pasur për Shkëlzenin?

Shkëlzeni në jetën e tij nuk ka shkelur asnjë ligj. Nuk ka asnjë shans që të jetë Shkëlzeni peshk i madh dhe nuk ka pse të arretohet.

“Mos është Shkëlzeni, peshku i madh që tha Lu?” Berisha: Djali im në jetën e tij… Read More »

Noizy surprizon Sali Berishën në “Zonë e Lirë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë një përshëndetje të përzemërt nga reperi i njohur Noizy, teksa po diskutonte në emisionin “Zonë e Lirë”.

Në telefonin e Arian Çanit mbërriti një video-telefonatë nga Noizy, i cili përshëndeti me dy gishta ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Arian Çani: “Po merr Noizy ndërkohë në telefon. Ja shife, është Noizy doktor. Flasim pastaj, jam i zënë me doktorin”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BIUmNT6aQbc]

Noizy surprizon Sali Berishën në “Zonë e Lirë” Read More »

“Kur jam me dhimbje dëgjoj këngët e tij”, oh Zot sa prekëse ajo që ndodhi me Sidorelën dhe Albanin

Një tjetër rast rrëqethës është publikuar sot në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në ‘News24’.

Ishte Sidorela e cila rrëfeu se ka një idhull: do donte ta shihte njëherë nga afër kengetarin dhe kantautorin Alban Skenderaj.

Sic thote ajo, muzika e Albanit i qetëson dhimbjet e turpit dhe të shpirtit, e frymëzojnë dhe ajo humbet në tingujt e zërit të tij kur e dëgjon.

“Unë e pëlqej shumë muzikën. Këngëtari im i preferuar është Alban Skënderaj dhe kam shumë dëshirë ta takoj njëhëre. Cdo këngë e tij kur e degjoj, më duket se më lexon shpirtin. E nis ditën me këngët e tij. Kur nuk më zë gjumi dëgjoj këngët e tij. Kur jam me dhimbje dëgjoj këngët e tij. Është një këngëtar, që lum ne që e kemi. Mjafton t’i dëgjoja njëherë zërin, se e kam dëgjuar gjithmonë duke kënduar. Të më merrte Albani mua në telefon? Thjesht do bllokohesha. Nuk do më besohej se do ishte ai. Do doja të ishte dikush pranë meje të më pickonte, të më thoshte, shiko se është vërtet Albani.
Unë kur dëgjoj këngët e tij, humbas. Flasin njerëzit përreth, por une jam duke kënduar këngët e tij. Është emocion që kush ka një idhull më kupton. Ai të frymëzon, jep mesazhe shumë në tekstet e tij që shkruan, në muzikën që bën. Është më i miri, është i paarritshëm. E kam shumë qejf”, tregon Sidorela.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Pwawcy-4WII]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=HT5Wktymqw4]

 

 

“Kur jam me dhimbje dëgjoj këngët e tij”, oh Zot sa prekëse ajo që ndodhi me Sidorelën dhe Albanin Read More »

Në 31 janar shikoni mirë nga qielli! Do të ndodhë diçka që nuk vërehet prej 152 vitesh

Nëse keni dëgjuar për “hënën blu gjaku” dhe për “super hënën”, pas pak ditësh do të keni mundësinë që t’i shikoni këto dy fenomene së bashku. Fenomeni i cilësuar nga shkencëtaret si Superhena blu pritet të ndodh me 31 janar. Ky kombinim jashtëzakonisht i rrallë i fenomeneve do të miksohet edhe me një të tretë: një eklips total hënor. Diçka e tillë ka që në vitin1866 që nuk ka ndodhur!

“Super hëna” është një fenomen që ndodh 4-6 herë në vit. Ajo përkon me distancën minimale midis Tokës dhe satelitit të saj, hënës. Kjo distancë nuk është gjithmonë e njëjtë dhe mund të ndryshojë. Në sytë tanë, hëna do të shfaqet 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme.

Po me 31 janar, do të ndodhë një fenomen i tretë: një eklips total hënor. Toka do të hyjë ndërmjet Diellit dhe Hënës. Hapësira ku ky fenomen do të jetë më i dukshëm do të jetë nga India në Amerikën Veriore perëndimore.

Për ne të tjerët: një udhëtim me aeroplan do të na e sillte “në pëllëmbë të dorës” këtë magji të natyrës.

Në 31 janar shikoni mirë nga qielli! Do të ndodhë diçka që nuk vërehet prej 152 vitesh Read More »

Mësuesja kërcënohet me jetë për të futur në burg 65 vjeçarin që e mitura thoshte se e ka dhunuar seksualisht

Një 65-vjeçar është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg vetëm sepse u fotografua teksa ishte duke ecur me biçikletë.

Ka qenë fati i keq i Havzi Bashës i cili ka qenë duke ecur rastësisht në rrugë, kur një 12-vjeçare i tha mësueses së saj që burri i panjohur e kishte ngacmuar seksualisht në ashensor.

Mësuesja i ka bërë foto burrit dhe ua ka dërguar prindërve të së miturës, pa pasur dijeni për atë që do të ndodhte.

Prindërit e vajzës e kanë detyruar mësuesen që të jepte dëshminë e saj në gjykatë, duke u përdorur sipas saj kundër tij.

65-vjeçari ka qenë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, ku ka treguar kalvarin e vuajtjeve të tij, ndërsa edhe mësuesja e së miturës ka dhënë dëshminë e saj.

Mësuesja tregoi se është çuar me forcë për të dëshmuar në gjykatë ku nuk duhej të thirrej fare pasi nuk ka asnjë rol, përveç asaj që ka bërë një foto pasi vajza ka treguar gishtin e akuzës mbi burrin që ecte me biçikletë. Pa folur me emra por duke nënkuptuar familjarët e vajzës apo më keq akoma edhe autoritetet, mësuesja tha se i kanë bërë presion dhe e kanë kërcënuar duke i thënë se mund t’i bëjnë atë që nuk ia pret mendja.

Ajo ka thënë:

Vetëm me një fjali dhe një foto të vajzës si mund të jepet vendimi. Vajza mund të ketë gabuar. Unë nuk kam asnjë marrëdhënie më as me prindërit e vajzës dhe ajo nuk ishte nxënësja ime. Unë e shoqërova për pak kohë me makinë. E vetmja gjë që kam bërë unë ishte që bëra një foto, pasi vajza e tregoi. Unë nuk e njoh zotërinë dhe nuk duhet të isha thirrur në gjyq. Më kanë bërë presion, më kanë çuar me zor në Gjykatë. Më kanë thënë merr rrobat e zeza, se të bëjmë atë që s’ta pret mendja. Uroj të dalë e vërteta dhe zotëria ta gjejë të drejtën.”
Havzi Basha ka 4 muaj që ka dalë nga burgu ku ka kryer dënimin e plotë. Megjithatë ai është i vendosur për të pastruar emrin e tij, dhe siç tregon ai kjo ngjarje ishte tronditëse pasi ka punuar një jetë të tërë në tregti mes grave dhe vajzave dhe askush nuk ka folur kurrë për të për të tilla gjëra.

Mësuesja kërcënohet me jetë për të futur në burg 65 vjeçarin që e mitura thoshte se e ka dhunuar seksualisht Read More »

Zbulohen mesazhet e doktorit të Vipave me drejtoreshën e Kryqit të Kuq, kjo është e vërteta e ‘shitjes’ së gjakut

Në vendin tonë abuzohet me gjithçka, por abuzimi kalon limitet kur ‘gjaku’ bëhet mall për tu shitur.

Nëpër spitale bankat e gjakut kërkojnë vazhdimisht gjak, talasemikët ngelin shpesh herë pa gjak, që e kanë të domosdoshëm, dhe dhurimet e gjakut kurrë nuk kanë arritur nivelin e nevojave. Kjo mbase sepse njerëzit kanë krijuar një përceptim shpesh herë dhe me të drejtë, që gjaku i tyre shitet dhe nuk dhurohet tek njerëzit në nevojë.

I tillë është dhe rasti i doktorit të famshëm të kirurgjisë plastike Skerdi Faria, i cili shumë shpesh organizon fushata të dhurimit të gjakut. Madje nuk kanë qënë të pakta rastet kur doktori është akuzuar si një ‘trafikant’ i gjakut që i bën këto fushata vetëm për përfitim personal.

Një qytetar e ka akuzuar doktor Skerdin që e shet gjakun që dhurojnë njerezit për 50 euro, por reagimi i tij ka qënë i menjëhershëm duke zbuluar bisedën me drejtoreshën e Kryqit të Kuq ku shprehet i gatshëm të dhurojë gjak për një vajzë në nevojë ndonëse kishte shumë pak kohë që ka dhuruar.

Zbulohen mesazhet e doktorit të Vipave me drejtoreshën e Kryqit të Kuq, kjo është e vërteta e ‘shitjes’ së gjakut Read More »

Kujdes nga ky mashtrim në WhatsApp, mesazhi që po zhvat njerëzit

WhatsApp është kthyer në kthyer në një prej aplikacioneve më të përdorura për shërbimin e mesazheve por herë pas here edhe ai shfaq problemet e veta.

Mesazhet që vijnë në këtë aplikacion herë pas here mund t’ju prishin terezinë, por disa prej tyre mund të jenë edhe tërësisht të rreme.

Ky është mesazhi që po iu dërgohet përdoruesve të WhatsApp, nga i cili duhet pasur kujdes:

Abonimi juaj ka skaduar. Për të verifikuar llogarinë tuaj dhe për të blerë abonimin tuaj jetësor për vetëm 0,99 paund, thjesht klikoni këtë link”.
Nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje për t’iu mashtruar.

Kujdes nga ky mashtrim në WhatsApp, mesazhi që po zhvat njerëzit Read More »

I keni këto shenja? Urgjent tek mjeku! Rrezikoheni nga një sëmundje vdekjeprurëse

Simptomat e kancerit prekin më tepër meshkujt se sa femrat, por gjetjet e hershme mund të parandalojnë sëmundjen.

Shenjat e kancerit janë të vështira për t’i vërejtur. Diarreja, humbja e peshës dhe dhimbja e shpinës mund të jenë shenja të kancerit të zorrëve. Shenjat tjera përfshijnë praninë e gjakut në urinë.

Këto janë disa nga shenjat e hershme të kancerit te meshkujt.

Diarreja

Humbja e pashpjeguar e peshës

Gjakderdhje në zorrën e trashë

Mos përmbajtja e urinës

Gjaku në urinë

Gunga në gji

Dhimbja në shpinë

Kollitja e pazakonshme

Gunga në testikuj

Lodhja

Nëse jeni të brengosur rreth këtyre shenjave rekomandohet vizita e menjëhershme te mjeku i përgjithshëm.

I keni këto shenja? Urgjent tek mjeku! Rrezikoheni nga një sëmundje vdekjeprurëse Read More »