Aurora

Skadon ‘Traktati i Miqësisë’, grekët zyrtarisht në luftë me shqiptarët, zbulohet skandali që fshehin politikanët

Më 31 janar përfundoi Traktati i miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë i nënshkruar në 31 mars të vitit 1996. Këtë e bëri të ditur dje Elida Petoshati, drejtore e drejtorisë së Rajonit dhe Fqinjëve në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel one” të gazetarit Roland Qafoku Petoshati shtoi se rinovimi dhe pasurimi i këtij traktati është pjesë e paketës së bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Petoshati ka qenë një nga pjesëmarrësit e më shumë se 10 takimeve dhe bisedimeve të palës shqiptare që ka zhvilluar me palën greke si pjesë e paketës dy palëshe për zgjidhjen e shumë çështjeve mes dy vendeve. Lidhur me kufirin detar Petoshati tha që gjithçka që flitet është në kuadrin e bisedimeve dhe palët nuk kanë bërë marrëveshje.

Në fakt skadimi kohor i këtij traktati si forma më e lartë e bashkëpunimit mes dy shteteve ka kaluar në heshtje dhe arsyet nuk dihen. Edhe pse Greqia mbante ende ligjin e luftës të vendosur në vitin 1940 më 31 mars të vitit 1996, në kohë kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe Sali Berisha president I Republikës, nënshkroi Traktatin e Miqësisë. Për afro 22 vjet ky traktat ishte në fuqi dhe komentohej si një nga arritjet më të mëdha të diplomacisë shqiptare por edhe asaj greke. Madje sa herë diskutohej dhe përmendje ligji I luftës, pala greke argumentonte se ky ligj ishte nul për faktin se mes dy vendeve ekziston Traktati I miqësisë mes dy vendeve si forma më e lartë e bashkëpunimit. Por aktualisht ne jemi në stadin që ky traktat nuk ekziston për shkak të skadencës dhe e vetmja gjë që është aktualisht në fuqi është ligji i Luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë.

Por historia e vetë Traktatit është një ligj që nuk është zbatuar, sidomos nga pala greke. Në vitin 2016 qeveria shqiptare dhe qeveria greke nisën bisedimet dy palëshe për të zgjidhur një sërë problemesh të mbetur pezull. Mes tyre ishte edhe rinovimi i Traktatit të Miqësisë. Në atë kohë ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias deklaroi se “ne duam të ripërtërijmë, për të përmirësuar atë” , por tashmë kanë kalur 48 orë nga skadimi i këtij traktati dhe aktualisht e vetmja gjë e shkruar zyrtare është ligji i Luftës që Greqia ende e ka në fuqi.

Skadon ‘Traktati i Miqësisë’, grekët zyrtarisht në luftë me shqiptarët, zbulohet skandali që fshehin politikanët Read More »

Lajm i mirë për shqiptarët:Gjermania lehtëson vizat e punës për shtetasit nga Ballkani

Që nga nëntori i 2017-ës procedura e vizave të punës për shtetasit e Ballkanit Perëndimor është më e thjeshtë dhe realizohet brenda një etape.

Nga Deutsche Welle

Kur rregullorja për Ballkanin Perëndimor hyri në fuqi, më 1 janar 2016, procedura për marrjen e vizës ishte e dyfishtë. Punëmarrësit shtronin kërkesë për vizë te përfaqësitë e Gjermanisë në vendet e tyre, dhe njëkohësisht punëdhënësit kërkonin leje paraprake te Zyra e Punësimit në vendndodhjen e kompanisë.

Kjo procedurë zgjaste me muaj dhe binte ndesh me dëshirën për punësim sa më të shpejtë. Prandaj prej nëntorit të vitit 2017 procedura është thjeshtëzuar.

Punëdhënësi nuk kërkon më miratim nga Zyra e Punësimit

“Miratimi paraprak nga Zyra e Punësimit nuk është më i nevojshëm”, sqaron për Deutsche Welle-n Sascha Andreas Kienzle (Sasha Andreas Kincle) nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. “Tani mjafton që kandidati të paraqesë në Ambasadën e Gjermanisë të gjitha dokumentet e nevojshme, duke përfshirë edhe vërtetimin nga punëdhënësi.”

Kontrollimi në Gjermani

Pasi të jenë dorëzuar dokumentet në konsullatë, kontrollohen nga autoritetet përkatëse në Gjermani. “Nëse plotësohen të gjitha kushtet, atëherë jepet viza.”, thotë Kienzle më tej.

Me kontrollin e dokumenteve, krahas Ministrisë së Punëve të Jashtme, pjesë e së cilës janë ambasadat, merren edhe Ministria e Brendëshme dhe Ministria Federale e Punës dhe e Çështjeve Sociale, nëpërmjet Agjencisë Federale të Punësimit.

Roli i Entit Federal të Punësimit

“Kur shtrohet kërkesa për vizë pune, ne kontrollojmë se a ka ndonjë shtetas gjerman ose europian me të njëjtin kualifikim që ka aplikuar për të njëjtin vend”, thotë për DW, Paul Ebsen, zëdhënës i Agjencisë Federale të Punësimit. Prandaj dokumentet duhet të dërgohen në zyrën e punës të qytetit ku ndodhet vendi i punës dhe, pasi të jenë kontrolluar, kthehen sërish. Zyra e punës kontrollon vetëm formalisht, se a ka ndonjë kandidat të përshtatshëm me shtetësi gjermane ose nga vendet e BE-së për këtë vend. Kjo nuk zgjat më shumë se 14 ditë, siguron Paul Ebsen. Nëse marrja e një vize zgjat më shumë, kjo varet nga rrethanat individuale të aplikuesit. ”

Kushtet nuk kanë ndryshuar

Kushtet që duhen plotësuar për marrjen e vizës së punës kanë mbetur të njëjtat: punësimi në ndërtim ose gastronomi nuk kërkon as njohuri gjuhe e as njohuri profesionale.

Vetëm për infermierët ose kujdestaret mjekësore kërkohen njohuri gjuhe dhe dëshmi licencimi a diplomat e shkollës profesionale. Kushtet përshkruhen në mënyrë të hollësishme në fletushkat informative të ambasadave.

Azilkërkuesit mbeten të përjashtuar

Azilantët mbeten të përjashtuar nga ky rregull. “Azilkërkuesit, që deri 24 muaj para se të shtrojnë kërkesën kanë marrë ndihma në bazë të ligjit të azilërkuesve, nuk kanë të drejtë të marrin vizë pune”, thotë Kienzle. Këtu bëjnë përjashtim azilantët që kanë shtruar kërkesën për azil nga 1 janari 2015 deri më 24 tetor 2015, por që deri më 4 maj 2016 kthyen vullnetarisht në vendet e tyre.

Të përjashtuar nga ky rregull janë edhe azilantët që jetojnë në Gjermani. I ashtuquajturi “ndërrim korsie”, pra kalimi nga statusi i refugjatit në atë të imigrantit ekonomik, të cilin e kërkojnë tashmë prej kohësh shumë organizata refugjatësh, nuk lejohet ende. Azilantët duhet të kthehen në vendet e tyre për të hyrë sërish si imigrantë në hapësirën Schengen.

Mbi 35 000 viza pune për Ballkanin

Në vitin 2017, Gjermania lëshoi 35 200 viza pune për vendet e Ballkanit Perëndimor, siç bën të ditur për Deutsche Welle-n Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Vendin e tretë e zënë shtetasit nga Kosova (me 6087 viza pune), pas Bosnjë-Hercegovinës (9 913) dhe Serbisë (9 577). Shqipëria (3 126) vjen pas Maqedonisë (5 584), ndërsa Mali i Zi ishte vendi që solli më pak imigrantë ekonomikë (913) në Gjermani, në vitin 2017.

Pjesa dërrmuese punojnë në sektorin e ndërtimit dhe gastronomisë, por ka edhe shumë që janë punësuar si pastrues apo kujdestarë shëndetësorë. Specialitët e kualifikuar janë të paktë dhe zënë vetëm 2,5 për qind të gjithë imigrantëve nga Ballkani.

Viza e punës jepet për aq sa zgjat kontrata. Kur kontratës i përfundon afati, imigrantët duhet të kthehen sërish në vend. Por nëse kanë paguar sigurime shoqërore, ata mund të gëzojnë përfitimet nga asistenca e papunësisë, sigurimet shëndetësore dhe pensionet.

Prandaj nuk përjashtohet mundësia, që sikurse të ashtuquajturit Gastarbeiter, edhe imigrantët e dikurshëm të viteve ’60 dhe ’70, të mbesin në Gjermani, edhe pasi e kanë humbur vendin e punës.

Lajm i mirë për shqiptarët:Gjermania lehtëson vizat e punës për shtetasit nga Ballkani Read More »

‘Shitja’ e detit / Historiani zbulon “hilen”: Ja çfarë ndodhi në 2008 me ligjin e kufirit

Historiani Pëllumb Xhufi akuzon ish-Kryeministrin Berisha se, para se të miratonte marrëveshjen për detin me Greqinë, ka shfuqizuar ligjin për kufirin, i cili përcaktonte se kush ishte kufiri detar i Shqipërisë. Sipas tij, në këtë mënyrë Greqisë iu plotësua kërkesa për ta ndarë kufirin detar me Shqipërinë siç u interesonte grekëve.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xhufi kërkon rimiratimin e Ligjit për Kufirin për të arritur një ndarje të baraslarguar të kufirit detar. Në lidhje me ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, Xhufi shprehet kundër duke propozuar monumente përkujtimore për të rënët. Sipas tij, varreza për ushtarët grekë në të gjithë vijën e frontit të luftës italo-greke, ushqen megaloidenë greke të Vorio Epirit, sipas të cilës ushtarët grekë janë vrarë në mbrojtje të tokave greke. Historiani tregon se cilat janë të mirat që vijnë nga abrogimi i Ligjit të Luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Ka një tryezë bisedimesh mes delegacioneve të të dyja ministrive të jashtme, greke dhe shqiptare, të cilat duket se po shkojnë drejt një marrëveshjeje shumëplanëshe. Ndërkohë, kanë filluar të bëhen publikë disa elementë të marrëveshjes së pritshme, një ndër to, abrogimi nga pala greke të ligjit të luftës me Shqipërinë. Çfarë çështjesh do të çlirojë ligji i luftës?

Le të themi në fillim që është gjë tepër pozitive që më në fund një qeveri shqiptare e pranoi ekzistencën e ligjit të luftës dhe e ktheu atë në një primar të negociatave me palën greke. Ligji i luftës është mbajtur nga qeveritë e ndryshme greke me qëllime të caktuara. Në radhë të parë, ekzistenca e këtij ligji lidhet drejtpërdrejt me bllokimin e pasurive të paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të cilët deri në 1940-ën kur u shpall Ligji i Luftës, zotëronin prona të konsiderueshme në Greqi, sidomos në zonën e Maqedonisë dhe Thesalisë, prona të artikuluara në toka, pyje, ndërtesa, kullota dhe që në vitet ‘50 kur është bërë një vlerësim i tyre, vlerësoheshin deri në 2 miliardë dollarë. Pra, heqja e ligjit të luftës çliron menjëherë dhe automatikisht duhet që pronarëve shqiptarë t’u kthehen këto toka dhe këto vlera monetare për ato raste kur ato janë tjetërsuar.

Flasim për çlirim juridik sepse pas heqjes së ligjit të luftës, çdokush individualisht duhet t’i drejtohet gjykatave?

Padyshim, kur nxori dekretin e luftës me Shqipërinë mbreti grek, menjëherë, automatikisht, efekti parësor i këtij dekreti ishte sekuestroja konservative e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi, të cilët konsideroheshin armiq, përderisa dhe Shqipëria u shpall shtet armik.

Në një deklaratë të para një muaji të zotit Kotzias, tha se efektet e ligjit të luftës do të shihen dhe zgjidhen më vonë. Si e vlerësoni ju këtë deklaratë?

Unë gjykoj që nuk ka asnjë arsye që të ketë bisedime shtesë dhe të shtyhet shtrirja e efektit të ligjit të luftës dhe të çlirimit të pronave të qytetarëve shqiptarë.

Një Marrëveshje Partneriteti Strategjik me Greqinë e nënkupton heqjen e ligjit të luftës apo ajo është shprehje vullneti që nuk mjafton?

Duke u nisur nga marrëveshje të ngjashme, një të tillë ne e kemi dhe me Italinë, gjykoj që marrëveshje të tilla shpallin në parim vullnetin e vendeve për të zhvilluar marrëdhënie në nivele të larta, për vende që kanë interesa të karakterit strategjik. Gjëja e dytë që lidhet drejtpërdrejt me ligjin e luftës, është njohja e kufirit shtetëror midis Republikës së Shqipërisë dhe republikës greke. Duhet thënë që prej vitit 1913, kur fuqitë e mëdha në Kongresin e Ambasadorëve vendosën këtë linjë kufiri, që penalizonte Shqipërinë, qeveria greke ka refuzuar ta njohë.

Refuzoi ta njohë më 1913, refuzoi gjithashtu ta njohë në Konferencën e Paqes më 1919, refuzoi ta njohë dhe në Konferencën e Paqes më 1946 kur qeveria greke paraqiti pretendime për aneksimin e Vorio Epirit. Pra, duhet njëherë e mirë të hiqet velloja e misterit, që mbulon kufirin tonë të jugut, të njihet kufiri i vendosur nga Konferenca e Firences dhe të nënshkruhen marrëveshjet përkatëse, të cilat njohin de jure ekzistencën e këtij kufiri. Që është “Marrëveshja për Ruajtjen e Shenjave Kufitare” dhe “Marrëveshja për Shmangien e Incidenteve Kufitare”.

Këto dy marrëveshje Kuadër, që i nënshkruan çdo vend me fqinjin, i kanë nënshkruar dhe Kosova e sapokrijuar si shtet. Nënshkrimi i tyre do të heqë dhe misterin, që ka shoqëruar gjithë këto vite kufirin mes dy vendeve. Një tjetër efekt pozitiv që do të kishte abrogimi i ligjit të luftës, do të ishte edhe relativizmi tashmë i monumenteve mortore që tashmë qeveritë shqiptare, të gjitha, i kanë pranuar dhe për të cilin në vitin 2008 u nënshkrua marrëveshja përkatëse. Pra, gjetja, zhvarrosja e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italogreke më 1940-1941 dhe vendosja e tyre në varreza masive.

Ju e mbështesni ngritjen e varrezave greke në të gjithë vijën e frontit të luftës italo-greke?

Unë e kam kundërshtuar me forcë ngritjen e varrezave, aq më shumë në një vijë evidente, të dukshme që kalon nga Korça nëpër Këlcyrë dhe del deri në Bularat. Duke njohur dhe paragjykimet që ekzistojnë në politikën dhe opinionin grek lidhur me këto territore që pretendohet të jenë territore të të ashtuquajturit Vorio Epir, që u dashkan të bashkohen me atdheun mëmë, e kam kundërshtuar dhe kam qenë i mendimit që gjetja e eshtrave është një gjest human, që shqiptarët e kanë bërë dhe e bëjnë gjithmonë, por të ngrihet ndonjë monument përkujtimor në vendin ku realisht janë vrarë dhe ka ndodhur beteja, dhe jo në vende ku kalon rruga dhe kalojnë turistët e huaj.

Eshtrat, për mendimin tim, t’u kthehen familjeve ose të vendosen në varreza të organizuara nga shteti grek, siç bëjnë të gjitha shtetet demokratike. Qenia e varrezave të tilla, të shpërndara në territorin shqiptar, mos harrojmë që përveç keqkuptimit që mund të krijojnë, se këtu është një tokë ku janë vrarë me qindra e mijëra ushtarë grekë, por numri i të vrarëve nuk është ai që deklarohet, pasi terreni malor i luftimeve, me formacione të kufizuara ushtarake nuk jepte mundësi për mijëra viktima. Ajo që është thënë dhe nga rangjet e larta të politikës greke se “aty ku bie një ushtar grek, është tokë greke” dhe artikulohet si një aksiomë e politikës greke.

Në këto kushte, do të thosha se shumë mirë do të ishte të bëhej një monument përkujtimor sepse përveç simbolikës së dyshimtë që kanë këto varreza të shtrira në territor, ato mund të bëhen nesër target provokatorësh që mund të jenë këtej, por dhe matanë kufirit. Mundet që nesër të kemi dhe ne një Agim të Artë, një parti ekstremiste fashiste, e cila mundet të kryejë edhe incidente ndaj varrezave të tilla. Çdo të ndodhë pastaj?! Qeveria greke do të kërkojë të çojë ushtarë grekë që të ruajë varrezat e ushtarëve të vrarë?!

Shiko si komplikohen gjërat, të mos çuditemi, edhe kjo mund të ndodhë. Për fat të keq, marrëveshja është nënshkruar me palën greke, e cila është vazhdim i marrëveshjes së 2008-ës, të cilën ne jemi të detyruar ta zbatojmë. Dhe ne jemi të detyruar të paguajmë një gabim, që u bë në 2008 nga qeveria Berisha. Unë uroj që mos të ketë shtim të numrit të varrezave. Varrezat monumentale në Këlcyrë janë bërë që në vitin 2004, pa pasur asnjë marrëveshje dhe këtu u fut për fat të keq edhe Kryepeshkopi Anastas, i cili mesa duket kishte rënë në marrëveshje me qeverinë shqiptare socialiste, opozitën shqiptare dhe asnjë prej këtyre faktorëve nuk e ngriti zërin. Atëherë nuk pati reaksion politik.

Pika më e nxehtë në bisedimet me Greqinë mbetet marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka thyer heshtjen dhe për opinionin grek ka thënë se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje. Shqipëria del e fituar me këto 12 milje para 300 km2 të marrëveshjes së 2008-ës?

Jo, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Më në fund këtë e ka shpjeguar mirë dhe një nga negociatorët kryesorë të palës shqiptare, siç ishte kundëradmirali, zoti Gerveni. Ai sqaron se 12 miljet janë një kërkesë e Konventës së Montego Bay e 1982-it, të cilën çdo shtet është i detyruar ta zbatojë, madje këtë e zbatoi dhe qeveria e Enver Hoxhës më 1982 pas bisedimeve me Italinë, që vazhduan plot 10 vjet. Në rastin e Italisë apo mes Kinës dhe SHBA-ve, kemi det të hapur dhe në këtë hapësirë të pafund ujore, 12 miljet nuk përbëjnë ndonjë problem. Parimi i 12 miljeve nuk mund të zbatohet në kanalin e Korfuzit, ku largësia nga bregu në breg arrin në jo më shumë se 4 kilometra. Në të tilla raste hyjnë në zbatim parime të tjera, që njihen dhe nga Konventa Montego Bay, ajo e ndarjes të baraslarguar nga brigjet e secilit vend.

Përse e bëri këtë deklaratë Kotzias sipas jush?

Kjo deklaratë ka ngrohur një pjesë të opinionit grek, i cili është tejet nacionalist, por për fat është dhe tepër i paditur. Këtë e di mirë zoti Kotzias, që ua hedh si kockë për t’u thënë që në rrafshin nacional ne kemi dalë të fituar me shqiptarët. Ata e hanë këtë kockë. Por mua më vjen keq me tanët e sidomos me opozitën shqiptare, e cila ka përgjegjësinë e rëndë që bëri në 2009 një marrëveshje antishqiptare. Problemi i marrëveshjes së 2009-ës është se kufiri detar kalon në zona tepër të ngushta, është Kanali i Korfuzit dhe zona veriore e ishullit të Korfuzit, që kufizohet me zonën e Karaburunit dhe Himarës.

Problemi është se pala shqiptare në atë kohë për të realizuar kërkesën e palës greke, që të lëshonte kufij detarë, abrogoi ligjin e kufirit që ishte miratuar në parlament në kohën e qeverisë Meta në vitin 2001, ligj që është parakusht për të hyrë në zbatimin e Konventës së Montego Bay. Ligji përcaktonte vijën detare drejtvizore, e cila bashkonte të gjitha kepet siç e kërkon vetë Konventa. Dhe matja e kufirit me Greqinë apo Italinë nis duke pasur si pikë fillestare referuese këtë vijë drejtvizore nga njëri kep në tjetrin dhe jo duke nisur nga vija e bregut.

Në vitin 2008, një muaj para se të vinte në Tiranë zonja Bakojanis, atëherë ministrja e Jashtme e Greqisë, për të firmosur me homologun e saj Lulzim Basha marrëveshjen e detit, parlamenti shqiptar me propozim të qeverisë dhe Kryeministrit Berisha, e abrogoi ligjin e kufirit të vitit 2001. Edhe sot jemi pa një ligj për kufirin. Ne duhet ta kishim miratuar fillimisht këtë ligj e më pas të nisnin negociatat me Greqinë. Ligji u abrogua në mënyrë hileqare nga qeveria e atëhershme duke miratuar ligjin për Monitorimin e Kufijve të Republikës së Shqipërisë, i cili shfuqizonte ligjin e vitit 2001 numër X, pa cituar titullin e ligjit, që ishte ligji i kufirit. Në negociata me Greqinë, Berisha hyri pa ligjin e kufirit, duke bërë që matja e kufirit të mos bëhej nga Kepi i Qefalit, por nga Porti i Sarandës, duke humbur një pasqyrë ujore të konsiderueshme.

Përveç të tjerave, absurdeve të tjera antikombëtare, siç ishte konsiderimi si një bazë për matjen e kufirit të një shkëmbi, Barcheta, i cili në ditët me dallgë mbulohet fare nga deti dhe në marrëveshje Barcheta u konsiderua si pikë nga niste territori grek. Në bazë të Konventës së Montego Bay, Barcheta nuk konsiderohet si pjesë e territorit grek. Aty ndoshta duhet të kalonte kufiri ndarës mes Greqisë dhe Shqipërisë, por jo të niste pika e nisjes së përllogaritjes së kufirit.

Këto lëshime të paprincipta ndaj Greqisë janë bërë në marrëveshjen e 2009-ës, në marrëveshjen më antishqiptare të bërë ndonjëherë. Unë kam vlerësuar kurajën e Saimir Tahirit në atë kohë që e dërgoi, kuptohet në emër të PS-së, në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje dhe e goditi atë publikisht në çdo televizion me argumente. Unë do të ftoja Presidentin e Republikës, zotin Ilir Meta, që të dekoronte me Urdhrin më të lartë 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, që e hodhën poshtë këtë marrëveshje që në votim e parë, jo ata që u bashkuan më pas në votimin e dytë. Ata gjyqtarë duhen dekoruar për ndershmëri dhe për kryerjen e detyrave të tyre ndaj atdheut dhe ndaj ligjit.

Si në 2009 ashtu dhe në 2018, ulemi me Greqinë për marrëveshje të mëdha ose kur jemi para anëtarësimit në NATO ose siç jemi tani para hapjes së negociatave për anëtarësim. Nuk po bëjmë negocim nën trysninë greke?

Të gjitha lëshimet, që i janë bërë Greqisë në këto 27 vite, janë lidhur ose me momente të vështira të Shqipërisë siç ishte 1991, ndryshimi i sistemeve, apo dhe 1997. Zoti Mitsotaqis në vitin 1991 e vuri shtetin shqiptar përpara kërkesave ultimative, janë 6 kërkesat e famshme që ai ia kërkoi Ramiz Alisë dhe qeverisë shqiptare. Kërkesat ishin nga vendosja e një kleriku grek në krye të Kishës Autoqefale shqiptare e deri tek kërkesat absurde për njohjen e pronave të qytetarëve grekë në Shqipëri etj.,etj.

Këto kërkesa u refuzuan në atë kohë, por me ndryshimin e sistemit, këto kërkesa u pranuan pjesë- pjesë, duke filluar me Janullatosin, të cilin e firmosi zoti Berisha e të tjera kërkesa. Unë miratoj me të dyja duart deklaratën që zoti Janullatos bëri në mediat greke pak kohë më parë që pasardhësi i tij duhet të jetë shqiptar. Në fakt, duhet ta kishte thënë këtë që në fillimet e ringritjes së Kishës Ortodokse shqiptare.

Por zoti Berisha është shprehur se një forcë e tretë ka ndërhyrë që PS ta çonte në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e 2009?

Ajo që ka dalë nga Wikileaks-i i Asange, thuhet se Greqia i kishte bërë presion qeverisë shqiptare që do të nënshkruani marrëveshjen e detit siç e duam ne, nëse doni votën tonë për të hyrë në NATO. Sipas Wikileaks thuhet se këto bisedime do bëhen në fshehtësi pa njoftuar partnerët. Këto janë mesazhet e Ambasadorit Withers që i dërgonte departamentit të tij për këtë marrëveshje dhe që duket qartë që është bërë nën presion, na jepni detin, t’ju japim votën.

Te ligji i luftës, çamët dhe pronat e çamëve në Greqi dalin jashtë efekteve që sjell abrogimi i tij. Përse?

Po ka një diferencim sepse kur doli dekreti i Mbretit që i shpallte luftë Shqipërisë, çamët vazhdonin të ishin qytetarë shqiptarë me nënshtetësi greke, madje në atë kohë, çamët njiheshin si minoritet etnik kombëtar në Greqi. Ligji i luftës më 1940 ka të bëjë ekskluzivisht me shtetasit e Mbretërisë shqiptare, që kishin në momentin e ndarjes së kufirit më 1913 mes Greqisë dhe Shqipërisë, prona të panumërta, të trashëguara apo të blera në territorin tashmë grek.

Çamët kanë një tjetër problem, që nuk është thjesht çështje prone. Por lidhet me një dëbim, spastrim etnik i dhunshëm që u është bërë atyre në dimrin e 1944-1945. Zgjidhja e çështjes çame duhet të fillojë me një ndjesë publike nga shteti grek për atë gjenocid dhe padrejtësisht që u është bërë, për shkak të kombësisë dhe besimit fetar, të ndryshëm nga ai grek. Preteksti gjoja si bashkëpunëtorë të popullsisë çame me gjermanët është rrëzuar dhe nga studiuesit grekë tashmë. Në popullsinë çame, niveli i kolaboracionizmit me gjermanët ka qenë shumë më i ulët se çfarë ka pasur te vetë grekët, ku ka pasur jo vetëm qeveri kolaboracioniste, por dhe shtresa të gjera kolaboracioniste.

‘Shitja’ e detit / Historiani zbulon “hilen”: Ja çfarë ndodhi në 2008 me ligjin e kufirit Read More »

Lutja prekëse e të riut të paralizuar nga burgu: Muajt që më kanë mbetur t’i kaloj në shtëpi

Quhet Sulejman Devishi 38-vjeçari nga Durrësi, i cili pasi beri lejen një javore shpërblyese, është rikthyer në burgun e Zaharisë në Krujë, ku vuan dënimin prej 3 vjet e gjysëm për trafik të lëndëve narkotike.

Në pamundësi për të lëvizur për shkak të paralizës, i përfshirë në kategorinë e invalidëve para e tetraplegjikë, prind i dy fëmijëve të mitur, Dervishi gjatë qëndrimit në burg ka humbur edhe shikimin nga njëri sy.

Dervishi nuk ka asnjë mundësi për të kryer nevojat personale, gjë që do të thotë se ai është i paaftë dhe duhet që 24 orë në ditë të jetë nën kujdesin e një kujdestari.  Gjykata e Krujës e ka dërguar në burgun e Zaharisë, sepse shteti pretendon që në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ka kujdes shëndetësor. Por Dervishi thotë se vetëm një kujdestar është për 240 të dënuar.

Dervishi në një intervistë për DurrësLajm tregon ferrin që po përjeton në burgun e Zaharisë, aty ku sipas tij çdo ditë ka dhunë nga policia e vetëvrasje nga ana e të dënuarve.

Prej kohës kur ra në burg, shteti i hoqi mundësinë e përfitimit të kempit, duke bërë që familja e tij të mbetet pa asnjë të ardhur.

38-vjeçari humbi aftësinë e të lëvizurit, pasi ra nga kati i tretë i banesës. Ai u kap në shtëpi me 16 kg hashash.

Dervishi thotë se ka kërkuar lirimin me kusht, por nuk ia ka miratuar kërkesën prokuroria e Krujës.

Çështjen e keqtrajtimit të tij në burg e ka dërguar edhe në institucionet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të clat kanë dalë me vërejtje për burgun e Zaharisë.

Dervishi kërkon që 8 muajt e fundit të dënimit, të clët i kanë mbetur për të vuajtur, t’i kryejë në shtëpi, pasi ai përbën asnjë rrezik, nuk mund të largohet diku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Por deri tani, kjo kërkesë ka rezultuar e pamundur për shkak të autoriteteve të burgut.

Prindi i 2 fëmijëve thotë se tashmë i druhet faktit se autoritetet e burgut dhe policia e burgut do ta dënojnë me forma të ndryshme, meqë e bëri publik në media shqetësimin e tij.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DljBIzfn6p0]

Lutja prekëse e të riut të paralizuar nga burgu: Muajt që më kanë mbetur t’i kaloj në shtëpi Read More »

Fadroma e INUK prish murin rrethues. Gruas sa s’i bie të fikët, i biri nuk zbret nga çatia

Ka nisur shembje e murit rrethues të banesës që ndodhet tek Liqeni i Thatë, në Tiranë. Brenda banesës ndodhen persona të shumtë, ndërsa në çatinë e saj ka hipur 25-vjeçari Klajdi Peti.
Ai dhe të afërmit kërcënojnë se do të vetëflijohen nëse shtëpia e tyre preket, por ndërkaq, fadroma e INUK-ut ka nisur prishjen e të gjithë murit rrethues.

Kryefamiljarja, e cila ende nuk është identifikuar, është ndier keq, ç’k ka detyruar njërin prej djemve të saj, vëllanë e Klajdit, të zbresë nga çatia.

Ajo është larguar nga banesa mes ulërimash dhe një gjendjeje të rënduar shëndetësore. Gruaja qan e bërtet, ndërsa janë policët bashkiakë ata që e largojnë nga banesa, në praninë e të afërmve të saj.

Në momentin që ka mbërritur fadroma, punonjësit e INUV janë larguar, ndërsa brenda banesës nuk ndodhen vetëm familjarët, por edhe fqinj e persona të tjerë të afërm të tyre.

Fadroma e INUK prish murin rrethues. Gruas sa s’i bie të fikët, i biri nuk zbret nga çatia Read More »

Habit prostituta: Si ia shpjegoj vajzës 5-vjeçare çfarë bëj me burrat

Një grua beson se puna e saj si prostitutë e ka bërë atë një nënë më të mirë.

Elle Stanger, 31 vjeçe, shpesh i referohet vetes si një “terapiste e brendshëm e palicencuar”.

Punëtorja e seksit dhe shkrimtarja rreth seksit nga Oregoni, SHBA, injoron çdo prindër gjykues në portat e shkollës dhe është jashtëzakonisht krenare për karrierën e saj.

Në fakt, ajo është e bindur se puna e saj e ka bërë atë një prind më të mirë për vajzën e saj pesëvjeçare.

“Ndjehem sikur fakti që jam punëtore seksi më bën një nënë më të mire…Sepse kam zhvilluar një ndjenjë më të madhe të ndjeshmërisë. Kjo do të thotë se jam përgjegjëse për të bërë një qenie njerëzore që është më e mirë për botën.

Ajo do të jetë shumë më e sigurtë për botën rreth saj. Unë i thoja vajzës time që kur ajo ishte 3 vjeçe, që mami kërcen, bisedon me njerëzit dhe tregon shaka për para.

Mendoj se njerëzit nuk kanë besim se unë mund të rris një fëmijë në një mjedis edukues, të sigurt dhe të strukturuar, sepse ata po projektojnë frikën e tyre për mua.

Kur jam nënë, jam nënë, kur jam në botën e të rriturve që punoj, këto dy gjëra nuk mbivendosen”, tha ajo.

Elle aktualisht punon në Lucky Devil Lounge, në Portland.

Ajo thotë se me punën që bën i njeh aq mirë meshkujt dhe këta të fundit gjejnë qetësi dhe shërim shpirtëror tek ajo, teksa i bësojne edhe sekretet më të fshehta të shpirtit.

Më herët, Elle donte të bëhej një oficere policie dhe të përfundonte një diplomë në kriminologji, por ajo “ndërpreu besimin në sistemin e drejtësisë penale kur mësoi më shumë për botën”.

Ajo u fut në industrinë e seksit sepse “ajo ndjeu se kjo ishte një metodë më e dhembshur për të bashkëvepruar me botën rreth saj”.

Elle është një shkrimtare dhe ka faqen e saj të internetit, Stripper Writer.

Habit prostituta: Si ia shpjegoj vajzës 5-vjeçare çfarë bëj me burrat Read More »

Armando Duka: Bashkim Fino ka futur në fushatë gangsterë dhe kriminelë

Debati në Top Channel te Ylli Rakipi mori sherrnajë te madhe, pasi sapo sulmoi Fino ndaj Dukës, u kundërpërgjigj egër Armando Duka. Në një moment Duka i tha Finos se ti je akuzuar si i korruptuar dhe se tani po bashkëpunon me gangsterë dhe kriminela në fushatë për të blerë vota.

Armando Duka: Bashkim Fino ka futur në fushatë gangsterë dhe kriminelë Read More »

Rama: Për peshqit pyesni Lu, unë merrem me detin

Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me komentet e fudnit të ambasadorit Donald Lu lidhur me arrestimin e peshqve të mëdhenj.

“Për peshqit dhe Janarin foli ai jo unë. Unë kam duke u marrë me marrëveshjen e detit. Për peshqit e mëdhenj shoh njerëz që komentojnë pse s’futen në burg…. Për fat të mirë s’jetojmë në kohën kur partia të fuste në burg…”, tha Rama.

Rama: Për peshqit pyesni Lu, unë merrem me detin Read More »