Aurora

Mbi 70% e shqiptarëve në Facebook, të 7-t në Evropë

Skandali Facebook për përdorimin e paautorizuar të të dhënave personale të individëve gjatë vitit 2016, që mendohet se janë përdorur në favor të fushatës presidenciale të Donald Trump në SHBA, ka vënë në lëvizje shtetet që të nisin zyrtarisht hetimet. Edhe pse kompania e akuzuar “Cambridge Analytica” mohon se ka shkelur ligjet apo të ketë abuzuar në punën e saj, shtete në mbarë botën po përpiqen të zbulojnë se në çmasë janë marrë e përdorur të dhënat.

Për Shqipërinë nuk ka evidenca, por sa përqindje e shqiptarëve janë përdorues të rregullt të rrjetit social Facebook?

Sipas Internet World Stat, shqiptarët kanë Facebook si rrjetin e tyre social të preferuar. Shifrat tregojnë se për vitin 2017, ndër 1,932,024 përdorues të internetit, 1,400,000 janë përdorues të një llogarie Facebook. E shprehur në përqindje, kemi të bëjmë me rreth 70-80 % të shqiptarëve si përdorues të rrjetit social të famshëm të themeluar nga Marc Zuckermberg. Përkatësisht, 72.5% e shqiptarëve, të renditur të 7-tët në Europë dhe të 2-tët në Ballkan, pas malazezëve.

Krahasuar me fqinjët rajonalë, përqindja më e madhe e përdoruesve të Facebook ndodhet në Shqipëri dhe Malin e Zi, ashtu sikurse edhë në Bullgari. Ndërsa Maqedonia, Greqia, kanë rreth 60-70 % të përdoruesve në popullatë, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia kanë nivel më të ulët përdorimit, rreth 50-60%. Në spektrin europian, Rusia dhe Bjellorusia kanë më pak përdorues, 0-20 %, por që kjo lidhet edhe me aksesin e lejuar dhe censurën nga shteti. Ukraina po ashtu ka pak përdorues, 20-40%. Në nivelin më të lartë, në të cilin edhe shqiptarët gjenden, bën pjesë edhe Irlanda, Britania dhe Portugalia. Nën gjysmën e popullsisë që e përdorin këtë rrjet janë gjermanët, polakët, zvicerianët, austriakët, letonezës dhe çekët.
Facebook u konfirmua rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018, të marra nga Alexa dhe përpunuar nga Il Sole 24 ore. Kjo tendencë përqafohet edhe në Shqipëri./Monitor

Mbi 70% e shqiptarëve në Facebook, të 7-t në Evropë Read More »

Ku do t’i kaloni pushimet?Plazhe me te bukur se plazhet e Shqiperise nuk do te gjeni!Ja pamjet fantastike nga plazhet me te bukura te Shqiperise …

Ja cilat konsiderohen plazhet më të bukura në Shqipëri:

Gjiri i Gramës (gadishilli i Karaburunit)

grame

Gjiri Skaloma Beget (gadishulli i Karaburunit)

skaloma beget

Gjiri i Ariut (gadishulli i Karaburunit)

Gjiri-i-Ariut

Shpella e Dafinës (gadishulli i Karaburunit)

shpella e dafines

Gjiri i Shën Andreut (gadishulli i Karaburunit)

shen andreu

Plazhi i Kakomesë (Sarandë)

kakome

Gjiri i Llovozit (gadishulli i Karaburunit)

llovoz

Plazhet e Kalasë së Turrës (Kavajë)

kalaja e tuuurres

Plazhi i Kurorzës (Sarandë)

krorze

Rana e Hedhun (Lezhë)

rana e hedhun

Plazhi i Ksamilit (Sarandë)

ksamil

Plazhi i Gjipesë

gjipe

Plazhi i Jalës

jale

Dhërmi

dhermi

Lukovë

lukovw

Palasë, Vlorë

palase

Velipojë, Shkoder

velipojw

Ku do t’i kaloni pushimet?Plazhe me te bukur se plazhet e Shqiperise nuk do te gjeni!Ja pamjet fantastike nga plazhet me te bukura te Shqiperise … Read More »

A je bërë synet ti? Reagimi i Saimir Kodrës në emision do ju shkrijë

Saimir Kodra është vënë në siklet nga fëmijët gjatë emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, ku një prej fëmijëve e pyeti nëse ishte bërë synet apo jo.

Kjo pyetje e zuri në befasi drejtuesin e emisionit “Stop”, në Televizionin Klan.

Uejsi: A je bërë synet ti?

Alketa Vejsiu: Rrëfeu Saimr, rrëfeu. E vumë në siklet Saimirin.

Saimir Kodra: Jo absolutisht…kur të rritesh ti do të jesh gazetari im. Do të punosh me mua.

Saimir Kodra:Këtu tek ju është shumë vapë, këtu në studio…

Alketa Vejsiu: Nuk e dhe përgjigjen.

Saimir Kodra:Unë di vetëm këngën, “tufa tufa zerdeli, çunat tonë synetli”.

Uejsi: Më thuaj a e ke bërë synet.

Saimir Kodra: Do te ta them tek veshi. Po…imagjinojini nesër portalet: Saimiri është bërë synet. Tani me këtë modën e klikimit ca nuk del lajm.

Alketa Vejsiu:Po nuk ke bërë ndonjë gjë të keqe.

Saimir Kodra: Po jo, se mos duan ta shoqërojmë me foto.

A je bërë synet ti? Reagimi i Saimir Kodrës në emision do ju shkrijë Read More »

URGJENTE – Verifikohen 3 mijë funksionarë shqiptarë për pastrim parash, “rrjeta kap” vetëm….

Duket se shumë shpejt do kemi emra dhe detaje. Bëhet fjalë për rezultatet e njè operacioni që është kryer në fshehtësi të plotë dhe falë koordinimit të një numri të gjerë institucionesh, për gjurmimin dhe identifikimin e pasurive të paligjshme, të zyrtarëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Organet ligjzbatuese shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, kanë mundësuar vitin e kaluar verifikimin e pasurive të paluajtshme dhe parave të pista të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, ambasadorëve dhe drejtorëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë vendit.

13 personazhe me influencë të madhe në Shqipëri kanë rënë në rrjetën e këtij operacioni gjatë vitit 2017, ndërsa në total janë sekuestruar 9 milionë euro si para të pista.

Dje, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, tha se vetëm brenda një muaj, Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave i ka kthyer përgjigje Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për 3 mijë persona të verifikuar, ku përfshihen jo vetëm njerëzit e drejtësisë, por edhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë.

Gjokutaj, tha gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, janë verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash.

“Viti 2017 ka qenë intensiv për institucionin tonë. Çështjet që meritojnë vëmendje: Vlerësimi nga komiteti MANIVAL për pastrimin e parave. Jemi në një fazë të avancuar. Procesi përfshin institucione të rëndësishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, Doganat, Tatimet, Ministria e Jashtme, etj. Para muajit korrikut do të kemi raportin, procesi është në vijim. Sa i takon, bashkëpunimit me Prokurorinë, Policinë dhe SHISH, ka elementë për të rregulluar. Kemi referuar 401 raste të dyshuara për pastrim parash. Gjatë viti 2017: janë lëshuar 52 urdhra bllokimi për 11.2 milionë euro dhe janë sekuestruar rreth 9 milionë euro. Kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me KPK, si dhe kemi shkëmbyer informacione me ndërkombëtarët në nivel Shërbimi Inteligjent. Kemi verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash”/Shqiptarja.com/

URGJENTE – Verifikohen 3 mijë funksionarë shqiptarë për pastrim parash, “rrjeta kap” vetëm…. Read More »

Balerina rebele e Shqipërisë, ja ç’u bëri rusëve në mes të Moskës

NGA MILENA SELIMI

Karriera e saj pëson një rritje në majën e ajsbergut të artit të kërcimit, në “Balshoi Teatër”, në qendrën botërore të baletit, në Moskë. Shkurti i vitit 1958 e gjen në majat e baletit. Ajo kërcen si soliste e parë në këtë teatër me famë që nga 1 shkurti i vitit 1958- 3 Korrik 1967. Në qendër të grupit të “baletit të vogël” siç quhej grupi fillestar i artit të kërcimit, shkëlqente talenti i të paarritshmes, vajzës shkodrane Melushe Bebeziqi. Emri i vërtetë i saj ishte Melehad, por të gjithë e quanin Melushe, një emër më tingëllues, më i ëmbël e më ledhatues.

Balerina Melushe Bebeziqi gjatë një shfaqjeje në “Balshoi Teatër”
Balerina Melushe Bebeziqi gjatë një shfaqjeje në “Balshoi Teatër”

Balerina shqiptare ka lindur në vitin 1933 në qytetin e Shkodrës dhe, falë aftësive të saj të veçanta, shumë shpejt u bë një nga kërcimtaret e dukshme të trupës fillestare të baletit. Në moshën 17-vjeçare, u nis drejt Moskës për të studiuar në shkollën koreografike të Moskës, në grupin e balerinëve të parë që shkonin atje si Ganimet Vendresha, Zoica Haxho, Petrit Vorpsi, Agron Aliaj, etj.. Dëshira dhe pasioni, talenti dhe fati e ngjitën më pas në skenën më të adhuruar të baletit botëror në “Balshoi Teatër”. Kërkimet dhe mundësitë për të mësuar rreth jetës së saj kanë qenë tepër të vakta.

Balerinët e brezit të saj e kanë njohur në momentet e mësimit të baletit, por nuk kanë mundur ta shohin në interpretimet e saj skenike në teatrin e madh të botës. Për këtë arsye faktet e jetës së saj skenike kanë qenë përherë të mjegullta. Falë një përpjekjeje të pedagogut të AAB në Tiranë, Faruk Koka, është mundësuar komunikimi me arkivin e “Balshoi Teatër” në Moskë dhe sot, falë një korrespondence të vështirë dhe të gjatë, kemi informacione të sakta për rolet e interpretuara prej saj në këtë teatër.

MITI I BALERINËS DHE TË DHËNAT TRUPORE

Melushja balerinë ishte njëra nga vajzat më trup e bukuri të veçantë. Në skenë dhe gjatë kërcimit ajo bëhej edhe më e bukur, sepse natyra i kishte falur të gjitha të dhënat fizike që i duhen një balerine. Tek ajo ishin skalitur bukuri trupore me dimensione e proporcione që rrallë lindin te një balerinë dhe kur ndodhin, e veçojnë tërë- sisht nga trupa duke e quajtur “e lindur për soliste”. E rëndësishme te Melushja ishte ekspresiviteti i saj, që buronte nga një e brendshme tepër shpërthyese. Gjatë kërcimit, shihje një Melushe në rol, së cilës i fliste çdo pjesë e trupit, fytyra, duart, korpusi trupor, me zjarr e temperament. Jo më kot e quajtën “balerina rebele”.

REBELE ; PASIONANTE

Ende nxënëse në shkollën koreografike të Moskës, në vitet 1950-1956, u cilësua me epitetin “e ëmbla balerina rebele” nga vetë pedagogia e kursit. Ishte pikërisht ajo që do të shprehej më vonë për të: “Melushen e dalloj në çdo formacion artistik. Sikur 100 balerinë të jenë në kërcim, ajo kuptohet se ka një impulsivitet të veçantë. Melushja ka lindur për të qenë soliste”. Dhe vërtet, masa e kordebaletit në skenë e mbyste atë. Te Melushja ndihej nevoja e shpërthimit individual, të pavarur. Ishin të dukshme aftësitë e saj, prandaj ende nxënëse në shkollën koreografike të vitit 1953, në spektaklin e shkollës, Melushja luan pjesën solistike “Kërcim oriental”, në baletin “Arrëthyesi”.

Ky numër pikant që vjen i ruajtur nga shekulli XIX e këtej kërkon cilësi të veçanta mjeshtërore në interpretim. Melushja e realizoi me dinjitet artistik dhe që nga ajo ditë ajo mori emrin e dytë nga të gjithë artistët e shkollës, “balerina rebele e Shqipërisë”. Ishte e çuditshme, por emri rebele vinte jo thjesht nga shpërthimet e saj skenike, por edhe nga temperamenti i saj tepër energjik.

Nuk mund të mendoje një Melushe në bisedë pa gjestet e saj dinamike, pa fjalët e saj këmbëngulëse dhe ëmbëlsinë karakterizuese të portretit. Në të kundërt, në skenë ajo i shpëtonte “rebeles”, edhe rebelimit emocional. Ky ishte ndoshta rebelimi i fortë i Melushes, paarritshmëria nga të tjerët, ajo që i jepte një përmbajtje të thellë emocionale rolit, plus graciozitetit dhe plastikës trupore, që është karakteristikë e veçantë në kulturën e Orientit në tërësi. Balerina filloi karrierën e saj artistike në Shqipëri me pjesët popullore të vendit dhe pjesë të huaja. Ka qenë e pakapshme në idilin shqiptar “Vallëzim me shtamë” dhe “Vallja moldaviane”, ku ajo u skalit edhe ne kujtesën e spektatorit shqiptar.

Balerina rebele e Shqipërisë, ja ç’u bëri rusëve në mes të Moskës Read More »

Studim: Kanabisi të shpëton nga varësia ndaj alkoolit dhe kokainës, ja mënyra sesi ta përdorni

Një përbërës që rrjedh nga kanabisi mund të ndihmojë personat që janë të varur nga alkooli dhe kokaina që të përballojnë më lehtë nevojën për t’i konsumuar këta substanca.

Sipas një studimi të ri nga Instituti i Kërkimeve të Scripps në La Jolla, Kaliforni, kjo mendohet se mund të ndodhë për shkak se kanabis redukton stresin dhe ankthin, si edhe sjelljet impulsive.

Studiuesit shpresojnë se zbulimet do të ndihmojnë në zhvillimin e trajtimeve për të parandaluar, varësinë e njerëzve ndaj drogës.

Pretendohet nga shkencëtarët se kanabisi përmban një përbërës ushqyese dhe mendohet të ketë një sërë përfitimesh medicinale të cilat ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga migrena, sëmundje të lëkurës, aknet dhe depresioni.

Studim: Kanabisi të shpëton nga varësia ndaj alkoolit dhe kokainës, ja mënyra sesi ta përdorni Read More »

13 zyrtarë futen në ‘rreth të kuq’, 7000 të tjerë në verifikim, bllokohen 52 llogari bankare

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka zbuluar se 13 zyrtarë të lartë kanë tentuar të pastrojnë paratë e vënë nga korrupsioni. Ditën e djeshme drejtori i Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj raportoi në Komisionin e Sigurisë mbi punën e institucionit që ai drejton për vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë viti 2017 kjo drejtori ka hetuar rreth trembëdhjetë zyrtarë të lartë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit kryesisht pasiv.

Gjithashtu gjatë vitit 2017, kjo drejtori lëshoi 52 urdhra bllokimi të llogarive bankare me një vlerë totale për 11,2 milionë euro, nga të cilat 9 milionë euro janë sekuestruar.

Ndërsa sipas drejtorie janë verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash në bashkëpunimi me institucione të rëndësishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, doganat, tatimet, Ministria e Jashtme, SHISH, partnerët ndërkombëtar, etj.

Ndërkohë që interesant është fakti se për një periudhe 4 vjeçare nga ana e DPPPP janë bllokuar plot 75 milionë euro, prej të cilave janë sekuestrua 40 milionë euro.

Po ashtu, sa i takon vitit 2017 nga ana e Drejtorisë së Pastrimit të Parave janë identifikuar 5 raste për financimi të terrorizimit, të cilët janë kallëzuar në prokurori. Sakaq, sipas kësaj drejtorie janë rreth 272 raste të cilët janë hetuar dhe paditur në prokurori, pasi nuk dihej burimi i të ardhurave financiare. Ndërsa gjatë vitit 2017, sipas të dhënave të kësaj drejtorie janë hetuar për evazion fiskal plot 16, të cilët janë kallëzuar edhe në prokurori. Nga ana tjetër, kjo drejtori ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e mirë që ka pasur gjatë vitit që shkoi me prokurorinë, policinë dhe SHISH në kuadër të hetimeve të nisura prej saj.

Gjokutaj deklaroi gjithashtu  se në kuadër të procesit të vetingut janë verifikuar rreth 3 mijë gjyqtarë, prokurorë dhe familjarët e tyre. Madje, ai theksoi se numri më i madh i hetimeve është bërë për llogari të ILDKP në kuadër të procesit të vetingut, ndërsa shtoi se është bashkëpunuar fort me KPK dhe ONM, si dhe me agjencitë e huaja dhe ato ligjzbatuese shqiptare.

“Kemi kryer hetime dhe kemi kthyer përgjigje për 3000 persona. Kryesisht hetimin e kemi bërë të thellë në kuadër të procesit të vetingut, nga ku janë hetuar gjyqtarët, prokurorët dhe familjarët e tyre. Kemi bashkëpunuar ngushtë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, partnerët dhe agjensitë homologe, si dhe me ekspertët e FBI e OPDAT për të hetuar pasuritë e njerëzve të drejtësisë në kuadër të procesit të vetingut”, citon gazeta “Sot”.

Në të njëjtën kohë, drejtori Gjokutaj bëri të ditur se në kuadër të procesit të vetingut që pritet të ndodhë në Policinë e Shtetit, sipas tij, do të jenë mesatarisht plot 50 mijë efektivë policie dhe familjarët e tyre që do të kalojnë në sitën e kësaj drejtorie.

13 zyrtarë futen në ‘rreth të kuq’, 7000 të tjerë në verifikim, bllokohen 52 llogari bankare Read More »

Vendimi i menjëhershëm – 50 biznese kosovare bojkotojnë ‘Rrugën e Kombit’

Rreth 50 biznese të ndërtimit nga Kosova kanë vendosur që ta bojkotojnë “Rrugën e Kombit” pas tarifave për kalimin e autostradës të vendosura nga Qeveria Shqiptare.

Këto biznese thonë që vetëm material ndërtimor importojnë nga Shqipëria, rreth 35 milionë Euro në vit dhe Rrugën e kombit e kalojnë në vit rreth 21 mijë makina. Pas vendosjes së taksës, ku taksa për makineri të rënda është 46 Euro vajtje ardhje, kompanitë në vit detyrohen të paguajnë rreth 1 milionë Euro më shumë.

Këtë vendim, këto kompani e quajnë si plaçkitje nga Qeveria Shqiptare, ku ankesa kanë edhe për skanerin e vendosur për importuesit që përdorin si tranzit portin e Durrësit, për të cilin thonë që paguajnë 23 Euro, pa e përdorur fare.

Jetmir Bytyçi, përfaqësues i këtyre bizneseve, i tha Klan Kosovës se kjo është një “plaçkitje” e vendosur nga shteti shqiptar, për të cilin thanë që kanë tentuar t’ia paraqesin ankesat e shqetësimet e tyre, por që nuk u morën parasysh deri tani.

Bytyçi shton se pas këtij bojkoti, do të detyrohen që biznesin e tyre ta orientojnë nga vendet që ai i cilëson si të “padëshirueshme”, siç janë Serbia dhe Maqedonia.

Ai shprehet i bindur se bojkotin do ta mbajnë dhe nuk do të heqin dorë nga vendimi i tyre, deri në zbritjen e taksës rrugore, për të cilën thotë që nuk janë kundër saj, mirëpo çmimi është tepër i lartë.

Ai thotë se po të përshkruhet rruga nga Serbia apo Maqedonia, nuk paguhen më shumë se 10 cent për një kilometër rrugë, kurse për 1 kilometër të përshkruar në “Rrugën e Kombit” duhet të paguhen mbi 0.38 cent.

“Të gjitha këto pengesa dhe tarifa, çojnë në humbje të perspektivës dhe zhvillimit të mëtejshëm të tregtisë në këto hapësira shqiptare”.

Ata kërkojnë gjithashtu nga qeveria shqiptare që t’i marrë parasysh këto kërkesa, pasi sipas tyre përgjatë 10 viteve kur u ndërtua kjo autostradë, vetëm me këto produkte që tani do t’i bojkotojnë, shuma që Shqipëria përfitoi ishte rreth 350 milionë Euro.

Ata kanë paralajmëruar edhe protesta në Kosovë e Shqipëri 24 orë para hyrjes në fuqi të taksës rrugore.

Vendimi i menjëhershëm – 50 biznese kosovare bojkotojnë ‘Rrugën e Kombit’ Read More »