Aurora

Këto janë shenjat më egoiste të Horoskopit

Dihet tashmë që shenjat e horoskopit, përcaktojnë shumë karakteristika për secilin prej nesh. Disa më shumë apo disa më pak të gjithë shenjat janë egoiste.

Nuk ka asgjë të keqe të jesh pak egoist, por këto 5 shenja horoskopi mund të jenë shumë të rrezikshme në këtë aspekt. Ja se për cilat shenja bëhet fjalë:

Dashi – Kur një Dash e kupton se çfarë do, thjesht shkon ta marrë. Kjo është gjë e mirë apo jo? Epo jo në rastin e një Dashi pasi edhe nëse bëhet fjalë për gjëra të vogla, që kjo shenjë thjesht e do, është gati të luftojë deri në vdekje për ta pasur. Qëndroni larg një Dashi të vendosur.

Demi – Edhe pse mbahet si një shenjë e ndjeshme dhe përgjegjshme, një Dem mund të bëhet shumë posesiv kur vjen puna te gjërat e veta. Kur një Dem dëshiron diçka, verbohet fare dhe ka tendencën të jetë shumë kokëfortë dhe ndonjëherë edhe cënues. Demi nuk vë kurrë asgjë përpara vetes, dhe në momentin që ju cënoni gjërat e tij e keni keq punën. Është e vështirë për këtë shenjë të mendojë për pasojat apo për të tjerët.

Binjakët – Edhe pse duket si një shenjë sociale dhe shumë e komunikueshme, nëse bëhet fjalë për interesa personale, një Binjak do të ndryshojë sjellje pa e vrarë shumë mendjen se çfarë mendojnë të tjerët. Edhe nëse ju keni dëgjuar parime të tjera nga goja e një Binjaku, mos u çudisni të dëgjoni të kundërtën pas disa çastesh për arsye të vetat egoiste.

Luani – Nuk është surprizë që një shenjë kaq narciste s Luani të jetë plotë me ndjenja egoizmi. Sado bujar apo interesant mund të duket, nuk e ka problem të kthehet në një person të keq vetëm për interesat e tij. Luani mund të luftojë edhe me njerëzit më të afërt për të marrë atë që do. Mos u përpiqni t’a ndalni, është më e vështirë se sa duket.

Këto janë shenjat më egoiste të Horoskopit Read More »

Ja kush eshte deputeti i kercenuar

Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti është kërcënuar pas denoncimit që bëri disa ditë më parë, për peshkarexhat që lëvizin pa GPS.

Fakti është bërë publik nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë dhënë në  emisionin “Arena” në “Ora News”.

Gjatë bisedës me gazetarët, Kryemadhi zbuloi se ish-ministri ka marrë një telefonatë kërcënuese. Kryetarja e LSI nuk ka dhënë detaje me emra se kush ishin kërcënuesit, por shtoi se kjo është klima e qeverisë aktuale që kërcënon edhe njerëz me imunitet dhe jo më qytetarët.

Ja kush eshte deputeti i kercenuar Read More »

Arsyeja që vajzat fantastike martohen me burra tra*pa

Ndoshta të ka ndodhur të jesh në martesën e shoqes më të mirë me një tra*p. Me siguri ke dashur “të flisje tani”, por ke heshtur…përgjithmonë.

Disa ccifte të bëjnë të pyesësh veten dhe të mendosh si ka mundësi që ajo rri me të? Studiuesit janë munduar t’i përgjigjen asaj pyetjeje…

Gomerët kanë për çudi shumë karakteristika që u duken tërheqëse grave, thotë Gregory Carter, Ph.D., psikolog në Universitetin e Durhamit në Britaninë e Madhe. Këto tipare janë sjellja dominuese dhe sociale, shumë vetëbesim dhe vantiet, tendencë për t’u veshur mirë dhe për t’u kujdesur për veten, thotë Carter.

Dhe tërheqja e saj ndaj këtyre cilësive mund të jetë e mbështetur në biologji. “Të gjitha këto tipare e sinjalizojnë një grua që burri ka vetëbesim, gjene të mira dhe aksese në burime, gjëra që nga pikëpamja evolucionare mund të jenë tërheqëse ose të ofrojnë siguri”, thotë Dr. Vinita Mehta, një psikologe klinike me bazë në Washington D.C.

Image

Naricizistët, psikopatët dhe tipat makiavelianë, ose ata që psikologët ndonjëherë i quajnë grupi “Treshja e Errët” e tipareve negative të personalitetit, gjithashtu priren të jenë konkurrentë të fortë, thotë Carter. Ata gjuajnë gra të martuara me një djalë tjetër, ose që janë vulnerabël. Kjo rrit aksesin e tyre te vajzat, thotë Carter.

Megjithatë edhe djemtë për së mbari mund t’u marrin disa sekrete këtyre tipave, pa u bërë si ata.

Burrat që flasin për synime ose pasione interesante duke si me vetëbesim, grave iu duken tërheqës, thotë Sean Murphy, një studiues në Universitetin e Queensland në Australi.

Kjo nuk do të thotë që duhet të mburresh për rrogën tënde me 6 shifra ose ngjitjen epike që bëre fundjavën e shkuar, por paraqitja në mënyrë të përpunuar e punës dhe hobeve, do të shfaqte talentet e tua pa u dukur arrogant, thotë Murphy!

Humori dhe kreativiteti iu çojnë grave sinjale që ti ke gjene të mira, thotë Mehta. Ndaj nëse ke ndonjë dell artistik, bën foto apo luan pak në piano, po t’i përmendësh do të të rritet reputacioni me gratë.

Përveç këtyre, mënyra si rri dhe gjestet mund të sinjalizojnë nëse je tip dominues apo i tërhequr dhe dominanca është një tipar që gratë janë të programuara ta pëlqejnë, thotë Mehta.

Kërkimet tregojnë që duhet t’i mbash krahët hapur kur je duke folur dhe ta vendosësh dorën në shpatullat e një miku për të çliruar atë vibrimin supermashkullor.

Arsyeja që vajzat fantastike martohen me burra tra*pa Read More »

Internet apo takim te mjeku

Pacientët prej kohësh, e duke u shtuar më shumë në ditët e sotme, përdorin informacione online për të kuptuar më mirë sesi funksionon një diagnoze mjekësore. Por për shumë prej tyre mbetet ende e vështirë për të gjetur faqe online me të dhëna të sakta e te besueshme.

Motivet e pacientëve për kontrollin në internet janë vërtet nga më të ndryshmet si:

-Vërtetojnë informacionet e thëna nga mjeku

-Kërkojnë për metoda kurimi alternative

-Kërkojnë mbështetje psikologjike

Interesant mbetet fakti qe sa më shpesh gjendet një lajm mbi një diagnozë mjekësore ose informacione te tilla në internet, aq më shumë bëhet i besueshëm nga pacientët ky i fundit.

Problemi qëndron gjithmonë në faktin se shumë prej tyre nuk e kuptojnë plotësisht, nëse ky informacion është ‘’shkencërisht’’ i saktë apo jo.

Madje në shumë raste shkaktohet PANIK tek njerëzit, duke mos pasur kështu siguri për shëndetin ose duke dyshuar për një lloj anomalie, cfarëdo qoftë kjo e fundit.

Sipas informacioneve mediatike faqja më e vizituar mbetet WIKIPIPEDIA por kohët e fundit janë hapur e portalet e ndryshme si: “Doktoriim.com”, ku pacientët mund të shtrojnë pyetje nga me të shumëllojshmet përsa i perket një diagnoze mjekësore apo edhe anomalie duke marrë kështu përgjigjen në kohë te shkurtër nga një mjek i disponueshëm online.

Por mbetet gjithmonë e hapur pyetja: A mund të diagnostikohet një anomali thjesht sipas mendimit dhe pershkrimit te nje pacienti?

Përgjigja është, patjetër që jo, dhe pikërisht për këtë arsye do të ishte optimale një takim personal me mjekun, duke shmangur këtu, gjithashtu dhe le të themi ndrojtjen e shumë individëve të cilët i konsiderojnë vizitat e ndryshme te mjeku një ‘’humbje kohe’’ , një turp , ose dhe frikë.

Vizita mjekësore është një ‘’kulturë’’ dhe tregon higjienë e mirëmbajtje së pari për shëndetin e personit në fjalë madje në shumë raste dhe për individët rrethues në shoqëri.

Megjithatë një pjesë e madhe e mjekëve jo vetëm në Shqipëri por dhe në mbarë botën janë shprehur pro faktit që pacientët të këshillohen e informohen në internet , mbi të gjitha per fjalorin e mjekëve, ku shumë prej anomalive dhe diagnozave specifikohen në latinisht.

Kjo mendohet të lehtësoje gjithashtu kështu dhe punën këtyre të fundit.

Ky fenomen online është duke u shtuar gjithmonë e më tepër kohët e fundit në shoqërinë shqiptare e mbarëbotërore, edhe pse me anët e tij negative e pozitive shumë prej pacientëve shprehen se ndihen të kënaqur me cfarë gjendet në internet e portalet mjekësore.

Internet apo takim te mjeku Read More »

E zbulon Sali Berisha, diçka e rëndë po ndodh me fatin e Shqipërisë në BE

Dalja e Saimir Tahirit para drejtësisë është vënë kusht për hapjen e negociatave, për anëtarësimin e Shqiperise në BE. Ishte ish-Kryeministri Sali Berisha që e tha këtë mbrëmjen e sotme në “ABC News”.

“A do ta nxjerrim Shqipërinë nga ky spiral i tmerrshëm? Duhet largimi i qeverisë së Edi Ramës. Kur qeveria tejkalon çdo vijë të kuqe, kur Kryeministri nuk ngurron të marrë përsipër se është ai arkitekti i narkoshtetit dhe nuk është Saimir Tahiri. Kur e mbron do të thotë se je vetë i implikuar. Nëse ti mbron një ministër për të cilin gjermanët thonë se është direkt i implikuar, për të cilin ambasadori amerikan në Vjenë thotë se është i implikuar. Për të cilin, po jua them këtu se s’ka asnjë sekret, na e kanë thënë disa, që ne e kemi kusht kryesor për hapjen e negociatave”.

Vangjeli: Individi është kusht për hapjen e negociatave?

Berisha: Po, për Saimir Tahirin po. Janë jo një, por disa që e thonë.

E zbulon Sali Berisha, diçka e rëndë po ndodh me fatin e Shqipërisë në BE Read More »

Nëpër kryeqytet me makinë 500 mijë euroshe, kush është djali i biznesmenit shqiptar që po “ngre peshë” Tiranën?

Andi Geci është i biri i biznesmenit të fuqishëm Rame Geci.
I ati i cili shënon një pasuri prej 100 milion dollarësh është pronari i 15-katëshit dhe firmës së ndërtimit “Geci” sh.p.k.

Ai njihet si shqiptari i katërt më i pasur në vend dhe pasuria e tij është një “perandori”.

Geci Junior ka në pronësi një automjet të tipit të fundit, një “bishë” që kushton miliona.

Rolls Royce Ghost, seria 2, extended wheel base (versionin 6 metrat i gjatë) dhe me një motor 6.6 L v12.

auto_m21489606258

Automjeti kushton plot 500 mijë euro, thënë ndryshe gjysmë milioni euro dhe mund të themi se është makina më e shtrenjtë që ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri.

Makinë të tillë kanë në pronësi emra të njohur të shoëbizit amerikan si reperat Jay Z, P. Diddy, French Montana, Rick Ross.

Ai është vënë në qendër të vëmendjes së faqes së njohur në Instagram “Rich Kids Tirana” për jetën luksoze dhe automjetet e shtrenjta që posedon.

1-81

27653848_311642482573297_1441477548_o

8-21

9-18

Nëpër kryeqytet me makinë 500 mijë euroshe, kush është djali i biznesmenit shqiptar që po “ngre peshë” Tiranën? Read More »

Lum kush eshte i Radhimjot,na kane zili nje…

Me Radhimjote

Lum kush ёshtё i Radhimjot
Na kanё zili njё botё
Fshat me fat e kemi plot
Nuset janё gjeraqina
Ca Tragjase vetёtima
Ca Dukate nga Rodhina
Ca tё vëndit nga Radhima
Morёn djem azgan e trima
Kemi detin pёr karshi
Nat e dit na bёn freski
Kodrat mbushur me ulli
Me dy kate çdo shtёpi
Baçat plot me portokalle
Por e mira mё e madhe
Poshtё fushё e sipёr male
Belvedere turistike
Njё kurdisje artistike

 Alket Rama

Rezultate imazhesh për foto radhimaRezultate imazhesh për foto radhima

Lum kush eshte i Radhimjot,na kane zili nje… Read More »

Stresit, humorit dhe skizofrenisë i duhen vetëm pak pyje

Studimet e fundit të botuara në ”World Economic Forum”, tregojnë se hapësira personale e njëjtë çdo ditë në qytete kërcënon të shkatërrojë sistemin e trurit. Çrregullimet e humorit dhe ankthit, si dhe skizofrenia konsiderohen se prekin deri në 56% njerëzit që jetojnë në mjediset urbane.

Për të luftuar efektet e këqija të jetës në qytet mbi shëndetin mendor dhe fizik, disa qytete kanë ndërtuar parqe dhe hapësira të gjelbra urbane. Në Japoni, në kryeqytetin Tokio që konsiderohet si qyteti më i madh në botë ndodhet Shinrin-yoku, ose “Pishina e pyjeve”, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i viteve 1980. Nuk përfshin asgjë më shumë se sa e pamundura, atje mund të kalosh kohën mes pemëve, duke ecur, duke marrë frymë lirisht e cila sjell uljen e presioni të gjakut e më pas reduktimin e nivelit të kortizolit dhe hormoneve të stresit.

Kështu lind pyetja: Çfarë i bën më mirë trurit?

Ndërsa pyjet kanë efekte pozitive dhe mahnitëse shëndetësore, shkencëtarët në Gjermani donin të tregonin efektin e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra urbane në strukturën aktuale të trurit të banorëve të qytetit. Ata analizuan sekuencat e imazheve të trurit të 341 banorëve të moshuar të Berlinit, duke u fokusuar veçanërisht në amigdala, pjesë e trurit që kontrollon reagimet e frikës dhe panikut dhe është përgjegjëse për çrregullimet e stresit dhe ankthit.

Koha për tu zhvendosur në pyll?

Njerëzit që jetojnë pranë pyjeve kanë ‘amygdala’ të shëndetshme dhe kjo do të thotë të jesh më pak i prirur ndaj çrregullimeve të stresit dhe ankthit të kontrolluar nga kjo pjesë e trurit. Por, para se të shkojmë të gjithë në pyll, shkencëtarët gjermanë thonë se në pamundësi të menjëhershme ndaj këtyre opsioneve pasi popullsia është shumë e madhe, mund të fillohet duke ecur në këmbë në vend që të ngushtohesh e të të merret fryma në autobusë.

Stresit, humorit dhe skizofrenisë i duhen vetëm pak pyje Read More »