Aurora

Berisha: Rama heq mbathjet dhe i fal Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Mesdhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për marrëveshjen detare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai e cilëson këtë pakt si një dështim total të qeverisë dhe diplomacisë shqiptare. Në një koment të gjatë në facebook, Berisha shprehet se Edi Rama i ka dhënë Greqisë zonën më të madhe të naftës dhe gazit në detin Mesdhe.

Sipas Berishës, me paktin e ri që rënë dakord Edi Rama, Shqipëria humbet 1 mijë kilometra katror sipërfaqe detare.

Ndërsa Edi Rama thotë se ende nuk ka një dakordësi, Berisha shkruan se Edi Rama ka pranuar miratimin e hartës së palës greke, e cila i jep Athinës gjithë fushata e naftës dhe gazit. “Cilido që di të lexojë deklaratat e mësipërme e ka të qartë se marrëveshja është arritur dhe se Edi Rama ka pranuar hartën e palës greke, në të cilën, sipas burimeve të sigurta, përveç zgjerimit në 12 milje të kufirit detar të Greqisë, Rama i fali vendit fqinj fushat më të mëdha të gazit, por dhe naftës te Jonit dhe Mesdheut”,- shkruan Sali Berisha.

Ish-kryeministri thotë se Edi Rama po shet pasuritë kombëtare dhe territor vetëm për të mbrojtur karrigen e tij. Ndaj, Berisha u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen për të përmbysur narkoshtetin. “Të dashur miq, le t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që ndjehen shqiptarë, ndryshe nga Edvin Kristaq Rama dhe klika e tij që që po bëjnë tregti për karrigen e tij me pasurinë më të mëdha kombëtare, të bëhemi gati për mbrojtjen e tyre duke përmbysur sa më parë narkoshtetin e tij! Sb”,- shprehet Sali Berisha.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

“Rama heq mbathjet dhe i fal Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut!

Te dashur miq, pasi anuloi me vendim 100% korruptiv të Gjykatës Kushtetuese dhe 100% për llogari të palës së tretë Marrëveshjen e Detit me Greqinë, të bazuar në traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama në fshehtësi dhe mungesë transparence të plotë ka arritur marrëveshjen e tij për detin, në të cilin i ka falur Greqisë as më shumë dhe as më pak se sa fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut, të cilat, që kur është themeluar shteti shqiptar kanë qenë territor i tij.

Arritjen e kësaj marrëveshje, në të cilën Shqipëria humbet të paktën 1 mijë km katror sipërfaqe detare, Edi Rama e mbajti në fshehtësi të plote dhe shqiptaret e morën vesh arritjen e saj nga informimi që bëri në parlamentin e vendit të tij ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili deklaroi se me marrëveshjen e arritur Greqia zgjeron me 12 milje ujërat e saj territoriale.

Pas kësaj deklarate Rama nxori Ditëziun për të deklaruar dhe mashtruar shqiptarët se marrëveshja është dhe do jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Rama vetë pohoi se marrëveshja me Greqinë është arritur, pa sqaruar cila ishte kjo marrëveshje, por pa përgënjeshtruar, dhe indirekt duke pranuar atë që deklaroi ministri i jashtëm grek në parlamentin e vendit të tij.

Cilido që di të lexojë deklaratat e mësipërme e ka të qartë se marrëveshja është arritur dhe se Edi Rama ka pranuar hartën e palës greke, në të cilën, sipas burimeve të sigurta, përveç zgjerimit në 12 milje të kufirit detar të Greqisë, Rama i fali vendit fqinj fushat më të mëdha të gazit, por dhe naftës te Jonit dhe Mesdheut.

Pas shpërthimit të skandalit Rama dërgoi mbrëmë në Opinion një çakall qeveritar të denatyruar nga vjedhja, me qëllimin e vetëm t’iu thoshte shqiptarëve se të gjitha tezat greke antishqiptare për luftën italo-greke janë të vërteta, prandaj dhe marrëveshja e tij bazohet mbi këto të vërteta dhe është e drejtë.

Sipas këtij sharlatani apatrid shqiptarët nuk kishin luftuar ndonjëherë. “Ku luftojnë shqiptaret, ata nuk luftojnë”, – përsëriste ai si refren në llogorenë e tij të pandërprerë. Kështu, sipas tij Skënderbeu nuk është shqiptar sepse nënën e kishte serbe dhe Gjoni ishte diku nga Azia, dhe se Kruja nuk ndodhet në Shqipëri, por ndodhet diku në Serbi apo Dagestan.

Sipas çakallit të Ramës, Karmahmut Pasha nuk është shqiptar dhe Shkodra dhe rrethimet e saj nuk janë dhe nuk kanë ndodhur në Shqipëri, as dhe Ali Pashë Tepelena nuk ka ekzistuar apo është grek sepse flinte me Vasiliqinë. Sipas tij shqiptarët nuk kanë luftuar ndonjëherë dhe ata nuk luftojnë sepse lufta e Vlorës e vitit 1920 nuk ka ekzistuar, apo se Italianet nuk u përzunë nga Vlora sepse nuk ishin aty fare apo ikën vet.

Po sipas këtij oligocefali, që përdor valët e publikut për të fyer një komb të tërë, shqiptarët nuk luftuan në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk u renditen në anën e fituese apo, edhe nëse u renditen këtë e bënë aletatët anglo-amerikan Çurçilli dhe Ruzvelti për dashurinë që kishin për diktatorin Hoxha.

Shqiptaret nuk luftojnë dhe ku kanë luftuar ata ndonjëherë, thoshte kjo karikaturë e Jorgo Zografit, se nuk bënë ata luftën e fundit çlirimtare në Europe dhe nuk ranë për tu bërë të pavdekshëm mbi 2000 syresh për çlirimin e Kosovës.

Të gjithë këtë urrejtje dhe histeri ndaj shqiptareve ky çakall i Edi Ramës e beri vetëm e vetëm në funksion të marrëveshjes se re të Edvinit, në të cilin ai hoqi të mbathura dhe çdo gjë dhe doli më lakuriq se kur shëtiste cullak hipur mbi gomar, buzë liqenit artificial të Tiranës në vitin 1995.

Kështu, pasi volli e volli në studio ndaj shqiptareve dhe asgjësoi historinë e tyre, Edvin Kristaq Rama me zëdhënësin e tij koprolalik deklaroi dhe mbrojti një për një të gjitha tezat greke për fajsinë e shqiptarëve në konfliktin italo-grek, teza dhe pretendime të cilat u hodhën poshtë njëherë e përgjithmonë nga Konferenca e Paqes së Parisit, në të cilën Shqipëria u rendit me vendet fituese aleate dhe jo vendet e mundura siç dëshironte Greqia.

Sipas Edi Ramës dhe çakallit te tij Artan Lame, të denatyruar nga vjedhja, Shqipëria është palë kundër Greqisë në luftën Italo-Greke, sepse nuk ishte vend i pushtuar dhe se 7 prilli nuk ka ekzistuar madje se shqiptaret kishin shtet, kishin mbret dhe kurore dhe Viktor Emanuele dhe Jakomoni nuk ishin italianë, por shqiptarë në 30 breza.

Sipas Ramës dhe Plushkinit të tij, batalionet shqiptarë, të cilat në luftën italo-greke dezertuan nga fronti dhe u shndërruan në një faktor të rëndësishëm të disfatës së pushtuesve italianë, nuk dezertuan për të dëmtuar pushtuesit italian, por thjeshtë se shqiptarët nuk luftojnë.

Të dashur miq, le t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që ndjehen shqiptarë, ndryshe nga Edvin Kristaq Rama dhe klika e tij që që po bëjnë tregti për karrigen e tij me pasurinë më të mëdha kombëtare, të bëhemi gati për mbrojtjen e tyre duke përmbysur sa më parë narkoshtetin e tij! Sb.

Berisha: Rama heq mbathjet dhe i fal Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Mesdhe Read More »

Mesazhi Bregut përlot live deputeten e PS

Në vitin 2009 Eglantina Gjermeni u zgjodh për herë të parë deputete e PS, duke lënë pas profesionin e saj të pedagoges, e në vitin 2013 ajo u emërua Ministre e Zhvillimit Urban. Ajo njihet si një femër e fortë, ish-ministrja është përlotur në studion e “Pasdite në Top Channel”, e siç tregon vetë deputetja e PS, preket vetëm në raste gëzimi. E pikërisht pas videomesazhe të transmetuara nga mikeshat e saj Majlinda Bregu, Erjola Kulluri dhe Daniela Kalaja ajo nuk i ka përmbajtur dot lotët.

Mesazhi Bregut përlot live deputeten e PS Read More »

Vdekja tragjike e Florenc Beqirajt ne France, ja çfare po ndodh me familjen e tij

1 muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi opionionin mbare, tashme ne familjen Beqiraj ka rene heshtja dhe dhimbja per humbjen e djalit forcohet edhe me shume nga inekzistenca e institucioneve shteterore.

Reaguan vetem ne ditet e para, ndersa sot kane zgjedhur te heshtin, e madje pa frike mund te thuhet se e kane harruar vdekjen tragjike te te riut, qe preku token Franceze per nje jete me te mire, por gjeti vdekjen. Mes dhimbjes, nena e Florenc Beqirajt dhe familjaret e tjere jane ende ne pritje te akt – ekspertizes mjekesore mbi shkaqet reale te vdekjes se te birit. Ndonese ata jane te bindur se dhuna e ushtruar mbi trupin e tij, solli kalimin ne gjendje kome, e me pas fikja e aparaturave vdekjen, serish ata duan nje leter zyrtare, qe mban firmen dhe vulen e mjekesise ligjore.

“Jo deri me sot qe ka kaluar 1 muaj nga dita kur djali shkoj ne jeten tjeter, qe nuk kemi marre asnje pergjigje, e as nuk i ka rene ne kujt ndermend per ne”, tregon mes loteve e dhimbjes Laureta Beqiraj. Djali i saj i vetem nuk eshte me fizikisht me ta dhe ne murin ballor te shtepise, ashtu si ne ditet mortore, vijon ende te qendroje fotografia e tij me mbishkrimin “duam drejtesi”! Ate drejtesi qe ministria e jashtme dhe strukturat e tjera te shtetit Shqiptar ia premtuan me fjale, por deri me sot me vepra e kane varrosur bashke me 23 vjeçarin, qe pati nje fund tragjik. Askush nuk di ti thote se kur do te vije ajo pergjigje, ashtu siç nuk di te tregoje shumeçka prej asaj dite qe e ndau perfundimisht me te birin.

Por Laureta thekson se mes kesaj barre te rende qe i ka rene mbi supe te perballoje, i duhet mes varferise e harreses te shtyje ditet. Asnje ndihme s’ka patur per ta, ndersa ne shkurt i eshte premtuar se do te kaloje shuma prej 5 milion lekesh te vjetra qe keshilli bashkiak i akordoj. Me shume sesa per parate, ajo vlereson gjestin, pasi siç tregon me dhimbje, djalin nuk ja kthen askush me.

Ne fakt vdekja e Florenc Beqirajt do te duhej te ishte sot me shume se kurre nje kembane e forte alarmi, nje motiv me shume per te reaguar, pasi shteti zgjedh te heshte, e qeveria te mbylle syte perballe nje jete te re te keputur ne mes, ndersa kishte marre rruget e botes ne kerkim te nje jete me te mire, qe shteti i vet nuk po ja siguronte te riut 23 vjecar. Institucionet duhet te flasin, te reagojne e te mos kalojne ne heshtje, nje vdekje qe me shume se asgje, ka nevoje per te verteten! Nga se erdhi ajo? Kush jane fajtoret? Sa i mbron shteti Shqiptar shtetasit e vet? Po azilantet e tjere cfare fati kane? A dergjen burgjeve te botes pa e ditur askush se cili eshte fati i tyre? Keto jane pyetjet e vogla qe kerkojne pergjigje te medha …

Vdekja tragjike e Florenc Beqirajt ne France, ja çfare po ndodh me familjen e tij Read More »

U dashurua me sytë e tij, gruaja martohet me lypsin

Një shkrimtare e librave për fëmijë ka zbuluar se si ajo u dashurua me një burrë të pastrehë të alkoolizuar që e takoi në rrugë dhe tani ata janë të martuar me fëmijë.
Emmy Abrahamson, 41 vjeç, nga Suedia, ishte duke pushuar në Amsterdam në vitin 2006 kur Vic Kocula iu afrua asaj

Ajo e pa se ai ishte i pastrehë por menjëherë i tërhoqë vëmendjen “sytë e bukur kafë” të tij.

d_1517400264-9430260

Cifti biseduan dhe menjëherë pati një kimi midis tyre. Pas 10 minutash bisedë, Emmy pranoi të takonte Vic në të njëjtën njëjtën rrugë një javë më vonë.

Më shumë se një dekadë më vonë, çifti, i cili ndau historinë e tyre të mahnitshme dashurie me Holly Willoughby dhe Phillip Schofield në këtë mëngjes, janë martuar me binjakë gjashtëvjeçarë, Desta dhe Til.

Emmy ka shkruar një libër për romancën e tyre të pamundur, të quajtur “Si rash në dashuri me një njeri që jeton në rrugë”.

dd_1517400269-4815075

Ajo tha: “Unë menjëherë pashë se ishte i pastrehë, sepse ai ishte shumë i pistë dhe kështu ishin edhe duart dhe thonjtë e tij. Ai po mbante një çantë, të cilën mendoja vetëm për njerëz të çmendur, dhe më vonë kuptova se atje ai mbante çantën e tij të gjumit dhe kanaçe birrë. Ne filluam të bisedojmë dhe e kuptoj se ai kishte sytë më të bukur ngjyrë kafe që kisha parë ndonjëherë dhe ai më bëri të qesh menjëherë”.

Çifti lidhi martesë në një kështjellë dhe Vic ndryshoi jetën e tij duke u bërë një inxhinier elektrik.

U dashurua me sytë e tij, gruaja martohet me lypsin Read More »

Ekstradimi i “financierit” për të shpëtuar nga burgu Saimir Tahirin, publikohet dokumenti

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaron se ekstradimi i financierit të bandës së “Habilajve” është bërë për të mbyllur hetimin në Shqipëri ndaj Saimir Tahirit.

“PD disponon provën zyrtare që provon se për t’i shërbyer Edi Rames, ministrja e Drejtësisë gënjen kur deklaron se financieri i bandës Habilaj nuk ka qenë në hetim në Shqipëri”, u shpreh deputeti Alibeaj.

Deputeti nxori nje procesverbal per te cilin thote se eshte: “Proseverbali i policise qe tregon se Nezar Seiti u arrestua per llogari te krimeve te renda dhe jo per ekstradim. U arretua ne 19 Tetor pas operacionit per Babicen dhe jo ne 20 tetor, sic thote Xhafaj per llogari te Italise”.

Nje dite me pare ministri Fatmir Xhafaj tha se Seitaj u arrestua per llogari te Italise

Ekstradimi i “financierit” për të shpëtuar nga burgu Saimir Tahirin, publikohet dokumenti Read More »

Deputetët grekë me mbiemra shqiptarë i frikësohen njohjes së Kosovës, zbardhen debatet e parlamentit grek për marrëveshjen me Shqipërinë

Gjatë një raportimi të ministrit të Jashtëm grek Kotzias për kufirin detar në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe ato të Mbrojtjes, dy deputetë ishin veçanërisht të interesuar për kushtet ndaj Shqipërisë.
Ata janë deputeti i Agimit të Artë, Mihali Arvanitis dhe ai i Demokracisë së Re, Stefanos Gjikas. Mbiemrat e tyre gjejnë kuptim në fushën e onomastikës historike. Arvanitis, një nga figurat qendrore të Partisë Agimi i Artë ka qenë radikal sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, duke shprehur kundërshtinë e tij për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Greqia, shkruan Dita. Më i moderuar, por gjithsesi me kushtin që Shqipëria të mos pranohet në Bashkimin Evropian nëse nuk firmos marrëveshjen me kufirin detar me Greqinë ishte deputeti i Demokracisë së Re, Gjikas.

Ministri Kotzias kërkoi që ato të ezaurohen në një seancë tjetër me dyer të mbyllura. Më poshtë pyetjet e dy deputetëve drejtuar ministrit të Jashtëm:

Mihali Arvanitis:

“I nderuar zoti ministër do të më gjeni kundër konstatimit tuaj se me kënaqësi do të bënit një marrëveshje me shqiptarët dhe do të njihnit Kosovën në rast se shqiptarët do të njhnin kufijtë tanë detarë… Jam kundër zoti ministër, pasi ne nuk mund të hapim një çështje të tillë, ne nuk e kemi njohur ligshmërinë e atij shteti. Marrëdhëniet tona me serbët do të përkeqësoheshin në rast se njohim Kosovën dhe ajo që do të kërkoni si këmbim është shumë e pabarabartë. Unë do t’ju thosha të kërkonit pavarësinë e Vorio Epirit. Duhet të kujdesemi shumë për marrëdhëniet tona me Serbinë, i vetmi vend ballkanik që është miqësor ndaj nesh dhe kemi lidhje historike”

Stefanos Gjikas:

“Pyetja ime ka të bëjë me përpjekjet që u bënë nga qeveria e mëparshme lidhur me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë dhe mbyllja e kësaj marëveshje a do të kushtëzohet me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Unë jam i mendimit që ajo të shoqërohet me këtë kusht”

Marrë nga faqja zyrtare e Parlamentit grek:

http://www.hellenicparliament.gr/Vouli-ton-Ellinon/ToKtirio/Fotografiko-Archeio/#1f2afe5b-b808-4754-9d3c-a46000c274f1

Deputetët grekë me mbiemra shqiptarë i frikësohen njohjes së Kosovës, zbardhen debatet e parlamentit grek për marrëveshjen me Shqipërinë Read More »

Vdiq dje në aksidentin tragjik në Laç, historia e trishtë e mësueses nga Tirana

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku një automjet tip “Benz”, i cili udhëtonte në krah të kundërt në autostradën Tiranë-Laç, përplasi një automjet tip “Fiat”, duke shkaktuar kështu një të vdekur dhe disa të plagosur.
Në automjetin tip “Fiat” me targa AA 935 IO udhëtonin tre mësuese të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” në qytetin e Laçit. Mësueset janë banuese në Tiranë dhe e bëjnë rrugën Tiranë-Laç çdo ditë, me automjetin e mësueses, e cila humbi jetën.

Viktimë e aksidentit të rëndë është Angelina Kurti. Në momentin që ka ndodhur aksidenti, mjeti tip “Benz” me drejtues 43-vjeçarin Bardhok Tuci, banues në Sanxhak ka dalë nga një rrugë dytësore me shpejtësi dhe është futur në krah të kundërt. Edhe mësueset kanë qenë me shpejtësi në automjetin e tyre, ç’ka nuk u ka dhënë mundësinë të manovrojnë dhe të shmangen.

Fillimisht të treja mësueset dhe drejtuesi i “Benzit” kanë ngelur të plagosur, ndërsa në spital ka ndërruar jetë 45-vjeçarja Angelina Kurti. Sipas të dhënave, Kurti kishte humbur edhe bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë rreth dy vite më parë.

Drejtuesi i “Benzit” ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa ndaj tij ka dalë urdhër-arresti.

Vdiq dje në aksidentin tragjik në Laç, historia e trishtë e mësueses nga Tirana Read More »

Zbulohet posti i rëndësishëm që Edi Rama i ka ofruar Majlinda Bregut

Kryeministri Edi Rama para disa kohesh e propozoi Majlinda Bregun për kryenegociatore të Shqipërisë kur të hapen negociatat, por që nuk u pranua nga opozita.

Por pasi i mbaroi detyra në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ish deputetja e PD, Majlinda Bregu nuk ka pasur asnjë detyrë tjetër publike.

Sipas burimeve të Dritare.net, Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë. Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE.

Dritare.net, mëson se shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama.

Zbulohet posti i rëndësishëm që Edi Rama i ka ofruar Majlinda Bregut Read More »