Aurora

Mbretëroret e ëmbla të veriut

Është një ëmbëlsirë krejt e veçantë, karakteristikë e traditës shqiptare e cila është përcjellë mes amvisave si një recetë sekrete e misterioze.

Në disa zona të Shqipërisë quhet Mbretërore e në disa të tjera Bushe, por shija e saj e përsosur të lë me të vërtetë pa fjalë.

Mbretëroret apo Bushet janë aq të buta sa duket sikur të përkëdhelin shijen menjëherë sapo i provon, teksa të përfshijnë tërësisht e s’mund të ndalesh pa ngrënë edhe një tjetër.

Zbulohet më poshtë për të gjitha amvisat recetën fantastike dhe të panjohur të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire unike.
Përgatitja e Mretëroreve në Shtëpi
Përbërësit
1 filxhan kafe miell

1 filxhan kafe qumësht pluhur

1 kokërr vezë

1 lugë kafe të sheshte sodë buke

Përgatitja

Në një tas të gjerë përzieni miellin, qumështin pluhur, sodën e bukës dhe vezën.

Përziejini deri sa të formohet brumi.

Nëse masa e përftuar nuk mblidhet siç duhet, atëherë shtoni pak miell.

Brumin e përpunoni me duar dhe i jepni forma të rrumbullakëta.

Bushet apo Mbretëroret shtypen me dorë që të jenë të sheshta dhe të vogla.

Më pas vendosini në një tavë të lyer me gjalpë.

Në sipërfaqen e secilës prej ëmbëlsirave vendoseni pak gjalpë.

Tavën futeni në furrë dhe piqini në 180 gradë.

Hiqini nga furra kur bushet të kenë marrë një ngjyrë të kuqerremtë.

Ndërkohë që bushet piqen në furrë, vendosni një tenxhere në zjarr për të përgatitur sherbetin.

Hidhni një litër ujë, 23 lugë gjelle sheqer dhe një majë luge çaji me vanilje pluhur.

Këtu është edhe pjesa më delikate e procesit të përgatitjes, këshillohet që kur uji të ketë marrë valë dhe sheqeri të jetë shkrirë, hidhni bushet në tenxhere dhe lërini në zjarr të ngadaltë deri sa të thithin të gjithë sherbetin.

Gjatë kësaj kohe, ëmbëlsirat kthejini herë pas here nga të dyja anët në mënyrë që të thithin sa më mirë sherbetin.

Më pas, vendosini në një tepsi për t’u ftohur.

Bushet serviren të ftohta dhe ruhen në frigorifer.

Mbretëroret e ëmbla të veriut Read More »

Qepa kundrejt preshit – Cila ka më shumë vlera shëndetësore

Qepa dhe preshi janë dy perime të shëndetshme me pak kalori që kombinohen mjaft mirë së bashku në supa, gatime të pjekura e të ziera.

Të dyja këto perime ofrojnë pak proteinë ndaj duhen kombinuar me perime të tjera me shumë proteinë për të garantuar një ushqyerje të balancuar e të shëndetshme.

Gatimi i tyre është një proces që ndikon në vlerat ushqyese. Skuqja për shembull rrit nivelin e yndyrnave tek secila prej perimeve, ndaj nuk rekomandohet.
Vlerat e qepës

Kur e hani të pagatuar, qepa ka më pak kalori dhe yndyrë në krahasim me preshin.

Sipas ekspertëve, nëse jeni të përqendruar në uljen e sasisë së kalorive, rënies në peshë apo ruajtjen e peshës, atëherë zgjidhni qepën sepse ka më pak kalori se preshi.

Megjithatë si preshi ashtu edhe qepa kanë pak yndyrë dhe kalori. Një avantazh potencial i qepës qëndron tek aroma që është më e fortë se ajo e preshit.

Aroma do ju bëjë të hani më pak qepë, sepse është shumë e fortë. Qepa përmban më pak sodium se preshi.

Në 100 gramë qepë gjenden 4 mg sodium por në të njëjtën sasi preshi gjenden 20 mg sodium.
Vlerat e preshit

Preshi është më i pasur në disa vitamina dhe minerale në krahasim me qepën. Në 100 gramë presh gjenden 2.1 g hekur — 10 herë më shumë se sasia e gjendur tek qepa.

Të dhënat për qepën dhe preshin tregojnë se përmbajtja e kalciumit tek preshi është më e lartë, me përjashtim të qepëve të njoma.

Hekuri është i domosdoshëm për parandalimin e anemisë dhe kalciumi mbështet shëndetin e kockave.

Preshi përmban sasi të larta të vitaminës C në krahasim me qepën. Preshi përmban edhe vitaminë A ndërkohë që qepa jo.
Të dhënat ushqimore të qepës

Në 100 gramë qepë gjenden 40 kalori, 1.1 gr proteinë, 0.1 gr yndyrna. 9.3 gr karbohidrate, 1.7 gr fibër dietike dhe 4.2 gr sheqerna.

Mineralet përfshirë kalciumin, hekurin, magnezin, fosforin, kaliumin, sodiumin, zinkun, manganin, bakrin dhe seleniumin, gjenden gjithashtu tek qepa.
Të dhënat ushqimore të preshit

Në një racion prej 100 gramësh të preshit, gjenden 61 kalori, 1.5 gr proteinë, 0.3 gr yndyrna, 14.1 gr karbohidrate, 1.8 gr fibër dietike dhe 3.9 gr sheqerna.

Mineralet si kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez, sodium, zink, bakër, mangan dhe selenium, gjenden gjithashtu tek preshi.

Të dyja janë shumë të shëndetshme, ndaj rekomandohet t’i përfshini patjetër në ushqimin tuaj.

Qepa kundrejt preshit – Cila ka më shumë vlera shëndetësore Read More »

Grabitet banka në Librazhd, autorët marrin një sasi lekësh dhe…

Grabitet filiali i një banke të nivelit te dyte në Librazhd. Ngjarja pas mesnate.

Autorët kane thyer deren kryesore dhe kane marre nje sasi lekesh dhe disa dosje.

Policia pas dy oresh ka identifikuar dhe kapur njerin nga vjedhesit.

Policia ka gjetur leket dhe dosjet e vjedhura.

Personi i arrestuar Nuredin Sula rezulton perdorues droge dhe person me precedente penal nga qyteti i Librazhdit.

Pak dite me pare ne te njejtin filial banke u be nje tentative vjedhjeje me te njejtin mekanizem.

Grabitet banka në Librazhd, autorët marrin një sasi lekësh dhe… Read More »

Si të zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj

Studimet tregojnë se për të patur fëmijë të zgjuar, nganjëherë “më pak është më shumë” dhe shprehja vlen për lodrat në këtë rast, shkruan flipboard.com.

Ditët e sotme fëmijët kanë mundësi zgjedhjesh të pafundme përsa i përket lodrave: që nga ato me bateri e deri tek platformat dixhitale. Fëmijët e sotëm mund të rrinë para ekranit të televizorit apo kompjuterit deri në 8 orë në ditë, diçka e paimagjinueshme për prindërit e viteve të mëparshme.

Një studim i bërë në Universitetin e Toledos mbi numrin e shumtë të lodrave të fëmijëve, sugjeron jo vetëm kohë të limituar para ekranit, por edhe numër të limituar lojrash.

Studimi tregon se të vegjlit kanë cilësi më të mirë të lojës kur luajnë më 4 lodra në vend të 16 të tillave. Ja tek sjellin 6 arsye pse numri i kufizuar i lojrave mund të sjellë benefice për trurin e fëmijëve tuaj.

  1. Fëmijët që luajnë me më pak lodra kanë përqendrim më të mirë

Me shumë lodra nëpër duar, fëmijët “hidhen” nga një aktivitet tek një tjetër, pa u përfshirë tërësisht në një aktivitet të caktuar.

Fëmijët zhvillojnë fokusimin e tyre kur kanë më pak mundësi zgjedhjeje. Krahasojeni këtë gjë me veten tuaj, kur keni njëkohësisht shumë gjëra për të bërë në punë.

  1. Fëmijët me më pak lodra janë më kreativë

Duke patur shumë opsione lojrash, fëmijët pengohen të zhvillojnë sa më shumë imagjinatën e tyre.

Fëmijët janë të predispozuar të krijojnë lojra kur kanë më pak mjete në dispozicion dhe kjo është diçka shumë e mirë për imagjinatën e tyre.

  1. Fëmijët me më pak lodra kanë aftësi më të mira sociale

Kur nuk hutohen nga argëtimet e pafundme, fëmijët janë më të predispozuar të fokusohen tek njerëzit rreth tyre, si të rritur edhe fëmijë. Kështu, ata mësojnë aftësitë e komunikimit dhe interaktivitetit me të tjerët.

  1. Fëmijët me më pak lodra mësojnë të vlerësojnë atë që kanë

Të vegjlit që kanë më pak lodra nuk i falin ato lehtë tek të tjerët. Ata e dinë se kanë pak gjëra në posedim, ndaj janë të predispozuar t’i mbajnë mirë dhe t’i vlerësojnë ato, pasi e dinë se janë gjithçka kanë.

  1. Fëmijët me më pak lodra janë të predispozuar të fokusohen tek librat, artet dhe eksperiencat

Kur fëmijët kanë pak lodra, është më e lehtë t’i marrësh me vete në muze, në park për një shëtitje, apo të ulesh e të lexosh një libër dhe të bëjnë pikturë. Ata kanë mundësi më të madhe për të krijuar eksperienca se sa po të kenë male me lojra plastike me ngjyra dhe drita në shtëpi.

  1. Fëmijët me pë pak lodra mësojnë të zgjidhin problemet më shpejt dhe të këmbëngulin më shumë se ata që kanë shumë lodra

Kur fëmijët kanë shumë lodra në dispozicion dhe nuk e studiojnë me vëmendje se si funksionon një lodër e caktuar, mund të ketë shumë mundësi që të heqin dorë dhe të shkojnë tek një lodër që u duket më e lehtë në përdorim. Ata mund të kenë vështirësi në zhvillimin e përqendrimit mendor, vështirësi për t’i shkuar gjërave deri në fund dhe vështirësi në durim.

Pra, siç shihet, të rrisësh një fëmijë, nuk do të thotë t’u japësh sa më shumë materiale plastike, por t’u mundësosh atyre të mendojnë me kreativitet, gjë që mund të influencojë tek ata në të ardhmen.

Si të zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj Read More »

Ja cfarë ka ndodhur më 29 Mars !

1430 – Perandoria Osmane nën Muratin II merr qytetin bizantin të Selanikut. Mbretërimi i sulltan Muratit shënohet si periudha e luftrave osmane kundër princërve feudalë të krishterë të Ballkanit. Në vitin 1450, sultan Murati udhëhoqi ushtrinë e tij në Shqipëri dhe rrethoi pa sukses Kalanë e Krujës në përpjekje për të mposhtur rezistencën e udhëhequr nga Skënderbeu. Në dimrin 1450-1451, Murati II u sëmurë dhe vdiq në Edirne. Ai u pasua në fron nga djali i tij, Mehmed II – njohur si Mehmet Pushtuesi (1451-1481).

1798 – Formohet Republika e Zvicrës. Në 1798, trupat franceze pushtuan plotësisht Zvicrën – Konfederata e vjetër zvicerane u shpërbë. Deputetët e kantoneve e shpallën Republikën Helvetike “një dhe të pandarë”, ndërsa forcat pushtuese themeluan një shtet të centralizuar bazuar në idetë e eksportuara të Revolucionit Francez.

1827 – Në Vjenë, 20-mijë njerëz marrin pjesë në varrimin e Ludwig von Beethovenit. Ai kishte vdekur më 26 Mars 1827, pas një pneumonie të rëndë. Beethoveni ishte mjaft popullor, por edhe modest; ai nuk dëgjonte, por bënte edhe sikur nuk shikonte, kur të tjerë përpiqeshin të përfitonin nga fama e tij; Tregojnë, se një herë Gëte dhe Beethoveni kishin dalë për një shëtitje për të biseduar të qetë. Megjithatë, çdo njeri përshëndeste dhe përulej me respekt ndërsa kalonte para tyre. Së fundi, i paduruar Gëte tha: “Sa gjë e lodhshme. Nuk mund të gjej një vend ku të mos pritem me nderime”. Dhe Beethoveni iu përgjigj: “Mos u bë nervoz. Ka shumë të ngjarë që këto ndere janë të destinuara për mua”.

1831 – Fillon kryengritja e madhe boshnjake. Shkak u bënë reformat nga Sulltani për heqjen e sistemit feudal të administrimit. Pavarësisht disa fitoreve të dukshme, kryengritësit u mundën në betejën perfundimtare pranë Sarajevës më 1832. Mosmarrëveshje të brendshme kontribuan në dështimin e rebelimit, ndërsa shumë feudalë nuk e përkrahën kryengritjen.

1852– SHBA: Shteti Ohio shpall të paligjshme për fëmijët nën moshën 18 vjeç dhe gratë që të punojnë më shumë se 10 orë në ditë.

1864 – Britania i kthen Greqisë Ishujt e Jonit. “Shtetet e Bashkuara të Ishujve Jon”, ishin federatë prej 7 shtete-ishuj nën protektoratin e Britanisë nga viti 1815 – 1864. Ishujt e detit Jon kishin qenë më parë pjesë e Republikës së Venedikut. Pastaj u përfshinë në Republikën Franceze. Në vitin 1799, francezët u dëbuan nga një forcë e përbashkët ruso-osmane dhe më 1815 u morrën nga britanikët.

1867 – SHBA – Kongresi miraton ngritjen e Përmendores Linkoln në Washington DC. Gjithësesi, vendimi u la mënjëanë për thuajse 45 vjet. Punimet filluan vetëm më 1912 dhe monumenti për nder të presidentit të 16 amerikan Abraham Linkoln u përurua më 1914.

1879– Opera e Çajkovskit “Yevgeni Onegin”, shfaqet për here të pare në Moskë. Yevgeni Onegin është roman në vargje shkruar nga Aleksander Pushkin (1799 – 1837). Krenar dhe tejet i ndjeshëm për nderin e tij, Pushkini kreu deri 29 duele, dhe u plagos për vdekje në Shën Petersburg, në duel më një oficer francez në oborrin carist, i cili ishte përpjekur të joshte gruan e poetit, Natalya Pushkina. Fat tragjik pati edhe Çajkovski, lindur me 1840 – vdiq nga kolera – disa thonë, vrau veten më 1893, kur krenaria e tij u fye. Pushkin e Çajkovski, i ngjajnë Yevgeni Oneginit, viktimë e krenarisë dhe egoizmit, dënuar me vetmi, artit përballë jetës, pa dallim, që solli tragjedinë e tyre.

1925 –Vdiq Bajram bej Curri, udhëheqës, politikan; luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, dhe më pas, për përfshirjen e Kosovës në të, pasi Traktati i Londrës 1913 e la jashtë ashtu si dhe shumë vise të tjera shiptare. Curri lindi në Gjakovë 1862 (FESH). Ka burime që thonë se lindi në Krushë të Madhe, Rahovec (http://sq.wikipedia.org). Luajti rol aktiv në kryengritjen shqiptare të vitit 1912, së bashku me Hasan Prishtinën e Isa Boletinin, dhe të tjerë kundër osmanëve. Në 1915 bashkëthemeloi Komitetin për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës.

Më vonë kjo organizatë vendosi marrëdhënie me Kominternin (Internacionalja Komuniste) që përkrahte idenë për vetëvendosje të kombeve – disa atdhetarë shqiptarë besonin se Rusia bolshevike ishte e prirur për përcaktim të drejtë të kufijve në Ballkan. Pas Kongresit të Lushnjës në vitin 1920, Bajram Curri emërohet ministër pa portofol në qeverinë shqiptare. Në politikë, ai e identifikoi veten me forcat e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut.

Në dhjetor 1921,u caktua Ministër i Luftës në qeverinë e Hasan Prishtinës. Brenda ditësh, megjithatë, Zogu e përmbysi qeverinë, duke e detyruar Prishtinën, Currin dhe të tjerët për të tërhiqeshin drejt veriut. Në mars 1922, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina fillojnë një kryengritje kundër Zogut, por pa sukses për shkak të përpjekjeve të ambasadori britanik në Shqipëri, Harry Eyres, i cili bindi një nga komandantët e kryengritësve për t’u dorëzuar.

Dy vjet më vonë, ndërsa qëndronte maleve për t’iu shmangur forcave zogiste, Curri, me thirrjet për të rrëmbyer armët, shënoi fillimin e të ashtuquajturit Revolucion Demokratik – Borgjez, qershor 1924; 6 muaj më vonë, pas disfatës së revolucionit, Curri vazhdoi kundërshtimin me armë ndaj Zogut. Dhe, më 29 mars 1925 vritet, i rrethua nga trupat zogiste në një shpellë afër Dragobisë – legjenda thotë se Bajram Curri vrau veten për të mos u kapur gjallë. Vite më vonë Dragobisë iu dha emri i tij – Qyteti Bajram Curri – kryeqendra e rrethit të Tropojës.

Elegji për Bajram Currin
(nga Fan Noli)

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.

1936 – Zgjedhje në diktaturë: Propaganda naziste shpall se 99% e gjermanëve kishin votuar për kandidatët nazistë.

1949 – Turqia njeh shtetin eIzraelit.

1994 – Serbët dhe kroatët nënshkruajnë një armëpushim për t’i dhënë fund luftës në Kroaci.

2004 – Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia bëhen anëtare të NATO-s.

2004 – Republika e Irlandës bëhet vendi i parë në botë që ndalon pirjen e duhanit në të gjitha vendet e punës, duke përfshirë bare dhe restorante.

Mendim i ditës
“Keqardhje për të kaluarën, shpresë për ardhmen, dhe asnjëherë i kënaqur me të tashmen: kjo është ajo që kam shpenzuar duke bërë jetën time
Pjetër Iliç Çaikovski

Ja cfarë ka ndodhur më 29 Mars ! Read More »

Të tmerruar nga prangat, nis vala e spastrimeve në drejtësi

Pas ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imerajt, dje KPK ka marrë vendim për të shpëtuar nga verifikimet për një sërë zyrtarësh të lartë të sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë ditën e djeshme procesin e vetingut për 8 gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Ilir Çelikun, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës. Sipas njoftimit të KPK-së, është ndërprerë procesi i vetingut për Mirela Fanën, ish-gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë. Procesi ndaj saj u ndërpre për shkak se ajo ka dhënë dorëheqjen pranë Presidentit të Republikës.

Gjithashtu, në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se procesi i vetingut është ndërprerë edhe për ish-prokurorin e Krujës, Sulejman Tola. Po huhet se është ndërprerë procesi i vetingut për katër ish-ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë, përkatësisht Erlindi Basha, Etleva Sherifi, Adnand Bërdica dhe Eritan Shehu, për shkak se këta të fundit kanë dhënë dorëheqje nga detyra.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve bën me dije se ka ndërprerë procedurat e rivlerësimit edhe për Ilir Pashajn, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan.

Sipas ligjit të dorëhequrit dalin jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet dhe paguhen për 3 vjet. Madje, të dorëhequrit para procesit të vetingut nuk hetohen dhe ndiqen penalisht.

Të tmerruar nga prangat, nis vala e spastrimeve në drejtësi Read More »

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në botë. 30% më e shtrenjtë se në vendet e tjera

Shqipëria renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë, pas Moldavisë, Indisë, Jordanisë dhe Marokut.

Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”,bazuar në informacionin mbi çmimin e benzinës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore. Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindje së të ardhurave ditore që duhet për një litër karburant.

Çmimi i benzinës, që merret për referencë nga Global Price Petrol ishte 1.68 dollarë/litër në Shqipëri, në nivele të ngjashme me shtete që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa Shqipëria, si Gjermania, Belgjika, Holanda, Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia etj. Në vlerë absolute Shqipëria renditet e 23-a më e shtrenjtë në botë.

Shqiptarëve u duhen 5.3% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndonëse Norvegjia, psh, ka ndër çmimet më të shtrenjta në botë të naftës në vlerë absolute (2.05 USD/litër), qytetarët e saj mund ta përballojnë fare mirë, pasi u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore për të furnizuar makinën me një karburant.
Maqedonasve dhe malazezëve u duhen 3.2% të të ardhurave ditore, serbëve 3.7%, ndërsa shtetasve të Kosovës 3.9%. Greqia e ka këtë tregues 2.6%, ndërsa Italia 1.8%, Bullgaria 2.4%.

Në Moldavi, që është më e shtrenjta në botë për karburantet, sipas fuqisë blerëse, duhen 7.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant.

Pse e paguajmë kaq shtrenjtë naftën?

Taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku 60% të çmimit e përbëjnë taksat.

“Monitor” krahasoi strukturën e çmimit të naftës në Shqipëri dhe Maqedoni:
Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, nafta kushton aktualisht 63 dinarë maqedonas, ose 130 lekë, ndërsa në Shqipëri nafta kushton mesatarisht rreth 170 lekë, apo rreth 30% më e shtrenjtë. Më poshtë jepet e detajuar se si formohet ky çmim:

Çmimi i blerjes në port llogaritet i ngjashëm për të dy vendet, në rreth 53 lekë për litër në Shqipëri dhe 60 lekë për litër në Maqedoni, pasi ka kosto më të larta transporti për shkak të mungesës së portit. (një ton naftë sot blihet në bursa me rreth 600 dollarë)

Në Maqedoni, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza, me rreth 28 lek për litër (0.2 cent për litër) dhe TVSH, në rreth 20 lekë për litër (norma e TVSH-së në Maqedoni është 18%, ndërsa zbatohet mbi një çmim 30% më të ulët se në Shqipëri).

Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk e ka taksën e qarkullimit të përfshirë në çmimin e naftës, por e merr direkt tek automjetet.

Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH totale arrin në 28 lekë për litër.

Në total, në Maqedoni taksat direkte janë rreth 48 lekë për litër dhe në Shqipëri 97 lekë për litër, pra dyfishi.
Krahas tyre, në Shqipëri është rritur ndjeshëm tarifa e rilicencimit të pikave të tregtimit të karburanteve, që sipas operatorëve llogarit një kosto shtesë prej 3-5 lekë për litër. Kosto të tjera përfshijnë tarifat për Inspektoriatin Qendror Teknik, taksë tabele, taksë reklame, amortizim etj, që duke shtuar dhe një marzh fitimi e çojnë çmimin final në rreth 170 lekë për litër, ose rreth 30% më shtrenjtë se në Maqedoni.

Taksa për rrugën Durrës-Kukës

Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 120 milionë euro taksa nga qarkullimi (507 milionë litra naftë konsum vjetor me 2016 x 32 lekë taksë qarkullimi + TVSH).

Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve në vend vitin e kaluar, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit ishin rreth 3 miliardë lekë ose 22 milionë euro. Kjo shumë është sa 18 për qind e taksës që u vol me 2016 nga qarkullimi dhe që ka destinacion mirëmbajtjen.

Këto fonde vlerësohen të mjaftueshme për të bërë mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve në vend. Nga Financat nuk ka transparencë se si përdoren këto të ardhura.

Për herë të parë, Shqipëria ka nisur zbatimin e sistemit të rrugëve me pagesë, përmes dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë, ku tarifat janë 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët, sërish ndër më të lartat në Europë. Nga ana tjetër, juristët kanë pohuar se ato mund të ankimohen në gjykatë, për shkak se cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen më shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion.

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në botë. 30% më e shtrenjtë se në vendet e tjera Read More »

Vrau 46-vjeçarin para syve të vajzës për hakmarrje, Gjermania i jep leksion

Nje 23 vjeçar shqiptar eshte denuar me burgim të përjetshëm ne Gjermani, pasi përpara syve të vajzës minorene në një shqiptart tjeter.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 janar 2017 në një shkollë publike të Visselhövede. Agresori 23 vjeçar, përpara syve të vajzës, qëlloi për vdekje 46 vjeçarin Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.

Edhe pse Gjykata nuk e përdori fjalën “gjakmarrje” ose “hakmarrje”, u pa e qartë se dënimi maksimal erdhi për shkak të kësaj vepre, përcjell albinfo.ch.

Viktima

Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si roje sigurimi në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.

Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme – gjë që fatkeqësisht ndodhi.

Vrau 46-vjeçarin para syve të vajzës për hakmarrje, Gjermania i jep leksion Read More »