Nëpër botë ka shumë vende me interes, të cilat paraqesin një alternativë origjinale, ndryshe nga destinacionet e njëjta turistike, gjerësisht të njohura.
Po flasim për shembull për vende të tilla si shpellat Lascaux ose për ishullin e gjarpërinjve.
Por fatkeqësisht, shumë nga këto lloj vendesh janë të pavizitueshme ose të paarritshme, për shkak të kafshëve, fiseve të egra, largësive të mëdha ose prej sigurisë së lartë.
Një vend misterioz që nuk lejohet të vizitohet dhe Arkivat sekrete të Vatikanit.
Ato janë “shtëpitë” e sekreteve të mëdha të shkruara, të pabotuara, të cilat do të ishin vërtet interesante për t’u lexuar.
Për shembull, thuhet se aty ka shkrime që i përkasin shekullit VIII, tekste të shkruara nga Mikelanxhelo, nga Henry VIII dhe nga Marie Stewart përpara se të ekzekutohej.
Është vlerësuar se shkrimet përbëjnë një total prej 35 000 ekzemplarësh! Sigurisht, aty nuk mund të shkojë askush, përveç një grupi të vogël studiuesish të kualifikuar, pajisur me një leje të veçantë.
Replika te forta mes kryeministrit Edi Rama dhe qytetareve qe kane komentuar ne faqen e tij ne FB, pasi ministri i Jashtem grek, Kotzias zbuloi negociatat me Shqiperine e nder te tjera tha se “ishte rene dakord qe Greqia do te zgjerohet me 12 milje”.
Qytetaret i jane leshuar Rames me pyetje nese nje gje e tille eshte e vertete, shume te tjere me akuza per shitjen e detit dhe per tradhti.
Rama ka reaguar me nga nje pergjigje per secilin, duke thene se kane hyre ne ‘marreveshje per ti dhene vendit ate qe i takon, dhe per t’i drejtuar kurrizin’.
Replikat
Komentuesi: Ate Bushati çe mban kot aty Ca diplomati ca minister I jashtem eshte !!?? 4-5 arritje po ben pala Greke , E ne Shqiptaret Asnje arritje, po na jep Barr akoma ti , ku I ke premtimet Arrijne te gjitha ç’fare duan ata, .. e nderpresin bisedimet , e ndryshojne ministrin pastaj. Sa te manget qe po tregoheni , ne dem te Shqiptareve
Ça na ben bla bla bla Kryeminister me ministra koti
Te besuam po na dole Kot fare
Ky Bushati nuk benka as per sekretar e jo me minister
Paske vene nje femije nje kalama -> diplomat e minister o Rama
Ju Ngelet duke firmosur e Pala greke rri asgje Vazhdo
Rama: 4-0 mbase e sheh ne ndonje skedine, se ne kete ceshtje nuk ka baste, prandaj mos u merr me gjera qe as i di, as i kupton po filloje nga mesimi i edukates e vazhdoje me mesimin e historise e gjeografise pastaj nese do te flasesh ne mexhelis per keto pune
Komentuesi: Ne skemi nevoj per “marrveshje” me Grekun, marveshja u be ne 1912, tani mbetet qe Greku ta pranoj. Ç’do shpjegim ndryshe esht mosrespektin i deklaratës te pavarsis! Nuk ke nevoj te jesh orator apo dhe me eksperienc politike qe te mbrosh deklaraten te cilen e festohm ç’do Nëntor!
EU nuk esht e përjetshme, Shqiperia duhet te jet e përjetshme per çdo Shqiptar!
Rama: Hahaha o zot, dmth marreveshja e detit te rrije sic eshte thua ti dhe Shqiperia te mbaje vendin e mos flase! Hajde mendje hajde
Komentuesi: Nese eshte e vertete kjo qe thone se eshte shit deti turp te kesh o Z Kryeminister te dhjefsha mu ne emrit nese e ke bere kte, ke per te humbur shum njerez te tute nga un i pari qe te kam mbeshtetur dhe jam me ty, por jo te dalesh tradhtar!
Rama:Gjynah per ty, kaq me vjen te te them, me paske mbeshtetur mua e degjon veshegjatet!
Komentuesi: O zoteri Edi Rama e lexova me par se Shqiperia i ka fal grekve Disa milja deti e mbase ke ne nje portal nuk ju besova edhe aq shume . Me te vertet nese po, pse edhe a nuk na kan marr boll toke ” fqinjet ” tane ???
Rama:Pse une kam fajin qe i merr seriozisht portalet ti Gzim?
Komentuesi: Kta jan mi fute tan ne burg per shkelje te kushtetutes dhe pordhunim.dhe shfrytezim te pasurive kombetare dhe territoreve Shqyptare !
Rama: ti mos pordhuno gjuhen shqipe njehere dhe shkeljen e Kushtetutes shko kerkoja Saliut e Lulit qe e shkelen, jo mua qe po perpiqem tash kater vjet ta vendos ne vend
Komentuesi: km Esht e vertet qe grekut ju fal nje pjes deti
Po qe se eshte e vertet Qenke 1. Hesat pash toptan i vertet
Dil dhe sqaro popullin Se do te mare historia si zogu qe shiti shen naumim te malazezet
Rama: Rikard, ti ben mire te mesosh te shkruash shqip e te hapesh veshet e te degjosh shqip jo shqup, pastaj edhe mund te flasesh!
Komentuesi: Në qoftë se do mbyllet kjo marrveshje në favor të grekut dhe në kurriz të Shqipërisë,të jeni të ditur se i tër populli do jetë kundër juve dhe me të drejtë të plotë.
Rama: Ti te jesh ne dijeni qe sot se ke rene ne kazan pa dashjen tende prandaj dil nje ore e me pare dhe mos i’a qaj hallin Shqiperise se nuk e kemi hapur kete teme me fqinjet per t’ia renduar kurrizin, po per t’ia drejtuar kurrizin!
Komentuesi: Me duket sikur u fal vija bregdetare per te shmangur vetingun. U kapet me pras ne dor e tani ju perdorin si i don qefi!!
Rama: tape topi qenke o Artur krejt
Komentuesi: Pozicioni i qarte: ”do ja leme ne dore specialistave grek te vendosin per keto negoziata”
Rama: Hahahaha po kete ku e degjove apo ta tha birra me raki?
Çdo dashuri është e veçantë, por disa të lënë pa frymë, siç është ajo që ndahet mes Steve dhe Hope Dezember. Që nga takimi i tyre i parë në vitin 2011,
Steve dhe Hope e dinin se ishin bërë për njëri-tjetrin. Ai kishte përgatitur një darkë me qirinj të ndezur me muzikë romantike në sfond. Hope përfundoi duke u dashuruar me të.
Atë mbrëmje, kur ai u përpoq të hapte shishen e verës, ajo vuri re se duart e tij po dridheshin aq shumë sa që shishja ra në tokë.
Steve kishte patur episodë të ngjashme përpara dhe vendosi të shkonte tek mjeku. Diagnoza ishte e tmerrshme, skleroza laterale amiotrofike. Sëmundja e Lou Gehrigit është një sëmundje shkatërruese që ndikon në funksionalitetin e trupit. Nuk ka shërim dhe jetëgjatësia e jetës është 2 deri në 5 vjet pas diagnozës.
Në moshën 28-vjeçare, e ardhmja e Steve nuk ishte më e ndritshme. Dy ditë pas diagnozës, Steve i rrëfeu gjithçka Hope, ai i tha asaj të mos ndihej e detyruar të qëndronte me të, sepse do ta kuptonte.
“Nuk do shkoj askund”, i tha ajo. Dy muaj më vonë ata u martuan. Meqë e dinin se nuk do të ishin së bashku për një kohë të gjatë, të dy të dashuruarit vendosën të shfrytëzojnë shumicën e kohës në dispozicion, duke nisur një udhëtim të gjatë nëpër Shtetet e Bashkuara, për të ndërtuar një seri kujtimesh të ëmbla që Hope do t’i mbante mend përgjithmonë.
Shëndeti i Steve u përkeqësua shpejt. Në janar 2013 ai humbi aftësinë për të folur, duke filluar të humbiste peshën. Këmbët e tij u paralizuan dhe ai u detyrua të përdorte një karrige me rrota.
Për Hope ishte shkatërruese ta shihte burrin e saj në ato kushte, por ajo kurrë nuk e braktisi atë.
Çifti u kthye në shtëpinë e tyre në Georgia dhe Hope la punën e saj si terapiste për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u kujdesur për Steve gjatë gjithë ditës.
Trupi i tij përkeqësohej ditë pas dite, por mendja dhe zemra nuk ndoqën të njëjtin kurs.
Falë një kompjuteri ai ende mund të komunikonte.
Së bashku ata krijuan një projekt, Drive, për t’i mundësuar Steve-t të vazhdonte të pikturonte.
Steve luftoi kundër ALS për 6 vite, kundër të gjitha shanseve.
Ai dhe Hope nuk e dinë sa kohë kanë ende së bashku, por jetojnë çdo moment duke e dashur dhe mbështetur njëri-tjetrin, duke ditur se çdo ditë mund të jetë e fundit dhe luten për t’u gjetur një kurë.
Revista Time ka publikuar dje një shkrim me pesë politikanët e arratisur më të kërkuar në Botë. Mes tyre ndodhet edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas kësaj reviste katër personalitetet e tjerë janë Carles Puigdemont i Katalonjës, Fethullah Gulen armiku i Erdogan, Julian Assange i wikileaks, Mikheil Saakashvili, ish Presidenti i Gjeogjisë, shkruan Panorama.
“Nuk është gjithmonë mirë të kërkohet. Në një kohë të dramës së madhe gjeopolitike, këtu është një vështrim i një pjese të vogël të personazheve “më të kërkuar” që kanë magjepsur vëmendjen e botës dhe çfarë tregojnë historitë e tyre specifike rreth gjendjes së globit në 2018”, nis shkrimi i Times.
PJESA PER HARADINAJN
Kryeministri i Kosovës e bëri emrin e tij në fund të viteve 1990 gjatë konfliktit atje. Si një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai u akuzua për kryesimin e torturës dhe vrasjes së serbëve, por duke pasur mungesë të provave, ai u pastrua nga krimet e luftës nga OKB në 2008 dhe 2012. Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë për Serbinë, e cila refuzon ta njohë Kosovën si një vend të pavarur dhe kërkon që Haradinaj të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë në gjykatat e saj.
Por nuk është vetëm Serbia që kërkon që Haradinaj të përballet ligjërisht. Me urdhër të aleatëve perëndimorë dhe të ndihmuar nga fondet e BE, Parlamenti i Kosovës në vitin 2015 ra dakord të ngrenë një Gjykatë Speciale për krime lufte, me bazë në Holandë, por që vepron nën juridiksionin e Kosovës. Kjo është konsideruar si një ndihmë për të arritur stabilitetin gjeopolitik në Ballkan. Vetëm tani që paditë do të vijnë, Haradinaj dhe anëtarët e tjerë të elitës politike të Kosovës po kërkojnë mënyra për të prishur hetimet.
Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, të cilët udhëhoqën fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Slobodan Millosheviçit të Serbisë në luftë, janë po aq të ndjeshëm ndaj perceptimit të normave dhe vlerave perëndimore. Ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij thonë se Kosova është shumë e vogël për fuqitë e rëndësishme gjeopolitike për t’u kujdesur; realiteti është që, për të ruajtur paqen, ata nuk mund të përballojnë.
Taibe Sinani rrëfen pas kaq vitesh se si bashkëshorti i saj Agron Sinani, 56 vjeç dhe nipi Martin Duka, 8 vjeç, dolën për një xhiro me motor për të mos u kthyer më kurrë.
Kjo histori u trajtua sonte në emisionin “Stop” dhe vjen nga qyteti i Gjirokastrës.
Ngjarja e trishte ka ndodhur në Tetor të vitit 2009.
Që atëherë e deri më sot familjarët janë endur dyerve të gjykatave për të vënë drejtësinë në vend. Por pas disa shkallëve të gjyqësorit dhe 4 ekspertizave, drejtuesi i automjetit që përpasi gjysh e nip, Taulant Boçi u shpall i pafajshëm.
“Ishte ora 19:30-20:00, kishte shkuar burri të merrte paratë që kishte punuar diku dhe kthehet në shtëpi. Djali, Martini e kishte kokën këtu tek ne. Nipi ishte 8 vjeç e rrinte këtu. Burri mbante një motor të vogël dhe djali i ishte lutur disa herë që t’i bënte një xhiro, por nuk e kishte marrë. Atë natë, kur u kthye në shtëpi burri, ia plotësoi dëshirën. E mori sikur i mori Zoti, fluturuan e s’u kthyen në shtëpi. Kur dëgjojmë në televizor që kishte ndodhur një aksident, neve na u bë hataja me dy persona. Burri ishte i ri, 56 vjeç, ndërsa djali 8 vjeç”.
Sipas ekspertit të pavarur autoteknik, Bajram Pupleku, më 15.10.2009, rezultoi se automjeti i drejtuar nga Taulant Boci, për shkaqe të pashpjeguara qarkullonte në korsinë e gabuar, në atë të motorçikletës, çka e provojnë gjurmët e frenimit, pika e përplasjes, si dhe zvarritja e motorit. Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me këtë ekspert për konstatimet e tij në lidhje me këtë aksident.
“Mbështetur në 2 pika largimi nga vendgjarja, e cila rëndon. E dyta do të mbështeteni te skica e vendit të ngjarjes, parametrat, që ata kanë hedhur në pistën e vendit të ngjarjes. Tani unë e kam si përpara syve, meqë ma kujtove prapë, po të shikoj gjurmët e rrëshqitjes, kambalecit të motorit. Nga momenti, kur është goditur dhe deri në momentin, që ka lënë gjurmë në asfalt, ajo është edhe pika e goditjes.”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Taulant Boci, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me 5 vjet e 6 muaj burgim. Më pas Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, duke e shpallur Taulant Bocin fajtor.
Ndërsa me vendimin e pakicës, kryesuesi i trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, Tomor Shkreli ishte i mendimit se i pandehuri nuk ka kryer asnjë shkelje të kërkesave ligjore të Kodit Rrugor, aq më tepër ato të përcaktuara nga organi i akuzës dhe si rrjedhojë vendosi më 17.01.2012 që duhet të deklarohet i pafajshëm.
Nga ky vendim nisi të “ndryshojë” ngjarja e aksidentit. Pasi u bë përsëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit e ktheu sërish në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, duke i përcaktuar disa detyra.
“Nuk është bërë asnjë gjë nga detyrat e Gjykatës së Lartë dhe nuk është thënë asnjë gjë konkrete, janë thënë vetëm gjëra sikur ka folur vetë i pandehuri, i ka shkruar i pandehuri dhe në fund kanë vënë emrat 3 ekspertë”, shprehet Enkeleda Sinani.
Në akt ekspertimin e dytë, të kryer nga Artur Sulçe dhe Evald Jaho, më 10.09.2011, është ndryshuar drejtimi i automjetit, duke zhdukur gjurmët e frenimit. Emisioni “Stop” shfaq ballafaqimin e denoncueses me një nga ekspertët e akt-ekspertimit të dytë.
Denoncuesja – Nga ana njerëzore ju duhet të më përgjigjeni për disa pyetje.
Eksperti Sulçe – Unë përgjigjet i kam dhënë në gjykatë.
Denoncuesja- Po, por keni lënë disa shenja shumë të forta në ekspertizë, sa ti ke prishur gjithë skemën e ngjarjes.
Eksperti Sulçe – Përgjigjet ia kam dhënë gjykatës.
Denoncuesja- Vetëm një pyetje do të të bëj. Pyetja është: Si e keni nxjerrë ju në korsinë e vet makinën, kur makina nuk ka qenë në korsinë e vet?
Eksperti Sulçe –Sepse këto gjurmët, gjerësia e këtyre gjurmëve, nuk korrespondojnë me gjerësinë e gjurmëve të Toyotës.
Denoncuejsa – Këtu është bërë çfarë është dashur, këtu është bërë pazar.
Eksperti Sulçe – Pazar? Pazaret bëhen në treg, jo këtu.
Më 16.01.2015 është bërë akt ekspertimi i tretë, nga inxhinierët Fatmir Hasho, Islam Qibini dhe Arben Luzi. Ky i fundit hedh dritë me deklarata të forta gjatë një bisede me denoncuesen se si është ndryshuar ngjarja e aksidentit.
Denoncuesja – Pastaj, vetëm ky, vetëm motori është përmendur. Për atë s’është folur fare, për makinën. Për makinën e ekspertizës nuk është folur fare, është folur vetëm për motorin.
Eksperti Luzi – Çfarë të të thotë vëllai? Të të them… unë bile, unë s’kam dashur që t’i hyja.
Denoncuesja – Po ti ke hyrë dashje – padashje, të ka përfshirë dashje – padashje, të ka përfshirë.
Eksperti Luzi – Megjithatë, unë po të them …
Denoncuesja – Edhe pse ishte fajtor motori, po për makinën s’keni fol fare ju mo, makina s’bëri asgjë? A kupton, ç’të them? Domethënë është shumë e anuar kjo ekspertizë.
Eksperti Luzi – Shiko gabimi i vetëm që është bërë, është bërë eksperimenti hetimor që është bërë me Tomorr Shkrelin në krye, është në atë, është një gjë.
Denoncuesja – Shenjat e frenimit, që kanë nxjerrë si pretekst atë gjë për të ndryshuar tërë historinë.
Eksperti Luzi –Po ee…
Denoncuesja – Kur ti ke prek, atje është prishur rafti, atje është bërë gjithë rrëmuja, ka qenë Tomorr Shkreli.
Eksperti Luzi – Po nesër? Unë ia kam bërë apo nesër. Edhe më vinte turp të veja në gjykatë. I thosha: Nuk vete unë, më vjen turp. Më thoshin mua: Kjo është kaq, kjo është kaq, flisnin me centimetra.
Denoncuesja – Ku i gjetën centimetrat ata?
Eksperti Luzi – I ka dhënë Tomorr Leli.
Denoncuesja – Pra Tomorr Shkreli.
Eksperti Luzi –Tomorr Shkreli është bërë pazari i parë, i dytë… kur u futëm ne kishte mbaruar pazari edhe ka mbaruar pazari, se pas neve ka ardhur dikush tjetër, ka ardhur një grup tjetër. S’e kam bërë unë, e ka bërë Tomorri.
Akt ekspertimet vijuan, këtë radhë nga Mithat Tola, Mërkur Dobi dhe Arjan Janku, më datë 10.04.2015. Sipas gazetarit të emisionit “Stop”, ky akt kishte për detyrë të tjetërsonte diametrin e shenjës së gomave dhe aksin e tyre. Ndaj akt ekspertimi i pestë mungon, pasi ngjarja e aksidentit u prish.
“Ironia më e madhe ishte që personi pasi kreu aksidentin, pasi humbën jetën 2 njerëz, pasi janë shkatërruar 3 familje për këtë që ka ndodhur, ai bëri 5 vite e 6 muaj burg sipas letrave se ne nuk e kemi parë se çfarë ka bërë, por flasim në bazë të dokumentacionit. Na doli dhe i pafajshëm… Çfarë të them? Kjo është Shqipëria! Ky është gjyqësori shqiptar! Këto janë kushtet!”
Ilir Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë të LSI-së janë vënë në përgjim nga DEA amerikane që pas shpalljen në kërkim të Klement Balilit. Në mënyrë që të arrihej te “Eskobari i Ballkanit”, në të gjitha banesat e zyrtarëve të LSI-së thuhet se janë vendosur përgjues.
Duke qënë se Klemend Balili, ka qënë një zyrtar i lartë i Rrugëve si përfaqësues i LSI por dhe financues i LSI, menjëherë pas arratisjes së tij, “radarët” e DEA-s amerikane dhe organeve ligjzbatuese shqiptare vunë nën survejim dhe më pas nën përgjim 24 në 24 orë të gjitha shtëpitë e Ilir Metës. Vunë nën përgjim Ilir Metën, asokohe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por dhe Monika Kryemadhin bashkëshorten e tij.
Gjithë skema për ti survejuar dhe përgjuar ka qënë në funksion të gjetjes së vendndodhjes së supertrafikantit të drogës njëherësh zyrtar i lartë dhe financues i LSI Klemend Balili. Madje u vunë nën survejim dhe banesat e nënkryetarit të LSI Luan Rama, të nënkryetarit tjetër të LSI Petrit Vasili si dhe shtëpia e ministrit të Drejtësisë së asaj kohe si përfaqësues i LSI Ylli Manjani. Këtij të fundit iu vu nën survejim dhe shtëpia në Tiranë, ajo në Durrës dhe shtëpia e falur nga Klemend Balili në Sarandë.
“Pamfleti.com” asokohe e publikoi i pari dhe i vetmi lajmin, duke treguar me fakte se survejimi i banesave të Ilir Metës në Tiranë dhe Lalz dhe survejimi i banesave të bashkëpuntorëve të tij ishte bërë nga DEA amerikane e antidrogës dhe organet ligjzbatuese shqiptare, për llogari të luftës kundër trafikut të drogërave të rënda të nisura nga pala greke, amerikane dhe ajo shqiptare me pikë përqëndrimi ndalimin e supertrafikantit të drogës Klemend Balili. Madje “Pamfleti.com” shkruajti asokohe se ishin vënë nën përgjim dhe Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe bashkëpuntorët e tyre në funksion të arrestimit të Klemend Balilit.
“Zarat” e Metës e kundërshtuan një lajm të tillë madje nuk munguan dhe deklaratat kërcënuese, ndërkohë që vetëm disa ditë më pas ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Metës dhe njeriu që e kishte nxjerrë shpeshherë nga halli i dekonspirimit të abuzimeve dhe krimeve që kishte bërë, ish deputeti Spartak Braho ai që hodhi akuza të rënda se është survejuar dhe përgjuar kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Pra pranoi se ishte survejuar dhe përgjuar.
Pikërisht këtu filloi krisja e madhe e Metës me Ramën dhe mbështetësit e tij, pasi mendonte se DEA amerikane dhe organet ligjzbatuese kishin informacione për skandalet e Ilir Metës, të Monikës që nuk ishin thjeshtë të aferave korruptive, të lëvizjes së drogës por dhe afera seksuale. Dhe frika e Metës ka qënë dhe është gjithnjë që pjesë e survejimit dhe të përgjimit ka qënë Saimir Tahiri. Duke e cilësuar një konspiracion mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeministrit Edi Rama.
Nuk e ka pohuar asokohe asnjëherë Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi një gjë të tillë, por intensifikimi i sulmeve ndaj kryeministrit Rama që kur ishin në bashkëqeverisje, tani me doza tepër të larta, si dhe ambasadorit Donald Lu tregojnë se pikërisht ky ka qënë dhe ngërçi i marrëdhënieve mes tyre. Por vetëm një natë më parë në një emision në “report-tv” Monika Kryemadhi e tha qartë dhe saktë se Meta dhe ministrat e LSI kanë qënë të përgjuar nga Rama përmes Tahirit. Por pa pranuar që “violinë e parë” e survejimit dhe përgjimit ka qënë DEA amerikane e antidrogës.
“Mund të them që ministrat e LSI kanë qenë të survejuar në mënyrë permanente nga segmentet e Ministrisë së Brendshme të Tahirit. Çdo ministër është përgjuar në mënyrë permanente në zyra, në makinë, kudo, në institucione. Mos të flasim pastaj për zhveshjen e kompetencave të ministrive. Drejtorët e Përgjithshëm të LSI thirrini, kanë qenë 4 vjet në survejim, në përndjekje të jashtëzakonshme, jo vetëm nëpërmjet telefonatave, por edhe ambienteve familjare. Këto janë faktike. Po të shkoni sot të kërkoni në Ministrinë e Brendshme nëse nuk i kanë djegur, do të shikoni file të tëra, zbardhje bisedash jo vetëm të ministrave të LSI, por edhe të deputetëve dhe ndonjë elementi tjetër”, thotë bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, njëherësh dhe kryetare e LSI Monika Kryemadhi. Që shkon dhe më tej teksa thotë që “Sigurisht. Është përgjuar dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. As nuk ka dyshim për këtë. Përderisa çdo gjë ishte ne efiçencë të plotë. Duke qenë se ministrat e LSI kanë qenë të survejuar dhe duke qenë se e kanë pasur me sinqeritet, gabime kanë sigurisht, se nuk ka njeri pa gabime. Të jeni të bindur se zhveshja e institucioneve që drejtoheshin nga LSI, qoftë Ministria e Bujqësisë, Ministria e Integrimit, Ministria e Transporteve, etj, janë ministri të cilat u zhveshën dhe u zvogëluan buxhetet e tyre dhe u administruar të gjitha në Kryeministri në godinën e madhe”.
Monika dhe Meta e kanë të qartë se kush i ka vënë nën survejim për lidhjet me trafikantët më të mëdhenj të drogës, krimit të organizuar, vrasës me pagesë dhe përdhunues. Duke filluar që nga Almir Rrapi, ish sekretari i Metës në MPJ që u arrestua nga amerikanët dhe pasiu mori statusin e të penduarit zbërtheu tërë skemën e krimit në Shqipëri, me lider krimi Ilir Metën. Duke vijuar me Klemend Balilin supertrafikantin e drogës dhe zyrtar trë lartë të LSI dhe bëma të tjera të Monikës dhe Ilirit që nuk ka burg që i shplan dot. Dhe të gjitha këto prova dhe fakte janë sjellë nga FBI dhe organet ligjzbatuese në tavolinën e Kryeprokurores Arta Marku duke e kopsitur dosjen, gati pët gjykim. Por për të vijuar goditjen, Monikës ia do puna të akuzojë Ramën dhe Tahirin për përgjim.
Pas fashistëve italianë, Tragjasi u dogj përfundimisht nga nazistët gjermanë në 6 prill 1944
Masakra e Tragjasit prej nazistëve u dokumentua edhe nga agjentët amerikanë të OSS-it (pararendëse e CIA-s), të hedhur në Shqipëri pranë Shpellës së Piratëve në bregun perëndimor të Karaburunit. Të kërcënuar seriozisht nga gjermanët, oficerët e huaj iu larguan Bregut dhe u hodhën këtej Llogarasë në fillim të prillit 1944 të ndarë në dy grupe. Grupi i përbërë nga Tom Stefani, Anxhelo Mitro dhe Albert Toli u strehuan në Tragjas. Tjetri, i përbërë nga oficerët Hudson dhe Kukiç, si dhe disa oficerë britanikë, u strehua në Dukat. Mirëpo, me të mësuar se krahina do të sulmohej, oficerët aleatë u larguan me shpejtësi drejt Malit të Tragjasit. Rasti e solli që të dy grupet, pavarësisht dhe pa dijeninë e njeri tjetrit, të ishin dëshmitarë nga lart të masakrës së Tragjasit.
“Djegia e Tragjasit ndodhi të Dielën e Pashkëve të vitit 1944”, dëshmon ish oficeri Hudson “gjermanët vranë shumë nga pleqtë dhe të rinjtë e fshatit…”, shkruan më tej ai. “Ishte një pamje e tmerrshme. Ne shikonim me dylbi djegien, shkatërrimin, ikjen me lemeri të njerëzve. Përveç ndonjë të shtënë pushke, largësia nuk na lejonte të dëgjonim thirrjet e banorëve për ndihmë apo dhimbjen e tyre të jashtëzakonshme. Nuk mund të benim dot asgjë për t’i shpëtuar ata”. [James Hudson, Pas OSS, 2004].
Tragjasi e pagoi shumë shtrenjtë pjesëmarrjen masive në Luftën e Dytë Botërore, duke i dhënë asaj gjakun e 43 jetëve, dëshmorë të atdheut dhe 4 heronj populli, nga të cilat 10 femra, besoj nje rast unikal. Megjithëse po kremtohen festimet 70 vjetorit të luftës, askush nuk bëri të mundur, vendosjen e busteve të heronjve në qendër të fshatit, e cila do të ishte një vlerë e shtuar edhe për turizmin. Një tjetër meritë e këtij fshati, është se këtej kanë dalë edhe një pjesë e madhe e nacionalistëve morën pjesë në luftën kundër okupatorit, si Skënder Muço, Yzeir Alimerko, Sefer Imeri, të vrarë nga pushtuesit, të shpallur Dëshmorë të Atdheut, të cilët ne i kemi nderuar duke i vendosur në një pllakë me dëshmorët e kampit tjetër ideologjik.
Deputeti i PD-së nga qarku i Vlorës Agron Shehaj pasi votoi “PRO” projektligjit për Aeroportin e Vlorës, në Komisionin e Ekonomisë bën një deklaratë kontradiktore në Facebook. Ai shkruan se, pavarësisht votës pro është totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet.
Postimi i plotë i tij:
KËTA DO VAZHDOJNË TË VJEDHIN ASHTU SI KANË VJEDHUR DERI TANI!
Këta do vazhdojnë të vjedhin ashtu si kanë vjedhur deri tani. Të paktën nuk do bëhen milionera me gjëra të panevojshme si checkup-i, por do ndërtojnë një aeroport për të cilin turizmi në jugun e Shqipërisë ka nevojë të jashtëzakonshme.
Pavarësisht se votova pro, jam totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.
Një aeroport që iu përgjigjet nevojave të këtyre përmasave, nuk e kalon shifrën 20-25 milionë euro. Qeveria ka planifikuar ta ndërtojë me 100 milionë euro për të cilat do paguajnë shqiptarët nëpërmjet tarifave të larta që do ketë aeroporti.
Por, dëmi më i madh nuk është ky! Nuk janë 75 milionë eurot, sepse me këtë jemi mësuar. Por, penalizimi që vjen nga fakti që aeroporti nuk do jetë në pronësi të shtetit. Qeveria nuk do mund t’i përdorë tarifat aeroportuale për të tërhequr turistë.
Shumë vende turistike që kanë në pronësi aeroporte, i ulin tarifat deri në zero dhe bëjnë presion mbi kompanitë ajrore low-cost për të futur linja ajrore. Këto aeroporte heqin dorë nga fitimi prej 10-20 euro/pasagjer në këmbim të harxhimeve prej mesatarisht 100 euro/ për person që bëjnë turistët në ekonominë lokale (hotel, restorant, transport etj.)
Pra, nëse aeroporti do të bëhej me koston reale, pa vjedhje, e financuar me buxhetin e shtetit, qeveria do mund ta përdorte për të ndihmuar realisht turizmin dhe ekonominë vendase. Nëse pyesni veten, si është e munduar që Shqipëria me një pasuri natyrore të këtij lloji, është kaq larg mirëqenies të vendeve si Greqia dhe Italia, kjo është arsyeja.
Sepse ne gjërat i bëjmë në interes të Ahmetajt, Gjiknurit e oligarkëve miq të Edi Ramës si Sinan Idrizi, e jo në interes të shqiptarëve.