Aurora

Traditë e jugut të Shqipërisë – Mëmëligë me miell misri dhe arra

Mëmëliga është një specialitet i kuzhinës shqiptare dhe pavarësisht emërtesave të ndryshme që receta e saj ka në zona të ndryshme ajo gatuhet në të gjitha trevat shqiptare.

Është një gatim shumë i thjeshtë dhe përgatitet në shumë pak minuta por shija e tij të përfshin tërësisht.

Sot, ky gatim i veçantë ruan njëlloj traditën e tij e madje është pjesë e më të mirave gatime shqiptare në menutë e restoranteve tradicionalë.

Më poshtë keni përgatitjen e Mëmëligës në shtëpi, një gatim fantastik që do bashkojë me siguri gjithë familjen rreth tryezës.
Përgatitja e Mëmëligës me Miell Misri dhe Arra
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

3 filxhanë çaji me miell misri

5 filxhanë çaji me ujë (Në vend të ujit mund të përdoret edhe shëllirë djathi e holluar me ujë)

2 lugë gjelle gjalpë të freskët (Për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju sugjeron përdorimi e vajit të ullirit)

4-5 lugë gjelle djathë i thërrmuar (i bardhë ose kaçkavall sipas dëshirës)

4-5 lugë gjelle me arra të thërrmuara
Përgatitja
Në një tenxhere hedhim 5 filxhanët e çajit me ujë ose shëllirë djathi të holluar me ujë dhe e vendosim në zjarr derisa uji të nisë të valojë.

Menjëherë sapo uji nis të nxjerrë bulëzat e para të vlimit shtojmë gjalpin e freskët dhe miellin e misrit të situr.

Në këtë moment, këshillohet që masën ta përzieni shpejt përmes një luge druri dhe pa ndërprerje në mënyrë që të evitohet krijimi i kokërrizave.

Përzihet derisa masa të bëhet kompakte dhe të nisë të shkëputet nga anët e tenxheres.

I shtojmë kripë dhe e përziejmë dhe pak. Në rast se përdorni shëllirën e djathit provojeni nëse ka kripë sa duhet.

Më pas, mëmëligën e përgatitur shtrojeni në një tepsi dhe ndajeni në racione.

Mëmëliga mund të shërbehet në pjatanca edhe lugë-lugë.

Kur shërbehet sipër spërkatet me pak gjalpë të skuqur , arra dhe me djathë të thërrmuar, të bardhë apo kaçkavall.

Traditë e jugut të Shqipërisë – Mëmëligë me miell misri dhe arra Read More »

Produktet dhe veprimet e gabuara që rrezikojnë kockat

Kockat tuaja duhet të jenë të forta dhe të shëndetshme. Por disa gjëra, nuk janë aq të mira për to.

A është shëndeti i kockave tuaja në rrezik për shkak të këtyre gjërave? Lexoni këshillat në vijim dhe shpërndajini edhe për miqtë dhe të afërmit tuaj.
Shumë kripë
Sa më shumë kripë konsumoni, aq më shumë trupi dhe organizmi juaj humbet kalcium. Pra humb substancën më jetësore për sistemin tuaj kockor.

Ushqimet si buka, djathi, patatinat dhe produktet si sallamet dhe salçiçet janë nga më të pasurat me kripë.

Nuk ka nevojë ta eleminoni kripën tërësisht, por synoni për më pak se 2,3 gramë kripë në ditë.
Shumë kohë në mjedise të mbyllura
Ndoshta ju duhet të dilni dhe ecni më shumë. Trupi e përthith vitaminën D nën rrezet e diellit. Vetëm 10-15 minuta disa herë në javë janë të mjaftueshme.

Mosha juaj, ngjyra e lëkurës, koha e vitit dhe vendi ku jetoni mund ta bëjnë më të vështirë marrjen e vitaminës D.

Shtoni drithëra, lëngje, agrume, fruta, drithëra, bajame, oriz dhe produkte të tjera me bazë bimore në ushqimin tuaj. Pyetni mjekun tuaj nëse keni nevojë për një shtojcë me vitaminë D.
Shumë alkool
Kur jeni me shokë, një dolli më shumë mund të tingëllojë si argëtim i mirë. Por për të shmangur dëmtimin e kockave, duhet të kufizoni sasinë e alkoolit që pini.

Nuk këshillohet më shumë se një pije në ditë për gratë dhe dy për meshkujt. Alkooli arrin të ndërhyjë me mënyrën se si trupi juaj përthith kalciumin.
Pijet e gazuara
Shumë pije të gazuara me esencë kola arrijnë të dëmtojnë kockat tuaja. Disa studime kanë lidhur dëmtimin e kockave me sasinë e kafeinës dhe fosforit në këto pije.

Ekspertë të tjerë tregojnë se dëmi vjen kur ju vendosni të pini diçka të gazuar në vend të qumështit ose pijeve të tjera që përmbajnë kalcium.

Shumë gota me kafe ose çaj të zi vjedhin kalciumin nga kockat tuaja.
Pirja e duhanit dëmton kockat
Kur ju thithni rregullisht tymin e cigareve, trupi juaj nuk mund të krijojë qeliza të reja të kockave të shëndetshme me lehtësi.

Sa më gjatë të pini duhan, aq më shumë i rëndoni kockat tuaja. Duhanpirësit kanë një shans më të madh të thyerjeve të kockave. Studimet tregojnë se tek duhanpirësit, ngjitja e kockave merr më shumë kohë për t’u shëruar.
Disa ilaçe rrezikojnë kockat
Disa ilaçe, veçanërisht nëse ju duhet t’i merrni ato për një kohë të gjatë, mund të kenë një ndikim negativ në kockat tuaja.

Disa barna kundër epilepsisë dhe glukokortikoide, si kortizoni, arrijnë të shkaktojnë humbje të masës së kockave.

AgroWeb ju këshillon të lexoni me vëmendje fletët shoqëruese të ilaçeve. Kjo vlen sidomos nëse trajtoheni kundër problemeve si artriti reumatoizmal, lupusi, azma dhe sëmundja e Krohn-it.
Kur jeni nën peshë
Një peshë e vogël e trupit, me një index mase BMI prej 18,5 ose më pak, do të thotë një shans më i madh i thyerjes dhe humbjes së kockave.

Nëse jeni nënpeshë, duhet të bëni ushtrime për shtimin e masës trupore. Pyetni mjekun tuaj nëse keni nevojë për më shumë kalcium në ushqimin që konsumoni

Produktet dhe veprimet e gabuara që rrezikojnë kockat Read More »

“Ti qenke super pjeshkë mi”, Albana Osmani vihet në siklet në emision

Moderatorja Albana Osmani ishte e ftuata e radhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Personazhet e ftuar në emision nuk i shpëtojnë dot pyetjeve apo komenteve sa naive aq edhe për të qeshur të fëmijëve.
2
“Kam një gjë për të të thënë përpara se të bëj pyetjen. Më ka thënë daja që goca të bukura si ty t’i them pjeshkë, po ti qenke super pjeshkë mi!”- i drejtohet një prej fëmijëve Albanës, e cila siguarisht ia plasi së qeshurit.
1
“Shiko ti je shumë i lezetshëm. Dajës kur të shkosh te shtëpia i thuaji faleminderit, se më bëri alamet komplimenti. Unë jam e mirë, por jo aq sa ka thënë daja gjithsesi”- ia kthen moderatorja. “Jo jo se unë e kam këtu dajën, e kam marrë me vete”- tha Uejsi i vogël.

“Ti qenke super pjeshkë mi”, Albana Osmani vihet në siklet në emision Read More »

Teatri – Paralajmëron aktori i njohur: Do të flijohemi brenda ndërtesës

“Kryeministri të mos mendojë se e ka fituar luftën!”. Kështu thotë aktori Arben Derhemi dhe kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, i cili një javë më parë ka prezantuar Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e TK-së.

Një aleancë, e cila fton të bëhet pjesë e saj çdo intelektual dhe qytetar të këtij vendi, që edhe në kohët më të vështira, që ka kaluar Shqipëria, ka gjetur aty një dritare lirie dhe mendimi ndryshe. Derhemi e quan vjedhje të pastër atë që po ndodh me truallin e TK-së, duke e krahasuar me vjedhjen e bregdetit shqiptar.

Duke theksuar se kjo është një vjedhje e hapur në mes të Tiranës, në sy të të gjithëve, ai thotë, se nuk do të ketë asnjë lëshim nga ana e Aleancës, madje do shkohet deri në grevë urie. Ai i bën thirrje çdo qytetari që do të mbrojë historinë e qytetit të tij, të bëhet pjesë e takimeve të çdo të hëne, brenda apo jashtë ambienteve të TK-së.

“Ne do të shkojmë deri në grevë urie, do të flijohemi brenda asaj ndërtese”- thote ai. Pyetur nese nuk jane kujtuar vone per kete reagim, ai thekson: E vërtetë është, por nuk e menduam kështu. Ne nuk e dinim kaq malinj Kryeministrin dhe gjithë Rilindjen shqiptare. Po bën veprime antikombëtare dhe në një moment të caktuar ne e kuptuam logjikën e tij dhe pse po e bënte këtë. Por nuk duhet të mendojë, se e ka fituar luftën.

Teatri – Paralajmëron aktori i njohur: Do të flijohemi brenda ndërtesës Read More »

KQZ paralajmëron gjoba për 110 parti politike: Dorëzoni raportet financiare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që nuk kanë dorëzuar raportet financiare për 2017, ta bëjnë atë pasi në të kundërt do të gjobitën.

Në një dalje për mediat, nga KQZ zëdhënësja Drilona Hoxha tha se nga 128 parti, vetëm 18 kanë dorëzuar raportin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Gjithashtu KQZ ftoi ekspertët kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2017.

KQZ paralajmëron gjoba për 110 parti politike: Dorëzoni raportet financiare Read More »

Rama dhe Berisha te komisioni “Tahiri”

Komisioni parlamentar hetimor për kultivimin e kanabisit, i njohur ndryshe si komisioni “Tahiri”, pritet të sjellë përballje të fortë mes dy kampeve politike. Që në mbledhjet e para të këtij komisionit mazhoranca dhe opozita po llogarisin ta përdori këtë hetim si një gjyq publik kundër palës tjetër, ndonëse PS-ja është më e goditur në këtë rast sepse ka një ish-ministër të brendshëm të akuzuar dhe nën hetim nga prokuroria e krimëve të rënda.

Partia Demokratike ka publikuar dje listën e zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komisionin hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kreu komisionit, Edi Paloka, tha se për të arritur objektivin e hetimeve të parlamentit, duhet të merret dhe dëshmia e një sërë zyrtarësh aktuale të qeverisë dhe ish-zyrtarë. Dhe zyrtari i parë që demokratët kanë në listë për të marrë në pyetje është pikërisht kryeministri Edi Rama. Për demokratët, kryeministri Rama është mbrojtësi kryesor i Saimir Tahirit dhe njeriu që e mbështeti në karrierën politike duke i besuar ministrinë më të rëndësishme. PD shton se ishte politika e kryeministrit Rama që lejoi kanabizimin e vendit. Por përveç Ramës, selia blu kërkoi që në komision të jenë edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Para deputetëve do të dëshmojnë edhe ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi, kreu aktual në detyrë i SHISH, Helidon Bendo, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtues dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit në qarqe. Në listë janë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të sigurisë kombëtare. Në cilësinë e dëshmitarit do të thirret dhe prokurori i Krimeve të Rënda që ka nën hetim Saimir Tahirin, Besim Hajdarmataj, si dhe zyrtarë të tjerë të organit të akuzës. Gjithashtu, PD kërkon që në komision të hapen dhe dosje sekrete të SHISH dhe mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku është diskutuar për fenomenin e mbjelljes së kanabisit. Nuk dihet nëse Presidenti do ti lejojë daljen e dokumentave sekrete nga Presidenca për mbledhjet e Këshillit Kombëtar, ndonëse ligjërisht mund të jetë i detyruar t’ia jap komisionit hetimor parlamentar.

Fill pas publikimi të listës së dëshmitarëve që kërkon PD-ja ka dalë Partia Socialiste me një njëjtin stil politik. Deputeti socialist Bashkim Fino tha dje se lista me dëshmitarë që do të sjellë PS në mbledhjen e radhës do të jetë shumë herë më e gjatë se lista e PD. Për të balancuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama në komision, PS-ja do të kërkojë që në cilësinë e dëshmitarit të thirret edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu, BashkimFino la të kuptohet se në cilësinë e dëshmitarit do të jenë dhe disa anëtarë të PD në komisionin, siç është rasti i ish-ministrit të Brendshëm në qeverisjen e PD, Flamur Noka. Demokratët kërkojnë që hetimi të fokusohet në vitet 2013-2016 kur ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri dhe kur kishte kultivim masiv të kanabisit. Nga ana e saj PS-ja kërkon që hetimi të shtrihet edhe gjatë qeverisjes së PD. Konkretisht, periudha kur hashashi mbillej rregullisht në zonën e Lazaratit dhe disa vende të tjera. Në këtë mënyrë duket se dy palët do të “ndajnë parcelat e hashashit” në Parlament duke akuzuar njëra-tjetrën.

Lista me emrat e zyrtarëve që do të dëshmojnë do të miratohet në seancën e radhës së komisionit. Sipas ligjit për hetimin parlamentar, kur një zyrtar nuk pranon të vijë në komision për dëshmi, ai mund të merret edhe me forcë nga policia. Sali Berisha zakonisht ka refuzuar të shkojë për dëshmi në komisionet e mëparshme parlamentare. Nuk dihet nëse do të shkojë këtë rradhë, ndonëse informacionet janë se do paraqitet për ta kthyer seancën në një sulm të egër politik ndaj kryeministrit Rama. Ndërsa Edi Rama ka një përvojë me hetimin parlamentar gjatë kohës që ishte kryetar bashkie dhe kur vend të dëshmive dha spektakël me megafon dhe tallje ndaj deputetëve. Burime nga kryeministria thonë se kryeministri do të paraqitet, pasi “i ka me shumë passion këto komisione, sidomos kur drejtohen nga Edi Paloka dhe Flamur Noka”.

Këtë rradhë çështja është pak me serioze se sa komisionet e tjera. Edhe pse komisionet parlamentare nuk kanë pasur rëndësi në ndjekjet e mëpasshme penale ndaj zyrtarëve, por ky komision do të synojë të nxjerrë përgjegjësitë politike për hashashin si dhe fakte të cilat do t’ia nis prokurorisë së krimeve të rënda.

Beteja sapo ka filluar ndaj nuk do jetë çudi ku dëshmitarët do mundohen të jenë sa më të kujdesshëm para komisionit hetimor, sepse nuk është më koha kur e merrnin me të qeshur. Po ndryshojnë kohët dhe nuk është çudi që prokuroria ndonjë dëshmitar edhe mund ta marrë të pandehur pas dëshmive apo debatëve në komision, gjithnjë në raport me faktet qe do nxjerrin sejcila palë politike.

Një burim nga brenda komisionit thotë për “Koha Jone” se komisionit do ti kërkohet nga një anëtar komisioni që Edi Rama dhe Sali Berisha të thërriten në një ditë e në të njëjtën orë në komision, bile edhe si një ballafaqim mes tyre për drogën në këto vite, e cila ka pushtuar Shqipërinë.

Q.Xhani

Rama dhe Berisha te komisioni “Tahiri” Read More »

Çokollata “shkencore” ka 30% më pak sheqer

Kompania Nestle pretendon se është e para në botë që ka ristrukturuar sheqerin që përdor në ëmbëlsirat e saj, për të prodhuar një çokollatë me 30% më pak sheqer.

Nestle është prodhuesi më i madh në botë i ushqimeve të paketuara, por sheqeri i ristrukturuar po prodhohet në fabrikën e saj në Dalston (Britani), si pasojë e presionit të qeverisë britanike ndaj kompanive ushqimore që të reduktojnë sheqerin në produktet e tyre, për të ndihmuar në reduktimin e obezitetit tek fëmijët.

Në këtë kuadër, kompanitë e çokollatave dhe ëmbëlsirave kanë një detyrë titanike, pasi sheqeri është themelor në produktet e tyre. Por, kompania Nestle thotë se ka shfrytëzuar shkencën për të reduktuar sheqerin. Ky i fundit në çokollatat e reja Milkybar Wowsomes, është amorf dhe poroz. Ai krijohet duke sprucuar sheqer, qumësht dhe ujë në një ambient me ajër të ngrohtë dhe më pas e gjithë kjo përzierje thahet. Sheqeri i ri teknologjik nuk është më i ngjeshur si ai i zakonshmi dhe tretet shumë shpejt.

Ndërsa arritja e Nestle është përshëndetur, kritikët thonë se nuk duhet kuzifuar vetëm për Britaninë. Kjo e fundit po i nxit kompanitë e ushqimit që deri në 2020 sheqeri në prudukte të jetë ulur me 20% dhe shpreson që shembulli i Nestle të ndiqet nga të tjerë. /TCH/

Çokollata “shkencore” ka 30% më pak sheqer Read More »

Ky është gabimi që nuk duhet të bëni kurrë me celularin, rrit rrezikun e shpërthimit

Askush nuk e ka menduar që një veprim aq i thjeshtë sa karikimi i telefonit mund të rezultojë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, por sipas departamentit të shërbimit zjarrfikës në Newton, New Hampshire kjo gjë mund të shndërrohet në rrezik nëse ju nuk e karikoni celularin në mënyrën e duhur.

Ky department ka paralajmëruar njerëzit përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me rreziqet e mundshme shoqëruar me disa imazhe mjaft shqetësuese.

Sipas hulumtimeve më shumë se 53% e njerëzve karikojnë telefonin e tyre në shtrat ose nën jastëk. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sipas ekspertëve pasi nxehja e telefonit mund të shkaktojë shpërthim të tij. Ekspertët ju këshillojnë gjithashtu për të mos e përdorur celularin gjatë kohës që e karikoni ! SIgurohuni qw ta vendosni në një sipërfaqe të lëmuar si komodina apo një mobilje tjetër, por asnjëherë mbi krevat ose në një vend ku telefoni mund të nxehet.

Ky është gabimi që nuk duhet të bëni kurrë me celularin, rrit rrezikun e shpërthimit Read More »