Aurora

Eneda Tarifa përlot me rrëfimin prekës: Më gjuante, më shfrytëzonte dhe …

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Eneda Tarifa ka rrëfyer një histori prekëse në rrjetin e saj social Instagram.

Historia bën fjalë për një vajzë së cilës i fillon emri me S. e cila rrëfen lidhjen e saj dhe vështirësitë pasi mbeti shtatzënë.

Eneda Tarifa shkruan në fund të postimit se kjo është një nga historitë që e ka lexuar në koncertin e bamirësisë “Ende ka jetë”.

Statusi i Eneda Tarifës në Instagram 

Unë jam S.
Në fillim ishim të lumtur. U njohëm në Greqi dhe gjithçka mes nesh shkonte për mrekulli. Pastaj, kur mbeta shtatzënë e kur mendoja se do të përjetoja emocionet më të bukura, në pritje të fëmijës së parë, jeta ime u përmbys e u nxi e gjitha.
Ai u bë i dhunshëm dhe shumë i rrezikshëm. Më gjuante, më ofendonte dhe më shfrytëzonte ndërkohë që isha shtatzënë.
Për vite me rradhë jetuam kështu, me dhunë.
Edhe kur erdhi fëmija i dytë, i tretë… asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi ai nisi t’i keqtrajtojë edhe ata.
Sillej keq, nuk na donte e na linte edhe pa bukë.
Unë punoja por lekët mi merrte gjithmonë ai.
Kisha frikë dhe nuk kisha mbështetje askënd deri në momentin kur dikush më zgjati dorën dhe më ofroi mbrojtje, mua dhe fëmijëve.
Tani jam këtu, e ndihmuar nga organizata që më riktheu në jetë, ndërsa ai është aty ku e meriton, në burg!
Tani ndjehem e sigurtë. Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të dorëzohem më, asnjëherë.

Nje nga historite qe lexova ne koncertin e bamiresise “Ende ka jete”

eneda tarifa

Eneda Tarifa përlot me rrëfimin prekës: Më gjuante, më shfrytëzonte dhe … Read More »

Vlorë:Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë

Vlorë

Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë !

Më datë 01.02.2018, në PKK të Portit Vlorë, shtetasi Robert Gjeçi, 38 vjeç, banues në Lubofshë, Fier i ka paraqitur punonjësit të policisë pasaportën biometrike me 100 Euro në brendësi.

Nga verifikimi i kryer në sistem ndaj këtij shtetasi ka rezultuar se shtetasi Robert Gjeci i ka konsumuar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

Prej policisë është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ”Korrupsion aktiv i punonjësit që ushtron funksion publik”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Vlorë:Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë Read More »

Edi Rama i krahasoi me lopët politikanët e Kosovës, Haradinaj befason me deklaratën

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj nuk ka për të shtuar ose komentuar as edhe një fjalë për ofendimin që ia bëri lideri shqiptar, Edi Rama, kur nuk i kurseu t’i krahasojë udhëheqësit kosovarë me lopët. Nga Qeveria vetëm thonë se nuk i komentojnë deklaratat e të tjerëve.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njihet për fjalorin agresiv ndaj kujtdo, kësaj radhe, nuk i ka lënë anash as politikanët kosovarë.

Kur foli për Gjykatën Speciale dhe gjithë skenarin që u zhvillua së fundmi, Rama, zgjodhi lopën, përmes së cilës ta shpreh atë që sipas tij kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama për tentativën e tre liderëve kosovarë për ta shfuqizuar Speciale në “Talk Show” të Vizion Plus.

Por, Halil Matoshi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, shkurtimisht tha për Gazetën Express se Qeveria nuk i komenton deklaratat mediatike të kryeministrit shqiptar.

“Qeveria e Kosovës nuk i komenton deklaratat mediatike të Kryeministrit shqiptar Edi Rama”, ka theksuar ai.

Sidoqoftë, shfuqizimin e Speciales, Rama e ka quajtur gabim, i cili do të sillte pasoja fatale për Kosovën, dhe se një përpjekje e tillë është tradhti ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar Kosovën në krijimin e shtetësisë.

Rama ka thënë se Kosova nuk duhet të krijojë probleme tjera që e paralizojnë si shtet, por të fokusohet ta zgjidhë problemin me Serbinë, përmes dialogut.

Megjithëkëtë, fillimisht kur i pari u tërhoq nga kjo nismë ishte Kadri Veseli, rrugës së të cilit iu bashkuan edhe Ramush Haradinaj, dhe dje edhe Presidenti Thaçi.

“Gjykata nuk mund dhe nuk do të zhbëhet”, tha Thaçi, dje para gazetarëve

Edi Rama i krahasoi me lopët politikanët e Kosovës, Haradinaj befason me deklaratën Read More »

“Më 28 nëntor të këtij viti, flamurin shqiptar do ta ngrejmë edhe në Prevezë”, Tahir Veliu shkund Greqinë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z.Tahir Veliu, ditën e sotme, zhvilloi një prononcim me audio për televizionin grek Star Channel TV, ku ndër të tjera foli edhe për çështjet aktuale të ditëve të fundit, që cënojnë rëndë integritetin territorial të Shqipërisë, çështjen Çame e trojet shqiptare të Çamërisë, varrezat imagjinare greke, si dhe tekstet shkollore.

Prononcimi i plotë i Tahir Veliut për TV grek “Ushtarët grekë në atë kohë në Përmet, Tepelenë apo në troje tjera shqiptare, kanë qenë ashtu sikurse ushtarët grekë që janë sot në Prevezë dhe troje tjera të Çamërisë; një grupacion shovinistësh dhe pushtuesësh, që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve autokton. Fakti, që sot egziston një shtet i quajtur Greqi, është meritë e shqiptarëve, ndërsa “grekët” e sotëm nuk asgjë të bëjnë me grekët e vërtetë.

LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR nuk njeh asnjë marrëveshje që fal hapsira detare apo shet qoftë edhe 1 cm TOKË, DET apo HAPËSIRË QIELLI TË SHQIPËRISË. Qeveria e Greqisë vazhdon të trajtoj Shqipërinë si plaçkë lufte, duke ngritur pretendime ekspansioniste ndaj territoreve sovrane të Shqipërisë. Greqia dhe Shqipëria sigurisht mund të bashkëpunojnë në disa fusha, sikurse çështja e Çamërisë, si dhe demokratizimi përfundimtar i Greqisë në terësi, por absolutisht jo në kurriz të integritetit tonë kombëtar, sovranitetit dhe shkeljeve të të drejtave themelore të shqiptarëve nën Greqi.

Çështja e Çamërisë është një çështje kombëtare, nëse nuk mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike, atëherë do të zgjidhet me luftë. Shqipëria e Bashkuar arrin Prevezën dhe është e sigurtë se deri në nëntor 2018 do të ngrihet edhe flamuri shqiptar në Prevezë. Nuk do të lejojmë ndërtimin e kishave greke në Himarë, atje vetëm kisha shqiptare. Librat e historisë sonë do të përfshijnë të gjitha tokat tona shqiptare, duke përfshirë Çamërinë dhe gjithmonë kujtojnë genocidin grek kundër Çamërisë “

Sakaq lidhur me këtë intervistë, media greke e ka trajtuar me ironi, duke e lidhur edhe me çështjen e emrit të Maqedonisë, e duke thënë që shqiptarët po përfitojnë nga kjo gjë. Mediat greke të dijnë një gjë: “Shqiptari, as nuk fal e as nuk harron”. Flamuri shqiptar do të valvitet në Konicë,  Janinë e Prevezë, më 28 nëntor 2018.

 

“Më 28 nëntor të këtij viti, flamurin shqiptar do ta ngrejmë edhe në Prevezë”, Tahir Veliu shkund Greqinë Read More »

Sokol Balla mposht Blendi Fevziun. Ja çfarë i paska bërë mbrëmë Balla, Blendi Fevziut

Emisionet televizive gjatë mbrëmjes të së enjtes janë në një “betejë” të fortë për të fituar audiencën.

Ditën e djeshme, edhe pse rivaliteti ishte shumë i fortë, gazetari Sokol Balla ka bërë diferencën duke lënë pas emisionet e kolegëve Ylli Rakipi dhe Blendi Fevziu.

Referuar të dhënave të matësve të audiencës, Real Story është pozicionuar në vend të parë duke e mbajtur këtë vend gjatë të gjithë fashës së orarit.

Balla kishte ftuar kryeministrin Edi Rama i cili ishte përballë një paneli gazetarësh duke komentuar zhvillimet e fundit.

Ndërkohë në vend të dytë u pozicionua Top Channel dhe Ylli Rakipi që kishte ftuar në përballje dy konkurentët për president të federatës së futbollit.

Në vend të tretë u pozicionua Tv Klan dhe Blendi Fevziu të cilët kanë pasur një rënie të ndjeshme të audiencës së emisionit ditën e enjte.

Më poshtë gjeni edhe grafikët përkatës që kanë publikuar kompanitë matëse të audiencës.

Sokol Balla mposht Blendi Fevziun. Ja çfarë i paska bërë mbrëmë Balla, Blendi Fevziut Read More »

Testohet me sukses vaksina që zhduk kancerin

Studiuesit në Universitetin e Stanfordit thonë se kanë testuar me sukses tek njeriu një vaksinë që nxit sistemin imunitar t’u kundërvihet të gjitha formave të kancerit. Bëhet fjalë për një vaksinë të ndërtuar nga kombinimi i dy ilaçeve ekzistuese që ndodhen në treg kundër tumorit.

Studiuesit thonë se vaksiona, që ndodhet ende në fazë testuese ka dhënë rezultate pozitive në të gjitha rastet kur është provuar tek njeriu.

Testimi është i thjeshë. Vaksina injektohet tek masa tumoriale e pacientit, duke riaktivizuar qelizat e sistemit imunitar të “ringrihen” duke shkatërruar qelizat kancerogjene deri kur masa tumoriale është e shkatërruar e gjitha.

Por nuk ndalet me kaq, studiuesit thonë se kanë vënë re që vaksina ka shkaktuar një efekt zinxhir në gjithë organizimin dhe sistemi i imunitetit ka shkatërruar të gjitha format e tumorit në të gjithë trupin.

Testohet me sukses vaksina që zhduk kancerin Read More »

Gërhitja rrit rrezikun për demencën

Personat që gërhasin kanë një rrezikshmëri tre herë më të lartë për të zhvilluar demencën, paralajmërojnë shkencëtarët. E njohur si apnea e gjumit, një çrregullim i zakonshëm që ul furnizimin me oksigjen dhe shkakton gërhitjen vret qelizat e trurit.

Shkencëtarët australian tashmë kanë publikuar studimin e parë të këtij lloji për të zbuluar edhe trajtimin e kushteve që parandalojnë demencën. Profesoresha Elizabeth Coulson, nga Instituti i Queensland thotë se “trajtimi i apenas së gjumit redukton rrezikun e demencës”.

“Njerëzit që vuajnë prej saj kana tre herë gjasa më shumë të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimer. Kjo ndodh për shkak të hypoxia-s, niveli i ulët i oksigjenit në gjak për shkak të frymëmarrjes së varfër, shkakton vdekjen e qelizave nervore”, thotë ajo.

Ajo ndodh kur muskujt dhe indet e buta në fyt zbuten duke shkaktuar bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Ajo interferon me frymëmarrjen, duke e ndaluar për periudha të shkurtra disa herë gjatë natës ,duke ulur nivelin e oksigjenit, gjumë të shqetësuar dhe gërhitje.

Gërhitja rrit rrezikun për demencën Read More »

Përgatiten arrestimet e para. Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj: Kini durim!

Kryeministri Rama duket se po hidhet në ofensivë. Protesta e 27 janarit e opozitës e ka acaruar Edi Ramën, pasi nuk e priste të kishte kaq shumë mbështetje opozita. Pasi mori edhe prokurorinë e përgjithshme dhe sapo largoi dëshmitarin e vetëm të dosjes së ish-ministrit Saimir Tahiri, financierin e grupit Habilaj, Nazer Seitit, të thonë në selitë PD e LSI, që kryeministri Rama po fillon fushatën e linçimit të partive opozitare me arrestime.

Ndërkohë ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar prokuroren e përgjithshme Arta Marku. Ka zgjatur gati 40 minuta takimi që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku në zyrën e kësaj të fundit. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë operacioni “Forca e ligjit” i cili ka në qendër goditjen e grupeve të mëdha kriminale, por edhe arrestimet në politikë.

Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, ministri Xhafaj iu drejtua gazetarëve me fjalët: “Kini durim!”. 

A është ky një paralajmërim për arrestime të bujshme!? Me sa duket qetësia e kryeministrit nga dje tregon se në shportën e ministrit të brendshëm dhe te kryeprokurores janë përzgjedhur emrat e parë për arrestimet e muajit shhkurt 2018.

A do ketë arrestime për emra VIP nga radhët e PS apo që të gjithë nga opozita PD-LSI?

Përgatiten arrestimet e para. Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj: Kini durim! Read More »