Aurora

Zbulohen rrënojat e qytetit të fshehur në xhunglën e Guatemalës

Më shumë se 60 mijë pjesë të rrënojave të qytetërimit Maja përfshirë piramida, pallate, rrugë me kalldrëm, janë zbuluar nën gjethet e xhunglës në Guatemalë. Ky konsiderohet si një zbulim i jashtëzakonshëm.

Hulumtuesit përdorën teknologjinë lazer për të parë nën kulm pyjor në Peten veriore, një zonë afër qyteteve Maja.

Zbulimi sugjeron se Amerika Qendrore mbështeti një qytetërim që ishte, në kulmin e saj 1.500 vjet më parë, më i avancuar sesa kulturat e lashta greke dhe kineze.

Peisazhi mund të ketë qenë shtëpia  e rreth 15 milionë individëve dhe muret e shumta mbrojtëse, kështjellat dhe fortesta tregojnë se lufta ka qenë e pranishme përgjatë gjithë ekzistencës së tyre jo vetëm në fund.

Duke përdorur teknologhjinë  avancuar studiuesit arritën që të prodhonin harta tri dimensionale të sipërfaqes përdorur dritën në formën e lazerit të pulsuar të lidhur me një sistem GPS.

Kjo teknikë i lejoi kërkuesit të përshkruanin përmasat e asaj që ata e përshkruajnë si dhjetra qytete Maya të zbuluara rishtazi, që kanë qëndruar nën gjete të xhungëlës për shekuj, pasi u braktisën nga banorët e tyre origjinale.

https://youtu.be/g9Lq8aMgmdU

Zbulohen rrënojat e qytetit të fshehur në xhunglën e Guatemalës Read More »

Reshje intensive shiu, 3 qarqet që rrezikohen nga vërshimet e lumenjve

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë hapësirën gjeografike të Shqipërisë, ndërsa disa qarqe kanë sasi më të mëdha reshjesh.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se qarqet e Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës kanë “ka mundësi vërshimesh të shpejta nga përrenjtë malorë, kjo kryesisht përgjatë ditës së sotme (e shtunë, dt.03) dhe me ulje të rrezikut përgjatë ditës së nesërme (e diel, dt.04). Në këto qarqe është vendosur edhe shenja e rrëshqitjeve të tokës.”

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Parashikimi:

Sot pasdite (e shtunë, dt.03) priten reshje në të gjithë territorin, që në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive, lokalisht shumë intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive. Nesër (e diel, dt.04) reshjet do të jenë të dobëta. Reshjet do të jenë në formën e dëborës 700 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 12

në vendet e ulëta: 6 / 11

në vendet malore: -1 / 5 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e diel, dt.04) ajo do te fryje e dobët, ne bregdet deri mesatare.

Reshje intensive shiu, 3 qarqet që rrezikohen nga vërshimet e lumenjve Read More »

Vjen lajmi shumë i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi

Qeveria greke ka vendosur që të shtyje lejen e qëndrimit për emigrantët edhe për 5 muaj të tjerë.

Lejet që kishin skaduar pas 18 dhjetorit tashmë do të kenë vlefshmëri deri më 28 shkurt të këtij muaji.

Shkak për këtë vendim të qeverisë greke është bërë defekti që ka nxjerrë nga funksioni sistemin kompjuterik të Ministrisë së Emigracionit në shtetin fqinj.

Kësisoj rreziku që shumë emigrantë do të ktheheshin në persona me status të paligjshëm, kanë kohë për të rinovuar lejet e tyre të qëndrimit, një lajm i mirë ky posaçërisht për shqiptarët e shumtë që jetojnë në Greqi.

Vjen lajmi shumë i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi Read More »

Berisha në telashe. SHBA nis hetim për…

Kompania amerikane OSIS, njoftoi të enjten se Komisioni i Shkëmbit të Aksioneve në Bursë (SEC) ka filluar hetimet ndaj saj lidhur me dyshimet për shkelje të ligjit që i ndalon ushtrimin e praktikave të biznesit duke korruptuar zyrtarë të huaj.

Kompania po ashtu bëri të ditur se Departamenti i Drejtësisë, përmes zyrës së Prokurorit Federal të Distriktit Qendror të Kalifornisë ka kërkuar informacione nëse OSIS i është përmbajtur ligjit që ndalon praktikat korruptive.

Firma OSIS bëri të ditur se agjencitë federale po hetojnë bazuar mbi raportin e firmës investuese Muddy Waters, që e akuzon kompaninë për pagim ryshfetesh zyrtarëve shqiptarë për konçesionin që ka fituar në këtë vend.

OSIS e bëri publik njoftimin për hetimet të enjten, gjatë dhënies së informaconit për gjendjen financiare të kompanisë. Çmimi i aksioneve të saj ra menjëherë ndjeshëm me rreth 20% pas mbylljes së bursës. Në Shqipëri OSIS vepron përmes firmës Rapiscan.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Carson Bloc, drejtori i firmës investuese Muddy Waters dhe autori i raportit që ngre akuzën se OSIS e ka fituar kontratën konçesionare në Shqipëri përmes korrupsionit, i tha Zërit të Amerikës se në bazë të hetimeve të saj, kontrata konçesionare me Shqipërinë, që kapte një vlerë prej 150 – 250 milionë dollarë, ishte siguruar duke e shitur gjysmën e vlerës së kontratës, 49% të saj, për vetëm 4.5 dollarë, tek një kompani shqiptare, ICMS, gjoja për kontributin e saj, kryesisht në ndërtim, për aktivitetet e kompanisë.

Historiku i konçesionit në Shqipëri fillon në vitin 2013. Në atë kohë qeveria e Shqipërisë miraton një kontratë konçesionare me vlerë deri në 250 milionë dollarë për skanimin e kontenierëve. Firma fituese e kontratës është kompania amerikane Rapiscan, degë e firmës “OSI Systems”, ose OSIS, sipas inicialeve të tregëtimit në bursë.

Në Shqipëri, Rapiscani, është regjistruar me emrin S2 Albania. Por vetëm disa muaj pas nënshkrimit të konktratës, Rapiscani, ose S2 Albania, i kalon 49 për qind të kuotave, një firme shqiptare të njohur me inicialet ICMS, në pronësi të Olti Peçinit, me profesion mjek. Partneriteti, në bazë të ligjeve këtu në Shtetet e Bashkura, duhej të pasqyrohej në dokumentet financiare të firmës OSIS, si një kompani që shkëmbehet në bursë.

Kontrata u kritikua në Shqipëri si nga biznesi për tarifat e larta për skanimin e ngarkesave, por edhe nga opozita e asaj kohe. Kjo tërhoqi vëmendjen e firmës investuese Muddy Waters Research, e cila filloi hetimet e veta dhe zbuloi se firma OSIS e kishte mbajtur të fshehtë kalimin e 49 për qindësisht tek firma ICMS dhe për më tepër, ky 49 përqindësh, me një vlerë mbi 100 milionë dollarë, ishte blerë për vetëm 4 dollarë e gjysmë.

Pas hetimeve të mëtejshme, Muddy Waters, në një raport të botuar javën e kaluar, arrin në përfundimin se firma OSIS e ka fituar kontratën në Shqipëri përmes korrupsionit, duke u dhënë ryshfet zyrtarëve shqiptarë.

Berisha në telashe. SHBA nis hetim për… Read More »

Fortunë, dhe erëra të forta, kjo është harta e rrezikut, këto janë qytetet që do ‘pushtohen’ nga shiu

Reshje intensive shiu, ere e forte, temperatua ne ulje dhe bore ne zonat e thella. Keshtu ndryhson tabloja e motit, duke u kthyer edhe njehere ne dimer tipik.

IGJEUM ben me dije se sot priten reshje në të gjithë territorin, që në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë shumë intensive.

Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër për shkak të intensitetit të reshjeve mund të shfaqen rrëshqitje të tokës. Reshjet do të jenë në formën e dëborës 1200 meter mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

(e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 16

në vendet e ulëta: 11 / 15

në vendet malore: 4 / 9 °C.

ERA

(e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë

 

Fortunë, dhe erëra të forta, kjo është harta e rrezikut, këto janë qytetet që do ‘pushtohen’ nga shiu Read More »

Vila luksoze e Ilir Metës me 11 WC dhe 2000 m2 oborr. Palmat u sollën me helikopter

Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit ka një shpenzim prrallor. 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia si dhe brenda në vilë ndodhne 11 WC. Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro.

Kjo është thjesht vila për fundjava sepse ata jetojnë në një palalt 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut.

Kjo është një foto e bërë gjatë një interviste të dhënë për mediat nga bashkëshortja e kreut të LSI, Kryemadhi, e cila është edhe deputete. Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.

Bëhet fjalë për shtëpinë në Gjirin e Lalzit të Metës. Disa ditë më parë pamë festën faraonike të Metës për ditëlindjen e tij në këtë zonë turistike, shpenzimet e së cilës kanë kaluar 500 mijë eurot. Tani, po shihni se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32.000 euro.

Vila luksoze e Ilir Metës me 11 WC dhe 2000 m2 oborr. Palmat u sollën me helikopter Read More »

Artan Hoxha zbulon të palarat: Tani do marrim vesh se ku kanë shkuar miliona euro

Njeri, Andi Toma, besoj s’ka nevojë per prezantim, llogaritari i Qeverise Berisha 1, e pastaj qeverisë Berisha-Meta, e tjetri, Dashamir Xhika i qeverisë Rama-Meta….

Shkruan Artan Hoxha

Eh si e solli carku,….pune llogaritaresh… po ankoheshim se u ekstradua per ne Itali “llogaritari” i Habilajve, por….

Por shkon ky prokurori i ri i Elbasanit, edhe te kap dy “llogaritar” njeheresh, e cfare llogaritaresh se?!!!!
Jo si ai i Babices qe i bente hesapet e hashashit me kalem te veshi, por llogaritar me kostum kashmiri qe i benin llogarite me teknologjine e fjales se fundit….

Njeri, Andi Toma, besoj s’ka nevoje per prezantim, llogaritari i Qeverise Berisha 1, e pastaj qeverise Berisha-Meta, e tjetri, Dashamir Xhika i qeverise Rama-Meta….

Po ti “shtrydhin” mire keta llogaritaret qe kane bere kerdine ne tenderat e rrugeve, do marrim vesh se te cilet peshkaqene, blu a te kuq, kane shkuar qindra milione euro te rrugeve te pambaruara kurre, te Shqiperise….

Tani kur te dale Monika me Lulin te thone: Ku shkoi llogaritari i Tahirit…

Do dale “I Gjati” te thote: Rrini urte se kam kapur edhe “llogaritarin” e rruges Durres-Kukes te Lulit, edhe “llogaritarin” e rruges Tirane-Elbasan te Monikes….

Eh c’vete kjo pune, fiks si thote populli: Ti fusin te dyja kembet ne nje kepuce(ne fakt ne rastin e Monikes shkon, ne nje cizme)…

Prandaj ju “llogaritare” qe nuk u kane trokitur akoma te dera, merrni masa sa nuk eshte vone. O futjani vrapit jashte shtetit nga syte kembet, ose dorezoni kalema, deftere e makina llogaritese se u be keq puna…

27336968_1560198394017823_6647940256943352150_n

27336692_1560198400684489_8605776960270673391_n

27544589_1560198397351156_7877230926756065506_n

Artan Hoxha zbulon të palarat: Tani do marrim vesh se ku kanë shkuar miliona euro Read More »

Rrëfim i rrallë: Si u hapën bordellot e Durrësit në vitet ’30? Lefteria, prostituta që u mori mendjen djemve shqiptarë

Pas shpalljes mbret të Ahmet Zogut në 1928, vendi filloi të merrte një tjetër zhvillim, për shkak edhe të fondeve dhe huave italiane si dhe lidhjes së ngushtë me këtë shtet.
Me fillimin e viteve ’30 filloi të zhvillohej ekonomia, dhe një ndër qytetet që po merrte hov në këtë fushë ishte Durrësi. Qyteti bregdetar përveçse u pajis me hotele, restorante, kinema me filma të huaj etj., do të kishte edhe shtëpi publike legale dhe ilegale.

Profesor Xhevdet Beja ose Xhoda sot 85 vjec, durrsak i hershëm, ka rrëfyer me hollësi Durrësin e atyre e viteve.

Sipas tij, në ato vite edhe mentaliteti i durrsakëve u europianizua dhe kjo falë shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore me vendet e huaja kryesisht me Italinë.

Të rinjtë që studionin në Itali por edhe filmat e huaj ndikonin në mënyrën e sjelljes së rinisë të asaj kohe.

321093

Xhevdet Beja ka treguar për Shqiptarja.com:

Unë në atë kohë kam qenë fare i ri, djalë 15 apo 16 vjeç, por i ruaj të freskëta kujtimet e kohës së Italisë që solli një zhvillim të madh ekonomik ,social dhe kulturor. Shkoja pothuajse çdo pas dite në kinema dhe shikoja me shokët e mij jo vetëm yjet e kinematografisë italiane, por edhe ato të Hollivudit. Të rinjtë e Durrësit nisën të visheshin e të kriheshin sipas modës së asaj kohe. Me kostume dopio pet me shami ne xhep dhe me borsalino në kokë.Të tjerë nisën të mbanin mustaqe spic dhe të lyenin flokët me brilantinë që sot rinia e quan xhel.

Shtëpitë publike të hapura në këto vite ishin padyshim një civilizim të madh për kohën. Imagjinoni ndryshimin, nga gratë me perce te shtëpitë publike që kishin një frekuentim të madh. Ligji i Zogut i lejonte.. U ngritën tri bordello apo shtëpi publike me dokumenta të rregullta, pronarët e të cilave paguanin detyrimet tatimore dhe respektonin të gjitha rregullat higjeno-sanitare ku padyshim më i rëndësishëm ishte vizita mjekësore e vajzave që shërbenin në këtë sektor. Ndërkohë në Durrës funksiononin edhe katër shtëpi të tjera ilegale. Pronarët e tyre kishin marrë licencat për hotele dhe restorante dhe fshehtazi kishin punësuar edhe vajza. Në fillim kishte paragjykime. .

Prindërit mundoheshin që të pengonin djemtë e tyre që të mos i frekuentonin shtëpitë publike se ky ishte turp. Ndërsa gratë që kishin burra sarhoshë apo qeflinj, që pinin raki,luanin bixhoz dhe ju pëlqente një jetë e tillë, përpiqeshin që ti bindnin ata që të mos hynin në gjynah e të shkonin me ato zuskat.
Por kjo zgjati për pak kohë pasi shtëpitë publike funksionuan jo vetëm në vitet ’30 por edhe gjatë luftës. Frekuentimi ishte i padiskutueshëm. Vetëm pas përfundimit të luftës dhe pushtetin e morën komunistët,shtëpitë publike pushuan së ekzistuari pasi nuk përputheshin gjoja me moralin e tyre.

Njëra prej shtëpive publike u krijua nga Flora Samuel. Ajo ishte një zonjë hijerëndë që erdhi në Durrës nga jashtë vendit. Në vitin 1934, Flora hapi një pension- tavernë e që pas pak vitesh mori edhe licencë për shtëpi publike.

321089

Flora Samuel kishte në dispozicion të shtëpisë publike pesë vajza me kombësi italiane dhe greke. Kishte edhe një shqiptare që ishte më e bukura .Atë e quanin Lefteri. Ajo kur ecte rrugës ishte e veshur shumë bukur dhe përdridhej dhe bënte naze. Djemtë e rinj çmendeshin pas saj. I patën bërë edhe një këngë që edhe sot interpretohet nëpër dasma,kryesisht në Shqipërinë e Mesme.

Lefteria kishte edhe cmimin më të lartë ndër të gjitha vajzat. Për të vinin nga Tirana dhe Kavaja pasi bukuria e saj kishte marrë nam. Gjithashtu në Durrës funksiononte shtëpia publike “Flora”.

Ajo ishte një ndërtesë 2 katëshe që ndodhej në krahun e djathtë të rrugës që të shpie në Spitallë. Kjo shtëpi publike ishte në pronësi të Dik Cërloit, qytetar durrsak. Shtëpinë e mbaj mend si një vend të qetë, pa zhurmë dhe pa muzikë. Ajo frekuentohej kryesisht pas dite.

321091

Tjetër shtëpi publike ishte ajo në që ndodhej në Rrugën “ Monun”. Ajo ishte në pronësi të italianit Augusto Canova. Menaxhere e kësaj shtëpie ishte malazezja Zoica. Ajo kishte një trup të madh dhe ishte tepër e rreptë. Vajzat që ushtronin profesionin në këto shtëpi kontrolloheshin në mënyrë sistematike nga mjekët.

Ndërkohë biznesmenë të tjerë,ndërtuan hotele dhe restorante në zonën e plazhit dhe morën masa dhe futën në punë edhe vajzat. Plazhi nisi të frekuentohej shumë në ato vite.

Shtëpitë publike njohën frekuentim të madh në atë kohë. Ishin kryesisht djem të rinj, jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga Tirana,Kavaja etj.qytete si dhe shtetas të huaj me punë në vendin tonë,ata që frekuentonin shtëpitë publike.

321090

Rrëfim i rrallë: Si u hapën bordellot e Durrësit në vitet ’30? Lefteria, prostituta që u mori mendjen djemve shqiptarë Read More »