Aurora

Shenjat e horoskopit me më shumë fat për 2018, ja çfarë do ju ndodhë…

Disa shenja do të kenë një 2018 më bujarë se të tjerët. Kjo nuk do të thotë se vetëm gjysma e Shenjave të Zodiakut do të fitojnë gjithçka që është e çmuar në botë, ndërsa gjysma tjetër do të duhet të presë mjerimin. Kjo vetëm do të thotë se disa shenja janë të destinuara të kenë një pasuri pak më të mirë. Sa për pjesën tjetër, ata gjithashtu do të kenë momentin e tyre të shkëlqimit.

Virgjëresha

2017-ta nuk ishte koha më e mirë për Virgjëreshën. Por ky vit i ri sjell fillime dhe mundësi të reja. Boll u sole në vetë-keqardhje, dil jashtë dhe të trajtoje veten në diell. Mos kini frikë dhe merrni gjithçka që është projektuar për ju.

Gaforrja

Edhe Gaforrja nuk ishte ndër më fatlumët e vitit 2017. Ju është dashur të shkëputeni nga disa njerëz toksikë që i kishit shumë afër. Por ky vit do të sjellë njerëz të rinj në jetën tuaj që do të jenë më të dobishëm për rritjen tuaj.

Demi

Ju do të duhet të mësoni për të kontrolluar zemërimin. Edhe pse mund të jeni justifikuar me këtë zemërim për shkak të padrejtësisë që ju është bërë, ky vit do të sjellë më shumë paqe dhe pasion për ju. Vendi i punës do të jetë më i lehtë për ju, nëse i lini gjërat të ecin natyrshëm.

Binjakët

Stop duke menduar shumë për mënyrën se si do të duket apo çfarë ka në të ardhmen për ju. Çdo gjë do të ndodhë në kohën dhe vendin e saj, të brengosesh për të nuk do ta bëjë më të mirë. Është e këshillueshme që të tërhiqeni dhe të relaksoheni kur gjithçka të zhyt dhe ju bën të shqetësuar.

Shigjetari

Në kundërshtim me tendencën tuaj të përgjithshme për të lëvizur nga një gjë në tjetrën, këtë vit ju do të ndiheni dhe do të gjeni veten në vendin tuaj. Kjo mund të jetë e çuditshme për ju në fillim, por së shpejti do të mësoheni me të.

Peshorja

Ky vit do të sjellë diçka të veçantë në jetën tuaj. Mund të jetë në jetën tuaj personale ose profesionale, por mos u shqetësoni shumë për atë që do të jetë. Vetëm përgatituni për gjërat e mira që do të vijnë në jetën tuaj dhe gjithçka do të jetë mirë me kalimin e kohës.

Shenjat e horoskopit me më shumë fat për 2018, ja çfarë do ju ndodhë… Read More »

Arsyet e thjeshta se përse duhet të protestojmë

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka ftuar qytetarët në protestën që do të mbahet të shtunën në orën 12:00 para kryeministrisë. Në një koment në Facebook, Spahiu thotë se kjo nuk është një protestë për PD, LSI apo partitë e tjera, por një protestë për dinjitetin e qytetarëve.

“Disa arsye të thjeshta dhe të vërteta, se përse çdo shqiptarë duhet të vijë nesër në protestë. Protestë jo për LSI apo PD, por qytetarët duhet të dalin në shesh për të mbrojtur dinjitetin e tyre”,- shprehet Përparim Spahiu.

Arsyet e thjeshta se përse duhet të protestojmë Read More »

Duhet të kishte arrestime. Vetëm Prokuroria dhe ministria nuk i njohin Habilajt

Nga Ylli Manjani

Krim shtetëror! Nezir Seiti u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge! E ka ekzekutuar Policia e Shtetit këtë urdhër! E di këtë gjë çdo qytetar i Republikës!

Por, nuk e di këtë gjë as Prokuroria e Përgjithshme, as Ministria e Drejtësisë, as Drejtoritë përkatëse, as Policia e Shtetit që ka zbatuar urdhërat e arrestit e as Drejtoria e Burgjeve! Besojeni ose jo por NUK E DININ!!!! Ky është kulmi i mashtrimit publik!

Është kryer një krim i rëndë kundër drejtësisë. Është larguar nga paraburgimi një i pandehur i arrestuar nga Drejtësia Shqiptare, pa dijeninë e saj! Shefat e drejtësisë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi! Prokuroria që e ka arrestuar, policia që e ka ekzekutuar urdhërin, burgjet që mbajnë dosjet për çdo të burgosur, NUK e DININ!

Nuk po i hyj arësyeve, por kjo që ka ndodhur nuk mund të mbaronte me procedime disiplinore. Kjo duhet të mbaronte me mandate arresti. Sot duhet të kishim arrestime e jo njoftime të papërgjegjshme për shtyp!

Për fat të keq ato mandate i bie ti presin për veten e tyre! Kjo ska si të ndodhë. Ndaj drejtësia përfundimisht është nën hyqmin e interesit politik të atyre që sundojnë!

Trafiku i drogës nuk mund ta hetojnë ata që e bëjnë!

Prokurorja e Përkohshme thjesht kontribuon në këtë interes të pa ligjshëm me përkohshmërinë anti kushtetuese të saj!

Drejtësi ku shteti komploton kundër saj nuk ka! Besim te kjo drejtësi , jo e jo!

P.S. Ndjesë për këtë komunikim intensiv, por kjo ngjarje ishte i tillë! Duhej pak durim për ta dëgjuar deri në fund se çdo thonin bashkëpunëtorët në këtë krim shtetëror kundër drejtësisë.

Duhet të kishte arrestime. Vetëm Prokuroria dhe ministria nuk i njohin Habilajt Read More »

Vasili: Ekstradimi i Nezir Seitit, prova tronditese qe qeveris mafia dhe nderkombetaret heshtin

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për ekstradimin e anëtarit të bandës së Habilajve. Vasili thotë se deklarata e prokurorisë fakton se vendin e qeverisë mafia.

Deklarata e Vasilit:

Ekstradimi  i Nezir Seitit prova tronditese qe qeveris mafia dhe nderkombetaret heshtin

Ekstradimi mafioz i Nezir Seitit te arrestuar per trafik droge nga Prokuroria e Krimeve te renda eshte prova e tmerrshme e kapjes se qeverise nga trafikantet e droges.
Kjo veper kriminale eshte ne syte e gjithe shqiptareve, por edhe te nderkombetareve.
Kjo veper e rende ka fajtore, qe kane emra qe i di gjithe Shqiperia e qe jane:prokuroria e pergjithshme,ministria e drejtesise,drejtoria e burgjeve,policia.
Mandati i arrestit per ta do te ishte vetem hapi i pare,ndersa denglat e deklaratave per shtyp te vete fajtoreve dhe institucioneve po thellojne shume e me shume inkriminimin.
Pse heshtin sot…… keta nderkombetaret per nje ngjarje kaq tronditese ku shkaktar eshte mafia shtet, nderkohe qe pershendesin per dite edhe gjera nga me te kotat.

Vasili: Ekstradimi i Nezir Seitit, prova tronditese qe qeveris mafia dhe nderkombetaret heshtin Read More »

Publikohet fotoja, Saimir Tahiri në një skaf me Artan Habilajn

Në një kohë, ku duket se çështja “Tahiri” është në pauzë, Politiko.al publikon foton e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në një skaf me kushëririn e tij Artanin, një prej krerëve të bandës së Habilajve.

Fotoja është bërë në verën e vitit 2014 në një plazh të Karaburunit dhe në të pamja e Tahirit është e dallueshme, siç është e dallueshme edhe stema e Policisë shqiptare në mëngën e një prej burrave që gjenden në skaf.

Deputeti Saimir Tahiri i Partisë Socialiste është nën hetim nga Prokuroria për implikim të mundohem në trafikun e drogës, pas indicieve të forta të siguruara nga dosja e Prokurorisë italiane.

Publikohet fotoja, Saimir Tahiri në një skaf me Artan Habilajn Read More »

Çfarë po ndodh para Kryeministrisë? Dhëndri i Berishës tregon pamjet

Kur edhe pak orë ndajnë nga protesta e paralajmëruar e opozitës për t’u zhvilluar më 27 janar, por merren masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në këtë kuadër me sa duket po merren masa edhe sa i takon sigurisë së godinës së Kryeministrisë.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një foto mbrëmjen e sotme në profilin e tij në “Facebook”, ku disa punëtorë janë angazhuar për të mbuluar me skena hyrjen kryesore të godinës së Kryeministrisë.

“Frika si mullar. Mobilizim mbrojtje pigalit me skela strukturore”, shkruan Jamarbër Malltezi, bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se edhe në protesta të tjera janë marrë masa të kësaj natyre, ku pjesa ku ndodhet dritat në hyrjen kryesore të Kryeministrisë është mbuluar me skela. Këto masa merren për të mos ndodhur dëmtime, edhe në rast se ndonjë protestues qëllon me sende të forta në drejtim të Kryeministrisë.

Çfarë po ndodh para Kryeministrisë? Dhëndri i Berishës tregon pamjet Read More »

Historia që përloti shqiptarët, motrat e paralizuar bëhen me shtëpi, Aisha: Sikur u ngrita në këmbë

Historia e tyre padyshim përloti të gjithë shqiptarët dhe preku zemrat e të gjithëve. Bëhet fjalë për dy motrat nga Gramshi, të cilat kishin lindur me probleme, duke i detyruar që të ‘ngujohen’ në krevat. Babai i tyre, Hasani, i ftuar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në ‘News24’ apeloi për ndihmë, pasi jetonte në kushte të vështira ekonomike. Lutjes së tij iu përgjigjën shumë shqiptarë.

E për t’i dhënë lajmin e madh, në Gramsh udhëtoi Elvis Naçi. Pasi kreu gjithë procedurat për t’i kaluar në pronësi shtëpinë ku jetojnë prej disa vitesh, Naçi ndau me këtë familje lajmin më të bukur që ata prisnin prej vitesh. Në një letër që lexoi Sidorela njoftohej se shtëpia tashmë është pronë e tyre. Ëndrra e madhe e vajzave u bë realitet.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=I_wSv_oHca0]

Teksti i letrës që lexon Sidorela:

“Të dashura Aisha dhe Sidorela. Historia e vështirë e familjes tuaj e rrëfyer në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ka ngritur peshë me qindra dhe mijëra zemra shqiptarësh kudo ku jetojë. Lotët e sinqerta dhe dashuria e baba Hasanit per ju Aisha dhe Sidorela i ka tronditur të gjithë. Por edhe lotët e juaja të kristalta dhe dëshira e zjarrtë për ta parë babain tuaj të lumtur nuk ra në vesh të shurdhër. Të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare kanë derdhur lot bashkë me ju dhe kanë vendosur më shumë se kurrë që lotët tuaj të hidhërimit të khthejnë në lot gëzimi. Shqiptarët dhuruan me zemër të gjitha paratë e domosdoshme që kjo shtëpi të regjistrohet në emrin e babait tuaj.”

Ta gëzoni dhe si nje fole dashurie ta përjetoni!

Të papërshkrueshme janë emocionet e vajzave dhe babait të tyre për lajmin e mirë që morën. Aisha vajza e sëmurë që nuk është ngritur kurrë në këmbë më parë me emocioneve shprehet pas këtij lajmi: Mu duk sikur u ngrita në këmbë!
Brenda një jave në këtë shtëpi ndodhën shumë mrekullira. Për vajzat ka edhe një lajm tjetër të mirë:
Motrat Pëllumbi do të shijojnë më në fund edhe lirinë. Ato mund t’i lënë përkohësisht shtretërit ku janë gozhduar prej vitesh. Sidorelës iu sigurua një karrige lëvizese ndërsa Aishës nje shtrat i specializuar për gjendjen e saj shëndetësore.

Po ashtu Hasani i cili ishte operuar pasi ka tumor në mushkëri do t’i nenshtrohet kontrolleve të detajuara mjekesore, ndërsa falë zemërgjerësisë së shqiptarëve nuk do detyrohet të dalë e të shesë në rrugë. Për të është siguruar një pagë e mirë mujore, me qëllim që të jetë gjithmonë pranë vajzave. Pagesa është siguruar nga emigrantët shqiptarë nëpër Europë. Edhe bashkëshorta e tij me probleme në dëgjim do të trajtohet.

Mes shqiptareve që dëshirojnë të ndihmojnë, është edhe nje mesues nga Burreli, i cili në një mesazh drejtuar Elvis Naçit shkruante se në pamundësi për të ndihmuar financiarisht, ishte gati të shiste gjakun e tij dhe paratë t’i dhuroheshin Hasanit, Sidorelës dhe Aishes. Pas lajmit se shtëpia është regjistruar në emër të Hasanit, u pa të përlotej moderatorja Ola Bruko dhe Elvis Naci.

Historia që përloti shqiptarët, motrat e paralizuar bëhen me shtëpi, Aisha: Sikur u ngrita në këmbë Read More »

Trondit ish-deputeti i PD: Tahiri ka tentuar vetëvrasjen, Ramën do e rrëzojmë duke…

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha në studion e Syri.net se me LSI janë në një bashkëpunim opozitar dhe jo në një ndarje pushteti. Sipas tij, të bashkohesh kundër Edi Ramës dhe pushtetit të tij, që është e keqja e madhe që kemi përpara, nuk ka asgjë të keqe.

Në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ristani tha se ai është shëmbëlltyra e Rilindjes dhe çështja e hetimit të tij nuk është si ato që mund të mbyllen duke thënë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat.

“Ata erdhën duke uzurpuar dhe zhbërë policinë e shtetit, sollën të gjithë të larguarit, përfshi këtu edhe ata që ishin larguar nga vetë qeveritë e PS-së më parë, rikthyen në detyrë llumin e llumit, me një ministër pa përvojë, me një njeri që ka tentuar vetëvrasjen në rininë e tij”, tha Ristani.

Sipas tij, pikërisht ky llum bëri që të çonte Policinë në atë drejtim për kanabizimin e vendit, aq sa u çmend Europa nga tonelatat që dilnin nga Shqipëria.

“Droga nuk mbillej në Shqipëri pa shtruar rrugën më parë, që policia nuk do të luftonte fenomenin apo nuk do të kishte bashkëpunim me mafian italiane”, tha Ristani.

Në vijim ai tha se opozita ka një alternativë të përpunuar dhe padyshim që është më e mira, duke mos i kërkuar shqiptarëve timon apo tepsi, por duke i dhënë zgjidhje problemeve.

“Rama do të largohet vetëm me vullnet popullor, shqiptarët kanë dëshirë të mos kthehen më në diktaturë dhe ajo që nis nesër do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës”, tha Ristani.

Trondit ish-deputeti i PD: Tahiri ka tentuar vetëvrasjen, Ramën do e rrëzojmë duke… Read More »